Librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së, mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dre...hqipe_1973.pdf
Librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së, mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dre...hqipe_1973.pdf
shumë të faleminderit LJanina. Unë edhe pse e kam si libër e shkakrkova, sepse në kohë të sotme shumë më parktik ( për mua ) është ta kesh një libër në kumpjuter, sesa si libër të zakonshëm.
Po i jap vetes të drejtë që ta postoj edhe te tema ime mbi "librat elektronikë"
Respekt për ty e për gjithë dashamirësit e librit.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Do të kishte qenë shumë e dobishme për të gjithë po të kishte mundësi dikush ta lëshojë në internet edhe librin me titull "Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë" të profesorit Bahri Beci. Kjo gramatikë është shumë praktike dhe do t'u hynte në punë me lehtësi të gjithë atyre që kanë vullnet e dëshirë ta përdorin gjuhën tonë me tërë saktësinë, korrektësinë dhe bukurinë e saj. Fjalorët na e zgjidhin problemin e çastit, kurse gramatika na i mëson rregullat që vlejnë për të gjitha rastet. Ky libër ka pasur disa botime dhe, për të mirën e përgjithme, autori s'do të duhej ta pengonte jetësimin e këtij propozimi.
Atë libër nuk e gjeta por gjeta një tjetër. Nuk di nëse ky është bazuar tek ai, po m'u duk i vlefshëm dhe mendova ta sjell.
Ky është një libër për gramatikën e gjuhës shqipe me 218 faqe që mund të shkarkohet në format PDF. Në fillim prisni sa të hapet dhe pastaj shtypni atë që është treguar me shigjetë tek fotografiia për ta shkarkuar në kompjuterin tuaj.
GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 18-06-2010 më 05:51
Ketu keni nje sere librash ne lidhje me gjuhen shqipe, gramatiken edhe leksikun e saj: http://www.shkenca.org/content/section/8/27/![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga eldushka : 17-06-2010 më 10:03
rrofsh eldushka
kam shume per te permisuar, nuk dua te vdes injorante te pakten per sa i perket shqipes![]()
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për Firefox mund ta shkarkoni këtu:
https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/5485
E ka perdorur njeri? Eshte i sakte?
Unë e përdori që 1 vite e me tepër. Është i sakte... me shumë se unëdhe ka përmirësime që i bëhen shpesh... Probleme ka tek "të", "në" këto duhet vetë ti shënosh me "ë" nese do...
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
A ka ndonje fjalor te gjuhes shqipe ne pdf?
Krijoni Kontakt