“Gjatë konfliktit të vitit 2001 u dogjën tre xhami në Haraçinë ndërsa shqiptarët e kësaj ane treguan një kulturë islame duke mos vënë shënjestrën e tyre mbi objektet fetare të konfeksioneve të tjera. Ky është një mesazh pozitiv që dërgohet prej jush, që islami është një fe që kërkon paqen dhe marrëdhënie të mira me besimet e tjera, theksoi Afrim Tahiri gjatë hapjes solemne të xhamisë më të madhe në Ballkan, në Haraçinë.
Më 2001, gjatë konfliktit, mbi atë ranë bombat e forcave të armatosura maqedonase dhe u bë shkrumb e hi. Sot pas 9 vitesh nga ai hi është shndërruar në xhaminë më të madhe në Ballkan me dy minare me nga 75 metra lartësi.
E madhërishme por njëkohësisht shembull i rezistencës. Të premten në prani të qindra banorëve të komunës së Haraçinës, mysafir nga Kosova dhe Turqia si dhe kreut të BFI-së u bë përurimi dhe hapja e xhamisë me emër “Rezistenca” investim ky i përbashkët i banorëve të Haraçinës, BFI-së dhe me ndihmën e familjes atdhetare Shahinler të cilët ka shumë vite jetojnë në Turqi. Sot wshtw ditë të veçantë për ju , për Shkupin, për Ballkanit dhe botën sepse bëhet hapja solemne e një xhamie me një histori të shkurt por të dhimbshme Sepse ajo u pengua të ndërtohet ndërsa sapo morri forum e saj u bombardua. Kështu tha sekretari gjeneral i BFI-së Afrim Tahiri, gjatë hapjes solemne të xhamisë “Rezistenca” nw Haraçinw, duke nënvizuar se pavarësisht, nuk ka fuqi njerëzore që mund të pengon dëshirën e njerëzve të mirë sepse dora e Allahut është mbi të gjitha.
Tahiri, tha se gjatë konfliktit të vitit 2001 u dogjën tre xhami në Haraçinë ndërsa shqiptarët e kësaj ane treguan një kulturë islame duke mos vënë shënjestrën e tyre mbi objektet fetare të konfeksioneve të tjera.
“Ky gjest të nderuar qytetarë ua ka mbyll gojën të gjithë krerëve të shtetit dhe faktorit ndërkombëtarë sepse sa herë që takohemi me ato ne ua përmendim atyre djegien e kësaj xhamie. Sjellja që treguat ju dhe respektimi për objektet fetare u ka bërë shembull në sjellje. Ky është një mesazh pozitiv që dërgohet prej jush, që islami është një fe që kërkon paqen dhe marrëdhënie të mira me besimet e tjera.”, tha Tahiri duke falënderuar ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ushtarët që mbanin emblemën e kësaj ushtrie që treguan dinjitet dhe pjekuri.
“Xhamia duhet të jetë shtëpi e të gjithë myslimanëve të mirë, përparimtarë dhe fisnikë, tempull nga i cili do të shndrisin rrezet e dashurisë ndërmjet myslimanëve, vend i mirëbesimit, fidanishte e arsimit, e shkencës dhe e progresit, tempull i shpirtit monolit, ideja dhe aksioni i veprave të dobishme për bashkësinë tonë dhe për bashkësinë në të cilën jetojmë”, theksoi sekretari gjeneral Tahiri.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani i cili tha se “xhamia, gjithashtu, paraqet jo vetëm shenjën e jashtë të besimit islam, por ajo njëherësh është edhe universiteti më i madh, ku kultivohet shkenca, e cila është shpërndarë në të gjitha shtresat popullore. Kishte një rol me rëndësi për zhvillimin e islamit dhe të shoqërisë, kështu që ajo është definuar si ambasadorë i Qabes në shtetet tjera”. Sipas tij, xhamia është vend tubimi i të gjithë myslimanëve dhe vend për zgjidhjen e të gjitha problemeve të bashkësisë. Fjalim rasti mbajti kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami, i cili i falënderoj familjen Shahinler për kontributin e tyre që kanë dhënë në komunën e Haraçinës dhe në veçanti për ndërtimin e kësaj xhamie . Po ashtu mes tjerash ai tha se komuna e Haraçinës gjatë historisë është ballafaquar me shumë represione dhe padrejtësi, por besimi dhe feja i ka udhëzuar këta banorë që të jenë në rrugën e drejtë dhe të dalin fitimtarë ndaj të gjitha padrejtësive që i janë bërë deri më tani.
bim.org.mk
Ruaj Lidhjet