MONOLOG SHEN VALENTINI

-Ti gjithmone kerkon dicka prej meje!
Nuk ndihem si gjithe te tjeret.
Kerkon ate qe te nevojitet, ndersa te tjerat i vendos me kujdes ne raftet e tua e mi tregon si shembull. Cpo ndodh keshtu me mua? Mos po ndihem i dobet e nuk po kontrrolloj dot gje? Por une dridhem, kurse ethet e mia me bejne te gjithin nje te semure te vogel, e pres derisa te vije dicka e paforme qe te me marre nga kjo bote. Ka kaluar shume kohe. Me ngjan se e njohim shume mire njeri tjetrin. Kujtimet tona jane pa emer, arrijme ti gjejme te njeri tjetri symbyllur, e presim te linde e nesermja per te rrifilluar nga e para. Por a do jete me keshtu? Nuk e di, e sa do doja mos e dija gjithe jeten por te isha ne pritje derisa te shuhesha e bashke me mua endrrat e mia te lindnin e te jetonin si shpirtra te virgjer mbi njerez qe do te kerkonin te qeshnin, me deshiren per mos e filluar ndonjehere historine nga e para.
E sheh, une deliroj si sahere, ndersa ti ne vend qe te me falesh, me kerkon te jetoj.
Une shpresoj te jem me mire edhe pse asnjehere i kenaqur mes eres qe me ngre lart e kerkon me cdo kusht te me coje poshte, ku te dergjem i lodhur e pa ide, derisa te jap shpirt per ty. Ku qendron e gjitha? Sikur ta dija!
Gjithcka po nis konfuze, e instikti im lind per te te bere timen, plotesisht per mua, deri sa te te coj ne ishullin e perhumbur ku mund te jetoj me ty e me reren e virgjer qe mezi pret te shkelet prej hapa te dashuruarish!

& & &
Ndihem bosh. Jam ne kerkim te shpreses qe do me coje deri atje. Lumturia ime ka emrin tend. Cpo bej keshtu? Ej, dreqin, po jetoj me monologje qe me kane zene peng e duan me cdo kusht sakrificen time. Degjimi im eshte veshi i shurdhet i tingujve qe me verbojne instiktet. Sa qete e sa embel ndihem ketu. Asgje nuk ka format e atyre qe une urrej.
Sot, eshte hera e pare qe po vuaj. Dhe sa shije te hidhur ka kjo forme. Leviz here pas here duart qe nuk me ngacmojne por pa dashje kerkojne floket ku une dergjejsha per te shijuar aromen e nje bote te re, ku gjithcka eshte ndryshe, kush e di perse. Jam i dobet. Jetoj melodine e nje proze qe nuk me bindet me, por rebele kerkon te shtrihet ne intinerarin e notave, qe kerkojne te me fshijne nga bota ku jetoj. Jeni kunder meje, e une, i pandehuri pa avokat i kesaj historie, pyes veten e nuk iu pergjigjem akuzave. Le te shkoje ku te shkoje!!!
& & &
-Sot eshte dita e takimit!
Nuk u ndjeva mire kur degjova pohimin urdher. Cdo gje me duket ndryshe, nuk arrij te kuptoj ku duan te dalin te tjeret dhe vetja me duket me teper idiot i zhvilluar sesa nje budalla i lindur. Ou, me ngjan se harrova t'iu them se banoj ne Rome. Tashme ka kaluar nje muaj, e nuk ndihem plotesisht vetem kur kjo ide i ka kapluar te gjithe. Ndiej ndryshimet qe i perqafoj me mendje dhe i jetoj me kataklizmat e nje permbysjeje ku gjithcka do zhvillohet nga e para. Ndihem keq kur shikoj njerezit e dashuruar, kurse une, i konsumuar, nuk gjej dot hapsiren per te thene po, e me lehtesine e qytetareve te qesh pas shpine e te tregoj se paskam genjyer.
Jetoj me njerez te habitshem. Nuk dalloj dot rastesine qe i paska mbledhur te gjithe rreth meje, por ndiej ngacmime qe duan te me cojne peshe ne ajer e te me shfaqin realitetin para. Ou, me falni, pervec mjegulles qe eshte pas murit te bardhe ku une kerkoj te ardhmen bashke me Ate, jetoj emocionin e telefonit, qe bie per mua.
-Aoooooooooooo, jemi ne Rome jemi!!!!!!!!!!!

Asnje nuk e kthen koken. Ngjan si mrekulli qe gabime te quajtura cmendi te vendi im, ketu te jene te paparashikueshme e une te gezoj momentet e frikerave te ndaluara.
-Ej, cpo ben ashtu?-ndiej zerin e dikujt qe me sheh me inat e kerkon te me pengoje gjate rruges qe s'di ku del. Nuk flas, por i lodhur e me mendjen qe rrotullohet rreth ideve derisa te digjet, vazhdoj te ec. E ketu rruget nuk kane e te mbaruar…

& & &
Historia e tij ishte e vecante. Te pakten ai e njolloste si te tille. Kishte lindur per t'u transformuar drejt nje fluture ku e shkuara e larves te mbetej nje njolle pa kuptim. Per te e ardhmja do vendosej nga ndryshimi gjenetik i idese se tij. Me kot tentoi gjithcka per te arritur kete kulm. Fatkeqesisht, kur duhej te lindte, sot, lindi njeri…
-Me masakruan kordonin qe me mbante me nenen time. Erdhen bandite te maskuar me te bardhe, e pa pyetur, me nje qetesi mashtronjese mbi fytyrat e zbehta, nxorren thikat dhe bene ate qe duhej te benin. Nena ime klithi ndersa une, ende i paforme per te folur u perpelita ne shtratin ku me vendosen pa kujdesje e me moren peshen. Kujtimet qe zene vendin e kohes ku une duhet te vdes, jane te teperta. I shoh se si ne agonine e lindjes, ndjeva zerat qe kerkonin me cdo kusht pergjigjen e prinderve te mi. Donin te me hidhnin ne plehra. Une s'flisja dot, kurse membrana ime e ciflosur tregonte permbajtjen e organizmit tim. Linda me difekt, e nje ze mashkulli qe m'u duk i afert, klithi per jete, e mua me cuan ne tjeter spital, ku do kerkonin te mbyllnin kerthizen time per te jetuar si gjithe te tjeret. Qe ketu, une fitova karakter, e nisa te urrej cdo permbajtje qe quhej njeri, perderisa si i tille, une kisha lindur i manget.
-Ej, viktime, rrotullohu tre here rreth vetes e thuaj dua te vdes!
Keto zera bejne jehone ne mendjen time.
-O ba, pse barku im eshte i care e i tremb ata qe rrine me mua?
Nuk iu pergjigjej njeri pyetjeve te mia. Cdokush ledhatonte floket e mi te verdhe, e te gjithe shtrengoheshin rreth meje kur duke tentuar te ngrihesha me kembe, perplasesha ne toke gati duke dhene shpirt e duke shfaqur ne driten e diellit permbajtjen e organizmit tim blu.
Sot jam i rritur. Asnje nuk me njeh e ndihem i gatshem te mohoj origjinen time. Nuk i them njeriu se linda hibrid, por qendroj i heshtur, duke kujuar endrrat qw me perkedhelnin veshin e me flisnin per njerez me shenje, ku ylli iu qendronte mbi koke si simbol i shpirtit te Nazaretit.
& & &
-E degjuat dhe ju?-klithi dikush me zerin e amplifikuar, qe duke kerkuar pergjigje i qendroi besnik idese se dyshimt. Asnje nuk ndaloi, ndersa kercitja e takave qe u be e parikuperueshme e ne kerkim te ndaleses se tramit, mbuloi gjithcka.
Isha une ai qe bertiti.
Nuk jam me une ne domethenien e kesaj fjale. Asnje nuk me njeh, e nuk dua te jetoj njerezit me deshiren per te zhdukur pak nga pak metamorfozen e tyre. Jam i trishte. Eshte e pamundur te jetoj vetem ketu ku jam. Inati qe ushqej brenda eshte qeshja e hidhur e atij qe shtrengon dhembet me urrejtjen qe i pluskon ne gjak dhe e nxit te kafshoje ajrin e botes qe perkedhel relivet e buzeve te saj. Ec, e duke timbruar bileten nga ana e kundert per te genjyer kontrollorin, shoh rrotull, derisa ndiej qe ti nuk me beson se jetoj per ty. Nuk je vetem, e gjithe ky shfrim inati kerkon te vije dikur te ty, e te te mbuloje me perqafimin e nje mendje te lodhur, qe ndihet keq e do te te marre frymen me lirine e ujerave ku mund te notojne veten dy njerez, une dhe ti.
Te shtrengoj pas vete, e asgje nuk quhet rrefimi i nje tregimi me fund e e me koke.
-Kush e ka rradhen sot?
Njerezit kthyen koken. Zeri u ngrit lart e pengoi levizjet e tyre. Ai qeshi me zemer, pastaj i qete, kapi vendin e vet.
-E di se c'eshte neser?-pyeti me habine e kthjellet te nje femije.
Nuk degjoi pergjigje, e prape jetoi i qete embelsine e atij momenti. Vendosi te ece. Doli ne rruge e me instiktin e melodise qe nuk i ndahej, kaloi semaforet e kuq duke iu buzeqeshur i zene ne faj makinave qe qendronin me habine e momentit per te ndaluar apo per ta vene poshte rebelin e rregullave. U ndie capken. Kishte nje qeshje te cmendur ne buze, gati ishte ne ekstazen e atij qe po jetonte kulmin e momenteve. Premtoi me cdo kusht qendrimin afer nje punonjesi rendi, qe duke i treguar dokumentat per ta trembur, i kerkoi nga vinte.
-Ti ke qene i dashuar ndonjehere?-e pyeti me deshiren per te pasur miq kategorine e ndjenjave te tij.
Uniforma buzeqeshi. U krodh ne nje veshtrim te qete, e pasi arriti moshen ku dikur ndihej ende i lire e pa obligime rendesh, filloi te flase i perhumbur:
-Adoleshent kam qene i humbur. Te gjitha me urrenin. Une kerkoja e gjeja fundin bosh te gotave qe zbrazeshin nga miqte e mi. Stili ku ende jetoja ishte i neperkembur. Shumezohesha me hic, ndaj vuaja e jetoja boten mbi tinguj te cuditshem, qe me vrisnin degjimin e me paralizonin levizjet e ndjenjave. Sot di te vishem!-tha e me nenqeshje numeroi me gishtat e kembeve ato qe dikur ishin viktimat e tij.
-Mire ben,-neperdhembi kurse itinerari kurvar i tij po i venitej ne buzeqeshjen qe nuk kerkonte te dilte.
-Me mire po shkoj,-tha .
Doli ne rruge. Nuk kishte te drejte te thurrte endrrat qe ishin bere gjumi i perjetshem i ndjenjave. Gabimi i tij ishte i pacaktuar, kurse interpretimet vinin nga te gjithe. I beri autostop autobusit te rradhes, e sa do kishte dashur mos kishte ndalur ndonjehere ai mjet. Prapseprape ndaloi diku tjeter. Levizja qe po bente ishte perhumbje.
-Dua qe kjo perhumbje te vazhdoje gjithe jeten,-tha, e u ndie i vogel e i pambrojtur kur kapi armaturat e kohes qe s'i kishte veshur kush me pare.
Nuk po e kuptonte dot konfuzionin qe kishte krijuar rreth vetes. Idete e meparshme, te tjera qe i vinin dhe e benin protagonistin e skenave imagjinare, apo konkluzionet pa frike qe e mbeshtesnin tek refuzuesit, i dukeshin te huaja.
-E ku jane ilacet e mia?-klithi ne vendit me forma, ku nuk po gjente dot kerpudhen e tij.
-.Ej, pse nuk vjen me ne?-degjoi dhe u orientua nga zeri qe i ngjau familjar. Ishte nje miku i tij. Bashke me te, vajzat qe i vinin prapa i ngjasuan te huaja, e jetoi ne heshtje, duke pritur ku do dilnin.
Gjithcka mbaroi kur ritmi i turbulloi mendjen, e pa jetuar kohen e terheqjes, u perplas mes melodive qe kerkonin te loznin bashke me te.
Ishte i ri, me e rendisishme se frymethitja per te ishte te qendronte prane nje femre. E jetoi sic ishte e kerkoi te puthte gjithe femrat e tjera perreth. Kapi kulmin e nje ditelindjeje brenda lokalit.
-Nuk po me uron per ditelindjen?-degjoi ankthin e nje vajze qe duke u rrotulluar pas vetes, qarkullonte alkolin me nje frymemarrje te lodhur e plot mllef.
-Ku po shkon?-pyeti, kur duke jetuar kremin e tortes qe e leu te gjithin koke e kembe, pa te dilte prej ambientit Saren. Nuk ndjeu pergjigjen e saj. Rreshkiti gishtat pas banakut derisa degjoi kercitjen e eshtrave te tij, pastaj uleriu i pagjume:
-Ku po shkon? Prapseprape e imja je!
E ndjeu se nuk do takohej me me te.
U ul ne gjunje e mendoi per Shen Valentinin. Me vone ishte pervjetori i tij. Qeshi, e mendoi se po jetonte ne telashe si nuk kishte bere kurre me pare. Donte te qendronte ne heshtje, por ishte e pamundur. Elektriciteti i veshi izolimet e tij me tonalitete te gjelbra, qe i sollen mendjen perqark. Vrapoi si i cmendur dhe goditi me kembe banakun.
-Do iki nga kjo bote!-klithi
kurse ata qe kishte rotull e qe merrnin vesh gjuhen e tij, mbeten te shojtur, gati nuk e vune re e i veshen historine e te pafatit qe kerkon te varet te e nesermja e te tjereve.
Eci, gjithcka ishte nje kaos total per te shpresuar se do jetonte me mire dikur. Ansjehre i kenaqur, mendonte e kujtonte se do shperthente dikur per te perzhitur me shkelqimin e vet te tjeret.
-Jo,mendoi!
Te nesermren do ishte e njejta gje. Ia vlente te cmendeshe atehere. Duhej te mendonte medoemos per seksin qe te kepuste prej vetes relikat e endwrrimtarit borgjes. Ej, dreqi e mori, vendi i prostitutave nuk i ngjalli gje vecse melankoline perzjerese te atij qe zhvishet per te kenaqur te tjeret.
Nuk jetonte dot globin e tij mes monologjeve qe krijonte vete, e ia komplikonin rrugen ku duhej te shkelte i njome. Personazhi i tij, ajo, qe duhej ti jepte rruge dialogut, niste te merrte fryme e te gjallerohej kur ai vuante, e me cdo cmim donte te paguante qetesine e vet. Por atehre ngjante gjithcka e vone.
-Te ishte por mua,-jetoi zerin e saj,-do jetoja perhere me ty.
Ej, dreqi e mori, ky intonacion dreqi, nuk i jepte nje motiv per te qene. Ajo s'do rrinte me te, e kush ishte ajo?
-Une jam ylli yt,-degjoi te fliste.
Mjaftoi qe t'i rrefente vetes ate qe i fshihte zemres. Nje histori te paevitueshme, yllin e Nazaretit, qe dikur i kishte dhene formen e prindit qe foli per jeten e tij.
-E pse eshte jeta e tille?-perplasi me force koken pas murit qe u bind te kercitste nga dhuna e tij.
-Valle ti je i vogel,-degjoi nje qeshje te lehte qe i ngjeu tiparet.
-E pse nuk je me ti?-klithi i pafat.
Nuk degjoi pergjigje, por u ul me gjunje e filloi te mendoje subjektin e asaj cka kishte shkruar ne mendje. Gjithcka i ngjante nje monologu. Trasformimi i tij ishte gjysmak. Ku qendronte ngjarja? Ku ishin veshjet e skenarit qe do bente te turbulloheshin te tjeret? U pengua mes mendimeve te tij, brenda nje cikli qe e vuri poshte, e i hodhi siper shtrojat e mbremjes se Adamit, kur mund te jetonin te shtrenuar njeri me tjetrin djale e vajze, edhe mbi kartonat e nje rruge qe ndricohej fare pak nga erresira e zerat e njerezve.
-ME turbullon hapsira,-tha duke veshtruar kohen mbi rrudhat e nje njeriu te dashuruar. E ndjeu qe po pengohej mbi monologun e tij. Aq me keq qe ky ishte monologu i nje Shen Valentini te trishte.
-Ej, ti je dhimbja ime,-degjoi te harrohej mes faqeve te nje libri zeri i Sares qe ishte mbishkrimi i yllit te tij.
Nuk behet dreqin pa jeten e te tjereve,-klithi, duke u veshur ne te tjeret ngadale, e ne pritje, vendosi te dashuroje ose te vdese, duke lene skenen e vet ne doren e aktores qe do vendoste te luante apo jo, rolin naiv te vetvetes.
Mendja e saj e kthjellet, brenda syve ku pasqyrohej ndonjehere, e shtyu te imagjinoje mendimet, e qendroi i fshehur, ne pritje, derisa misteri i saj kercenues te merrte forme, e duke e keqtrajtuar, ta bindte se nuk ishte ai qe ishte.
U lodh. Ndjeu keqardhje per veten, qe e mahniti per thellesine e tij. Kujtimet e turbulluan te gjithin. Shkeli mbi endrrat qe ishin rritur si park pengesash rreth baneses se tij. Ajo banese nuk duhej te kishte me padron. Ai nuk duhej te ishte njeri, e i lindur nga te tjeret, me jeten e dhene dyfish prej tyre, tani do kerkonte autostopin e fundit. Ishte i ri, e ne vend te muzgut qe i ngjallte frike, me mire le te priste renien e siparit mbit te. Te pakten keshtu, puthjet, qofshin edhe te fundit, nuk do shiheshin me nga spektatore mistrece, qe ushqeheshin me thashethemet e thena e te pa thena te nje jete qe s'ishte me e tija!!!
Sara=Yll=TE dua

ERUSIS