Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Lightbulb EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës

    Prishtinë, 28 maj - Përmes një njoftimi të brendshëm të EULEX-it, të cilin ka arritur ta sigurojë Radio Dukagjini, ky mision ka këshilluar pjesëtarët e vet që të dielën, më 30 maj, t’i shmangen Mitrovicës. Zëdhënësja e Misionit të BE-së, ***** Limdal nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, me arsyetimin se nuk mund të komentohen çështjet e brendshme, por ajo ka thënë se “nuk parashihen probleme gjatë fundjavës në Mitrovicë”.

    Një e diel me plot ngjarje në Mitrovicë. Zgjedhjet Serbe, protesta e Veteranëve të Luftës bashkë me Vetëvendosjen, si dhe ndeshja e fundit e Super-ligës ndërmjet Trepçës dhe Besës, ku përcaktohet titulli i kampionit. Nisur nga gjitha këto zhvillime, përmes një letre të brendshme këshilluese, Misioni i BE-së ka sugjeruar pjesëtarët e këtij misioni që t’i shmangen Mitrovicës.

    “Në bazë të të gjitha këtyre informative, të gjithë pjesëtarët e Misionit të EULEX-it këshillohen që t’i shmangen Mitrovicës, të dielën me 30 maj, dhe të gjitha vizitat në zonat me siguri të mesme në veri duhet të jenë strikte, dhe duhet të kryhen vetëm në raste të veçanta”, thuhet mes të tjerash në letrën këshilluese të EULEX-it.

    ***** Limdal, zëdhënëse e këtij Misioni nuk ka konfirmuar lëshimin e një letre të tillë, duke u arsyetuar se nuk mund të komentohen çështjet e brendshme. Ajo i ka thënë Radio Dukagjinit se “nuk parashihen probleme gjatë fundjavës në Mitrovicë”.

    “Normalisht unë nuk mund te komentoj çështje të brendshme të sigurisë apo edhe paralajmërimet, por në përgjithësi mund të them se pjesëtarët e misionit të EULEX-it për zhvillime që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë gjithnjë janë të njoftuar, gjithsesi do duhet të jemi të njoftuar derisa pjesëtarë të EULEX-it operojnë në territorin e Kosovës. Misioni ynë nuk parasheh probleme të mundshme gjatë fundjavës në qytetin e Mitrovicës”, ka thënë Limdal.

    Në letrën që ka arritur ta sigurojë RD thuhet po ashtu se “Rojat e urës” janë të njoftuara me të gjitha zhvillimet që do të ndodhin të dielën në qytetin e Mitrovicës.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me ska rednesi adoti shmanget EULESHI ALIAS EULEXI mitrovices me rendesi esht qe te dielen te dalin sa me shum shqiptaret ne protest kjo ka rendesi

  3. #3
    taksirati sa me u rrah a me u vra ndonji shqiptar nga eulexi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Po Te Jemi Te Bashkuar Nuk Dote Ndodh As Gje Sa Me Shum Te Dalim

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ju jeni ca sumlesha,qe beni hum ham
    Shkjau aty eshte,kqyreni ani me vone konvertoni
    bthq

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....EULESHI , mundet me bastis edhe arrestu njerz qe jan kontribus me te mdhenj te Kosoves , kurse zgjedhje , hyrjet, daljet te serbis nuk mund ti n'daloj ...ose nuk deshiron ...kjo pra eshte ma se e qart Eulex-vetSerbia.

    injorone Eulexin....eshte anti Shqiptari , anti Koosve.

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    o "Llapi" hala vjen e fol budallallëqe këtu a nuk je ka e she cka po ndodh a?
    Ptu bre qysh ti kish qerru Zoti sytë! Edhe i thua çlirimtar Hashim mütit, e ne shtet tonin vijnë mbahen zgjedhje! E ky kali bën fonde për me çlirua atë müt!n tjetër qe po vjedh me miliona!
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •