Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 257 prej 257
  1. #241
    Special Guest Maska e Genius™
    Anëtarësuar
    04-10-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    46
    Me aq raste sa ka bërë Hollanda, rezultati do ishte me dy shifra tani. Mungesa e finalizimit ndikoj dhe në këtë ndeshje. Pavarësisht që ekipi ishte i motivuar dhe ka dhën një volum loje që rrallë e japin ekipet e tjera kur luajn përball kombëtareve të dorës së dytë. Me ketë trajner gjithmon do kemi lojë pragmatiste do shikojm, jo Hollandën e spektaklit dhe gjenialitetit. Siç jemi mësuar ta shikojm gjithmon, të shpresojm të marrim ndonjë trofe duke luajtur në këtë mënyrë.
    If you are first you are first. If you are second, you are nothing.

  2. #242
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tulipanët e Hollandës

    ku jeni o tifoz ku jeni?

    si do shkoje ky boteror, jo per gje, po nuk eshte hera e pare qe e fillojme ne menyre spektakolare...

    Une uroj te shkojne se ma larg, dhe pse jo te na krijojne ndonje surprize te kendshme sivjet!!!

    Hup Holland Hup
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Dhe ja, Brazil 2014 eshte me ne fund ketu, ne veprim e siper!!
    Nje nisje jo e pazakonte per tulipanet dhe nje "furi ofensive" qe dhe vete kampionet ne fuqi, Iberiket po aq te talentuar, do e kishin zili megjithese ishin po ata shenjestra.
    Gati 3/4 e ekipit eshte rigjeneruar, duke e krahasuar me 4 vite me pare. Edhe stoli i trajnerit, tashme i perket per te dyten here radhazi nje prej figurave me te spikatura ne futbollin elitar europian, Louis Van Gaal.
    Grupi B eshte i perbere nga 3 skuadra, 2 prej te cilave (Ned, Spa) i kane dhene mjaft futbollit, por pa perjashtuar/perbuzur Kilin, si nje konkurrent mjaft i denje per kompeticionet e Amerikes Latine, por qe i'u ka hapur telashe edhe ekipeve më me emer ne te kaluaren. Australia si gjithnje(kam parasysh edhe ndeshjen e fundit ne grup ndaj Kilit) luan nje futboll nen-mesatar, por jo te pa vleresueshem.
    Megjithese kalimi me sukses(pertej cdo parashikimi) ndaj nje prej pretendenteve kryesore te ketij boterori tregoi aspiratat(objektiva, synime) e kesaj kombetare, rruga per perseritjen e finales do te jete tejet e veshtire, duke u nisur edhe prej formes qe kane treguar shume prej elitareve te tjere ne keto ndeshje te para.
    Si gjithnje, dobesia jone e gjithhershme do te mbetet mbrojtja. Kjo u vu re edhe ndaj Spanjes e cila ishte e pafat ne jo pak raste. Nuk eshte e rastit ajo shprehja: Mbrotja fiton Trofe, me teper se cdo paraqitje e njepasnjeshme stelare e repartit te sulmit.

    Suksese Mr. Van Gaal & Co!!

  4. #244

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Mua per momentin më "shqeteson"(pak a shume) mos impenjimi i duhur(hija e vetvetes) ne keto dy ndeshjet e fundit e Monsiour Sneijder. Ne nje artikull lexova(dyshohej) se ky dhe Van Persie ende nuk shkojne mire. Behej fjale(supozohej) se gjate ndeshjes kunder Spanjes, Sneijder pasoi tek Robben 5 here, ndersa tek VP, vetem 1here. Po ashtu edhe ky i fundit kishte pothuajse te njejtin "itenerar" pasimesh ne drejtim te Sneijder(nje dhe kater drejt Robben) Koecidence apo??
    Nejse, ndeshja me Kilin me intrigon pa mase. Van Persie mungon per shkak kartonash. Nderkohe, Hollandes i mjafton barazim per te ruajtur kreun. A ja vlen te luash per fitore ne menyre qe te evitosh Brazilin(e mundshme dhe jo) dhe te rrish te ndjekesh(demtohesh) ata "kuajt" e Kilit, dmth kot më kot per teptilava??

  6. #246

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Une dua Hollanden me Brazilin ne raundin tjeter,ti thyejme edhe njehere turinjte atyre mbupave,nqs na lene arbitrat...se sic duket e kane programuar Brazilin qe te shkoje larg...goxha larg
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Brazilin e vuri ne veshtiresi Meksika(pa dashur te snoboj kete te fundit se luajti gati si e barabarte), jo nje here, e dy, e tre... dhe jo se shkelqeu ndopak me kroatet. Pra, s'me duket(nuk eshte shfaqur deri tani) dominant, dmth me petkun e nje pretendenti. Megjithate do preferoja nje ekip tjeter per te vetmen arsye se Brazili luan ne konak te vet dhe eshte pak si heret per Hollanden te ndihet deri diku "comfortable" dhe te kete vetbesim te plote ne nje terren te huaj si ky, menjehere qe ne roundin tjeter me knock-out direkt!
    Sido qe te ndodhe, hollandezet e kane vet ne dore fatin e tyre! Arbitrat te bejne punen e tyre, hollandezet ate qe ata dijne te bejne me mire, "total attack machine" !!
    Ne menyre te pashpjegueshme, kam besim(mbase te tepruar) tek Coach Van Gaal, te shohim...

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EXODUS për postimin:

    drague (23-06-2014)

  9. #248
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Hollanda luajti shah sot me Kilin. Kundershtari(kilianet) u respektua jashte mase dhe Hollanda si asnjehere me pare, sot u tregua shume "e ftohte." Kilit nuk ju imponua pothuajse qofte dhe nje here te vetme, duke e lejuar ate te mos devijoje nga loja e saj karakteristike(pasime te shpejta, shperthime galopante) dhe duke "i dhuruar" mesfushen. 3-5-2, me 3-5 qe formonte nje lloj "rrjete pes hkimi" perpara portes hollandeze. Van Gaal kishte luksin te eksperimentonte ne kete takim jo shume domethenes dhe ja doli vertet.

    1/16
    Hollande - Meksike,
    Futbolli meksikan ka evoluar jashte mase; perballja do te jete mjaft interesante. Te shohim se cfare do te kurdise Van Gaal ne kete duel...

  10. #249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2011
    Postime
    122

    Për: Tulipanët e Hollandës



    Nuk fitohet kupa e botes me kete model loje!
    Ky nuk eshte futbolli i Hollandes....
    Trainerit nuk i ve faj, sepse ben c'te mundet me ate brum lojtaresh qe ka ne dore.

  11. #250
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    De Jong, nje nga shtyllat e mesfushes, nje shkatrrues i pameshirshem aksionesh te kundershtarit, peson demtim te ijës(carje) ne ndeshjen me Meksiken. Sipas stafit mjekesor, ai eshte zyrtarisht jo pjesmarres per pjesen e mbetur te ketij boterori. Nje humbje jo lehte e zevendesueshme!!

    1/4
    Hollande - Kosta Rike
    Une nuk i kam pare as edhe nje ndeshje kostarikasve kete boteror. Ne grupe ata shkelqyen kunder 3 ish-kampiona bote. Ndersa ne 1/8, ndaj grekeve "te sakatosur" ata i'u drejtuan penalltive.
    Mezi po pres t'i shoh tulipansat ne kete takim, reagimin e tyre pas nje paraqitje relativisht te dobet ne raundin e pare me K.O direkt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 02-07-2014 më 21:17

  12. #251

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    De Jong, nje nga shtyllat e mesfushes, nje shkatrrues i pameshirshem aksionesh te kundershtarit, peson demtim te ijës(carje) ne ndeshjen me Meksiken. Sipas stafit mjekesor, ai eshte zyrtarisht jo pjesmarres per pjesen e mbetur te ketij boterori. Nje humbje jo lehte e zevendesueshme!!

    1/4
    Hollande - Kosta Rike
    Une nuk i kam pare as edhe nje ndeshje kostarikasve kete boteror. Ne grupe ata shkelqyen kunder 3 ish-kampiona bote. Ndersa ne 1/8, ndaj grekeve "te sakatosur" ata i'u drejtuan penalltive.
    Mezi po pres t'i shoh tulipansat ne kete takim, reagimin e tyre pas nje paraqitje relativisht te dobet ne raundin e pare me K.O direkt.
    Edhe mua me erdhi keq per De Jong,po jo sepse ka ndonje potencial te jashtezakonshem,me shume sesa nuk ka zevendues per te. Blind qe luan ndonjehere aty,eshte si pa busull,si raketik.
    Kosta Rika do shkrihet,do ti zbertheje Van Gaal.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  13. #252

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Hollanda kualifikohet per ne gjysem-finale ku do perballet me Argjentinen ne daten 9 Korrik ne oren 22.00.
    Hollande 0 (4) - (3) 0 Kosta Rika.

    HUP HOLLAND HUP



    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  14. #253
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Veshtire te zberthesh "fytyren" e vertete te kesaj Hollande te ketij boterori!
    Kunder Kosta Rikes pashe nje Hollande konservatore pertej kufijve te te tolerueshmes, dhe jashtezakonisht te qete pergjate gjithe ndeshjes, per cudi edhe kur kronometri kishte shenuar minuta 115... Nje mbrojtje hermetike qe dirigjonte cdo aksion/mos-aksion drejt portes kundershtare, nje mesfushe "nuhatese" dhe nje sulm te tej varur nga "leshimet"(gabimet) qe mund te benin kostarikasit. Ndersa keta te fundit ishin aq te vemendshem tek kjo ndeshje saqe "mission imposible" per ta ishte frenimi me cdo kusht i cdo aksioni pa arritur zonen e rreptesise! Deri diku i'a arriten, biles ishin aq te fokusuar ne levizjet e portokallinjve saqe te jepnin pershtypjen sikur nuk ju "interesonte" kalimi i mesfushes se tyre, pervecse kur topi luhej(rivihej ne loje) qe nga mbrojtja tulipanse.

    Gjithashtu Hollanda triumfoi "dyfish" tek kjo ndeshje pasi pervecse u kualifikua nga pika e 11-metrshit, nje prej dobesive te tyre te vjetra, ishte perfekte njekohesisht, duke shenuar cdo here!
    Zevendsimi i portierit ne min 120 nga Coach VG ishte mbase "highlight"(s'di si thuhet ne shqip) i gjithe ndeshjes.

    Per gjys-finalen me argjentinasit flasim here tjeter!

  15. #254

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Di Maria humb boterorin dhe nuk do luaje ne ndeshjen kunder Hollandes.Tjeter faktor goxha pozitiv ne krahun tone.
    Uroj te mos perseritet 74-78 kur vajtem 2 here ne finale dhe asnjehere nuk fituam....
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  16. #255

    Për: Tulipanët e Hollandës

    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  17. #256
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Seriali vazhdon... komplet ritransmetim!
    Edhe nje here tjeter, potenciali i Hollandes rezultoi i nen-shfrytezuar per faj te... s'ka drejtim gishti, e pamundur, e gjitha ishte produkt ne grup!
    Sidoqofte, pamvaresisht mos-kalimit ne finale, ne pergjithesi portokallinjte paten nje ecuri relativisht te mire kete kampionat, duke e filluar ne menyren me spektakolare te mundshme ndaj kampioneve te Del Bosque's
    Qofsha gabuar, po fitimi i kupes mbase eshte e thene te mbetet utopi!!
    Tulipansa, shihemi edicionin tjeter, deri atehere koken lart!

    p.s Vura re nje fakt shume interesant(episod i ngjashem dhe ne finalen e 2010 kunder spanjolleve) ne kete gjys-finale! Argjentinasit ne shumicen e faullave/perplasjeve tregoheshin ekzagjerusa te tmerrshem "qyrasha te perbetuar" (teatro kuptohet) perballe Arbitrit, njesoj si taljonet e dikurshem(dmth, profesionistet/baballaret ne ate kategori) ma shpifen, ne kulm! Qe prej atje krijova nje parandjenje qe po synonin te fitonin me ngulm, ne cfaredo lloj menyre te mundshme! Klas pepinoje, ne katror! Lol

  18. #257

    Për: Tulipanët e Hollandës

    Kam besim se ne Euro 2016 France,grupi do jete me i mire formuar. Guus Hiddink eshte trajner i magnitudes se Van Gaal !



    Thank you COACH !



    Ndryshuar për herë të fundit nga BlooD_VenoM : 13-07-2014 më 07:49
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •