Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Haraçina me xhaminë më të madhe në Ballkan

    Gjatë konfliktit të vitit 2001 u dogjën tre xhami në Haraçinë ndërsa shqiptarët e kësaj ane treguan një kulturë islame duke mos vënë shënjestrën e tyre mbi objektet fetare të konfeksioneve të tjera. Ky është një mesazh pozitiv që dërgohet prej jush, që islami është një fe që kërkon paqen dhe marrëdhënie të mira me besimet e tjera, theksoi Afrim Tahiri gjatë hapjes solemne të xhamisë më të madhe në Ballkan, në Haraçinë.

    Më 2001, gjatë konfliktit, mbi atë ranë bombat e forcave të armatosura maqedonase dhe u bë shkrumb e hi. Sot pas 9 vitesh nga ai hi është shndërruar në xhaminë më të madhe në Ballkan me dy minare me nga 75 metra lartësi.

    E madhërishme por njëkohësisht shembull i rezistencës. Të premten në prani të qindra banorëve të komunës së Haraçinës, mysafir nga Kosova dhe Turqia si dhe kreut të BFI-së u bë përurimi dhe hapja e xhamisë me emër “Rezistenca” investim ky i përbashkët i banorëve të Haraçinës, BFI-së dhe me ndihmën e familjes atdhetare Shahinler të cilët ka shumë vite jetojnë në Turqi. Sot wshtw ditë të veçantë për ju , për Shkupin, për Ballkanit dhe botën sepse bëhet hapja solemne e një xhamie me një histori të shkurt por të dhimbshme Sepse ajo u pengua të ndërtohet ndërsa sapo morri forum e saj u bombardua. Kështu tha sekretari gjeneral i BFI-së Afrim Tahiri, gjatë hapjes solemne të xhamisë “Rezistenca” nw Haraçinw, duke nënvizuar se pavarësisht, nuk ka fuqi njerëzore që mund të pengon dëshirën e njerëzve të mirë sepse dora e Allahut është mbi të gjitha.

    Tahiri, tha se gjatë konfliktit të vitit 2001 u dogjën tre xhami në Haraçinë ndërsa shqiptarët e kësaj ane treguan një kulturë islame duke mos vënë shënjestrën e tyre mbi objektet fetare të konfeksioneve të tjera.

    “Ky gjest të nderuar qytetarë ua ka mbyll gojën të gjithë krerëve të shtetit dhe faktorit ndërkombëtarë sepse sa herë që takohemi me ato ne ua përmendim atyre djegien e kësaj xhamie. Sjellja që treguat ju dhe respektimi për objektet fetare u ka bërë shembull në sjellje. Ky është një mesazh pozitiv që dërgohet prej jush, që islami është një fe që kërkon paqen dhe marrëdhënie të mira me besimet e tjera.”, tha Tahiri duke falënderuar ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ushtarët që mbanin emblemën e kësaj ushtrie që treguan dinjitet dhe pjekuri.

    “Xhamia duhet të jetë shtëpi e të gjithë myslimanëve të mirë, përparimtarë dhe fisnikë, tempull nga i cili do të shndrisin rrezet e dashurisë ndërmjet myslimanëve, vend i mirëbesimit, fidanishte e arsimit, e shkencës dhe e progresit, tempull i shpirtit monolit, ideja dhe aksioni i veprave të dobishme për bashkësinë tonë dhe për bashkësinë në të cilën jetojmë”, theksoi sekretari gjeneral Tahiri.


    Të pranishmit i përshëndeti edhe Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani i cili tha se “xhamia, gjithashtu, paraqet jo vetëm shenjën e jashtë të besimit islam, por ajo njëherësh është edhe universiteti më i madh, ku kultivohet shkenca, e cila është shpërndarë në të gjitha shtresat popullore. Kishte një rol me rëndësi për zhvillimin e islamit dhe të shoqërisë, kështu që ajo është definuar si ambasadorë i Qabes në shtetet tjera”. Sipas tij, xhamia është vend tubimi i të gjithë myslimanëve dhe vend për zgjidhjen e të gjitha problemeve të bashkësisë. Fjalim rasti mbajti kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami, i cili i falënderoj familjen Shahinler për kontributin e tyre që kanë dhënë në komunën e Haraçinës dhe në veçanti për ndërtimin e kësaj xhamie . Po ashtu mes tjerash ai tha se komuna e Haraçinës gjatë historisë është ballafaquar me shumë represione dhe padrejtësi, por besimi dhe feja i ka udhëzuar këta banorë që të jenë në rrugën e drejtë dhe të dalin fitimtarë ndaj të gjitha padrejtësive që i janë bërë deri më tani.

    bim.org.mk
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Renea te flm per kete postim dhe fotot dhashte zoti qe xhamite te cilat po ndertohen me te madhe po vijne si kerpurdhat pas shiut te mbushen me rini dhe intelektual ,kismet do te jem edhe une vizitor i kesaj shtepie te zotit nese eshte kismet ..,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Un e di se xhamia me minaret me te larta ne Ballkan eshte ne Sjenic-Sanxhak-Serbi , 80m te larta.

    Disa foto nga fshati Haracine dhe xhamia e fshatit me minaret 75metra te larta

    http://static.panoramio.com/photos/original/2335728.jpg
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Shumë të gjata qenkan minaret.

    Haraçina me xhaminë më të madhe në Ballkan
    Është në ndërtim e sipër një edhe ma e madhe, me 4 minare. Por jo kaq te larta...

    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 12-06-2010 më 17:39
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Ja edhe disa pamje tjera , ende pa qen e perfunduar xhamia



    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Mir shum qe osht rindertu kjo Xhami e gzofshin besimtart , por nuk me duket ne rregull pamja estetike shum te gjata minaret ne proporcion me pjesen tjeter te Xhamise !!
    We are all Aliens

  7. #7
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Shumë të gjata qenkan minaret.



    Është në ndërtim e sipër një edhe ma e madhe, me 4 minare. Por jo kaq te larta...
    ke te drejte ...,nje objekt ,per tu kasifikuar ,si e madhe, nuk merret per baze lartesia, por siperfaqja per m katrore...,me sa vreje ne kete foto sipefaqja nuk me duket aq e madhe ,ne krahasim me lartsin e minareve, duket se objektit i mungon simetria...,qe ne fakt objektit i jep me shume harmoni dhe bukuri ,aq me shume ,kur eshte fjala per nje objekt kulti. Por sidoqofte objekti eshte aty ,dhe une i uroje gjithe te mirat dhe urime te gjithe atyre qe do kryejne ritet fetare ne ate objekt...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Mir shum qe osht rindertu kjo Xhami e gzofshin besimtart , por nuk me duket ne rregull pamja estetike shum te gjata minaret ne proporcion me pjesen tjeter te Xhamise !!
    Edhe vet baza esht e madhe , krahasoje me shtepit 3-4 kateshe dhe shife sa me e madhe esht , nese te ndodh te kalosh ne autostraden Shkup-Kumanov mund ta verejsh edhe vet sa esht me e madhe kjo xhami ne krahasim me dy te tjerat qe ekzistojn ne fshat.

    Fshati Haracine esht ne afersi te Shkupit me 10.000 banor dhe per cdo vit shtohet numri i banoreve , kshtu qe kjo xhami ka qen shum e nevojshme per nje fshat kaq te madh.


    Granatimi i njeres nga xhamite e vjetra te fshatit gjat luftes se 2001.
    http://cache4.asset-cache.net/xc/132...0A760B0D811297
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Edhe vet baza esht e madhe , krahasoje me shtepit 3-4 kateshe dhe shife sa me e madhe esht , nese te ndodh te kalosh ne autostraden Shkup-Kumanov mund ta verejsh edhe vet sa esht me e madhe kjo xhami ne krahasim me dy te tjerat qe ekzistojn ne fshat.

    Fshati Haracine esht ne afersi te Shkupit me 10.000 banor dhe per cdo vit shtohet numri i banoreve , kshtu qe kjo xhami ka qen shum e nevojshme per nje fshat kaq te madh.


    Granatimi i njeres nga xhamite e vjetra te fshatit gjat luftes se 2001.
    http://cache4.asset-cache.net/xc/132...0A760B0D811297

    Po po vrehet qe edhe xhamia eshte kogja e madhe por prap minaret jan tejet te larta ne proporcion me ndertesen e xhamise , ose nderteses tia kishin shtue edhe nja 2 kat ose minaret ti kishin lan per nja 10 metra me te shkurta !


    P.s 3 Xhami qenkan ne ate fshat ?! Sa banore ka fshati ?


    Une menoj se nje xhami aq e madhe nuk ka pase nevoj ne nje fshat edhe qenka xhamija e tret , me mire do te ishte ne shkup apo diku ku besimtart kan munges !!
    We are all Aliens

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •