Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 139
  1. #101

    Marrezia e Edi Rames nuk gjen mbeshtetje nderkombetare.

    Marrezia e Edi Rames nuk gjen mbeshtetje nderkombetare

    Asnje organi huaj shtypi, asnje qeveri perendimore, asnje parti politike perendimore nuk mbeshtet qendrimin e marre dhe teresisht individual te Rames!

    Nje skenar i ndertuar keq, vetem per interesa te mbajtjes se kreut te PS, qe ka futur ne qorrsokak te gjithe PS dhe nje perpjekje naive per te transferuar krizen e tij si individ ne partine e tij dhe ne mbare politiken shqiptare.

    Ai duhet te dorehiqet nga kreu i PS, ne menyre qe ti hapet rruga institucionalizimit te saj si force me peshe ne shoqerine shqiptare!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eshte normale qe nuk gjene mbeshtetje sepse kete mbeshtetje po e kerkon nga vendet qe e urrejne komunizmin dhe stalinizmin siq eshte Evropa dhe Amerika.
    Duhet te kerkoj mbeshtetje ne Rusi ose Kore te Veriut,me siguri do ta mbeshtesin.
    E sa per reformim te PS-se vetem kur te zhduket e tera kjo plejade qe eshte ne krye te saj tash dhe te vijne njerez qe ne trurin e tyre skane neurone enveriste atehere do te jete force serioze dhe me peshe.

  3. #103

    Paralajmerimet e intelektualeve shqiptare, per rreziqet e modelit Rama.

    Ne kete teme do te sillen te gjitha shkrimet nder vite te intelektualeve shqiptare, qe kane parandjere dhe qe kane paralajmeruar per rrezikun qe mbart modeli Rama ose i perkthyer me shqip, modelin e bashkepunimit te hapur te mafias me politiken.


    2003


    Partia socialiste, opozita dhe modeli "Rama"

    Nga Fatos Lubonja

    "Rama eshte modeli i qeverisjes se sukseshme socialiste", deklarojne pa reshtur cprej dy muajsh lideret socialiste ne debatin e ashper lidhur me komisionin hetimor mbi kryetarin e bashkise duke e akuzuar opoziten se po hedh gure ne pemen e tyre me kokrrashume. Kurse opozita s'rresht se denoncuari abuzime te Rames, qe nga cmimet e nje peme deri tek miliona. Duke qene nje nga kritiket e hershem te Rames e kam ndjekur me vemendje te vecante kete debat. Ajo qe me ka shqetesuar eshte fakti se nuk po del si duhet ne pah ajo qe, sipas meje, eshte gjeja me shqetesuese ne ceshtjen Rama: pikerisht modeli i qeverisjes per te cilen mburren socialistet.

    Sipas meje, mu pse paraqitet si model, ia vlen te merresh me ceshtjen Rama pasi, sikurse thote edhe fjalori i shqipes, modeli eshte nje "kallep ose forme qe sherben per te prodhuar sende te tjera ne seri." Pra, sikur modeli i nje kepuce te kete defekt, te tere qytetaret qe do te blinin ate lloj kepuce do te kalloseshin. Pa metafore: nese, mos o Zot, modeli Rama ka difekte, ne do te prodhonim ne seri ne tere bashkite socialiste te vendit, te njejtat difekte. Nisur nga shqetesimi per modelin prej kohesh kam drejtuar kritikat e mija per Ramen, ne fillim vetem per veshet e tij dhe pastaj duke i bere publike- per fat te keq duke trokitur deshperimisht ne veshe te shurdher. Madje do te thoja se nje nga difektet e modelit Rama eshte veshshurdheria. Ėshte ajo qe e ka cuar tek komisioni hetimor parlamentar, sepse, te pretendosh, sic pretendojne socialistet, se Rama po peson tere keto sulme vetem e vetem pse ka bere pune te mira, pra duke e cuar deri ne grotesk luften politike bazuar mbi mosmirenjohjen dhe meskinitetin e shqiptareve, me duket e padrejte. Viktime e kesaj padrejtesie kam qene edhe une. Madje, meqenese kritikat e mija nuk kane mundur te argumentohet me ndonje "mosmirenjohje" te lidhur me ambicje per pushtet, tendera, privatizime, me te cilat vazhdojne shqiptaret t'i shpjegojne qendrimet kunder njeri tjetrit, pasi ende nuk ka hyre tek ne kultura e vendosjes se te vertetes dhe principit mbi ineresat e klanit apo personale, zoterinjte socialiste me kane hapur akuzen e nje shpifesi irracional. Kete e beri se fundi ne nje interviste ne TVA, perpara nje gazetari cuditerisht te shurdhmemeceruar, edhe vete Rama qe ne monologun e tij u morr me mua nja njezet minuta, duke me etiketuar si shpifes te cilit ia paska kursyer gjyqin vetem per shkak te burgut politik qe ka bere. Une, megjithate, dua te ngulmoj ne "shpifjet" e mija, pasi thelbi i tyre ka te beje pikerisht me modelin se si qeverisemi dhe nevojen e ndryshimit te tij. Me sakte me idene se edhe ato pune te mira qe ka bere zoti Rama permbajne fryme te keqe pasi jane bere sipas nje modeli te keq, qe nuk duhet te merret kurrsesi si shembull qeverisjeje, aq me pak nga te majtet. Le te shtjelloj disa nga argumentat e mij.

    Modeli: Fasada fsheh krimin

    Premtimet elektorale te Rames mbeshteteshin mbi tre kollona kryesore: kthimi ne identitet i qendres, berja e planit urbanistik te Tiranes dhe investimet ne periferi- qe te treja nenkuptonin pune serioze afatgjate, me shume dashuri per qytetin dhe shume guxim per te frenuar presionet e biznesmeneve qe shihnin vetem interesat e tyre afatshkurtera.

    Mirepo, pas ardhjes ne pushtet keto premtime u gjenden sa perballe presionit te biznesmeneve te cilet lakmonin qendren si vendin ku siperfaqja e metrit katror paguhej me shume aq edhe perballe etjes se ketij personi per pushtet, para dhe ekzibicion. Kesisoj modeli i premtuar Rama nderroi kurs. Rama nuk vonoi e doli hapur me projektin e ndertimeve te larta ne qender qe ishte kunder premtimit te lancuar nga vete ai te kthimit ne identitet, kunder premtimit te hartimit te planit urbanistik i cili vecanerisht per qendren nenkupton nje projekt teresor, dhe kunder projektit te zhvillimit te zonave pariferike, pra kunder tre premtimeve te tij kryesore. Ata qe e kane ndjekur ndryshimin e Rames e kujtojne mire se si e ka denuar ai ne krye te heres prishjen e sheshit Italia ashtu sikurse edhe Torre Drinin qe ka mbytur Kullen e Sahatit. Pas dy vjetesh ai dha lejen per ndertim ne sheshin Italia dhe filloi ta mbushe qendren e Tiranes me shume Torre Drini. Pra, shume shpejt ne vend se te ndaloje masakren urbane ai filloi ta thelloje ate, madje edhe legalizoje duke zevendesuar kioskat e paligjeshme me leje per shumekateshe te ligjeshme. Kunder ketij argumenti sillet pastrimi i Lanes, rivitalizimin e ndonje parku te Enver Hoxhes dhe lyerja e fasadave te disa rrugeve. Sipas meje ato jane pune te mira, por kane fryme te keqe mu pse sherbejne si fasade per te mbuluar ate qe po ndodh ne shpine te ketyre akseve. Atje vazhdon te thellohet praktika e masakrimit qe po i ben pushtetparaja sa identiteteve dhe memories historike te qytetit aq edhe e vivibilitetit te tij. Por jo vetem kaq, ky model ndertimi pa plan urbanistik dhe duke shkelur rregulloren urbasnistike te vitit 1998 (faqe 36) e cila percakton densitetin e ndertimit me koeficient 1.8,- sipas te cilit per nje siperfaqe te caktuar nuk mund te ngresh lart me shume siperfaqe dyshemesh sesa afro dyfishi i saj,- ka edhe mjaft difekte te tjera qe e bejne ate nje bombe me shperthim te vonuar. Disa nga efektet e kesaj bombe jane: 1. Qyteti po gjendet dita dites e me shume me nje trafik te bllokuar, pasi infrastrukturat, rruget, kanalizimet, prurjet e ujrave nuk i perballojne dot kete superngjeshje. 2 Niveli skandaloz i ndotjes se qytetit per shkak te densitetit. Tirana, sipas specialisteve te higjenes, figuron me koeficient 4 te ndotjes se ajrit ne nje kohe kur 5 eshte ajri i parespirueshem kurse ne qytetet perendimore e kane 1-2.

    3. Zhdukja e cdo hapesire per ndertime publike si shkolla, kopeshte, cerdhe, parqe, muzeume, terrene sportive etj. 4. Shkaterrimin i vleres se apartamenteve qe njerezit i blejne me cmime mjaft te larta pasi ata blejne sot pa ditur se cfare do t'u ngrihet neser perballe. Ne asnje vend te botes se qyteteruar nuk mund te ndodhe keshtu. Kur behet nje investim i tille sic eshte blerja e nje shtepie ai qe e shet ka per detyre t'i paraqese klientit edhe te ardhmen urbanistike te shtepise qe shet. 5. Padrejtesi sociale pasi shkelja e rregullores se densiteti do te beje qe shume shpejt ata qe nuk sigurojne dot leje ndertimi nga KRT e Rames do t'u mbeten copa truajsh pa vlere dhe shtepi te ulta te fundosura nen perbindsha shumekatesh. Ne France rregullorja urbanistike percakton se ndertimi i nje banese me densitet qe kalon kufirin ligjor (tek ne e kalon deri 3 here) e detyron ndertuesin te derdhe nje shume te barabarte me vleren e truallit blerja e se cilit do te jete e nevojeshme qe densiteti i ndertimit te mos kaloje kufirin.

    Prishja e Kinema 17 Nentorit dhe e zones pereth saj (duke shkelur ligjin pasi ajo ben pjese ne zonen e shpallur Monument Kulture dhe eshte ne varesi te me shume sesa nje institucioni) si dhe ajo e kinema Mileniumit per te ngritur ne vend te tyre shumekateshe te tjera, jane dy aktet e fundit te kesaj tradhetie te premtimeve elektorale duke provuar edhe nje here se plani urbanistik i Tiranes nuk eshte bere pikerisht per t'i dhene dore te lire Rames dhe biznesmeneve qe e mbeshtesin te shfrytezojne terrenet e ndertimit sipas nje vizioni afatshkurter dhe fitmprures vetem per xhepat e tyre. Keto deme, sipas gjykimit tim dhe te shume specialisteve te pakorruptuar nga aferat e Rames, e tejkalojne shume here te miren e pastrimit te Lanes dhe te parkut Rinia duke bere qe ky model te kete si nje nga tiparet e tij fasaden qe fsheh punen per interesat e diktuara nga pushtetparaja.

    Industria e ndertimit dhe modeli Rama

    Nje nga kritikat qe e denoncojne rende modelin socialist Rama ka te beje me industrine e ndertimit. Sikurse dihet industria e ndertimit ka qene ajo me efikasja. Nese sot flitet per ndryshim te Shqiperise, vecanerisht te kryeqytetit, mbi te gjitha kjo i dedikohet ndertimeve te medha. Pra edhe parate me te shumta te shqiptareve kane rrjedhur ne vend nepermjet kesaj industrie. Sipas shtypit nje meter katror ne zona joqendrore kushton te pakten 650 USD, ne qender jo me pak se 800 USD kurse ne zona te preferuara te sic eshte ish Blloku te pakten 3000 USD, nderkohe qe kostoja e ndertimit te tyre eshte shume me e ulet. Nga kjo pikepamje prej kesaj industrie do te duhej te vinin edhe parate me te medha per arken e shtetit. C'bene socialistet me kete industri kur erdhen ne pushtet? Ata e lane ne te njejten forme punimi sic e gjeten nga demokratet. Shqiptaret vazhduan te paguajne para "cash", per apartamentet apo dyqanet e tyre pa kaluar fare neper rruge bankare, e pa e kuptuar se ishin ata investitoret e vertete- duke blere, pra, me nje cmim dy tre dhe me shume here me te larte apartamente te ndertuara duke u investuar parate e tyre. Dy difekte te madha ka ky model ndertimi dhe shitblerjeje: e para, nuk i lejon shtetit te mbledhe taksa me te cilat pastaj do te ndertoje rruge, shkolla, ura, parqe e gjera te tjera publike dhe, e dyta, qytetari rripet nga biznesmeni. Fakti qe e kam permendur mese nje here se ne morine e ketyre ndertimeve qe tregojne edhe per fuqi financiare edhe per aftesi ndertuese te shqiptareve nuk kemi as edhe nje shkolle te re publike ne kryeqytet, madje edhe ato te vjetrat i ka restauruar Sorosi, tregon se sa larg modelit te ndertimit te shtetit na ka cuar ky model. Ne boten e tregut vertet te lire nje investim sadopak i rendesishem duhet te jete i deklaruar si shume, ashtu sikurse edhe burimi i kesaj shume, kurse levizja e saj behet nepermjet rrugesh bankare, jo vetem ne menyre qe shteti te kontrolloje dhe siguroje pjesen qe i takon, por edhe te sigurohet qe keto nuk jane para krimi. Rama, si model socialist, jo vetem nuk e ndryshoi kete model, por eshte ai qe e inkurajoi dhe e zhvilloi edhe me tej duke krijuar lidhje direkte me biznesin e ndertimit madje edhe duke u mburrur se ky biznes po i bente punime gratis- ne fakt te pakontrolluara nga askush- qe vetem krijonin terren per komprometim te metejshem te kryebashkiakut dhe institucionit qe drejton.

    Modeli Rama dhe prona publike

    Nje tjeter karakteristke e modelit Rama eshte trajtimi qe i ka bere prones publike ky model qeverisjeje. Shume nga "punet e mira" qe ka bere kryebashkiaku i ka bere nepermjet "dhurimit" te prones publike privateve, qofte kjo duke i dhene me qira super te ulet qofte duke i privatizuar. Investimi privat mbi kete prone publike vertet ka krijuar diku diku efektin e nje ndryshimi te menjehershem, por pasojat e ketij privatizimi te publikes ne terma afatgjata jane shume negative. Efektet me te dukshme negative jane perfitimi i madh i pak njerezve mbi shumicen qe varferohet. Nje efekt tjeter eshte shkaterrimi edhe me i tesutit social i cili ndertohet pikerish nepermjet publikes. Te gjithe e kujtojne debatin qe hapi Rama per shembjen e Teatrit Kombetar (prone publike) me idene se ai terren mund t'u jepej biznesmeneve te cilet do te ndertonin atje nje shumekateshe duke na dhuruar katet e para per teater. U perdor llogjika e pronarit te varfer te truallit (ne kete rast shteti?!) i cili, meqe nuk ka para vete, ia jep truallin privateve te pasur te cilet i japin 20 perqindeshin. Nje kalkulim i shkurter nxirrte se keta private, duke mos investuar asgje pervec marrjes se lejes dhe lekeve te bleresve te apartamenteve dhe te dyqaneve, mund te nxirrnin nga kjo afere miliona dollare. Llogjika e kundert ndaj ketij modeli eshte ajo qe shteti, sikur te kishte pasur vullnetin per te mbledhur taksat e ndertimeve te pafundme qe jane ngritur, do te mund te ndertonte ne truallin e teatrit (nese behej fjale per shembjen e tij- ketu nuk po fus diskutimin e monumentit te kultures) nje teater pa kate te tjera banimi apo biznesi siper, me ambjente shume me te mira publike perreth dhe pa e gjymtyuar ate zone hostorike me nje tjeter Torre Drini.

    Me ne fund, mund te them se ky model i grabitjes se publikes, edhe i kryer ne menyre shume me normale, mund te ishte i djathte, por kurrsesi nuk mund te reklamohet nga socialistet. Nga kjo pikepamje, per t'u kthyer tek metafora e kepuceve, mund te thuhet se modeli/ kallepi Rama ka bere qe socialistet tu mbathin shqiptareve ne te dy kembet kepuce te djathta.

    Modeli i personalizimit dhe korruptimit te institucionit

    Modeli Rama, pra, eshte modeli i nje politikani ambicioz qe mbeshtetet nga grupe biznesi me te cilet ka krijuar lidhje direkte qe anashkalojne sa institucionet shteterore aq edhe ato partiake dhe programet qe i kane lancuar. Ky model, qe ne thelb punon kunder forcimit te institucioneve te shtetit formal, qe te funksionoje kerkon edhe con ne struktura te pervertuara shteti informal. Ai kerkon qe gjithshka te vihet nen kontrollin e personit/ personave qe mbajne lidhjet e paligjshme me biznesin- ne kete rast atij/ atyre qe kane personaliziuar institucionin.- duke hequr mundesine qe institucioni te kontrollohet nepermjet strukturave te veta me transparence dhe demokraci. Nuk eshte pra e rastit qe Rama akuzohet sot se ka eliminuar borde vendimarrese apo se ka shkapercyer tenderime duke bere prokurime te drejtperdrejta apo qe ka dhunaur arbitrarisht kompetenca te te tjera institucioneve.

    Ky model gjithashtu kerkon qe struktuarat e tjera te institucionit ose te nenshtrohen ose te korruptohen ose te dyja se bashku. Nuk eshte e rastit qe ne KRT-te e Rames, ku leshohen lejet e ndertimit, ka aq shume konflikte interesash. Ėshte skandaloz rasti i ish Drejtorit te Institutit te Monumenteve Artan Shkreli i cili me nje ane ishte i ngarkuar te ruante monumentet me anen tjeter sebashku me nje nga funksionaret me te larte te Bashkise kishte zyre private projektimi qe projektonte ndertime mbi truajt qe dilnin nga shembja e ndertesave te Tiranes historike. Nuk eshte, po ashtu e rastit qe bashkepunetoret me te ngushte te Rames kane dhene njeri pas tjetrit doreheje pa i bere publike shkaqet e ketyre doreheqjeve.

    Modeli i kthimit te medias ne propagandiste

    Modeli Rama, qe te funskionoje, kerkon edhe shuarjen sa me shume te zerave kritike qe mund te hedhin drite mbi rreziqet afatgjata e njeheresh per te propaganduar e krijuar kultin e politikanit qe i sherben gurpit qe e mbeshtet. Nuk eshte e rastit qe bizneset kryesore qe funksionojne ne Shqiperi, ai i ndertimi dhe ai i tenderave, (qe te dy te varura nga firmat e politikaneve) ne me te shumten e rasteve menaxhohen nga biznesmene qe zoterojne edhe media e me te cilet Rama ka lidhjet me te forta te bashkepunimit. Me manipulimin e medias mbyllet nje rreth i modelit te qeverisjes Rama, i cili, per te qene te sakte, duhet thene se i ka njohur fillimet e veta qe ne kohen e Berishes dhe nuk eshte vetem atribut i Rames, por edhe i te gjithe socialisteve ne pushtet me ne krye Fatos Nanon. Ky model qeverisjeje, ne thelb, ka shume ngjashmeri me sistemin piramidal. Ne kohen e Berishes sistemi piramidal beri te punojne ne emer te perfitimit te nje grupi te vogel mashtruesish si mediat e shkruara edhe politikanet duke bere qe shumica e shqiptareve te besonin ne iluzionn e mireqenies e perparimit. Pra, thenia e Nanos "Rama eshte modeli i qeverisjes se sukseseshme socialiste" ashtu sikurse ajo e djeshmja e Berishes "paret e shqiptareve jane te pastra" ne thelb jane e njejta gje: ato i sherbejne krijimit te iluzionit te sigurise dhe mireqenies tek shqiptaret ne emer te interesave te nje grupi te vogel njerezish qe jane perfituesit e vertete ne kete loje.

    Si perfundim, kur flitet per ceshtjen Rama nuk eshte problemi se c'para ka futur ai ne xhepat e veta, dhe as zevendesimi i tij me ndonje qe pretendon te jete me i ndershem. Problemi eshte se modeli Rama eshte i ndertuar si nje menyre qeverisjeje qe nuk mund te funksionoje pa korrupsionin dhe krimin. Ndryshimi i ketij modeli te rrezikshem sa per lirine e tregut aq edhe per lirine e fjales dhe jo propagandimi nga ana e socialisteve apo thjeshte denoncimi nga ana e opozites, eshte sfida qe ka Shqiperia perpara ne kete dekade te dyte te tranzicionit.


    korrieri

  4. #104

    Mekanizmi “2K” dhe majmėrimi nga plehrat

    Mero Baze dikur per gazeten Shekulli dhe Edi Ramen.


    Mekanizmi “2K” dhe majmėrimi nga plehrat

    Mero Baze

    Nė historinė e shtypit njihen plot gazetarė me emėr qė identifikohen si mbėshtetės tė njė presidenti, tė njė ish presidenti, tė njė kryeministri, tė njė ish kryeministri, tė njė kryetari partie e kėshtu me radhė. Njihen gazetarė tė lirė dhe gazetarė oborri. Sė fundi, zoti Lubonja identifikoi, madje, dhe njė kategori tjetėr, “publicistėt ose shkrimtarėt bashkiakė”, siē e quajti ai rrjetin e gazetarėve tė mobilizuar kryesisht nė gazetėn “Shekulli”, pro Edi Ramės. Mua po mė bie nė pjesė tė shtojė kėtė listė dhe me njė kategori tjetėr, me gazetarė qė identifikohen si mbrojtės tė pronarit tė njė firme pėr pastrimin e plehrave. Mė ka rėnė nė pjesė tė ballafaqohem, jo gjyqėsisht, por para lexuesve me z. Mustafa Nanaj.

    Pėr gati njė javė, gazeta “TemA” ka botuar rregullisht njė raport tė mbajtur sekret nga Mustafa Kėrēuku rreth tenderave tė firmės “2K”, fituar padrejtėsisht prej Koēo Kokėdhimės, i favorizuar nga kryebashkiaku Edi Rama. Kjo ka zgjuar natyrshėm zemėrim tek pronari i “2K”-sė, i cili mendon se mė fyen rėndė duke mė lėshuar nė shpinė njė argat tė tij, pėr tė cilėn mė duhet tė bėjė disa shpjegime se kush i bėn dėm gazetarisė shqiptare, “fenomeni Mero Baze” apo “mekanizmi 2K”.

    Nė librezėn time tė punės, prej vitit 1990, ėshtė i nėnshkruar vetėm profesioni i gazetarit. Nuk mė ka rėnė nė pjesė kėto 12 vjet, ashtu sikundėr ma pėrmend dhe si “meritė fantastike” Mustafa Nanaj, tė jem nė krah tė qeverisė. Kam qenė Drejtor i Lajmeve tė “ATSH”-sė, gazetar i “Zėrit tė Amerikės”, gazetar i “Evropa e Lirė”, komentator i disa gazetave tė Kosovės; kam themeluar njė agjensi lajmesh dhe njė gazetė private, por nė asnjė ditė nuk mė ka rėnė nė pjesė tė marrė rrogė shteti. Njeriu qė shqetėsohet nga biografia ime dhe gazetat qė unė kam bėrė nuk dihet saktėsisht si e ka emrin, por unė po marrė tė mirėqėnė disa dokumenta zyrtare qė mė janė servirur tė shoh nė kohėn e “Komisionit Klosi” ku ky person quhej Mustafa Nanaj. (Mė poshtė, pėr lehtėsi kuptimi, do ta citojmė si “Nanua i 2K”).

    “Nanua i 2K”, nė tėrė biografinė e tij, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me gazetarinė dhe me shtypin shqiptar tė pasnėntėdhjetės. Ka qenė kryetar i Partisė Demokratike nė Skrapar ku pėr traditė ky post ėshtė emėrtesė e PS-sė. Mė pas figuron qė ka dashur tė transferohet nė kryeqytet dhe ka siguruar nga partia e tij e atėhershme njė vend nė Drejtorinė e Jashtme tė SHIK-ut, nė katin e katėrt nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ka pasur disa probleme me disa ndėrmarrje tė privatizuara nė mėnyrė tė paligjshme, por qeveria e korruptuar e Partisė Demokratike, nė atė kohė, ia ka falur meqenėse “Nanua i 2K” kaloi emėrtesė e SHIK-ut. Pas disa specializimesh e kanė nisur si atashe nė ambasadėn shqiptare nė Zagreb ku bėnte atė punė qė bėn ēdo sekretar i Shėrbimit Sekret nė njė ambasadė. Nuk kam informacione tė hollėsishme pėr mėnyrėn si e ka kryer kėtė punė, por njė kolegu i tij, qė nė atė kohė ka qenė nė Beograd, tregon se si ishte nxehur nė telefon, pse kolegu i tij kishte shprehur rezerva pėr Sali Berishėn. Pasi socialistėt erdhėn nė pushtet nė Shqipėri nė vitin 1997, ky person ėshtė thirrur nė punė nė njė gazetė tė sapohapur nė atė kohė nga pronari i grupit pa ortakė “2K” dhe pėr njė kohė tė gjatė ka shkruar me emrat Besim Vorpsi dhe emrin e tij, pėr tė cilin nuk jam i sigurtė, nėse ėshtė zyrtar. Nė botimet e tij nuk ka asgjė gazetareske, pėrveēse shpjegime propagandistike pėr udhėzimet e nėntokės politike nė pushtet. Aq e dyshimtė ėshtė kjo prodhimtari, saqė gjatė kohės sė Komisionit hetimor parlamentar Klosi, njė nga konfliktet e mėdha ishte fakti qė ato qė ishin tė pasqyruara nė dosjet e SHIK-ut, nė sektorin e analizės njė ditė mė parė, tė nesėrmen janė tė botuara, ose me emrin Besim Vorpsi ose me emrin nė fjalė nė gazetėn “Shekulli”.

    Pėr shkak tė kėsaj biografie nuk ėshtė nė nderin tim tė merrem si palė me “Nanon e 2K” dhe gjithė kėtė mundim po e marr nė tė vėrtetė pėr pronarin e “2K”, i cili meriton vėmendje. Mekanizmi me tė cilin ai depėrtoi nė shtyp dhe politikė, ndoshta nuk ėshtė qind pėr qind pėrgjegjėsi e tij, por dhe e politikės shqiptare. Sidoqoftė e vėrteta ėshtė se “2K” mbetet njė momunent i korrupsionit financiar, politik dhe publik nė Shqipėri. Kėto dy iniciale, i dalin pėrpara njė qytetari shqiptar qė nga “gjyqi i sabotatorėve tė naftės” nė Fier, tek plaēkitja e firmave tė Ajdin Sejdisė nė vitin 1991-1992, tek “arratisjet” nė Lindjen e Largėt vite mė vonė, rikthimin e tij nė skenė nė vitin 1997 me njė gazetė qė ishte veshi i zgjatur i SHIK-ut, me telefonata qė lidhen me vrasjen e Azem Hajdarit, me pėrfshirje totale tė kėsaj gazete nė pėrgatitjen e alibisė pėr 12 dhe 14 shtatorin, me trafikun e influencės brenda klaneve tė korruptuara tė Partisė Socialiste dhe deri me projektet e frikshme pėr sjelljen e mbeturinave toksike nė Shqipėri, qė tė kujtojnė objektivat e mafias klasike italiane tė viteve 70-tė.

    Beteja ime dhe e shtypit tė lirė nė Shqipėri ėshtė me kėtė mekanizėm, me mekanizmin “2K”. Ky mekanizėm nuk mė fyen dot as mua, biles as gazetarin mė modest nė shtypin shqiptar duke pėrdorur si ēomange mitomaninė, injorancėn dhe megallomaninė e “Nanos sė 2K”. Biles nuk na fyen dot dhe nėse ne nuk e fitojmė dot betejėn me mafian qė pėrfaqėson mekanizmi “2K”. Ne mund tė jemi tė humburit e kėsaj beteje, por nuk jemi tė dėnuarit e shoqėrisė shqiptare dhe shpresoj tė mos jemi tė humburit e betejės finale me mafian shqiptare. Qytetarėt shqiptarė do tė kenė mirėsinė tė mbajnė mend sė paku artikullin tonė tė fundit, para se tė marrim ndėshkimin final tė mafias. Kėtė e kuptojmė dhe kur na dėnojnė nė gjykata dhe kur na mbyllin zyrat e shtetit pėr reklama dhe kur pėrpiqen tė na izolojnė, madje dhe kur tentojnė tė na spėrkasin me pikla nga diaretė e pėrditshme tė “Nanos sė 2K”. Mekanizmi “2K” nuk ėshtė i fituar nė asnjė rast edhe nėse arrin formalisht tė na mund ne gazetarėve qė mbijetojmė vetėm pėr shkak tė profesionit tonė, ndryshe nga majmėrimi i “nanove tė 2K” qė ushqehen pasi firma e tyre ka fituar tenderin pėr pastrimin e plehrave.


    ...... tema....

    2003

  5. #105
    Skandali Rama -"2K" fituese pa kritere ne tendera.

    Zbulohet skandali Rama - "2K"

    Si janė skualifikuar nga gara pėr fitimin e tenderave shumė kompani, dhe si janė shpallur fituese kompani tė tjera pa plotėsuar kriteret. Nė raportin e KLSH-sė pėrsa i takon kontrollit mbi tenderat kontestohen tenderat e fituara nga 2K nė rrugėt "Myslym Keta" faza e parė dhe e dytė, si dhe rruga "5 Maj"

    Raporti shprehet se nė shumė tendera janė shtuar pika qė duhet tė plotėsojnė firmat, pika tė cilat nuk parashikohen nė ligj, duke bėrė qė nė tenderat e organizuar tė ulet konkurenca

    Raporti i Kontrollit tė lartė tė Shtetit, i hartuar pas kontrollit tė ushtruar nė Bashkinė e Tiranės, nė kapitullin mbi prokurimet publike, rezulton qė nė mbi 90 pėrqind tė tenderave tė kontrolluar ekzistojnė parregullsi dhe pasaktėsi. Sipas raportit parregullsitė me tenderat fillojnė qė nga shtrimi i rrugėve, apo ndėrtimi dhe mobilimi i shtesės nė godinėn e Bashkisė dhe deri nė tenderat e zhvilluar pėrsa i takon kancelarive. Raporti i KLSH-sė pėrfshin nė kontrollin e tij pjesėn mė tė madhe tė tenderave tė organizuar nga Bashkia e Tiranės, ndėrsa kritika bazė pėr tė gjitha tenderat mbetet mungesa e preventivave, mungesa e njė plani pune, si dhe mosllogaritja e volumit tė punės, qė nxjerr tė pavlefshme edhe llogaritjen e vlerės sė fondit limit pėr njė tender tė caktuar. Sipas burimeve nga KLSH-sė gjatė vitit 2002, Bashkia e Tiranės ka organizuar mbi 30 tendera, njė pjesė e tė cilave pėrfshihet edhe nė raportin e hartuar nga institucioni qė drejtohet nga Kėrēuku. Raporti hedh dritė mbi mėnyrėn sesi janė pėrcaktuar firmat fituese tė tenderave, pėrsa i takon shtrimit tė rrugėve apo rikonstruksionin e tyre, nė njė kohė qė tė shpallurit si fitues nuk plotėsonin kriteret ligjore. Sipas raportit nė tendera janė shtuar pika, tė cilat nė bazė tė ligjit nuk ekzistojnė, duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė uljen e konkurencės. Raporti shprehet se tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Tiranės gjatė vitit 2002 kanė parregullsi, jo vetėm nė momentin e organizimit dhe shpalljes sė fituesit, por edhe pėrsa i takon respektimit tė kontratės mes institucionit tė Bashkisė dhe firmės, si dhe pėrsa i takon kontrollit tė punimeve. Vėrejtjet e pėrsėritura pėr ēdo tender tė organizuar nga Edi Rama pėr shtrimin apo rikonstruksionin e rrugėve janė mungesa e tabelave tė volumeve nė prerjet e profileve tėrthore, nuk janė parashikuar muret mbajtės dhe pritės, nuk janė parashikuar punimet pėr kanalizimet, si dhe pėr rrje tet e ujėsjellėsit. Pėrcaktimi i firmave fituese pa plotėsuar kushtet apo kriteret hedh dritė mbi favorizimet qė janė bėrė nga institucioni i Bashkisė ndaj kėtyre firmave, njėra prej tė cilave mbetet 2K. Raporti shprehet se nė shumė tendera janė shtuar pika qė duhet tė plotėsojnė firmat, pika tė cilat nuk parashikohen nė ligj, duke bėrė qė nė tenderat e organizuar tė ulet konkurenca. "Nė pikėn 10 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė "Shoqėria duhet tė ketė kryer punime tė njėjta ndėrtimi, rikonstruksione rrugėsh nė qytet tė kategorisė sė parė". Nė pikėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė volumet e pėrgjithshme tė punimeve tė ndėrtimit tė shoqėrisė nė secilin nga tre vitet e fundit (1999, 2000 dhe 2001) tė pasqyruara nė bilance duhet tė jetė minimumi 300 000 000 lekė. Nė rastin e partneritetit tė shoqėrive raporti i volumeve vjetore tė bilanceve duhet tė jetė sipas partneritetit tė lidhur. Vendosja e kėtyre kėrkesave bie nė kundėrshtim me nenin 1, tė Ligjit nr. 797 1, datė 26.07.1995, "Pėr prokurimin publik dhe ka sjellė uljen e konkurencės pasi nga 13 tė interesuar pėr tė blerė dokumenta tenderi, nė tender janė paraqitur 5 prej tyre", thuhet nė raportin e KLSH-sė.

    2K fituese pa kritere nė tendera

    Duke iu referuar raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nė tenderin e zhvilluar me objekt Rehabilitimi i rrugės Myslym Keta- faza e parė fondi limit i pėrcaktuar nga Bashkia kap vlerėn e rreth 71 milion lekėve, ndėrsa fitues ėshtė shpallur kompania "2K + sh.a Asfaltim Rruga Vlorė. Nė raportin e KLSH-sė thuhet se parregullsitė fillojnė qė nė hartimin e dokumentave tė tenderit. Sipas raportit tė KLSH-sė oferta e shoqerise se perkoheshme "2K + sh.a Asfaltim Rruga Vlorė e cila ka fituar me vlerė 65 990 121 lekė", nuk plotėson kushtet. "Ofertuesi 2K pėr tė tre vitet e fundit nuk e ka tė ndarė nė bilanc volumet e punimeve tė ndėrtimit, nė kundėrshtim me kėrkesėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim", theksohet nė raportin e KLSH-sė. Sipas raportit sigurimi i kontratės nga ana e firmės fituese ėshtė bėrė tek shoqėria e sigurimeve Sigal mė datė 30.05.2002 me afat vlefshmėri deri mė datė 30.10.2002. "Ky sigurim bie nė ku ndėrshtim me Ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8767, datė 05.04.2001, VKM nr. 335, datė 23.06.2000 Per rregullat e prokurimit publik, pika 6 e tij, si dhe vetė dokumentat e tenderit tė miratuara nga enti prokurues "Te dhėnat e ofertes , "Formulari i sigurimit tė kontrates- Garanci bankare", thuhet nė raport. Sipas raportit nė tenderin e zhvilluar me objekt "Rehabilitimin e rrugės , kanalizimeve dhe ujesjellesit nė rrugen 5 Maji, fitues ėshtė shpallur kompania 2K sh.p.k. Fondi limit i pėrcaktuar pėr kėtė tender me urdhėr prokurimi 382, datė 25 tetor 2002 ka qenė rreth 80 milion lekė. "Nga kontrolli i ofertave tė tyre rezultoi se ofertuesi 2K, i cili ėshtė shpallur fitues me vlerėn mė tė ulėt 75 282 228 lekė dhe qė ka nė objektin e veprimtarisė "studim, projektim, ndėrtime publike e private tė llojeve tė ndryshme dhe nė bilancet e tre viteve 1999, 2000, 2001, nuk plotėson pikėn 12 tė kėrkesave pėr kualifikim pasi nuk e ka tė ndarė vlerėn e volumit tė pė rgjithshėm tė shėrbimeve tė ndėrtimit", theksohet nė raportin e KLSH-sė. Sipas raportit edhe nė kėtė tender kontrata me ofertuesin fitues 2K, nr 7519 datė 16.02.2002 ėshte siguruar tek shoqėria e sigurimeve Sigal, nė kundėrshtim me Ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8767, date 05.04.2001, VKM nr. 335, date 23.06.2000. Pėr rregullat e prokurimit publik, pika 6 e tij, si dhe me vetė dokumentat e tenderit tė miratuara nga enti prokurues Tė dhėnat e ofertės, Formulari i sigurimit tė kontratės- Garanci bankare", thuhet nė raportin e KLSH-sė . Sipas tij parregullsi vėrehen edhe nė dosjet e zbatimit, nė tė cilat mungojnė firmat e projektuesve. "Nė dosje mungon plani i organizimit tė punimeve, nė kundėrshtim me Udhėzimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 3 date 15.02.2001, kapitulli I, pika 4/d", thuhet nė raport. Duke iu referuar raportit tė KLSH-sė edhe nė tenderin "Rikonstruksioni i rrugės Myslym Keta, faza e dytė, fitues ėshtė shpallur kompania 2k. Fondi limit i pėrcaktuar pėr kėtė tender ėshtė rreth 75 milion lekė. Raporti thekson se nga kontrolli i dokumentave tė tenderit rezulton se projekti ėshtė i pafirmosur nga titullari i entit prokurues dhe pa vulėn e komisionit. "Volumet e vendosura nė kėtė preventiv, jo vetėm qė janė tė pasakta, por ėshtė e pamundur pėr t’u llogaritur, nė kundėrshtim me nenin 5 dhe 9/a,b,c tė Ligjit nr. 8402, datė 10.09.1998 dhe UKM nr. 3 datė 15.02.2001, pika 4/b/c", thuhet nė raport. "Ofertuesi "2K, i cili nė objektin e tij ka ndėrtim, studim projektim, ndėrtime publike e private tė llojeve tė ndryshme, pėr tė tre vitet e fundit e ka tė pandarė vlerėn e shėrbimit tė ndėrtimit. Nė pikėn 9 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė shoqėria duhet tė ketė kategorinė 2/a/c/f. Nga kontrolli rezultoi se kjo shoqėri nuk ka kategorine 2/f", shprehet raporti.

    Parregullsitė e tenderave tė Ramės sipas raportit tė KLSH

    a- Mungojne tabelat e volumeve nė prerjet e profileve tėrthore.

    b- Nė projekt nuk janė parashikuar muret mbajtės dhe pritės.

    c- Nė projekt nuk janė parashikuar punimet pėr ujėsjellėsin.

    d- Nuk janė parashikuar punimet pėr kanalizimet.

    e- Nuk janė parashikuar punimet pėr rrjetin elektrik.



    Si skualifikoheshin firmat nga konkurimi

    Nė pikėn 10 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė "Shoqėria duhet tė ketė kryer punime tė njėjta ndėrtimi, Rikonstruksione rrugėsh nė qytet tė kategorisė sė parė". Nė pikėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė volumet e pėrgjithshme tė punimeve tė ndėrtimit tė shoqėrisė nė secilin nga tre vitet e fundit (1999, 2000 dhe 2001) tė pasqyruara nė bilance duhet tė jetė minimumi 300 000 000 lekė. Nė rastin e partneritetit tė shoqėrive raporti i volumeve vjetore tė bilanceve duhet tė jetė sipas partneritetit tė lidhur. Vendosja e kėtyre kėrkesave bie nė kundėrshtim me nenin 1 , tė Ligjit nr. 7971, datė 26.07.1995, "Pėr prokurimin publik dhe ka sjellė uljen e konkurencės pasi nga 13 tė interesuar pėr tė blerė dokumenta tenderi nė tender janė paraqitur 5 prej tyre.

    Marre nga Gazeta Tema

    11Maj, 2003

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Edi Rama dhe Nata e Shtrigave

    30 prilli, Nata e ''Valpurgės''- DJALLIT, Rama e zyrtarizoi si ditėn e PS

    Nė natėn e 30 prillit shtrigat dhe satanistėt, kėndojnė, kėrcejnė dhe kryejnė rite sataniste. Ky ėshtė pikėrisht momenti kur ''mjeshtri'' dhe i adhuruari i tyre, djalli, mbėrrin pėr tė festuar bashkė me ta nė njė festė sublime


    Askujt nuk i kishte shkuar ndėr mend se 30 prilli nuk ishte njė rastėsi nė pėrzgjedhjen qė Rama i kishte bėrė ditėve tė kėtij muaji pėr t'i zyrtarizuar si natėn e opozitės. Kreu i PS, njė njeri me devijacione tė theksuara, e paralajmėroi protestėn e madhe tė 30 prillit qė nė nė fundin e muajit mars. Askush nuk e analizoi pėrse 30 prilli dhe jo 29 prilli, pėrse data 30 dhe jo ndonjė datė tjetėr. Natyrisht, kjo datė ka simbolikėn e saj. Rama e trumbetoi me tė madhe kėtė ditė si ditėn e pėrmbysjes sė madhe. "1 maji do tė zbardhet si dita e betejės nė rrugėt e Tiranės", shprehej Rama sa nė njėrin takim nė tjetrin. Pėr cilėn betejė fliste kreu i PS? Pėr cilin ngadhėnjim fliste pinjolli Rama? Askush nuk e kishte menduar se Rama do tė ndiqte me besnikėri atė qė trumbetonte satanisti Anton Lavey, se nė kėtė natė kryhen rite tė shumta nė pritje tė mbėrritjes sė djallit dhe Rama i dedikoi djallit njė rit tė veēantė, atė tė njė greve urie, duke futur dhjetėra njerėz dhe mbi tė gjitha, atė qė djalli kėrkon nė kėtė ditė, shumė gra. Nuk ishte parė qė gratė tė sakrifikoheshin deri nė kėtė pikė sa tė futeshin nė grevė urie, por njė satanist mund ta bėjė sikurse e kanė bėrė edhe tė tjerė pėrpara Ramės. Shumė prej tyre ende nuk arrijnė ta kuptojnė se janė pjesė e njė feste sataniste dhe nuk kanė se si ta kuptojnė, se tė tillė njerėz pėrpara se t'i pėrdorin si kavie tė eksperimenteve tė tilla i bėjnė lavazh truri, ashtu si Rama i ka bėrė grave tė grevės sė urisė, qė flasin pėrēart dhe pa kuptim. Gratė janė njė simbolikė e veēantė e kėsaj date. Gjatė kėsaj nate thuhet se tė gjitha shtrigat mblidheshin sė bashku dhe fluturonin larg pėr t'u takuar me tė adhuruarin e tyre, djallin. Para se tė merrnin fluturimin ato pėrjetonin njė lloj metamorfoze, duke u transformuar me anė tė magjisė sė dhuruar nga djalli nė krijesa monstruoze ose kafshė tė pėrbindshme, nė mėnyrė qė t'i shėrbenin mė sė miri idealit tė prijėsit tė tyre. Metamorfoza ishte njė fazė shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha shtrigat pasi shėnonte zbatimin e vullnetit tė djallit, tė cilit i kishin faluar jetėn dhe shpirtin.

    Ajo qė ėshtė e qartė dhe pėr tė cilėn nuk ka asnjė dyshim ėshtė fakti se PS nuk funksionon prej kohėsh si njė parti e mirėfilltė politike, por si njė sekt i afėrt me ato qė nė botėn e sotme predikojnė djallin. Nė numrin e ardhshėm dhe nė ditėt e ardhshme, gazeta do tė publikojė edhe lidhje tė tjera tė afėrta jo vetėm tė Ramės, por edhe tė Erion Velisė me sektet sataniste dhe ditėt dhe emrat simbolikė tė kėtyre sekteve. Kėto nuk janė njė imagjinatė e shfrenuar, as njė teori konspiracioni, por njė realitet qė duhet vėnė nė dukje. Nė numrin e ardhshėm ju do tė lexoni tė vėrtetėn e emrit tė G99, cila ėshtė simbolika e kėtij emri dhe pėrse Erion Veliaj, qė njihet edhe si zari i Ramės, asnjėherė dhe nė asnjė rast nuk ka arritur qė tė japė shpjegimin pėr emrin qė i ka vėnė kėsaj force, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse emri i njė sekti tjetėr satanist.

    Nata e Valpurgės (Walpurgisnacht nė gjermanisht), e festuar natėn midis 30 prillit dhe 1 majit, veēanėrisht nė Europėn veriore, konsiderohet si nata e shtrigave. 30 prilli festohej nė Gjermani (veēanėrisht nė Malet Harz) dhe konsiderohej si nata e luftės sė djallit kundėr tė mirės.

    Nė atė natė mendohej se shtrigat mblidheshin nė majė tė maleve pėr tė kryer ritet e tyre sataniste, shtrigėritė e magjitė malinje pėr tė thirrur djajtė e demonėt.

    Valpurga ėshtė njė fjalė gjermane (Walpurga) dhe e ka prejardhjen e saj tė largėt nga fjala antike Walburga e cila pėrbėhet nga "Wal" qė do tė thotė "mal me tė vrarė" ose edhe "luftė" dhe nga fjala "Purag" qė do tė thotė "kėshtjellė" ose "qytet i fortifikuar". Nga shumica e njerėzve kjo fjalė dhe vetė simbolika e kėsaj nate tė tmerrshme sataniste ka marrė kuptimin e luftės ndaj tė mirės dhe shpesh pėrkthehet "kėshtjella e tė vdekurve".

    Kjo ėshtė njė festė qė i kushtohet djallit dhe adhurimit tė tij, madje ėshtė njė natė e mallkuar nga kisha e cila e quan "nata qė i dedikohet magjisė dhe kultit tė djallit".

    Sipas besimit tė jo pak njerėzve, nata e Valpurgės ishte nata kur djalli ngjitej nė tokė, kur varret ishin tė hapura, kur gjithēka mund tė ndodhte dhe kur e keqja do tė mundte tė mirėn. Tė gjithė njerėzit apo qeniet satanike nė tokė, ajėr dhe ujė mund tė argėtoheshin nė kėtė natė sublime.

    Data 30 prill njihet edhe si Halloween-i tjetėr dhe ēuditėrisht ėshtė gjashtė muaj para tij. Data 30 prill ėshtė konsideruar prej shekujsh si njė festė satanike pasi ėshtė pikėrisht edhe nata kur Anton Lavey themeloi Kishėn e Djallit. Ai e konsideronte natėn e Valpurgės si "festėn mė tė madhe demoniake tė vitit", pėrveē Halloween-it.

    Sipas Lavey, kjo ėshtė nata kur "shtrigat dhe djajtė bredhin nėpėr botė duke festuar me orgji lulėzimin e lavdishėm tė Ekuinoksit tė Pranverės", pra natėn e 30 prillit.

    Satanistėt Laveyanė e konsiderojnė kėtė datė tė shenjtė pikėrisht pėr shkak tė legjendės Walpurgisnacht pasi siē deklarohet edhe nga Anton LaVey, 3 festat "e shenjta" qė festohen nė mėnyrė madhėshtore nga djalli janė: ditėlindja e tij, Nata e Halloween-it dhe Nata e Valpurgės. Laveyanėt e emėrtonin ndryshe kėtė natė "duke pritur 1 majin", pasi ishte pikėrisht dita kur djalli do tė kishte konsoliduar pushtetin e tij me anė tė ndihmės sė tyre tė ēmuar.

    Sipas traditės dhe udhėzimeve tė djallit, Lavey rruajti kokėn e tij gjatė ritualit tė themelimit tė Kishės me disa lėvizje teatrale pėr tė pasquruar pamjen e xhelatit. Pas kėsaj, kryhet njė lloj magjie pėr tė mohuar trinitetin e shenjtė dhe jetėn shpirtėrore nė favor tė njė adhurimi tė djallit, ferrit dhe tė mirave materiale qė i premtonte ai.

    30 prilli, nata e Valpurgės, ėshtė edhe data e fillmit tė verės nė kalendarin ezoterik. Gjatė kėsaj nate festohet dita e hakmarrjes ndaj Ligjit tė sė Mirės dhe zhvillohen rite tė ndryshme satanike me anė tė sė cilave falėnderohet djalli pėr fitimin e parave dhe pėr arritjen e suksesit. Ēdo vit nė natėn e 30 prillit dhe 1 majit, besohet se shtrigat dhe satanistėt, kėndojnė, kėrcejnė, kryejnė rite sataniste dhe fluturojnė lart pėr tė zbritur vetėm gjatė sabba-s sė "shenjtė". Ky ėshtė pikėrisht momenti kur "mjeshtri" dhe i adhuruari i tyre, djalli, mbėrrin pėr tė festuar bashkė me ta nė njė festė sublime.

    Sabba e Natės sė Valpurgės

    Sipas traditės antikrishte tė pėrhapur nė Gjermani, nė natėn e Valpurgės festohej edhe sabba e parė e natės. Sabba ėshtė takimi mes shtrigave dhe djallit, e cila zhvillohet gjatė ditės sė shtunė pas natės sė Valpurgės. Gjatė kėsaj nate thuhet se tė gjitha shtrigat mblidheshin sė bashku dhe fluturonin larg pėr t'u takuar me tė adhuruarin e tyre, djallin. Para se tė merrnin fluturimin ato pėrjetonin njė lloj metamorfoze, duke u transformuar me anė tė magjisė sė dhuruar nga djalli nė krijesa monstruoze ose kafshė tė pėrbindshme, nė mėnyrė qė t'i shėrbenin mė sė miri idealit tė prijėsit tė tyre. Metamorfoza ishte njė fazė shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha shtrigat pasi shėnonte zbatimin e vullnetit tė djallit, tė cilit i kishin faluar jetėn dhe shpirtin.

    Mblidheshin nė vendin e paracaktuar (zakonisht nė vende pyjore ose nė afėrsi tė pemėve) duke fluturuar sipėr njė kafshe, fshese etj. Atje mė pas gjejnė djallin duke i pritur (shpesh me pamjen e njė dashi gjigant). I shumėadhuruari i tyre pėrshėndetej me tė famshmen "osculum infame" qė nga folklori pėrkthehet "Puthja e turpshme" ose "Puthja e turpit" pasi konsiston nė puthjen e tė prapmeve tė djallit (tė cilėn ai e quan "gojėn tjetėr"). Legjenda thotė se ishte pikėrisht kjo puthje ajo qė e lejonte djallin tė bėnte pėr vete femrat qė mė pas ktheheshin nė adhurueset e tij tė ēmendura dhe besniket mė tė devotshme, tė afta pėr gjithēka pėr tė kėnaqur vullnetin e prijėsit tė tyre, madje edhe tė falnin jetėn dhe shpirtin. Para se tė fillonte festėn, djalli pėrshėndeste adhurueset e reja dhe i detyron ato tė kryejnė "apostasinė" (braktisjen e fesė). Procedura kėrkon qė mohimin total tė ēdo lloj besimi fetar duke kryer akte tejmase tė ulėta si pėr shembull tė kėndojnė meshėn si njė parodi, tė kryejnė blasfemi, tė shkelin kryqe, apo simbole tė tjera fetare tė shenjta.

    Mė pas djalli jep miratimin e tij pėr fillimin e orgjisė dhe pjesėtarėt e festės ēiftėzohen me njėri-tjetrin pa dallim seksi. Nė fakt, nė Natėn e Sabbės nuk marrin pjesė vetėm femra, por konsiderohet si nata e shtrigave pasi ato luajnė rolin vendimtar. Femra konsiderohet nga djalli si mbartėsja e superfuqive mė tė mėdha dhe ėshtė pikėrisht ajo e pėrzgjedhura pėr tė kryer misionet e tij mė tė pėrbindshme. Duke arritur tė ndezė njė adhurim tė pangopur tek kėto shtriga, djalli i stėrvit pėr tė qenė pėrjetėsisht tė devotshme ndaj vullnetit tė tij dhe gjithashtu pėr tė qenė tė gatshme tė bėjnė gjithēka pėr tė kėnaqur dėshirat e tij mė tė tmerrshme dhe pėr t'u kthyer kėshtu nė ushtaret e tij nė luftėn kundėr tė mirės. Orgjia ėshtė pikėrisht aktiviteti kryesor i kėsaj nate qė i kthen shtrigat nė "ushtare" tė devotshme. Njė e dhėnė e ēuditshme ėshtė se sipas raporteve (gjithmonė duke iu referuar legjendės) gjatė kryerjes sė kėtyre marrėdhėnieve tė shthurura nuk ndihet asnjė lloj kėnaqėsie seksuale dhe akti seksual me djallin ėshtė veēanėrisht tepėr i dhunshėm, shkatėrrues dhe i pėrgjakshėm. Gjithmonė pas orgjisė fillonte banketi, i karakterizuar nga mishi i fėmijėve dhe ushqime tė lėngshme tė cilat nuk kanė asnjė lloj shije.

    Pėr mė tepėr, ushqimi i ngrėnė, rigjenerohet nė mėnyrė magjike menjėherė pas pėrfundimit tė ngrėnies. Ky ėshtė njė simboll tė cilin djalli e pėrdor pėr tė theksuar bollėkun dhe pėr tė premtuar se asnjėherė nuk mungon asgjė kur janė me tė.

    Banketi mė pas ndiqet nga kėrcimi dhe kėngėt tė shoqėruara nga njė muzikė e tmerrshme ējerrėse. Nė pėrfundim tė sabbės, djalli shpėrndan ilaēe magjike dhe i jep tė gjithėve fuqi tė mbinatyrshme nė mėnyrė qė t'i pėrdorin pėr tė kryer tė kėqija dhe pėr tė pėrmbushur vullnetin e tij pa iu dridhur syri.

    Pėrgatiti

    KLARITA BAJRAKTARI

  7. #107
    Fatos Lubonja per konen e Rames, Erion Veliaj:


  8. #108
    Rama diskreditohet nga analistet:


  9. #109

  10. #110
    Transparenca e votimeve ne bashkine e Tiranes:


Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •