S H E K U L L I, 16/05/2010
Pėllumbi, te grevistėt: Tė gjendet zgjidhje urgjente, populli mund tė reagojė
Servet Pėllumbi, njė prej emrave mė tė vjetėr tė PS-sė ka bėrė apel pėr zgjidhjen urgjente tė krizės nė vend, pasi durimi ka njė kufi dhe populli mund tė reagojė.
Gjatė njė vizite nė ēadrat e grevistėve, sot, Pėllumbi i ka bėrė thirrje palėve tė bėjnė lėshime, duke shtuar se nė kėtė aspekt PS-ja e ka bėrė hapin e saj.
"Unė e quaj tė pafalshme qė ėshtė dita e 16-tė e grevės dhe forcat nuk janė ulur ende nė tavolinėn e bisedimeve. Nuk mendoj se ēėshtja ka ngecur nė detaje por nė mentalitet, nė kulturėn demokratike. Nė demokraci duhet tė lėshojnė tė dyja palėt, pra duhet gjetur njė zgjidhje e mesme. Duhet tė tėrhiqen nga pozicionet fillestare dhe ne rastin konkret PS mė duket se ėshtė tėrhequr, pasi kėrkon hapjen e materialeve zgjedhore" tha Pėllumbi.
Sipas tij, ka ardhur njė moment kur duhet menduar nga tė gjitha palėt me pjekuri me maturi,
"Ka njė limit gjithēka, ka njė limit greva, ka njė limit durimi, ka njė limit demokracia dhe vjen njė moment qė e merr nė dorė populli. Po u shndėrrua populli nė turmė, destabilizohet vendi", tha ai.
Krijoni Kontakt