Armand Vincani
Mė shumė se 50 vjet mė parė, nė kohėn kur besimi i pėrgjithshėm pėr tė mirat e inxhinierisė sociale, planifikimit tė ekonomisė dhe mosbesimi nė tregun e lirė ishin nė kulmet e tyre F. von Hayek, njė nga ekonomistėt dhe filozofėt politikė mė tė rėndėsishėm tė shekullit '20-tė, jepte pėrkufizimin e intelektualėve si "agjentė profesionalė tė dorės sė dytė tė ideve", tė cilėt janė krenarė pėr "moszotėrimin e njohurive tė veēanta nė ndonjė sferė tė caktuar" dhe nuk marrin "pėrgjegjėsi direkte pėr ēėshtjet praktike", duke mos pasur as nevojė tė "jenė inteligjentė" pėr tė plotėsuar misionin e tyre. Hayek mendonte se ata janė tė kėnaqur me pozicionin e tė qėnit "ndėrmjetės nė shpėrndarjen e ideve" tė mendimtarėve origjinale tek njerėzit e zakonshėm, te cilėt i konsiderojnė jo tė barabartė me veten e tyre.
Jo pa qėllim titulli i kėtij shkrimi jep idenė e pėrqasjes dhe synimit pėr tė analizuar sado pak raportet nė vendin tonė midis elitave natyrale, intelektualėve dhe shtetit. Pa dyshimin mė tė vogėl, njė analizė e plotė e kėsaj do tė kėrkonte refleksione historike nė procesin e formimit tė shtetit shqiptar, gjė e cila ėshtė krejtėsisht e pamundur nė njė shkrim gazetaresk.
Sidoqoftė, formimi i elitave natyrale nė Shqipėri ka ndjekur tė njėjtėn rrugė, si dhe nė kombet e tjera tė lashta. Individė tė veēantė e fituan statusin e hyrjes nė elitė nė sajė tė talentit tė tyre, gjė e cila ju dha mundėsinė e krijimit tė pasurisė, mbledhjes sė dijes e kultivimit tė guximit e trimėrisė. Ata arritėn tė krijojnė autoritetin natyral dhe gjykimet e opinionet e tyre gėzonin respektin e gjerė nė radhėt e shoqėrisė. Nė njė mėnyrė apo tjetėr, nė sajė tė arritjeve personale, largpamėsisė dhe sjelljes sė kujdesshme nė mbarėshtimin e konflikteve tė ndryshme nė shoqėri drejtuesit e elitave natyrale morėn pėrsipėr rolin e gjykatėsit nė vlerėsimin e momenteve me deēizive pėr kombin e ndikuan ndjeshmėrisht nė marrjen e vendimeve tė kohės. Ėshtė kjo arsyeja qė nė fillimet e historisė moderne ne patėm Frashėrllinjtė, Konicėn, Nolin, Boletinin, Prishtina, Curri, Fishta, Mjeda, Luarasi, Vasa, Qemali e dhjetėra figura tė tjera tė spikatura qė edhe kur nuk ishin nė funksione politike apo shtetėrore i ndriēuan mendjen kombit tonė e mbeten autoritete tė padiskutueshme pėr kohėn, nė tė cilėn jetuan. Pjesė e kėsaj elite u bėnė edhe shumė figura tė tjera qė kryesisht vinin nga familjet nobel tė Shqipėrisė edhe pse pėr shumė prej tyre historia se ka thėnė akoma tė plotė fjalėn e saj, duke i lėnė shteg mė shumė interpretimeve ideologjike se sa atyre tė fakteve tė lidhura me kushtet e kohės. Ėshtė e rėndėsishme tė vihet nė dukje se sa herė shteti shqiptar ka marrė njė formė tė caktuar hapi i parė ka qenė monopolizimi i funksioneve tė elitės. Kjo mė shumė se asnjėherė tjetėr u bė e dukshme me triumfin e komunizmit, ku ky fenomen filloi me eliminimin e elitės e mė pas me neutralizimin e inteligjencės deri sa kulmoi nė ngritjen nė kėto funksione tė njė grupi marangozėsh, karrocierėsh, saldatoresh e kooperativistesh qė pėrveē injorancės dhe mungesės sė arsimimit bazė nuk kishin as dhe ADN-nė jo pak e duhur pėr tė mbarėshtuar punėt e shtetit.
Duke qenė se diktatura i hoqi elitės ekzistuese ēdo mundėsi pėr lidhje selektuese apo aplikim tė ligjeve tė trashėgimisė gjenetike e civile, ajo nuk pati mundėsinė tė pėrcjellė autoritetin natyral nga njė brez nė tjetrin. Elita natyrale u zėvendėsua gradualisht (me urdhėr) me politbyronė, por duke qenė se ajo s'mund as ta konceptonte e jo me ta kryente atė rol, e vetmja strukturė qė mund tė plotėsonte disi boshllėkun ishin intelektualėt.
Nė periudhėn e ndryshimeve drastike tė kalimit nga sistemi komunist nė atė tė demokracisė, intelektualėt luajtėn njė rol vendimtar nė radhėt e opozitės dhe kryesisht PD-sė. Ajo ēka u vu re nė 20 vjet ėshtė fakti se po e njėjta inteligjencė, e cila ishte mjaft entuziaste nė fillimin e proceseve demokratike, pavarėsisht nga preferencat e mėvonshme partiake, gradualisht humbi besimin dhe filloi tė shohė me dyshim, shpesh e irrituar dhe e pakėnaqur, funksionimin e institucioneve demokratike nė vendin tonė. Rrjedhojė direkte e kėtij fenomeni ishin rrjedhjet e shumta e largimet nga vendi te njė pjesė tė konsiderueshme tė intelektualėve apo kalimi nė njė gjendje apatie tė pjesės sė mbetur duke i dhėnė mundėsinė tė dalin nė sipėrfaqe e lulėzojnė individė qė dikur nuk ishin tė tėrhequr aspak nga konceptet e demokracisė por shfrytėzuan terrenin pėr tė ndėrtuar "elitėn" e parasė dhe shtetin e klaneve. Kjo "elitė" sot, e pasuruar nė mėnyrė tė pandershme e me njėmijė e njė poshtėrsira, ja detyron "fatin" e saj pushtetit. Prandaj ata, gjithnjė e mė shumė, janė tė varur nga vazhdimi i favoreve tė shtetit ndryshe nga shumica qė nuk ka pasuri.
Ndryshe nga elita natyrale, individėt e "elitės" sė sotme nuk janė drejtues apo pinjollė tė familjeve tė shquara nė historinė e Shqipėrisė, por tė "pasurit modernė". Sjellja e tyre nuk karakterizohet nga virtyti, dituria apo dinjiteti, por ėshtė thjesht reflektim dhe orientim nga oportuniteti qė ofronte dje pushteti i Nanos e sot ai i Berishės pėr kėdo qė besnikėrisht i kanė shėrbyer e vazhdojnė t'i shėrbejnė mbajtjes nė kėmbė tė tyre. E vetmja gjė pozitive qė mbetet t'i gėzohemi ėshtė fakti qė opinionet e kėsaj "elite" nuk mbartin me peshė nė opinionin publik dhe nuk gėzojnė simpatinė e masės. Me fjalė tė tjera, elita e vėrtetė nuk ekziston; ajo ėshtė zhdukur dhe do tė duhet shumė kohė pėr tė krijuar njė tė tillė.
I vetmi burim shprese, edhe pse sot ndoshta i venitur, ėshtė shtresa e intelektualėve. Por, a ka inteligjenca jonė e sotme fertilitetin e duhur pėr tė prodhuar elitėn e vėrtetė? E vėrteta ėshtė se roli i intelektualėve ėshtė aq i madh sa edhe nėse pjesa mė e madhe e tyre ėshtė e korruptuar, politikisht, ekonomikisht apo sė bashku dhe masivisht pėrgjegjės pėr perversitetet e sotme tė pushtetit ėshtė e pamundur tė arrihet njė revolucion i vėrtetė pa ndihmėn e tyre. Kjo u provua katėrēipėrisht nė vitet '90-tė ku shumica e promotorėve kryesorė tė ndryshimeve ishin pikėrisht individė tė lidhur me shumė fije me majėn e piramidės sė sistemit tė kaluar.
Jo pėr slogan, por vetėm pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė pohojmė se intelektualėt shqiptarė janė tė shumtė dhe virtualisht me kapacitete tė admirueshme. Por, ajo ē'ka ne kemi nevojė nga inteligjenca jonė nuk ėshtė identifikimi i individėve qė mbajnė njė apo me shumė diploma e tituj. Koncepti modern i inteligjencės ėshtė mė i kufizuar dhe pėrfshin atė grup tė shoqėrisė qė ėshtė e aftė tė krijojė ideologji dhe formojė kulturė e opinion publik. Tė kėrkosh transparencėn e zgjedhjeve ėshtė pikėrisht njė pėrpjekje pėr ta bėrė normė tė kulturės dhe edukatės kėrkesėn me themelore tė njė sistemi demokratik. Edhe nė rastin mė tė keq, nėse kushtetuta vėrtetė e ndalon hapjen e kutive tė votimit, atėherė ėshtė detyra e kėsaj inteligjence tė kėrkojė ndryshimin e saj, sepse nė ketė rast interpretimi i vetėm mbetet se ne paskemi njė kushtetutė jo demokratike! Tė firmosėsh peticione kundėr protestave apo grevave qė synojnė pikėrisht kėtė transparencė tregon se kėta "intelektualė" nuk janė tė interesuar pėr ēėshtjet e pėrditshme qė shqetėsojnė qytetarėt e zakonshėm.
A nuk duhet tė kuptojmė se e vetmja influencė e vėrtetė qė masat kanė ndaj veprimeve tė pushtetit ėshtė e kufizuar tek tregimi i pakėnaqėsisė publike? Njė grevė apo proteste ėshtė pikėrisht shprehje e kėsaj forme dhe kundėrshtimi "intelektual" ėshtė thjesht nxjerrja nė pah e shtetit nė rolin e punėdhėnėsit, sponsorit apo donatorit.
Prandaj, ne kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr atė lloj inteligjence qė angazhohet seriozisht nė krijimin, diskutimin dhe shpėrndarjen e ideve e simboleve nėpėrmjet kontributeve me vlerė nė shkencat humane, sociale dhe shkencore; pėr atė lloj inteligjence qė ėshtė e orientuar nga vlerat e vėrteta dhe jo pėrkatėsia partiake apo interesi tek pushteti. Ky rol nuk mund tė luhet nga intelektualėt teknokrate qė formulojnė politikat e shtetit e qė nė pėrgjithėsi formojnė tė ashtuquajturėn inteligjencė teknike. Kjo e fundit ka prirjen pėr t'i shėrbyer shtetit dhe kjo mė shumė nė Shqipėri ku ndėrrimi i pushteteve shoqėrohet me ndėrrimin deri dhe tė pastrueseve tė institucioneve. Kjo kategori nuk ėshtė e lirė dhe neutrale nė zgjedhjen e ideve; ajo pėrgjithėsisht mbėshtet idetė qė ju japin punė e prestigj.
Ky ėshtė interesi i pushtetit dhe i atyre qė nuk kanė bėrė ndėrmend t'i zbresin ndonjėherė nga kurrizi kėtij populli. Nuk ka as mė tė voglin dyshim se pushteti, i kujtdo krahu politik qoftė, ėshtė gjithnjė i interesuar pėr ide tė margjinalizuara dhe pėrhapėsi mė i mirė i tyre ėshtė pikėrisht ajo pjesė e inteligjencės qė nė rolin e intelektualit luan realisht si anti-intelektual. Nėse nuk arrijmė tė kuptojmė se nė mėnyrė implicite pushteti ėshtė armiku kryesor i lirisė dhe pronėsisė asnjėherė nuk do tė kuptojmė abc-nė e shtet-formimit.
Dy nga kėrkesat kryesore ndaj inteligjencės janė kompetenca intelektuale dhe karakteri. E dyta, nė kushte konkrete ka epėrsi ndaj tė parės. Sot nuk ėshtė e rrallė tė takosh intelektualė qė nė biseda private pranojnė se nuk besojnė as vetė nė ato ēka proklamojnė me tė madhe nė publik. Ironia nuk qėndron nė faktin se ata gabojnė, por nė "ēudinė" se nė mėnyrė deliberative shkruajnė e flasin pėr gjėra qė i dinė se s'janė tė vėrteta! Kjo kategori nuk ka mungesė intelekti, por ka mungesė morali.
Jo pak, pėrfshi kėtu edhe pushtetarė tė Berishės, e kuptuan se marrėveshja detare dhe marrėveshja pėr varrezat e ushtarėve tė rėnė me shtetin fqinj ishin nė kundėrshtim me interesat e kombit, por fatkeqėsisht shumė pak nga ajo inteligjencė, tė cilėn po kėrkojmė tė identifikojmė pati kurajėn tė flasė nė publik. Marrėveshja pėr inventarizimin e bregdetit po pėr llogari tė shtetit grek apo dhėnia e lejes pėr ankorimin e njė force tė madhe ushtarake tė marinės turke mbeten pa transparencėn e duhur e pėrsėri zėrat kundėrshtues janė njė minorancė fare e vogėl. Nė diplomacinė e huaj shpesh shihet amatorizėm, i cili kalon edhe kufijtė e seriozitetit edhe pse ajo ēka diskutohet sot pėrbėn premisa qė projektojnė tė ardhmen e vetė kombit.
A duhet tė "irritohet" inteligjenca jonė kur presidenti rumun nė zemrėn e kryeqytetit tonė kėrkon tė drejtat e minoritetit tė tij (ē'ka ėshtė e pranueshme), por tė drejtat e njė populli tė tėrė nė Kosovė pėr tė formuar shet nuk i njeh, sepse shkelet e drejta ndėrkombėtare! Cila e drejtė shkelet? Ajo e vetėvendosjes qė ėshtė njė nga parimet universale tė kohėve moderne? Shteti ka punėn e tij, ka diplomacinė e tij qė shpesh diktohet edhe nga koniunkturat e momenteve, ndėrsa inteligjenca ka "diplomacinė" e saj qė i nėnshtrohet vetėm mendimeve racionale e kėrkesės pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nga faktet dhe tė dhėnat qė janė tė disponueshme edhe nėse ato dėshtojnė tė pėrputhen me pikėpamjet e gjėra nė publik apo tė individit qė i zbulon ato.
Ngėrēi politik i sotėm ka mbėrthyer nė ngėrē edhe inteligjencėn. E ndarė nėpėr kampe partiake individė tė saj mė shumė pėrpiqen tė bėjnė tė dukshme besnikėrinė ndaj bosėve tė tyre me shpresėn e shpėrblimit njė ditė. Kjo ėshtė arsyeja pse fare pak marrin guximin tė analizojnė faktin e hidhur, por tė vėrtetė se nė 20 vjet klasa politike shqiptare ka dėshtuar e vazhdon tė dėshtojė nė ngritjen e njė shteti tė mirėfilltė. Faktori kryesor qė ka ndikuar negativisht ėshtė mungesa e aftėsisė sė inteligjencės pėr tė pėrballuar trysninė e jashtėzakonshme tė individėve qė kanė monopolizuar proceset politike dhe ideologjike e kthyer shpesh shtetin si nė epokėn e pacivilizuar tė fiseve.
Paaftėsia pėr tė penguar shkatėrrimin konstant tė shtetit ėshtė atribut i mungesės sė raporteve ekuilibruese elitė-inteligjencė-shtet. Duke qenė se e para nuk ekziston dhe e dyta ka njė rol tė pandjeshėm nė vendimmarrje, roli i shoqėrisė civile ėshtė pothuajse i papėrfillshėm nė balancimin e pushteteve qė ėshtė jetik dhe ndėr faktorėt kryesorė tė suksesit nė njė rend demokratik. Pėrderisa shoqėria civile, opinioni i sė cilės duhet tė formohet nga elita dhe inteligjenca, nuk ėshtė e pavarura, ajo nuk mund t'i rezistojė dot manipulimit tė shtetit dhe interesave tė biznesit. Pushteti i sotėm ėshtė i interesuar tė mbajė kėto raporte me inteligjencėn e shoqėrinė civile, sepse e di mirė qė ēlirimi i tyre do tė detyronte qeverinė tė jetė mė e ndershme, mė transparente, mė pėrgjegjėse dhe mė reaguese ndaj kėrkesave tė publikut. Rruga e zgjedhur pėr kooptimin e shoqėrisė civile si nė rastin e peticion-shkruesve dhe kufizimi i pavarėsisė sė saj ėshtė nė fakt ajo ēka po e mbyt rolin e inteligjencės shqiptare sot, duke mundėsuar patronizimin e qeverisė dhe "rregullimin" e standardeve njerėzore. Kufizimi i rolit tė inteligjencės ēon drejtpėrsėdrejti nė kufizimin e rolit tė sferės publike, sepse kėto koncepte sociologjikisht dhe historikisht janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn.
Pėr sa kohė trinomi i rėndėsishėm elitė-inteligjencė-shtet nuk pėrbėn statitikisht vijėn e mesme mė tė besueshme, pėr sa kohė nė binomin inteligjencė-shtet e para mbetet thjesht njė funksion i sė dytės dhe pėr sa kohė shoqėria civile mbetet e paorientuar siē duhet ne do tė mbetemi ēapitės tė stėrmunduar nė rrugėn e gjatė qė tė tjerėt e kanė pėrshkuar shumė kohė mė parė. Nevoja pėr elitė dhe inteligjencė tė vėrtetė ėshtė jetike pėr ne e ndoshta nė kėtė sens ėshtė e vlefshme tė pėrmendim aksiomėn e njohur se mund tė ekzistojė "demokraci pa demokratė" pėr aq kohė sa elita dhe inteligjenca janė tė bindura qė interesat e tyre shėrbehen nė mėnyrėn mė tė mirė, duke adaptuar institucione demokratike pėr tė menaxhuar konfliktet.
Shekulli
Krijoni Kontakt