Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Parlamenti Evropian: 43 vota pro, 2 kunder liberalizimit te vizave me Shqipërinë

    Bruksel, 27 maj – Komisionerja për Çështjet e Drejtësisë në Parlamentin Evropian, Cecilia Malstrom, ka publikuar sot vendimin e kolegjit të komisioneve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, njoftojnë agjencitë nga Brukseli.
    “Ky propozim patjetër sjell lajme të mira për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe natyrisht është pjesë shumë e rëndësishme e politikës së Bashkimit Evropian për të lehtësuar kontaktet mes njerëzve. Është gjithashtu një mundësi komunikimi midis vendeve.”, theksoi ajo gjatë konferencës për shtyp.

    Ajo shtoi se “se të dyja vendet kanë bërë përmirësime në shumë drejtime, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe natyrisht KE-ja ka monitoruar me kujdes të gjitha përpjekjet”. Malstrom tha gjithashtu se të dyja vendet duhet të luftojnë krimin e organizuar.

    “Edhe Bosnja duhet të luftojë krimin e organizuar dhe është e njëjta gjë edhe për Shqipërinë. Natyrisht komisioni evropian do të vazhdojë të monitorojë plotësimin e këtyre tre kushteve”, u shpreh Malstrom.

    E pyetur për Kosovën, ajo tha se ka një plan për këtë vend. “Ka një plan për të lehtësuar vizat edhe për Kosovën, por plani është ende në përgatitje e sipër”, u shpreh ajo.

    I pyetur për një datë se kur vizat do të liberalizohen, Malstrom tha se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet. “Unë nuk mund të jap një datë të saktë për liberalizimin e vizave", u shpreh më tej.


    Edhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Renzo Daviddi deklaroi se kjo shpallje është shenjë e qartë se i tërë rajoni po ecën drejt Evropës.


    “Po ashtu është një shenjë pozitive për Kosovën, duke treguar se shpërblimet jepen në bazë të përpjekjeve të vërteta. Liberalizimi i vizave është një proces i cili merr kohë, por rasti i Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës tregojnë se edhe Kosova mund të bëjë progres sapo t’i plotësoj kushtet e nevojshme”, tha ai.


    Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të KE-së në Prishtinë, komisionerët Fuele dhe Malmstrom kanë rikonfirmuar kohëve të fundit se Komisioni Evropian është i përkushtuar të fillojë dialogun për viza me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur me kusht që të zbatohen reformat relevante.


    Sipas këtij njoftimi, para se të mund të fillojë dialogu për vizat dhe të mund të hartohet një strategji për viza, Kosova duhet ta miratojë legjislacionin e saj për ri-pranim të shtetasve, të konsolidojë kapacitetin e saj administrativ për të shqyrtuar kërkesa për ri-pranim dhe të zbatojë një strategji efikase të ri-integrimit.


    Në njoftim thuhet se Komisioni tashmë ka dërguar dy misione ekspertësh për ta vlerësuar situatën, një mision i tretë do të nisë punën së shpejti, ndërkaq rezultatet e këtyre misioneve do të përcaktojë nisjen e dialogut për vizat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    I pyetur për një datë se kur vizat do të liberalizohen, Malstrom tha se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet. “Unë nuk mund të jap një datë të saktë për liberalizimin e vizave", u shpreh më tej.
    "Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere", keshtu thot populli.
    Te shohim se sa do zgjas kjo permbushje detyrimesh!!
    "Hiqen vizat" ja ve titullin ky qokja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 27-05-2010 më 14:34

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ishallah nuk hiqen se kush del andej nga Italia e Greqia!Kë merr malli,le të vijë e të na takojë!Ja kështu...

  4. #4
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Ishallah nuk hiqen se kush del andej nga Italia e Greqia!Kë merr malli,le të vijë e të na takojë!Ja kështu...
    e lehte per ta thene ata qe jane jashte...
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  5. #5
    Po pse e shkruan hiqen vizat mer ? Po a nuk e sheh qe disave ju eshte ber qefi qe nuk qenkan heq akoma ? Le te pellcasi kush ka inat, se vizat mos sot, mot do hiqen
    Revolution 1848

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    "Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere", keshtu thot populli.
    Te shohim se sa do zgjas kjo permbushje detyrimesh!!
    "Hiqen vizat" ja ve titullin ky qokja.
    Bana syte 4 kur pash titullin, menova: uaa kur paska ndodh?!!!

    pff alarm i rrem
    Paqë

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po pse e shkruan hiqen vizat mer ? Po a nuk e sheh qe disave ju eshte ber qefi qe nuk qenkan heq akoma ? Le te pellcasi kush ka inat, se vizat mos sot, mot do hiqen
    Nuk ka inat njeri, po kujdes se mos zhgenjehesh. Se coc prisni te ndodhi kur Shqiperia te hyje ne BE.
    Vet se kam problem per viza se iki ku te dua, por me vjen keq per familjaret e shkrete qe harxhojne qimet e kokes ambasadave dhe nuk u japin nje vize te shikojne femijet, motrat vellezerit qe kane jashte. Kjo do eliminonte korrupsionin qe ekziston sot ne ambasada. Me pak te korruptuar.

  8. #8
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Ishallah nuk hiqen se kush del andej nga Italia e Greqia!Kë merr malli,le të vijë e të na takojë!Ja kështu...
    Domethënë, bën lutje që të mos hiqen vizat. Edhe unë jam me ty, rri aty rehat e bë qejf, se askund s`ka më të ëmbël se vendlindja. Këtë ta them me sinqeritetin më të madh.
    Love has no limits

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Domethënë, bën lutje që të mos hiqen vizat. Edhe unë jam me ty, rri aty rehat e bë qejf, se askund s`ka më të ëmbël se vendlindja. Këtë ta them me sinqeritetin më të madh.
    Heqja e vizave është një domosdoshmëri por nuk më vjen mirë kur politizohet kur duhet të quhet arritje e të gjithë shqiptarëve.Është në rradhë të parë arritje e popullit shqiptar pastaj e partive politike.Nuk ka rëndësi pas gjashtë muajsh apo gjashtë muaj e 5 ditë!

  10. #10
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Heqja e vizave është një domosdoshmëri por nuk më vjen mirë kur politizohet kur duhet të quhet arritje e të gjithë shqiptarëve.Është në rradhë të parë arritje e popullit shqiptar pastaj e partive politike.Nuk ka rëndësi pas gjashtë muajsh apo gjashtë muaj e 5 ditë!
    Domosdoshmëri?
    Po pastaj ç`do të ndodhë me shqiptarët?
    Njëjtë sikurse po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë të shpërndarë nëpër Evropë, veprojnë jasht respektimit të rregullave, punojnë ilegalisht, sikur janë në bahçe të babës, kanë arritur deri aty sa që shtetit i kanë ardhur në maje të hundës. Dita ditës po pritet urdhëri për mbylljen e vizave.
    Sa keq që po lëmë "nam" të madh anë e mbarë botës ne Shqiptaria o Beso.
    Love has no limits

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •