Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395

    Drejtoria arsimore e Tropojes;pamundesi,papergjegjshmeri apo nekrofili?!

    Udhėtim mes dijes dhe vdekjes...


    Nė fshatrat e Tropojės shumė prej shkollave 9-vjeēare janė ndėrtuar pranė varrezave.


    Banorėt thonė se njė gjė e tillė nuk ėshtė shumė e pranueshme dhe po kėshtu edhe mėsuesit, ndėrkohė qė nė drejtorinė arsimore shprehen se kjo ėshtė njė gjė e zakonshme pėr kėto anė


    TROPOJĖ - Ēdo ditė nxėnėsit e shkollės 9-vjeēar Margegaj tė komunės me tė njėjtin emėr si panoramė nga dritaret e tyre kanė varrezat e fshatit. Njė gjė e tillė ndodh pasi ato janė ngjitur me ndėrtesėn ku ata arsimohen, madje i ndan vetėm muri i shkollės.


    Rastet kur zhvillohen varrimet, duke nisur nga hapja e gropave, kryerja e ceremonive, vajtimet e tė tilla veprime janė bėrė tė pėrditshme pėr ta, madje nėse i pyet shprehen se janė mėsuar e nuk u bėn mė shumė pėrshtypje. Por, nuk mendojnė kėshtu prindėrit dhe mėsuesit.


    Tė parėt shprehen se njė shkak pėr braktisjen e kėsaj shkolle ėshtė edhe fakti qė ndėrtesa ndodhet pranė varrezave ndėrkohė qė shkolla frekuentohet nga fėmijė tė moshės 6-15 vjeē e mėsuesit thonė qė njė gjė e tillė ka ndikim jot ė mirė tek nxėnėsit.
    Nė fakt, shkolla 9-vjeēare ėshtė ndėrtuar prej vitesh dhe para 3-4 vjetėsh ėshtė rikonstruktuar.


    Nė tė vijojnė mėsimin nxėnės nga fshati Margegaj dhe Koēanaj, por numri i tyre ēdo vit ka shkuar nė rėnie, pasi shumė prindėr i regjistrojnė fėmijėt nė shkollat e qytetit. Gjatė bisedave me nxėnės ata thonė se prindėrit qė i dėrgojnė fėmijėt nė shkollat e qytetit janė kryesisht ata qė punojnė nė institucione tė ndryshme.


    E pavarėissht se pėr shkollėn shprehen me konsiderata edhe prindėrit, njė gjė e tillė nuk e ka ulur fluksin e nxėnėsve qė janė larguar nga shkolla. "Karakteristikė" e saj ėshtė pikėrisht ndėrtimi pranė varrezave tė fshatit.


    Nė biseda me nxėnės, prindėr, mėsues dhe drejtues tė arsimit nė rreth mėsojmė se shkolla ėshtė ndėrtuar para 20-25 vjetėsh si shkollė bujqėsore nė fillim, pastaj deri nė vitin 1996 ka qenė e profilit tė pėrgjithshėm.


    Duke qenė se ishte nė qendėr tė fshatit Margegaj dhe ka njė shtrirje gjeografike tė pėrshtatshme, projektuesit dhe ndėrtuesit siē duket nuk e kanė studiuar bashkėjetesėn e shkollės me varrezat.


    Pyetjes se sa ndikojnė tek ata ceremonitė mortore, ndėrkohė kur ka raste qė varrimet edhe kur zhvillohet mėsimi, nxėnėsit u pėrgjigjen se janė mėsuar dhe tani nuk u bėn pėrshtypje. Gjithsesi ata thonė se po tė vazhdonte mėsimi edhe pasdite kur ceremonitė kryhen mė shpesh, do tė preferonin tė mėsonin nė shkollat e qytetit.


    Ndėrsa mėsuesit me pėrvojė thonė se mėsimi nė shkolla pranė varrezave ndikon nė psikologjinė e nxėnėsve.


    Shpend Kuēa, mėsues biologjie, sqaron se njė gjė e tillė ndikon shumė tek fėmija, sidomos kur varrimet bėhen nė kohėn e mėsimit. Britmat, qarjet me zė, transporti i tė vdekurve, hapja e varreve mbeten nė kujtesėn e fėmijėve pėr shumė vite, ēka ndikon nė formimin psikologjik tė tyre.


    Pra, rriten me ndjenjėn e kobit tė vdekjes. Ndėrkohė mėsohet se dikur nė kėto anė, kur kishte vdekje nė familje, fėmijėt i largonin nga shtėpia pėr disa ditė dhe kujdeseshin tė afėrmit pėr ta. Gėzimi, banor i fshatit Margegaj, shprehet se aktualisht shkolla ėshtė braktisur dhe njė arsye mund tė jetė edhe pozicioni i funksionimit tė saj pranė varrezave.


    Por gjatė hulumtimit tė kėtyre rasteve nė Tropojė janė konstatuar se disa shkolla janė ndėrtuar pranė varrezave publike.


    Kėshtu nė fshatin Visoē tė komunės Bytyē, shkolla fillore e kėtij fshati ėshtė ndėrtuar mes varreve. Fshatarėt shprehen se disa herė kanė kėrkuar qė tė zhvendoset nė njė ambient tjetėr, por nuk ėshtė marrė parasysh nga komuna, as nga zyra arsimore. Ndėrtimi i shkollave afėr varrezave, ka njė domethėnie, shprehen drejtues tė zyrės arsimore.


    Zakonisht, thonė ata, nė anėt tona varret ndėrtohen nė mes tė fshatit e po kėshtu edhe shkollat. Pėr tė ruajtur shtrirjen gjeografike tė vijimit tė mėsimit ndėrtesat janė nė qendrat mė tė populluara. Mėsohet se pėrveē shkollės 9-vjeēare Margegaj, asaj nė Visoē qė u pėrmend mė lart, edhe disa syresh janė ndėrtuar pranė varrezave, si: shkolla 9-vjeēare Shėngjergj, shkolla fillore Peraj, shkolla 9-vjeēare Curraj i Epėrm tė komunės Lekbibaj apo shkolla tė tjera nė komunėn Fierzė, Bujan, Bytyē, Tropojė etj.

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shoku_tanku : 24-05-2010 mė 09:41 Arsyeja: korrigjim

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Se mos eshte fai i Tropojaneve.Fai eshte i qeveris.Qe se ka bere Tropojen akoma kryeqytet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •