Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

    Librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së, mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dre...hqipe_1973.pdf

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan LJanina për mendimin e shprehur në këtë postim:

    rebrafi (20-02-2015),shkodra14 (01-03-2017)

  3. #2
    Citim Postuar më parë nga LJanina Lexo Postimin
    Librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së, mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dre...hqipe_1973.pdf
    shumë të faleminderit LJanina. Unë edhe pse e kam si libër e shkakrkova, sepse në kohë të sotme shumë më parktik ( për mua ) është ta kesh një libër në kumpjuter, sesa si libër të zakonshëm.
    Po i jap vetes të drejtë që ta postoj edhe te tema ime mbi "librat elektronikë"

    Respekt për ty e për gjithë dashamirësit e librit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    shumë të faleminderit LJanina. Unë edhe pse e kam si libër e shkakrkova, sepse në kohë të sotme shumë më parktik ( për mua ) është ta kesh një libër në kumpjuter, sesa si libër të zakonshëm.
    Po i jap vetes të drejtë që ta postoj edhe te tema ime mbi "librat elektronikë"

    Respekt për ty e për gjithë dashamirësit e librit.
    Do të kishte qenë shumë e dobishme për të gjithë po të kishte mundësi dikush ta lëshojë në internet edhe librin me titull "Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë" të profesorit Bahri Beci. Kjo gramatikë është shumë praktike dhe do t'u hynte në punë me lehtësi të gjithë atyre që kanë vullnet e dëshirë ta përdorin gjuhën tonë me tërë saktësinë, korrektësinë dhe bukurinë e saj. Fjalorët na e zgjidhin problemin e çastit, kurse gramatika na i mëson rregullat që vlejnë për të gjitha rastet. Ky libër ka pasur disa botime dhe, për të mirën e përgjithme, autori s'do të duhej ta pengonte jetësimin e këtij propozimi.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Do të kishte qenë shumë e dobishme për të gjithë po të kishte mundësi dikush ta lëshojë në internet edhe librin me titull "Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë" të profesorit Bahri Beci. Kjo gramatikë është shumë praktike dhe do t'u hynte në punë me lehtësi të gjithë atyre që kanë vullnet e dëshirë ta përdorin gjuhën tonë me tërë saktësinë, korrektësinë dhe bukurinë e saj. Fjalorët na e zgjidhin problemin e çastit, kurse gramatika na i mëson rregullat që vlejnë për të gjitha rastet. Ky libër ka pasur disa botime dhe, për të mirën e përgjithme, autori s'do të duhej ta pengonte jetësimin e këtij propozimi.
    Atë libër nuk e gjeta por gjeta një tjetër. Nuk di nëse ky është bazuar tek ai, po m'u duk i vlefshëm dhe mendova ta sjell.

    Ky është një libër për gramatikën e gjuhës shqipe me 218 faqe që mund të shkarkohet në format PDF. Në fillim prisni sa të hapet dhe pastaj shtypni atë që është treguar me shigjetë tek fotografiia për ta shkarkuar në kompjuterin tuaj.

    GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 18-06-2010 më 05:51

  6. #5
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Ketu keni nje sere librash ne lidhje me gjuhen shqipe, gramatiken edhe leksikun e saj: http://www.shkenca.org/content/section/8/27/
    Ndryshuar për herë të fundit nga eldushka : 17-06-2010 më 10:03

  7. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    rrofsh eldushka
    kam shume per te permisuar, nuk dua te vdes injorante te pakten per sa i perket shqipes

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Drejtshkrimi me Firefox

    Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për Firefox mund ta shkarkoni këtu:

    https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/5485
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #8
    E ka perdorur njeri? Eshte i sakte?

  10. #9
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Unë e përdori që 1 vite e me tepër. Është i sakte... me shumë se unë dhe ka përmirësime që i bëhen shpesh... Probleme ka tek "të", "në" këto duhet vetë ti shënosh me "ë" nese do...
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  11. #10
    A ka ndonje fjalor te gjuhes shqipe ne pdf?

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Atë libër nuk e gjeta por gjeta një tjetër. Nuk di nëse ky është bazuar tek ai, po m'u duk i vlefshëm dhe mendova ta sjell.

    Ky është një libër për gramatikën e gjuhës shqipe me 218 faqe që mund të shkarkohet në format PDF. Në fillim prisni sa të hapet dhe pastaj shtypni atë që është treguar me shigjetë tek fotografiia për ta shkarkuar në kompjuterin tuaj.

    GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE
    E shfletova këtë gramatikë. Qenka një blic-manual për mësimin e gjuhës sonë me disa gabime, por gjithsesi jo i padobishëm. I mungokan shumë shembuj konkretë për ilustrimin e rregullave, të cilat përdoruesi s'mund t'i përvetësojë pa ta. Te kapitulli i foljes është dhënë trajta pësore-vetëvetore e foljes lexoj me të gjitha vetat e në të dy numrat, që është e pasaktë, sepse kjo folje në diatezën e theksuar përdoret vetëm në vetën e tretë njëjës: Ky libër lexohet me një frymë; Atij nyk i lexohet shkrimi etj.
    Gramatika që e përmenda unë është më e vëllimshme dhe në të gjitha aspektet më cilësore, ngase e ka punuar njëri nga gjuhëtarët tanë të sotëm më me renome.

  13. #12
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Pasurohet Fjalori Drejtshkrimor me 75000 fjale

    Pas "Fjalorit te pare Drejtshkrimor te Gjuhes Shqipe", botuar ne vitin 1976 me rreth 38 mije fjale, nje tjeter fjalor i ri me rreth 75 mije fjale ka dale ne drite nga dy gjuhetare. Gjuhetaret Ali Dhrimo e Rami Memushaj, kane promovuar ne Universitetin e Elbasanit "Aleksander Xhuvani", Fjalorin Drejtshkrimor te Gjuhes Shqipe me 75 mije fjale. Sipas gjuhetarit Rami Memushaj "40 vjet mbas Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe (1972) dhe 34 vjet pas hartimit te te parit fjalor drejtshkrimor te shqipes (1976), nevoja e hartimit te nje fjalori te ri drejtshkrimor erdhi duke u bere gjithnje e me e domosdoshme". Fjalori rreh te pasqyroje ne menyre sa me te plote ate pasurim dhe shperthim te gjuhes shqipe ne te gjitha stilet, gjinite, sidomos ne keto 20 vitet e fundit, qe eshte arritur fale punes se levruesve te shqipes dhe te perkthyesve. Sipas Memushaj "Ky fjalor eshte nje liber qe duhet te ndodhet ne tryezen e atij qe shkruan. Botimi pasqyron se cfare eshte arritur ne njesimin e normes se gjuhes shqipe qe nga viti 1972 e deri ne vitet tona, ne fushen e fonetikes, gramatikes dhe drejtshkrimit". Dy autoret e fjalorit kane punuar rreth tre vjet e gjysme per hartimin e tij, pasi sipas Memushaj, pasqyrimi i leksikut te shqipes ne fjaloret normale eshte e pamjaftueshem. "Botimi i ketij fjalori me rreth 75.000 fjale eshte nje ndihmese jona ne pasurimin e leksikut te shqipes", perfundon gjuhetari.
    Qe nga projekti "Rregullat e drejtshkrimit te shqipes" i vitit 1967, pas nje diskutimi publik qe u paraqit per diskutim ne Kongresin e Drejtshkrimit te Shqipes, qe u mblodh ne Tirane, ne vitin 1972, i cili ka hyre ne historine e gjuhes shqipe dhe te kultures shqiptare, si Kongresi i njesimit te gjuhes letrare kombetare. Kongresi i Drejtshkrimit te Shqipes, ne te cilin moren pjese delegate nga te gjitha rrethet e Shqiperise, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbereshet e Italise, pasi analizoi te gjithe punen e bere deri atehere per njesimin e gjuhes letrare, miratoi nje rezolute, ne te cilen pervec te tjerash, pohohet se "populli shqiptar ka tashme nje gjuhe letrare te njesuar".
    Gjuha letrare kombetare e njesuar (gjuha standarde), mbeshtetej kryesisht ne variantin letrar te jugut, sidomos ne sistemin fonetik por ne te jane integruar edhe elemente te variantit letrar te veriut. Pas Kongresit te Drejtshkrimit, jane botuar nje varg vepra te rendesishme, qe kodifikojne normat e gjuhes standarde, sic jane "Drejtshkrimi i gjuhes shqipe" (1973), "Fjalori i gjuhes se sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes se sotme (1984), Fjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipe (1976), Gramatika e gjuhes se sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997). Vecori tipologjike te shqipes se sotme standarde. Nga ana strukturore, paraqitet sot si nje gjuhe sintetiko-analitike, me nje mbizoterim te tipareve sintetike dhe me nje prirje drejt analitizmit. Nje pjese e mire e tipareve te saj fonetike dhe gramatikore, jane te trasheguara nga nje periudhe e lashte indoevropiane, nje pjese tjeter jane zhvillime te mevonshme. Shqipja ka sot nje sistem fonologjik te vetin, qe perbehet nga shtate fonema zanore dhe 29 fonema bashketingellore.

    Koha Jone

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    BUSULLA E PRISHUR
    ***********************
    Miratimi i drejtshkrimit dhe i unisimit të gjuhës letrare shqipe
    ishte një akt historik, ndër më të rëndësishmit
    për integrimin e kulturës shqiptare.

    Në kohën, kur nga intelektualët dhe politikajtë shqiptarë, sot më tepër se kurrë lypset angazhim i njëmendët në ndriçimin, pasurimin dhe integrimin e kulturës shqiptare dhe në mbrojtjen e saj, fatkeqësisht, nga disa pseudointelektualë po shfaqën ide dhe tendenca atakuese të këtyre vlerave.
    Pra, fjala është për ata, që unisimin dhe zyrtarizimin e gjuhës letrare shqipe në të gjitha trevat shqiptare, e çmojnë si imponim thuaja të dhunshëm nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, gjë që fare nuk përkon me të vërtetën, sepse, aspirata për unisimin e gjuhës shqipe është e moshës shekullore e jo e kohës së Enver Hoxhës. Ndërsa, hapi nismëtar për realizimin e unisimit të gjuhës shqipe është bërë në Prishtinë (Konsulta për unisimin e gjuhës shqipe më 1968), kuptohet në marrëveshje me intelektualët, gjegjësisht shkencëtarët e Shqipërisë. Mandej kjo konsultë është pasuar me Kongresin e gjuhtarëve, të mbajtur më 1972 në Tiranë, në të cilin është miratuar unisimi i gjuhës letrare shqipe. Ky ishte një akt historik, ndër më të rëndësishmit për integrimin e kulturës shqiptare. Me sa kam mundur ti përcjelli debatet e zhvilluara rreth drejtshkrimit shqip, nuk kam hasur në mospajtim të gjuhtarëve të mirëfilltë, siç nuk kam hasur as në konstatimin se këtij drejtshkrimi i është verë pikë. Dihet se dallimi në mes të folmës së dialekteve toskërishte e gegërishte, nuk është aq i madh sa të mos e kuptojë gjiraokastriti shkodranin apo shqiptarin e Kosovës. Dallimi më i theksuar është ai fonetik (në shqiptim). Atëherê, ka qenë krejtësisht e natyrshme dhe e nevojshme që të bëhet përafrimi i këtyre dy dialekteve.Dhe, për një akt të tillë, meritën e ka elita intekektuale, e cila në ato rrethana ka influencuar që të mbahet ai kongres dhe të miratohet ky drejtshkrim.
    Dhe tani, kur kanë marrë rrugë të mbarë përpjekjet për ti unisuar edhe tekstet dhe programet mësimore në të gjitha trevat shqiptare, këta pseudointelektualë nga Shqipëria dhe Kosova shërbehen me pëshpërime dhe thash e thëme nëpër kuluare, duke u shërbyer me fjalorin e tyre kundërshtues, të shoqëruar me paragjykime, fyerje dhe urrejtje, që pasqyrojnë realitetin e përditshmërisë sonë. Këto pëshpërime e paragjykime kundërshtuese shfaqën për shkakun, sepse në atë drejtshkrim të miratuar në atë kongres dominuaka dialekti toskë. Duhet pasur parasysh, se Ekipi hartues i drejtshkrimit është dashur pa tjetër ta ketë pikën nisëse që e përbëjnë tri kriteret: ai historik, fonetik dhe morfologjik. Kjo nuk don të thotë njëanshmëri as ndikim i diktaturës, që shpie në favor apo disfavor të njërit apo të dialektit tjetër. Aq më parë, kur dihet se edhe drejtshkrimi i nënshtrohet procesit të vashdueshëm të zhvillimit, korrigjimit dhe pasurimit të tij. Dhe, për këtë, fjalën më meritore e kanë shkencëtarët gjuhësorë, të cilët në periudha të ndryshme gjurmuese, paraqesin mendimet e tyre për ndryshimet që duhet ti bëhen drejtshkrimit. Pra, interesimi për çfarëdo ndryshimi të drejtshkrimit shqip, më së tepërmi u takon gjuhtarëve, që ti sqarojnë pasojat e lajthitjeve që i bëjmë kur flasim apo shkruajmë.
    Kështu, me qëllim përafrimi të dialekteve në komunikim, është bërë dhe zyrtarizuar drejtshkrimi edhe në shkolla dhe në administratën e vendeve perendimore 70, 80 milionshe të banorëve, siç janë Franca, Gjermania, Spanja e të tjera, ku banorët e tyre, në viset më të skajshme e kanë pasur vështirë tê komunokojnë dhe të kuptohen në mes veti.
    Po ashtu, kur bëhet fjalë për faktorin që ka ndikuar në miratimin e këtij drejtshkrimi, se është politik e jo shkencor, analizat, vlerësimet dhe sqarimet duhet të rrjedhin nga shkencëtarët gjuhtarë e jo nga individët me busullë të prishur dhe të politizuar së prapthi, të cilët përpiqen të shpi(f)kin edhe kombin e ri kosovar për shqiptarët e Kosovës. Përpiqen ta deformojnë identitetin e kombit shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera jashtë Shqipërisë.
    Kur tendencat përparimtare dhe afirmuese të kulturës dhe të shkencës shqiptare, janë penguar, injoruar dhe sankcionuar nga pushtuesit, çuditërisht edhe sot e kësaj dite, dalin pengues të këtij përparimi.
    Pra, këta pseudointelektualë, për t’ia hequr vetës parashtesën –pseudo-, do të duhej t’i peshonin mirë fjalët që kanë të bëjnë me çështjet shkencore dhe të mos i ngatërrojnë intereset e tyre subjektive me ato politike e shkencore, duke i pozicionuar përpiluesit e drejtshkrimit, Eçrem Çabejin, Shaban Demirajn, Idriz Ajetin e shumë të tjerë, njohës dhe dashamirë të gjuhës dhe kulturës shqiptare si të njëanshëm ndaj dialekteve të gjuhës shqipe. Prandaj, për të mos u krijuar distanca më të mëdha në mes shqipfolësve, institucionet përkatëse, siç janë Instituti Albanologjik dhe Akademitë e shkencave të Tiranës dhe Kosovës e kanë borxh sa moral, aq edhe profesional, t’u përgjigjen dhe t’i sqarojnë shkencërisht qëllimet dhe dobinë e unisimit të gjuhës letrare, gjegjësisht të drejtshkrimit shqip.


    Hamzë Gashi

    5 nëntor 2011 Francë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dertlia : 05-11-2011 më 16:20

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dertlia për postimin:


  16. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2014
    Postime
    1

    Për: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

    VERB FLAS (TO SPEAK) Të dashur miq, unë filloi të studiojë gjuhën shqipe, me veten time. Unë jam duke përdorur librin e Colloquial Albanian (Routledge), unë jam ende në mësim tre. Unë kam një dyshim: flas folje (flas) çfarë është konjugimi i saktë në kohën e tashme? Kam gjetur në këtë faqe interneti http://www.verbix.com/languages/albanian.shtml të flas une konjugimi, flas TI, AI Flas, flasim NE, JU, ATA flasni flasin, por libri i jep ky: Flas une, ti / He / AJO flet. A mund dikush të më çfarë atë formë korrekte them? falënderim

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anëtarësuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Për: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    E shfletova këtë gramatikë. Qenka një blic-manual për mësimin e gjuhës sonë me disa gabime, por gjithsesi jo i padobishëm. I mungokan shumë shembuj konkretë për ilustrimin e rregullave, të cilat përdoruesi s'mund t'i përvetësojë pa ta. Te kapitulli i foljes është dhënë trajta pësore-vetëvetore e foljes lexoj me të gjitha vetat e në të dy numrat, që është e pasaktë, sepse kjo folje në diatezën e theksuar përdoret vetëm në vetën e tretë njëjës: Ky libër lexohet me një frymë; Atij nyk i lexohet shkrimi etj.
    Gramatika që e përmenda unë është më e vëllimshme dhe në të gjitha aspektet më cilësore, ngase e ka punuar njëri nga gjuhëtarët tanë të sotëm më me renome.
    Tani jam kureshtar te di perse e ke fjalen - mundesisht, hidhi gabimet qe paskeshe gjetur pikerisht ne kete liber gramatikor qe solli BATO?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •