Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni per bashkimin e Sportit Shqiperi-Kosove?

Votues
45. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    36 80.00%
  • Jo

    8 17.78%
  • Nuk jam i sigurte

    0 0%
  • Mbase

    1 2.22%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394
    gjithsesi po, shikimi i ndeshjeve do te ritet, rivaliteti te ritet, ndeshjet te behen me interesante. por prap ne fund, trepca do te jet kampion

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Bern,Switzerland
    Postime
    33
    a mon e bon macen edhe minin bashk qaq dy shqiptar...
    AlbaSoul Network

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Bashkmi do ndodh shum shpej tani jemi ne rrug per bashkim.
    Por duhet bashkohmi papra kualifikusefe per euro 2012 arsya e bahkimit para kualifikuse esht se shum talelnt do te rriten spes edhe kanpionatit do ti rritet cilsia.
    Minstrit e dy vendve do te bisedojn per ket gja spes edhe ne RTK kan dhan ket preozim te cilin shum shpejt do ta ken ne tavolin edhe minsitrar e dy vendeve.

  4. #24
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92
    Nje PO te madhe.Jemi nje KOMB.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    Patjeter duhet te behen kompeticionet e perbashketa, sepse ne kete nivel te sportit keta te huajt veq kane me u gezue kur tu bie nje ekip Shqiptar dhe Kosovar, do ta permirsonin gol-avarazhin e tyre.
    Bashkimi do te sjellte nje kualitet te vrullshem ne te gjitha sportet. Lusi politikanet qe te fillojne aktivitete per kete ide

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    JO votova.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Jeni per bashkimin e gjithe sporteve (futboll, basketboll etj) te Shqiperise me Kosoven?

    Ndoshta Perfaqsuesen te perbashket nuk e bejme dot, por kampionatin e perbashket nuk ka asnje ligj te UEFA-se dhe FIFA-se qe e ndalon dot.

    Ne Evrope ca shtete te vogla i kane sportet e perbashketa me shtetet e medha (rasti i Andores, Monacos, San Marinos, Lihteshtajnit etj), ose e kemi ne NBA dhe NCAA (2 ligat profesioniste Amerikane) ku SHBA dhe Kanada edhe pse shtete ne vete, kampionatin e kane te perbashket.

    Nqs politike nuk mund te arrijme te bashkohemi Shqiperi+Kosove atehere me mire se rruga e Sportit nuk ka per ribashkimin tone shqiptar, Autostraden e kemi te rregulluar si ne Veri ashtu edhe ne Jug. Pervec kesaj Kampionati kombetar do fuqizohej ndjeshem me permesat dhe nivelet e peraferta po sa kampionati serb, grek apo rumun.
    Cdo gje po hecen simbas planit te daj semit.
    Koha po punon ne favor te shqipetareve e te shqiperise.Shqiperia dhe Kosova jane te bashkuara de facto.Mbas anetaresimit ne OKB kosoves ose me mire Dardanise i hapet rruga e siguret per bashkimin me atdheun ame nepermjet nje referendumi formal mbarekombetar.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Ideja e prezantuar vite më parë nga trajnerë dhe grupe të tifozëve të Kosovës, "Një komb, një kombëtare dhe një ligë të përbashkët" mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka nisur të paraqitet edhe në Shqipëri. Televizioni shqiptar "ABC News" nga e marta ka filluar promovimin e idesë "Një komb, një kombëtare, një ligë". Ky televizion ka dhënë edhe arsyetimin pse shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kenë vetëm një kombëtare dhe një ligë të përbashkët të futbollit.

    Sipas këtij televizioni, një ligë e përbashkët do të ndikonte në ngritjen e cilësisë së futbollit shqiptar. Do të kishte më shumë klube të forta, më shumë të hyra financiare më shumë rivalitet dhe interesim më të madh nga tifozët. Arsyetim të njëjtë vite më parë patën dhënë edhe trajnerët dhe grupet e tifozëve nga Kosova. Më i zëshmi prej trajnerëve ka qenë Bylbyl Sokoli. Trajneri aktual i Renovës kishte thënë se Liga e përbashkët është shpëtimi i vetëm për futbollin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

    "Zgjidhja e vetme për dalje nga izolimi është liga e përbashkët Kosovë - Shqipëri. Kjo ligë do ta shtojë numrin e shikuesve, cilësinë, ndërsa investimet do të jenë shumë më të mëdha. Liga e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk i pengon askujt, përkundrazi e ndihmon futbollin dhe si e tillë duhet të përkrahet nga asociacionet ndërkombëtare", ka përsëritur Sokoli të mërkurën, qëndrimin e tij. Ai vlerësohet ndër trajnerët më të mirë në Kosovë. Edhe menaxheri shqiptar Rudi Vata thotë se ideja për një ligë të përbashkët ku do të paraqiteshin klubet më të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, është fantastike.

    "Një ligë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte fantastike. Do të ishte ideale për shumë arsye. Cilësia do të ngrihej dukshëm e bashkë me të edhe të gjitha gjërat e tjera. Me një ligë të përbashkët do të përfitonin të gjithë, lojtarët, trajnerët, klubet e federatat", ka thënë Vata. Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë thotë se për realizimin e kësaj ideje duhet vullnet i njerëzve të politikës dhe i drejtuesve të Federatave të Shqipërisë. Ai megjithatë vlerëson se një ide e tillë është vështirë e realizueshme.

    "Mendoj se një ide e tillë është vështirë e realizueshme, pasi shqiptarët duan të jenë numër një. Duan të vetë të jenë udhëheqës. Ndërsa që një ligë e përbashkët të themelohet dhe të funksionojë duhet tolerancë dhe bashkëpunim. Duhet që të ketë vullnet nga të gjitha anët që kjo ide të realizohet. Është e mundur, nëse për këtë kanë vullnet njerëzit e politikës dhe drejtuesit e federatave", ka shtuar Rudi Vata për "Kohën Ditore". Ai më herët ka kandiduar për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, por u mposht nga kryetari aktual Armand Duka.

    Nënkryetari i klubit Prishtina, Afrim Muçiqi, është skeptik për mundësinë e realizimit të idesë për ligë të përbashkët, ndonëse do të pëlqente një gjë të tillë për klubin që drejton.

    "Formimi i një lige të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është ide e qëlluar. Klubet do të përfitonin shumë nga një ligë e tillë. Do të rritej rivaliteti, shikueshmëria dhe shpejt do të përgatiteshim për t'u paraqitur me sukses në arenën ndërkombëtare. Por, nuk e di sa mund të jetë e realizueshme kjo ide. Pengesa kryesore është fakti që FFK-ja ende nuk është e pranuar në FIFA e UEFA. FSHF-ja nuk do t'i lejohet të bënte ligë me një vend që nuk është pjesë e FIFA-s e UEFA-s. Nëse ndryshon situata dhe formohet liga e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës, ky do të ishte hapi i parë drejt bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm", ka thënë Muçiqi.

    Ndryshe nga trajnerët dhe tifozët mendojnë drejtuesit e federatave. Ata thonë se formimi i një lige të përbashkët është pak i mundshëm, e tash për tash nuk ekziston asnjë mundësi. Drejtues të FFK-së kanë thënë më herët se prioritet për këtë federatë është pranimi në FIFA e UEFA. Sipas FFK-së, liga e përbashkët mund të diskutohet vetëm pas pranimit në asociacionet ndërkombëtare të futbollit në një të ardhme.

    Ndryshe, në Kombëtaren shqiptare të futbollit luajnë disa futbollistë nga Kosova dhe ata janë kyç në këtë ekip, si Arian Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Samir Ujkani. Më herët i tillë ishte edhe Besnik Hasi, që tani është trajner. Ka edhe disa kosovarë që kanë luajtur ndeshje me Kombëtare, por që ecuria e tyre me fanellën kuqezi nuk ishte ndër më të mirat.


    futbollishqiptar
    19.11.2010

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •