Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Pacolli: Kërkova që Iraku ta njeh Kosovën shtet



    Pacolli: Kërkova që Iraku ta njeh Kosovën shtet

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka zhvilluar të hënën një takim pune me përfaqësuesin e Këshillit suprem islamik të Irakut, Ali Al-Baldawi, i cili ka dhënë premtime se me formimin e qeverisë së re në Bagdad do të angazhohet për vendosjen e marrëdhënieve shtetërore mes Irakut dhe Kosovës.

    Gjatë takimit janë diskutuar çështjet rreth situatës politike në Kosovë, praktikisht ato që kanë ndodhur që nga koha e përfundimit të luftës e deri në ditët e sotme.

    Kreu i AKR-së i ka kërkuar përfaqësuesit të Irakut që sa më shpejtë të bëhet njohja e shtetit të pavarur të Kosovës.

    ”Kërkova që të iniciohet një iniciativë parlamentare dhe në parlamentin e Irakut që të njihet Kosova si shtet i pavarur dhe sovran edhe nga Iraku. Kam marrë premtime që menjëherë do të fillojnë iniciativa që do të formohet një klub i miqësisë parlamentare mes Parlamentit të Kosovës, dhe Parlamentit të Irakut dhe të filloj iniciativa për njohjen e Kosovës. Edhe pse Iraku është vonuar shumë dihet se Iraku shumë vonë ka njohur realitetin e republikave tjetra nëpër ish- Jugosllavi”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.

    Pacolli tha se është në pritje të formimit të qeverisë në Irak dhe se në një të ardhme shumë të afërt personalisht do të vizitojë Irakun, me kërkesën për njohjen e Kosovës nga ky shtet.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i Këshillit suprem islamik të Irakut, Ali Al-Baldawi është zotuar se me kthimin e tij në Irak do të fillojë punën rreth vendosjes së marrëdhënieve miqësore me Kosovën.

    “Me themelimin e Qeveris së re do të propozojmë që do të vendosen marrëdhëniet e reja diplomatike, ekonomike dhe politike mes dy vendeve”, ka thënë ai.

    Partia e Al-Baldawit në Irak kishte dalë fituese pas zgjedhjeve të fundit nacionale të cilat janë mbajtur në mars të këtij viti, ndërkaq së shpejti pritet të përfundojë edhe procesi i formimit të qeverisë së re irakiane. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Premtimi irakian

    Menjëherë pas formimit të Qeverisë së re në Irak, zyrtarë të lartë të këtij vendi premtojnë se do ta iniciojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë premtim e bëri të hënën në Prishtinë, përfaqësuesi i Këshillit Suprem Islamik të Irakut, Ali Al-Baldawi


    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka pritur të hënën në Prishtinë përfaqësuesin e Këshillit Suprem Islamik të Irakut, Ali Al-Baldawi, nga i cili ka kërkuar inicimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit irakian.

    Meqenëse në Irak ende nuk është formuar Qeveria e re, pas zgjedhjeve në mars të këtij viti, Pacolli tha se menjëherë pas formimit të Qeverisë, do të udhëtojë në Irak dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës do ta kërkojë edhe nga përfaqësuesit e institucioneve të tjera atje.

    “I kërkova delegacionit që të iniciojnë në parlamentin irakian njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Mora premtime se menjëherë do të fillojë iniciativa atje që të formohet një klub i miqësisë parlamentare mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Irakut dhe të fillojë iniciativa për njohjen e shtetit tonë”, tha Pacolli.

    Mysafiri i Pacollit, Ali Al-Baldawi e filloi fjalën e tij sipas traditës së shtetit, me bismilah, i bindur se në të ardhmen e afërt Iraku do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Presim që brenda këtij muaji të zgjidhen krerët e institucioneve, pas zgjedhjeve që kishim në mars. Menjëherë pas formimit të qeverisë së re, do të propozojmë që të themelohen marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”, tha ai.

    Al-Baldawi u zotua se me kthimin e tij në Irak, do të fillojë punën rreth vendosjes së marrëdhënieve miqësore-diplomatike me Kosovën.

    “Unë do ta formoj një klub miqësor mes parlamentit irakian dhe atij kosovar. Pas formimit të Qeverisë së re të Irakut, do kërkoj edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve”, tha Al-Baldawi, partia e të cilit ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit nacionale në Irak.

    Kreu i AKR’së gjatë konferencës me gazetarë po ashtu theksoi se Iraku është vonuar shumë sa i përket njohjes së Kosovës, për shkak të marrëdhënieve me Serbinë.

    “Iraku shumë vonë ka njohur realitetin edhe të ish-republikave të tjera të dala nga Jugosllavia. Si shembull, vetëm në vitin 2009 e kanë njohur pavarësinë e Bosnjës e Hercegovinës. Kjo për arsye se Iraku ka shumë miqësi të madhe me Beogradin dhe se kanë marrëdhënie shumë të mira biznesore e diplomatike me Beogradin. Por ne u kemi shpjeguar se nuk na interesojnë lidhjet e tyre me Beogradin. Le t’i mbajnë ata lidhjet e veta në interes të tyre, por le ta njohin pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Pacolli.

    Pas takimit me Pacollin, delegacioni irakian ka zhvilluar takime pa praninë e medieve me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë dhe me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

    Delegacioni irakian ka qëndruar në Kosovë me ftesë të kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •