Viti 2003
Sėmundja qė po "bren" Edi Ramėn
Nga Mero Baze
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama, po pėrpiqet t'i shmanget opionit publik dhe ekranit, pėr shkak tė problemeve qė shoqėrojnė ambicjet e tij pėr rikandidim nė zgjedhjet lokale. Duke punuar me skemėn imponuese tė "modelit tė suksesit" brenda PS pėr Tiranėn, pėr njė kohė tė gjatė kryebashkiaku ka menduar se ka gjetur mekanizmin pėr tė rikandiduar brenda PS-sė.
Por ēfarė po ndodh konkretisht me Edi Ramėn dhe cili ėshtė virusi qė ka zbehur portretin politik tė tij?
Ka shumė dyshime tek diplomatėt perėndimorė nė Tiranė, por dhe mė gjerė pėr rreziqet qė mund t'i sjellė karrierės sė mėtejshme tė zotit Nano, dalja nė skenė e Rexhep Meidanit. Rreziqet burojnė sė pari nga fakti se shumė socialistė ndihen tė lodhur nga defaktorizimi i vazhdueshėm qė u bėn Nano dhe nga pafuqia pėr ta mundur atė tė pėrēarė si janė. Nė kėtė ngjizje tė re anti-Nano nė PS, roli i Edi Ramės, vėshtirėsohet, pasi ai gjendet mes aleatit tė tij natyral politik, Rexhep Meidanit, qė ėshtė pėrfaqėsuesi i sė majtės ekstreme dhe grupeve radikale nė PS, dhe Fatos Nanos qė ka praktikisht nė dorė kandidimin e tij. Nėse Rama jep dhe shenjėn mė tė vogėl se nė betejėn Nano Meidani ai do tė anojė nga Meidani, heqja e tij nga lista e kandidimit pėr bashki ėshtė e sigurt. Nė kėto kushte Rama e ka tė vėshtirė tė shfaqet nė publik dhe tė japė sinjale pėr luftėn e re politike brenda PS-sė. Ndėrsa nė konfliktin Nano-Meta ai ishte i qartė pėr aleancėn me Metėn, pasi i siguronte 540 milionė lekė nė njė ditė, pėr aleancėn me Nanon ose Meidanin, ai ka probleme me karrierėn e vet. Njė aleancė pro Meidanit, e nxjerr atė nga lista e kandidatėve dhe, njė aleancė pro Nanos, e bėn atė tė "vdekur" nė zgjedhjet e tetorit, pasi asnjė socialist nuk ka qejf qė fitorja e Tiranės tė jetė njė trofe i Nanos.
Kjo kontradiktė qė i ėshtė krijuar karrierės politike tė Ramės, ka nxitur tashethemnajėn pėr njė sėmundje tė mundshme tė tij. Disa vizita te njė mjek i njohur i Tiranės dhe disa ekografi qė ai mban nė duar ditėt e fundit, mė shumė se sa njė sėmundje vėrtet problematike siē pėrhap fjalė ai, janė pėrpjekje pėr t'iu fshehur opinionit publik dhe pėr t'u pėrfshirė nė njė betejė politike qė kėrkon pozicionim tė qartė.
Sėmundja qė po bren sė fundi Edi Ramėn dhe qė ka shtuar zbehjen nė fytyrėn e tij, nuk ka tė bėjė as me zorrėn e trashė, siē pėrpiqet tė hapė fjalė ai, dhe as me ndonjė diagnozė tė pashėrueshme siē e shtojnė tragjedinė miqtė e tij, por me faktin qė Rama ėshtė i pavendosur ende nėse ia vlen tė sakrifikohet bashkė me Fatos Nanon, apo tė luftojė haptazi me kundėrshtarėt e tij.
E vėrteta ėshtė se ai po pėrpiqet tė shpjegojė fshehjen nga opinioni publik me probleme shėndetėsore. Zverdhja e tij nė fytyrė, enjtja dhe rėndimi i kapakėve tė syrit, skaneri dhe ekoja qė mban pėrditė nė duar, janė mė shumė elementė psikologjikė qė ilustrojnė dilemat e tij politike. Kjo mė shumė i ngjan asaj pėrrallės pėr qengjin e urtė, qė nė kohė paqeje pi dy nėna, por nė kohė lufte, si kjo qė ka ardhur nė derė tė socialistėve, nuk pi dot asnjė.
Krijoni Kontakt