Mua keto kercenimet po me duken si ato theniet e prinderve kur i frikesojne femijet (si p.sh. ne Kosove) ne mbremje qe ju thuhet:
Mos dil jasht se te han arusha!
![]()
Mua keto kercenimet po me duken si ato theniet e prinderve kur i frikesojne femijet (si p.sh. ne Kosove) ne mbremje qe ju thuhet:
Mos dil jasht se te han arusha!
![]()
Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!
ti prizren femi je .e andi ka hasi po ka arusha e ruju se po te hane
56. Vakia
56-41. E të majtit, ç'është puna e të majtëve?
56-42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
56-43. Dhe në errësirë nga tymi.
56-44. As e freskët e as e këndshme.
56-45. Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
56-46. Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
56-47. Dhe ishin që thonin: "A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
56-48. A edhe prindërit tanë të hershëm?"
56-49. Thuaj: "Edhe të parët edhe të fundit!"
56-50 Keni për t'u tubuar në një ditë të caktuar!
56-51 Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
56-52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!
56-53 Prej saj keni për t'i mbushur barqet!
56-54. E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
56-55. Do të pini si deveja e etshme!
56-56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56-57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
56-58. A më tregoni për farën që e derdhni,
56-59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
56-60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
56-61. Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
56-62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
56-63. A nuk e shihni atë që e mbillni?
56-64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56-65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
56-66. S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
56-67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
56-68. A e shihni ujin që po e pini?
56-69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56-70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
56-71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
56-72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
56-73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
56-81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur'ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
56-82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
56-83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56-84. e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
56-85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
56-86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
56-87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
56-88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
56-89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm.
56-90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
56-91. Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
56-92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56-93. mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
56-94. Dhe djegie nga zjarri i xhehennemit.
56-95. E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
Vazhdon inshAll-llah...
57. Hadid
57-8. Ç'keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t'i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
57-9. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
57-13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
57-14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juve ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me All-llahun, mashtruesi ju mashtroi.
57-15. E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".
Vazhdon inshAll-llah...
57-20. Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
Vazhdon inshAll-llah...
57-28. O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
57-29. Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
Vazhdon inshAll-llah...
58. Muxhadele
58-5. Është e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
58-6. Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.
58-8. A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori dhe çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: "Përse All-llahu nuk na dënon për këtë që po e themi?" Por, mjaft është për ta xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
58-14. A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
58-15. All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë ata është shumë e keqe.
58-16. Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim poshtërues.
58-17. Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
58-18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
58-19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.
58-20. S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
Vazhdon inshAll-llah...
59. Hashr
[B]59-4. " Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë. "
59-3. " Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë. "
59-14. " Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë. "
59-15. " Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë. "
59-16. " Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"
59-17. " Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve. "
59-19. " E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. "
59-21. " Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. "
59-22. " Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! "
59-23. " Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! "
59-24. " Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! "
Vazhdon inshAll-llah...
Krijoni Kontakt