Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148

    Exclamation A po u shkon pėr shtat Ali Ameti qarqeve antishqiptare?

    Te dashur vellezer,

    Ne kete periudhe qe po kalon populli yne, sidomos ne qe jemi nga Fyrom, na ka humb dinjiteti qe e kemi pasur dhe kur regjimet kan qene me te ashpra.

    Kjo gje me le te kuptoje se partive te shkijeve po u shkon per shtati ALIJA me partin e tij sepse lehte po i mundin ne cdo aspekt. Ti maresh politikish (BDI)jan shum te dobet ne krahasim me shkijet duke fillue nga pastruesi e deri tek me i larti i partis.

    Cka mendoni ju se pse Gruevski nuk e respekton Alin...a mos valle Aliu eshte nje marionet dhe nuk ka guxim as fizik dhe as inteketual per ti thene jooooo Gruevskit. Aliu i cili fale ushtareve te UCK u ngrit aq lart dhe u be nje hero qe se pāska pas meritue dhe i mori votat e shqiptareve shum leht, me pas kur ai e shijoi kulltukun e liderit ka harrue gjithcka dhe as nuk po sheh e as nuk po degjon.

    ju lus per nje bashkekuvendim te mirfillt

    me respekt


    stentori
    Experience is the best teacher...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Citim Postuar mė parė nga Stentori Lexo Postimin
    Te dashur vellezer,

    Ne kete periudhe qe po kalon populli yne, sidomos ne qe jemi nga Fyrom, na ka humb dinjiteti qe e kemi pasur dhe kur regjimet kan qene me te ashpra.

    Kjo gje me le te kuptoje se partive te shkijeve po u shkon per shtati ALIJA me partin e tij sepse lehte po i mundin ne cdo aspekt. Ti maresh politikish (BDI)jan shum te dobet ne krahasim me shkijet duke fillue nga pastruesi e deri tek me i larti i partis.

    Cka mendoni ju se pse Gruevski nuk e respekton Alin...a mos valle Aliu eshte nje marionet dhe nuk ka guxim as fizik dhe as inteketual per ti thene jooooo Gruevskit. Aliu i cili fale ushtareve te UCK u ngrit aq lart dhe u be nje hero qe se pāska pas meritue dhe i mori votat e shqiptareve shum leht, me pas kur ai e shijoi kulltukun e liderit ka harrue gjithcka dhe as nuk po sheh e as nuk po degjon.

    ju lus per nje bashkekuvendim te mirfillt



    me respekt


    stentori
    Gruevski jo se nuk e respekton Aliun po perdore nje strategji shume te thjeshte sa qe ata nuk jan te afte as ta kuptojne lojen e Gruevskit! Ali Ahmeti shkurte e shqip ka shfrytezuar gjakun e deshmoreve gjthashtu ka shfrytezuar Shqiptaret me menatalitetin "Aj ka luftu ai meriton voten" dhe mendoj se BDI-se i eshte afruar fundi.

    shkenca politike.."Si hyp larte,njejt rezohesh"
    - Imagination is more important than knowledge.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ali Ahmeti kundėr zgjedhje tė parakohshme

    Shkup 17 Maj – Ish-kreu i UҪK-sė dhe kryetari i bashkimit Demokratik pėr Integrime (BDI), Ali Ahmeti nuk ėshtė shprehur nė favor tė zgjedhjeve tė parakohshme nė Maqedoni, pėrkundėr fjalėve tė mėhershme se ai po pėrgatit njė skenar tė tillė me LSDM-nė.

    Sipas tij, Maqedonia nuk ėshtė aktualisht e gatshme qė tė organizojė zgjedhje tė hershme tė pėrgjithshme.

    “Maqedonisė nuk i janė tė nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Shteti nuk ėshtė i pėrgatitur pėr njė hap tė tillė,” ka thėnė Ali Ahmeti sot pas takimit me kreun e partisė opozitare maqedonase LSDM, Branko Crvenkovski, pėrkundėr grumbullimet tė pakėnaqėsive tė tija dhe BDI-sė ndaj VMRO-DPMNE dhe kreu tė saj Nikolla Gruevski.

    Pėrkundėr kritikave dhe akuzave tė rėnda drejtuar atij dhe partisė sė tij, pėr tolerimin e politikės diskriminuese tė VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti tha sot se ende nuk ka arsye tė forta pėr tė prishur koalicionin qeverisės me Nikola Gruevskin, duke mbajtuar shpresėn se kėrkesat e kėsaj partie dhe tė tė tjerave parti politike shqiptare do tė zgjidhen pėrmes bisedimeve gjatė mandatit tė kėsaj qeverie.

    Kėto raste nuk janė tė rėnda dhe tema aq radikale pėr tė cilat ne do tė dilnim nga qeveria, pėr shkak se pėr to duhet tė gjendet zgjidhje pėrmes negociatave,” ka deklaruar Ali Ahmeti , i pyetur qė tė qartėsojė arsyet e takimit tė tij tė sotėm me kreun e LSDM-sė nga opozita.

    Ahmeti e kishte fjalėn pėr rastet gjyqėsore kundėr shqiptarėve si ai i Sopotit, ato tė Hagės dhe statusit tė parregulluar tė ish-bashkėluftėtarėve tė tij nga UēK-ja ,pėr tė cilat kishte biseduar edhe me Branko Crvenkovskin. / Zhurnal /
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Per nji lek i ka bo.......

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Krejte tradhetaret (politikanet shqipefolesa ) qeveria sllavo-maqedone i ka incizuare me kamere te fshehur ,kure ata kane marre me miliona euro nder tavoline , per t'a zhdukur Marreveshjen e Ohrid ,dhe te paraqiten para institucioneve nderkombetare si perfaqesues te shqipetareve ,para institucioneve nderkombetare.

    Te drejtat e shqipetareve dhe gjaku i deshmoreve shqipetare ne maqedoni , eshte shitur me miliona euro, nga te ashtuquajtur politikane (shqipefolesat e klonuare ne shkije sllave)

    Nje nder ata eshte edhe vete Ali Ahmetovski me grupen e tije kacake ,qe e shkateruane ndergjegjen tone kombetare ne maqedoni

  6. #6
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Ali Ahmeti po duket qart se po deshton ne politik dhe nuk po eshte i aft ti bej ball Gruevskit
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ali Ahmetovski, kishte deshtuare ne vitin 2001 ne lufte, dhe mandej deshtoje edhe ne politike.Ne historine shqipetare ende s'ka ekzistuare nje tradhetare i stilit te Ali Ahmetovskit. Pervec qe Ali Ahmetovski ,ka deshtuare ai edhe grupen e tije rreth e qarke ne politike i ka tradhetare.

    Tradhetaret nuk kane vende ne shoqerine shqipetare ne maqedoni. Sllavo-maqedonet jane treguare shume strategjik me kete analfabet politikane s'i Ali Ahmetovski,e Menduh Thaci etj.etj.

    Ne vitin 2001 ,marreveshjet “politike ndermjet Cervenkovskit dhe Ahmetovskit ishin me qellime te caktuara afategjate sa qe popullata shqipetare ,aktualishte eshte duke i shijuare pasojat e starategjise tradhetare te Ahmetovskit.


    Agjenconi i sigurimit te Shqiperise , me deomos duhet t,i rrembej keta tradhetaret shqipefolesa ne politiken shqipetare ne maqedoni dhe t'i denoje ne emer te popullit. Ne kete grupe tradhetaresh bejne pjese te gjithe politikanet shqipefoles,qe nga viti 1991 e deri tashe.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukės i thonė bukė, e ujit - ujė
    Postime
    838

    A po u shkon pėr shtat Ali Ameti qarqeve antishqiptare?

    Nese shqiptaret ne Iliride edhe pas 10 viteve nuk e kane kuptuar kete, atehere nuk meritojne me shume se ate qe kane sot.


    "SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2010
    Postime
    78
    A po u shkon pėr shtat Ali Ameti qarqeve antishqiptare?
    Dikur pat then ''skemi plumba per shqiptar'' , e prej kohes qe eshte ne qeveri dei me sot , sdi a ngeli ndonje luftar i UĒK-se gjall , bile sot edhe ne burg e mbyten nje http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40622.html

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar mė parė nga Lati. Lexo Postimin
    Dikur pat then ''skemi plumba per shqiptar'' , e prej kohes qe eshte ne qeveri dei me sot , sdi a ngeli ndonje luftar i UĒK-se gjall , bile sot edhe ne burg e mbyten nje http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40622.html
    ju se keni kuptuar mire ,ai ka thene ska plumba per shqiptaret por ka litar dhe carcafa, tani Zoti e di cfar menyre tjeter ka gjetur per ti likuiduar ish ushtaret

    Zoti e vrafte ket tradhtar injorant

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Mexhi Lexo Postimin
    Nese shqiptaret ne Iliride edhe pas 10 viteve nuk e kane kuptuar kete, atehere nuk meritojne me shume se ate qe kane sot.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

    I nderuari Mexhi,


    Jashtezakonsiht me ka pelqye fraza yte qe e ke shkrue, une pajtohem plotesisht se nese shqiptaret nuk e vene mendjen ne koke , atehere vaj halli .Edhe cka duhet te ndodhe per te qen me vigjilent?me duket se koha ka ardhe per me qen me te diciplinuar per interesat tona kombetare.

    me nderime

    stentori
    Experience is the best teacher...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar mė parė nga muslimani72 Lexo Postimin
    ju se keni kuptuar mire ,ai ka thene ska plumba per shqiptaret por ka litar dhe carcafa, tani Zoti e di cfar menyre tjeter ka gjetur per ti likuiduar ish ushtaret

    Zoti e vrafte ket tradhtar injorant
    I nderuar jo vetem ai ka pergjegjsi per vrasjet ndershqiptare.. gjith pjesmarsit ne politiken shqiptare ne maqedoni kan pergjegjsi per gjendjene tanishme te populli... !
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Historikisht kombin shqiptar e ka dhunu tradhtia.Eshte shum leht te manipulosh me nje popullat qe ende sdi cka eshte shteti,cka jan institucionet dhe gjithcka qe ka te bej me shtetin,politikanet tan aq sa do lejoj populli do te luajn do pasurohen dhe do ikin pertej ose sdi ku ne dreq te malkuar.
    Qe nga konflikti i vitit 2001 ne Maqedoni kan ndodhur gjera qe te bejn te mendosh se tradhtia eshte ne palc.Pas konfliktit shqiptaret e ndjen eren e institucioneve, filluan te mendojn pak me ndryshe fituan univerzitet qe akoma eshte ne zhvillim, dhe papritmas filluan mohimet degjenerimet mes shqiptarve... duke shkuar ne skajshmeri me atentate vrasje dhe mohim te gjithckaje.Filloi mohimi i nenshkrimeve qe i kan vendosur vet ne Marveshjen e Ohrit... eh ne zgjedhje ishte loja me e bukur e Gruevskit ose me mire ai ishte vezhgues e ne luanim me njeri tjetrin... e ne fund ai tha : Shqiptaret jan ata qe vrasin e qe prishin zgjedhjet ne Maqedoni.Dhe per ta perfundu lojen Gruevski duke pare se ishim gati ne vllavrasje mori ne qeveri humbsin e zgjedhjeve ... duke nenvlersu voten shqiptare dhe duke e bere ate te pakuptimt.
    Ne keto rethana u kompromitu partia fituese dhe filloi teposhtja e nje avancimi psikologjik e institucional te shqiptaret.
    Gruevski vuri themelet e nje doktrine manipuluese me shqiptaret duke abuzu ne menyr perfekte voten shqiptare me ndimen e tradhtarve do thosha ... e soot kot as ai qe eshte ne pushtet e as ai tjetri sbejn gje sepse po fitoi ai tjetri do hi humbsi ne qeveri e kehtu loja ska fund te nderuar shqipe nga maq
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  14. #14
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga laburist Lexo Postimin
    I nderuar jo vetem ai ka pergjegjsi per vrasjet ndershqiptare.. gjith pjesmarsit ne politiken shqiptare ne maqedoni kan pergjegjsi per gjendjene tanishme te populli... !

    Tragjedia po vazhdon ne Maqedoni,! Edhe shume shqipetare te tjere do te vriten ne maqedoni. C'do tragjedi ,vrasje nga politikanet , STOP I THOTE POPULLI ,kurse popullata shqipetare jane frigacak dhe lakmuesit me te medhenje ne ballkane dhe evrope.

  15. #15
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Viktimė e injorancės dhe e shpirtngushtėsisė

    Plaku nuk e di a e ka venin ky shkrim i Kimit ketu, e pashe si te aresyeshme ta botoj.

    Viktimė e injorancės dhe e shpirtngushtėsisė
    Publikuar: E shtune, mė 21 gusht 2010


    Mjafton njė periudhė disavjeēare pėrgjumjeje, vullgaritet nė arsim e kulturė, mjafton vetėm njė dekadė tė tė qeverisė ai qė ta helmon sferėn e arsimit dhe tė kulturės, qė tė humbėsh pėrgjithmonė disa gjenerata e tė marrėsh plagė tė rėnda nė trupin etnik. Pastaj, mjafton njė popull ta lėsh nė duart e atyre qė nuk kanė vesh pėr urdhrat e dijes dhe tė urtėsisė, nė duart e atyre qė dėgjojnė vetėm zhurmėn e primitivizmit tė vet, e qė ai popull, gjatė kohė tė mos e kuptojė se ėshtė kapur nė rrjetin e mediokritetit shpirtėror, mediokritet i cili gjithmonė shoqėrohet nga veprime qė i ngjajnė bėrjes sė vrimės nė ujė. Dhe dy dekada me radhė, shqiptarėt e Maqedonisė nuk bėjnė thuajse asgjė tjetėr pėrpos qė ankohen se dikush ua mėkėmb kulturėn, se fėmijėt e tyre mėsojnė nga librat e autorėve serbė e maqedonas, e tė cilėt Kosovėn e tregojnė si pjesė pėrbėrėse tė Serbisė dhe tė kaluarėn dhe vlerat shqiptare i pasqyrojnė nė librat shkollorė po aq sa edhe ato tė aborxhinėve tė Australisė. Por, edhe pas gjithė kėtyre ankesave, fėmijėt shqiptarė vazhdojnė tė mėsojnė nga librat shkollorė tė botuar me lejen e njė ministrie qė mė shumė i ngjan drejtorisė sė njė kooperative bujqėsore me sekretare tė bukur, sesa institucionit qė vendos pėr kahen e rrugėve tė dijes. Pra, dy dekada me radhė, shqiptarėt e Maqedonisė ankohen se janė lėnė nė duart e politikanėve tė papėrgjegjshėm shqiptarė, tė cilėt nuk shohin se Maqedonia ka Ministri tė Kulturės qė me vite “financon” akulturimin e shoqėrisė shqiptare, qė nuk shohin se ky shtet ka njė Ministri tė Arsimit, qė shkollarin shqiptar e konsideron si fėmijė, i cili, duke u rritur mes fantazmės tė bėhet i aftė pėr tė ardhmen dhe dėshirės sė mirė tė prindėrve tė tij tė jetojnė nė harmoni me vetveten dhe tė tjerėt nė kėtė shtet, njė ditė mund tė pėrfundojė si kandidat pėr ta dhėnė provimin e “maqedonizmit”, e ndėrkohė, t’i jetė mirėnjohės shtetit qė ia shtroi rrugėn drejtė tė qenėt i shkolluar, por pa njohuri pėr identitetin e vet.
    Tė gjitha kėto ankesa tė shqiptarėve tė Maqedonisė, pėrmbajnė nė vetvete shumė absurde dhe pak arsye. Edhe atė shkaku se shqiptarėt e kėtushėm vetėm konstatojnė, vetėm vajtojnė, e assesi tė ndėrmarrin diēka konkrete. Pėr shembull, nėse prindėrit shqiptarė me tė vėrtetė janė aq tė brengosur pėr cilėsinė e librave nga tė cilat mėsojnė shkollarėt e tyre, ata qė moti do tė themelonin njė organizatė joqeveritare, e cila do komunikonte me Tiranėn e Prishtinėn dhe nga atje do tė sillte maunė tė ngarkuar me libra shkollorė nga lėnda e historisė, gjeografisė, letėrsisė..., e qė nuk do kushtonin mė shumė se plumbat e harxhuar nėpėr dasmat e tyre. Pra, do ta bėnin atė qė me vite bėjnė shumė organizata maqedonase, qė u shpėrndajnė libra falas shkollarėve tė etnitetit maqedonas nė Liqenas (Pustec) tė Shqipėrisė, e ku kalimthi thėnė, tė njėjtėn e bėjnė edhe ato bullgare. Njė organizim i tillė i prindėrve tė kėtushėm shqiptarė, do t’u dėshmonte politikanėve tė kėtij shteti se ata nuk lejojnė qė fėmijėt e tyre tė viktimizohen nė altarin e mediokritetit politik, i cili thuajse gjithmonė shoqėrohet edhe me karakter tė prishur, mediokritet i cili kurrė nuk e kupton tė mirėn qė ia thua, por tė keqen qė mund t’ia bėsh.
    Kur jemi te librat shkollorė, autorė tė sė cilave janė vetėm maqedonasit dhe serbėt, ka njė tė mirė nė atė qė u pėrkthehen fėmijėve shqiptarė pa asnjė ndėrhyrje. E mira qėndron nė atė se prindėrit dhe politikanėt shqiptarė mund tė shohin se ēka mėsojnė maqedonasit pėr identitetin e tyre kombėtarė e religjioz. Mund tė shohin se nė njė shtet ku Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė shpallė “ardhacakė tė posazbritur nga malet”, s’ke ēka pret nga ministritė e atij shteti. Pra, nė njė shtet ku t’i kanė thėnė tė gjitha ofendimet poshtėruese nė fytyrė, e ti as qė je skuqur, s’ke pse habitesh kur sheh se kush janė autorė dhe ēka shkruajnė pėr ty nėpėr librat shkollorė. Sepse, mė nė fund, kjo qė ndodh nė Maqedoni nė relacionin kulturor e arsimor mes shqiptarėve dhe maqedonasve, nuk ka tė bėjė me gabime, por me njė koncept tė qartė e afatgjatė, koncept qė ka pėr qėllim tė tė dėmtojė sa mė shumė, tė ta helmojė kulturėn e arsimimin deri nė ato pėrmasa sa mos ta njohėsh vetveten e tė fillosh t’i ngjash tė posazbriturit nga malet.
    Ankesat dydekadėshe tė shqiptarėve tė Maqedonisė tregojnė tė vėrtetėn e dhembshme se politikanėt e kėtushėm maqedonas kanė njė pėrparėsi tė madhe pėrballė kolegėve tė tyre shqiptarė: nuk janė injorantė dhe dyfytyrėsh sa kėta tė dytėt. Dhe duke mos qenė tė tillė, politikanėt maqedonas u qėndrojnė besnikė qėndrimeve tė tyre dhe veprojnė qė tė arrijnė cakun e dėshiruar. Andaj, ata nė fytyrė ua thonė shqiptarėve se Marrėveshja e Ohrit ėshtė projekt i shtrenjtė qė do tė realizohet vetėm kur Maqedonia do arrijė standardin e 8000 eurove pėr kokė njeriu, e nė ndėrkohė, qeveritarėt shqiptarė, le qė harrojnė kush mė sė forti e ka kundėrshtuar realizimin e kėsaj Marrėveshjeje, por tė njėjtin e ndihmuan tė bėhet president i shtetit. Pra, pėrderisa presidenti aktual i Maqedonisė pranon se qėndrimi i tij si profesor ndryshon nga ai i politikanit, pra hapur dhe pa u hamendur thotė se po tė mos ishte president, do tė mbronte qėndrimin e kahmoēėm kundėr kėsaj Marrėveshjeje, pėrfaqėsuesit e BDI-sė nė pushtet, me plotė optimizėm flasin pėr sukseset e arritura dhe pėr lumturinė qė na pret kur tė bėhet Maqedonia vend me 8000 euro tė ardhura vjetore pėr frymė njeriu. E nė ndėrkohė, i shpallin injorantė e tė paditur shqiptarėt qė thonė se mė e pandershme se tė jesh vasal ėshtė tė mos jesh i vetėdijshėm pėr pozitėn nė tė cilėn je, e tė mos bėsh asgjė qė tė dalėsh nga ajo pozitė poshtėruese.
    Dhe pėrderisa ėshtė kėshtu, pėrderisa populli ankohet se keq ėshtė, e pėrfaqėsuesit e tij nė pushtet thonė se kurrė nuk ka qenė mė mirė, njeriu nuk di ēka tė thotė dhe si ta vlerėsojė kėtė situatė absurde, pėrpos tė pėrballet me dilemėn se o bėhet fjalė pėr popull qė nuk e njeh tė mirėn e vet, o pėr politikanė shpirtprishur. Ku ta dish, mbase nuk bėhet fjalė as pėr njėrėn, as pėr tjetrėn, por pėr mungesėn e guximit kolektiv pėr t’u pėrballur me fytyrėn e sė vėrtetės lakuriqe. Guxim i cili tė mundėson tė shohėsh se asgjė nuk arrihet nėpėrmjet konstatimeve, se asgjė nuk mund tė arrijė njė popull qė ka udhėheqės, tė cilėt me politikė merren shkaku i vetvetes, e jo i tė tjerėve. Andaj, ankesat dydekadėshe tė shqiptarėve tė Maqedonisė tregojnė shpirtngushtėsinė etnike tė elitave maqedonase, por edhe injorancėn e elitave tė shqiptarėve tė kėtushėm, injorancė e cila nuk u lejon atyre tė kuptojnė se tė sundosh me njė shtet nuk ėshtė si tė merresh me rregullimin e njė kooperative bujqėsore, apo si tė jesh kryeplaku i njė fshati.

    Shkruan: Kim Mehmeti
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  16. #16
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nuk ika nga policia, por nga tradhėtitė

    Nuk ika nga policia, por nga tradhėtitė
    Publikuar/modifikuar 06/09/2010 08:11:00

    Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha nė luftėn e vitit 2001 nė Maqedoni nėn uniformėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) nė njė intervistė ekskluzive pėr “Lajm” ka njoftuar popullin shqiptar se pas tre vite e gjysmė ėshtė larguar nga Tanusha. Fshatin qė ai e mbante tė rrethuar me forcat e veta, ku policia maqedonase pėrkundėr shumė pėrpjekjeve nuk arriti tė shkelė nė zonėn e lirė, ka vendosur ta braktisė pėr disa arsye shumė tė forta.





    LAJM: Ju nuk jeni mė nė Tanushė. Pse jeni larguar nga vendlindja juaj qė me vite e mbronit me jetė?

    Shaqiri: Ėshtė e vėrtetė se ka disa javė qė unė jam larguar nga Tanusha dhe pėr kėtė i kam njoftuar organet pėrgjegjėse, faktorin ndėrkombėtar dhe tė tjerė. Arsyet pėr largimin tim janė tė shumta. E pashė se politikanėt shqiptarė si Ali Ahmeti edhe Menduh Thaēi nuk u bashkuan dhe duke e shfrytėzuar Hoxhėn ose Tanushėn t’i lėvizin ēėshtjet e shqiptarėve tė Maqedonisė, qė tė implementohet Marrėveshja e Ohrit etj. Ne pėr kėtė kohė treguam se Nikolla Gruevski ėshtė i dobėt, pasi njė grup njerėzish, njė fshat i vogėl, i bėnė rezistencė tre vjet e gjysmė. Nuk kemi mundėsi mė tepėr me mbajt atė vend sepse kemi pasur sulme tė njėpasnjėshme si tė Menduh Thaēit, Ali Ahmetit etj. Ma shumė sulme kemi pasur nė ēdo aspekt prej shqiptarėve, prej BDI-sė dhe PDSH-sė se sa prej maqedonasve. Ata disa herė tentuan me ushtri e me polici me u futė nė Tanushė, por ka dashtė Zoti na i kemi zmbrapsė, i kemi kthyer pas me forcat tona, por fjalėt dhe urdhrat e shqiptarėve na kanė bėrė shumė mė shumė dėm.



    LAJM: Cili ishte rezultati i qėndrimit tuaj nė Tanushė pėr kėto vite?

    Shaqiri: Edhe njė herė e realizova njė prej obligimeve tė idealeve tė mia kombėtare pėr formimin e shtetit tė pavarur tė Republikės sė Kosovės, ndihmova nė mbylljen e problemeve rreth demarkacionit tė kufirit me Maqedoninė, e cila ishte parakusht pėr pranimin e Kosovės nga Maqedonia. Gjithashtu, u vendosėn marrėdhėnie diplomatike dhe Maqedonia mbėshteti vendimin e GJND-sė nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės. Si rrjedhojė e kėtij angazhimi Maqedonia pėr herė tė parė do t'i thotė jo Serbisė dhe do ta mbėshtetė Kosovėn. I bėra kėta pasi BDI-ja dhe PDSH-ja nuk ishin nė gjendje ta detyrojnė Gruevskin ta njohė Kosovėn e pavarur duke iu dhėnė ai si kusht demarkacionin. Pasi asnjėra palė nuk i bėnin ballė kėsaj pune, mu drejtuan mua. Atėherė u deshtė tė dalim nė teren dhe ta bėjmė demarkacionin e kufirit. Para dy vitesh patėn ardhur katėr ministri tė qeverisė sė Maqedonisė, ndėr ata edhe dy ministrat shqiptarė Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani, pastaj pėrfaqėsues nga MPJ-ja , nga ministria e bujqėsisė dhe pėrfaqėsuesi i Piter Fejtit, tė BE-sė etj. Ne nuk kemi dashur tė hyjmė nė kėtė kurth qė ta respektojmė Marrėveshjen e vitit 2001, ndėrmjet Beogradit dhe Shkupit ku u bė padrejtėsisht kjo marrėveshje nė dėm tė shqiptarėve, duke ia marrė Kosovės 2700 hektarė tokė.

    Ne kemi pranuar qė demarkacioni i kufirit tė bėhet aty ku ka qenė. Deshi Zoti qė ne ta shkatėrrojmė kėtė marrėveshje tė 2001-shit. Edhe pse parlamenti i Kosovės, nėpėrmjet pakos sė Ahtisarit ishte pajtuar pėr kėtė marrėveshje serbi-Maqedoni ne nuk e lejuam kėtė, dolėm vetė nė terren dhe i vendosėm 39 kilometra vijė ajrore prej nė Bllacė e deri kufirin me Serbinė i kemi vendosur ata gurė. Ēka ėshtė mė e mira e kėsaj pune se vetė ne kemi qenė ata tė cilėt , edhe pse se kam thėnė tjera herė, i kemi dhėnė tokės Kosovės edhe territor tė Maqedonisė. Si pasojė e kėsaj Maqedonia e njohu Kosovėn , vendosi marrėdhėnie demokratike, sot fatkeqėsisht Ali Ahmeti del e mbron Gruevskin kur edhe fėmijėt e shohin se ēfarė sulem po ju bėn shqiptarėve.

    Tani Ali Ahmeti del e lavdėrohet se e ka njohur Kosovėn. Ai as qė ka dal kurr nė terren dhe nuk ka mbajt asnjė premtim. Na kemi incizime tė zotimeve tė ēdo ministri qė ka dhėnė pėr Tanushėn. Musa Xhaferri ka dhėnė premtim se do ta rregullojė rrugėn pėr nė Tanushė, me hapė kufi, Bujar Osmani me e ndėrtuar ambulancėn, edhe pse ėshtė bė njė pėrpjekje e vogėl prej tij. Ministrat tjerė asgjė s’kanė bėrė.



    LAJM: Ēka mė tutje?

    Shaqiri: Njė gjė e di se deri sa tė jenė nė skenė politike Menduh Thaēi dhe Ali Ahmeti, shqiptarėt nė Maqedoni do tė jenė tė dėshpėruar, nėnēmuar, nuk ka asgjė prej Marrėveshjes sė Ohrit se atė e kanė varros, ajo ka ngel nė vend, tani sllavo-maqedonėt bėjnė pėrpjekje shumė tė kėqija, mė tė fėlliqura ndaj shqiptarėve.



    LAJM: Si e shihni pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni?

    Shaqiri: Gjendja e shqiptarėve ėshtė e mjerueshme, pasi shqiptarėt, banorėt e rėndomtė ndjehen tė pasigurt nė shtėpinė e tyre, ose nė rrugė nga policia sllavo-maqedone. Policėt shqiptarė, funksionarė shqiptarė ose tė tjerė janė tė margjinalizuar pasi ata qė janė nė pushtet nuk bėjnė asgjė pėr me ndryshuar gjendjen e shqiptarėve.





    LAJM: Kur do tė ktheheni nė Tanushė?

    Shaqiri: Tanusha ėshtė vendlindja ime dhe sa herė qė dua kthehem. Askush kėtė tė drejtė s’mundet me ma ndalu pėrveē krijuesit tė Gjithėsisė, ai bėn ēfarė do.





    LAJM: Si e shihni politikėn e Gruevskit?

    Shaqiri: Gruevski ka plane ta eliminojė komplet Marrėveshjen e Ohrit, njė hap i tillė do ta shihni se do tė bėjnė hile me regjistrimin e popullatės, ku shqiptarėt rrezikojnė tė bien nėn 20 pėr qind, ku do tė minohet Marrėveshja e Ohrit. Unė po ju jap vetėm disa detaje se kur ėshtė bėrė regjistrimi i popullatės nė vitin 2002 aktivistė tė PDSH-sė, diku rreth 16 mijė shqiptarė tė lagjes Dizhon, Orizare e epėrme dhe Vizbeg nuk kanė shkuar t’i regjistrojnė, duke zbatuar kėshtu urdhrat e sllavo-maqedonve pėr ta ulė pėrqindjen e shqiptarėve. Tani edhe aktivistė tė BDI-sė do tė punojnė nė kėtė drejtim. Do tė duhet tė ndryshohet propozim ligji pėr regjistrimin e popullatės qė tė regjistrohen gjithė shqiptarėt ku jetojnė dhe jo vetėm ata qė janė prezent. Po ju kap disa fakte. Vetėm banorėt e Tanushės, Malinės, Brezės janė tė shpėrndarė nėpėr Haraēinė, Hasanbeg, Vizbeg etj., kurse nė letėrnjoftime kanė adresa tė Tanushės. Tė gjithė nuk do t’i regjistrojnė se ata nuk jetojnė nė Tanushė.

    Maqedonasit do ta shtojėn pėrqindjen e tyre, pasi kanė letėrnjoftime me nga dy adresa, njė pėr shembull nė Shkup dhe tjetrėn nė Strumicė ose Shtip prej nga ka ardhur.





    LAJM: Ku reflektohet kjo lojė e maqedonasve?

    Shaqiri: Nė sundimin e komunave dhe pushtetit qendror. Si mundet qė Ēairi t’i ketė 6 kėshilltarė maqedonas, tė cilėt asnjėri nuk ka adresė qė jeton nė Ēair, kurse Buteli me po aq shqiptarė sa ka maqedonas nė Ēair, tė ketė dy kėshilltarė shqiptar. Vijnė votojnė ka dy herė maqedonasit nė dy qendra votimi.





    LAJM: Ēka mendoni pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė?

    Shaqiri: Nė kontekstin me Emrin e Greqisė, e shohim se faktori ndėrkombėtar e ka vėshtirė ta zgjedhė kėtė ēėshtje. Sė fundmi po shohim njė afrim tė politikės sllavo-maqedonase me politikėn ruse, duke dashur tė tregojnė se nė Ballkan sundon politika sllave. Gruevski mendoj se nuk do tė bėjė kompromis dhe Maqedonia do tė jetė me njė udhėkryq shumė tė rrezikshėm. Kėto pyetje duhet t’i shohin ndėrkombėtarėt pasi ky shtet nuk po shkon nė drejtim tė duhur.



    LAJM: Ku gjendet tani komandant Hoxha?

    Shaqiri: Toka e krijuesit tė gjithėsisė ėshtė e madhe dhe ėshtė e lirė edhe pėr mua. Aty ku do tė jetė mė sė miri edhe pėr mua, unė do tė jem aty.





    Hoxha: Maqedoninė e udhėheq shteti i serb

    “Duke pasur parasysh se nė Maqedoni nuk udhėheqė kryeministri por udhėheqin disa organe tė DBK-sė (shėrbimi sekret maqedonas) qė janė tė dirigjuar kryesisht prej UDBS-sė sė Serbisė. Lirisht mund tė themi se Maqedoninė e udhėheqė Serbia me njė politikė tė ashpėr anti-shqiptare. DBK-ja ėshtė shtet nė shtetin Maqedonisė. Politika serbe pėr momentin ėshtė e interesuar tė bėjė aq shumė trazira nė Kosovė dhe Maqedoni pėr t’u arsyetuar para botės se faktorė destabilizues janė shqiptarėt. Unė nuk kamė dashur tė jem pjesė e kėsaj loje dhe pėr kėtė arsye jemi larguar tė mos bėjmė ndonjė gabim, ose tė mos pėrfitojė ndonjė forcė anti-shqiptare”, tha Xhezair Shaqiri – Hoxha.
    LAJM
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    Perderisa nuk ua kthen fjalen ateher i bjen qe ju shkon per shtati edhe ate si....??
    Jetė e rėndė.......!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •