Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Prostitucioni,plage e shoqerise shqiptare.

    Kjo eshte nje teme shume e rrahur ketu,gjithashtu dhe shtypi jone e pasqyron jo pak.Megjithese ky fenomen ka perfshire te gjithe E. Lindore,do terhiqja vemendjen tuaj tek nje emision te cilin e pashe dje :

    MACINTYRE INVESTIGATES.
    te enjten ,9 Maj,2002. tek BBC1.

    Ne fillim per ata qe nuk jane familjar me emisionin,.Ky eshte nje cikel hetimesh i bere nga nje gazetar,i cili me grupin e tij shpesh pozojne si pjesetare me te njejtat interesa me grupet qe hetojne.

    Donal MACINTYRE,eshte nje djale i ri Irlandez (nga Irlanda shtet) i cili ka nje teknike qe le shume per te deshiruar,e shpesh emisionet e tij te mbajne "te mberthyer: jo aq nga subjekti i cili pasqyron ,por (a jeni gati per kete )... se cdo ti ndodhe Donal-it.

    Shpesh eshte patetik,ngaterrohet me kembet e veta,eshte fimijeror ne konfuzitetn e tij e nuk kunervepron asnjehere nen rrezik megjithese nga pamja duket si dikush qe ' can throw a punch ".
    Ne nje nga emisionet e tij ju deshen tre dite ,me nje telefon te shtrenjte duke mbajtur ne dore gjithe diten haptazi ,qe dikush t`ia a vidhte.Ne zonen me te varfer te Londres.
    Per te raportuar ne krimin e vjedhjes te telefonave te dores qe eshte ne rritje ne Angli.

    A ja vodhen do pyesni ju ?!

    Po mbas tre diteve ,duke u pergjeruar e pasi dhjetra njerez ne rruge i kishin thene qe mos e mbaj aq hapur nje telefon te tille,ne ni zone te tille,dikush ja vodhi ,tek nje lagje e populluar me zezake (Brixton ) e ne perpjekje per te paguar dike qe tia a kthente telefonin ,ndermjetesi pasi e bleu sesa peshk eshte i mori 40 paund dhe nxorri nje thike duke e "lehtesuar" nga nga Laptopi.

    Para nje jave ishte ne Burma,duke hetuar per drogen e armet qe shpendan ky rregjim ne bote,e sic thashe te vjen keq per te kudo qe e ve kemben,ka nje lloj "vulnerabiliteti " ne veprimet e tij ,sa te behesh ti bertasesh ,Donal- mos shko,ti nuk je per keto pune.

    Por gjithsesi nuk mund te mos shohesh pas fasades nje njeri te ndershem e me qellime te mira.
    Ky eshte Donali,por mjaft me me te.Kete e bej per ato qe nuk e kane pare emisionin a nuk ndodhen ne Angli.
    -----------------------------------------------------------------

    Dje e kishte rradhen prostitucioni,ne Londer per femrat e marra nga Europa lindore,te cilat shiteshin e bliheshin si produkte bujqesore.
    Me beri pershtypje se si nje gazetar,duke komentuar ne menyren e c`kujdesur se si djemte shqiptare po shisnin "prene' e tyre ,y vajza nga Lituania thote:
    Dhe nje fermer duket me i shqetesuar kur shet a blen dicka !

    Mbi 1400 femra ne vit futen ne Britani per te punuar ketu si prostituta nga E.Lindore.
    Pergjegjes kryesore jane 'Albanian pimps ",te cilet sipas policise besohet,qe tani kontrollojne mbi 70 % te prostitutave te Londres.

    Ata perdorin dhune e kercenime per ti drejtuar keto femra drejt prostitucinit ne fillim,e pastaj ne menyre sistematike ua vjelin fitimet.

    Macintyre perdori nje game te gjere te metodave te hetimit,e nje nga keto hapi "a bogus massage parlour " i thone Souna ne Anglisht,ku jane te supozuar te bejne masazhe apo trajtime bukurie,e etj etj,por ne fakt nuk eshte tjeter vecse nje shtepi publike.

    Emisioni ishte i llahtarshem ne kete pasqyrim,shihej sesi vajzat shqiptare,punonin per ca individe te cilen nuk meritonin me shume se nje vakt ne dite.Shihej sesi gruaja shqiptare e dikujt ruante vajzat nga Lituania,sesi morali kish degjeneruar individualisht e familjarisht e ku te vinte per te qare por lot nuk te dilnin.

    Ca individe me nje nivel te anglishtes qe nga zero tek minimalja banale,e me nje Shqipe akoma me te percudnuar,flisni,qeshnin,beni pazare e shisnin femra.Keto injorante-kriminele,duket sikur toka i mban se s`ka ku ti coje.Por pasojat e tyre jane katastrofike.

    Jo per faktin se kudo qe permendej fjala PIMP,kishte mbrapa ate shqiptar,por se gazetari ore e minute,per mendte 'Organized albanian gangs ' .Nuk kam pare kund te jete shoqeruar emri shqipetar me nje gje me te peshtire.Sa u tulata ne kolltuk,e me dukej vetja si e huaj,duke mos pasur asgje te perbashket me ta ,nuk mjafton vec ti urresh -por ti deshirosh te vekur.

    Cdo i huaj qe shihte ate emision nje oresh,ne fund lihej me kete ndjenje qe behet fjale per pjesetare te nje kombi i cili femrat i sheh si burim fitimi per prostitucion,qe shqiptari nuk ka moral ne shoqeri e as familje,qe shoqeria shqiptare drejtohet nga fise e klane ku koncepti i beses-eshte bashkupunimi per nje qellim prostitucionin.

    Ky qellimi i vetem i ketyre individeve ishte te shisnin,dicka,dike,pa asnje pasoje,te tille qe fiitonin mbi 300 sterlina ne nate nga femrat e tyre roberesha ,zgerdhiheshin si pa gje te keq,ne bisedim me gazetaret,pasi kujtonin se keto do blinin femra prej tyre.

    Por une do permend vec nje rast.

    Eni.

    Behej fjale per nje vajze te quajtur Eni,e cila nga dialekti mu duk nga jugu,kjo punonte per nje kafshe nga Tropoja i cili c`nuk i bente.Ky individ pohon ne krenari ne kamera (te fshehte ) sesi 4 vellezerit e ketij ketu kishin nga NJE FEMER qe punonte per ta.

    Eni e shkreta En,ky nuk ishte emri i vertete ketu,por ai me te cilin e therrisnin klientet,ishte pa dokumenta dhe punonte gjithe naten per te fituar paret e PIMP-it.

    Dy djem te mire shqiptare te cilet perkthenin e ndihmuan ne emision (fytyra nuk u dukej ) me pretekse te ndryshme hynin ne Brothel-e (njeri pyeste sikur kerkonte motren e grabitur ) arriten ta kuptojne se eshte shqiptare,dhe nje gazetar anglez pozoi disa here si klient.
    Jo se kishte nevoje Eni pasi cdo klienti i tregonte jeten e saj te deshperuar,i thonte qe jam shqiptare e te tjera.Por ne shtepi publike njihej si Grekja - Eni.

    Kjo ishte nje vajze konfuze,te ciles vec varferise nuk mund ti jepje shpjegim tjeter.Nuk mund te shkonte ne polici pasi e deportonin.E pimpi i kish thene se po ike , do te vras vellain e vogel.

    Donal (gazetari) pasi paguante per disa here me rradhe hyri uke folur me Enin e i ofroi asaj nje shprese.Bisedoi me nje avokate e e tha te behej gati ta braktistie pimpin e saj.Eni pranoi dhe e cuan ne nje vend jashte Londres, te fshehte.

    Per te fituar kohe,marrin Jimin ne telefon (nicku i pimpit te saj nga Tropoja) duke i thene qe Enin e ka kapur policia dhe do e deportojne.

    Kaluan ca kohe dhe Enin filloi ta marre malli per Jimin,perverse kjo por deshira e Enit duhej respektuar pasi ajo ishte femer e lire tashme.
    Donal shkon vete ne klub me Enin,e me roje prane per cdo eventualitet.Pas 4 oresh bisedim ku Jimy shqiptar fliste e s`dinte c`te thonte e gjitha kjo ne kamera,e e Eni fliste e s`dinte c`kerkonte.

    -I kerkonte Jimit "llogari" se pse e kish rrahur,perdhunuar,shitur,perbuzur,poshteruar.

    -Jimy pergjigjej se ishte xheloz,nuk ishte gay,ishte djale i mire e punetor i cili e donte Enin shume.

    Nuk kuptuat asgje.

    Keshtu ishte nje muhabet qe kalonte kufijete e absurdit.Te cilin komandanti i 'vice squad" te Londres thonte nuk e kuptoj as une.Jane rrethana qe ngjajne me krimet domestike,ku viktima eshte cuditerisht e lidhur me abuzuesin ,e pas gjithe atyre shpenzimeve,shtepi e indentitet te ri,nje jete e re,kthehen me deshiren e tyre tek abuzuesi i tyre.

    Pra besoni ajo por Eni yne tashme u kthye tek Jimy,vullnetarisht.Pa treguar ,vec ne filmim e siper gazetaret kur shohin tek shtepia e Jimit, Enin duke hapur perden.

    I filmojne me pas duke luajtur ne park ENIN & JIMIN sebashku duke u ngacmuar,puthur e perqafuar e .... happy ever after.

    C`tju them me.
    Vertet qe Jimi mund te pershkruhet ven ne nje fjale,KAFSHE,por dhe Eni linte shume per te deshiruar nga zhvillimi intelektual.

    Si mund te jusifikohej qe nje vajze e hijshme si ajo,te shkonte me 15 veta ne dite per "hir" te Jimit,rasti i erdhi per nje jete me te mire,te fillonte nje shkolle e te vazhdonte jeten e saj-sensa Jim.

    Por jo lidhja e tyre e 'cimentuar" me perdhunime e rrahje ishte me e forte se dinjiteti e jeta si njeri per Enin.

    Ky emision me beri pershtypje e ndjeva keqardhje jo vec per Enin qe shanci i erdhi ,atehere kur se priste dhe e flaku me pakujdesi,por per ato Enera te tjere,ato vajza te cilet barbaren i shesin naten rrugave.Ato barbare,injorante te parruar,te palare,te felliqur shisnin e blinin femra cdo dite.Nje prej tyre premtonte te binte tre femra ne jave nga Rusia,Shqiperia e nga ti porosisje .

    Shkon pa folur qe policia beri arrestime me pas,sesa e ke nuk e dha,por shume thane.Sepse te gjithe dokumentacionin ja dorezuan policise,gazetaret.Por si do u veje fati Enerave te tjere,te cilet keq ketu , e keq po te kthehen.

    Shteti yne i varfer,i le ne balte Enin e shoqet e saj,sa e braktisur duke shpresuar te fitojne me trupi e tyre.

    Jetojne nje jete brutale te momentin e flaken si limone te shtrydhur.Eni nuk do ta kujtoje,jo se eshte buallaqe,por ka frike nga e ardhmja se:
    Kur ti kaloje "sell by date ' DO FLAKET ME E MJERUAR SE NE FILLIM,PA PARA,MBESHTETJE E E SHKATERRUAR.

    C `tju them me ky dokumentar ishte teper shokues per kedo qe e ka pare,ka bere demtime te pallogaritshme ne opinion per shqiptaret,e me gjithese gjithska ishte fakt nuk mund te ndihej nje ndjenje peshtirimi nga gazetaret qe nen flamurin e te vertetes,EKSPOZUAN Mafien e prostitucionit SHQIPTAR .

    Jeta e Enit eshte jashte kufijve te pershkrimit sado te shkruaj une ketu,por me keq akoma me vjen per BREZIN tjeter te Enave qe rriten ne shqiperi,e Do shiten per MISH jashte .

    Nje anetar ka nje varg ku thuhet:
    E sot Shqioni me thuej ku je,Pergjigja eshte ne KUFIJTE ME TE FUNDIT TE POSHTRIMIT.Nje komb qe nuk mbron vajzat e tij eshte i TURPERUAR,pergjithmone.

    SHQIPERI MBRO VAJZAT E TUA !

    Shqiperi - emri TE ka rene aq poshte sa dhe Eni e shoqet e saj nuk te permendin me,duke thene se jane italiane,greke,bullgare e gjithshka,pasi DHE ne SALLONET E PROSTITUCIONIT EMRI YT ESHTE "HANDICAP " .
    dhe aty bijat e tua,nuk thone se jane te tuat,e jo nga e drejta morale qe kane se i le pa mbrojtje e as nga revolta,por nga fakti i thjeshte se emri yt as si sinonim i prostitucionit nuk paraqitet me,e EMRI YT Enin e shoqet e saj i PENGON ne bisnes.

    A DI KUSH TE ME THOTE ,SA POSHTE DUHET TE BIERE NJE KOMB QE REVOLTOHET E TE THOTE stop.

    bursa33

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ja cfar gjeta tek nji forum.

    ------------
    Aksioni i agjentėve tė Antitrafikut ka shpėtuar adoleshenten nga pėrdhunimi, tortura dhe prostitucioni


    Kapen rrėmbyesit e adoleshentes kryeqytetase


    E mitura V.K ėshtė izoluar pėr qėllime trafikimi pėr 4 muaj nė Burrel, Peshkopi, Durrės dhe Vlorė


    Aleksandra Bogdani
    TIRANĖ- Goditet grupi kriminal prej 5 personash, tė cilėt kanė rrėmbyer, pėrdhunuar dhe torturuar pėr katėr muaj me radhė njė tė mitur nga Tirana. Operacioni, i cili kishte ditė qė ishte programuar me tė gjitha detajet, ka filluar nė orėt e para tė ditės sė djeshme dhe ka pėrfunduar me arrestimin e pesė personave, tė cilėt akuzohen pėr rrėmbimin dhe torturimin, pėr qėllime trafikimi, tė adoleshentes V.K. Operacioni i mėsipėrm ėshtė kryer nga agjentėt e Zyrės Antitrafik tė Tiranės, tė cilėt kishin ditė qė hetonin kėtė ēėshtje. Nė prangat e policisė kanė pėrfunduar Elvis Poēari, nxėnės i vitit tė tretė tė shkollės teknologjike, nė Tiranė, Arbėr Solla , shofer nė njė firmė private nė Vlorė, Astrit Paskali , Arian Beqo si dhe Gerti Meto, tė katėr banues nė qytetin e Vlorės. Agjentėt e Antitrafikut kanė studiuar prej disa ditėsh lėvizjet e tyre, duke bėrė tė mundur mė pas edhe arrestimin. Pesė personat e mėsipėrm, tė akuzuar pėr trafik me qėllime prostitucioni, janė dėrguar nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ku edhe janė marrė nė pyetje. Pesė tė prangosurit kanė rrėfyer nė polici gjithė lėvizjet e tyre me vajzėn ende tė mitur, nga Tirana, tė cilėn kanė tentuar ta trafikonin nė Itali dhe, mė pas, nė Angli.
    "Rrugėtimi"
    Sipas burimeve zyrtare nga policia, mėsohet se pesė personat e mėsipėrm, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, kanė mashtruar vajzėn kryeqytetase, inicialet e sė cilės janė V.K. Pėr kėtė qėllim, nė rrjet ėshtė infiltruar nxėnėsi i vitit tė tretė tė shkollės teknologjike, i cili ka futur nė kurth vajzėn e piketuar. Pasi ėshtė mashtruar, V.K. ėshtė rrėmbyer dhe ėshtė mbajtur e izoluar pėr katėr muaj radhazi. Qėllimi i pesė personave, tė akuzuar pėr trafik prostitucioni, ka qenė bindja me ēdo mėnyrė e vajzės sė rrėmbyer qė ajo tė ushtronte prostitucion nė Itali. Gjatė kėsaj periudhe, vajza e mashtruar dhe e marrė peng ėshtė dėrguar nė qytetet e Burrelit, Bulqizės, Peshkopisė, Durrėsit dhe, mė pas, nė Vlorė, ku ėshtė rrahur dhe ėshtė torturuar. Por edhe pas kėtyre torturave, adoleshentja V.K. nga Tirana nuk ka pranuar tė ushtrojė prostitucion nė Itali.
    Dhuna
    V.K. e kanė rrahur, pėrdhunuar dhe djegur sistematikisht nė pjesė tė ndryshme tė trupit, madje ėshtė detyruar tė abortojė fėmijėn e saj, nė qytetin e Peshkopisė. Tutorėt, tė cilėt qėndronin me tė duke e mbajtur tė izoluar, kanė paguar 300 paund angleze, qė vajza e mitur tė abortonte nė Peshkopi. Nė qytete tė ndryshme, viktima e trafikut, V.K., ėshtė shitur nga njėri grup nė tjetrin, tri herė, kundrejt shumės 4 milionė lekė tė vjetėr. Nga Peshkopia, nėn presion e dhunės dhe tė torturės, ajo ėshtė dėrguar pėrsėri nė Durrės dhe, mė pas, nė Vlorė, ku pesė personat e arrestuar prisnin ēastin e volitshėm pėr ta hedhur atė matanė detit. Por policia ka mundur tė arrestojė katėr vlonjatėt dhe ndihmėsin e tyre kryeqytetas, duke penguar kėshtu transportimin nė drejtim tė Italisė sė vajzės V.K. Muaj mė parė, nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, ka mbėrritur njė denoncim pėr rrėmbimin e njė vajze tė mitur. Menjėherė, agjentėt e Zyrės Antitrafik kanė mundur tė zbulojnė rrjetin e kėtij trafiku si dhe rrugėn qė ata kanė ndjekur, duke lėvizur nė qytete tė ndryshme pėr tė humbur gjurmėt. Mė pas, ėshtė bėrė i mundur identifikimi i personave si dhe qytetet ku ata kishin lėvizur. Pėr grumbullimin e tė gjitha informacioneve tė nevojshme, Drejtoria e Policisė sė Tiranės ka bashkėpunuar me sektorėt e policisė kriminale tė Vlorės dhe tė Peshkopisė. Pas arrestimit, tė gjitha materialet e kėsaj ēėshtjeje i kanė kaluar prokurorisė sė rrethit Tiranė, e cila do tė kryejė hetimet e mėtejshme.
    ------------------------------------------------------Kulmi---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Eshte vertete troneditese.

    Kjo qe ti brari,ke sjelle ketu nuk eshte gje tjeter vecse ilustrim i qarte i "shkalles" se pare te prostitucionit.Ne nje shtet ku femrat grabiten diten e naten me zor e mashtrime,e me forma nga me te ndryshmet.

    Ne fillim dua te them,se shtypi ben mire qe i publikon gjera te tilla,e bile duhen bere keto me shume,pasi pavaresisht nga rrethanet,policia i kapi keto kriminele ( e shpresoj se do denohen ,sic e meritojne) por kjo duhet bere detyre e gjithe shtetit dhe e shoqerise.

    Ne fillim duhet filluar puna ne Shqiperi e me pas te perhapet me bashkepunimin e shteteve te tjera.Uroj qe raste si ky te jene shume-qe u kapen kriminelet,e te jene teper te pakta-qe e grabiten vajzen.

    Eshte tepr e lehte te ngaterrohet shteti shqiptar ne prioritete,pasi probleme ka shume,por nuk do jete gabim qe asnjehere,te filloje perparesia ndaj individeve te tij.Cdo rast i kapur apo mbetur ne tentative nukeshte pak,por duhet bere me shume ,tepr shume.

    Shpresoj se do vije nje dite qe femrat shqiptare te mbrohen nga shteti i tyre.

    Kalon pa u thene qe raste si ky revoltojne cdo njeri te ndershem,kur lexon sesi bishat perdorin e shqyejne nje te pambrojtur ,e cila kurrsesi nuk meriton ta kish nje fat te tille.Vertet gjynah me vjen per te ,shume.Vec me ka ardhur mire qe i kane kapur e sikur ti rrjepin te gjalle nuk do kenaqesha.

    bursa33

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Profesionalizmi !

    Ne gazeten lokale nje prift (vicar) i nje qyteze ne Angli,nxjerr nje lajm ku thuhet qe :

    Sot do bekojme valet.Do notojme me delfinet,e ju lutem pergatituni.Preferojme qe vullnetaret te jene notare te zote.

    Nje jave me pas,besimtaret mblidhen para kishes te bere gati,per te shkuar e bekuar valet.Prifti i fut brenda dhe fillon -sermon.

    Aty ai pasi ve ne loje besimin e verber qe kane njerezit ne media,fillon te shpjegoje,sesi kjo ishte nje ilustrim i faktit:
    Qe cfaredo e shkruar ,sado e pabesueshme apo absurde,nga njerezit -merret si fakt.

    Edhe pas kesaj,gazetat tregonin se si nje pjese e besimtareve ishin vertet te zemeruar me priftin,i cili pa ju bere vone pergjigjet:
    Nese njeriu nuk do e veje trurin mjaftueshem ne pune,e duke marre te mireqene gjithshka qe sheh te shtypur ne media ,atehere ne qenkemi kthyer ne ZARZAVATE.
    -----------------------------

    Ndoshta nuk do kisha shkruar me ketu,por nuk mund te rrija pa bere disa korrigjime ne nje artikull te Gazetes Shqiptare " qe megjithese eshte nje gazete relativisht e sakte,ben gafa si te tjerat.

    Ky artikull i gazetares se saj eshte botuar dhe ne forumin tone.

    C`me beri pershtypje thoni ju :

    Nje mungese totale profesionalizmi,pa njohuri te faktit a problemit per te cilin po flitej,naiviteti e ndjenja e inferioriteti nDaj D.MAcintyre "heroit" qe ekspozoi shqiptaret e keqinj ,e banalitete qe ndoshta mund te mos isha lodhur me to.

    Ashtu sic i lashe menjane ne postimin e pare.

    Gazetarja jone bente nje portret te D.Mcintyre,sikur ajo ta kishte njohur me kohe,e flet me bindje te qarta,sic bejne shume nga meDiat tona.

    Por ashtu sic bejne "kaledoskopin" - teleskop,ne perkthime shihet tendenca per te injoruar realitetin,apo moskonfirmimi i lajmeve nga me shume se nje burim.

    Lexon biografine e gazetares,per Macintyre,e krijon portretin e nje djaloshi profesional,te patrembur e inteligjent.

    Faktet jane pak ndryshe,ky individ (qe kam folur dicka per te ne shkr, e I ) eshte konfuz patetik e aspak inteligjent.

    Nese gazetarja do jetonte ne Angli do e dinte kete,por nuk i falet qe te beje portretin e dikujt me Anesi e inferioritet,aqsa krijohet ideja qe ky Kryqetar i vetem -KA BERE NAMIN.

    Huliganet e Celsit (si shume te tjere ne angli e ne bote) nuk ishte ai qe i zbuloi.Ata njerez dhunen e kane "fun" e nuk e bejne se ekziston Celsi apo jo.Jane drogmene,rrugace e te keq eukuar.Koha qe shpenzoi Donal me to (2 vjet) prodhoi dy arrestime banale.E per te tjerat nuk kishte asgje qe nuk dihej nga popullsia apo policia angleze.

    Ne hetimin qe ben ne nje 'care home' si pune azil pleqesh,ku Donal me "heroizem" zbuloi abuzime e keqtrajtime,policia e akuzon se eshte "kohe harxhues,bombastik e reklamaxhi " .Kjo polici pasi humbi me qindra ore e hedh ne gjyq se u kish humbur kohen me bualliqe patetike.

    Hetimin e tij ne Brixton (lagje e Londres) te gjithe e vume ne loje,jo vec shtypi por cdo njeri e pa fare qarte se ai eshte nje djale i mire,por individ konfuz.Te shkrimi i pare kam shkruar per kete episod-ne kete teme.

    Per drogen e armet ne Burma ,po ashtu.

    Vertete qe ai ka prekur disa ne kallo,por jo aq sa e nxjerr gazetarja jone me reverence.Kushdo nxehet qofte dhe ta filmosh ne televizionin lokal e jo me ne ate kombetar.Ky Donal qe ka frike e nderron aresat ne menyre konstante, del ne "chat show" ku vete Host-i me ironi i kujtojne se kjo nuk eshte menyra me e mire e te fshehurit,e humbjes se gjurmeve.

    Se si individet ketu nuk kane televizor e nuk e njohin (ironi) ,kjo i cudit te gjithe,por sesi pretendon ai te rrije undercover,ne te ardhmen ate e i ai.Ndoshta do futet "undercover" nen carcafe.

    Kjo gazetare tuafe,perpara se te konfirmoje se kush eshte Irlandezi yne heroik,duhet te shohe nje kasete te ketij filmimi,e te nxjerre konkluzion.
    Nuk mjafton qe Donal eshte patetik,i pafte e frikacak por nuk mund te mos shohesh nje fare vreri ndaj Shqipetareve si RRACE.

    Kjo gazetare duhej ta kish pyetur se pse ai nuk ka shkuar ne Shqiperi,e te shihte burimin e ketij fenomeni.Prostitucionin nuk e shpiku Shqiperia,e as nuk e menaxhon ajo ne bote.Nje vend ku grate e femrat historikisht jane mbrojtur ,duhet te kete kaluar nje Traume te thelle,qe te preket nga nje fenomen i tille.

    Se kush ja dha te drejten debilit Mc Intyre te prodhoje sensacione te tilla ai e di.Por gazetarja jone duhej ta kish vene ne shpatulla pas muri e ti kish thene se pse nuk ka marre mundimin te shkoje ne Shqiperi(me afer se Burma apo Gana) te shikoje familjet,vuajtjet e tyre.Te pasqyroje qe jo te gjithe shqiptaret pajtohen me kete gje.Qe marrja e nje femre ka futur ne gjak grupe te tera familjesh,qe per mire a keq ashtu e mbrojne nderin e tyre me pushke.

    Qe shteti i lodhur shqiptar,ben as sa mundet (por jo aq sa duhet) duke kapur kriminele perdite,nga Shqiperia e bota.Pse ai nuk pasqyroi Dicka nga keto.

    Me besoni nga plani profesional ai emision ishte BLOZE.
    Emocioni,patetizmi e mungesa e preofesionalizmit te tij kete rradhe nuk beri te qeshja si gjithmone me te ,pasi kishte te perfshire Shqiperine.

    Qe nga konceptimi ishte tendencioz,e "research" ishte inekzistent.
    Pa pretenduar qe ne 1 ore nuk mund te pasqyroje Shqiperine e si eshte ajo.Kujtojme se nje ore majftoi per ta nxire.

    Une nuk dua te kundershtoj vetven,e t`ja ul vlerat krejtesisht ketij emisioni,por demtimi ne publik qe ka bere ai eshte i PALLOGARITSHEM.Pasi anglezi mesatar e ai inorant qe nuk e di se ku eshte Shqiperia ne harte,tani e di te pakten se kush jemi ne-sipas tyre.

    Tani shume- kujt racisti,do i shtohen dhe "provat" se ne nuk jemi gje tjeter vecse rrace prostitutash e shites te tyre.POSHTERSI.

    Kam thene qe nivel nuk kishte.Vertete dy djem shqiptar qe rrezikuan shume per te ndihmuar Donal ,ishin djem te mire.Por kjo nuk mjafton.

    Shpjegimet nen ze qe ato benin per Shqiperine e shqiptaret,nuk ishin kompetente,por nga individe qe pavaresisht nga deshira e mire-nuk e kane mundesine intelektuale.


    Ndoshta perkthyesit shqiptare te Do.. Macintyre ishin te mjaftueshem per te perthyer ate me Idiotet e Injorantet e rruges, por kjo nuk ishte nivel aspak i mire anglishteje.

    Ne shqip lokali SHPATI,nuk kthehet ne SHPATE ne anglisht,ne se nuk e di mos e thuaj,por SHPATI=SWORD, Vec nga "perkthyesit"e Donaldit patetike mund te behet.Nuk eshte e thene qe kushdo te kete dhunetine e gjuhes,qofte dhe ne ate te nenes,por eshte KOPILI ,qe ato individe te percjellin pergjithesime per nje SHTET!!

    Nje i huaj qe bisedonte me dy shqiptaret eshte i qarte sesa e flasin ata anglishten,e qe kualifikimet e tyre ne njohjen e Shqiperise jane minimale,te sugjestionuara lehte,e profesionalisht nuk mund te jepen per BBC !


    Por prape e them,se ato ishin djem me guxim.Vecse nese do flisnin per Shqiperine a ne emer te saj,duhet te dinin si.
    Po ky nuk eshte faji i tyre.

    Eshte faji i nje individi te paskrupullt si D .Mac,i cili merr persona te papjekur e te papergatitur per te vertetuar tezen e tij se ne jemi komb bastard.

    Kete ai nuk e tha,por niveli im i anglishtes eshte i tille,sa te arrij te kuptoj dhe intonacinin me te vogel nga nje Irlanez injorant.

    Gjithashtu gazetarja jone nuk e permend fare Enin e historine e saj.Pasi ajo nuk e ka pare emisionin,por shkruan se c`fare i thone.

    Nese do kish kerkuar nje kasete te tij ,qe BBC natyrisht do ja jepte (ashtu si cdo qytetari ) do shihte qe historia e Enit ishte GJYSMA e ketij emisioni,qe vazhonte si linje paralele me,biseden per Sauna -n.

    Puna e Enit u be e madhe,u bisedua me nje avakate per te disa here,mbahej nen mbikqyrje Jimy -pimpi i saj e po ashtu u largua nga ata per nje fare kohe, (ajo u kthye prape me deshire.

    Pse gazetarja jone nuk i thote qe sic demaskoi Shqiperine e shqiptaret,te demaskoje policine Londineze qe ka 14 pjesetare te "vice squad" per mbi 50.000 prostituta.
    Pse nuk i tha qe shteti Anglez nuk i jep lehtesira emigrantit-prostitute,e ne rast denoncimi e deporton ate.
    Duke frikesuar me shume vajzat,lene dore te lire kodosheve,e favorizuar pasivisht ,krimin e organizuar.

    Te dalim te organizimi.

    Nen emocionin e pare pas pamjes se atij emisioni verte u shokova.Por tani me mendje te ftohte them se disa gjera nuk jane dhe aq te frikshme,ndoshta mund te jem gabim.

    Jimy i Enit,gjithshka mund te ishte por jo mafioz.Gazetaret meqe ai kishte vene ne makine,nje njoftim per ta shitur,i afrohen i thone duam ta blejme makinen,pine nje birre me te,i thone kemi nje Sauna,e Jimy duke qesh si debil u thote ne qekemi te nje Biznesi.

    Me "undercover " se kaq nuk shkon me.

    Kulmi,shihet qe eshte nje individ primitiv,idiot e kaq me deficience mendore sa te parin qe i thote ne rruge jam ne bisnes prostitucioni ai i pergjigjet - EDHE UNE.

    Sigurisht qe mafia nuk perbehet nga individe te tille,e as nga te tjeret qe Macintyre filmoi.Ca njerez te palare,te cilet noshta mund te ishin te organizuar - ne tru, po askund tjeter.

    Femra ato gjenin,por nuk u tha se lituanezja e bukur apo ruset e tjera qe flisnin anglisht mire,teper me mire se pimp-et e tyre e dinin se c`pune do benin qe ne shtepine e tyre.Qe para se te niseshin.Pyeten me pas ne kamera sesa njerezve do u sherbejne e sa kohe do rrine.E natyrisht qe ne cdo moment mund te iknin,ne te shkuaren a ne te ardhmen.

    Shkaqet qe i shtynin ato per kete gje ,ato i dine,por sesi ishin bashkuar me shqiptaret nuk u dha aty.Ndoshta i kane njohur rrugeve a i kane ndihmuar te kalojne ato aty (ne Angli) por ato femra qe mbaheshin ne distance gjate pazareve,mund te iknin.Por s`donin,varferia,mungesa e dokumenteve e kushte te tjera i benin te merrnin kete rruge.Vecse organizimi i shqiptareve mund te ishte deri -iku,por jo aqsa i paraqiste konfuzi Macintyre.

    Eshte tradite e shqiptareve qe mos te kundeshtojne te thenat a bemat e te "huajit" ,por kur ky hedh balte mbi Shqiperine qofte dhe ne emer te moralit-te pakten ti kerkohet llogari.

    Ti shpjegohet ketij se u cane duke folur per te drejtat e myslymaneve,po u behen ure zezakeve aqsa policia tani ka frike ti ndaloje per nje 'stop & search" ndersa per shqiptaret mund te flasesh pa respektin qe perdoret dhe per fiset afgane.

    Jam shume e zhgenjyer nga mungesa e profesionalizmit te kesaj gazetareje qe e paraqet Macintyre jo si eshte ai -dhe si njihet nga te gjithe por si dikush qe mendon ajo se eshte.
    E historia e tij kalon pa asnje "hard question" apo pikepyetje nga shqiptarka jone gazetare.

    Ky emision pati gjera te drejta e prostitucioni duhet demaskuar,ne kemi pjesen tone ne te,por ama nuk jemi vec ne.
    Provo ti e thuaj qe Nje shtet Rusia,Amerika,etj ka prostitusionin e mafien ekskluzive -pasi pergjigjaj eshte me indinjate:

    Qe keto gjera ndodhin kudo !

    Por jo ne emisionin e Macintyre,ku Shqiperia nuk u dha QOFTE DHE ME NJE FJLALE TE VETME,eshte si kudo tjeter.Ka prostitucion,e per popullsi munD te kete me shume se vende te tjera,por ama nuk merren te gjithe me prostitucion.

    -Ku ishin shqiptaret qe e denonin ate ne SHqiperi e ne bote?!

    -Ku ishin emigrantet e ndershem qe robetohen ne punet me te renda per familjen e femijet e tyre?!

    -Ku ishin femrat shqiptare qe studiojne ne Angli e ne bote,te cilat jo vecse shqiptare, por kane dhe intelektin e nuk guxon ti prosituoje njeri?!

    -Ku ishte profesionalizmi i gazetarit irlandes,ne paraqitjen e halleve e vuajtjeve te nje populli?!

    KERRKUND !

    Ne rrjetat e grisura te e Macintyre rane ca peshq te vegjel,te cilet shesin dhe nenat e motrat e tyre ,e kete se kane bere ne Angli por dhe ne Shqiperi,njerez pa moral,pa karkter,pa skill e pa profesione,qe ne cdo vend jane plehra,e shfrytezojne te tjere per veten.

    Nuk jepet sesi varferia e detyron njeriun ne humnere,sesi ENI-t megjithese ju dha mundesia per shpetim e refuzoi haptaz ate,aqsa me eshte krijuar ideja se disa individe e ushtrojne me deshire ate profesion,ngaqe jane te shkundur,pertace e te pazote - hapin kembet e mendojne per Shqiperine.

    Nje pjese e vogel,dhe rrembehen e kjo eshte fakt,por nga ana tjeter,disa shenja dhe duken.

    Une e para refuzoj te BESOJ qe intuita e nje femre do bjere aq poshte sa te shohe Saliun apo Ron ne person -nje femer sado e trashe te jete ajo -te besoje se jane gje e mire.

    Mendja e ftohte ta thote,qe nje person i tille,pa pune, zanat,gjuhe e asnje lloj deshire per perparim te vetvetes,dhe ne befte shtate dasma e te martohet me ty-KU DO TE COJE?!

    C`do beje ai? Si e me care ky dembel,bastard e parazit do jetoje? E ne mos nxjerrte te dashuren ai do nxjerre gruan,a motren ne treg.
    PASI NUK ESHTE I ZOTI PER ASGJE TJETER.

    Keto meshkuj prostituta te filmuara atu ,jane te shitur qe ne lindje ,e rralle i kane familjet me te mira se veten.

    Nje shkak qe duken shume eshte dhe ky.Pasi shume te dale jane nga pjesa e fundit e shoqerise,qe nuk gezonin respekt ne shoqerine shqiptare e as nuk do e arrijne kete jashte.

    Keta individe te piset,pa edukate,injorante,katunare ,e pa asnje perspektive ne jete nuk perfaqsojne Shqiperine,por per fat te keq jane shume.

    Jane shume me teper se shqiptaret e sukseshem jashte a ato te rregulluar e qe shohin hallet e tyre.Keta vemje e individe bastarde jane kudo njesoj,si "koleget" e tyre injorante e bastare gjermane angleze a franceze,LLUMI I CDO CIVILIZIMI .

    Pasi kushdo qe shet nje femer ka shitur nenen e tij ne rradhe te pare,por atyre nuk u ben pershtypje asgje.E arrijne te shesin e blejne femra lart e poshte,me te vetmin avantazhn ndaj individeve te tjere-se u mungon morali,a me mire me thene:
    E kane perdhunuar ate.

    Me nje fjale jo vec ata qe ma kane shpifur,por kam nje vrejtje dhe per Femrat qe shkojne me ta.Niveli i ulet,varferia qenia ne shkallen e fundit te shoqerise nuk e justifikon nje femer te shkoje me keta lapangjoze.

    Po ashtu shkon pa e permendur me qe jo vetem mediat por shume gazetare shqiptare,ma shpifin perdite e me shume,e jo vec me budalliqet qe bejne,por dhe me sensacionet qe mundojne ti reklamojne publikut shqiptar.

    bursa33

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    C'far perbindsha ka nder ne.

    Shekulli
    --------


    PROCESI
    Dėshmojnė Idajet dhe Mirije Guma, prindėrit e Arlindės, qė vdiq e keqtrajtuar nga kunati dhe motra e saj

    "Dhėndri e pėrdori kunatėn si prostitutė e mė pas, e vrau"

    TIRANĖ - "Vajza me dhėndrin mė shkatėrruan familjen. Dhėndri mė pėrdori vajzėn si prostitutė nėpėr lokalet e Tiranės dhe nė fund e rrahu pėr vdekje". Ndonėse nuk ishin dėshmitarė okularė nė vendin e ngjarjes, Idajet Guma dhe Mirije Guma, folėn dje me mjaft mllef pėr dhėndrin e tyre, Sajmir Krosi dhe vajzėn e madhe Marsela. Nė fjalėt e tyre kishte vetėm dhimbje. Ata nuk e panė me sytė e tyre vajzėn e torturuar Arlindėn, e cila pasi jetoi vetėm pak ditė nė spital, vdiq duke lėnė pas shumė mistere. Prindėrit e vajzės thanė dje para gjykatės se fajin pėr tragjedinė e ndodhur me vajzėn e tyre tė vogėl e kishte dhėndri, Sajmir Krosi qė ishte martuar me motrėn e madhe tė viktimės. Ata u shprehėn se kanė dėgjuar nga shumė njerėz qė Sajmiri e pėrdorte kunatėn e tij si prostitutė nėpėr lokalet e Tiranės dhe nėpėrmjet punės sė saj merrte fitimet. Prindėrit e vajzės nuk ishin nė Shqipėri nė kohėn kur ndodhi krimi. Ata thonė se kanė qenė nė Itali, por ngjarjen e kanė mėsuar nga njė letėr qė i ka vajtur nė shtėpi nga vajza e tyre Marsela. Marsela u ka shkruajtur nė letėr se Arlindėn e kishin rrahur barbarisht njerėz qė nuk njihen dhe se ajo pasi kishte vajtur nė shtėpi kishte marrė ndihmėn e duhur nga motra dhe kunati. Prindėrit e tė pandehurės Marsela dhe viktimės Arlinda thanė dje se kjo letėr u ishte dėrguar mė shumė pėr tė fshehur gjurmėt e krimit. Sajmir Krosi ndodhet i arrestuar nė burg, ndėrsa Marsela, gruaja e tij, ndodhet nė arrest shtėpie. Ajo dje ishte ulur sė bashku me burrin e saj dhe tė dy akuzohen pėr plagosje tė rėndė me pasojė vdekjen. Para gjykatės foli edhe xhaxhai i vajzės, i cili tha se kishte dėgjuar nga njerėz tė ndryshėm se Sajmiri e pėrdorte mbesėn e tij si prostitutė nėpėr lokalet e Tiranės. Ngjarja qė mė pas i mori jetėn Arlindės, ndodhi gushtin e vitit tė kaluar. Viktima ishte nga Kavaja dhe kishte dėshirė tė qėndronte tek e motra nė Tiranė pėr tė bėrė njė jetė mė tė mirė. Sipas akuzės, vajza ėshtė keqtrajtuar nga i pandehuri Sajmir Krosi, i cili pasi e ka mbajtur nė shtėpinė e tij ėshtė bėrė xheloz pėr daljet e saj nė orėt e vona tė mbrėmjes nėpėr Tiranė. Arlinda natėn e krimit ėshtė grindur me kunatin e saj. Ai i ka kėrkuar llogari pėrse dilte natėn nėpėr Tiranė, ndėrsa Arlinda i ka thėnė se ka jetėn e saj dhe se bėnė ēfarė tė donte. Por mė pas Sajmiri e ka rrahur keqas. Pas ngjarjes, gruaja e Sajmirit ėshtė pėrpjekur tė mbulojė gjurmėt dhe tė dy sė bashku e kanė marrė dhe e kanė ēuar nė spital ku mė pas gjeti vdekjen. Para gjykatės i pandehuri nuk e pranon akuzėn. Avokati i tij tha dje se viktima ka shkuar nė shtėpinė e Krosit, e pėrdhunuar nga njerėz tė panjohur dhe klienti i tij sė bashku me motrėn e saj, janė munduar t'i japin ndihmėn mjekėsore.
    Alma Ēuka

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ndrio

    KOHAJONE
    -------------------

    Prostitucioni, konferenca rajonale ne Berat
    Berat - Trafiku i prostitucionit mbledh konferencen e pare rajonale ne Berat. Kjo konference dy ditore u organizua nga rrjeti shqiptar kunder dhunes gjinore dhe komuniteti per mundesi te barabarta. Tema kryesore ne kete konference ishte trafikimi i grave dhe vajzave. Ne kete konference merrnin pjese perfaqesues nga te gjitha shoqatat e ngjashme nderkombetare e OSCE drejtuese te pushtetit lokal etj. Ne kete konference asistonin nenkryetarja e parlamentit shqiptar Makbule Ceco, kryetari i komitetit shqiptar kunder trafiqeve te qenieve njeresore Ndre Legisi si dhe zv/ministri i Rendit Publik Bujar Himci. Ne kete konference ky takim u quajt i rendesishem per nga permbajtja qe eshte krimi e prostitucioni. Drejtuesit ne kete konference vleresuan drejtimet kryesore te programit qe ka ndermarre dikasteri per luften kunder trafikut te prostitucionit, hartimi e kompletimi i kuadrit ligjor si dhe bashkepunimi rajonal ne luften kunder trafiqeve. Synimi eshte ngritja e strukturave te domosdoshme te luftes kunder trafiqeve, krijimi i qendrave te rehabilitimit per grate e vajzat-viktima te prostitucionit dhe investimet ne zonat urbane e rurale per hapjen e vendeve te punes dhe zhdukjen e varferise.

    ----------------------------------------

    "Ne kete konference asistonin nenkryetarja e parlamentit shqiptar Makbule Ceco, kryetari i komitetit shqiptar kunder trafiqeve te qenieve njeresore Ndre Legisi si dhe zv/ministri i Rendit Publik Bujar Himci."

    Ndre Legisi eshte nji gangster. Kan vene Ujkun kryetar i tufes deleve. Kulmi.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Raporti i Komisionit Evropian paraqet shifrat e trafiqeve nė Ballkan

    Shqipėria nė krye tė listės sė trafikut njerėzor

    - Nė vit rreth 100 mijė klandestinė nga Ballkani synojnė Evropėn, thuhet nė raportin e Komisionit Evropian

    - Rreth 1 milion femra janė shitur pėr tregeti rreth globit pėr njė vit, nga tė cilat rreth 200 mijė kanė kaluar nga Ballkani


    TIRANĖ – Njė raport i Komsionit Evropian, e rendit Shqipėrinė, krahas Kosovės dhe Rumanisė nė tre vendet e Ballkanit qė mbajnė "peshėn" e "furnizimit" tė Evropės me klandestinė nė masėn 15 pėrqind, nga rreth 100 mijė prej tyre qė synojnė kalimin ilegal nga Lindja nė drejtim tė Perėndimit. Krahas shifrave shqetėsuese, Komisioni Evropian, bėn tė ditur edhe organizimin e kėtij trafikimi dhe drejtimin e lėvizjes sė tij. Sipas tė njėjtit raport tė Komisionit tė Evropės, mėsohet se trafiku i klandestinėve, kalon nga Azia dhe Lindja e Mesme, nė drejtim tė Evropės.

    Komisioni Evropian ka bėrė tė ditur, se pėr tė frenuar trafikun klandestin, ka ndėrmarrė njė sėrė masash dhe ka ofruar ndihmė tė vazhdueshme kryesisht ndaj vendeve ballkanike ku ky fenomen ėshtė edhe mė shumė shqetėsues. Ndihma mė e fundit e Komisionit Evropian, ka synuar nė trajnimin e policėve tė kėtyre vendeve pėr pėrballimin e luftės ndaj trafikimit njerėzor. Ndėr vendet e Ballkanit vetėm Greqia, Kroacia dhe Maqedonia, nuk e kanė refuzuar ndihmėn mė tė fundit, qė ka tė bėjė me trajnimin e policive respektive.

    Vala e re e rikthimit tė sė djathtės nė vendet perėndimore, ka rinxjerrė nė bazė edhe tė programeve tė tyre, frenimin e trafikut klandestin, pėrballė pasivitetit tė qeverive tė vendeve nga e ka origjinėn ky lloj trafikimi. Ditėt e fundit, qeveria italiane, nėn kėtė frymė, po aplikon dėbimin e emigrantėve pa dokumenta qė ndodhen nė territorin e saj. Sipas shifrave tė publikuara, mėsohet se vetėm kėtė vit nė Itali, kanė mbėrritur rreth 6500 klandestinė.

    Pardje nė mėngjes, nė Vlorė janė rikthyer nė Shqipėri me tragetin "Skanderbeg" 94 klandestinė shqiptarė, ndėrkohė qė njė natė mė parė, nė Rinas ishin rikthyer 140 tė tjerė. Sipas mediave italiane, mėsohet se gjatė tre netėve tė fundit, njė valė operacionesh tė policisė italiane kanė mundėsuar arrestimin e rreth 240 personave, nga tė cilėt rreth 160 kanė qenė pa dokumenta tė rregullta.



    Trafiku i mishit tė bardhė


    Tregtia e mishit tė bardhė, ka rritur nė mėnyrė tė ndjeshme krimet nė sindikata tė ndryshme kriminelėsh e trafiku ilegal, bėnė tė ditur njė raport i dy gazetarėve amerikanė David Binder e Preston Mendenhall, tė cilėt klasifikojnė shqiptarėt si kontrolluesit kryesorė tė kėtij trafiku. Duke iu referuar shifrave, gazetarėt amerikanė bėjnė tė ditur se rreth 1 milion femra janė shitur pėr tregti rreth globit pėr njė vit, nga tė cilat rreth 200 mijė kanė kaluar nga Ballkani. Zyrtarėt thonė se trafikun mė sė shumti e kontrollojnė shqiptarėt qė i shesin, e ndihmojnė nė trafikun e armėve me para. Por, deri tani zyrtarėt e kėtyre vendeve megjithėse e pranojnė kėtė fakt, ata nuk kanė qenė nė gjendje ta vėrtetojnė kėtė zyratrisht, citohet nė raportin e gazetarėve amerikanė. Gazetarėt amerikanė David Binder e Preston Mendenhall, ngulin kėmbė nė raportin tyre, duke vazhduar pėr tė vėrtetuar implikimin e qeveritarėve shqiptarė, kur thonė se zakonisht kėto aktivitete kanė mbrojtjen e politikanėve tė lartė shqiptarė, tė cilėt janė tė korruptuar, thanė zyrtarėt lokalė tė forcimit tė ligjit. Gjyqtarė tė korruptuar dhe prokurorė gjithashtu, nė Shqipėri shpesh herė ndihmojnė kriminelė tė arrestuar.

    Pėr gazetarėt Binder e Mendenhall, Bosnja, Kosova dhe FYROM, janė vende ku ka prostituta ruse ose tė Europės Lindore, tė cilat nėn presionin e tutorėve tė tyre, detyrohen tė punojnė nėn kėrcėnime vdekjeje. Trafikantėt janė nga tė gjitha grupet etnike nė rajon, dhe pavarėsisht nga armiqėsitė e vjetra e tė pėrgjakshme qė kanė ndarė Bosnjen, Kosovėn, dhe FYROM, ata kur vjen puna tek droga, armėt dhe trafiku i femrave, pėrsėri punojnė ngusht me njėri-tjetrin, thotė raporti i dy gazetarėve amerikanė David Binder e Preston Mendenhall.

    Pavarėsisht se sa tė holla trafikantėt fitojnė nga tregu i seksit dhe armėve e trafiqeve tė tjera ilegale, biznesin mė tė madh vazhdon ta bėjė droga, arrijnė nė konkluzionin e tyre gazetarėt amerikanė.

    Agjencia e Fuqizimit tė Drogės sė SHBA bėri tė ditur se 4 mijė deri nė 6 mijė kilogramė heroin, transportohen nga Afganistani nė Europėn Perėndimore ēdo muaj, nėpėrmjet Ballkanit ku Shqipėria mban vendin e parė.

    Artur BEGA



    Berati, zona mė e prekur nga trafikimi i vajzave

    BERAT – Eshtė zhvilluar dje nė orėt e para tė paradites, konferenca rajonale "Trafikimi i grave dhe i vajzave – krimi pa kufi", me pjesėmarrjen e organizatave jo qeveritare tė ardhura nga Tirana, Maqedonia dhe Italia e Kosova, organizuar nga komunitet pėr mundėsi tė barabarta dhe rrjet shqiptar kundėr dhunės gjinore dhe trafikimit. Moderatorja e seancės sė djeshme, Anila Vėndresha nė fjalėn e saj tė hapjes sė konferencės citoi se qyteti i Beratit ėshtė njė nga zonat mė tė prekura nga trafikimi i vajzave pėr ushtrimin e prostitucionit dhe njė nga qytetet qė ka numrin mė tė madh tė vajzave dhe grave qė janė shndėrruar si prostituta nė vende tė ndryshme tė botės.

    Fenomenet skandaloze qė po i ndodhin familjes shqiptare si shfrytėzimi seksual, dhuna, pedofili, inēesi, tė cilat janė shndėrruar nė njė fenomen madhor rėndėsia qė strategjia kombėtare pėr vitin 2002 nė konsultat me OJQ-tė ėshtė vėnia e projekteve konkrete pėr luftėn kundėr trafiqeve. E ndodhur pėrballė shifrave tė divorcit, ku njė nė ēdo pesė ēifte ka pėrfunduar nė divorc, gruaja ėshtė persekutuar nė personalitet.

    Nė kėtė konferencė merrnin pjesė edhe zyrtarė tė Ministrisė sė Rendit, tė cilėt pranuan se trafikimi i femrave po vjen gjithnjė e nė rritje. Sipas tyre, gjatė katėr muajve tė parė tė kėtij viti, organet e policisė kanė evidentuar 97 raste tė trafikimit tė femrave, 135 autorėt e tyre dhe kanė shpėtuar 87 gra e vajza viktima tė prostitucionit, 5 nga tė cilat me shtetėsi tė huaj. "Vetėm nė Tiranė numėrohen rreth 20 mijė pėrdorues droge, ēka pėrbėn njė kontigjent tė mundshėm lidhjeje me trafiqe tė ndryshme", deklaruan zyrtarėt. Gjatė vitit tė kaluar, sėbashku me Departamentin e Shtetit, USAID i akorduan Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrimin (IOM) afro 200 mijė USD pėr ngritjen e njė strehe, e cila ndihmoi gratė e trafikuara nga vende tė ndryshme.

    E. AZIZOLLI
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    A mund te bej une dicka ?!

    Kam menduar shpesh se a mund te bej une dicka per kete problem.Mendoj per ate shtrese e cila punon nendhe ne bodrume shtepi te mbyllura ne frike terror e dhune per te pasuruar kodoshet e tyre.

    Kam menduar per viktimat e ketyre krimeve qe ne rradhe te pare jane keto femra- e po ashtu per vetegjygjesite,e pasojat e saj; ky reaksion zinxhir eshte nje plage me shume ne Shqiperine E LODHUR.

    Kam menduar per ato vajza pa emer dhe ate me Pseudonimin Eni , nje vajze shqiptare qe thonte qe jam greke (keshtu benin te gjitha) , pasi nami i prostitutave tona eshte i tille , sa dhe ne bisnes eshte turp te jesh prostitute nga Shqiperia.

    Nje shoqja ime e shkolles tashme punon per BBC, e i kerkova nese mund te ma gjente e te ma regjistronte ate emision. Pas shume perpjekjeve me tha qe ma ka bere gati e keto dite ma dergon.
    PSE ME DUHET?!

    Ne fillim per nenat, motrat, e vajzat e Tefikeve nga Ballshi apo Riza-ve e Rone-ve nga veriu qe ta shohin ATO femra se me c`monstra jetojne dhe se parate tyre jane te lara ne gjak e turp.

    Me pas per shtetin shqiptar e publikun, qe ta shohin nga afer se si nje pjese e emigrantve shqiptare, jo vetem qe torturojne, perdhunojne femrat por dhe diskretitojne emrin e mire te shqiptareve qe punojne me mund per buken e gojes ne mergim.

    Ashtu si dhe per ato vajza te reja,naive, te varfera, te pa arsimuara e te paditura qe ti besojne instinktit te tyre e te mos marrin Boten me Roni-n apo Rizane e pare sharlatan qe u propozon tu jape boten ne dore.

    Do e dergoj ne televizionin shqiptar me mesazhin qe keto individe duhen denuar dhe nga policia jone sapo te shkelin atje, pasi provat jane ne film e pohohet nga vete ato se c`fare bejne. Policia jone perdite (lexojme) se kap te tille, le ti ndaloje dhe keta, ne cofshin koken ne Shqiperi.

    Sapo te me vije ajo kasete do e coj ne Televizionet shqiptare.

    se shpejti
    bursa33

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Kot e dergon, skane per ta dhene

    Qeveria shqiptare ska interes qe te tregoje kete lloj realiteti.
    Ajo ka interes qe te mos e tregoje dhe madje mbuloje.
    Edhe vete publiku deshiron qe te genjehet.
    E verteta eshte e hidhur prandaj shumica rendin mbas mashtruesve.

    Une e kuptoj sa e indinjuar je ti dhe te gjithe ata qe lexojne ketu.

    Kriza shqiptare eshte shume dimensionale. Ligesia jane bere qytetare nderi deri Shqiperi. Eshte e vertete se ti dhe shume shqiptare nuk u ngjan atyre te kasetave.

    Megjithate beje tenden sic e kane bere shume te tjere dhe sic e kemi bere te gjithe ne secili ne menyren e vet dhe askush nuk na e vuri veshin.

  10. #10

    Jemi 20 vajza tė moshave tė ndryshme. Na pėrdhunojnė ēdo natė

    Jemi 20 vajza tė moshave tė ndryshme. Na pėrdhunojnė ēdo natė... Kėshtu ka vazhduar gjatė njė jave. Pastaj na ēonin me makina me perde, natėn nėpėr bunkerė, ku na prezantonin me meshkuj...

    Rrefimi/ Flet Irena Shehu: Gjithēka qė mė ndodhi nga Peqini nė rrugėt e Londrės

    Vajza e rrėmbyer: Na veshėn si djem pėr tė shmangur policinė



    --------------------------------------------------------------------------------

    Poli Hoxha

    TIRANE

    Mama, mė kanė mbyllur nė njė dhomė... jemi 20 vajza... na pėrdhunojnė dhe na ēojnė nėpėr bunkerė e hotele..." Janė pasazhe denoncuese tė rrėfyera nė telefon nėnės sė saj nga Irena Shehu.

    Ēėshtja "Irena", edhe pse pėr tė gjithė krerėt e Policisė Shqiptare ngjason me njė "histori tė zakonshme" tė njė prostitute shqiptare, ka mbėrritur deri nė strukturat mė tė larta tė shtetit shqiptar. Pas "bujės" sė bėrė pėr kėtė ngjarje nė shtyp kėto ditė, tė interesuar pėr fatin e vajzės 17-vjeēare dhe grupit qė e rrėmbeu dhe tashmė "e punon" nė rrugėt e Londrės apo Romės, janė prokurori i pėrgjithshėm i vendit, ministri i Rendit Publik, kryeministri, strukturat qė hetojnė kėto trafiqe, mediat dhe gjithė opinioni shqiptar. Sot, nėpėrmjet nėnės sė saj, Shahe Shehu, 17-vjeēarja nga Sumzataj i Lushnjės, rrėfen tė gjithė historinė e rrėmbimit tė saj dhe "pėrpunimit disamujor" nga njė grup trafikantėsh, qė i kanė bėrė asaj nė njė fshat tė Peqinit sė bashku me 20 vajza tė tjera. Nė celular Irena (sa herė qė mundet) i tregon nėnės pėr ditėt "e stėrvitjes" sė saj si prostitutė e ardhshme, menjėherė pas rrėmbimit. Si e pėrdhunonin sė bashku me vajzat e tjera nė tė njėjtėn dhomė. Si i mėsonin zanatin e prostitutės me klientė tė ndryshėm nėpėr bunkierė apo motele buzė detit. Me lot nė sy (shpesh ia rrėmbejnė telefonin gjatė kohės qė flet) rrėfen pėr tortura nga mė tė pabesueshmet. Cigare qė shuhen nė pjesėt mė delikate tė trupit. Kėrcėnime tė vazhdueshme pėr familjen kėtu nė Shqipėri...dhe jetėn e saj si prostitutė sė bashku me tė tjerat, aty nė rrugėt e Londrės...

    Nė Peqin
    Vetėm 2 javė pas rrėmbimit nė pazarin e Divjakės (tre muaj mė parė) tė Irena Shehut, ajo i telefonon nėnės nė celularin qė vetė rrėmbyesit "i hodhėn te kėmbėt", nė atė moment. Sipas Shahe Shehut, "vajza arrinte tė mė telefononte fshehurazi. Mė tha se dikush e ndihmonte aty te shtėpia nė Peqin, ku e kishin mbyllur". Rreth 2 muaj mė parė Irena i ka rrėfyer nėnės sė saj, se ku ndodhej dhe gjithēka tjetėr: "Mama, jam nė Peqin me shokėt e atyre qė ti i di... Mė mbajnė tė mbyllur nė njė dhomė tė njė shtėpie qė mė duket se ėshtė nė fshat. Jemi 20 vajza tė moshave tė ndryshme. Na pėrdhunojnė ēdo natė... Kėshtu ka vazhduar gjatė njė jave. Pastaj na ēonin me makina me perde, natėn nėpėr bunkerė, ku na prezantonin me meshkuj tė cilėt pasi bėnin seks me ne, paguanin 5 ose 10 mijė lekė tė vjetra (sipas bisedave qė dėgjonim). Mė pas na ēonin nėpėr motele. Unė kam pranuar tashmė ta bėj kėtė gjė, sepse nuk kam se ēfarė tė bėj. Jo vetėm kur kundėrshtojmė, por edhe kur mbushim sytė me lot, na rrahin..."

    500 mijė lekė pėr njė pasaportė
    Irena Shehu, 17-vjeēarja e rrėmbyer nga njerėz qė akuzohen publikisht nga nėna e saj dhe ajo vetė, vetėm 2 muaj pasi kishte edhe mėnyrėn sesi grupi i trafikantėve shqiptarė, arriti t'i ēojė jashtė vendit. "Pas njė muaji, tė gjitha vajzave na nxorėn nė fotografi. Ishin foto tė mėdha, si ato qė bėjnė pėr kėngėtarėt e mėdhenj. Nėnė (ajo qan sa herė qė flet dhe kėrkon tė flasė me motrėn e vogėl, Shazen), ata flasin hapur se duan tė na ēojnė jashtė shtetit. Na pyesin herė pas here nėse pranojmė tė punojmė. Dhe tė gjitha themi po...nuk kemi se ēfarė tė bėjmė. Mama, mė harro. Ki kujdes shtėpinė, se ata mund tė bėjnė gjithēka dhe janė tė lidhur me policinė. Pasi bėnė fotografitė, dėgjova se do na nxirnin tė gjithave pasaporta nė Tiranė pėr 500 mijė lekė (por ti mos i thuaj kėto gjėra, se mund tė tė vrasin ty, se mua nuk mė ka ngelur gjė...). I nxorėn edhe pasaportat, sepse 2 ditė pėrpara se tė na nxirrnin jashtė Shqipėrisė, na sollėn njė berber dhe na qethėn tė gjithave si djem. Pastaj na veshėn po si djem dhe ashtu 2 nga 2 na hipėn nėpėr makina"... (biseda ndėrpritet)... "Tani jam nė Londėr. Kėshtu mė thonė"... (bisedė e bėrė 5 ditė mė parė)... "Punojmė gjithė natėn dhe flemė gjithė ditėn. Janė shumė meshkuj qė na shoqėrojnė. Qė nga mosha 20 vjeē dhe deri nė 50 vjeē. Sa herė qė tentojmė tė ikim apo tė flasim nė telefon. na rrahin, na fusin sende tė forta nė organet gjenetale...Por tortura mė e tmerrshme ėshtė kur na shuajnė cigare nė...."

    Marre nga GZ

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  2. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •