S H E K U L L I, 04/05/2010
Alternativa e re qeverisėse
NGA BLEDAR H. PRIFTI
Prej mė se nėntė muajsh, politika Shqiptare ėshtė mbėrthyer nga njė dialektikė e fuqishme, e cila i ka hapur rrugėn njė procesi radikal tė ndryshimit dhe zėvendėsimit tė klasės politike dhe, rrjedhimisht, ndryshim tė vlerave, normave, principeve, dhe filozofive politike.
Kjo dialektike radikale ka vėnė pėrball njėra-tjetrės dy grupime antagoniste, tė pėrfshira nė njė "lojė me shumė zero", ku secila palė luan pėr tė shkatėrruar palėn kundėrshtare; fitorja e njėrės palė do tė jetė humbja e tjetrės.
Ndaj, secila nga palėt nė kėtė dialektik mund tė konsiderohet si klasė politike mė vete. Nė njė pėrplasje tė tillė, fitimtare ėshtė e ajo klasė politike qė ofron pėr shoqėrinė njė alternativė tė besueshme qeverisėse, qė pėrfaqėson dhe mbron interesat dhe vlerat e shoqėrisė, dhe qė synon ndryshimin e gjendjes aktuale politike dhe ekonomike.
Por, kjo dialektikė nuk do tė mund tė kishte filluar dhe tė agravohej deri nė stadin aktual pa praninė e njė oportuniteti politik, i cili lindi si rrjedhojė e prezencės sė njė hegjemonie tė ushtruar nga klasa e vjetėr politike dhe mungesės sė stabilitetit politik nė kėto dy dekada dhe urrejtjes qė populli ka akumuluar gjatė kėsaj kohe pėr klasėn politike qė ka qeverisur vendin.
Dhe ashtu siē duhej, procesi i kėsaj dialektike bėri tė mundur qė palėt nė konflikt tė krijoheshin dhe pozicionoheshin bazuar nė tė shkuarėn e tyre politike dhe nė interesat qė ata pėrfaqėsojnė. Shqiptarēe mund tė themi qė kjo dialektike luajti rolin e shoshit apo sitės qė ndan krundet nga mielli. Kjo dialektikė radikale po zhvillohet midis klasės sė vjetėr politike tė pėrfaqėsuar nga treshja Berisha-Nano-Meta dhe klasės sė re politike tė pėrfaqėsuar nga Edi Rama.
Elementėt e klasės sė vjetėr janė tė gjithė ata individė president, kryeministra, dhe mbėshtetėsit e tyre qė kanė qeverisur vendin pėr kėto dy dekada dhe qė mbajnė pėrgjegjėsinė direkte pėr gjendjen aktuale tė vendit.
Gjatė periudhės postkomuniste, Shqipėria ėshtė qeverisur nė postin e kryeministrit apo presidentit nga Sali Berisha pėr afro 10 (dhjetė) vjet, nga Fatos Nano pėr afro 5 (pesė) vjet, dhe nga Ilir Meta pėr 3.5 vjet, dhe qė tė tre gjithsej kanė qeverisur vendin pėr afro 19 vjet. Nga ana tjetėr, klasa e re politike e pėrfaqėsuar nga Edi Rama nuk ka gėzuar asnjėherė pushtet real pėr tė ndikuar nė jetėn e Shqiptarėve.
Tė qenit kryetar i Bashkisė sė Tiranės nuk i ka dhėnė avantazh politik Ramės pėr vet faktin sepse ai ka qenė ngaherė i kontrolluar nga forumet partiake tė Partisė Socialiste dhe nga njė kėshill bashkiak i komanduar herė nga Nano dhe herė (aktualisht) nga Berisha e Meta.
Nė kėta pėrplasje, trioja Berisha-Nano-Meta pėrfaqėson interesa tė lidhura ngushtė me ekzistencėn dhe posedimin e pushtetit. Pėr kėtė grupim, pushteti ėshtė njė mjet pėr tė avancuar interesat dhe synimet e tyre ekonomike kurse shteti ėshtė njė aparat qė duhet vėnė nė funksion tė ruajtjes sė pushtetit. Kjo gjė ka sjell nė tė dy rastet vendosjen e njė hegjemonie pushteti dhe vlerash dhe njė mungesė tė theksuar efikasiteti dhe legjitimiteti gjatė qeverisjes nga kjo trio.
Hegjemonia, nė aspektin politik, ėshtė njė tėrėsi idesh pėrmes tė cilave grupimi dominues, nė kėtė rast klasa e vjetėr politike, pėrpiqet tė siguroj nėnshtrimin dhe aprovimin e grupeve tė dominuara shoqėrore, e cila do tė thonė ta bėsh skllavin tė pranojė dhe legjitimojė skllavėrinė. Kjo hegjemoni konsiston nė norma dhe (anti)vlera morale dhe politike tė imponuara nė popull deri nė atė pikė sa cilėsohen normale dhe tė pranueshme nga shoqėria.
Hegjemonia nuk vendoset gjithmonė pėrmes aprovimit dhe konsensusit me palėt e dominuara. Dominimi mund tė vendoset edhe pėrmes njė ndėrthurje tė pėrdorimit tė forcės represive me intimidimin intelektual, moral, dhe kulturor.
Qėllimi final i hegjemonisė sė kėsaj klasė dominuese ėshtė tė inkuadrojė si pjesė tė vlerave tė shoqėrisė principin qė "qėllimi justifikon mjetin" ose qė vendosja e shtetit nė funksion tė pushtetit ėshtė normale, e pranueshme, bile edhe e nevojshme.
Nė vazhdim, gjithashtu, mungesa e stabilitetit politik ėshtė rrjedhojė e mungesės sė legjitimitetit dhe efikasitetit nga ana e qeverive tė treshes Berisha-Nano-Meta. Legjitimiteti ėshtė ai besim popullor qė aprovon se institucionet politike pėrfaqėsojnė vlerat dhe vullnetin e popullit dhe mbron interesat e tij.
Efikasiteti ka tė bėjė me pėrmbushjen nga ana e qeverisė e atyre shėrbimeve dhe funksioneve tė kėrkuara nga shoqėria, grupimet shoqėrore, dhe ato tė interesit. Nė tė gjitha rastet, politika Shqiptare ka vuajtur nga njė mungesė e theksuar legjitimiteti dhe efikasiteti nga ana e qeverive.
Kurdoherė kemi pasur zgjedhje tė kontestuara dhe manipuluara, zgjedhje tė vjedhura, parlamente tė Dushkut dhe tė Ruzhdijes, vuajtje, varfėri, vjedhje, mbytje, pėrmbytje, Gėrdecė, korrupsion, dhe klanizim e familjarizim tė pushtetit.
Gjatė qeverisjes sė treshes Berisha-Nano-Meta vėrejmė njė mungesė tė theksuar legjitimiteti dhe efikasiteti nė disa aspekte.
Midis tė tjerash, gjatė qeverisjes sė trios ndodhėn firmat piramidale qė shkatėrruan Shqiptarėt dhe ekonominė Shqiptare, tragjedia e vitit 1997 qė mori mijėra jetė Shqiptarėsh, tragjedia e Otrantos qė fundosi nė fund tė detit njerėz dhe ėndrra, grushti i shtetit i vitit 1998, tragjedia e 9 Janarit ku njerėzit u lanė tė vdisnin nga tė ftohtit, korrupsioni galopant i qeverisė Nano, fenomeni i Dushkut, banditizmi primitiv dhe elektoral i qeverisė Meta, tragjedia e Gėrdecit nėn hundėn e kryeministrit Berisha, hajdutėria qeveritare nė rrugėn Durrės-Kukės, korrupsioni familjar-klanor-qeveritar i pandalshėm i qeverisė Berisha-Meta, pėrmbytjet kronike tė popullit Shkodran, fenomeni i Ruzhdijes pėr vjedhjen e votės, institucionalizim i militantizmit nė administratė, afro 25 shkelje tė Kushtetutės nga ana e qeverisė Berisha-Meta, skandali pėr shkelje tė sovranitetit kombėtar nga ana e qeverisė, mohimi i tė drejtės kushtetuese pėr transparencė tė zgjedhjeve, dhe vendosja e shteti nė shėrbim tė pushtetit.
Nga ana tjetėr, klasa e re politike e pėrfaqėsuar nga Edi Rama ka marrė jetė pikėrisht nga pakėnaqėsia dhe urrejtja qė populli ka pėr klasėn e vjetėr politike dhe nevoja pėr tė shkatėrruar hegjemoninė e saj dhe (anti)vlerat qė ajo mbart dhe propagandon.
Si e tillė, klasa e re politike ėshtė aktualisht njė grupim politik dhe shoqėrorė qė pėrfaqėson dhe mbron vlerat dhe interesat e vetė shoqėrisė sė rraskapitur nė kėto dy dekada post-komuniste. Ajo ėshtė njė alternative e re qeverisėse qė i paraqitet shoqėrisė Shqiptare nga vetė shoqėria.
Ėshtė e vėrtetė qė njė shoqėri e ka gati tė pamundur qė tė ndėrrojė apo tė largojė njė klasė politike pa pėrgatitur dhe ofruar mė parė njė klasė tė re politike si alternativė qeverisėse mė tė mirė se e para. Ky proces tashmė ka pėrfunduar dhe arena e politikės Shqiptare ėshtė hapur pėr kėto dy klasa politike tė pėrplasen.
Madje, kjo pėrplasje ka arritur pranė vijės sė binishit, pasi palėt nė konflikt duket se kanė pėrdorur tė gjithė arsenalin e tyre politik dhe demokratik pėr tė arritur qėllimin. Pėr pushtetin Berisha-Meta nuk ekziston mė asnjė shpresė dhe mundėsi pėr tė shtytur edhe mė tej krizėn politike me synimin pėr tė demoralizuar opozitėn Socialiste dhe mbėshtetėsit e saj pėr tė hequr dorė nga kauza e tyre pėr transparencė. Nuk ekziston mė pėr pushtetin asnjė mjet politik i ēfarėdo lloji pėr tė pėrēarė opozitėn Socialiste dhe mbėshtetėsit e saj.
Nė njė kohė kur Berisha me tė tijtė prisnin qė PS tė pėrēahej dhe kauza pėr transparencė e Edi Ramės dhe opozitės tė varfėrohej dhe tė humbiste mbėshtetje nė popull, krejt e kundėrta ndodhi.
Falė njė organizimi dhe menaxhimi perfekt tė opozitės nga Edi Rama, PS ėshtė konsoliduar si forcė politike dhe kauza pėr transparencė dhe hapje tė kutive tė votimit ka fituar njė mbėshtetje masive nė popull.
Protesta e 30 prillit dhe greva e urisė e deputetėve tė PS-sė dhe e mbėshtetėsve tė tyre mund tė konsiderohen si kulmi i mbėshtetjes popullore dhe beteja e fundit e njė lufte tė madhe politike.
Si nė ēdo rast tė prezencės dhe zhvillimit tė dialektikės politike, fitorja i buzėqesh tė resė dhe klasės politike qė ofron njė alternativė qeverisėse mė tė mirė se qeverisjet e shkuara dhe qė pėrfaqėson dhe mbron vlerat dhe vullnetin e mbarė shoqėrisė.
Fitorja i takon asaj klase politike qė i ofron popullit njė formulė politike tė besueshme dhe tė mbėshtetur nė vlerat e shoqėrisė dhe legjitimiteti qė buron nga aprovimi popullor i institucioneve politike.
Edi Rama dhe klasa politike qė ai pėrfaqėson do tė jenė fituesit e padiskutueshėm qė do tė dalin nga kjo dialektikė e zhvillimit politik. Kjo klasė e re politike ngelet e vetmja alternativė e ngelur dhe e pa (keq)pėrdorur nga shoqėria Shqiptare pėr tė qeverisur interesat e saj.
Ajo ėshtė njė alternativė politike qė mbart dhe mbėshtet vlerat dhe interesat e shoqėrisė dhe qė synon pėrmirėsimin e gjendjes sė mjerueshme politike dhe ekonomike nė tė cilėn e ka zhytur vendin qė prej dy dekadash klasa e vjetėr e afro-monarkėve dhe autoritarėve.
Krijoni Kontakt