Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 166

Tema: Katundarizmi

  1. #1

    Katundarizmi

    Katundarizmi

    Shinasi A.Rama

    05/06/2010

    Problemi i mendėsisė katundare si sėmundja e politikės bashkėkohore shqiptare


    Nė Prolegomenon-in e tij tė famshėm, Al Mukaddima, mendimtari i shquar arab i shekullit te 14-tė, Ibn Khaldun paraqet njė teori ciklike tė konfliktit shoqėror tė bazuar nė pėrplasjen midis qytetėrimit e barbarizmit. Nė thelb, teoria e tij thotė se barbarėt (ne rastin e tij beduinėt qė vijnė nga shkretėtira) pushtojnė zonat e urbanizuara qė tashmė janė tė sofistikuara, por qė janė tė zhytura nė degjenerim.


    Barbaret i rivitalizojnė kėto qendra, e rindėrtojnė shtetin, mirėpo, pėr tre-katėr breza edhe ato vetė degjenerohen e bėhen tė pazotėt pėr tė mbajtur pushtetin. Barbarėt e rinj vijnė nga shkretėtira e i pushtojnė qytetet, tė frymėzuar natyrisht nga feja e re apo nga interpretimi i ri i fesė qė ato kėrkojnė tė ripėrtėrihet.


    Barbarėt (katundarėt e malokėt e shkretėtirės) fitojnė, sepse kanė kurajė, guxim, vlera e mbi tė gjitha sepse pėr tė jetuar nė shkretinė ato kanė zhvilluar lidhjet e fuqishme tribale e tė gjakut dhe kur e pėrdorin fenė ia arrijnė tė krijojnė kohezionin e nevojshėm e masėn kritike pėr tė marrė kontrollin e shtetit.


    Si do tė vėrtetohej apo falsifikohej kjo teori nė rastin e shtetit shqiptar? Njė aplikim sipėrfaqėsor i teorisė sė Ibn Khaldun nė rastin shqiptar do tė paraqitej kėshtu... Ēdo tre-katėr breza njė masė katundarėsh tė etur pėr prona e pasuri e turma malėsoresh heroike te lidhur nė forma tribale apo me njė ideologji tė caktuar tė drejtuar nga njė grup individėsh qė kėrkojnė pushtet merr me force kontrollin e shtetit, zhvendos parinė e vjetėr dhe e vė shtetin nė shėrbim tė kėtij grupi.


    Ndėrsa katundarėt nxjerrin kunjat e vjetėr nė nivelin e katundit me bashkėkatundarėt e tyre respektivė, e natyrisht grabisin vrasin e vjedhin ēka iu del pėrpara, nė emėr tė barazisė e tė ligjit tė mė tė fortit, dalėngadalė paria e asaj mase njerėzish sofistikohet dhe fillon me e pėrdorė shtetin pėr qėllimet e veta, por edhe duke ndjekur logjikėn e forcimit tė shtetit.


    Brezi i parė e mban pushtetin me forcė dhe i kthen katundarėt nė vendin e tyre dhe bėn shtetin shtet efektiv. Brezi i dytė i saji bėhet politik dhe sundon me dinakėri e zgjuarsi duke pėrdoruar monopolin e dijes e rrjetin e lidhjeve qė e bėjnė tė pazėvendėsueshėm e legjitim nė sajė tė brezit tė parė. Brezi i tretė bėhet artistik dhe kėta i harrojnė origjinat e veta maloke e katundare e sinqerisht besojnė se janė kryeqytetas tė vėrtetė.


    Nė vijim, brezi i katėrt, i degjeneruar e i zvetėnuar, ėshtė kozmopolit, i prirur pėr qejfe dhe i pazoti tė sundojė. Nė kėtė pikė, vėrshon njė masė tjetėr malokėsh e katundarėsh qė i zhvendos edhe kėto pjesėtarė tė parisė. Kėshtu, cikli fillon prej fillimit me tribu tė reja sunduese e me njė ideologji tė re, gjithnjė nė dukje, por vetėm nė dukje ama, nė shėrbim tė interesit tė katundarėve e tė malokėve tė radhės, sepse fitimtare gjithmonė ėshtė paria.


    Mirėpo, nė rastin shqiptar pėrvojat tona tregojnė se kjo teori nuk ėshtė e aplikueshme apo e vėrtetueshme. Nga njė anė, nė njė shekull qė e kemi pasur shtetin e pavarur ne i kemi ndėrruar paritė sunduese shumė shpesh e asnjeri grup nuk ka ndenjur nė kontroll tė shtetit mė shumė se dy breza, pa u persekutuar me rrėnjė e me degė nga fituesit e radhės.


    Nga ana tjetėr, struktura e veēantė e organizimit tonė shoqėror ka ēuar nė formėsimin e disa paradokseve unike shqiptare. Pėrfundimi kryesor ėshtė se nė vend qė tė ndėrtojė shtetin, qoftė edhe nė shėrbim tė vet, paria sunduese e radhės ėshtė treguar po aq, nė mos mė shumė e katundarizuar se vetė katundarėt.


    Ky ėshtė paradoksi i vėrtetė i politikės shqiptare. Teoria ciklike e Ibn Khaldun nuk ėshtė e aplikueshme nė rastin shqiptar pėr shkak se shoqėria shqiptare e mbi tė gjitha, paria sunduese ka mbetur pre e mendėsisė katundare qė nuk i lejon shqiptarėt pėr me ba shtetin qė duhet.


    KATUNDI SI FORMA MĖ E PĖRHAPUR E ORGANIZMIT TĖ SHOQĖRISĖ SHQIPTARE

    Katundi ka qenė forma mė e pėrhapur e organizmit tė shoqėrisė shqiptare dhe ka mbetur si e tillė edhe sot.


    Nė parantezė, nėse ka ndonjė gjė qė mund tė thuhet lidhur me shqiptarėt si komb ėshtė se historikisht, nė grup ose veē e veē, shqiptarėt, kudo qė kanė jetuar, nė katund apo nė kryeqytetet e perandorive shumė prej tyre e kanė provuar veten si njerėz tė lirė, tė aftė, tė zgjuar, krijues e mbi tė gjitha, si njerėz qė kanė ditur tė krijojnė shtete e tė mėsojnė edhe tė tjerėt se si tė bėjnė shtete e perandori.


    Ky ėshtė njė kontribut historik qė sado poshtė tė bien shqiptarėt si komb, edhe po tė shkojnė mė keq se sa janė tash, askush nuk mundet qė t'ua heqė.


    Mirėpo, duhet theksuar se nga tė gjithė figurat qė iu bėjnė nder shqiptarėve nė historinė e tyre, shumica e kanė rrėnjėn nė njė nga katundet e panumėrta tė trojeve shqiptare. Ashtu ishin kohėt, katundi shqiptar, i madh apo i vogėl, ishte djepi qė lindi figura madhore tė historisė e tė mendimit politik shoqėror e kulturor tė shteteve ku ishin tė pėrfshirė edhe shqiptarėt.


    Kėshtu, Mustafa Kocibej, Volteri i Lindjes, ishte nga Mborja, Frang Bardhi ishte nga Nėnshati, Pjeter Bogdani nga Hasi i Thatė, Shemsedin Samiu ishte nga Frashėri, Arkitekt Sinani ishte nga Bicaj i Kukėsit, Gjergj Fishta nga Fishta, Binak Alia nga Krasniqja, Sefe Kosharja nga Kosharja, Petro Nini Luarasi nga Luarasi pa numėruar kėtu figurat politike si Skėnderbeu nga Kastrioti, Iljaz Mirahori nga Panariti, Ajaz Pasha nga Himara, Qyprilijte nga Rroshniku i Beratit, Ismail Pashe Velabishti nga Velabishti, Bushatlinjtė nga Kosmaēi, Anastas Kullurioti nga Salamina, Mustafa Pashė Bajraktarin qė ishte po nga Mborja e Korēės, Mehmet Ali Pasha ishte nga njė katund afėr Mesares, Ahmet Zogu nga Burgajeti, Bajram Curri nga Malesia e Gjakoves, Fan Noli nga Ibrik Tepe, Isa Boletini nga Boletini, Lleshi i Zi prej Oroshit e mė radhė.


    Mund tė thuhet pa frikė se nuk ka njė katund tė banuar me shqiptarė qė nuk e ka njė figurė tė njohur qė ka lėnė gjurmė nė histori. Historia e shqiptareve ėshtė historia e katundarėve fisnikė, me largpamėsi, menēuri, aftėsi tė rralla, dinjitet e zotėsi shtetformuese qė i ėshtė imponuar botės.


    E jo vetėm nė politikė. Mund tė thuhet pa frikė se katundari shqiptar ka kenė figurė me interes e historisė shqiptare edhe nė fushėn kulturore, qoftė kur ka kenė Hasan Zyko Kamberi nga Leskoviku apo Nezimi i Frakulles, Mulla Hysen Dobraēi nga Dobraēi, Shemsedin Samiu nga Frashėri apo Dritėro Agolli prej Menkulasit.


    Mirėpo, duhet thėnė se nė historinė shqiptare, natyrisht qė ka edhe shumė katundarė qė kanė bėrė dėm sa s'thuhet si bie fjala, Haxhi Qamili nga Sharra, Lale Krosi prej Klosit, Mehmet Shehu nga Corrushi, Hysni Kapo nga Tragjasi, Gramoz Pashko nga Vodica, Pjeter Arbnori prej Shirokės, e shumė e shumė katundarė e stėrnipa katundarėsh tė tjerė qė kanė lėnė emėr shumė tė diskutueshėm nė jetėn politike shqiptare.


    Si fillim duhet thėnė se nė tė gjithė i njohim dhe i dimė origjinat tona katundare, pavarėsisht kur jemi shkėputur prej katundit, 15 breza mė parė apo vetėm dy-tre breza me parė. Kur nuk e pranojmė nė vete na e tregojnė mbiemrat, sidomos ato qė u ndėrruan gjatė kohės se Enver Hoxhės e qė askush nuk do t'i pėrmendė.


    Kur nuk na e tregojnė mbiemrat na e tregojnė njerėzit qė japin intervistat pėr familjet ku nuk munden me shkue as tre-katėr breza ma larg pa ndeshė stėrgjyshėr qė kanė kenė katundarė e bir katundarit. Shembulli ma i mirė i ilustrimit tė origjinave tona katundare ishte mbledhja e familjeve "fisnike e aristokrate" qė u bė nė Tiranė do vjet mė parė, ku shumica dėrrmuese ishin trashėgimtarėt e rreshpereve, esnafeve e bakallave tė dikurshėm.


    Pėr kėtė arsye, d.m.th., qė origjinat i kemi nė katunde, nuk duhet tė habitemi aspak qė nė krye tė politikės shqiptare edhe sot e gjithė ditėn janė kryesisht njerėz, familjet e tė cilėve kanė jetuar nė lagjet paksa jashtė qyteteve, disa qė e lanė dajren e vunė paren, disa tė tjerė qė blenė pasuritė e zotnive tė tyne, por mbi tė gjitha katundarėt e stėrnipat e katundarėve qė e morėn pronėn me pushkė nė dorė, qoftė si jeniēerė, si bashibozukė, si redife, si xhandarė, si partizanė, apo si antikomunistė.


    Edhe sot, realiteti shqiptar, e jo vetėm nė shtetin shqiptar, ėshtė se partitė kryesore e shteti drejtohen nga katundarė, sado tė fisėm, por katundarė gjithsesi, qė nuk i kalojnė dy breza nė zona urbane: Gramoz Ruci e Valentina Leskaj vijnė nga Salaria e Tepelenės, Salih Berisha vjen nga Vicidoli i Tropojės, Ilir Meta vjen nga Skrapari, Fatos Nano nga Lunxheria, Skender Gjinushi nga Kurveleshi, Sabri Godo nga Delvina, pa llogaritur tė tjerėt qė nuk duan tė tregojnė se ēfarė janė thjesht sepse nuk e dinė a janė shqiptarė, ēobanė, komitaxhi, palikaris, konjarė apo jeniēerė, sepse as vetė nuk e dinė se prej ēfarė ēorbe janė, e kėshtu me radhė.


    Duhet pranuar se kur vjen puna me e ba biografinė e vet, dhe pėr kėtė i kemi biografitė qė kanė lėnė nė Arkivin e PPSH-sė kur kanė qenė anėtarė partie, tre breza e poshtė tė gjithė liderėt tanė dalin katundarė, anipse disa shiten me klas, mbahen me pozitė e mė mbėshtetje politike tė fuqishme apo i bien kitarės e flasin shtatė gjuhė tė huaja.


    Si edhe e thashė edhe mė lart, nuk ka rėndėsi se janė katundarė. Katundarė jemi tė gjithė. E pėrkundėr vulgarizmit nė shtyp, e thashethemnajės sė Tiranės, problemi nuk shtrohet se erdhėn katundaret e na zunė tokat apo na morėn shtetin.


    Nė njė farė mėnyre ėshtė qesharake tė dėgjosh katundarėt e malokėt qė erdhėn nga Jugu nė Tiranė e nė qytete tė tjera nė vitin 1945 tė ankohen me sinqeritet tė pastėr pėr katundarėt e malokėt qė erdhėn nė Tiranė e ne rrethe tė tjera pas vitit 1991.


    Shteti shqiptar ėshtė i tė gjithė katundarėve e malokėve dhe askush nuk ka mė shumė tė drejta apo qė ta ndiejė veten superior ndaj tė tjerėve. Para shtetit e ligjit duhet tė jemi tė gjithė tė barabartė, si katundarėt e rinj ashtu edhe tė vjetrit.


    Problemi ėshtė se edhe pse kėto i kanė ikur katundit, nuk ka ike katundi prej tyre.


    Problemi ėshtė se mendėsia e tyre katundare, e acaruar edhe nga jeta e gjatė dhe vėshtirė nė konvikte, me njė rriskė buke tė zezė, me shtatė lekė marmelatė fiku, e me ēaj pa sheqer, si dhe pėrvojat ēnderuese e ēnjerėzore nė mjerimin e sistemit tė kaluar qė synonin me i kthye nė vegla tė pashpirt tė sistemit, kanė pėrcaktuar e pėrcaktojnė sjelljen e tyre edhe nė politikėn e sotme.


    Me i ra shkurt, problemi themelor i politikes sė sotme shqiptare ėshtė sundimi i pakundėrshtuar i mendėsisė katundare qysh nga fshatrat mė tė humbur tė majave tė thepisura tė Toskėrisė e Gegėrisė deri nė zemėr tė institucioneve shtetėrore tė drejtuara prej katundarėve qė nuk kanė njė pikė ndjenjė kombėtare e njerėzore dhe qė e urrejnė popullin e vet. Si duhet kuptuar kjo gjė?


    PARADOKSI I SUNDIMIT TĖ MENDĖSISĖ KATUNDARE NĖ POLITIKĖN SHQIPTARE


    Duke e qėmtuar me vėmendje origjinėn e kėtij paradoksi, si edhe e thashė mė lart, historikisht katundi ka qenė e mbetet strukturė shumė e fuqishme e sunduese nė shoqėritė e nė politikėn shqiptare.


    Qytetet e vėrteta si qendra politike, kulturore e rrezatimi vlerash e mendėsie shtetare kanė qenė tė pakta, e kėtu mund tė pėrmenden Shkodra, Peja, Gjakova, Prizreni, Shkupi, Berati dhe Janina. Po ashtu, perandoritė me tė cilat shqiptarėt kanė qenė tė lidhur i kanė pasur qendrat larg, qytetet ku ka qenė pėrqendruar fuqia politike kanė qenė mė shumė qendra transiti e udhėkryqe, ku familjet sunduese nuk kanė zgjatur mė shumė se tre-katėr breza.


    Shumica e tyre kanė qenė tė lidhura mė shumė me qendrėn e perandorisė se sa me katundet rreth e rrotull qė i sundonin nė emėr tė asaj perandorie. Bile, edhe kur ato familje tė lidhura si me qendrėn e perandorisė ashtu edhe me shoqėrinė e katundarėve e malokėve tė krahinės, pra edhe kur kanė pasur rrėnjė e mbėshtetje nė shoqėrinė e kohės, ato kanė ndenjur nė katunde.


    E nė fakt, nė Toskėri, katunde si Berzhita, Kėlcyra, Frashėri apo Libohova kanė pasur mė shumė pushtet, kultivim mendėsie shtetare e influence se sa qytetet vetė si bie fjala, Gjirokastra qė ka qenė e mbushur me duaxhijt e derės sė Asllanpashallinjve, aq sa pėr 50 vjet u sundua me dorė tė hekurt prej njė gjeorgjiani tė adaptuar si Javer Hurshit.


    Pėr mė tepėr, qytetet e tilla kanė qenė shpesh qendra tė sunduara e tė populluara nga tė huajt, e shpesh nuk kanė qenė gjė tjetėr, por katunde tė shtrira e mė tė populluara ku njė pjesė e mirė tė ardhurave tė familjes vinte nga bahēja e shtėpisė.


    Po ashtu, prej krijimit tė shtetit e deri tani, paritė e vjetra tė lidhura me perandorinė ishin pa rrėnjė tė thella nė popull. Kėshtu, paritė me influencė, edhe kur ishin nga familje qytetare apo me pare, qofshin nga shtresat tregtare e reshperė myslimanė, bektashianė, katolikė apo ortodoksė, ato ishin e u bėnė edhe mė tė katundarizuar se ndjekėsit e tyre.


    Pavarėsisht pareve e formimit sipėrfaqėsor kulturor, edhe kur e luajtėn rolin kryesor nė politikėn shqiptare ato e luajtėn si katundarė tė sofistikuar.


    Pėr mė keq, pėr tė ndenjur nė majė tė pirgut tė politikės ato nuk lanė gjė pa bėrė, e tė mos harrojnė qė shumė u shkartisen me katundaret fitimtare tė radhės duke u kthye indirekt nė origjinat e tyre katundare.

    Po ashtu, duhet mbajtur nė mend se cikli i zėvendėsimit tė parive ka kenė i tillė, qė asnjė pari sunduese nuk ka zgjatur mė shumė se dy breza.


    Pėr ta pėrsėritur argumentin, edhe kur kanė sunduar mė shumė se dy breza, paritė sunduese kanė rėnė pre e katundit dhe kanė sunduar si nė katund, me njė fjalė, lufta politike ėshtė zhvilluar pėr tė kontrolluar katundarėt e vet besnike, e jo pėr t'i transformuar nė shtetas e qytetarė tė lidhur me shtetin.


    Pėrjashtim bėn deri diku periudha e sistemit tė partisė shtet, por me dėshtimin e vet ekonomik e politik, edhe ai sistem pėrfundoi nė njė luftė tė mundimshme pėr tė kontrolluar katundarėt. Paria dhe shteti u sollėn si katundarė tė vėrtetė.

    Pra, me gjithė pėrjashtimet, me shumė shmangie tė pėrkohshme nga norma, mendėsia katundare ka kenė sunduese edhe nė krye tė partisė shtet, udhėheqja kryesore e tė cilit pėrbėhej nė masė tė konsiderueshme nga katundarė safi.


    Edhe kur nuk ishin katundarė, influencat pas tyre ishin thellėsisht katundarė nė mendėsi, qoftė pėrmes grave, pėrmes rrethit shoqėror, strukturave politike-shoqėrore apo edhe vetė traditės sunduese.


    Instrumenti pėrmes tė cilės ėshtė arritur mobilizimi e sundimi i masave katundare, malokė e fshatarė ka qenė manipulimi i paskrupullt i mendėsisė katundare e ushqimi i saj pėrmes tė gjitha mjeteve e mėnyrave tė mundshme derisa ėshtė bėrė mendėsia sunduese ndėr shqiptarėt.


    Prandaj sėmundja e katundarizimit mbetet sėmundja kryesore e politikės sė sotme shqiptare. Shkaku kryesor i lėngatės ku jemi ėshtė paria e Tiranės, por instrumenti i saj i preferuar ėshtė mendėsia katundare e shoqėrisė shqiptare, si pasojė e sė cilės edhe shoqėria ka rėnė viktimė e mendėsisė sė vet dhe po ecet sipas parimit se e keqja nuk ka fund e nuk po merret vesh se ku ėshtė fundi.


    PERKUFIZIMI I KATUNDARIT DHE I MENDESISE KATUNDARE


    Me e thane shkurt, katundari eshte ai person shoqeror i cili merret me prodhimin e vogel bujqesor e blegtoral, me ndihmen e pjestareve te familjes per te sigurue mbijetesen e vet e per te permbushur detyrimet qe ka karshi parise qe kontrollon pushtetin politik e ekonomik.


    Pra katundari eshte i lidhur me token, e me pronen, kjo lidhje percakton edhe ndarjen e punes, format e pronesise, rolet e funksionet e pjestareve te familjes, nivelin e larte te solidaritetit, strukturen e katundit, marredheniet midis katundareve, por edhe midis katudnareve e pasunareve, e katundareve e shtetit e parise sunduese. Lidhja e katundarit me shtetin eshte komplekse.


    Ajo qe Richard Pipes (1977) thote per muzhikun rus eshte e aplikueshme ne te gjitha kontekstet e katundareve, " dinakeria dhe perdorimi i forces garantojne mbijetesen: katundari perdor dinakerine kur eshte i pafuqishem dhe dinakerine me forcen kur eshte i fuqishem."


    Bota e vertete e katundarit eshte katundi. Prandaj armiku i tij nuk eshte shteti qe eshte larg apo paria qe prej katundit jane te paluftueshme, armiku eshte katundari tjeter qe nuk pajtohet me te per interesa materiale.


    Me kene katundar eshte nje menyre jetese, eshte edhe nje mendesi e dikujt qe nuk iken dot prej botes se vet te vogel. Katundaret jane shume racionale, edhe pse njerezve iu duket se nuk jane, por ato gjithmone mendojne me se pari per pronen e per veten e tyre.


    E kur te vihet kjo ne qender te analizes shihet se shteti e paria qe kerkon e merr produktet e punes se tyre jane armiq per vdekje. Mirepo per shkak se katundari eshte i lidhur me token e bagetine, praktikisht eshte i ngujuar ne pronen e vet, peng i prones se vet, atij i duhet me dhane e me marre me shtetin e me parine nga pozita te nenshtruara.


    Prandaj, edhe kur shteti sillet ne menyren me te ndyre qe mundet me u ba, katundari nuk merret me shtetin por me katundarin tjeter. Keshtu kur ndodhi tufezimi, katundaret nuk u turren me mbrojte njeni tjetrin por me ia fute njeni tjetrit.


    Kur ndodhi grabitja e madhe e tokave e pronave, katundaret nuk u turren me mbrojte shtetin e pronen e te gjitheve por secili e lypi ate ngastren e vet pese dynymshe dhe ne midis te saj ndertoi keshtjellen e familjes, nje shtepi me shtate flamure e me model zveceran apo gjerman, me rrugen dhe banjon e shtruar me mermer.


    Mendesia katundare shihet qarte kur rruga publike pergjate ketyre pallateve ne midis te tokes se bukes eshte e mbushur me plehra e me gjithfare rreziqesh per vete katundaret.


    Por lidhja me pronen, nyja e kerthizes e mendesise katundare eshte edhe pika kyce ne te cilen duhet te perqendrohemi. Katundari qe mendon vec per pronen e vet, e pranon si te natyrshme sjelljen e parise se Tiranes qe vec vjedh e grabit.


    Te gjithe mendojne se kjo eshte ne rregull. Pavaresisht se argumentet qe paraqiten jane 'tregu i lire,' 'krijimi i borgjezise,' 'vendosja e kapitalizmit' etj., ne thelb te gjithe palet bien dakord se parimi 'bjeri i forti te ligut' eshte sjellje normale. Forcimi e shtimi i prones eshte ne zemer te mendesise katundare. Pasaniket nuk munden me kene gabim. Ndryshe si do te kishin munde me i vue paret?


    Edhe kur duhet me denue dikend, ai denohet kur nuk respekton normat e vendosura ne katund, d.m.th., kur kapet me presh ne duar.


    Po u kape mbarove e hupe dinjitetin dhe dinjiteti eshte gjithcka, bile shume ma i randsishem se prona. Prona e dinjiteti jane dy gjana per te cilat katundari nuk te fal. E dinjiteti eshte i lidhur me poshterimin ne te shkuaren, se askush nuk e din se cka me e gjete ne te ardhmen.


    Prandaj partite tona politike e paria e Tiranes munden me i mobilizue lehtesisht katundaret e maloket sepse te gjithe paleve ua kujtojne kohen kur kane qene ose sundues ose te persekutuar. ky eshte kali qe duan te kalerojne te dy segmentet e parise sa here qe kane perplasje e zgjedhje. se bashku me lejimin e vjedhjes e te korrupsionit, gerricja e plages se poshterimit eshte celesi i suksesit te parise.


    Frika e dyfishte e humbjes se prones e te dinjitetit i mban katundaret te lidhur me parine. Per sa kohe qe paria i len me vjedhe e me grabite, me ndertue pa leje, mos me pague taksat, mos me krye detyrimet qytetare e shteterore, sa kohe qe i len me i zgjidhe te gjithe hallet e problemet e tyne ne menyre private e ne nivelin e katundit, punet jane mire. Faji i piramidave ishte faji i atyne qe vune paret 'dhe e hangren' se 'vete e paten fajin.'


    Ato qe perfituan prej interesave, 'ishin te zotet, bravo ju qofte.' Sa per qeveritaret, 'fajin e paten vete.' Katundaret gjithmone e gjejne nje menyre qe me u armiqesue me njeni-tjetrin por kurre me ato qe sundojne e qe nuk lajne gja pa ba ne kurriz te tyne. Njeriu e din se po sillet si katundar atehere kur e din se paria po ta punon e prape nuk b'zan por e mbeshtet.


    Gjithkush e din se po sillet si katundar kur dikush nga paria flet per integrimin europian, heqjen e vizave, rritjen me te larte ekonomike ne bote, popullin e lumtur, i fut njerezit ne greve urie, shan cecenet e maloket, kalon ligjin per homoseksualet, flet si Enver Hoxha, e ban te bardhen te zeze, rren sa mundet, mendon per kohen kur do te bahet kryetar, president, kryebashkiak, kryeminister, dhe prape se prape shkon ne miting apo futesh ne greve urie per te mbeshtetur interesin e tij.


    Ilustrimi ma i qarte i sundimit te mendesise katundare eshte dhanja e jetes per parine e Tiranes, edhe kur dihet e shihet qarte se kjo pari mendon vec per veten e vet, e perbuz popullin e katundaret e vet, e prape se prape, qindra mijra njerez dalin me flamuj te kuq apo blu, ne mitingun e rradhes.


    Po ashtu, kur i analizon fotografite e mitingjeve, dalin nja pese milione pjesemarres, qe do te thote se tamam simbas mendesise katundare, shume njerez shkojne ne te gjitha mitingjet qe bahen.


    DY SHEMBUJ PER TE ILUSTRUAR PARADOKSIN E LIDHJES SE PARISE ME POPULLIN

    Ketu ia vlen te jepen dy shembuj per te ilustruar sundimin e mendesise katundare.


    Se pari, ka nje arsye pse lezhjanet dalin ne proteste disa here kunder nje sjelljeje te papranueshme per to te nje banori te qytetit te tyre deri ne ate pike sa e kercenojne me jete familjen e ketij individi. Bindja se dalja e nje banori te Lezhes me bindje te ndryshme seksuale eshte fyerje per gjithe Lezhen eshte pak problematike.


    Zgjidhja e atij njeriu nuk ka pse ti fyeje lezhjanet sepse gjithkush ben zgjidhjet e veta. Paradoksi fillon kur ne te njejten kohe, po keta lezhjane mbeshtesin fuqimisht kryetarin e nje partie qe kerkon ne parlament legalizimin e martesave te individeve te tille. Ajo qe eshte me e cuditshme, asnje nga keto lezhjane nuk mori mundimin te bente nje proteste ne Lezhe apo ne Tirane per te mbrojtur nderin e shtetit e te kombit shqiptar.


    Nje shembull tjeter eshte dalja e qindra mijra njerezve ne bulevard ne mbeshtetje te politikes se kryetarit te nje partie, qofte ky Edi Rama apo Sali Berisha ne emer te nje numri kerkesash qe ne thelb jane teresisht irracionale nga kendveshtrimi i qytetarit e katundarit normal por krejtesisht te kuptueshme kur mbahet parasysh interesi i ngushte i kryekatundarit te rradhes.


    Edhe pse keto dy udheheqes te parise se Tiranes e te deleguarit e tyre Kastriot Islami e Ilir Rusmajli rane dakord te ndertonin nje system zgjedhor qe do te eleminonte partite politike te vogla, qe do te benin nje qeveri teknike me mirekuptim dhe do te perqendronin pushtetin ne duart e tyre, i kishin bere llogarite gabim.


    Tash vala e protestave do te vazhdoje nga te dy palet, sharjet e ofendimet qe kane botuar e botojne ne pacavuret respektive nuk kane njohur e nuk do te njohin kufinj sepse ne kete perplasje interesat e tyre jane jetike.


    Njeri don te rrije ne pushtet e tjetri don te marre pushtetin. Aftesia e tyre per te mbledhur ne bulevard me qindra mijra njerez i mahnit vezhguesit e huaj qe nuk dine se si ta shpjegojne kete paradoks, por natyrisht kjo behet lehtesisht e kuptueshme kur mendesia katundare mbahet parasysh.


    Megjithese te ben pershtypje mungesa e perplote e kurajos qytetare per te protestuar per mungesen e kushteve elementare te jeteses shoqerore dhe te abuzimit flagrant me shtetin dhe me institucionet ne te gjitha nivelet, per te kundershtuar korrupsionin, banditizmin, mashtrimin, zvetenimin e parise e me rradhe, prape celesi i shpjegimit eshte mendesia katundare.


    Shteti dhe vendi jane ne nje gjendje te mjerueshme, e mire po ne te nejten kohe, askush nuk e can koken se atje vidhet me te dy duart, se behen ndertime pa leje, se uji i pijshem vjen me tepricat e gjirizit e me rradhe. Te gjithe mendojne vetem per veten e tyre.

    PSE PARIA E TIRANES ESHTE FAJTORE PER GJENDJEN?


    Lufta e analisteve dhe e komentatoreve qe shkruajne pa lidhje e pa nje kuptim te qarte te gjendjes ka qene ose me e shpalle popullin shqiptar fajtor, ose me ia lane fajin sistemit te kaluar, Turqise, imperializmit, kapitalizmit, grekeve, serbeve, etj.


    E megjithate, fajtore kryesore, sipas meje, mbetet paria e Tiranes. Paria eshte ajo qe duhet te kete vizionin e duhur per ndertimin e marredhenieve shoqerore, paria eshte ajo shtrese qe ofron zgjidhjen e problemeve, sepse e ka dijen e pergatitjen me zgjidhe problemet, sepse identifikohet parase gjithash me shtetin dhe me punen e vet e ven nje popull ne rruge te mbare.


    E natyrisht, arsyeja pse paria e Tiranes eshte ne gjendje te beje ate qe nuk ka ndodhur ne asnje vend tjeter te botes pervec Afganistanit, Somalise, Haitit e Kongos dhe e njejta gje nuk mund te ndodhe ne Gjermani apo ne Suedi eshte manipulimi i mendesise katundare dhe mbajtja e popullit ne nje gjendje jermi ideologjik.


    Pra, per shkak te sundimit te perplote te mendesise katundare e te vlerave qe burojne prej saj, njeri nder elementet me te spikatun te krizes politike shqiptare ka qene mungesa e nje ideologjie te mirefillte, te paraqitun sistematikisht e ne menyre kohezive, e cila do te lejonte nje mase militantesh te nje partie politike qe te gjykonin si proceset e dukurite e shkuara politike, sjelljen e politikaneve e gjendjen ne te tashmen, e mbi te gjitha te ofronte nje vizion te qarte se ku do te mbrrihet ne te ardhmen.


    Prandaj ne shtetin shqiptar nuk gjen mbeshtetje nje ideologji e mirefillte socialiste, liberale apo nacionaliste, zgjidhja e vetme e daljes nga kjo gjendje e thelle krize ku jane shqiptaret.


    Ne vend te nje ideologjie te tille, si bie fjala, socializmi, liberalizmi apo nacionalizmi, paria e Tiranes e te gjitha ngjyrave e partive ofron nje perzierje paradoksale (e qe politikisht nuk ka fare kuptim) parullash e slloganesh shpeshere krejtesisht kontraditore, qe perjashtojne njera-tjeren e mbi te gjitha, qe jane te pambrritshme e te parealizueshme ne nivele praktike.


    Si pasoje e kesaj mungese sistemesh te qarta vlerash e ideologjie kohezive, sjellja e parise duket krejt e coroditur, dhe pa kurrfare racionaliteti, mirepo paria nuk merret me te huajt aq sa me katundaret militante te partise respective.


    Prandaj politika ne shtetin shqiptar eshte nje politike e paradokseseve te tilla ne te cilat shohim nje structure mobilizimi te masave te gjera te popullit nga paria e Tiranes te mbeshtetur ne strukturen e katundit.


    Kauzat qe ndiqen jane nga me idjotet ose ne sherbim total te lidereve partiake, parullat qe hidhen jane krejt pa kuptim e pa kurrfare baze ne realitet, reterrterret e shtypit te Tiranes jane hamullitje te pakutimta, pastruesit e plehrave ne Perėndim shiten si komentatore te ditur, e komentatoret e njohur te Tiranes duan te flasin anglisht e te duken kompetente kur shkrimet e tyre jane krejt pa bosht e qesharake.


    Perpjekja per te shpejguar kete mori fenomenesh qe e bejne politiken e Tiranes unike nuk do te ishte e plote pa lidhjen e qarte te parise se Tiranes me popullin. Me i ra shkurt, ajo qe e ben kete gjendje te mundshme eshte kultivimi i mendesise katundare nga ana e parise se Tiranes.


    Ajo qe e ka lehtesuar procesin ka qene konvergimi i tre faktoreve: perberja katundare e parise se Tiranes, niveli i larte i katundarizimit te shoqerise shqiptare, dhe kthimi ne origjinat katundare i shtresave te banuesve ne qytete. Ne nje fare menyre e gjithe shoqeria shqiptare ka rene pre e mendesise katundare.


    Dallimi eshte se paria vepron ne kete menyre ne menyre te vetedijshme pse kjo mendesi i sherben asaj, per nje mase te madhe te fshatareve e katundareve kjo sjellje eshte normale, i vetmi lloj sjelljeje qe behet i kuptueshem, dhe qytetaret jane dorezuar dhe mendojne se si me mbijetue ne kete bote. Ne kete menyre katundarizimi i politikes eshte bere i perplote dhe gjithkujt qe e sheh nga jashte gjendja i duket pa pike kuptimi.


    Niveli i materializmit, mungesa e vlerave njerezore e ideologjike, zhveshja nga ndjenja e sherbimit publik, turrja mbas interesit te ngushte, kriminalizimi i shoqerise, etj. jane ne nivele ekstreme. Katundaret kane dale ne krye te shtetit dhe shteti shqiptar eshte kthyer ne nje katund gjigand.


    Pa e kuptue e pa e konfrontue mire e si duhet kete semundje nuk mund te kete zgjidhje si duhet te problemeve shqiptare. E natyrisht kjo eshte edhe arsyeja pse teoria e Ibn Khaldunit nuk eshte e aplikueshme dhe as e verifikueshme ne rastin shqiptar.

    shekulli

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Profesor Rama e ka vane doren tamam mbi plage.Ne kemi shtetare agresive dhe intelektuale pasive.Me sa duket katundokracia eshte nje mallkim qe do te na ndjeke pas tere jeten.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2009
    Postime
    44
    Nuk ėshtė mirė tė bėhen kėso klasifikimesh, sepse ka edhe qytetarė tė egėr e tė mjerė, ashtu siē ka edhe katunarė tė menēur dhe tė dijshėm...
    Pra kėso ndarjesh nuk bėnė tė ketė...Kjo mbase ėshtė turpi mė i madh i ideatorėve tė tillė...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    11
    Ne nje Male te Madh ka lloj, lloj Drunjesh, ne mesin e tyre ka Drunje te drejt dhe te Shtrember, prandaj si ne Qytete gjithe Shqipetare, po ashtu edhe ne Katunde, ka Njerez te mire dhe te kqinje, per nga Shpirti, ka te ditur dhe te paditur, per mua jan te Mjere te gjithe ata qe bejne dallime ne ate Katundar dhe Qytetar, te gjithe jemi te njejte dhe te barabarte.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Autori e ka pase fjalen per katunari si mentalitet, qe eshte nje mentalitet mbizoterues ne Shqiperi!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Profesor, kur jua merr mendja se ne kemi me u ba qytetare, perderisa e merrni konceptin "katundar" te shqiptareve si nje atavizem shekullor. A kemi kene ndonjehere te qytetnuem, a veē katundarizmi ka me na mulue gjithmone? Asht kollaj me konstatue e analizue disa dukuni katundare te mendsise se drejtuesve, po e veshtire me dhane ide te qytetnimit te ketij populli me drejtues e udhehqes denbabaden te nji kallepi katundarhane me kuptimin e keq te fjales, pavaresisht se vende-vende ia veni nga nji maske te ndryshkun lustre... Ju jetoni jashte, me sa di vete. Nuk na thoni diēka konkrete si jane ba qytetare shtetasit qe nuk mund t'i quejm "katundare"? Masandej , a e kupton ti, profe. se ne shqiptaret tuj kene te tane katundare, mundohemi me i thane tjetrit "katundar", si gomari me e quejt shokun e vet "veshgjate". Barabar jane gomari me veshgjatin. Ndiqni me vemendje spektaklin "PORTOKALLIA" qe drejton katundari i kthyem ne "qytetar nderi" a Artist Populli a ku di une, nje fare AGRON LLAKA. Pavaresisht se materialet i shkruen nji fare Fylyp Cakulli, edhe ky me siguri katundar, mbi 20 here personazhet e tij permendin fjalen"katundar". Vazhdon loja e kungulleshkave katundar mas katundari per me i ba me qesh njerezit(spektatoret) katundaret me marrinat e veta. Kesaj i thone tragjikomedi. Duket se te gjithe jemi te perqeshun, te tallun, te ironizuem, si me thane nje fare vetvrasje katundare.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ja dhe karikatura qe shoqeron kete shkrim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ky ishte i pari shkrim qe guxoi te nxirrte ne shesh luften e vertete qe po zhvillohet ne Shqiperi, ate mes shumices katunare dhe pakices qytetare, ku kjo e fundit ka humbur dhe sic thote dhe autori "Dallimi eshte se paria vepron ne kete menyre ne menyre te vetedijshme pse kjo mendesi i sherben asaj, per nje mase te madhe te fshatareve e katundareve kjo sjellje eshte normale, i vetmi lloj sjelljeje qe behet i kuptueshem, dhe qytetaret jane dorezuar dhe mendojne se si me mbijetue ne kete bote. Ne kete menyre katundarizimi i politikes eshte bere i perplote dhe gjithkujt qe e sheh nga jashte gjendja i duket pa pike kuptimi. "

    Ky paragraf eshte shume i vertete, dhe te deshperon pasi e sheh shpetimin e Shqiperise si te veshtire e ndoshta te pamundur...
    Por e pergezoj autorin per kete shkrim te pare ne mbeshtetje te kauzes sone qytetare, dhe shpresojme ne nje fitore te qytetarise ne Shqiperi!

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    E lexova qe ne mengjes kete shkrim, e rilexova prap sot ne mbasdite dhe ju siguroj qe sa her ta lexoni do tju duken perher dhe me te verteta konkluzionet qe nxjer autori, fatkeqesisht por e vertet.
    Ju lutem gjith atyre qe shkruajn me siper ne kundershtim me kete artikull ta lexojne me vemendje dhe do te shikojne se do ju dali para sysh lagja, rruga, qyteti, fshati ku jetojne.
    Mbase eshte e hidhur por eshte e vertete.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Epiteti i atdhetarizmit por edhe i profesionalizmit, nuk eshte atribut as i katunarit dhe as i qytetarit. Ai eshte atribut i personit pamarre parasysh nga vie ai person. Dhe ketu nuk ka dallime. Ka ne katund te mire dhe te kqi, te menqur dhe budallenj, patriot dhe te shitur, njejt si edhe ne qytet.

    Dallimi eshte diku tjeter. Menyra se si flasim, si sillemi, si ushqehemi, si hecim e si rrime ulur, menyra si diskutojme dhe si perlahemi etj. etj. etj.

    Ketu qendrojne dallimet ne mes qytetarit dhe katunarit. E keto dallime jan si nata me diten.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •