Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 196
  1. #141
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    52-31. Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju".
    52-32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?
    52-33. A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë.
    52-34. Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai.
    52-35. A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues?
    52-36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
    52-37. A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
    52-38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
    52-39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
    52-40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
    52-41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
    52-42. A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
    52-43. A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.


    Vazhdon inshAll-llah...

  2. #142
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    52-45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
    52-46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.
    52-47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.


    Vazhdon inshAll-llah...

  3. #143
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    [QUOTE=Agim Shkodra;2940533]Citim:
    Postuar më parë nga COB
    Ata qe dyshojne ne vertetesine e Kuranit, vjen nje ajet nga Allahu i Lartmadherishem per ta.

    Sureja A'RAF, ajeti 179.

    Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

    Pra, me kete ajet, pershkruhet Allahu si katil shtazarak!!!
    Po qysh mer jahu, perpara i krijon per ne xhehenem e pastaj u zbret librin per t'i tallur!!!!!
    Ky ajet, vertet t'i heq te gjitha dyshimet......ne kuptimin qe Kurani eshte vetem nje paçavure e nuk mund te jete liber nga Zoti!!!

    A ka moderator ky komunitet, që ti shlyejn këta postime të këtij Agim, se ky vetëm fyen dhe nuk ka qëllim tjetër. Ne nuk e kemi fyer asnjëherë Isain a.s., por All-llahu na e ka bërë obligim që të besojmë në të si të Dërguarin i Tij. Dhe jo si këta që vehten e quajnë të Krishterë dhe fyejnë Zotin, bile edhe vetë Jezusin e kanë si shpërlarje e gojës në fyerje. Po çka ti bëjmë këtij Agim injorantit se nuk don me e kuptuar të vërttetën.

    Agim mos hyn ma në temat që nuk të përkasin, a more vesht shqip. Hajt shko atje tek ata që jenë njëjtë si ti dhe hupu prej këtu se vetëm urrejtje ke ndaj fesë Islame.

  4. #144
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Shoku Ramazan.

    Ne nuk duhet te bashkohemi lojerave te njerezve, ata sa dojne te tallen, te poshtersojne Kuranin famelarte, le te poshtersojne. Allahu ka shperblim si xhehennemin per ta. Por ne nuk jemi asisoj, nuk tallemi me Isaun A.S, besojme bile se Bibla eshte liber e zbritur nga ana e Allahut. Nuk do ti dalim prej rruges se zotit...

  5. #145
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    53. Nexhm

    53-1. Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!
    53-2. Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
    53-3. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
    53-4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
    53-5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
    53-6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
    53-7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
    53-8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
    53-9. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
    53-10. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
    53-11. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
    53-12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
    53-13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
    53-14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.
    53-15. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)
    53-16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
    53-17. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
    53-18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
    53-19. E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
    53-20. Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
    53-21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
    53-22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
    53-23. Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.
    53-24. A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?
    53-25. E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
    53-26. E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
    53-27. Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
    53-28. Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.
    53-29. Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë!
    53-30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.
    53-31. Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.

    Vazhdon inshAll-llah...

  6. #146
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    53-33. A e ke parë atë që u zbrap (prej fesë),
    53-34. që dha pak e pastaj e ndërpreu?
    53-35. A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?
    53-36. Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.
    53-37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
    53-38. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
    53-39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
    53-40. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
    53-41. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
    53-42. Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.
    53-43. Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.
    53-44. Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).
    53-45. Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.
    53-46. Nga pika e farës që hidhet.
    53-47. Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).
    53-48. Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.
    53-49. Dhe se Ai është Zoti i Shi'rasë (ylli polar që e adhuronin)
    53-50. Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.
    53-51. Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.
    53-52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.
    53-53. Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.
    53-54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.
    53-55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?
    53-56. Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.
    53-57. E afërta është afruar (kijameti).
    53-58. Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!
    53-59. A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?
    53-60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
    53-61. Madje edhe e zëni në asgjë.
    53-62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!

    Këshilloj besimtarët muslimanë që kur ta lexojnë ajetin e fundit duhet me bë sexhde, All-llahu s.v.t. ju dhashtë sabr.

    Vazhdon inshAll-llah...

  7. #147
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Me çfare te drejte kerkon me dhune qe te gjithe te mendojne si puna jote?
    Pendohu dhe kerkoji falje Zotit ,ne rast te kundert mallkmi i tij ka per te rene mbi ty,sepse flet ne emer te Tij pa qene i autorizuar; ti nuk jep mendime,por ti jep urdhera.

    Nuk kam pasë dëshirë ti përgjigjem këtij injoranti, por vetëm desha ti them o Agim a bën që të bëjmë dua që të dy tek Perëndia dhe ti lutemi që ai që nuk e thotë të vërtetën dë ta ndëshkojë Ai i Plotfuqishmi dhe ta mallkojë atë, në rastëse je i sinqertë në atë që thue, përndryshe shko hupu prej këtu se ti nuk je këtu për tjetër vetëm se me i prishë temat me atë mllefin tënd që ke ndaj musliumanëve.

    All-llahu thotë:

    " E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve". " (Kur'an: 3,61)

  8. #148
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    54. Kamer

    54-2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme!"
    54-3. Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit.
    54-4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
    54-5. Urtësi e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
    54-6. Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
    54-7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.
    54-8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".

    54-17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?

    54-32. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?

    Vazhdon inshAll-llah...

  9. #149
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    54-40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
    54-41. Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
    54-42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
    54-43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
    54-44. A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"
    54-45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
    54-46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
    54-47. S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
    54-48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuajeni dënimin Sekar" (emër i një xhehennemi).
    54-49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
    54-50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
    54-51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
    54-52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
    54-53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).


    Vazhdon inshAll-llah...

  10. #150
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    55. Rrahman

    55-13. " E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)? "

    55-16. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-18. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-21. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-23. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-25. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-30. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-32. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-34. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-36. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-38. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-40. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-42. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-45. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-47. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-49. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-51. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-53. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-55. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-57. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-59. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-61. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-63. " Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni? "

    55-65. " E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?"

    55-67. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-69. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-71. " E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? "

    55-73. " E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? "

    55-75. " E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? "

    55-77. " E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? "


    Vazhdon inshAll-llah...

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •