Close
Faqja 15 prej 29 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 287
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Bekim Fehmiu: Kur qortonte veten se s'kishte interpretuar shqip

    Bekim Fehmiu: Kur qortonte veten se s'kishte interpretuar shqip

    » Dėrguar mė: 20/06/2010 - 12:27

    Kozeta Zavalani

    Pas 31 vjetėsh ėshtė kthyer nė Shqipėri aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu, shumė i njohur nė skenėn dhe ekranet ndėrkombėtare, partner i aktoreve tė shquara si Ava Gardner, Klaudia Kardinale apo Irene Papas. I ftuar nga zonja Vera Grabocka pėr tė nderuar spektaklin "Dua mė shumė Shqipėrinė", ai shoqėrohej nga bashkėshortja e tij zonja Branka Petriē - Fehmiu edhe ajo aktore, qė shkelte pėr herėn e parė tokėn, aq shumė tė dėshiruar tė burrit dhe djemve tė saj. Mbas 56 vjet karrierė artistike tė suksesshme, ai falėnderon publikun shqiptar pėr emocionet e kėndshme qė i kanė sjellė artistit, qė pėr vite tė tėra u ka shkaktuar emocione tė fuqishme tė tjerėve, fatkeqėsisht nė gjuhė tė huaj dhe asnjėherė nė gjuhėn shqipe. Dhe pėr kėtė, ai guxon tė qortojė vetveten, duke folur gjuhėn e nėnės sė tij, qė ai e vlerėson shumė. Nga skena e spektaklit tė Pallatit tė Kongreseve ai ka vlerėsuar shumė femrėn shqiptare, tė personifikuar tek zonja Vera Grabocka duke e pėrcaktuar atė si "njė fuqi tė madhe kulturore, botėrore". Kjo mė shqyti pėr ta takuar menjėherė pas koncertit, sė bashku me tė shoqen, qė ishte e mrekulluar nga mikpritja shqiptare.

    Zoti Bekim, si ndjeheni nė Shqipėri?

    Unė ju them se, ku ka shkelur kėmba ime, ka qenė Shqipėri. "S'ka gjė mė tė fuqishme se dashuria" ka thėnė Bethoveni i madh. Ndaj, edhe unė me dashurinė pėr Shqipėrinė nė zemėr e nė shpirt kam qenė nė ēdo hap e nė ēdo vend ku kam shkuar. Kudo kam dashur tė lė gjurmėt e mia si shqiptar, qė edhe kur tė mos jem nė jetė tė ketė mbetur vepra ime. Dhe pėr kėtė, sė pari duhet tė falėnderoj nėnėn time.

    Kur keni qenė pėr herė tė parė nė Shqipėri?


    Me sa duket fati im ka qenė qė ēdo 30-31 vjet tė jem nė Shqipėri. Pėr herė tė parė kam qenė nė vitin 1939 sė bashku me familjen time, dhe pas 10 vjetėve mė 1949 jam kthyer nė shtėpinė time nė Kosovė. Nė vitin 1972 kam qenė i ftuar nga Pirro Milkani dhe Dhimitėr Anagnosti si mysafir nė Kinostudion "Shqipėria e re". Falėnderoj gjithashtu edhe Ramadan Sokolin, qė mė ka falur njė kasetė magnetofoni me incizime tė interpretimeve tė Aleksandėr Moisiut dhe tė librit "16 shekuj", qė fillon me kapitullin "Njihe vetveten". Dhe unė e njoha vetveten nėpėr botė duke filluar nga shekulli III me inxhinierin e parė nė historinė e Evropės, fotografia e tė cilit gjendet nė monedhėn 20 shilinga austriake, deri tek mjeshtrit qė kanė ngritur Pjacėn San Marko nė Venedik apo Taxhmahallė. Por, ēfarė kemi bėrė pėr veten tonė kėtu nė Shqipėri? Mos e keni dėgjuar Bekim Fehmiun nė ndonjė nga filmat e tij tė flasė shqip? Jo. Unė tani po pėrsėris nė shqip poezinė e flamurit; "O flamur gjak, o flamur shkabė
    O vend, o vatėr, o nėnė e babė. Lagur me lot, djegur me flakė Flamur i madh pėr vegjėli".


    Sa e kini ndjerė peshėn e faktit qė keni interpretuar gjithmonė nė gjuhė tė huaj, kur nė dejet tuaja rrjedh gjak shqiptar?

    Pikė sė pari Bekim Fehmiu ėshtė shqiptar dhe ai, dashje pa dashje kėtė emėr e merr me vete, kudo. E kam pas njė babė tė menēur qė mė ka dhėnė dy kėshilla; E para: "Nuk ekzistojnė popuj tė mirė e tė kėqij, religjione tė mira e tė kėqija, por ekzistojnė vetėm njerėz tė mirė e tė kėqij". Dhe e dyta: "Nė qoftė se nuk e do popullin tėnd nga i cili rrjedh, me tė gjitha tė metat, marrėzirat apo tė mirat qė ai ka, nuk mundesh me dashtė askėnd.

    Po, si ia ka mbėrritur Bekim Fehmiu tė fitojė kėtė famė e sukses nė
    kinematografinė e huaj?

    Nuk ka qenė aspak e lehtė. Ju duhet ta dini se jam i pari shtetas nga tė gjitha shtetet lindore, komuniste, qė nuk kam pranuar ta ndėrroj emrin tim shqiptar. Kam qenė nė Romė pėr xhirimet e filmit "Aventurierėt", pas pesė javėsh xhirimi mė thėrrasin dhe mė urdhėrojnė tė ndėrroj emrin. "Jo, - u them prerė, - ky ėshtė emri im dhe unė vetėm me kėtė emėr do tė punoj, nė qoftė se nuk pranoni ju, unė e prish kontratėn e filmit me ju..." Atėherė pata ndėrhyrje e presione nga mė tė ndryshmet, pasi u shkaktoja shumė dėme financiare po tė largohesha nga xhirimi, sepse ishim nė mes tė filmit dhe ai duhet tė pėrfundonte sa mė parė. Kėshtu, ata u detyruan tė mė imponohen me emrin tim shqiptar.

    Ēfarė do tė veēonit nga karakteristikat e shqiptarit, cilat janė ato qė ju i vlerėsoni mė shumė?

    Krenarinė, vendosmėrinė dhe shpirtin e paepur. Po ju tregoj njė shembull nga jeta ime artistike. Kam qenė me xhirime nė Itali dhe isha vendosur nė "Grand Hotel" nė Romė. Aty ishte edhe i madhi Ēarli Blludon, qė shėtiste ēdo natė me yjet e kinematografisė. I kishte bėrė pėrshtypje mungesa ime dhe mė kishte kėrkuar, por unė atėherė nė kohėn e lirė studioja gjuhėn angleze dhe nuk kisha kohė, megjithatė, pėr kėmbėnguljen e tij i lė takim nė orėn 16:30. Jam shumė korrekt nė orar dhe shkova pak minuta para orarit, dhe e prita nė holl. Kaluan 10, 30 minuta, kaloi njė orė, dy orė dhe unė mė nė fund nuk durova. I shkrova njė letėr ku i thosha se, koha ime e lirė kishte kaluar dhe unė nuk kisha mė tepėr se dy orė kohė pėr tė. Tė nesėrmen ai mė kėrkon tė falur dhe mė lutet pėr ta pritur nė njė tjetėr ditė, por unė, siē iu thashė, nuk kisha mė kohė e iu pėrgjigja: "Unė ju respektoj, por ajo ishte dita ime e vetme e lirė". Doja qė gjithkush tė respektonte vendimet pėr lirinė time, pėr jetėn time. Kėshtu qė u desh tė kalonin shumė muaj deri nė Krishtlindjet, kur unė, sė bashku me gruan time Branka isha nė Bogota, dhe zoti Ēarli organizoi njė pritje madhėshtore pėr ne, ku na mbuluan me peshqeshe. Dhe gjithēka ia dedikoj krenarisė sime dhe punės sė palodhur e cilėsore, qė u ka imponuar tė gjithėve respekt.

    gazeta shqiptare online
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar mė parė nga Ardi-1 Lexo Postimin

    Tė jetosh me djersėn tėnde dhe me bukė e dashuri shkine, s' mund tė quhet patriotizėm.
    O ti bal....dmth Agim Ceku, Bekim Berisha, Adem Demaci e shume tjere......nuk qenkan patriot veq pse i kane grate shkina?
    Edhe qka ka lidhje ketu patriotizmi?.....a patjeter po deshka mu kon patriot a?....e din kuptimin e fjales patriot ti?

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga Ardi-1 Lexo Postimin

    Tė jetosh me djersėn tėnde dhe me bukė e dashuri shkine, s' mund tė quhet patriotizėm.
    !
    Cka nenkupton ti me patriotizem?
    Per mua patriot eshte ai qe me punen e tij ben te permendet emri i popullit ne tere boten.
    Ndersa ky nuk qenka patriot se qenka i martuar me shkine?

    Po normalisht qe eshte detyruar te martohet me shkine se nuk ka pasur shqiptare te nivelit te tij(aktore e shkolluar) ne Kosove ne vitet 50-ta,apo harron se Kosova ne vitet e 50-ta ka qene e mbushur me analfabet!!!!
    Pyete gjyshen tende e te tregon se si kane qene 99%te femrave te Kosoves ne ate kohe.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga MIRIAM Lexo Postimin
    Cka nenkupton ti me patriotizem?
    Per mua patriot eshte ai qe me punen e tij ben te permendet emri i popullit ne tere boten.
    Ndersa ky nuk qenka patriot se qenka i martuar me shkine?

    Po normalisht qe eshte detyruar te martohet me shkine se nuk ka pasur shqiptare te nivelit te tij(aktore e shkolluar) ne Kosove ne vitet 50-ta,apo harron se Kosova ne vitet e 50-ta ka qene e mbushur me analfabet!!!!
    Pyete gjyshen tende e te tregon se si kane qene 99%te femrave te Kosoves ne ate kohe.
    E vertet
    Po ne kemi patriot me bateria e qe nuk din as emrin e vet me shkru,dhe pa pik turpi flet per patriotizmin e bekim fehmiut e nen terezes e skenderbeut e keshtu me radh.
    Kjo eshte shume shqetesuese sepse kemi kriju nje gjenerat injorantesh te pa shkolluar por me diploma univerzitare alla kosovarqe.
    Po pate guximin e te ju kundervehesh automatikisht kan per tu versul si qent e qartun dhe te bejn tradhetar.
    Per keto vite kosova ka prodhu aq shum analfabet sa niveli i dijes tek te rinjet eshte katastrofal,mjafton ta percillesh kfizin ne rtk (oxigjen) te premteve dhe do bindesh se sa e mjerushme eshte niveli i dijes tek te rinjet ne kosove,as gjerat me elementare nuk i din dhe mburren se kan diplomu ne fakultet paramendoje keta analfabet me diploma te konkurojn me te rinjet jo me larg por vetem ne rajon.
    Une jam i bindur qe studentet perveq literatures studiuse nuk lexoin as gje tjeter,dhe si pasoj nuk jan ne gjenje ta thurin as nje fjali,sidomos kur jan para kamerave,belbezoin per mjerim edhe pse me diplom ne gjep,paramendojeni sikur neser te ket investime ne kosove dhe keta analfabet te kyqen ne proceset teknologjike.

  5. #145
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Njeriu i mirė nuk e vranė veten, i keqi po sepse nuk llogarit ne vetevete"
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #146
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Lajmet serbe ne lidhje me vdekjen e tij, madje e vizitoi edhe Boris Tadiqi familjen e bekim fehmiut.



    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Fishtani1 Lexo Postimin
    O ti bal....dmth Agim Ceku, Bekim Berisha, Adem Demaci e shume tjere......nuk qenkan patriot veq pse i kane grate shkina?
    Edhe qka ka lidhje ketu patriotizmi?.....a patjeter po deshka mu kon patriot a?....e din kuptimin e fjales patriot ti?
    hėmmm
    a ka nevojė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje, ... ?

    Ēdonjeri qė martohet me njė femėr tė kombit tė huaj, s' krijon familje pėr vedi, por pėr kombin e huaj!

    lexoje mes rreshtave dhe do e kuptosh pėrgjigjen, se kjo s' ka tė bėjė asgjė me patriotizėm.

    gjithė tė mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ardi-1 : 20-06-2010 mė 12:22
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  8. #148
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Hiri i Bekim Fehmiut u hodh nė Lumbardh


    Nga Express mė 20.06.2010 nė ora 14:38
    Pesė ditė pas vetėvrasjes sė aktorit tė madh, Bekim Fehmiu, hiri i tij ėshtė hedhur nė Lumbardhin e Prizrenit.

    Sipas njė qytetari tė Prizrenit, hedhja e hirit ėshtė bėrė mėngjesin e sotėm, te vendi i quajtur Marash, nė praninė e familjes sė ngushtė tė aktorit tė ndjerė, raporton KTV.

    Ky edhe ka qenė amaneti i aktorit tė madh shqiptar, Bekim Fehmiu, nė letrėn, tė cilėn e kishte shkruar para se tė bėnte vetėvrasje nė apartamentin e tij nė Beograd. Mėsohet se ceremonia e hedhjes sė hirit ėshtė kryer nė diskrecion tė plotė.

    Bekim Fehmiu, 74 vjeēar, ka bėrė vetėvrasje tė martėn e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famė botėrore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhėsit e puplave".

    Gjatė viteve '80, ai tėrhiqet nga aktrimi nė shenjė tė protestės kundėr propagandės antishqiptare.

  9. #149
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Vdekja e tij eshte e cuditcme, vetvrasja eshte munges dashurie per veten, por ngel aktor i madh dhe per kete duhet vleresuar.



    Mos t'iu verboi fakti qe eshte martuar me nje serbe.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Vdekja e tij eshte e cuditcme, vetvrasja eshte munges dashurie per veten, por ngel aktor i madh dhe per kete duhet vleresuar.


    Mos t'iu verboi fakti qe eshte martuar me nje serbe.

    Vdekja e tij eshte e cuditcme, vetvrasja eshte munges dashurie per veten, por ngel aktor i madh dhe per kete duhet vleresuar.


    Mos t'iu verboi fakti qe eshte martuar me nje serbe.

    __________________________________________________ ______

    Zonjė e nderuar,

    me apo pa qėllim ju me kėta dy rreshta keni thėnė shumė,
    njėherit keni lėnė hapsirė shumė - pėr interpretimin e tyre...

    Prandaj, fjalinė e dytė e theksova me ngjyrė vaji.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

Faqja 15 prej 29 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •