Opinion
Koloreto Cukali
Njeriu i egėr i qendrės sė Tiranės
Tendenca e qytetarit tė sotėm tė Tiranės - atij qė ka njė shkollė dhe njė punė tė mirė, ose tė paktėn njėrėn prej tyre ėshtė qė tė krijojė njė perde mes vetes e qytetit. Dhe kjo nuk ėshtė e vėshtirė tė arrihet.
Ne mbyllemi nė shtėpitė tona ose nė zyrat tona, dalim nė rrugė me qėllimin pėr tė hipur sa mė parė nė makinė, zbresim mundėsisht te dera e vendit ku duam tė shkojmė, zyrė apo kafene, aty rrimė vetėm me njė grup njerėzish nė prani tė tė cilėve punojmė tė qetė ose ndjehemi tė mbrojtur. Televizori ėshtė kontakti me botėn qė na rrethon, e kjo na mjafton.
Njė nga arsyet pse fshihemi ka lidhje me atė qė ndodh fare pranė nesh.
Qeni qė ngordh pėr ujė
Ėshtė njė vend, mu nė qendėr tė Tiranės ku lahen makina. Djemtė qė punojnė aty janė nga modeli i atyre qė shkojnė pėr tė punuar (pėr tė larė makina) me kėpucė lustrafin me majė pėrpjetė.
Njė qen i vogėl i lidhur me zinxhir, qė po thahej pėr ujė vetėm pak metra mė tej nė vendin ku uji ėshtė me shumicė.
Djemtė qė lajnė makinat vetėm shajnė me fjalė tė ndyra tėrė kohėn, pėr ēdo gjė. Janė nga ai modeli qė edhe kur hanė bukė, shajnė lugėn, pjatėn, karriken, tavolinėn, gjellėn, ēdo gjė qė i rrethon.
Njė makinė me targa CD, brenda njė ēift kroat, ndaloi pėr tė larė makinėn, ndėrsa gruaja zbriti pėr tė ushqyer qenin.
Djemtė, filluan komentet e ndyra me zė tė lartė pėr gruan. Kur gruaja iku, dhe nuk kishin punė pėr tė bėrė, filluan tė shanin me fjalėt mė tė ndyra njėri tjetrin, kot, pėr tė shtyrė kohėn. Dhe nuk bėhet fjalė pėr tė bėrė shaka apo batuta banale. Jo, edhe kjo ėshtė tepėr e sofistikuar pėr ta.
Kėta djem janė egėrsirat e reja tė xhunglės sonė tė re.
Si lind njė egėrsirė nė xhunglėn shqiptare
Nė krejt sjelljen e tyre bie nė sy egėrsia, nė komunikim me tė ngjashmin e tyre, me kafshėn, me tė huajt, me punėn e me qytetin.
Dhe mė e trishtueshmja, ata nuk janė ashtu sepse duan vetė. Ata, as e dinė pse janė ashtu.
Problemet e tyre fillojnė qė nė bark. Kujdesi e kultura shėndetėsore ndaj nėnės sė tyre mungon. Qė nė bark kanė dėgjuar britmat e ulėrimat nėpėr shtėpi. tė babait, tė vėllezėrve apo tė televizorit.
Tė ardhur prej provincave, tė parėt e tyre kanė zaptuar njė tokė. Duke pėrfituar nga padija dhe nga etja e tyre pėr tė hedhur rrėnjė diku nė shumė raste dikush ua ka shitur tokėn e tjetėr kujt, u ka marrė lekėt, dhe ata me vonesė e kanė kuptuar se i kanė mashtruar. E vetmja zgjidhje e babait tė tyre (deri dje) ka qenė qė tė ruante me pushkė nė tarracė kėdo qė do tė shfaqej pėr tia marrė shtėpinė.
Nė shkollė, njėsoj si mėsuesit e tyre, kanė shkuar me detyrim. Shkollat e tyre janė mė tepėr qendra riedukimi, ku mė i forti riedukon mė tė dobėtin. Dhe mė i dobėti rreh tė motrėn, tė ėmėn, bėrtet nėpėr shtėpi qė kur ėshtė 14 vjeē.
Sigurisht, vjen ndonjė mėsuese qė mendon se do t'i zbusė duke u lexuar Pushkinin. Por ai i tyri nuk ėshtė Hollivud, dhe nuk ka Gangsta Paradise. Filozofia e tyre ėshtė qėngjit tė urtė i ... nėna.
Dikur u duhej 1 autobus pėr tė ardhur nė qendėr tė Tiranės. Tani, u duhen tė paktėn 2.
Ata kanė jetuar nė geton e tyre pa rrugė tė shtruara, pa ujė tė pijshėm, duke vjedhur korrent (babai rri me pushkė mbi tarracė), dhe korrenti u duhet pėr tė parė televizor, ata e kanė njohur botėn pėrmes televizorit. Idhulli i tyre ėshtė Van Dami, i vetmi qė mund tė mbijetojė nė xhunglėn e periferisė. Ata nuk flasin me femra, ndryshe do hanė thika nga familjarėt e vajzave. Ata e identifikojnė dashurinė pėrmes Channel X.
Mė tė aftėt e xhunglės, u morėn me punė tė pista, e kapėn veten, shkuan nė Londėr. Puna e tyre fulltime ėshtė tė bėjnė xhiro me makinė pėr tė shijuar statusin e tyre. Part time, bėjnė ato punėt e tjera qė u sjellin para.
Mė tė dobėtit, lajnė makina, dhe presin tė ikin nė Londėr. Qė pastaj tė bėjnė xhiro me makinė dhe ata. Ata janė tė frustruar, sepse me standardet e xhunglės, janė tė dėshtuar. Pa makinė pėr xhiro, pa para, pa dashnore, pa Londėr.
Nė qendėr tė Tiranės ata zbresin vetėm nė 2-3 festa popullore: 14 Shkurt, 15 mars... Aty ku nuk duken. Aty ku ka turma tė mėdha qytetarėsh janė dhe ata, tė organizuar nė tufa djemsh tė rinj qė vijnė vėrdallė tė etur pėr tė parė femra, pėr tė parė ēifte, pėr tė pirė e bėrė sherre kaposhėsh, pėr tė sulmuar qendrėn si njė tufė karkalecash tė pangrėnė.
Ata janė njeriu i ri i tranzicionit.
Ata ngjajnė tė egjėr nė qendėr tė Tiranės. Imagjinojini si do ngjanin nė mes tė Parisit!
Azapėt
Faji, sigurisht qė nuk ėshtė i tyri, ėshtė i sistemit.
Herė pas here, egėrsirat e xhunglės sonė vijnė deri te dera e sistemit tonė. Ngrenė pankarta. Bėrtasin, e mė tė rrallė gjuajnė dhe me gurė. Nė ndonjė rast pėrfitojnė pėr tė marrė edhe ndonjė lek nga organizatorėt. Bėrtasin, por, asnjėherė pėr veten e tyre. Bėrtasin pėr kauzat e tė tjerėve. Identifikojnė armikun tek njė individ i vetėm dhe ēirren me fjalorin e tyre vulgar e tė dhunshėm pėr 20 vjet rresht kundėr tij.
Tė trajtuar e tė rritur si qytetarė tė dorės sė dytė, pjesėmarrja e tyre nė shoqėri ėshtė vetėm nė rast betejash. Pjesėmarrja e tyre nė politikė, vetėm tribale.
Ata, janė azapėt e politikės.
Janė trupa e ērregullt qė pėrdorej nė ushtrinė otomane pėr punėt mė tė rėndomta dhe nė orėn e luftės si mish pėr top.
Azapėt janė kapitali mė i vyer i ēdo pushteti. Ata nuk kėrkojnė tė drejta, kėrkojnė vetėm hakmarrje pėr gjendjen e tyre. Dhe, bariu i zgjuar mund ta orientojė hakmarrjen e tyre tė verbėr siē do ai e ku do ai.
Tė rritur nė xhungėl, por xhungla e tyre ėshtė burg. Njė burg prej nga dalin vetėm 2-3 herė nė vit pėr festė, dhe ēdo ditė nė mėngjes pėr nė punė. Njė burg, ku kthehen ēdo pasdite.
Projektet serioze pėr ta zhdukur njeriun e xhunglės e pėr tė nxjerrė nga ai njė qytetar mungojnė. Fundja, kujt i intereson?
Pse xhungla e Amazonės zhduket, e jona jo?
Pėr fatkeqėsinė e tyre dhe fajin tonė, ata janė viktimat e njė sistemi tė padrejtė qė kemi ngritur nė kėta 20 vjet. Njė sistem qė i diskriminon nė arsim, mundėsi punėsimi, argėtim, banim, gjuhė, akses nė ēdo tė mirė shpirtėrore. Ata janė anės dritės, tė paparė.
Edhe ata do tė donin tė kishin njė perde pėr tė mos parė, por puna i detyron tė shohin jetėn qė bėjnė disa tė tjerė. Makinat e tyre, gratė e tyre.
Ēdo gjė qė nuk kanė, e shajnė me fjalė tė ndyra. Nxjerrin mllef verbal ndaj ēdo gjėje qė nuk ėshtė e ngjitur pas trupit tė tyre, sepse e tyrja ėshtė vetėm ajo qė kanė nė trup. Ēdo gjė jashtė tyre, ėshtė sistem. Sistem, domethėnė armik.
Zhdukja e njeriut tė xhunglės sė tranzicionit kėrkon projekte shumė serioze, dhe kohė. Por politika jonė ėshtė jo-serioze, e mbi tė gjitha, e pėrkohshme. Kėrkon njė sistem arsimor tjetėr, mundėsi ekonomike tė tjera, rivitalizim tė periferive, futje tė shpirtėrores atje ku ka vetėm ēimento, ngritje qendrash arti atje ku ka vetėm TV, saē mbi tarracė e Channel X.
Ata mund tė asimiloheshin pak nga pak nė qytetėrim, por lėngu i qytetėrimit tonė po thahet. Sistemi ėshtė jo-miqėsor me krijesat qytetare. Duhet ēdo ditė pak instinkt xhungle pėr tė mbijetuar. Egėrsia e xhunglės ka kapur ekonominė, administratėn, deri edhe artin. Pėr mbijetesė, duhet tė tregosh dhėmbėt, tė shqyesh e tė shash. Protestoni me vezė mbi njė ndėrtesė partie, po jua mbajti. Ka shkrimtarė qė zihen me grushte pėr punė botimi.
Mė tė qytetėruarit, tė shkolluarit, tė ndjeshmit, po ikin. Prandaj rrugėt tona janė 2: ose tė ikim, ose tė vemė njė perde mes nesh e jo-qytetėrimit.
Kthimi tek qeni
Ka njė qen tė lidhur, tek njė lavazh nė qendėr tė Tiranės. Njė qen, pranė ujit i papirė. Herė pas here, nga njė makinė me targa CD dikush i ēon pėr tė ngrėnė.
Tendenca e qytetarit tė sotėm tė Tiranės - atij qė ka njė shkollė dhe njė punė tė mirė, ose tė paktėn njėrėn prej tyre ėshtė qė tė krijojė njė perde. Mė saktė, njė perde mes vetes dhe qytetarit tjetėr tė Tiranės, atij qė nuk ka as shkollė e as ndonjė punė tė mirė. Atij qė vetėm shan.
Kjo perde nuk e zhduk njeriun e egėr tė qendrės. Mė e pakta, perdja jonė do bėjė qė qeni tė ngordhė nga etja.
Revista Klan
Krijoni Kontakt