ne nuk e dimë se a bëhet fjalë për hemoroide te njeriu, për ndonjë polip, për trombozë, thjeshtë nuk dimë asgjë pa e parë me sy.
mirëpo atë që dua të theksoj, është që çdo rritje indi në anus,çdo ndryshim,derisa nuk përcaktohet saktësisht se për çka bëhet fjalë, merret si situatë alarmante...
Kur të shihet me sy, kur të palpohet,
atëherë do të vendoset se çka do të bëhet më tutje.
Për mjekët specialëistë kjo është përditshmëri, rutinë,
ato i bëjnë çdo ditë këto punë me pacientët.
Nuk ka pse të ndjehesh keq që e ke këtë problem,
hemoroidet janë sëmundja më e shpeshtë e krejt njerëzimit.
Por duke e patur parasyshë faktin se tumoret e zorrës së trashë janë bërë goxha problematikë, sidomos tek meshkujt,
është normale që të ikësh tek mjeku, që besoj se do ta përjashtojë këtë sëmundje të parën,
pastaj do të fokusohet me shërimin adekuat dhe të nevojshëm.
Ne në forum nuk mund të të japim informata të sakta për gjendjen tënde, por vetëm disa këshilla, e ajo më e mira është: Shko tek mjeku dhe mos rri të vuash kur ka ilaçë.
Urinimi i shpeshtë është diçka plus,
edhe ai kërkon ekzaminim të veçantë.
Krijoni Kontakt