Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 139 prej 139
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Me date 14 qershor 2012, kur u mor udherrefyesi jemi saktesisht 1 vit, 6 muaj e 5 dite pas premtimit te famshem te Thaqit te bere gjate fushates zgjedhore ne Kosove, shih lajmin me poshte:

    “Për pesëmbëdhjetë muaj, nga janari i vitit të ardhshëm [2011], do të ndodhë liberalizimi i vizave. Ne do ta meritojmë liberalizimin e vizave. Brukseli nuk do të vonohet si deri më tash për perspektivën evropiane të Kosovës", pati deklaruar Thaçi më 9 dhjetor të vitit 2010, gjatë një tubimi elektoral në Kamenicë.

    Dhe te mos harrojme, marrja e udherrefyesit nuk eshte liberalizim i vizave, duhet te kaloje te pakten edhe 1 vit deri sa te ndodhe kjo ngjarje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prometeu2 : 15-06-2012 më 03:48

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Question

    Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave
    Ku eshte publikuar kopja origjinale e "Udherrefyesit"?


    Une personalisht e shoh absolutisht te pamundur qe shtetit ose Republikes se Kosoves ti ofrohet Udherrefyes i zakonshem per Liberalizimin e Vizave. Nje gje e tille eshte ligjerisht e pamundur. BE nuk ka te drejte ti ofroj shtetit ose Republikes se Kosoves dicka te tille. Nese eshte keshtu, atehere kujt i ka dorezuar BE "Udherrefyesin"? Ne emer te cilave institucione eshte pranuar zyrtarisht "Udherrefyesi"? ...

  3. #123
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin




    Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

    Nga Express 14 Qershor 2012 12:37


    (E plotësuar) Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.

    Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.

    Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.

    Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.

    Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.

    Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.

    Në Bruksel bëhet pranimi i udhërrëfyesit

    Delegacionit të Kosovës sot në Bruksel, i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave në një takimi me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

    Pjesë e këtij delegacioni janë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, Kryetarët e Komunave, Ali Berisha – Pejë, Haki Rugova – Istog, Bojan Stojanoviq – Graçanicë dhe Qemajl Mustafa - Gjilan.

    Komisionerja Malmström dhe zyrtarë tjerë nga drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe drejtorati i përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me Ministren Çitaku dhe delegacionin në orën 11:00 në Komision Evropian.

    Në këtë takim Komisionerja Malmstrom do të bëjë dorëzimin e dokumentit të udhërrëfyesit dhe do të diskutoj rreth përmbajtjes së tij.

    Në orën 11:45 në Komision Evropian në Bruksel mbahet edhe një konferencë për shtyp ku merr pjesë Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku së bashku me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

    Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit.

    Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tri vitesh Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

    Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave.

    Kurse, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, ka deklaruar se janë 101 kritere që Kosova duhet të përmbushë. Vendet e rajonit kanë pasur obligim që të përmbushin vetëm 47 kritere.

    Mirëpo, Rexhepi ka theksuar se nuk ka hapësirë për dekurajim, sepse të gjitha këto kritere ndihmojnë procesin e integrimit evropian. /rtk/
    - Bukur mire, kjo eshte Qeveria e Suksesit, keso Qeveria populli dhe Shteti i Kosoves kurr nuk e ka pas.
    - Jemi Krenar me ju, ju lumt.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    me ardhjen e udhrrefyesit per liberalizim vizash ndodhi vrasja e dino asanajt kjo vrasje eshte nje goditje e madhe per kosoven e posaqerisht per thaqin dhe qeverin e tij!

    udherrefyesi nuk do i liberalizoi vizat ne rastin e kosoves!
    vizat do i liberalizoi qeveria e kosoves me pune por jo me mashtrime e krime te nje pasnjeshme!

    liberalizimi i vizave varet nga sundimi i ligjit!

    varet nga shqiptaret sesi i respektojn institucionet dhe shkulin korrupsionin!
    dhe me shkuljen e korrupsionit shkulin edhe krimin e kabinetit te te dyshuarve dhe te akuzuarve!

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Udhërrëfyesin në dorë
    Nga Faton Ismajli 15 Qershor 2012 08:13

    Autoritetet e Kosovës e pranuan edhe zyrtarisht dokumentin me të cilin definohen kriteret e procesit të liberalizimit të vizave. Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE’së, Cecila Malmstrom, premtoi se kosovarët do të udhëtojnë pa viza pasi të plotësohen kushtet. Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, tha se i di mirë ato që kërkojnë europianët dhe se asgjë në udhërrëfyes nuk përbën befasi.

    Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme, Cecila Malmstrom, ia ka dorëzuar të enjten në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Ministres kosovare të Integrimeve, Vlora Çitaku.

    Ky dokument tregon kriteret që autoritetet kosovare duhet t’i plotësojnë për të fituar udhëtimin pa viza në zonën Schengen.

    Malmstrom dhe Çitaku e kanë quajtur hap të rëndësishëm dhe premtim të mbajtur dorëzimin e këtij dokumenti nga ana e Brukselit.

    Për të marrë këtë dokument në Bruksel ka udhëtuar një delegacion mjaft i madh, përfshirë Ministrin e Brendshëm, Rexhepi, deputetë të Kuvendit dhe kryetarë nga disa komuna të Kosovës.

    Me këtë rast janë përmendur edhe kushtet që duhet t’i përmbushin institucionet e Kosovës e që nuk janë fare të lehta.

    Express kohë më parë kishte publikuar një draft të këtij dokumenti, ku kërkohet plotësimi i një numri kërkesash e ku bien në sy edhe më shumë lufta kundër korrupsionit që autoritetet e vendit duhet ta bëjnë.

    Malmstrom ka dalë në konferencë për media me Çitakun, pasi ka dorëzuar udhërrëfyesin dhe ka pranuar se kushtet për Kosovën janë më të mëdha sesa për fqinjët e Kosovës, që tashmë gëzojnë të drejtën e udhëtimit të lirë në BE.

    Të dyja zyrtaret janë përmbajtur nga çfarëdo komenti se kur këtij procesi mund t’i vijë fundi.

    “Siç e thash ka më shumë kritere në numër, por janë të ndërlidhura me çështje të njëjta sikur në vendet tjera. Kanë lidhje me kontrollin e kufirit, sigurinë e dokumenteve, korrupsionin, të drejtat themelore etj . Por këtu janë më specifike sepse ne kemi mësuar shumë nga këto procese. Dhe e veçanta këtu është se ne i përfshijmë vendet anëtare në baza më të rregullta dhe në këtë mënyrë ne adresojmë progresin dhe se ku janë vështirësitë dhe madje në këtë mënyrë e përshpejtojmë atë duke përkrahur Qeverinë e Kosovës kur t’i identifikojmë këto( pengesat)”, ka thënë Malmstrom.

    Për më tepër ajo ka theksuar se prapa vendimit për ta dorëzuar udhërrëfyesin qëndrojnë 27 vendet anëtare të BE’së, të cilat edhe dëshirojnë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm pasi të plotësohen kushtet.

    Malmstrom ka thënë se Komisioni nuk do të prezantojë ndonjë dokument shtesë, duke thënë se në këtë pikë duhet t’i besohet Brukselit pasi këtë e ka prezantuar edhe si një garanci.

    “Rruga e liberalizimit të vizave do të varet nga Kosova dhe plotësimi i kërkesave të ndryshme. Se kur do të bëhet realitet udhëtimi pa viza, është në dorën e Qeverisë sa shpejt do t’i zbatojë reformat në terren. Por, shpresoj se autoritetet kosovare do të tregojnë të njëjtin përcaktim dhe vullnet siç e kanë bërë deri më tani dhe Komisioni është partner dhe i vullnetshëm të punojë me ju”, ka thënë suedezja Malmstrom.

    Ajo madje ka shpjeguar se gjatë një takimi në Bruksel mes dy palëve do të përcaktohen edhe disa detyra që duhet t’i bëjnë institucionet.

    “Kjo është saktësisht ajo që do të diskutojmë sot padite në konferencën e lartë të shërbyesve civilë, për të definuar shpejtësinë, prioritetet , detyrat bashkë me Qeverinë e Kosovës. Nuk ka listë të prioriteteve, gjithçka duhet të përmbushet . Por, shpejtësia e saktë se kur duhet të ketë amendamentime ose ligje të planifikuara, kjo është diçka që duhet ta shikojmë së bashku”, ka thënë ajo.

    Çështja e kontrollit të kufirit është një nga pikat e rëndësishme që përmendet në udhërrëfyes.

    Malmstrom në këtë kontekst ka komentuar për veriun, duke thënë se kjo çështje është sensitive, por nuk do të ndikojë në proces.

    “Situata në veri është e vështirë, por nuk është një kusht “per se” (në vetvete ) për udhërrëfyesin”.

    Çitaku ka pranuar se udhërrëfyesi ka më shumë kushte sesa në rastet tjera të vendeve të Ballkanit, por ka thënë se asgjë në dokument nuk është befasuese.

    “Unë ende mendoj se do të jemi në gjendje t’i përmbushim kriteret në një kohë rekord dhe nuk ka befasi sepse unë e pash dokumentin dhe Komisioni nuk po kërkon nga ne që të zbulojmë formulën e Coca - Cola’s”, ka thënë ajo.

    “Udhërrëfyesi ka 95 kritere që duhet t’i përmbushim. Të gjitha institucionet do të punojnë shumë në mënyrë që të bëhet e mundur që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Nuk do të jap ndonjë datë, por premtoj se do të punojmë shumë”, ka thënë ajo.

    Bazuar në ato që ka thënë Çitaku, koha kur kosovarë do të udhëtojnë pa viza nuk është shumë e largët.

    “Ne kemi adaptuar në mënyrë unilaterale udhërrëfyesin tri vjet më parë dhe që para 3 vjetësh kemi filluar t’i përmbushim kriteret për liberalizimin e vizave njëanshëm dhe disa nga kushtet që janë caktuar në udhërrëfyes tashmë janë përmbushur”, ka thënë ajo.

    Malmstrom ndërkaq është mundur që para zyrtarëve të Kosovës të heqë frikën për këtë proces, duke thënë se liberalizimi do të ndodhë.

    “Kur e kemi nisur këtë proces me vendet tjera u kemi thënë se kur t’i arrini kriteret ju do t’ua heqim vizat dhe kështu kemi bërë. Dhe nuk po shoh pse nuk do ta bëjmë edhe me këtë rast”, ka thënë zyrtarja e Komisionit Europian.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin



    Udhërrëfyesin në dorë
    Nga Faton Ismajli 15 Qershor 2012 08:13

    ...
    Letra A4 ka sa te duash...

    Publiko "Udherrefyesin" origjinal, qe ta shohim se per cfare behet fjale?
    Kjo eshte me e rendesishme, jo fotografimi me letra te bardha A4 ne dore.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    me ardhjen e udhrrefyesit per liberalizim vizash ndodhi vrasja e dino asanajt kjo vrasje eshte nje goditje e madhe per kosoven e posaqerisht per thaqin dhe qeverin e tij!

    udherrefyesi nuk do i liberalizoi vizat ne rastin e kosoves!
    vizat do i liberalizoi qeveria e kosoves me pune por jo me mashtrime e krime te nje pasnjeshme!

    liberalizimi i vizave varet nga sundimi i ligjit!

    varet nga shqiptaret sesi i respektojn institucionet dhe shkulin korrupsionin!
    dhe me shkuljen e korrupsionit shkulin edhe krimin e kabinetit te te dyshuarve dhe te akuzuarve!
    Vizat per Kosoven do te liberalizohen vetem kur i konvenon BE-se.

    Potenciali i shqipertareve te Kosoves, te cilet do te perfitonin direkt nga liberalizimi i vizave eshte relativisht modest. Faktikisht nuk ka me shume se 200.000 qe ju duhet patjeter liberalizimi i vizave. Tjeret jetojne dhe punojne ne diaspore, levizin sa here te duan me viza, posedojne pasaporta te shteteve tjera (Shqiperi, Serbi, Mali Zi, Maqedoni, Bosnje...). Mbesin kryesisht njerez, te cilet per arsye pune, biznesi, private, shendeti, moshe, gjendje sociale etj. nuk kane as mundesi as nevoje te udhetojne jasht vendit.
    Pra, fjala eshte per 0,01-0,03% te numrit te banoreve te BE-se, te cilet nuk kane mundesi te udhetojne "lirisht" ne BE. Ose nese i llogaritim te gjithe, edhe ata qe jetojne ne diaspore, atehere jane diku 0,4-0,5%.

    Procesi i liberalizimit te vizave per Kosoven eshte shfrytezuar dhe do te shfrytezohet edhe disa vite per demtimin e shtetit te Kosoves dhe qytetareve te saj nga te gjithe armiqet e Shqipetareve ne BE, e qe faktikisht jane numri me i madh i shteteve dhe popujve te BE-se. Ndesa Kosova nuk perfiton asgje resp. absolutisht me pak se shtetet, te cilat nuk kane ber kompromise te tilla anitshteterore, antinacionale dhe antiligjore per te arritur liri te levizjes me kushte disa here me te favorshme ...

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Letra A4 ka sa te duash...

    Publiko "Udherrefyesin" origjinal, qe ta shohim se per cfare behet fjale?
    Kjo eshte me e rendesishme, jo fotografimi me letra te bardha A4 ne dore.

    po ku ke pa ti qe do tu shperndahen dy milion shqiptarve origjinali more dost

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    po ku ke pa ti qe do tu shperndahen dy milion shqiptarve origjinali more dost
    Nuk kerkon askush qe te shperndahen, por vetem te postohet dokumenti zyrtar resp. linku ku eshte publikuar, ne menyre qe ta shohim te gjithe se per cka eshte fjala...

    Pra, posto dokumentin, nese ke mundesi, dhe mos u mundo kot te arsyetohesh palidhje.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kosova, getoja e Evropës

    Publikuar: 18.06.2012 - 10:26

    Prishtinë, 18 qershor - Rivendosja e kontrollit kufitar në vendet e zonës Shengen do të ndjehet më se paku nga qytetarët e Kosovës. Kosovarët duke sikur jetojnë në një geto.

    Vula me shkronjën “R” sipër, e cila përkthehet si refuzim i vizës vihet shpesh në pasaportat e qytetarëve, të cilët për një arsye apo tjetër dëshirojnë të dalin jashtë Kosovës

    Personat të cilët refuzohen për vizë nuk janë thjeshte qytetarë të zakonshëm. Ky fenomen prek edhe personalitete të njohura të artit dhe shoqërisë civile, thekson TCH.

    Petrit Çarkagjiu është anëtar i bendit të njohur muzikor ‘Xheriko’. Për shkak të procedurave, ai nuk mundi të marrë pjesë në “Balcan Trafic Festival” në Bruksel.

    Përkundër një premtimi gojor që e kemi pasur se do të marrim një vizë më të gjatë do të thotë gjashtë mujore, me shumë hyrje, në moment të fundit na u është dhënë viza dhjetë ditëshe me hyrje, gjë e cila na ka pamundësuar, meqenëse jemi nisur me makinë, kemi pasur instrumentet me vete, nuk kemi mundur të kalojmë nëpër Kroaci, sepse ekziston një rregull i Kroacisë që nuk lejon kalimin me vizë vetëm me një hyrje, janë detaje teknike banale me të cilat ne duhet të ballafaqohemi, ne gjatë asaj kohe kemi dashur tre ditë me u keqtrajtuar nëpër Mal të Zi për të tentuar rregullimin e vizës dhe nuk ja kemi arritur qëllimit”, tha Petrit Çarkaxhiu, grupi “Jericho”.

    Ambasadat e huaja duket se mbyllin sytë para çfarëdo dokumenti, ftesë nga ndonjë institucion i vendeve të Evropës apo arsyetim që kanë përpara vetes, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të refuzimit.

    Anglia është një tjetër shtet i cili ndonëse jashtë zonës Shengen duket se i ka komplikuar procedurat e pajisjes me viza udhëtimi për qytetarët e Kosovës. Ambasada e Anglisë në Prishtinë nuk vendos fare për këtë çështje.

    Rrjedhimisht Pasaportat e kosovarëve bashkëngjitur me një grumbull dokumentesh shkojnë në Varshavë të Polonisë prej nga edhe kthehet përgjigja e vizës. Drejtoresha e “Friderich Ebert Shtiftung” në Kosovë Besa Luzha mori përgjigje negative së fundi, pavarësisht se ajo është studente e doktoraturës në një universitet në Angli.

    Puna e trajtimit qysh sillen ndaj neve si qytetarë të Kosovës refuzime pa bazë dhe mos konsiderim i komplet dokumentacionit sic ishte rasti te unë, sepse unë prej gjashtë vjetëve studioj në Angli jam regjistruar e rregullt dhe vetëm pse kam kërkuar që të marr një vizë më të gjatë sepse për shkak të statusit që të marr një vizë më të gjatë, do të thotë është refuzuar, pa marrë për baze vizat e përparshme, statusin e studentit, në përgjithësi me shqetëson fakti që vetëm ne kemi mbetur të izoluar, unë i kuptoj shqetësimet e shteteve por unë mendoj se një numër i madh i njerëzve kanë interesim për të bërë gjëra të jashtëligjshme, por unë jam e sigurt që ata qe duan të bëjnë keqpërdorime janë nëpër Evropë kur qytetarët e ndershëm ofendohen para ambasadave detyrohen të presin gjatë”, thotë Besa Luzha, nga “Friedrich Ebert Stiftung”.

    Jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të ankohen në momentin që marrin përgjigje negative nga ndonjë shtet. Por edhe nëse disa prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë, komenti që bënë ambasadat përkatëse nuk duket aspak në frymën e parimeve demokratike. Ambasadat e huaja kryesisht ndodhen këtu në lagjen Arbëria në Prishtinë. Refuzimi i vizës nuk përbën shqetësimin e vetëm për qytetarët e Kosovës. Ata në të shumtën e rasteve i ekspozohen pritjeve të gjata më shumë se një muaj deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare.

    Në një situatë të ngjashme është gjendur Teuta Halimi. Ajo kishte planifikuar të udhëtonte për vitin e ri jashtë Kosovës por marrja e vizës 15 ditë me vonesë bëri që planet e saj të dështojnë.

    “Procedurat e tyre jashtëzakonisht të ndërlikuara kanë bërë që viza të më jepet me 15 ditë vonesë planifikimit për udhëtim edhe pasi i kam pasur biletat e aeroplanit, trenit, koncertit etj, pasi ka ardhur Viti i Ri ishin ditët e fundit unë i kisha ndërruar planet dhe kisha për të udhëtuar diku tjetër, mirëpo nuk kam pasur mundësi me e tërhequr pasaportën për shkak të arsyetimeve që tani vizat merren në Varshavë dhe pasaportat nuk janë në Kosovë, si përfundim mbeta në Prishtinë nuk më kanë bërë të ndihem mirë si qytetare e Kosovës, se kam përfunduar e vetme dhe asnjërën nga planet nuk e realizova”, thotë Teuta Halimi, qytetare e Prishtinës.

    Praktikat e punës së vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk janë shembull i mirë për ato shtete të cilat nuk e kanë bërë akoma një gjë të tillë. Spanja është një shtet, i cili jo me larg se vitin e kaluar kishte lëshuar viza turistike për kosovarët. Por këtë vit duket se është hequr edhe kjo mundësi. Agjencitë turistike kanë filluar t’i anulojnë udhëtimet në drejtim të Spanjës për shkak të paralajmërimeve se nuk do të jepen vizat.

    Qeveria e Kosovës mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Një dokument ky i cili detyron shtetin më të ri në Evropë të punojë shumë deri në hapjen e kufijve të Evropës për qytetarët e vet.

    Pengesat kryesore kanë të bëjnë me faktin se Kosova ende identifikohet si një vend i përfshirë në korrupsion krim të organizuar si dhe qytetarët ende duan të migrojnë ilegalisht për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
    http://www.koha.net/?page=1,13,103784

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Çitaku: Jemi duke vendosur themelet e procesit të anëtarsimit në BE

    Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, priti në takim delegacionin e kryesuar nga Shefi i Njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Lawrence Meredith dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë z. Samuel Žbogar.
    Ky edhe është takimi i parë si pjes e misionit vlerësues në nivel ekspertësh të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Associim me Kosovën. Misioni fakt-mbledhës do të qëndroj gjatë kësaj jave në Kosovë për të vlerësuar gjendjen e secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim.
    Ministrja Çitaku tha: “Viti 2012 karakterizohet me intensifikimin e agjendës Evropiane. Kemi shënuar progres në avancimin e marrëdhenieve zyrtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së përmes Pyetësorit dhe Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Kemi pranuar udhërrefyesin për liberalizimin e vizave. Kemi avancuar dialogun tonë në fushën e sundimit të ligjit. Tani presim që në bazë të përgjigjeve të dorëzuara dhe rezultatit të misionit fakt-mbledhës, Komisioni Evropian të përfundojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi në vjeshtë të këtij viti. Ajo do të jetë themel i avancimit të më tutjeshëm të agjendes Evropiane”.
    Nga ana e tij, z. Lawrence Meredith, tha: “Dëshiroj të falendëroj institucionet e Kosovës për punën e tyre voluminoze gjatë përgatitjtes së përgjigjeve në Pyetësorin për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit. Gjatës kësaj javes, Komisioni Evropian ka ndërmarr hapin e radhës në kontekst të përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit, gjegjsisht zbarkimin e misionit fakt-mbledhës të Komisionit Evropian në Kosovë me qëllim të vlerësimit të secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim. Ky është misioni ynë më i madh që ndonjëherë ka vizituar Kosovën dhe jemi të kënaqur që të gjitha përgatitjet janë duke rrjedhur si duhet.”
    Ndërsa, z. Samuel Žbogar, nënvizoj: “Publikimi i Studimit të Fizibiliteti dhe dorëzimi i udhërrefyesit për liberalizimin e vizave janë dëshmitë konkrete për vullnetin e Bashkimit Evropian për avancimin e marrëdhenieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Me anë të këtyre proceseve, perspektiva Evropiane merr formën e saj konkrete për qytetarët e Kosovës.”

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kuçi: Kosova, Pa viza në 2013-tën

    Hajredin Kuçi vlerëson se viti 2013 mund të jetë vendimtar për lëvizjen pa viza të kosovarëve në zonën Schengen. Ai thotë se institucionet po punojnë në plotësimin e kritereve duke e luftuar edhe korrupsionin e krimin e organizuar. Zëvendëskryeministri nuk ka ndryshuar mendje se integrimi i vendit në BE mund të ndodhë diku në vitin e largët 2020.

    Viti 2013 po shihet si koha më reale prej pozitës dhe opozitës në Kosovës për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Europian. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë Kosova prej vitit 2009 ka punuar njëanshëm për t`i plotësuar kriteret që i kërkon BE’ja për liberalizimin e vizave.

    Por për të marrë liberalizimin, Kuçi thotë se duhet pritur vitin 2013.

    “Pres që viti 2013 të jetë vit i perspektivës së qartë të liberalizimit të vizave. Por, edhe këtë vit, Raporti i Progresit do të përcaktojë afrimin tonë, përparimin dhe detyrat që duhet t`i kryejmë”, ka thënë Kuçi, në një bisedë për Express.

    “Jam i bindur se një arritje e madhe do të vlerësohet qysh në tetor të këtij viti”, ka shtuar ai.

    Me gjithë pritjet e zyrtarëve vendës, raportet ndërkombëtare vazhdimisht kanë theksuar se në Kosovë krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problemet më të madhe për të ecur më shpejt drejt BE’së. Pavarësisht problemeve, Hajredin Kuçi thotë se ka pasur progres në fushën e drejtësisë.

    “Liberalizimi i vizave i ka katër shtylla dhe një prej shtyllave është edhe çështja e rendit dhe ligjit dhe natyrisht kjo është puna elementare që duhet të bëhet kryesisht në koordinim nga Ministria e Drejtësisë, po shumë punë duhet të bëjë gjyqësori, prokuroria dhe të tjerët”, ka thënë ai.

    Express
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Kuçi: Kosova, Pa viza në 2013-tën

    ...

    Express
    Edhe kjo i ngjane perseri propagandes se zakonshem dhe te perseritur per ta larguar vemendjen e publikut te gjere nga bisedimet e "fshehta" me Serbine ne dem te Kosoves apo ndonje koncesioni tjeter te ngjashem. Gjithashtu e perdorshme per zgjedhje te reja eventuale, etj...


    Sa per krahasim:

    Thaçi: Pa viza më 2012

    25 Nëntor 2011
    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=11374



    ose:
    Thaçi: Shumë shpejt, lëvizje pa viza
    Tetor 28th, 2011
    http://www.panorama.com.al/2011/10/2...vizje-pa-viza/
    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=10197

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Republika e Kosovës ka hyrë në fazën e liberalizimit të vizave që nga koha kur ajo pranoi udhërrëfyesin në Bruksel. Tendencat për të mjegulluar apo diskredituar këtë proces nga individë apo persona juridik në një formë apo një tjetër nuk i shërbejnë qëllimit për të integruar Republikën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar. Çasja nihiliste, ironike, mohuese e objektivisht përgënjeshtruese për të tentuar njollosjen e këtij procesi në opinionin publik të ngushtë dhe atë të gjerë, jo që është e pa pranueshme në kuptimin e lirisë së opinionit personal, por është absurde dhe jo demokratike nëse është e veshur me elemente subjektive, emocionale e deklarative. Prandaj, kjo bëhet e tepërt nëse nuk bazohet në argumente të qëndrueshme.

    Duhet shikuar disa gjëra edhe nga prizmi personal deklarativ dhe jo të “sulmohen” apo “përgënjeshtrohen” prononcime zyrtare, të cilat, ku më shumë e ku më pak pranohet se janë deklarative dhe dekorative, mirëpo përderisa të tilla si këto analogjikisht përputhen me deklarata personale (personat fizik), atëherë çdo përpjekje për të “demaskuar” dhe ironizuar qëllimisht një proces zyrtar më nuk ka efekt, sepse tashmë janë ekzpozuar elemente bumerangu nga të dy palët, si ato zyrtare (juridike) dhe jo zyrtare (fizike).

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Liberalizimi, nën hijen e dialogut

    Jeton Llapashtica | 11-11-2012

    Anëtarët e partive opozitare dhe njohësit e integrimeve evropiane akuzojnë institucionet e vendit se janë duke u treguar “të përgjumura” në raport me liberalizimin e vizave, duke kontribuar që ky proces të tejzgjatet.

    Ata vlerësojnë se ekzekutivi kosovar duhet të punojë “ditë e natë” në mënyrë që qytetarët e vendit një ditë e më përpara të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

    Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, thotë se në momentin kur Kosova e ka marrë udhërrëfyesin, pala kosovare është treguar shumë entuziaste, por, më pas shumica e dikastereve që merrem me liberalizim të vizave nuk janë duke u treguar “të gjalla”.

    “Përderisa kemi skandale të njëpasnjëshme nga ministria e cila ka detyrat kryesore në këtë proces, pra ajo e Punëve të Brendshme, unë nuk pres që do të kemi ndonjë sukses në të ardhmen e afërt. Pra, në momentin gjithçka është në duart e institucioneve, mirëpo siç po shihet, Qeveria nuk po e merr shumë seriozitet këtë problem”, thotë ajo.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Osmani, vlerëson se pikërisht shkeljet e shumta të ligjeve dhe keqpërdorimet e ndryshme nga zyrtarët qeveritarë do të ndikojnë që procesi i liberalizimit të vizave të shtyhet sa më gjatë.

    Edhe anëtarja tjetër e këtij komisioni, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alama Lama, e ndërlidh dialogun me Serbinë me procesin e liberalizimit të vizave, gjë që, sipas saj, e bën të paqartë se çfarë do të ndodhë me liberalizimin.

    “Lidhur me plotësimin e pyetjeve të pyetësorit natyrisht që ka ngecje. Nëse njëra prej pyetjeve ka të bëjë me luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit, atëherë natyrisht që nuk ka përparim, absolutisht jo, ndërsa gjëra formale, plotësime dokumentesh, ligjesh e të tjera, mund të ketë përparim, por duhet ta shohim sepse ende se kemi parë pyetësorin”, thotë ajo.

    Nga ana tjetër, eksperti i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, thotë se kohë më parë kur Kosova e pati pranuar udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, te pala kosovare është vërejtur një eufori e madhe, por momentalisht vendi gjendet në një situatë ku ka rënë dukshëm hovi i reformave, ndërsa është duke munguar transparenca si nga Qeveria edhe nga Komisioni Evropian për këtë proces.

    “Situata e keqe socio-ekonomike dhe papunësia 45% ne vend ndërlidhen ngushte me ketë proces (liberalizimin e vizave), ndërsa ju siguroj që me investime e fokus vetëm në rrugë e autostrada Kosova nuk do avancojë ne procesin e anëtarësimit në BE”, thotë Muharremi.

    Ai kujton se në raportin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve është thënë shumë qartë se liderët kosovarë nuk kanë vullnet politik për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, krejtësisht e kundërta që kërkohet për të arritur integrim në BE.

    Nga ana tjetër, për drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, bashkësia ndërkombëtare është duke bërë shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në raport me kosovarët, të cilëve nuk po ua mundëson lëvizjen e lirë pa viza, sikurse qytetarëve të vendeve të Ballkanit.

    “Ata të cilët po thirren në zbatimin e disa standardeve, ata po e shkelin atë vlerën perëndimore apo evropiane, që është lëvizja e lirë. Derisa të gjitha shtetet e Evropës dhe të rajonit e kanë mundësinë e lëvizjes pa viza, është e vetmja Kosova që nuk i mundësohet kjo, dhe që të vetmit janë qytetarët e Kosovës që rrinë para ambasadave me radhë të gjata për të kërkuar viza”, thotë ai.

    Shala thekson se shumë kushte që i kërkon Komisioni Evropian nga Kosova për të arritur liberalizimin e vizave, shteti i Kosovës i ka plotësuar më mirë sesa vendet e rajonit, ndërsa ka shumë të tjera, që siç thotë ai, as vetë vendet e rajonit si kanë plotësuar, ndërkohë që qytetarët e tyre lëvizin pa viza.

    Por, për zëvendësministrin e Ministrisë së Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, procesi i liberalizimit të vizave nuk ka të ndalur. Ai thekson se autoritetet kosovare janë duke i përfunduar, detyrat afatshkurta dhe njëkohësisht janë duke i ndërtuar strukturat të cilat sipas tij do të ballafaqohen me negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

    “Fakti që po duket se është një heshtje është arsyeja për shkak se ne gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm do të kompletojmë ato detyra afatshkurtra të cilat na janë përcaktuar dhe do të përgatitemi për fazën e ardhshme, e cila do të jetë negocimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian”, nënvizon ai.

    Kasapolli mohon se ka stagnim në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa thekson se në këtë proces është e përfshirë e tërë opozita, prandaj, sipas tij, nëse ajo kritikon, e kritikon vetveten.

    “Unë absolutisht nuk pajtohem (me opozitën) që ka stagnim në procesin e liberalizimit të vizave, për shkak se ne marrëdhëniet të cilat i kemi ndërtuar me Komisionin Evropian gjatë këtij procesi të liberalizimit të vizave është që tani jemi në fazën e vlerësimit të raportit që ne ia kemi dërguar Komisionit Evropian. Pas ardhjes së komisionit vlerësues, i cili ka qenë këtu në muajin tetor, tani jemi në fazën e ngritjes së vlerësimit të atij raporti nga Komisioni Evropian dhe dhënien e detyrave, eventualisht detyrave shtesë të cilat ne duhet t’i plotësojmë në afat sa më të shkurtë kohor”, thotë ai.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Republika e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

    Drejt liberalizimit të vizave, me zhvillim e drejtësi - jo me billborde

    Në verën e këtij viti Kosova pritet të vendosë regjimin e vizave për 87 vende - kryesisht aziatike dhe afrikane duke përmbushur një nga kërkesat e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave me BE-në.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës vendimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik.

    Mirëpo, njohësit e çështjeve të integrimeve në Prishtinë e quajnë të vonuar vendimin, ndërsa theksojnë rëndësinë për përmbushjen e kushteve të tjera me theks te sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe zvogëlimi i numrit të azilkërkuesve kosovarë nëpër shtetet evropiane, shkruan “Evropa e Lirë”.

    Eksperti për integrime evropiane, Shenoll Muharremi, tha se skandali rreth pasaportave biometrike ka dëmtuar reputacionin e Kosovës në liberalizimin e vizave me BE-në.

    Përderisa vendeve të caktuara u vihet një regjim vizash, Muharremi foli për rëndësinë e zvogëlimit të numrit të shtetasve kosovarë që kërkojnë azil në vendet evropiane.

    “Ne nuk po shohim që qeveria e Kosovës po harton politika dhe po investon në gjenerim të punësimit të qëndrueshëm dhe në zhvillim ekonomik, i cili do të krijonte kushte më të mira të jetesës për kosovarët dhe do të parandalonte ata që të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Vetëm me fushata dhe billborda e pa gjenerim të vendeve të punës, sigurisht se nuk do të zgjidhet ky problem”, u shpreh ai.

    Në qershor të vitit të kaluar, palës kosovare iu dorëzua Udhërrëfyesi zyrtar për liberalizim vizash me mbi 90 kritere që duhen përmbushur për të lehtësuar regjimin e vizave për qytetarët e vendit.

    Në mesin e kushteve të vendosura nga Komisioni Evropian hyjnë dhe politikat e migrimit, por theksohet nevoja për më shumë angazhim në procesin e riatdhesimit dhe ri-integrimi, në sigurinë e dokumente të udhëtimit, në çështjen e azilit dhe të tjera.

    Eksperti për integrime, Avni Mazreku tha se vendosja e regjimit të vizave për afro 90 shtete është një nga elementet kyçe drejt liberalizimit të vizave, por theksoi se dinamika e përgjithshme në përmbushjen e kritereve të vëna është e ngadaltë.

    “Megjithatë është fakt evident që Kosova është e vonuar në të gjitha drejtimet, prandaj është e vonuar edhe këtu”, tha ai.

    Në shkurt të këtij viti, Komisioni Evropian pritet të japë një vlerësim mbi dinamikën e përmbushjes së kritereve për heqjen e regjimit të vizave për Prishtinën zyrtare.

    Muharremi tha se janë bërë përparime në fusha të ndryshme, por se nevojitet përkushtim dhe vullnet politik në eliminimin e dukurive si krimi i organizuar e korrupsioni.

    “Ka përparime në disa çështje teknike, por mos të harrojmë që në kriteret më kyçe që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe çështjet e drejtësisë nuk ka pasur progres. Kështu që pres një vlerësim të ashtuquajtur ‘mix’, ku kemi pasur disa përparime teknike. Por, në anën tjetër problemet më kyçe vazhdojnë të mbesin si sfida të mëdha për Kosovën”, theksoi ai.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Republika e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

    Liberalizimi, rrezik për sigurinë e BE-së





    Mosluftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, shkeljet e të drejtave të njeriut, mosimplementimi i ligjeve..., si dhe zhvillimet legjislative dhe institucionale në Kosovë, sipas Komisionit Evropian, përbëjnë rrezik për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian, gjegjësisht për heqjen e regjimit të vizave për vendin tonë. Kështu të paktën thuhet në raportin të cilin e ka hartuar Komisioni Evropian, e të cilin do t’ia dërgojë Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”.

    Në raportin e parë të cilin e ka publikuar KE-ja, në të cilin vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e Kosovës në përmbushjen e kushteve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, thuhet se Kosova vazhdon të mbetet vend i rrezikshëm për t’ia hequr regjimin e vizave dhe paraqet një listë rekomandimesh të mëdha, që Prishtina zyrtare duhet t’i marrë parasysh dhe t’i plotësojë nëse dëshiron që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në BE.

    Krimi i organizuar,
    korrupsioni,
    shkelja e të drejtave të njeriut,
    ligje që nuk përkojnë me standardet e BE-së,
    ligje të miratuara por që nuk zbatohen,
    aktivitete kriminale, si trafikim me qenie njerëzore, me drogë, me armë, cigare e karburante,

    janë disa nga të gjeturat e KE-së për Kosovën. “Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të mëdha në parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aktivitetet kriminale të ndryshme... (Shkrimin e plotë mund të lexoni sot në Zëri)

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Republika e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

    Jemi edhe më të izoluar seç ishim


    SA HERË QË NGA goja e politikanëve tanë këta 2-3 vjetët e fundit kemi dëgjuar fjalitë se Kosova po fiton lëvizje të lirë dhe liberalizim vizash, fatkeqësisht kjo doli se ka nënkuptuar krejt të kundërtën.

    Si rrjedhojë, Kosova, vendi ndoshta më i izoluar në botë, me vetëm 4 shtete, në të cilat mund të udhëtohet pa viza, sot lëre që s’ka shënuar ndonjë progres, por është edhe më e izoluar se më parë.


    - A ka ku të shkojë më tepër?! – mund të pyes dikush.

    - Ja që paska! – është përgjigjja.


    Kosova, pavarësisht deklaratave për konsum ditor të liderëve institucionalë, ka shënuar regres në lëvizjen e lirë.

    DUSHI I FTOHTË akull së fundi erdhi nga Komisioni Evropian, që na tregoi se jemi larg, ende shumë larg liberalizimit të vizave, e sidomos – siç u pa! - tepër larg nga 15-muajshi i proklamuar nga kryeministri Thaçi, rreth – hm! - 25 muaj më parë (sic!).

    Mirëpo, nuk besoj se dikush që ka dy ide rreth Kosovës të kishte besuar se do të ndodhte ndonjë Schengen i Bardhë në ndonjë “afat rekord”. Për më tepër, fjala shumë e përmendur pas secilës kritikë nga Brukseli, fjala “rekord” pra, po gjen njëfarë zbatimi, por në këtë rast vetëm për të matur rekordin kosovar të izolimit.

    Kjo po vërehet edhe në praktikë, në kohën kur shtetet e BE-së kanë filluar të ashpërsojnë procedurat për marrjen e vizave Schengen për kosovarët, e assesi të lehtësojnë.

    Së fundi, në një rast, ndodhi që një ambasadë e një shteti të BE-së të japë viza me kohëzgjatje prej vetëm një muaji për dhjetë gazetarë, gjë që s’kishte ndodhur më herët. Dhe këtu, pa hyrë fare në çështjen se gazetarët kosovarë nuk gëzojnë në të gjitha ambasadat të drejtën e pajisjes së vizave pa pagesë, ose me pagesë standarde prej 35 eurosh. Për më tepër, ka ambasada që vetëm për pasaportë të Republikës së Kosovës kërkojnë 60 euro pagesë vize, gjë në nuk vlente me dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut. Pavarësisht a merret apo refuzohet aplikimi.

    NË ANËN TJETËR, sigurisht se ju kujtohet fare mirë se si ishte trumbetuar si një arritje e madhe ajo që u quajt “lëvizje e lirë” për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë nëpër territoret e njëra-tjetrës nga Tahiri e Stefanoviq. Epo, që nga ajo kohë, kjo lëvizje e lirë është pikërisht një oksimoron, pasi që ajo që u proklamua si liri e lëvizjes, në fakt, vetëm sa ka vështirësuar edhe më tepër atë që ishte.


    Qeveria serbe me dredhi ia kishte dalë t’ia shiste delegacionit kosovar si kompromis, diçka që më parë kishte ekzistuar, madje në version më të lehtë.
    Deri dy-tre muaj para se te fillonte dialogu teknik-(politik) Prishtinë-Beograd, qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi që të hyjnë me vetura në territorin e Serbisë, duke marrë targa të përkohshme dhe duke paguar rreth 30 euro, por vetëm sa për të fituar terren gjatë negociatave kjo praktikë u ndalua. Pastaj, gjatë dialogut u arrit marrëveshja, por thuajse identike me atë që ishte më parë, veçse tash me çmim katër herë më të lartë.

    Tash, për të kaluar me veturë nëpër territorin e Serbisë, (gjë të cilën shumë kosovarë e përdorin për të dalë në Evropë, ose anasjelltas), duhet paguar plot 113 euro, plus 7 euro targat e përkohshme për secilën ditë. Kjo ka shkaktuar shumë telashe, sidomos për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës, mërgimtarët, si dhe serbët e Kosovës.

    A është kjo vërtet liri e qarkullimit, apo pengim i tij?!

    E ndonëse dialogu teknik-(politik) është duke vazhduar në mënyrë bukur diskrete në Bruksel, ende nuk është realizuar premtimi i zonjës Tahiri, se kjo marrëveshje do të rishqyrtohet. Kurse, derisa t’u bjerë në mend palëve vuajtja e qytetarëve që paguajnë për një kalim kufiri gjysmën e pagës mesatare, kjo vetëm sa dendëson izolimin.

    THELLIMI I IZOLIMIT javët e fundit ndodhi edhe me tërheqjen e vendimit të Republikës së Kroacisë për të lejuar qarkullimin nëpër territorin e vet për kosovarët me viza Schengen me shumë hyrje.

    Vetëm një vit më parë ky vendim ishte reklamuar nga Qeveria, si një hap drejt lëvizjes më të lirë për qytetarët e Kosovës. Mirëpo, ky hap, siç po e shohim sot, jo që nuk bindi ndonjë shtet tjetër të veprojë njësoj, por u kthye mbrapsht edhe nga vetë Zagrebi. Me arsyetimin se ky shtet është duke përshtatur me shpejtësi legjislacionin me BE-në, në prag të bërjes anëtar në mes të këtij viti, u anulua vendimi i mëparshëm.

    Dhe, për dallim nga rrahagjoksi i një viti më parë, nuk pamë asnjë anëtar të kabinetit qeveritar të marrë mundin për të sqaruar këtë situatë regresi, e as të kërkojë ndonjë sqarim nga shteti mik.

    Tash, si të sqarohet fakti që Qeveria Thaçi mund të jetë unike në botë për nga numri i resorëve që merren me politikën e jashtme dhe ne vetëm sa po shkojmë duke u izoluar?

    Ne kemi dy zv.kryeministra për punë të jashtme, Pacollin e Tahirin, kemi ministrin e Jashtëm, Hoxhaj, kemi ministren e Integrimeve, Çitaku, kemi ministrin e Brendshëm, Rexhepi, pa përfshirë këtu kryeministrin Thaçi. Plus presidentja Jahjaga. Dhe nuk ka përparim!

    Epo, diçka nuk është në rregull, diçka nuk është në rregull shumë! Pasi që më nuk është se po ecim disa hapa pas shteteve të rajonit.

    Ne as nuk po vendnumërojmë.

    Fatkeqësisht, ne po ecim prapa!
    http://www.koha.net/?page=1,9,136112

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Republika e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave



    Lunacek dhe Fajon kërkojnë heqjen e vizave për kosovarët


    GazetaExpress E hënë, 03 Mars 2014 19:09
    Eurodeputetet e Parlametit Evropian Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, i kanë dërguar letër të hapur komisares për çështje të brendshme, Sesiliq Malmstrom duke kërkuar që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dal sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

    Në letrën dërguar komesares evropiane për çështje të brendshme, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian përkatësisht deri në vjeshtë.

    Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, si dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek, në letrën e nënshkruar tërheqin vërejtjen se përkundër të arriturave në dialogun politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe arritjes së marrëveshjes historike në mes të dy kryeministrave, Kosova, siç u shprehën ato mbeti e papërfillur.

    “Çështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjellë lëvizja e lirë nuk kanë çmim, ndërsa populli i Kosovës këtë e meriton”, pohojnë në letrën e tyre Lunacek dhe Fajon.

    Ndonëse akuzojnë komisionin për zvarritje të raporteve të ekspertëve, dy eurodeputetet konsiderojnë se edhe autoritetet e Prishtinës duhet të bëjnë edhe më shumë në plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave pasi që jo të gjitha kushtet janë përmbushur në këtë drejtim.

    Tanja Fajon shpjegoi se nga Komisioni kërkohet publikimi i gjetjeve të ekspertëve, mundësisht rekomandimi për heqjen e vizave e më pas konform meritave të kosovarëve të vendoset nëse do të miratohet ky propozim, procedurë kjo që merr kohë.

    Raporti i ekspertëve që merren me gjetjen e fakteve nëse Kosova i ka plotësuar kriteret pritet në mesin e këtij muaji. Dy eurodeputetet kërkojnë nga Komisioni që të tregoj vullnetin e mirë dhe gjatë këtij mandati i cili skadon në fund të tetorit të del me rekomandim.

    Në këtë mënyrë do i mundësohej strukturave të reja evropiane si në Parlament ashtu edhe në Komision e Këshill që të merren me aspektin procedural deri te vendimi formal.

    Zakonisht procedurat që do pasonin marrin kohë relativisht të gjatë dhe mund të llogaritet në vite, mirëpo në rast të vullnetit politik, gjërat mund të përshpejtohen. Bashkimi Evropian rishtazi ka hequr regjimin e vizave për Republikën e Moldavisë. Ndërsa Tanja Fajon rikujtoi se falë vullnetit politik, vendimmarrja për rastin e Moldavisë morri vetëm disa muaj nga momenti i rekomandimit që e bëri Komisioni Evropian.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •