Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Ngjitja e Jisu Krishtit ne Qiell - (Shestja/Analipsi)

    Ngjitja (Shestja)

    Jisui nuk jetoi me nxėnėsit e tij mbas ngjalljes, siē kishte bėrė para vdekjes sė tij. I mbushur me lavdinė e hyjnisė sė tij, Ai u shfaq nė kohė dhe vende tė ndryshme tek njerėzit i tij, duke i siguruar ata, se ishte me tė vėrtetė i gjallė nė trupin e tij tė ngjallur dhe tė lavdėruar.

    Emri:  il_1588xN.4794088735_6ojx.jpg

Shikime: 23

Madhėsia:  69.1 KB

    Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumė prova bindėse, duke u parė prej tyre pėr dyzet ditė dhe duke folur pėr gjėrat e Mbretėrisė sė Perėndisė (Veprat 1:3).

    Duhet tė vihet re se periudha dyzetė ditė pėrdoret shumė herė nė Shkrimin e Shenjtė dhe tregon njė periudhė kohore plotėsimi e mjaftueshmėrie (Gjeneza 7:17; Eksodi 16:35; Gjyqtarėt 3:11; I Samueli 17:16; I Mbretėrit 19:8; Jona 3:4; Matheu 4:2).

    Ditėn e dyzet mbas Pashkės sė tij, Jisui u ngjit nė qiell, pėr t'u lavdėruar nė tė djathtėn e Perėndisė (Veprat 1:9-11; Marku 16:19; Lluka 24:51). Ngjitja e Krishtit ėshtė nisja e Tij e fundit fizike nga kjo botė mbas Ngjalljes. Ajo ėshtė plotėsimi zyrtar i misionit tė Tij nė kėtė botė, si Shpėtimtari Mesianik. Eshtė kthimi i tij i lavdishėm tek Ati, qė e dėrgoi atė nė botė pėr tė kryer veprėn qė i kishte dhėnė pėr tė bėrė (Joani 17:4-5).

    ...dhe ndėrsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jerusalem me gėzim tė madh... (Lluka 24:51-52).

    Kremtimi i Ngjitjes, siē janė edhe tė gjitha kremtimet e tilla festive, nuk ėshtė thjesht njė kujtim i njė ngjarjeje tė jetės sė Krishtit. Me tė vėrtetė, Ngjitja vetė, nuk duhet kuptuar sikur tė ishte thjesht njė ngjarje mbinatyrale e njė njeriu qė po fluturon tej nė qiejtė. Shkrimi i Shenjtė thekson nisjen fizike tė Krishtit dhe lavdėrimin e tij me Perėndinė Atė, bashkė me gėzimin e madh qė nxėnėsit patėn kur morėn premtimin e Shpirtit tė Shenjtė, i cili do tė vinte pėr tė siguruar praninė e Zotit tek ata, duke i aftėsuar qė tė bėheshin dėshmuesit e tij deri nė skajet e dheut (Lluka 24:48-53; Veprat 1:8-11; Matheu 28:16-20; Marku 16:16-19).

    Nė Kishė, besimtarėt nė Krishtin, i kremtojnė kėto realitete me bindjen se nisja e Krishtit prej kėsaj bote u bė pėr ata dhe pėr tė gjithė njerėzit. Zoti niset pėr t'u lavdėruar me Perėndinė Atė dhe pėr tė na lavdėruar ne me vetveten e Tij. Ai shkon qė tė "pėrgatisė njė vend" pėr ne dhe pėr tė na marrė ne gjithashtu nė lumėrinė e pranisė sė Perėndisė. Ai shkon pėr t'i hapur rrugėn ēdo mishi drejt "hierores qiellore... Shenjtėrores qė s'ėshtė bėrė me duar" (Shih Hebrejtė 8-10). Ai shkon pėr tė dėrguar Shpirtin e Shenjtė, qė buron prej Atit, qė jep dėshmi nė botė pėr Tė dhe Ungjillin e Tij, duke e bėrė atė fuqimisht tė pranishėm nė jetėn e nxėnėsve tė Tij.

    Himnet liturgjike tė festės sė Shestjes i kėndojnė tė gjitha kėto gjėra. Vargjet antifonalė tė Meshės Hyjnore janė marrė prej Psalmeve 47, 48 dhe 49.

    Pėrlėshorja e festės qė kėndohet nė hyrjen e vogėl, kėndohet gjithashtu si himn pas-Kungimor.

    U ngjite nė lavdi o Krisht Perėndia ynė dhe u gėzuan nxėnėsit e tu nga premtimi i Shpirtit tė Shenjtė dhe me bekimin u siguruan se Ti je Biri i Perėndisė, Shpėtimtari i Botės! (Pėrlėshorja).

    Mbasi e mbarove veprėn pėr ne pėrmbi dhe dhe bashkove qiellin me dhenė, u ngjite me lavdi, o Krisht Perėndia ynė, por pa u ndarė prej atyre qė tė duan ty, duke mbetur me ata dhe duke thėnė: Ja unė jam me ju dhe askush nuk do jetė kundėr jush! (Shkurtorja).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-05-2023 mė 13:10
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Sot me 13 Maj festojme ngjitjen e Zotit tone Jisu Krisht ne qiell, 40 dite pas ngjalljes..

    ..Dhe u ngjit ne qiell dhe rri ne te djathte te Atit..

    Ai shkon tek Ati qe njeriu te behet Nje me Perendine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 13-05-2010 mė 05:19
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Ikona e Ngritjes se Krishtit ne qiell
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    urime
    Sot ne Gjermani asht festa e Baballareve edhe e ngjitjes se Jezu Krishtit ne Qiell...
    por sido qofte
    urime te perzemerta te gjith komunitetit Katolik dhe Orthodhoks per kete feste...
    me gjithe zemer nga Busavata
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 13-05-2010 mė 10:09

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Ne jemi krijuar jo per te qene ne kete burg tokesor, por per Qiejt. Zoti yne Jisu Krisht na e hapi rrugen drejt Qiejve,...ne te djathte te Atit.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Ngjitja e Jisu Krishtit ne Qiell - (Shestja/Analipsi)

    Sot Kisha jone kremton Analipsin(Shestjen),ngjitjen ne qiell te Zotit dhe shpetimtarit tone Jezu Krisht,40 dite pas ngjalljes.Ne qytetin e Korces kjo feste festohet me nje panair ne fshatin Mborje,pak km nga Korca,ku i gjithe qyteti shkon gjate te gjithe dites ne nje nga kishat me te vjetra ne Shqiperi,ne kishen qe njihet me emrin "Kisha e Ristozit" qe sipas shume historianeve mendohet te datoje nga shekulli i 8-12,monument kulture i kategorise se pare.

    Emri:  942040_472222922861203_177560983_n.jpg

Shikime: 1059

Madhėsia:  170.1 KB

    Ngjitja e Jisu Krishtit nė qiell

    Jisui nuk jetoi me nxėnėsit e tij mbas ngjalljes, siē kishte bėrė para vdekjes sė tij. I mbushur me lavdinė e hyjnisė sė tij, Ai u shfaq nė kohė dhe vende tė ndryshme tek njerėzit i tij, duke i siguruar ata, se ishte me tė vėrtetė i gjallė nė trupin e tij tė ngjallur dhe tė lavdėruar. Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumė prova bindėse, duke u parė prej tyre pėr dyzet ditė dhe duke folur pėr gjėrat e Mbretėrisė sė Perėndisė (Veprat 1:3). Duhet tė vihet re se periudha dyzetė ditė pėrdoret shumė herė nė Shkrimin e Shenjtė dhe tregon njė periudhė kohore plotėsimi e mjaftueshmėrie (Gjeneza 7:17; Eksodi 16:35; Gjyqtarėt 3:11; 1 Samueli 17:16; 1 Mbretėrit 19:8; Jona 3:4; Mattheu 4:2).
    Ditėn e dyzet mbas Pashkės sė tij, Jisui u ngjit nė qiell, pėr t’u lavdėruar nė tė djathtėn e Perėndisė (Veprat 1:9-11; Marku 16:19; Lluka 24:51). Ngjitja e Krishtit ėshtė nisja e Tij e fundit fizike nga kjo botė mbas Ngjalljes. Ajo ėshtė plotėsimi zyrtar i misionit tė Tij nė kėtė botė, si Shpėtimtari Mesianik. Eshtė kthimi i tij i lavdishėm tek Ati, qė e dėrgoi atė nė botė pėr tė kryer veprėn qė i kishte dhėnė pėr tė bėrė (Joani 17:4-5). ...dhe ndėrsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jerusalem me gėzim tė madh... (Lluka 24:51-52).
    Kremtimi i Ngjitjes, siē janė edhe tė gjitha kremtimet e tilla festive, nuk ėshtė thjesht njė kujtim i njė ngjarjeje tė jetės sė Krishtit. Me tė vėrtetė, Ngjitja vetė, nuk duhet kuptuar sikur tė ishte thjesht njė ngjarje mbinatyrale e njė njeriu qė po fluturon tej nė qiejtė. Shkrimi i Shenjtė thekson nisjen fizike tė Krishtit dhe lavdėrimin e tij me Perėndinė Atė, bashkė me gėzimin e madh qė nxėnėsit patėn kur morėn premtimin e Shpirtit tė Shenjtė, i cili do tė vinte pėr tė siguruar praninė e Zotit tek ata, duke i aftėsuar qė tė bėheshin dėshmuesit e tij deri nė skajet e dheut (Lluka 24:48-53; Veprat 1:8-11; Mattheu 28:16-20; Marku 16:16-19).
    Nė Kishė, besimtarėt nė Krishtin, i kremtojnė kėto realitete me bindjen se nisja e Krishtit prej kėsaj bote u bė pėr ata dhe pėr tė gjithė njerėzit. Zoti niset pėr t’u lavdėruar me Perėndinė Atė dhe pėr tė na lavdėruar ne me vetveten e Tij. Ai shkon qė tė "pėrgatisė njė vend" pėr ne dhe pėr tė na marrė ne gjithashtu nė lumėrinė e pranisė sė Perėndisė. Ai shkon pėr t’i hapur rrugėn ēdo mishi drejt "hierores qiellore... Shenjtėrores qė s’ėshtė bėrė me duar" (Shih Hebrenjtė 8-10). Ai shkon pėr tė dėrguar Shpirtin e Shenjtė, qė buron prej Atit, qė jep dėshmi nė botė pėr Tė dhe Ungjillin e Tij, duke e bėrė atė fuqimisht tė pranishėm nė jetėn e nxėnėsve tė Tij.
    Himnet liturgjike tė festės sė Shestjes i kėndojnė tė gjitha kėto gjėra. Vargjet antifonalė tė Meshės Hyjnore janė marrė prej Psalmeve 47, 48 dhe 49. Pėrlėshorja e festės qė kėndohet nė hyrjen e vogėl, kėndohet gjithashtu si himn pas-Kungimor. U ngjite nė lavdi, o Krisht, Perėndia ynė dhe u gėzuan nxėnėsit e tu nga premtimi i Shpirtit tė Shenjtė dhe me bekimin u siguruan se Ti je Biri i Perėndisė, Shpėtimtari i Botės! (Pėrlėshorja). Mbasi e mbarove veprėn pėr ne pėrmbi dhé dhe bashkove qiellin me dhenė, u ngjite me lavdi, o Krisht, Perėndia ynė, por pa u ndarė prej atyre qė tė duan ty, duke mbetur me ata dhe duke thėnė: Ja unė jam me ju dhe askush nuk do jetė kundėr jush! (Shkurtorja).

    HYRJE
    Festa e Ngjitjes sė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht festohet ēdo vit nė ditėn e 40-tė pas festės sė Madhe dhe tė Shenjtė tė Pashkės. Meqė data e Pashkės ndryshon ēdo vit, ndryshon edhe data e Festės sė Ngjitjes. Kjo festė festohet gjithmonė ditėn e enjte.
    Festa vetė pėrkujton se tė dyzetėn ditė pas Ngjalljes, Jisui i drejtoi dishepujt e Tij pėr nė Malin e Ullinjve dhe pasi i bekoi ata dhe u kėrkoi atyre tė prisnin pėr pėrmbushjen e premtimit tė Shpirtit tė Shenjtė, u ngjit nė qiell.
    HISTORIA BIBLIKE
    Historia e Ngjitjes sė Zotit tonė, e festuar si njė nga 12 Festat e Mėdha tė Kishės, gjendet nė librin e Veprave tė Apostujve 1:3-11. Ajo theksohet edhe nė Ungjillin sipas Markut (16:19) dhe sipas Llukės (24:50-53). Momenti i Ngjitjes tregohet me njė fjali: “Edhe si tha kėto, ndėrsa ata po shihnin u ngrit lart, dhe njė re e mori nga sytė e tyre” (Veprat 1:9).
    Paraqitja e fundit e Krishtit nė tokė ishte 40 ditė pas Ngjalljes sė tij prej sė vdekurish. Veprat e Apostujve shpallin se dishepujt ishin nė Jerusalem. Jisui u shfaq para tyre dhe i urdhėroi ata tė mos largohen nga Jerusalemi, por tė prisnin pėr “Premtimin e Atit”. Ai tha: “Joani pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoni me Shpirt tė Shenjtė, jo shumė ditė pas kėtyre” (Veprat 1:5).
    Pasi Jisu dha kėto udhėzime, i drejtoi dishepujt te Mali i Ullinjve. Kėtu, Ai i porositi ata tė jenė dėshmitarėt e Tij “nė Jerusalem edhe nė gjithė Judenė edhe nė Samari edhe deri nė fund tė dheut” (Veprat 1:8). Ishte pikėrisht nė kėtė kohė kur Jisui i drejtoi dishepujt “tė shkojnė dhe tė mėsojnė gjithė kombet dhe tė pagėzojnė nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė” (Mateu 29:20).
    Ndėrsa dishepujt po shihnin, Ai ngriti lart duart e Tij, i bekoi ata dhe u nda prej tyre dhe shkoi nė qiell (Luka 25:51, Veprat 1:9). Dy engjėj iu shafqėn atyre dhe i pyetėn se pėrse po vėshtronin nė qiell. Njėri nga engjėjt tha: “Jisui qė u ngjit qė prej jush lart nė qiell, do tė vij kėshtu, siē e patė atė duke shkuar nė qiell” (Veprat 1:11).

    IKONA E FESTĖS
    Ikona e Ngjitjes sė Zotit tonė ėshtė njė ikonė e gėzuar. Ajo ėshtė pikturuar me ngjyra tė ndritshme. Krishti tregohet tė ngjitet nė qiell me njė mandorla. 1. Mandorla ėshtė njė dizajn nė formėn e bajames ose tė rrumbullakėt. Brenda mandorlės ėshtė njė figurė e njė personi tė shenjtė. Krishti bekon popullin me dorėn e Tij tė djathtė. 2. Nė dorėn e Tij tė majtė ėshtė njė dorėshkrim. Dorėshkrimi ėshtė simbol i mėsimdhėnies. 3. Kjo ikonė tregon se Zoti nė qiell ėshtė burimi i bekimit. Si shtesė, Jisui ėshtė burimi i njohurisė. Ikona na kujton se Krishti vazhdon tė jetė burimi i mėsimdhėnies dhe mesazhi i Kishės, duke bekuar dhe udhėhequr ata tė cilėve Ai u ka besuar punėn e Tij.


    Hyjlindėsja nė mes tė Engjėjve dhe Apostujve

    Emri:  525870_339917712745867_1897804825_n.jpg

Shikime: 497

Madhėsia:  52.1 KB
    Hyjlindėsja zė njė vend tė veēantė nė kėtė ikonė. 4. Ajo ėshtė nė qendėr tė ikonės, menjėherė poshtė Krishtit tė Ngjitur. Gjesti i duarve tė saj ėshtė gjest lutjeje. Ajo ėshtė qartėsisht e skicuar duke parė nga bardhėsia e veshjeve tė engjėjve. 5. Hyjlindėsja ėshtė e pėrshkuar nė njė qėndrim shumė tė qetė. Kjo ėshtė mjaft e ndryshme nga paraqitja e Dishepujve. Ata janė duke lėvizur, flasim me njėri-tjetrin dhe janė duke shikuar nė qiell. Grupi i tėrė, Hyjlindėsja dhe dishepujt prezantojnė Kishės.

    Ikona e Ngjitjes pėrfshin disa qė nuk e dėshmuan Ngjitjen. Shėn Pavli tregohet nė anėn e majtė tė Hyjlindėses, por ne e dimė se ai nuk ishte i pranishėm nė Ngjitje. Nė kėtė kohė, shėn Pavli ende nuk kishte besuar nė Jisuin. Por ai u bė i krishterė dhe njė nga Apostujt dhe misionarėt mė tė mėdhenj tė Kishės.

    Ikona shpreh sovranitetit e Krishtit mbi Kishėn e Tij; Ai ėshtė Kreu i Saj, udhėheqėsi i Saj, burimi i Saj i frymėzimit dhe i mėsimdhėnies; ajo e merr porosinė dhe shėrbimin nga Ai, dhe e pėrmbush atė nė Fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė.

    FESTIMI I KRISHTERĖ ORTHODHOKS PĖR FESTĖN E NGJITJES
    Festa e Zotit tonė festohet me Liturgjinė Hyjnore tė Shėn Joan Gojartit, e cila kryhet nė ditėn e Festės dhe paraprihet nga shėrbesa e mėngjesores. Mbrėmėsorja e Madhe kryhet nė mbrėmjen para ditės sė Festės. Leximet e Shkrimeve pėr Festėn janė: Nė Mbrėmėsore: Isaia 2:2-3, 62:10-63:9; Zakaria 14:1,4,8-11. Nė shėrbesėn e Mėngjesores lexohet nga Ungjilli sipas Markut 16:9-20; dhe nė Liturgjinė Hyjnore lexohet nga Veprat e Apostujve 1:1-12; Luka 24:36-53.

    HIMNET E FESTĖS

    Pėrlėshore
    U shestjove me lavdi, o Krisht Perėndia jonė, dhe gėzove me zotimin e Shpirtit Shenjt dishepujtė, tė cilėt u siguruan me bekimin qė ti je i Bir' i Perėndisė, Shpėrblenjėsi i botės.

    Shkurtore
    Pasi mbarove urdhėrimin pėr ne dhe bashkove tė dheshmet me qielloret, u shestjove me lavdi, o Krisht Perėndia jonė, pa u ndarė prej gjėkundi, po duke mbetur afėr, dhe duke u thirrur atyreve qė tė deshnin: Unė jam me ju, dhe asnjė s'ėshtė kundėr jush.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 13-06-2013 mė 05:48

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ngjitja e Jisu Krishtit ne Qiell - (Shestja/Analipsi)

    Gezuar festen gjithe besimtareve qe festuan dje.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ngjitja e Jisu Krishtit ne Qiell - (Shestja/Analipsi)


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •