sa shume ka ra kartagjena ... je kthyer ne ate gjendjen super-patologjike te 96' - 97', kur rrije ne karrige dhe veshtroje llamben e drites ne tavan ... pa tu dridhur qerpiku 
...
S H E K U L L I, 05/05/2010
Zoti Kryeministėr, Unė Ju Akuzoj dhe Sfidoj!
BLEDAR H.PRIFTI
Kjo ėshtė njė letėr, akuzė dhe sfidė e hapur pėr Kryeministrin e Shqipėrisė, Z. Sali Berisha. Ėshtė njė letėr e hapur, sepse dua qė i gjithė opinioni publik ta dėgjojė dhe lexojė tė vėrtetėn dhe tė kuptojė tė drejtėn e mohuar. Dhe ėshtė njė letėr e hapur, sepse unė do tė doja qė shumė letra tė tjera si kjo tė pasonin.
Si shtetas i Republikės sė Shqipėrisė, unė ju akuzoj Z. Kryeministėr se po mashtroni popullin dhe po shkelni haptazi me bindje dhe vullnet tė plotė Kushtetutėn e Shqipėrisė!
Ju akuzoj se po gėnjeni dhe mashtroni haptazi me bindje dhe vullnet tė plotė popullin Shqiptarė, duke i thėnė se transparenca dhe hapja e kutive tė votimit ėshtė njė veprim antikushtetues.
Ju po gėnjeni dhe mashtroni nė kėto pėrmasa, pasi nuk ka asnjė nen tė Kushtetutės dhe asnjė interpretim tė kėsaj tė fundit nga ana e Gjykatės Kushtetuese qė tė shprehet pėr kutitė e votimit si objekt hetimi, dhe aq mė keq tė shprehet rreth (mos)hapjes sė tyre.
Z. Kryeministėr, ju duhet t'i tregoni popullit tė vuajtur Shqiptarė nenet dhe vendimin a interpretimin e Gjykatės Kushtetuese qė ndalojnė shprehimisht hapjen e kutive!
A ekziston vėrtet njė nen apo vendim i Gjykatės Kushtetuese qė ndalon shprehimisht hapjen e kutive tė votimit?
Unė ju akuzoj se po mashtroni dhe gėnjeni popullin, duke u hequr si respektues i kushtetutės sė vendit nė njė kohė kur ju e keni shkelur haptazi kushtetutėn pėr afro 30 (tridhjetė) herė!
A e respektoni kushtetutėn Z. Kryeministėr? Nėse po, bindjuni asaj! Kjo Kushtetutė ju gjeti fajtor pėr cenim tė rėndė tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė Shqipėrisė! A mund tė quhet gabim pa dashje? Ju u paralajmėruat nga ekspertėt pėr gjėmėn!
Ndaj, unė ju akuzoj, dhe juve ju lind e drejta dhe detyrimi qė tė vėrtetoni dhe mohoni akuzėn!
Unė ju akuzoj se po shkelni me bindje dhe vullnet tė plotė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė!
Ju akuzoj, sepse qeveria juaj pėrfaqėson pushtetin ekzekutiv dhe NUK gėzon tė drejtėn kushtetuese pėr tė gjykuar apo interpretuar Kushtetutėn!
Ju akuzoj, sepse ju Z. Kryeministri NUK gėzoni tė drejtėn kushtetuese pėr tė qenė gjykatės dhe pėr tė bėrė interpretimin e Kushtetutės apo vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese!
Ju akuzoj se nė mėnyrė antikushtetuese keni marrė rolin e gjyqtarit dhe gjykatės!
Ju akuzoj se po shkelni hapur me bindje dhe vullnet tė plotė tė drejtėn kushtetuese qė ka cilido pėr tė transparencė tė plotė tė procesit zgjedhor tė 28 qershorit! Transparenca ėshtė njė e drejtė kushtetuese e kujtdo qė jeton nė demokraci! Nuk ka kushtetutė nė botėn demokratike qė ndalon transparencėn!
Unė ju akuzoj se po e shkatėrroni vendin dhe tė ardhmen e tij Europiane pėrmes veprimeve tuaja antikushtetuese dhe oreksit tuaj pėr pushtet absolut!
Unė ju akuzoj se po e fusni vendin drejt njė qorrsokaku politik dhe po e ktheni Shqipėrinė nė njė "Geto" tė Ballkanit!
Unė ju sfidoj Z. Kryeministėr tė pėrballeni mė akuzat e sipėrpėrmendura dhe t'i hidhni ato poshtė me fakte, nėse mundeni!
Me Sinqeritet, Bledar H. Prifti Master nė Shkencat Politike, SHBA
Krijoni Kontakt