Para disa ditesh ne nje katund te Dibres, nje shqiptar me emrin Fiqiri Buci vrau vellane e tij Hilmi per shkak tė pronės; kjo ndodhi sepse njėri pat guxuar tė mbjellė dy rrėnjė domate mė shumė matanė gardhit tė shtėpisė, nė sinor tė tjetrit Edlira 17- vjeēare, u vetėvar nė Romė nga frika se mos e kthenin nė Shqipėri Njė tjetėr vajzė nga Elbasani, u vra nė klasė nė orėn e mėsimit Katėr shqiptarė u vranė nga policia maqedonase si tė dyshuar pėr trafikantė armėsh Tre pasagjerė tė njė taksie u vranė nė autostradė. Vdekja nė Shqipėri tanimė nuk quhet mė vdekje, as kur ėshtė vrasje, as kur ėshtė vetėvrasje, aq mė pak kur ndodh si aksident! Vdekja ėshtė bėrė gjėja mė e rėndomtė, mjaft qė tė jetė jashtė dhe larg shtėpisė tėnde!
Por vrasja e vėllait nga vėllai vjen si njė tjetėr ububu e padėgjuar: pėr dy rrėnjė domate jeta e njė njeriu, pėr mė tepėr e njė vėllai, mund tė kushtojė mė pak! E pra, tė dy vėllezėrit dibranė, njėri i vrarė e tashmė i varrosur e tjetri i arrestuar e i burgosur, njėri ish arsimtar e tjetri ish polic (qė do tė thotė se vėllezėrit nuk ishin dhe aq tė pashkolluar), kishin gati 20 vjet nė sherr e nė grindje, pa hyrje-dalje, nė hasmėri, pėr shkak tė (keq)ndarjes sė pronės. Nė kėtė sherrnajė tė tejzgjatur, afėrmendsh, domatet patėn shėrbyer si sebep dhe jo si njė shkak i vėrtetė: sepse shkaku i vėrtetė i vrasjeve dhe vėllavrasjeve tė pėrditshme ende nuk ėshtė zbuluar, e as kuptuar Politika tek ne nuk bėn asnjė pėrpjekje pėr tė shuar vėllavrasjet, gjakmarrjen, hakmarrjen, ngujimin apo edhe aksidentet nėpėr rrugė, tė cilat po e bėjnė shoqėrinė shqiptare tė ngjajė me njė viktimė tė pambrojtur e tė ēoroditur Politika po bėn tė pamundurėn tė mbajė sa mė gjallė frymėn e vėllavrasjes: sot a nuk janė shprehje tė kėsaj kolere kundėrvėnia e grave kundėr grave, e tė rinjve kundėr tė rinjve, e artistėve kundėr artistėve, e mjekėve kundėr mjekėve,e akademikėve kundėr akademikėve, etj, etj?
Natyrisht qė vrasja e vėllait nga vėllai nėpėr kafenetė luksoze tė VIP-ave tė Tiranės nuk ka pėr tė bėrė mė shumė pėrshtypje se greva e urisė nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit Por nuk besoj se mė kundėrshton dot kush po tė guxoj tė them se vėllavrasja nė njė katund tė Dibrės ėshtė sivėlla apo si njė paralele dramatike edhe me atė qė po ngjet nė qendėr tė Tiranės mes dy partive dhe dy liderėve kryesorė Vėllavrasja e parė u krye me armė apo me dru pas koke, nė gjaknxehtėsi, e dyta me fjalė, me sharje, me shpifje, me akuza e kundėrakuza, me gjakftohtėsi, me greva urie, me bllokim rrugėsh dhe institucionesh, me mitingje e kundėrmitingje, me peticione e kundėrpeticione Nė tė dy rastet synohet tė garantohet sa mė shpejt eliminimi i vėllait nga vėllai, i pari pėr pronėn, i dyti pėr karrige Ku ėshtė ndryshimi?
***
Ėshtė e vėrtetė, sot na tėrheqin vėmendjen mė sė tepri fjalėrimet e Saliut nėpėr konferenca shtypi pėr rritjen e paparė ekonomike, pėr grevėn apo pėr kryetarin e opozitės, dhe anasjelltas, se sa njė vrasje e tillė makabre, qoftė edhe e pėrmasave tė Gėrdecit Prandaj, kjo qasje ndaj dukurisė sė shtuar tė krimit apo ca mė gjerė ndaj krizės, nuk e natyralizon e nuk thjeshtėzon dot gjendjen tonė absurde, aq mė pak e justifikon kėtė rėnie tė thekshme morale, kėtė politikė drumepre qė asnjėherė nuk hakatet tė kėrkojė arsyen dhe shkaqet pėrse ne shqiptarėt nuk po dalim dot nga qorrsokaku i tranzicionit, pėrse jemi bllokuar nė procesin e integrimit, pėrse e kemi kaq tė kollajtė qė njė vėlla tė vrasė vėllanė pėr hiēmosgjė apo si thuhej qėmoti, pėr mustaqet e Ēelos!
Mesa duket, kur njė shoqėrie i vritet shpresa, nuk bėkan mė pėrshtypje vrasjet si kjo e dy vėllezėrve Madje nuk tė mbresėlon as greva e urisė para zyrės hijerėndė tė Kryeministrit! Kjo ėshtė pasqyra e vetėdijes dhe e reagimit tonė qytetar: imunitet, pandjeshmėri, moskokėēarje, mjaft qė e keqja dhe fatkeqėsia tė jenė jashtė mureve tė shtėpisė tonė Kėtė theqafje morale e ka realizuar plotėsisht politika jonė pluraliste nė kėto 20 vjet! Ky ėshtė i vetmi sukses i saj e kėtė hak nuk duhet tua hamė krerėve tanė!
Fakti qė shtėpitė dy vllaznit dibranė i paskan pasur, si gjithė ata qė jetojnė nė fshat, pranė njėri-tjetrit, tregon se tokėn e trashėguar, pas pėrmbysjes sė monizmit, ata e patėn ndarė mes njėri-tjetrit, sigurisht me pakėnaqėsi dhe jo me mirėkuptim, gjė qė do tė thotė se njėri syresh do tė jetė treguar mė tahmaqar, mė i fortė, mė grabitqar, mė hileqar se tjetri Jo, kjo nuk mund tė quhet marrėzi, as ēmenduri, as lajthitje, por njė barbari demokratike apo mė troē: degradim i lirisė nė demokraci, njė shfytyrim skajor i moralit, i bashkėjetesės, i dinjitetit, i nderit, njė shkėrbėrje e njeriut nga njeriu prej frikės e panikut tė kallur nė kėto vite tė vėshtira prej skamjes, prej nepsit dhe makutėrisė pėr tu bėrė sa mė shpejt e sa mė kollaj i pasur!
Ky ėshtė kurthi nė tė cilin kemi rėnė pak a shumė tė gjithė. Njė shoqėri e tillė pa rregulla, me ligje qė nuk zbatohen, qė vetorganizohet me vetėgjyqėsi, nuk mund tė jetė veē e tillė: domatet e mbjella te bahēja e tjetrit, qoftė edhe e vėllait tė njė gjaku, tė merrkan jetėn! Njė vajzė qė nuk pranon tė fejohet me ty, mund tė vritet nė mes tė klasės! Ja pėrse kėto nuk kanė pėr tė qenė rasti i parė dhe as i fundit: sepse ne nuk e shohim hallin kombėtar e shoqėror nė sy! Tani askush nuk tronditet kur djali vret babanė, ose nėnėn; kur babai vret djalin; kur gruaja ther burrin me thikėn e bukės; kur kushėriri qėllon me armė kushėririn; kur fqinjin poshtėron fqinjin dhe pastaj vret edhe motrėn, edhe vėllanė. Jetojmė mbi njė tokė tė vaditur me rrėke gjaku, mbi njė gjak tė derdhur mė sė shumti kotekot, mbi njė gjak tė shprishur prej babėzisė dhe frikės sė fukarallėkut Ndėr ne ka jo pak qė tė marrim gjak nė vetull pėr njė gėrvishtje makine, pėr njė vijė uji a rrip toke tė zaptuar, pėr njė ofendim, pėr njė fjalė tė tepėrt, pėr njė parakalim makine, pėr njė tejkalim shpejtėsie, pėr njė hakmarrje a gjakmarrje tė lėnė trashėgim nga etėrit a gjyshėrit pa u marrė, pėr njė simpati a antipati pėr kryetarin e partisė Me njė fjalė pėr njė hiēmosgjė!
A thua jeta e njeriut tė jetė zhvlerėsuar vetvetiu, pėr shkaqe thjesht kulturore apo, si thonė disa, meqė ne si popull kemi kulturė tė vakėt demokratike? Jo, nuk ėshtė kjo, sepse edhe kur kemi pas qenė mė tė varfėr, edhe kur kemi jetuar nė regjime shtypėse, edhe kur na drejtonte Kanuni, jeta e njeriut kishte mė tepėr vlerė!
Ku po shkojmė kėshtu?
***
Mjerisht, edhe pse kemi me qindra OJF, kemi qeveri, kryeministėr, opozitė, President Republike, kemi madje edhe Kuvend, edhe Kushtetutė, edhe Akademi, edhe ALUIZN, edhe INSTAT, edhe ligj tė posaēėm pėr pronat e pėr mbrojtjen e pronės; edhe pse jemi nė njė proces tė pafund legalizimesh, kthim-moskthim pronash, dhėnie-mosdhėnie kompensimesh, etj .ne nuk kemi tė shifra tė sakta, statistika zyrtare, studime e natyrisht edhe masa parandaluese pėr gjithė kėto sherre, vrasje e krime tė pafundme e tė pėrditshme qė kryhen herė brenda, herė jashtė familjes, si brenda dhe jashtė shtetit, natėn dhe ditėn pėr diell! Vetėm nė kėto raste, tė kthim-moskthim tė pronės, vrasėsi ēuditėrisht nuk ikėn nė drejtim tė paditur! Tani jo vetėm organizmat shtetėrore, pushteti lokal e ai qendror, po edhe opinioni publik ėshtė imunizuar nga kėto lajme tragjike, nga kjo gjakderdhje masive e motivuar pėr njė shtyrje tė gardhit, dukuri qė, bashkė me vetėvrasjet, rrahjet, sherret, plagosjet dhe aksidentet nė punė e nė rrugė, janė bėrė mė se tė rėndomta
Nuk ka e nuk mund tė ketė kurrkund krizė mė tė rėndė se sa kur jeta e njė njeriu vlen sa njė rrėnjė domatesh! Askush nuk dėshiron qė kjo tė jetė fytyra e shoqėrisė tonė Nėse dikush tronditet, e sigurt ėshtė qė pas kėtyre lajmeve ogurzeza pakkush bėn pėrpjekje tė zbulojė pse-nė, tė kėrkojė ilaēin, shkakun e vėrtetė tė krimeve: ėshtė varfėria, ėshtė lėmshi i bėrė me pronat apo kriza e thiktė morale qė i detyron njerėzit tė mos kenė pikė besimi te Ligji, te Drejtėsia, te organet shtetėrore? Partitė e qeveritė nuk e bėjnė qejfin qeder, apo tė bėjnė sikur Sepse nė tė vėrtetė krerėt tanė kanė vetėm njė hall: si tė marrin e si tė mos e dorėzojnė kurrė pushtetin! Drejtuesit tanė nuk kanė as bindje, as mend dhe as dėshirė tė pėrpiqen tė minimizojnė kėtė zezonė mbarėkombėtare qė po e zhbėn kombin. Kush ka qenė nė pushtet, i majtė apo i djathtė, litarin e fantazmės pronė dhe sherr e ka lėnė qėllimisht jashtė, jo vetėm me ligjin e famshėm 7501 tė vitit 1991 apo me ligjin nr. 9235 tė vitit 2004, disa herė i ndryshuar, por edhe me procesin e legalizim-moslegalizimit, tė kthim-moskthimit tė pronave, tė dhėnie-mosdhėnies sė kompensimeve, tė njė vendi pune etj, por edhe me kriminelėt e tė fortėt qė pėrherė ikin nė drejtim tė paditur!
Sepse vetėm kėshtu, pra duke u hasmosur kėsisoj vėllai me vėllanė, fqinji me fqinjin, i ardhuri me autoktonin, urrejtja dhe inati nuk mund na lejojnė tė shohim matanė hundės se si po qeveriset katundi nga kryeplaku; pra, njė njeri i terrorizuar, qė lufton pėr mbijetesė, nuk ėshtė nė gjendje tė vėshtrojė matanė gardhit, pas sinorit, prapa murit, madje as se ēpo bėn prifti apo hoxha i fshatit Vetėm kėshtu mund tė sundohen njerėzit mė lehtė e mė gjatė! Vetėm kėshtu, kur njeriu detyrohet tė vrasė vėllanė, a ka ndonjė rėndėsi fakti se cili ėshtė ai qė na tėrheq pėr kapistalli? A ka burrė qė, pasi detyrohet tė vėshtrojė pėrditė vdekjen nė sy tė preket e revoltohet kur nė Ballshin e largėt helmohet gati i gjithė qyteti? A ka militant qė prej zellit e verbėrisė partiake tė mos jetė i gatshėm tė urrejė e tė poshtėrojė kotekot vėllanė, pas kėsaj tė vrasė mendjen e mandej edhe tė kuptojė qartėsisht se si po na qeveris e ku po na drejton ai/ata qė aktualisht kanė pushtetin?
Pėrgjigja e kėsaj pyetje i kapėrcen kufijtė e krimit!
Nuk lipsen as sy dhe as veshė pėr tė kuptuar se vėllavrasja tek ne quhet politikė e menēur, e suksesshme dhe natyrisht edhe dobisjellėse Pėr kėtė mjafton tė ndjekėsh vetėm njė edicion lajmesh, nė cilindo kanal televiziv shqiptar!
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=78560
Krijoni Kontakt