Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 196
  1. #101
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Sebe'

    34-3. E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".

    34-5. Ata që u përpoqën t'i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.

    34-7. Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t'ju tregojmë për një njeri që do t'ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
    34-8. A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme, janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.

    34-17. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.

    34-20. Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
    34-21. E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
    34-22. Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to nonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.

    34-31. Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur të dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!"

    34-38. Ndërsa, ata që përpiqen t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.

    34-48. Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën".
    34-49. Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"
    34-50. Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
    34-51. E sikur t'i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapën prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
    34-52. Dhe thonë: "Ne i kemi besuar atij (Kur'anit, Muhammedit)!" Po si arrijnë ata besimin prej së largu?
    34-53. Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s'ka ringjallje, s'ka përgjegjësi etj.).
    34-54. Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.


    Vazhdon inshAllah...

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ata qe e mohojne Kurani dhe Muhamedin a,s,ata dhe pikrishte ata jan mendje lehtet,injorantet,kriminelet!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #103
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    33-57. E s'ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
    33-58. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.

  4. #104
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Fatir

    34-4. Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
    34-5. O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
    34-6. Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.
    34-7. Ata që nuk besuan, kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh).
    34-8. A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njejtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.

    34-14. Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
    34-15. O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
    34-16. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
    34-17. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
    34-18. Dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetërit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërhequr vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.
    34-19. Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
    34-20. Dhe as errësirat e drita.
    34-21. E as hija me vapën.
    34-22. E nuk janë të njejtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund të bësh të dëgjojë ai që është në varr.

    34-25. Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
    34-26. Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmershëm ishte ndëshkimi Im!

    34-36. Po për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen) e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
    34-37. Dhe ata do të klithin aty: "O Zot ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
    34-38. Nuk ka dyshim, se All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.

    Vazhdon inshAllah...

  5. #105
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ja Sin

    35-1. Ja, Sinë!
    35-2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
    35-3. S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
    35-4. Je në një rrugë të drejtë.
    35-5. (Kur'ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
    35-6. Për t'ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
    35-7. Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
    35-8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
    35-9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
    35-10. Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

    35-30. O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
    35-31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
    35-32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.

    35-59. E tash, ju kriminelë, ndahuni!
    35-60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
    35-61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
    35-62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
    35-63. Ky është Xhehennemi që juve u premtohej.
    35-64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetën!
    35-65. Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.
    35-66. E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?
    35-67. Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
    35-68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
    35-69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë.
    35-70. Për t'ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.

    35-77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.

    Vazhdon inshAllah...

  6. #106
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Saffat

    36-11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
    36-12. Por ti je i habitur, e ata tallen.
    36-13. E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
    36-14. E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
    36-15. Dhe thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.
    36-16. A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
    36-17. A edhe të parët tanë të herëshëm?
    36-18. thuaj: "Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!"
    36-19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.
    36-20. E thonë: "O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"
    36-21. Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
    36-22. Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
    36-23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
    36-24. Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
    36-25. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
    36-26. E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.
    36-27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
    36-28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).
    36-29. Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
    36-30. Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
    36-31. E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s'ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
    36-32. Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.
    36-33. Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
    36-34. Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
    36-35. Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.

    36-38. Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.
    36-39. Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.

    Vazhdon inshAllah...

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2010
    Postime
    6
    [IMG]file:///C:/Users/mary/Desktop/ScreenHunter_11%20Jul.%2025%2021.38.jpg[/IMG]

    futuni ketu shikoni mrekulli te Allahut
    http://numerical19.tripod.com/

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2010
    Postime
    6
    futuni ketu shikoni mrekulli te Allahut
    http://numerical19.tripod.com/

  9. #109
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    SAD


    37-1. Sad, pasha Kur'anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s'ka dyshim se është mrekulli).
    37-2. Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
    37-3. Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.

    37-8. A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
    37-9. A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
    37-10. A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!

    37-27. Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
    37-28. A mos do t'i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t'i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?
    37-29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.

    37-55. Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
    37-56. xhehennemin që do të hidhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
    37-57. Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
    37-58. I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
    37-59. Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): "Mos paçin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!" Ata janë që do të digjen në zjarr.
    37-60. Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është!
    37-61. O Zoti ynë, ata thonë: "Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!"
    37-62. Dhe thonë: "Ç'ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
    37-63. E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?"
    37-64. Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.
    37-65. Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
    37-66. Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi".
    37-67. Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"
    37-68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.

    Vazhdon inshAllah...

  10. #110
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    37-74. përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
    37-75. (Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?"
    37-76. Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
    37-77. (Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar.
    37-78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!"
    37-79. Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"
    37-80. (Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve,
    37-81. deri në kohën e ditës së caktuar!"
    37-82. Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
    37-83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"
    37-84. (Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
    37-85. Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!"
    37-86. Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".
    37-87. Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
    37-88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.

    Vazhdon inshAllah...

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •