Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Margaritari me emrin Dardhė



    Nga Teodor Laēo

    Fshati ėshtė relativisht i ri, nėse do tė pranojmė tė tillė kohėn prej tre shekujsh qėkurse kemi tė dhėna historike. Ėshtė themeluar e rritur prej tė “ikurve”, rebelėve qė pėrndiqeshin e kishin hesape me guvernėn osmane, shpesh sepse nuk donin tė ndryshonin fenė.

    Tė duash vendlindjen, ėshtė njė ndjenjė e bukur, njerėzore. Kur dikujt i mungon, dėshmon sė paku njė shpirt tė thatė e tė varfėr. Ta adhurosh vendlindjen ėshtė njė ndjenjė pėrtej dashurisė. Kjo do tė thotė se vendlindja, bujarisht tė ka dhėnė shumė, prandaj edhe i detyrohesh shumė.

    Kėtė epitet do tė ma pranojnė vetėm ata qė e njohin fshatin tim. Tė tjerėve do t’ju duket njė teprim, ndoshta njė mburrje. Por shpjegimi i figurės “margaritar” do tė donte njė libėr tė tėrė..
    Tė duash vendlindjen, ėshtė njė ndjenjė e bukur, njerėzore. Kur dikujt i mungon, dėshmon sė paku njė shpirt tė thatė e tė varfėr. Ta adhurosh vendlindjen ėshtė njė ndjenjė pėrtej dashurisė. Kjo do tė thotė sė vendlindja, bujarisht tė ka dhėnė shumė, prandaj edhe i detyrohesh shumė. Pėr njė shkrimtar, vendlindja ėshtė mė shumė sesa trualli i kujtimeve, mė shumė sesa malli i viteve pa kthim, mė shumė se sa krenaria pa rrėnjėt. Kur merr tė shkruash pėr tė, vendlindja tė shfaqet pėrpara si njė mur qė tė shtyn e tė step pėr ta kapėrcyer dhe pas tij, t’u zbulosh tė tjerėve atė magji qė tė mban lidhur prej vitesh…Kėshtu mė ndodh sa herė mė kėrkojnė tė shkruaj pėr vendlindjen, pėr fshatin nė zemėr tė malit tė Moravės, qė kush e di pėrse ka njė emėr fryti:Dardha!!!!



    Ku ndodhet Dardha

    19 kilometra nė juglindje tė Korēės, nė njė lartėsi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, qė vetvetiu e ēon pėrfytyrimin tek dimri i gjatė me borė, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnė nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalė bėhet e njohur anembanė vendit!Jo vetėm pėr natyrėn dhe klimėn e saj, por sidomos pėr traditat, kulturėn e tė jetuarit dhe pėr njerėzit e shquar qė i kanė dhėnė vendit.
    Emri “Dardhė” vjen nga njė gojėdhėnė qė duket e besueshme.



    Pak histori

    Fshati ėshtė relativisht i ri, nėse do tė pranojmė tė tillė kohėn prej tre shekujsh qėkurse kemi tė dhėna historike. Ėshtė themeluar e rritur prej tė “ikurve”, rebelėve qė pėrndiqeshin e kishin hesape me guvernėn osmane, shpesh sepse nuk donin tė ndryshonin fenė.
    Kėta njerėz me gen kryengritėsish, gjetėn strehė nė kėtė vend tė thellė tė maleve dhe u vendosėn rreth njė stani qė gjendej nė dardhė e egėr. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nėn dardhė”, prej nga koha nxori togfjalėshin “nėndardhė”, qė shpejt u rrudh nė fjalėn “Ndardhė”. Deri vonė , dardharėt dhe fqinjėt i quanin “ndardharė”.
    Dėshmia e parė historike der tani gjendet nė Enciklopedinė greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Nė Dardhė, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht mė 1768. Nuk pritet tė gjendet ndonjė e dhėnė nėpėr dokumenta mė tė hershme osmane si tefterėt e taksave, sepse Dardha ka qenė gjithmonė fshat i lirė, i pėrjashtuar prej tyre.



    Enigma pas njė emri

    Nė librin “Gjeografia e Korēės dhe rrjetit tė saj” (Selanik 1888) thuhet se Dardha ėshtė fshati mė i madh i krahinės sė Korēės me 1454 frymė. Nė fillim tė shekullit, Dardha numėronte 400 shtėpi. Vetvetiu tė del pėrpara ;si dhe pse u mbipopullua njė vend i tillė ku toka bujqėsore ishte e papėrfillshme? Arsyetimi tė ēon tek zanafilla;dėshira pėr tė qenė tė lirė. Tė varfėr, por larg dhunės dhe poshtėrimit. Kishte familje tė ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit tė Marko Bocanit, nga fshatrat tė krahinės tė rrėnuar nė kohėn e djegjes sė parė tė qytetit tp kulturės Voskopojė, fshatra qė sot mbahen mend vetėm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtė, Qinam).

    Enigma e dytė ka tė bėjė me burimet e jetės.
    Terreni i vėshtirė i detyroi dardharėt ta gjejnė punėn aty ku kėrkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdėsia e natyrės nxit pasionin pėr punėn, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Nė njė Shqipėri tė mbyllur, dardharėt kanė qenė nga mėrgimtarėt e parė. Me jetet e punės-sopata dhe sharra. Profesioni i parė-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, tė armatosur, u nisėn fillimisht drejt pyejeve tė zonave greke-atėherė ende nėn Turqinė. Qė nga viti 1800 deri nė 1935 nė Olipm punon ende sharrat e dardharėve, jo dosido por me teknikėn mė tė mirė tė kohės, me ujė. Nė malet e Selitit e tė Athosit, nė Mesollongjo e Demir-Kapi, nė Anodoll, nė Rruse, nė Isekum, nė malet e Rodopit nė Bullgari e deri nė skelėn e Varnės ku bėnin tregtinė e qerestesė, dradharėve iu doli nami si si druvarė tė zotė, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatėn e dardharit”.
    Pas kėtij emigrimi qė qe sezonal dhe e mbante fshatin tė populluar dardharėt “zbuluan” Amerikėn. Rrallėkush i mbeti besnik drurit. Rrallėkush mbeti pa e ēuar njė emigrant drejt kontinentit tė largėt. Aty dardharėt patėn njė rol tė madh e tė mirėnjohur nėpėr shoqėritė patriotike. Nga mėrgimtarėt e Amerikės 15 dardharė u dekoruan mė 1982 me urdhėr e medalje pėr veprimtari patriotike.



    Tradita

    Mėrgimi i largėt ishte njė dramė e gjatė, plot dhimbje. Por ishte edhe njė ēlirim. Dalja nga veēimi, nga guaska e mbylljes nė mėnyra jetese tė ngurtėsuara, solli nė shoqėrinė e ngushtė dardhare pretendimet qytetare, kėrkesėn pėr njė jetė shpirtėrore e materiale mė “europiane”, mė tė ngritur si njė rivalitet tė heshtur me vetė qytetin e Korēės qė gjithashtu pretendonte dita ditės.
    Dardha mburret me origjinėn nga e folura deri tek veshjet, kėngėt e vallet. Studimi i arkitekturės sė fshatit dėshmon pėr njė model tė veēantė tė stilit europian qė haset edhe nė fshatra tė tjera tė Jugut. Pamja qė shfaqin ndėrtimet dhe urbanistika e fshatit, ndėrtesa solide, tė bukura, prej guri tė gdhendur e mbuluar me ploēa tė hirta, rrugėt me kalldrėme , krojet e shumta, punishte pėr zeje kryesore, njėsitė tregtare deri nė fillim tė viteve ‘40-tė i jepnin fshatit pamjen e njė qyteze tė lulėzuar, ndonėse pėr shkak tė ikjeve nė mėrgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetė.
    E folura e fshatit ka ruajtur deri vonė disa trajta tė vjetra tė shqipes tė ngjashme me arabishten e ēamėrishten.
    Unikla ėshtė kostumi i grave , kuq e zi. Aq i bukur e i veēantė ėshtė aq sa kanė dashur ta pėrvetėsojnė. Njė “studiues” bullgar duke pėrdorur fotografi tė valleve tė grave dardhare me xibum tė viteve ’30 bėn pėrpjekje mjerane t’i paraqiste ato si “Valle nga Maqedonia Perendimore. Disa nga vallet e njohura tė grave janė krijuar nė Dardhė. Nė Dardhė bėhej njė jetė e gjallė. Nė ēdo ceremoni merrnin pjesė si burrat, ashtu edhe gratė . Diskriminimi i gruas nuk pranohej. Gruaja dardhare ishte mė tepėr njė amvise/ Ishte ZONJĖ.

    Duke qėndruar tek historia mund tė them se ky fshat paraqet njė nga modelet e bukura tė vitalitetit tonė kombėtar, tė krenarisė pėr origjinėn dhe traditat, por edhe tė etjes pėr tė lėvizur pėr tė pranuar tė renė. Njė nga shembuj e qėndrueshmėrisė sė kėtij gjeni mund tė sillet nga ky fakt. Pėr 150 vjet dardharėt mėsonin nė shkollė greqisht (shkolla shqipe u hap me 1917) por e mbanin atė thjesht si njė gjuhė tė huaj.



    E ardhmja e Dardhės

    Vitet e pushtetit tė kaluar komunist me pėrjashtim tė njė periudhe rreth njė dekade nė vitet ’60, ku funksionoi njė degė e turizmit korēar dhe njė shtėpi pushimi, janė njė periudhė rėnie, braktisjeje, gri. Dardha e sotme ka mbetur njė fshat i vogėl ku s’ka fėmijė pėr nė shkollė.
    Por duket, se vitet e fundit diēka po rilind. Dardha po hyn nė njė periudhė tė re qė ka tė bėjė me shfrytėzimin e resurseve tė saj natyrore, tė klimės dhe vlerave turistike. Si njė fshat turistik, Dardha bėri emėr qė nė vitet ’30. U botua edhe njė broshurė ku mjekė tė njohur por edhe poetė tė shquar si Lasgush Poradeci (ndėr tė tjera ai kishte gjetur nė Dardhė dashurinė e tij tė madhe sė cilės i kushtoi lirikat mė tė bukura) dhe Asdreni, shkruajnė pėr vlerat kurative tė klimės sė Dardhės, (pėr sėmundje tė mushkėrive tė sistemit nervor etj) dhe pėr natyrėn magjepėse tė saj. Nė vitet e fundit, pasi ua kthyen shtėpitė e tyre, dikur tė shtetėzuara apo tė braktisura, shumė dardharė qė jetojnė nė Tiranė apo nė Korēė po bėjnė riparime e ndryshime me karakter modernizues nė banesat e trashėguara nga prindėrit. Vetėm nė vitin qė shkoi u punua nė afro 60 shtėpi tė dardharėve. Njė sinjal premtues ėshtė ndėrtimi i shtėpive tė reja. Blerja e trojeve apo godinave tė vjetra nga afaristė tė ndryshėm tė vendit qė tani i kanė mundėsitė tė kenė vilat e tyre nė zonat turistike. Dardharėt i kanė mirėpritur, u kanė ofruar miqėsinė e tyre. Ēdo gjė qė i shėrben fshatit pėr ta ėshtė e ēmuar dhe duhet mbėshtetur. Prej disa vitesh nė Dardhė funksionojnė dy hotele me restorante ku gatuhet gjellė karakteristike dhe pritet ndėrtimi i njė hoteli tė tretė, modern. Kohė mė parė u asfaltuan pesė kilometra tė tjera tė rrugės dhe ėshtė dhėnė premtimi se ajo do tė pėrfundojė kėtė vit. Dardha paraqet vlerat e saj jo vetėm zhegut tė padurueshėm tė verės kur aty mbizotėron freskia, por edhe gjatė dimrit si terren i pėrshtatshėm pėr sportet dimrore. E pra e ardhmja e Dardhės ka vetėm njė emėr :TURIZĖM……



    Njerėzit e Dardhės

    Nė vitin 1927 prifti Spiro Zenjo numėron rreth 50 djem dardharė tė shkolluar. Nė fillim tė shekullit deri sa vdiq mė 1932 nė jetėn politike tė vendit por edhe nė fushėn e arsimit dhė tė gazetarisė sė njė vend nder dardhari Sotir Peēi.
    Thoma Nasi (Nashi) ėshtė njėri nga kompozitorėt e parė shqiptarė. Duke parė prirjet e tij e mbajtėn me shpenzimet e tyre nė konservatorin e Bostonit. Regjisori i parė i filmave dokumentarė, Endri Keko (Artist i merituar) ishte gjithashtu nga Dardha ashtu siē ishte “Karmeni “ i parė i operas shqiptare mezosopranoja e rrallė Jorgjia Velo qė u vra tragjikisht nė Bukuresht. Por nė bibliotekė do tė gjeni rreth 50 tituj veprash tė autorėve me origjinė nga Dardha.



    [size=0,3]Revista Spekter[/size]

  2. #2
    Microfone Snipers Maska e mc-igli
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    larisa (greece)
    Postime
    65
    mborje - drenove - dardhe - sinice ...
    disa nga fshatrat me te bukura te korcesssssssssssssssss

Tema tė Ngjashme

  1. Mali i shenjte Athos
    Nga Arcas nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-12-2013, 14:47
  2. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesės nė Dardhė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  3. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  4. Dardha, Dardharet dhe Vipat
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 07:12
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •