Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 166

Tema: Katundarizmi

  1. #21
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Une habitem o Skrapari autori vetem Salen ka permenduar me mendesi katunare dhe pjesa tjeter jane te gjith te majte, ku e pe ti njeanshmerine e shkrimit?
    pse e pakte te duket ty te permendet Sala. ai eshte simbol i afrimit te shqiptareve me boten perendimore,
    jane pikerisht anti-shqiptaret qe hankohen ne tirane ; na mbyten tropojanet, na mbyten skrapalinjte. ne fakt ne na ka mbyt per 50 vjet komunizmi sllav.

  2. #22
    Ne Shqiperi ne fakt perplasen dy mentalitete, qe jane krijuar shekuj me pare dhe qe nuk po i ndahen as sot e kesaj dite shqiptareve, ai perendimor dhe ai lindor.

    Ndersa konflikti i shtjelluar nga z.Rama eshte ne fakt nje nenkonflikt i te parit dhe si i tille ai eshte i pandashem edhe per nje kohe te gjate.

    Intelektuali doktori i shkencave filozofike Krist Maloku nga Prizreni do te shkruante ne vitet '30:

    Perendimor apo Lindor

    Gazeta "Perpjekja Shqiptare" 1937

    Lindorizma shqiptare eshte nje sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si cdo sistem tjeter jetese, me nje botekuptim te tijen. Si me te paren karakteristike te lindorit shqiptar marrim proverbin e cdo qelepirxhiu te pashpirt: "Haja qenit, pija qenit". Lindori shqiptar i pret te gjitha te mirat per vete - qelepir - nga te tjeret; bota per te eshte nje burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh te cilet ai i shfrytezon me cdo menyre e metode, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyre te ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botes prane nuk njeh kurre lindori shqiptar. Perkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit te perbashket dhe shoqeror dhe ia thith gjakun pa asnje droje e kujdesje. Dhe ne vend qe te turperohet per vepren shkaterrimtare te veten, lindori shqiptar behet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.

    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s'ka cipe qe t'i nxihet. Lindori shqiptar eshte i zoti per te gjitha turpet. Shet babe e nane, besen e nderin e vet, per mos me thane: shpirtin e trupin e vet; vetem e pervetem qe t'i shkoje kungulli mbi uje. Idealet e lindorit shqiptar jane kolltuku e llokma; dhe per t'i siguruar vehtes keto te mira ai perdor cdo mjet: behet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, perparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i forte me te tjere. Porse ne shpirtin e vet eshte Lindori kryekeput rrenimtar, eshte shkaterrues dhe bashkohet me te tjeret si ato ujqt qe vejne se bashku ne pre, por qe e shqyjne shokun e vet kur dobesohet apo plagoset udhes. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, te ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar eshte atdhe per te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytezon; dhe e shfrytezon pa pike turpi, dhimbje e kujdesje.

    Eshte gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nepermjet fese mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jone eshte nje dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thane 600 vjet para se me shkele turku ne Atdheun tone, Shqiperia u be province e Bizantit, nen Leonin III. te quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshem u ngushtuan te gjithe shqiptaret me u nda nga kisha romake (perendimore) e me u fundos nder labirinthet e errta te kishes bizantine (Lindore) te atehereshme. Por s'ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qe u pllakos si nje shpirter i zi, si nje hije murtaje mbi mbare kombin shqiptar. Turqia ka qene trashegimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kesulja e kuqe - nje krijese greko-bizantine - u pranua si nje simbol i atij trashegimi.

    Se c'don me thane shpirt bizantin e di pothuaj secili qe ka lexuar ndopak fletet e historise se kultures. Mjafton te permendet se bizantizmi historik eshte po njelloj me Lindorizmen shqiptare qe u pershkrua me lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lengun asaj bizantizme shkaterrimtare brenda 12 shekujve te kaluar - qysh nga viti 740 - dhe eshte kalbur dalengadale ne trup e ne shpirt te vet, duke iu shprishur kesodore fuqite e tij me te thjeshtat e me fisnike bashke-kombetare. Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri te pervlueme dhe nje besim te pafund ndaj Zotat e qiellit e te tokes, ndaj vendit dhe trashigimit te te Pareve dhe ndaj vllezerve te vet shqiptare. Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qe dridhen edhe sot ne amanetet e pluhurosura te Kanunit te Leke Dukagjinit dhe nder sa e sa tradita malesore-shqiptare lene me kuptuar lartesine shpirterore dhe heroizmen vetflijuese te te Pareve tone dikur.

    Porse te gjitha ato veti te larta e bashke-ndertuese shkuan dem e huq neper hejmin shkaterrues te bizantizmes. Sepse si ne mbareshtrimin shoqeror e politik, d.m.th. nder marredheniet e shqiptarit me shqiptarin dhe nder marredheniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u perhap shpirti bizantin si nje epidemi rrenimtare dhe e deformoi karakterin e drejte te shqiptarit ne nje bolle amorfe.

    Si i tha nenprefekti djalit te ri qe po hynte rishtas kryetar komuneje: "Biro, ato qe ke mesuar ne kurse e libra hidhi menjeane. Po deshe te jesh nje nepunes i mire, te lavdohesh dhe te nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille verdalle nga nje dite ne tjetren, deri sa te merzitet dhe mos i kryej ndonje pune".

    Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja permbahet vetem nder veshje e mbathje evropjane, apo ne te ndejunit plot kotesi neper sallone, apo edhe me kryerjen e ndonje detyre sa per forme e per te rrembyer nje rroge te majme, etj. Perendimorja e vertete tregohet pikesepari ne kryerjen e nje detyre te ndershme, fund e maje per hater te asaj detyre dhe pa qene i shtyre nga zori, nga ndonje deshire e prujtun apo nga shkelqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vertete karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra te renda, jashte detyrave te zakonshme e te domosdoshme. Heroizem s'kerkohet prej askujt, porse lartesia morale e nje perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje te larte, rreth nje ideje qe s'ka pune me kolltuqe apo llokma.

    Detyra e perditshme e nje perendimori eshte: Vepro gjithmone ne nje menyre te atille qe sjellja jote te jete shembull dhe rregull mbarevajtjeje per te gjithe; sillu si njeri i bute me te tjeret, pa hile; pranoje, nderoje dhe cmoje cdo njeri pa qellime dhe prapamendime lindore. Dhe keto te gjitha kerkohen dhe detyrohen tek cdo njeri - i madh a i vogel, pasanik apo i varfer, shkollar apo bilmez - jo neper premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pervetem ne emer te nje njerezimi te lartem, i cili mbeshtetet mbi ato te drejta hyjnore qe kane mbire ne zemren e cdo njeriu pak a shume normal.

    Dhe shpirti fisnik i nje perendimori eshte pikersiht ajo dhimbje meshire dhe flijeplote qe drejtohet kundrejt cdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt cdo njeriu fatmjere, kundrejt cdo populli varfanjak, e me se forti kundrejt kombit te vet ne rrezik.

  3. #23
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Edvin83, po t'prisja!
    Po jo mo Edvin, nuk asht ashtu si thu ti, se ndryshe do ishte tregu bosh, nuk do kishe mundsi ti nerser ne mengjes me ble qumshtin per 100 lek t'qelbura, ngrihet ma heret se ti katunari se ta sjell poshte ballkonit....
    Ohhh shkrimin e kam kuptu aq mir saaa ty s'ta pret menja....

    Arsyja qe un nderhyj ne ket tem esht se ju dhe ta qe e mendojn si juve, shpesh her dhe pa problem fare, na fyni.
    Ku e gjeni at t'drejt juve me emertu fenomene anti-shoqerore me KATUNARIZEM?
    Edhe diēka, kur ju fyni dike pa ju pas borxh, tregon inferioritet(thelloju ēik ktu..)
    O Skender, nuk e di se ku jeton dhe a e sheh realitetin shqiptar. Katunari ne shkrim ishte mentaliteti, ai person katunar mund te kete lindur e rritur ne qytet, por ai prape hedh mbeturina rrugeve, eshte arrogant, batakci, thyen cdo rregull etj etj. Katunar eshte mentaliteti, jo certifikata e banimit. Katunari mbetet katunar edhe kur shkon ne Londer, dhe sapo vjen ne Shqiperi thyen cdo rregull trafiku dhe then qafen.
    Katunaret qe thua ti, nuk punojne me token, sepse token e mbjellim me pallate, ose me hashash kur munden. Qumeshtin katunaret nuk e prodhojne e shesin vete, por e importojne nga jashte. Katunari perdor shtetin dhe ligjet ne interes te vetin, nuk e kupton shume funksionimin e ligjit, por eshte nje person qe per perfitime te veta, do te perdorte cdo gje. Katunari nuk ka bese, nder e ka nje urrejtje apatike ndaj te arsimuarve pasi arsimi eshte armiku nr 1 i sistemit te tij te injorances. Katunari nuk do nje administrate qe funksionon, ai do nje administrate ku fut bashkakatunaret e vet, dhe i urdheron si te doje. Dhe katunaret e tjere jane te kenaqur pasi e dine se kjo administrate eshte dora e vet, dhe dora e tyre nuk vjen per te shkaterruar shtepite qe kane ngritur ne tokat qe zaptojne, bile administrata u thote ndertoni se do t'jua bejme te ligjshme. Shperthimin katunar e ke pare shume mire ne 1997, kur turmat katunare vershonin ne qytete dhe digjnin e grabitnin cdo gje, deri edhe te bulonat e vareset e rrobave ne pronen publike. Katunari e urren pronen publike, per te e gjithe bota duhet te ndahet me gardhe, dhe ne familje qe luftojne perjete per nje cope gardhi. Katunari nuk njeh kufij, do te bente gjithcka per te perfituar, dhe gjithcka do te thote edhe shitjen e motres se vet, vrasjen e vellait te vet. Shkurt, as kafshet nuk krahasohen me keto specie.
    Di nje rast, kur ishin 4 vellezer katunare ne Zvicer, dhe kishin vila gjigande e makina te shumta, dhe keto i gezonin vetem 2 vellezerit e mbetur gjalle, pasi 2 te tjeret ishin marre me droge dhe i kishin vrare, kurse 2 te tjeret gezonin pasurine dhe ishin krenar qe vellezerit e tyre ishin vrare dhe ishin marre me droge. Katunari nuk njeh asnje moral, etike apo vlere e norme.

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    pse e pakte te duket ty te permendet Sala. ai eshte simbol i afrimit te shqiptareve me boten perendimore,
    jane pikerisht anti-shqiptaret qe hankohen ne tirane ; na mbyten tropojanet, na mbyten skrapalinjte. ne fakt ne na ka mbyt per 50 vjet komunizmi sllav.
    Sala eshte simboli i triumfit te katunarizmit ne Shqiperi. Dhe dicka tjeter, BE-ja eshte qytetare, nuk eshte katunare dhe nje shtet katunaresh nuk do t'i bashkohet asnjehere BE-se. As Sala e as Edi nuk e duan futjen e Shqiperise ne BE, dhe megjithese genjejne shqiptaret se dite e nate nuk i ze gjumi per Shqiperine ne BE, ne fakt punojne dite e nate e bashkepunojne me njeri tjetrin qe Shqiperia kurre te mos jete ne BE. BE per ta do te thote fund i pushtetit katunar, fund i crregullsise e kaosit, fund i vjedhjes, bajraktarzmit, dmth fund i tyre.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin

    Tamam ashtu eshte.
    Bile dhe votimet e fundit tregojne qe me shume vota pd i ka ne fshat dhe ne qytet ps.
    Po katunaria shikohet me shume ne administraten shqiptare jane 80% katundare ata qe levizin rroten e shtetit e cila eshte bere shemtire e vertete.
    Imagjinoni cfare ekonomie ka shteti shqiptar ku tatimet, doganat i kane ne dore ekonomistet agrare qe jane projektuar per tjeter vend.
    Albania Uber Alles

  6. #26
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    O Skender, nuk e di se ku jeton dhe a e sheh realitetin shqiptar. Katunari ne shkrim ishte mentaliteti, ai person katunar mund te kete lindur e rritur ne qytet, por ai prape hedh mbeturina rrugeve, eshte arrogant, batakci, thyen cdo rregull etj etj. Katunar eshte mentaliteti, jo certifikata e banimit. Katunari mbetet katunar edhe kur shkon ne Londer, dhe sapo vjen ne Shqiperi thyen cdo rregull trafiku dhe then qafen.
    Katunaret qe thua ti, nuk punojne me token, sepse token e mbjellim me pallate, ose me hashash kur munden. Qumeshtin katunaret nuk e prodhojne e shesin vete, por e importojne nga jashte. Katunari perdor shtetin dhe ligjet ne interes te vetin, nuk e kupton shume funksionimin e ligjit, por eshte nje person qe per perfitime te veta, do te perdorte cdo gje. Katunari nuk ka bese, nder e ka nje urrejtje apatike ndaj te arsimuarve pasi arsimi eshte armiku nr 1 i sistemit te tij te injorances. Katunari nuk do nje administrate qe funksionon, ai do nje administrate ku fut bashkakatunaret e vet, dhe i urdheron si te doje. Dhe katunaret e tjere jane te kenaqur pasi e dine se kjo administrate eshte dora e vet, dhe dora e tyre nuk vjen per te shkaterruar shtepite qe kane ngritur ne tokat qe zaptojne, bile administrata u thote ndertoni se do t'jua bejme te ligjshme. Shperthimin katunar e ke pare shume mire ne 1997, kur turmat katunare vershonin ne qytete dhe digjnin e grabitnin cdo gje, deri edhe te bulonat e vareset e rrobave ne pronen publike. Katunari e urren pronen publike, per te e gjithe bota duhet te ndahet me gardhe, dhe ne familje qe luftojne perjete per nje cope gardhi. Katunari nuk njeh kufij, do te bente gjithcka per te perfituar, dhe gjithcka do te thote edhe shitjen e motres se vet, vrasjen e vellait te vet. Shkurt, as kafshet nuk krahasohen me keto specie.
    Di nje rast, kur ishin 4 vellezer katunare ne Zvicer, dhe kishin vila gjigande e makina te shumta, dhe keto i gezonin vetem 2 vellezerit e mbetur gjalle, pasi 2 te tjeret ishin marre me droge dhe i kishin vrare, kurse 2 te tjeret gezonin pasurine dhe ishin krenar qe vellezerit e tyre ishin vrare dhe ishin marre me droge. Katunari nuk njeh asnje moral, etike apo vlere e norme.
    Edvin83, pershnetje!
    Zgjodha te flisja me ty, me mendimin qe mund t'flasim n'mnyr t'moderume, por me ket qe ke shkrujt me siper m'zhgenjeve....
    Nese don shembuj per ate qe ndodhet pas fasades t'bashkqytetarve t'tuj mjafton t'besh nje xhiro neper administrata, ku gjen hajduter-t'babzitur-t'pamoralshem-krimineler........me tonelata, dhe jan t'gjith me universitete.....sepse s'me ka rastis akoma qe ne nje administrat shtetrore (dogana, tatime, bashki...) t'dal pa me "grabit"....
    Ne ne fshat kena hajduta nate, qe vjedhin noj shalqi, domate por po i zune ehhhh.......kurse ju keni "hajduta dite t'shkollum dhe t'liēensum" qe t'grabisin me zor e s'ke ēa i ban...

    Mbaroi epoka kur lopen e kullos un, e qumshtin e pin ti, or tunxh.....se ktu qendron yēi, dhe jo ne ato pallavrat me kos qe flitni ktu.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #27
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Skender, po te drejtohem me respekt dhe pa dashur te te fyej.....

    Shkrimi eshte paksa filozofik dhe nuk duhet marre shabllon. Lexoje mire dhe me kujdes, nuk eshte fare ajo qe thua ti... Edvini ka te drejte...

    Nese arrin dikush ta kuptoj kte shkrim dhe ta vlersoj, atehere megjithmend qe ai ka bere nje hap para drejt qyteterimit

    Qe ta kuptosh qe autori nuk ka dashur fare qe te beje krahasimin midis qytetarit te mirfillt dhe katundarit te mirfillt, te mjafton vetem nje shprehje e tij gjate gjith teksit e le te tjerat:

    Ketu e ka fjalen per qytetaret e brezit te dyte apo te trete qe prap kane mendesi katundari.
    Morrison, pershnetje!
    Kuptoj mir ate qe don t'thush ti, por shkrimi nuk ka ket qellim.....jo zotri
    Me t'vertet qe shkrimi ne origjin asht folozofik, por autori e ka deformu per qellim tjeter....
    Qe t'flasim per ate kuptim qe thu ti jam shum dakort, por me shkrimet e Edvinit83 me shok(qe gjithsesi perfaqsojn veten e tyne dhe jo t'gjith qytetart......) mendoj se s'ka ardh koha akoma.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Edvin83, pershnetje!
    Zgjodha te flisja me ty, me mendimin qe mund t'flasim n'mnyr t'moderume, por me ket qe ke shkrujt me siper m'zhgenjeve....
    Nese don shembuj per ate qe ndodhet pas fasades t'bashkqytetarve t'tuj mjafton t'besh nje xhiro neper administrata, ku gjen hajduter-t'babzitur-t'pamoralshem-krimineler........me tonelata, dhe jan t'gjith me universitete.....sepse s'me ka rastis akoma qe ne nje administrat shtetrore (dogana, tatime, bashki...) t'dal pa me "grabit"....
    Ne ne fshat kena hajduta nate, qe vjedhin noj shalqi, domate por po i zune ehhhh.......kurse ju keni "hajduta dite t'shkollum dhe t'liēensum" qe t'grabisin me zor e s'ke ēa i ban...
    Mbaroi epoka kur lopen e kullos un, e qumshtin e pin ti, or tunxh.....se ktu qendron yēi, dhe jo ne ato pallavrat me kos qe flitni ktu.
    Prape nuk e kupton qe nuk e kupton thelbin e shkrimit...KATUNAR eshte mentaliteti, dhe jo vendlindja apo vendbanimi. Une ne administrate rralle kam pa ndonje qytetar, dhe edhe ata qe kane qene i kane hequr me kohe. Dhe katunar me universitet? Me universitet shqiptar ndoshta, por universitet tamam sic jane ne BE e SHBA, nuk besoj. Une ta shpjegova se ca eshte katunari, por ti nuk po e kupton.

  9. #29
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    kete video sa per te qeshur pak meqe behet fjale per katunare.......

    Persa i perket temes , doja te dija se:
    Cilat jane kriteret qe duhet te perbushen per te qene katundar
    Prape nuk e kupton qe nuk e kupton thelbin e shkrimit...KATUNAR eshte mentaliteti, dhe jo vendlindja apo vendbanimi. Une ne administrate rralle kam pa ndonje qytetar, dhe edhe ata qe kane qene i kane hequr me kohe.
    a ke ndonje emer nga ata qe kane qene qe ta marim si pike referimi?????????

  10. #30
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Menyra se si e trajton shkrimi nuk atakon kotestin e mirnjohur "Katundar dhe Qytatar", mirpo e trajton Katundarizmin si lloj sistemi jete, metodologjie ne udheheqje apo organizim i cili dallon nga qytetarizmi sikur qe dallon Fshati prej Qytetit, qoft ne baze te rrjetit urban, administrata dhe ne shum fusha tjera organizative.

    D.m.th menyra se si udhehiqet dhe menagjohet jeta qoft politike apo administrative ne shqipri apo ne kosove, gjason me te metat e nje sistemi jo te zhivlluar te nje fshati, Shembull: Fshati nuk funksionon ne ate menyre si qyteti, per faktin se mungon organizimi komunal dhe poashtu mungojn shum mekanizma tjere qe i ka qyteti.

    Keshtu qe shkrimi si shkrim eshte pak filozofik, mirpo i qelluar per rastin ne fjal.

    Ndersa eleminoni mendimin se artikulli ne fjal ka tendenca per diqka kunder katundareve, por thjesht ben fjal per funksionalizmin si sistem qe eshte i varfer poaq sa katundarizmi qe absolutikisht i ka te metat e tij evidente.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •