21-1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.
21-2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
21-3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?"
21-4. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!"
21-5. Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le të na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparëshmit (me mrekulli)!"
21-6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
21-7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
Vazhdon inshAllah...
Krijoni Kontakt