Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 166 prej 166

Tema: Katundarizmi

  1. #161
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Njeriu i egėr i qendrės sė Tiranės

    Opinion

    Koloreto Cukali

    Njeriu i egėr i qendrės sė Tiranės
    Tendenca e qytetarit tė sotėm tė Tiranės - atij qė ka njė shkollė dhe njė punė tė mirė, ose tė paktėn njėrėn prej tyre – ėshtė qė tė krijojė njė perde mes vetes e qytetit. Dhe kjo nuk ėshtė e vėshtirė tė arrihet.
    Ne mbyllemi nė shtėpitė tona ose nė zyrat tona, dalim nė rrugė me qėllimin pėr tė hipur sa mė parė nė makinė, zbresim mundėsisht te dera e vendit ku duam tė shkojmė, zyrė apo kafene, aty rrimė vetėm me njė grup njerėzish nė prani tė tė cilėve punojmė tė qetė ose ndjehemi tė mbrojtur. Televizori ėshtė kontakti me botėn qė na rrethon, e kjo na mjafton.

    Njė nga arsyet pse fshihemi ka lidhje me atė qė ndodh fare pranė nesh.

    Qeni qė ngordh pėr ujė

    Ėshtė njė vend, mu nė qendėr tė Tiranės ku lahen makina. Djemtė qė punojnė aty janė nga modeli i atyre qė shkojnė pėr tė punuar (pėr tė larė makina) me kėpucė lustrafin me majė pėrpjetė.

    Njė qen i vogėl i lidhur me zinxhir, qė po thahej pėr ujė vetėm pak metra mė tej nė vendin ku uji ėshtė me shumicė.

    Djemtė qė lajnė makinat vetėm shajnė me fjalė tė ndyra tėrė kohėn, pėr ēdo gjė. Janė nga ai modeli qė edhe kur hanė bukė, shajnė lugėn, pjatėn, karriken, tavolinėn, gjellėn, ēdo gjė qė i rrethon.

    Njė makinė me targa CD, brenda njė ēift kroat, ndaloi pėr tė larė makinėn, ndėrsa gruaja zbriti pėr tė ushqyer qenin.

    Djemtė, filluan komentet e ndyra me zė tė lartė pėr gruan. Kur gruaja iku, dhe nuk kishin punė pėr tė bėrė, filluan tė shanin me fjalėt mė tė ndyra njėri tjetrin, kot, pėr tė shtyrė kohėn. Dhe nuk bėhet fjalė pėr tė bėrė shaka apo batuta banale. Jo, edhe kjo ėshtė tepėr e sofistikuar pėr ta.

    Kėta djem janė egėrsirat e reja tė xhunglės sonė tė re.

    Si lind njė egėrsirė nė xhunglėn shqiptare

    Nė krejt sjelljen e tyre bie nė sy egėrsia, nė komunikim me tė ngjashmin e tyre, me kafshėn, me tė huajt, me punėn e me qytetin.

    Dhe mė e trishtueshmja, ata nuk janė ashtu sepse duan vetė. Ata, as e dinė pse janė ashtu.

    Problemet e tyre fillojnė qė nė bark. Kujdesi e kultura shėndetėsore ndaj nėnės sė tyre mungon. Qė nė bark kanė dėgjuar britmat e ulėrimat nėpėr shtėpi. tė babait, tė vėllezėrve apo tė televizorit.

    Tė ardhur prej provincave, tė parėt e tyre kanė zaptuar njė tokė. Duke pėrfituar nga padija dhe nga etja e tyre pėr tė hedhur rrėnjė diku nė shumė raste dikush ua ka “shitur” tokėn e tjetėr kujt, u ka marrė lekėt, dhe ata me vonesė e kanė kuptuar se i kanė mashtruar. E vetmja zgjidhje e babait tė tyre (deri dje) ka qenė qė tė ruante me pushkė nė tarracė kėdo qė do tė shfaqej pėr t’ia marrė shtėpinė.

    Nė shkollė, njėsoj si mėsuesit e tyre, kanė shkuar me detyrim. Shkollat e tyre janė mė tepėr qendra riedukimi, ku mė i forti “riedukon” mė tė dobėtin. Dhe mė i dobėti rreh tė motrėn, tė ėmėn, bėrtet nėpėr shtėpi qė kur ėshtė 14 vjeē.

    Sigurisht, vjen ndonjė mėsuese qė mendon se do t'i zbusė duke u lexuar Pushkinin. Por ai i tyri nuk ėshtė Hollivud, dhe nuk ka Gangsta’ Paradise. Filozofia e tyre ėshtė “qėngjit tė urtė i ... nėna”.

    Dikur u duhej 1 autobus pėr tė ardhur nė qendėr tė Tiranės. Tani, u duhen tė paktėn 2.

    Ata kanė jetuar nė geton e tyre pa rrugė tė shtruara, pa ujė tė pijshėm, duke vjedhur korrent (babai rri me pushkė mbi tarracė), dhe korrenti u duhet pėr tė parė televizor, ata e kanė njohur botėn pėrmes televizorit. Idhulli i tyre ėshtė Van Dami, i vetmi qė mund tė mbijetojė nė xhunglėn e periferisė. Ata nuk flasin me femra, ndryshe do hanė thika nga familjarėt e vajzave. Ata e identifikojnė dashurinė pėrmes Channel X.

    Mė tė aftėt e xhunglės, u morėn me punė tė pista, e kapėn veten, shkuan nė Londėr. Puna e tyre fulltime ėshtė tė bėjnė xhiro me makinė pėr tė shijuar statusin e tyre. Part time, bėjnė ato punėt e tjera qė u sjellin para.

    Mė tė dobėtit, lajnė makina, dhe presin tė ikin nė Londėr. Qė pastaj tė bėjnė xhiro me makinė dhe ata. Ata janė tė frustruar, sepse me standardet e xhunglės, janė tė dėshtuar. Pa makinė pėr xhiro, pa para, pa dashnore, pa Londėr.

    Nė qendėr tė Tiranės ata zbresin vetėm nė 2-3 festa popullore: 14 Shkurt, 15 mars... Aty ku nuk duken. Aty ku ka turma tė mėdha qytetarėsh janė dhe ata, tė organizuar nė tufa djemsh tė rinj qė vijnė vėrdallė tė etur pėr tė parė femra, pėr tė parė ēifte, pėr tė pirė e bėrė sherre kaposhėsh, pėr tė sulmuar qendrėn si njė tufė karkalecash tė pangrėnė.

    Ata janė njeriu i ri i tranzicionit.

    Ata ngjajnė tė egjėr nė qendėr tė Tiranės. Imagjinojini si do ngjanin nė mes tė Parisit!

    Azapėt

    Faji, sigurisht qė nuk ėshtė i tyri, ėshtė i sistemit.

    Herė pas here, egėrsirat e xhunglės sonė vijnė deri te dera e sistemit tonė. Ngrenė pankarta. Bėrtasin, e mė tė rrallė gjuajnė dhe me gurė. Nė ndonjė rast pėrfitojnė pėr tė marrė edhe ndonjė lek nga organizatorėt. Bėrtasin, por, asnjėherė pėr veten e tyre. Bėrtasin pėr kauzat e tė tjerėve. Identifikojnė armikun tek njė individ i vetėm dhe ēirren me fjalorin e tyre vulgar e tė dhunshėm pėr 20 vjet rresht kundėr tij.

    Tė trajtuar e tė rritur si qytetarė tė dorės sė dytė, pjesėmarrja e tyre nė shoqėri ėshtė vetėm nė rast betejash. Pjesėmarrja e tyre nė politikė, vetėm tribale.

    Ata, janė azapėt e politikės.

    Janė trupa e ērregullt qė pėrdorej nė ushtrinė otomane pėr punėt mė tė rėndomta dhe nė orėn e luftės si mish pėr top.

    Azapėt janė kapitali mė i vyer i ēdo pushteti. Ata nuk kėrkojnė tė drejta, kėrkojnė vetėm hakmarrje pėr gjendjen e tyre. Dhe, bariu i zgjuar mund ta orientojė hakmarrjen e tyre tė verbėr siē do ai e ku do ai.

    Tė rritur nė xhungėl, por xhungla e tyre ėshtė burg. Njė burg prej nga dalin vetėm 2-3 herė nė vit pėr festė, dhe ēdo ditė nė mėngjes pėr nė punė. Njė burg, ku kthehen ēdo pasdite.

    Projektet serioze pėr ta zhdukur njeriun e xhunglės e pėr tė nxjerrė nga ai njė qytetar mungojnė. Fundja, kujt i intereson?

    Pse xhungla e Amazonės zhduket, e jona jo?

    Pėr fatkeqėsinė e tyre dhe fajin tonė, ata janė viktimat e njė sistemi tė padrejtė qė kemi ngritur nė kėta 20 vjet. Njė sistem qė i diskriminon nė arsim, mundėsi punėsimi, argėtim, banim, gjuhė, akses nė ēdo tė mirė shpirtėrore. Ata janė anės dritės, tė paparė.

    Edhe ata do tė donin tė kishin njė perde pėr tė mos parė, por puna i detyron tė shohin jetėn qė bėjnė disa tė tjerė. Makinat e tyre, gratė e tyre.

    Ēdo gjė qė nuk kanė, e shajnė me fjalė tė ndyra. Nxjerrin mllef verbal ndaj ēdo gjėje qė nuk ėshtė e ngjitur pas trupit tė tyre, sepse e tyrja ėshtė vetėm ajo qė kanė nė trup. Ēdo gjė jashtė tyre, ėshtė sistem. Sistem, domethėnė armik.

    Zhdukja e njeriut tė xhunglės sė tranzicionit kėrkon projekte shumė serioze, dhe kohė. Por politika jonė ėshtė jo-serioze, e mbi tė gjitha, e pėrkohshme. Kėrkon njė sistem arsimor tjetėr, mundėsi ekonomike tė tjera, rivitalizim tė periferive, futje tė shpirtėrores atje ku ka vetėm ēimento, ngritje qendrash arti atje ku ka vetėm TV, saē mbi tarracė e Channel X.

    Ata mund tė asimiloheshin pak nga pak nė qytetėrim, por lėngu i qytetėrimit tonė po thahet. Sistemi ėshtė jo-miqėsor me krijesat qytetare. Duhet ēdo ditė pak instinkt xhungle pėr tė mbijetuar. Egėrsia e xhunglės ka kapur ekonominė, administratėn, deri edhe artin. Pėr mbijetesė, duhet tė tregosh dhėmbėt, tė shqyesh e tė shash. Protestoni me vezė mbi njė ndėrtesė partie, po jua mbajti. Ka shkrimtarė qė zihen me grushte pėr punė botimi.

    Mė tė qytetėruarit, tė shkolluarit, tė ndjeshmit, po ikin. Prandaj rrugėt tona janė 2: ose tė ikim, ose tė vemė njė perde mes nesh e jo-qytetėrimit.

    Kthimi tek qeni

    Ka njė qen tė lidhur, tek njė lavazh nė qendėr tė Tiranės. Njė qen, pranė ujit i papirė. Herė pas here, nga njė makinė me targa CD dikush i ēon pėr tė ngrėnė.

    Tendenca e qytetarit tė sotėm tė Tiranės - atij qė ka njė shkollė dhe njė punė tė mirė, ose tė paktėn njėrėn prej tyre – ėshtė qė tė krijojė njė perde. Mė saktė, njė perde mes vetes dhe qytetarit tjetėr tė Tiranės, atij qė nuk ka as shkollė e as ndonjė punė tė mirė. Atij qė vetėm shan.

    Kjo perde nuk e zhduk njeriun e egėr tė qendrės. Mė e pakta, perdja jonė do bėjė qė qeni tė ngordhė nga etja.

    Revista Klan

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    I her I kantar,pri katunve t Tirones po qe ka vleren e cdo katnari t Shqipnis n mos mo teper, zbriti ka katuni e venosi me bo I resme…..ishte pregatit mo ka pikpamja e veshjes e mi t gjitha kishte hek sahatn e dores e kishte vu ke xhepi setres qostekun e sahatit e gyshit t u e kap zinxhirin qe ju varte si mo s miri n gjoks,me I gjylpon .
    E boni resmen t u nejt me I pamje krenare sa rash m tok t u qesh e meqe e kisha mik shpije I bona ca lavderime si e dojte puna e sebepi….
    Pranaj t I lavderoni katunaret sa mo shum….se cfar ndryshimi ka I kantar ka I qytetar?
    Cdo qytetar me banim o me tradite, qe ka qefi o ka halli vehet n pozita t katnarit o katunar…pmv ka llafet e bukura qe mun boj m Internet

  3. #163
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qytetari te mirefillte ka pasur, megjithese ka qene e paket. Shumica e qyteteve kryesore para copetimit te Shqiperise ishin Shkupi, Gjakova, Prizreni, Ulqini, Shkodra, Manastiri, Ohri, Korca, Berati, Gjirokastra, Janina. Keto ishin qytete me mijera apo qindra vite ekzistence, e mjaftueshme per te bere qytetar cdo njeri qe mund te kishte jetuar aty. Por copetimi i shkaterroi keto qytete dhe la pak qytetari brenda Shqiperise Londineze.

    Komunizmi i vuri kazmen pastaj. Thelbi i tij ishte lufta e klasave. Komunizmi asgjesoi qytetarine qe ishte ne ate kohe, dhe ne qytetet e vogla zhduku e burgosi qytetarine, dhe vuri ne pushtet katunare, por kur them katunare, katunare qe la krraben e delet dhe u ul ne zyre te komitetit te partise. Qe nga ajo kohe u zhvillua nje lufte e ashper kundra qytetareve, e cila u ashpersua dhe me teper me ardhjen e "demokracise", sidomos ne qytete te vogla. Qytetet e vogla qe kishin njefare qytetarie, qe megjithese Enveri ua mori pasurine, prape ruajten sjelljet dhe mendesine.

    Por pas 1990 katunaria mori sulm te plote! Grabitje tokash, kercenime, venie dinamiti. Qytetaria kurre nuk mund te konkurronte perballe dinamitit e armes se katunarit. Dhe keshtu shumica filluan te ikin ne ate qe menduan si strehen e fundit te qytetarise, Tirana. Por ishin gabuar. Tirana kishte filluar te pushtohej qe para se qytetaret te mendonin te emigronin nga qytetet e vogla te rretheve. Dhe te zhgenjyer shumica e qytetareve iu drejtua shteteve te BE-se ose amerikes se veriut. Sulmi perfundimtar ndaj qytetarise ne qytetet qendrore te rretheve ishte 1997, kur me arme ndodhi ajo qe nazistet bene ne Kristalnacht. Dyqanet dhe pasuria e qytetareve thyhej, grabitej e digjej nga turmat e katunareve te cilet ishin me qindra dhe ishin te pathyeshem para qytetareve qe numeroheshin me gishta. Pas atij viti ka ndodhur dhe largimi perfundimtar i qytetareve te fundit te mbetur neper rrethe. Disa iken jashte, disa ne Tirane. Ndonje qytetar i pafat dhe i paafte te emigronte ra pre e asimilimit ne rrethe.

    Te vijme ne Tirane. Me gjithe kete emigrim, katunaria dominonte ne raportin ndoshta 5 katunare per 1 qytetare te emigruar aty. Dihej qe lufta per Tiranen ishte e humbur. Katunaret e kishin rrethuar Tiranen si nje brez sovjetik ne Berlin ne 1945, dhe disa nga to, duke bere leke me droge, prostituta, skafe e vjedhje te buxhetit te shtetit, tashme ishin mu ne zemer te Tiranes. Tashme katunaria nuk kishte thjeshte pushke e dinamit, por kishte dhe BMX, pallate luksoze, leke qe i derdhte nga xhepi vetem per te treguar se kishte leke, por prape qyrrat i fshinte me menge, dhe mendonte se e vetmja menyre komunikimi ishte terrori e presioni.

    Pas pushtetit ekonomik katunaria tashme ne shumice derrmuese, mori dhe pushtetin politik. Asgje nuk mund ta ndalte ate me. Dhe keshtu Tirana u kthye ne nje megakatund te madh, ku tek tuk kishte xhepa qytetaresh qe rronin nen friken e katunareve dhe kishin mbetur vetem ata qe nuk mund te emigronin jashte Shqiperise....

  4. #164
    Shqipria e mesme mban rekord per qytetarizem.

    Gjithe jeten e kalojn duke degjuar kengen Osmon Aga dhe Dy dele 300 pare, keto kenge kaq kulturore i shoqerojne 16 ore ne dite pa u lodhur me piken e pare te kazanit. Pika e pare e kazanit eshte poashtu nje kulture e vjeter tradicionale
    Revolution 1848

  5. #165
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Shqipria e mesme mban rekord per qytetarizem.

    Gjithe jeten e kalojn duke degjuar kengen Osmon Aga dhe Dy dele 300 pare, keto kenge kaq kulturore i shoqerojne 16 ore ne dite pa u lodhur me piken e pare te kazanit. Pika e pare e kazanit eshte poashtu nje kulture e vjeter tradicionale
    Mos harro Napolonin plako, se e kina pik te dobet! Ene ska me lale noj gjo se nigjo robi muzike....kur s'ka pune ca me bo
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  6. #166
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Shqipria e mesme mban rekord per qytetarizem.

    Gjithe jeten e kalojn duke degjuar kengen Osmon Aga dhe Dy dele 300 pare, keto kenge kaq kulturore i shoqerojne 16 ore ne dite pa u lodhur me piken e pare te kazanit. Pika e pare e kazanit eshte poashtu nje kulture e vjeter tradicionale
    Per Shqiptaret nuk eshte katundarizmi aq problem, sa eshte kale-trojanizmi qe na ka mberthyer per gryke!

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •