Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Bënin foto për “Facebook”, vritet gabimisht 19-vjeçari

    09/05/2010
    Gazeta Shqip

    Policia e Tiranës arreston fqinjin e viktimës dhe kushëririn e tij

    Loja me armë dhe dëshira për të dalë në fotografi me automatik, që t’i përdorin për miqtë në rrjetin social në internet “Facebook”, i ka kushtuar me jetë një 19-vjeçari në Kodër-Kamzë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite, kur Bledar Lusha është vrarë me një plumb gabimisht teksa pozonte me armë. Policia ka ndaluar dy kushërinjtë, njërin për posedimin e armës ndërsa tjetrin për vrasje nga pakujdesia.

    Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Kodër-Kamzë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë. Sipas të dhënave, Bledar Lusha, 19 vjeç, ishte takuar me fqinjin e tij, Gertian Gjika, 18 vjeç. Të dy kishin nisur të diskutojnë për shoqërinë që kanë në rrjetin social “Facebook” dhe kanë nisur të fantazojnë për fotot e tyre në këto faqe, me qëllim që t’i shikonin vajzat, që kishin bërë mikesha. Pas pak, me ta është bashkuar edhe kushëriri i Gjikës, Mersin Gjoka, 18 vjeç. Të tre kanë vendosur të shkojnë në shtëpinë e Gjikës. Atje, Gertiani ka nxjerrë një armë automatike “Kallashnikov” dhe kanë filluar të luajnë me të. Duke bërë poza të ndryshme, njëri mbante celularin në dorë dhe fotografonte dy të tjerët. Gjatë kësaj kohe, Mersin Gjoka, i cili kishte shkuar te shtëpia e djalit të tezes, ka marrë në dorë armën dhe ka filluar të pozojë për fotografi, duke krijuar situata sikur donte të vriste ndonjë. Por gjatë kësaj kohe, ai ka shtypur këmbëzën dhe arma ka bërë qitje, duke qëlluar në kokë Bledar Lushën. I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që të afërmit e viktimës dhe autorëve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, të cilët nuk banonin larg prej njëri-tjetrit.

    Nga ana tjetër, policia është njoftuar nga banorët dhe shumë shpejt ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Policia tha se me të arritur ka neutralizuar të dyshuarit, duke i shoqëruar në komisariat. Bashkë me dy të rinjtë, Mersin Gjoka dhe Gertian Gjika është shoqëruar edhe babai i këtij të fundit, si dhe është sekuestruar arma e krimit. Policia tha se të shoqëruarit janë marrë në pyetje në lidhje me këtë krim dhe kanë pranuar vrasjen, duke shpjeguar edhe mënyrën sesi kishte ndodhur. Gjithashtu, në celularin e njërit prej të rinjve janë gjetur edhe fotografitë me armë, që i kishin bërë njëri-tjetrit. Ndërsa në lidhje me origjinën e armës, policia ka pyetur të rinjtë, të cilët kanë deklaruar se e kishin marrë në shtëpi dhe mendohet se ishte e babait të Gertianit. Në këto kushte, policia ka vendosur që Gertian Gjika të arrestohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa kushëriri i tij bashkëmoshatar është arrestuar për vrasje nga pakujdesia.

    Vetëm pak kohë më parë, shërbimet e Komisariatit nr. 5 kapën dy grupe të tjerë të rinjsh, të cilët dilnin në mal dhe shtinin me armë automatike. Ata ishin kthyer në një shqetësim për banorët e zonës, kështu që ishte kërkuar ndihma e policisë. Rreth dy muaj më parë, shërbimet e Komisariatit nr. 5 ndërmorën një aksion dhe kapën një grup prej 15 të rinjsh. Gjatë marrjes në pyetje, ata deklaruan se kishin shkuar në mal për të bërë foto me qëllim që t’i nxirrnin në “Facebook”. Kur shërbimet po shoqëronin grupin për në ambientet policore, dëgjuan krisma nga ana tjetër e kodrës po në të njëjtin vend. Kështu, aty u realizua edhe kapja e dy personave të tjerë, që edhe ata kishin dalë për të bërë fotografi dhe video për “Facebook”, duke lënë përshtypjen se ky fakt ishte kthyer në “epidemi” për adoleshentët kryeqytetas. Tashmë, nga këto gabime, të riut Bledar Lusha nga Dibra i kushtoi shumë, ku u nda nga jeta dhe të afërmit sot i japin lamtumirën e fundit.

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Tash do te del ne tre foto per facebook. Nje ballore dhe dy ne profil.
    Ne dore do ta mbaje nje derrase te zeze me ca numra...

    Ngushllime familjareve te viktimes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791


    ky eshte ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ngushellime familjareve.
    Po dhe keta prinder si nuk i fshehin mire keto armet po i lene ne dore te adoleshenteve


    Propozoj te hyjme ne greve urie per mbylljen e fb

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin


    ky eshte ?
    Ahahaha..shihe cfare fytyre, o Zot! Edhe do te duket i bukur per vajza...Eh bathore e kamez, shume pleh mban aty.
    Popull bageti. Ja ku te con injoranca dhe ligesia. 20 vjet ky popull vetem mbrapsht ka shkuar. Pse nuk merret asnje fushate per mbledhjen e armeve nga qeverite shqiptare? Armet jane e keqja me e madhe qe duhen zhdukur, por bythemedhenjve te qeverise nuk u intereson shume, pasi femijet e tyre i kane larguar nga Shqiperia.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Po dhe keta prinder si nuk i fshehin mire keto armet po i lene ne dore te adoleshenteve
    ndersa une se marr vesh se ca i duhet f.b. nje si atij ne foto ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #7
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    ndersa une se marr vesh se ca i duhet f.b. nje si atij ne foto ?
    Po sic e thote edhe me lart shkrimi donte te impresiononte vajzat......mendje ciliminjesh

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    vras mendjen se ca do bejne ata dy te tjeret ........... do i uploadojne ne f.b. ato foto ....... ? tani pasiqe kane fituar fame .........
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    aspak keq sme vjen
    me mire veten se te vrasi me vone dike tjeter
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin


    ky eshte ?
    jo mo nuk me ngjan si shqipo ky dhe ti
    hahha dhe armani sa koka e tij ajde babezi ajde
    te vjen turp te thuash nga je me ca plera si ky
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    aspak keq sme vjen
    me mire veten se te vrasi me vone dike tjeter
    Fshati rrethon qytetin,fatkeqesisht kjo eshte e ardhmja!
    lg

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    jo mo nuk me ngjan si shqipo ky dhe ti
    hahha dhe armani sa koka e tij ajde babezi ajde
    te vjen turp te thuash nga je me ca plera si ky
    po te ishte gjalle ky tani ......... ti do ishe duke i lene comment ne f.b duke i thene "perfect dukesh o kali Skenderbeut"
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  13. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Ermali80 Lexo Postimin
    Fshati rrethon qytetin,fatkeqesisht kjo eshte e ardhmja!
    lg
    Fatkeqesisht persona si ai ne foto rrethojne kryeqytetin, dhe jane me qindra mijera (jo se jane me te mire ata qe jane brenda kryeqytetit, thjesht pak me te rafinuar). Me ka rene rasti nja 2 here te kaloja nga rrethinat e Tiranes...o Zot! Edhe Mogadishoja e Somalise do ta kishte zili--njerez kanibale kudo, te paedukuar dhe agresive, qe mezi lidhnin dy fjale shqip!

  14. #14
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin


    ky eshte ?
    Eshte vrasesi apo viktima ky?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Eshte vrasesi apo viktima ky?
    viktima! .......... bledar lusha.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    gentian gjika



    ------

    mersin gjoka


    -----------


    tre bread pitt-at .......... e nenes Shqiperi.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  17. #17
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    eh Bledar Bledar...

    nje nder viktimat e shumta te p....

  18. #18
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    me mbiemer lusha do jete malok (tropojan)
    mire seshte te flasesh eq per te vdekurit po ne hale vafshin te tere


    shendet e para


  19. #19
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Facebook-u ndalohet rreptesisht per katnaret dhe maloket !!!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Facebook-u ndalohet rreptesisht per katnaret dhe maloket !!!!
    po ne kryeministri lejohen
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •