Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395

    Elita natyrale, intelektualėt dhe shteti sot

    Armand Vincani

    Mė shumė se 50 vjet mė parė, nė kohėn kur besimi i pėrgjithshėm pėr tė mirat e inxhinierisė sociale, planifikimit tė ekonomisė dhe mosbesimi nė tregun e lirė ishin nė kulmet e tyre F. von Hayek, njė nga ekonomistėt dhe filozofėt politikė mė tė rėndėsishėm tė shekullit '20-tė, jepte pėrkufizimin e intelektualėve si "agjentė profesionalė tė dorės sė dytė tė ideve", tė cilėt janė krenarė pėr "moszotėrimin e njohurive tė veēanta nė ndonjė sferė tė caktuar" dhe nuk marrin "pėrgjegjėsi direkte pėr ēėshtjet praktike", duke mos pasur as nevojė tė "jenė inteligjentė" pėr tė plotėsuar misionin e tyre. Hayek mendonte se ata janė tė kėnaqur me pozicionin e tė qėnit "ndėrmjetės nė shpėrndarjen e ideve" tė mendimtarėve origjinale tek njerėzit e zakonshėm, te cilėt i konsiderojnė jo tė barabartė me veten e tyre.

    Jo pa qėllim titulli i kėtij shkrimi jep idenė e pėrqasjes dhe synimit pėr tė analizuar sado pak raportet nė vendin tonė midis elitave natyrale, intelektualėve dhe shtetit. Pa dyshimin mė tė vogėl, njė analizė e plotė e kėsaj do tė kėrkonte refleksione historike nė procesin e formimit tė shtetit shqiptar, gjė e cila ėshtė krejtėsisht e pamundur nė njė shkrim gazetaresk.

    Sidoqoftė, formimi i elitave natyrale nė Shqipėri ka ndjekur tė njėjtėn rrugė, si dhe nė kombet e tjera tė lashta. Individė tė veēantė e fituan statusin e hyrjes nė elitė nė sajė tė talentit tė tyre, gjė e cila ju dha mundėsinė e krijimit tė pasurisė, mbledhjes sė dijes e kultivimit tė guximit e trimėrisė. Ata arritėn tė krijojnė autoritetin natyral dhe gjykimet e opinionet e tyre gėzonin respektin e gjerė nė radhėt e shoqėrisė. Nė njė mėnyrė apo tjetėr, nė sajė tė arritjeve personale, largpamėsisė dhe sjelljes sė kujdesshme nė mbarėshtimin e konflikteve tė ndryshme nė shoqėri drejtuesit e elitave natyrale morėn pėrsipėr rolin e gjykatėsit nė vlerėsimin e momenteve me deēizive pėr kombin e ndikuan ndjeshmėrisht nė marrjen e vendimeve tė kohės. Ėshtė kjo arsyeja qė nė fillimet e historisė moderne ne patėm Frashėrllinjtė, Konicėn, Nolin, Boletinin, Prishtina, Curri, Fishta, Mjeda, Luarasi, Vasa, Qemali e dhjetėra figura tė tjera tė spikatura qė edhe kur nuk ishin nė funksione politike apo shtetėrore i ndriēuan mendjen kombit tonė e mbeten autoritete tė padiskutueshme pėr kohėn, nė tė cilėn jetuan. Pjesė e kėsaj elite u bėnė edhe shumė figura tė tjera qė kryesisht vinin nga familjet nobel tė Shqipėrisė edhe pse pėr shumė prej tyre historia se ka thėnė akoma tė plotė fjalėn e saj, duke i lėnė shteg mė shumė interpretimeve ideologjike se sa atyre tė fakteve tė lidhura me kushtet e kohės. Ėshtė e rėndėsishme tė vihet nė dukje se sa herė shteti shqiptar ka marrė njė formė tė caktuar hapi i parė ka qenė monopolizimi i funksioneve tė elitės. Kjo mė shumė se asnjėherė tjetėr u bė e dukshme me triumfin e komunizmit, ku ky fenomen filloi me eliminimin e elitės e mė pas me neutralizimin e inteligjencės deri sa kulmoi nė ngritjen nė kėto funksione tė njė grupi marangozėsh, karrocierėsh, saldatoresh e kooperativistesh qė pėrveē injorancės dhe mungesės sė arsimimit bazė nuk kishin as dhe ADN-nė jo pak e duhur pėr tė mbarėshtuar punėt e shtetit.

    Duke qenė se diktatura i hoqi elitės ekzistuese ēdo mundėsi pėr lidhje selektuese apo aplikim tė ligjeve tė trashėgimisė gjenetike e civile, ajo nuk pati mundėsinė tė pėrcjellė autoritetin natyral nga njė brez nė tjetrin. Elita natyrale u zėvendėsua gradualisht (me urdhėr) me politbyronė, por duke qenė se ajo s'mund as ta konceptonte e jo me ta kryente atė rol, e vetmja strukturė qė mund tė plotėsonte disi boshllėkun ishin intelektualėt.

    Nė periudhėn e ndryshimeve drastike tė kalimit nga sistemi komunist nė atė tė demokracisė, intelektualėt luajtėn njė rol vendimtar nė radhėt e opozitės dhe kryesisht PD-sė. Ajo ēka u vu re nė 20 vjet ėshtė fakti se po e njėjta inteligjencė, e cila ishte mjaft entuziaste nė fillimin e proceseve demokratike, pavarėsisht nga preferencat e mėvonshme partiake, gradualisht humbi besimin dhe filloi tė shohė me dyshim, shpesh e irrituar dhe e pakėnaqur, funksionimin e institucioneve demokratike nė vendin tonė. Rrjedhojė direkte e kėtij fenomeni ishin rrjedhjet e shumta e largimet nga vendi te njė pjesė tė konsiderueshme tė intelektualėve apo kalimi nė njė gjendje apatie tė pjesės sė mbetur duke i dhėnė mundėsinė tė dalin nė sipėrfaqe e lulėzojnė individė qė dikur nuk ishin tė tėrhequr aspak nga konceptet e demokracisė por shfrytėzuan terrenin pėr tė ndėrtuar "elitėn" e parasė dhe shtetin e klaneve. Kjo "elitė" sot, e pasuruar nė mėnyrė tė pandershme e me njėmijė e njė poshtėrsira, ja detyron "fatin" e saj pushtetit. Prandaj ata, gjithnjė e mė shumė, janė tė varur nga vazhdimi i favoreve tė shtetit ndryshe nga shumica qė nuk ka pasuri.

    Ndryshe nga elita natyrale, individėt e "elitės" sė sotme nuk janė drejtues apo pinjollė tė familjeve tė shquara nė historinė e Shqipėrisė, por tė "pasurit modernė". Sjellja e tyre nuk karakterizohet nga virtyti, dituria apo dinjiteti, por ėshtė thjesht reflektim dhe orientim nga oportuniteti qė ofronte dje pushteti i Nanos e sot ai i Berishės pėr kėdo qė besnikėrisht i kanė shėrbyer e vazhdojnė t'i shėrbejnė mbajtjes nė kėmbė tė tyre. E vetmja gjė pozitive qė mbetet t'i gėzohemi ėshtė fakti qė opinionet e kėsaj "elite" nuk mbartin me peshė nė opinionin publik dhe nuk gėzojnė simpatinė e masės. Me fjalė tė tjera, elita e vėrtetė nuk ekziston; ajo ėshtė zhdukur dhe do tė duhet shumė kohė pėr tė krijuar njė tė tillė.

    I vetmi burim shprese, edhe pse sot ndoshta i venitur, ėshtė shtresa e intelektualėve. Por, a ka inteligjenca jonė e sotme fertilitetin e duhur pėr tė prodhuar elitėn e vėrtetė? E vėrteta ėshtė se roli i intelektualėve ėshtė aq i madh sa edhe nėse pjesa mė e madhe e tyre ėshtė e korruptuar, politikisht, ekonomikisht apo sė bashku dhe masivisht pėrgjegjės pėr perversitetet e sotme tė pushtetit ėshtė e pamundur tė arrihet njė revolucion i vėrtetė pa ndihmėn e tyre. Kjo u provua katėrēipėrisht nė vitet '90-tė ku shumica e promotorėve kryesorė tė ndryshimeve ishin pikėrisht individė tė lidhur me shumė fije me majėn e piramidės sė sistemit tė kaluar.

    Jo pėr slogan, por vetėm pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė pohojmė se intelektualėt shqiptarė janė tė shumtė dhe virtualisht me kapacitete tė admirueshme. Por, ajo ē'ka ne kemi nevojė nga inteligjenca jonė nuk ėshtė identifikimi i individėve qė mbajnė njė apo me shumė diploma e tituj. Koncepti modern i inteligjencės ėshtė mė i kufizuar dhe pėrfshin atė grup tė shoqėrisė qė ėshtė e aftė tė krijojė ideologji dhe formojė kulturė e opinion publik. Tė kėrkosh transparencėn e zgjedhjeve ėshtė pikėrisht njė pėrpjekje pėr ta bėrė normė tė kulturės dhe edukatės kėrkesėn me themelore tė njė sistemi demokratik. Edhe nė rastin mė tė keq, nėse kushtetuta vėrtetė e ndalon hapjen e kutive tė votimit, atėherė ėshtė detyra e kėsaj inteligjence tė kėrkojė ndryshimin e saj, sepse nė ketė rast interpretimi i vetėm mbetet se ne paskemi njė kushtetutė jo demokratike! Tė firmosėsh peticione kundėr protestave apo grevave qė synojnė pikėrisht kėtė transparencė tregon se kėta "intelektualė" nuk janė tė interesuar pėr ēėshtjet e pėrditshme qė shqetėsojnė qytetarėt e zakonshėm.
    A nuk duhet tė kuptojmė se e vetmja influencė e vėrtetė qė masat kanė ndaj veprimeve tė pushtetit ėshtė e kufizuar tek tregimi i pakėnaqėsisė publike? Njė grevė apo proteste ėshtė pikėrisht shprehje e kėsaj forme dhe kundėrshtimi "intelektual" ėshtė thjesht nxjerrja nė pah e shtetit nė rolin e punėdhėnėsit, sponsorit apo donatorit.
    Prandaj, ne kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr atė lloj inteligjence qė angazhohet seriozisht nė krijimin, diskutimin dhe shpėrndarjen e ideve e simboleve nėpėrmjet kontributeve me vlerė nė shkencat humane, sociale dhe shkencore; pėr atė lloj inteligjence qė ėshtė e orientuar nga vlerat e vėrteta dhe jo pėrkatėsia partiake apo interesi tek pushteti. Ky rol nuk mund tė luhet nga intelektualėt teknokrate qė formulojnė politikat e shtetit e qė nė pėrgjithėsi formojnė tė ashtuquajturėn inteligjencė teknike. Kjo e fundit ka prirjen pėr t'i shėrbyer shtetit dhe kjo mė shumė nė Shqipėri ku ndėrrimi i pushteteve shoqėrohet me ndėrrimin deri dhe tė pastrueseve tė institucioneve. Kjo kategori nuk ėshtė e lirė dhe neutrale nė zgjedhjen e ideve; ajo pėrgjithėsisht mbėshtet idetė qė ju japin punė e prestigj.

    Ky ėshtė interesi i pushtetit dhe i atyre qė nuk kanė bėrė ndėrmend t'i zbresin ndonjėherė nga kurrizi kėtij populli. Nuk ka as mė tė voglin dyshim se pushteti, i kujtdo krahu politik qoftė, ėshtė gjithnjė i interesuar pėr ide tė margjinalizuara dhe pėrhapėsi mė i mirė i tyre ėshtė pikėrisht ajo pjesė e inteligjencės qė nė rolin e intelektualit luan realisht si anti-intelektual. Nėse nuk arrijmė tė kuptojmė se nė mėnyrė implicite pushteti ėshtė armiku kryesor i lirisė dhe pronėsisė asnjėherė nuk do tė kuptojmė abc-nė e shtet-formimit.

    Dy nga kėrkesat kryesore ndaj inteligjencės janė kompetenca intelektuale dhe karakteri. E dyta, nė kushte konkrete ka epėrsi ndaj tė parės. Sot nuk ėshtė e rrallė tė takosh intelektualė qė nė biseda private pranojnė se nuk besojnė as vetė nė ato ēka proklamojnė me tė madhe nė publik. Ironia nuk qėndron nė faktin se ata gabojnė, por nė "ēudinė" se nė mėnyrė deliberative shkruajnė e flasin pėr gjėra qė i dinė se s'janė tė vėrteta! Kjo kategori nuk ka mungesė intelekti, por ka mungesė morali.

    Jo pak, pėrfshi kėtu edhe pushtetarė tė Berishės, e kuptuan se marrėveshja detare dhe marrėveshja pėr varrezat e ushtarėve tė rėnė me shtetin fqinj ishin nė kundėrshtim me interesat e kombit, por fatkeqėsisht shumė pak nga ajo inteligjencė, tė cilėn po kėrkojmė tė identifikojmė pati kurajėn tė flasė nė publik. Marrėveshja pėr inventarizimin e bregdetit po pėr llogari tė shtetit grek apo dhėnia e lejes pėr ankorimin e njė force tė madhe ushtarake tė marinės turke mbeten pa transparencėn e duhur e pėrsėri zėrat kundėrshtues janė njė minorancė fare e vogėl. Nė diplomacinė e huaj shpesh shihet amatorizėm, i cili kalon edhe kufijtė e seriozitetit edhe pse ajo ēka diskutohet sot pėrbėn premisa qė projektojnė tė ardhmen e vetė kombit.

    A duhet tė "irritohet" inteligjenca jonė kur presidenti rumun nė zemrėn e kryeqytetit tonė kėrkon tė drejtat e minoritetit tė tij (ē'ka ėshtė e pranueshme), por tė drejtat e njė populli tė tėrė nė Kosovė pėr tė formuar shet nuk i njeh, sepse shkelet e drejta ndėrkombėtare! Cila e drejtė shkelet? Ajo e vetėvendosjes qė ėshtė njė nga parimet universale tė kohėve moderne? Shteti ka punėn e tij, ka diplomacinė e tij qė shpesh diktohet edhe nga koniunkturat e momenteve, ndėrsa inteligjenca ka "diplomacinė" e saj qė i nėnshtrohet vetėm mendimeve racionale e kėrkesės pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nga faktet dhe tė dhėnat qė janė tė disponueshme edhe nėse ato dėshtojnė tė pėrputhen me pikėpamjet e gjėra nė publik apo tė individit qė i zbulon ato.

    Ngėrēi politik i sotėm ka mbėrthyer nė ngėrē edhe inteligjencėn. E ndarė nėpėr kampe partiake individė tė saj mė shumė pėrpiqen tė bėjnė tė dukshme besnikėrinė ndaj bosėve tė tyre me shpresėn e shpėrblimit njė ditė. Kjo ėshtė arsyeja pse fare pak marrin guximin tė analizojnė faktin e hidhur, por tė vėrtetė se nė 20 vjet klasa politike shqiptare ka dėshtuar e vazhdon tė dėshtojė nė ngritjen e njė shteti tė mirėfilltė. Faktori kryesor qė ka ndikuar negativisht ėshtė mungesa e aftėsisė sė inteligjencės pėr tė pėrballuar trysninė e jashtėzakonshme tė individėve qė kanė monopolizuar proceset politike dhe ideologjike e kthyer shpesh shtetin si nė epokėn e pacivilizuar tė fiseve.

    Paaftėsia pėr tė penguar shkatėrrimin konstant tė shtetit ėshtė atribut i mungesės sė raporteve ekuilibruese elitė-inteligjencė-shtet. Duke qenė se e para nuk ekziston dhe e dyta ka njė rol tė pandjeshėm nė vendimmarrje, roli i shoqėrisė civile ėshtė pothuajse i papėrfillshėm nė balancimin e pushteteve qė ėshtė jetik dhe ndėr faktorėt kryesorė tė suksesit nė njė rend demokratik. Pėrderisa shoqėria civile, opinioni i sė cilės duhet tė formohet nga elita dhe inteligjenca, nuk ėshtė e pavarura, ajo nuk mund t'i rezistojė dot manipulimit tė shtetit dhe interesave tė biznesit. Pushteti i sotėm ėshtė i interesuar tė mbajė kėto raporte me inteligjencėn e shoqėrinė civile, sepse e di mirė qė ēlirimi i tyre do tė detyronte qeverinė tė jetė mė e ndershme, mė transparente, mė pėrgjegjėse dhe mė reaguese ndaj kėrkesave tė publikut. Rruga e zgjedhur pėr kooptimin e shoqėrisė civile si nė rastin e peticion-shkruesve dhe kufizimi i pavarėsisė sė saj ėshtė nė fakt ajo ēka po e mbyt rolin e inteligjencės shqiptare sot, duke mundėsuar patronizimin e qeverisė dhe "rregullimin" e standardeve njerėzore. Kufizimi i rolit tė inteligjencės ēon drejtpėrsėdrejti nė kufizimin e rolit tė sferės publike, sepse kėto koncepte sociologjikisht dhe historikisht janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn.

    Pėr sa kohė trinomi i rėndėsishėm elitė-inteligjencė-shtet nuk pėrbėn statitikisht vijėn e mesme mė tė besueshme, pėr sa kohė nė binomin inteligjencė-shtet e para mbetet thjesht njė funksion i sė dytės dhe pėr sa kohė shoqėria civile mbetet e paorientuar siē duhet ne do tė mbetemi ēapitės tė stėrmunduar nė rrugėn e gjatė qė tė tjerėt e kanė pėrshkuar shumė kohė mė parė. Nevoja pėr elitė dhe inteligjencė tė vėrtetė ėshtė jetike pėr ne e ndoshta nė kėtė sens ėshtė e vlefshme tė pėrmendim aksiomėn e njohur se mund tė ekzistojė "demokraci pa demokratė" pėr aq kohė sa elita dhe inteligjenca janė tė bindura qė interesat e tyre shėrbehen nė mėnyrėn mė tė mirė, duke adaptuar institucione demokratike pėr tė menaxhuar konfliktet.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    elita....pergezime autorit qe merret me kte teme...fisnikesh do thoja sado qe kur perdoret kjo fjale fisnik,fisnikeri,elit,qoft soji qofte gjesti mue,te me ndjeni a? me kap nje sekelldi, fjale me prejardhje te huaj kjo....

    po halli se kjo fjale,elit fisnikeri,e ca tjera...mos jane si pa kuptu,te konsumume ne mendjet e vetedijet e asaj shoqerie qe duhet te presupozohet si elitare? per te mos permend lumpenin...

    cilin person apo cfar gjesti te marrim ne t popllit si shemull????praktik,ne praktike...

    e shkrova vete shemull e jo shembull,kshu ma dha n kaptin....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une do ta ndaja ne dy faza eliten e paket shqiptare ate te paraluftes dhe ate te pasluftes.
    1. Para luftes ajo qe mund te quhej elite ishin pronaret e medhenj te tokave deri te pronaret e vegjel qe kishin mundesi te arsimoheshin shumica jashte. Qe edhe klasa intelektualeve inxhinjere, arkitekte, pedagoge, ushtarake, artiste etj qe formonin nje rreth patriot. Qene edhe dyert a medha e te pasura nga jugu ne veri (Bajraktare e krytare dyersh me ze) me tradita te theksuara patriotike.
    Gjithe kjo elite gjate mbreterise te Zogut u lidh pak a shume me te dhe gjithe kjo klase formonte te djathten shqiptare e cila sic shkruan vete Zogu ishte me shume e lidhur me intersa meskine e private dhe ne rastet kur ai kishte me shume nevoje per ta per ceshtejet kombetare ata i kthyen shpinen.
    Ghithsesi grushtin e pare elita shqiptare e hengri nga vete Zogu i cili ne prag te pushtimit nga Italia iku dhe i braktisi dhe i la te turperuar ne dellin e saj patriotik qe nuk u zbraz nje pushke.
    2. Me pushtimin nga Italia hyri ne skene partia Komuniste me porosi te Kominternit dhe nepermjet Jugoslavise e cila perqafoi idene e clirimit te armatosur kunder okupatorit duke e njohur mire deshiren e zjarrte te shqiptareve per liri.
    Elita shqiptare asokohe qe se lidhte asgje me komunizmin krijoi partite e veta Ballin dhe Legalitetin por nuk perqafoi plotesisht idene e luftes e zhytur si perhere ne meskinitetin e saj ja la si me doren e saj komunisteve idene e luftes se armatosur. Imagjinoni sikur elita jone historikisht e djathte te ngrente e para idene e luftes dhe te hynte si aktive ne boshtin antifashisht do i merte vete te gjithe meritat dhe do ta bashkonte ajo popullin ne lufte. As kishin per te dale ne skene tenexhinjte e Korces qe si njihte kush. Dhe misionet amerikano angleze do ti mbeshtetin maksimalisht edhe pas lufte sic bene ne shume vende ku dukeq qarte qe pjesa qe luftonte fashizmin nuk qe komuniste.
    Dhe cfare ndodhi ne fakt , nje pjese u bashkua me komunistet vetem per hir te luftes pjesa tjeter ngeli ne Ball e Legalitet e cila ngeli ashtu e panjohur nderkombetarisht ngaqe jo vetem qe nuk luftoi po ne raste te vecanta edhe bashkepunoi me pushtuesit.
    Elita shqiptare e djathte vulosi me doren e saj fundin evet dhe nje pjese e madhe e saj iku nga syte kembet rrugeve te botes dhe ajo qe ngeli ra ne doren diabolike te komunisteve i cili sistematikisht i shfarosi deri ne asfiksine totale te saj. Grahmat e fundit te elites qene nja dy perpjekeje qesharake ne veri me hedhjen e ca pushkeve kunder komunizmit si ne Rec e Postribe te cilat nga pikepamja ushtarake qene nje idjotesi totale kunder makines se dhunes komuniste te cilat vetem ndikuan ne shfaosjen me masive te elites.

    Ne prag te mbarimit te diktatures askush nga ish elita nuk ishte me gjalle e ne pozita protagonizmi dhe kur u shpall pluralizmi meritat e tyre serish i moren ish komunistet.
    Ja kjo eshte historia e elites pa mendere shqiptare qe mud te kishte mare ne dore fatet e vendit ne kohen e duhur dhe fatekeqeshisht shqiperia duhet te prese eliten e saj te re qe ta beje se e vjetra ska me as gjurmet tani.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin

    S'ke dite gja o juanito, se elita e para luftes ishte vetem kleri katolik shqiptar qe mendoi veē per Shqipni e ate elite erdhen komunistet per me shkaterrue, tue shkaterrue keshtu shpirtin shqiptar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13 Lexo Postimin
    S'ke dite gja o juanito, se elita e para luftes ishte vetem kleri katolik shqiptar qe mendoi veē per Shqipni e ate elite erdhen komunistet per me shkaterrue, tue shkaterrue keshtu shpirtin shqiptar.
    A cpo ja fut kot dhe ti. Paska qen kleri katolik elita kombit !!!. Kuku nana per ment e tuja.
    Vec me ja shtue ban po edhe klerin se njerez me men kan qene.
    Po per fat te keq edhe ata u shtypen keq nga terrori komunsit i cili eshte vija e pare e cdo komunizmi ne pushtet se paku der sot.
    Kurr sdi gja un shkodra vetem ti din e pa na knaq me hynere si ajo qe thu.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    A cpo ja fut kot dhe ti. Paska qen kleri katolik elita kombit !!!. Kuku nana per ment e tuja.
    Vec me ja shtue ban po edhe klerin se njerez me men kan qene.
    Po per fat te keq edhe ata u shtypen keq nga terrori komunsit i cili eshte vija e pare e cdo komunizmi ne pushtet se paku der sot.
    Kurr sdi gja un shkodra vetem ti din e pa na knaq me hynere si ajo qe thu.
    Po o juanito. ajo ishte e vetmja elite e kombit, por meso, meso e meso... ne rruge te mbare je ))

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13 Lexo Postimin
    S'ke dite gja o juanito, se elita e para luftes ishte vetem kleri katolik shqiptar qe mendoi veē per Shqipni e ate elite erdhen komunistet per me shkaterrue, tue shkaterrue keshtu shpirtin shqiptar.
    Kjo eshte nje optike shume e ngushte shkodra pasi nuk mund te permendim klerin katolik dhe te leme pas dore ate bektashi.Mos harro se pjesa derrmuese e rilindasve ishin bektashij,klerike dhe besimtare...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    pik se pari nuk do isha per levdata te atyne qe shkuen o kujtdo qe ka ndonje shkop o ndonje karrote ne dore
    ata qe shkun sado idealiste qe mund te ken qene e aq sa kan realizu...i qoft per shpirt...

    por c po behet......., e se kush le cfar le t a vertetoje cdo moment e koha....

    cfar vlere pe ti sot,o dje...jasht politike o sporti.....

    psh un pashe nje zonje qe po priste ne veture bashkshortin,befas ajo del e shkon ndihmon nje plake qe mezi ecte qe te ngjitej ne trotuar po nderkaq kthehet i shoqi, ajo vonohet . zihet paksa me burrin...

    elit o klas e nolt...kur truni gjykon e zemra urdheron

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Problemi eshte se ketu asnjehere nuk kane ekzistuar kushtet e duhura sic eshte stabiliteti per lulezimin e nje klase te mirefillte elitare..oportunismi eshte armik i betuar i stabilitetit.Ne kemi patur udheheqes oportuniste te cilet kurre nuk na kane ofruar stabilitet.Na e shpjegon fare mire edhe autori i shkrimit te mesiperm.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    udheheqesit kurdo here e kudo jan karrocjeret e karros socjale o kombetare,te mir a te kqij qofshin,po esht puna se cfar kan ngarku ne qerre,argate apo agallare,masnaj karrocjeret punojn per pagen e vet e ...bereqavers ene bakshishin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 15-06-2010 mė 10:08

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •