-
Umberto Boccioni dhe Futurizmi
100 vjet me parė mė 20 shkurt 1909 Filippo Tommaso Marinetti publikoi ne «Figaro» , Manifestin e Futurizmit. Programi i Futurizmit fillimisht mblodhi rrethvetes artistė dhe intelektualė tė shumtė evropianė me prerje tė ndryshme ideologjike, tė gjithė kishin tė pėrbashkėt mohimin e traditave, nga njė ngarkesė e madhe anti-borgjeze dhe nga lidhja me mitin e teknologjisė. Nė njė kohė tė shkurtėr kjo pėrkrahje, mori ngjyrime nacionaliste dhe tepėr antidemokratike, duke u identifikuar me ideologjinė fashiste nė tė cilėn Marineti u pėrfshi me entuziazėm tė madh.
Ja se ēfarė shkruhej nė manifestin e Parė Futurist tė botuar nė “Figaro” 100 vjet me parė.
“Le Figarņ” 20 shkurt 1909
1- Ne duam t’i kėndojmė dashurisė pėr rrezikun, zakonit tė energjisė sė guximit tė ēmendur.
2- Kurajo, guximi, rebelimi, do tė jenė elementet themelore tė poezisė tonė.
3- Letėrsia ekzaltoi deri mė sot palėvizshmėrinė e lodhshme, ekstazėn dhe pėrgjumjen. Ne duam tė ekzaltojmė lėvizjen agresive, pagjumėsinė e ethshme, hapin e ecjes, salto mortalen, shpullėn dhe grushtin.
4- Ne shpallim qė madhėshtia e botės ėshtė pasuruar me njė bukuri tė re, me bukurinė e shpejtėsisė.
5- Ne dėshirojmė tė himnizojmė njeriun qė mban timonin, shtiza e tė cilit e lėshuar nė ecjen e saj pėrshkon Tokėn nė rrethin e orbitės sė saj.
6- Duhet qė poeti tė shkapėrdridhet me zell, me madhėshti e bujari, pėr tė rritur entuziazmin e zjarrtė tė elementėve parak (tė zanafillės).
7- Nuk ka bukuri mė tė madhe se sa ajo qė gjendet tek lufta. Asnjė vepėr qė nuk ka njė karakter agresiv nuk mund tė jetė njė kryevepėr.
8- Ne jemi mbi trashėgiminė ekstreme tė shekujve!, pasi kemi krijuar shpejtėsinė e pėrjetshme tė kudogjendur.
9- Ne duam tė glorifikojmė luftėn-higjienėn e vetme tė botės-,militarizmin, patriotizmin, dhe gjestin shkatėrrues.
10- Ne duam t’i shkatėrrojmė muzetė bibliotekat, akademitė e ēdo lloji dhe tė luftojmė kundėr moralizmit, feminizmit dhe kundėr ēdo lloj poshtėrsie oportuniste dhe utilitare.
11- Ne do t’i kėndojmė lokomotivave me gjoks tė gjerė dhe fluturimit rrėshqitės tė aeroplanėve. Dhe ėshtė Italia nga ku lėshojmė kėtė manifest tė dhunės sė papėrmbajtur dhe tė zjarrtė me tė cilėn themelojmė sot Futurizmin.
Nė njė shkrim tė tijin, Marineti pėrshkruan se si duhet tė jetė njė artist futurist:
«-Kush mendon dhe shprehet me origjinalitet, forcė, gjallėri, entuziazėm, qartėsi thjeshtėsi shkathtėsi dhe sintezė.
-Kush urren gėrmadhat, muzetė varrezat, bibliotekat, kulturalizmin, profesorizmin, akademizmin, imitimin e tė shkuarės, purizmin, stėrhollimet dhe vogėlsirat.
-Kush do tė ēmplaket, tė rinohet, dhe tė gėzojė artin italian, duke e ēliruar atė nga imitimet e tė shkuarės, tradicionalizmi, dhe akademizmi dhe tė inkurajojė tė gjtha krijimet e guximshme tė tė rinjve».
Futurizmi dhe Manifestet e tij nuk ishin vetėm njė rrymė artistike, por edhe njė formė e re e tė menduarit ai lidhet me valėn e revolucionit teknologjik tė viteve tė para tė viteve 900 dhe tė “la Belle époque”, duke ekzaltuar besimin e pamatė nė progresin dhe duke shpallur dhunshėm fundin e ideologjive tė vjetra (passatizmit). Kėshtu, p.sh. Marinetti ekzaltonte dinamizmin, shpejtėsinė, industrinė, ndėrsa luftėn e kuptonte si “higjienė tė botės”. Por futuristėt nuk u mjaftuan me kaq. Ata eksploruan ēdo teknikė shprehėse, nga piktura tek skulptura, nė letėrsi poezinė dhe teatrin, futuristėt nuk lanė mėnjanė as muzikėn, arkitekturėn, baletin, fotografinė, kinemanė e sapolindur e deri dhe gastronominė.
Si rezultat i estetikės sė shpejtėsisė, nė veprat futuriste mbisundon elementi dinamik dhe lėvizja pėrfshin objektin dhe hapėsirėn ku ky objekt lėviz. Ėshtė pikėrisht lėvizja ajo qė futuristėt e gjenin tek aeroplanėt (Aeropiktura), motorėt, automobilėt, masat shumėngjyrėshe dhe polifonike si dhe veprimet e pėrditshme.
Ja dhe konkluzionet e prera tė Manifestit tė Aereopikturės Futuriste:
1- Tė shkatėrrojmė kultin e tė shkuarės, obsesionin e antikes, pedantizmin dhe formalizmin akademik
2- Tė pėrēmojmė thellėsisht ēdo lloj forme tė imitimit.
3- Tė ekzaltojmė ēdo lloj forme tė origjinalitetit qoftė ajo e frikshme apo e dhunshme.
4- Tė pėrftojmė kurajo dhe krenari nga linja e kollajtė e ēmendurisė me tė cilėn fshikullohen dhe pengohen novatorėt.
5- Tė konsiderojmė kritikėt e artit si tė panevojshėm dhe tė dėmshėm.
6- Tė rebelohemi kundėr tiranisė sė fjalėve: HARMONI dhe SHIJE E MIRĖ, shprehje shumė elastike.
7- Tė fshijmė nga fusha ideale e artit tė gjitha motivet, tė gjitha subjektet tashmė tė shfrytėzuara. mė parė.
8- Tė mbivlerėsojmė jetėn e pėrditshme, tė pandalshme dhe tė zhurmshme tė transformuar nga shkenca fitimtare. Le tė varrosim tė vdekurit nė thellėsitė e errėta tė tokės! Le tė spastrohet nga mumjet rruga e tė ardhmes! Le ti hapim rrugė tė rinjve te dhunshėm dhe tė frikshėm!
Futurizmi shprehu menjėherė njė pasion tė madh politik modernizues nė aksiomat e tij: “Mohimi i idesė sė artistit puro, soditės dhe riprodhues i tė bukurės”, “Akti shkatėrrues i libertarėve”, “masat qė viheshin nė lėvizje vetėm nga puna dhe nga revolta”, lufta “e vetmja higjienė e botės”, “idetė e bukura pėr tė cilat ja vlen tė vdesėsh”, “pėrbuzja ndaj gruas, por edhe emancipimi i saj”.
Nė emėr tė ndryshimit tė tė menduarit ata kėrkuan dhe ndryshimet e kėndvėshtrimeve. Por futuristėt e Figarosė nuk u mjaftuan me kaq. Pasi shtinė nė dorė kontrollin e artit, kulturės dhe propagandės, pasi zbatuan parimin e shpullės dhe tė grushtit ndaj akademizmave dhe tradicionalizmave, ata filluan tė kėrkojnė dhe kontrollin nė jetėn politike dhe shoqėrore.
Absurdi arriti kulmin kur nė vitin 1916 u themelua dhe Partia Futuriste, e cila predikonte dhe Demokracinė ose mė mirė tė themi Utopinė Futuriste:
“Kaosi mbi gjithēka”, “Rrumpallė nė Maksimum”,- shkruante Marineti tek “Manifesti Teknik i Letėrsisė Futuriste”
( nga nje Profesor i Historisė sė Artit dhe Komunikimit)
-
-

La cittą che sale, 1910-1911, Milano, Pinacoteca di Brera
-
-
-
-

Forme uniche della continuitą nello spazio, 1913, Milano, Civico Museo d'Arte Contemporanea
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt