
Postuar më parë nga
master2006
Pershendetje Xhamia,
ndoshta nuk jam personi i duhur per t'u pergjigjur pyetjes sate, por megjithate po e jap mendimin tim.
Po ta lexojme Kuranin me kujdes, do ta kuptojme se i vetmi burim feje, nga i cili duhet te nxjerrim mesim eshte Kurani, dhe cdo burim tjeter qe marrim si burim feje perpos Kuranit, nenkupton mosbesim ndaj Kuranit, mosbesim ndaj fjales se Krijuesit Suprem.
[6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm? Ata që e pranuan shkrimin e dinë që është shpallur prej Zotit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë dyshim.
Cfare mund te kuptojme nga ky ajet? Nuk kemi nevoje te kerkojme ndihme nga "dijetaret" per ajete aq te kjarta sikurse ky. Nese Allahu thote se ua kam shpallur kete liber (Kuranin) krejtesisht te hollesishem, ateher duhet edhe te besojme se vertete eshte teresisht i hollesishem, gje qe shumica e muslimaneve sot nuk e bejne.
Kurani deklaron që Kurani është i plotë, i përkryer, dhe krejtësisht i hollësishëm (6:19, 38, 114, 115; 50:45), dhe rregullat fetare që nuk gjenden në Kuran, përbëjnë një fe tjetër pos Islamit, d.m.th., pos Nënshtrimit (42:21, 17:46). Besimtarët e vërtetë i përmbahen Kuranit, tërë Kuranit, dhe asgjë përveç Kuranit.
Krijoni Kontakt