Fratari: Rama mė kėrkoi 1 milion dollarė
Njė nga ndėrtuesit mė tė mėdhenj tė Tiranės, Hajredin Fratari, deklaroi dje se kryetari aktual i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i ka kėrkuar 1 milion dollarė pėr njė leje ndėrtimi. Gjatė njė takimi qė Sokol Olldashi, kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės pati dje me ndėrtuesit, Fratari u shpreh se Bashkia e kryeqytetit ėshtė tėrėsisht e korruptuar dhe ka 7 vjet qė nė tokat e tij nė Tiranė nuk ka mundur tė marrė njė leje ndėrtimi. Ai tha se korrupsioni ka pėrfshirė ēdo qelizė tė Bashkisė sė Tiranės qė nga ardhja e Ramės nė krye tė kėtij institucioni, nė vitin 2000. "Kur paraqitėm dokumentat pėr leje ndėrtimi, Edi Rama na kėrkoi 1 milion dollarė. Korrupsioni ka hyrė kaq shumė, sa edhe nėpunėsi mė i vogėl do tė kėrkojė para, jo vetėm pėr lejet e ndėrtimit, por edhe kur vjen puna pėr lejet e shfrytėzimit. Kėshtu e ka nisur kryetari Rama qė nė vitin e parė tė mandatit tė tij. Pėr njė projekt tė Brojkės, kur shkova atje pėr lejen e shfrytėzimit, mė thanė qė duhet tė paguash dhe kur shkoi nėpunėsi pėr t'i dhėnė 10 mijė dollarė, i thanė "s'tė vjen turp, me kaq para do ta marrėsh lejen e shfrytėzimit!"", deklaroi Fratari. Ndėrsa Olldashi, nė vazhdim tė bisedės me ndėrtuesit, tha se disa vjet mė parė, kryetari i Bashkisė, Edi Rama, ėshtė shprehur se s'ka burrė nėne tė kontrollojė xhepat e tij dhe e ftoi kryetarin e Bashkisė qė nė takimin me ndėrtuesit tė vijė i shoqėruar edhe nga Blendi Gonxhe. "Ėshtė krijuar njė vakuum nga vendimi partizan i Gjykatės Kushtetuese, pėr tė goditur KRRT e Tiranės dhe pėr tė ruajtur njė lloj dominance abuzive tė kryetarit tė Bashkisė nė biznesin e lejeve tė ndėrtimit. Njė vakuum qė do tė zgjasė deri nė miratimin e planit rregullues, por unė besoj se do tė kem mbėshtetjen tuaj qė kėtė vakuum ta plotėsojmė, duke ndėrhyrė nė mekanizmat ligjorė, pėr tė krijuar mundėsi qė biznesi i ndėrtimit tė mos ketė njė bllokim 7-8 mujor, lėvizje e dėmshme kjo jo vetėm pėr tė, por edhe pėr zhvillimin e Tiranės, si dhe pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė nė pėrgjithėsi", deklaroi Olldashi. Ai i siguroi ndėrtuesit se po bėhen pėrgatitjet pėr tė ndėrhyrė ligjėrisht, qė tė mos bllokohet puna e tyre nė muajt e ardhshėm. Gjatė bisedės, Olldashi ngriti si njė problem gangrenė tė biznesit tė ndėrtimit dhėnien e lejeve tė shfrytėzimit. "Jam pėrpjekur tė gjej njė shkak, por nuk kam arritur tė gjej asnjė shkak, me pėrjashtim tė korrupsionit tė kryetarit tė Bashkisė, pasi rolet janė ndarė nė ato tė investitorit, zbatuesit, tė supervizorit. Pra, ajo qė duhet tė bėjė Bashkia, ėshtė tė rakordojė dokumentat tuaja dhe lejet pėrkatėse, gjė qė nuk ka ndodhur", tha Olldashi. Sipas tij, sot, nė Tiranė, ka njė situatė tė ēuditshme, ku mė shumė se gjysma e ndėrtimeve tė bėra s'e kanė marrė lejen e shfrytėzimit dhe kjo ėshtė absurde, pasi dėmton jo vetėm grupin e ndėrtuesve, por mbi tė gjitha qytetarėt. Njė tjetėr problem qė ngriti Olldashi ishte edhe hipotekimi, pėr tė cilin ekziston Ligji "pėr hipotekimin e godinave". "Ky ligj, deri mė sot, nuk ėshtė zbatuar, duke rėnduar punėn e biznesit tė ndėrtimit. Unė besoj se ne do tė arrijmė tė bėjmė njė marrėveshje me zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pėr hipotekimin nė karabina tė godinave, qė do tė lehtėsonte biznesin e ndėrtimit, por mbi tė gjitha qytetarėt", theksoi Olldashi, i cili nė vijim ngriti dhe njė shqetėsim tjetėr, atė tė taksės qė ndėrtuesit, qė paguhet pėr ndikimin nė infrastrukturė. Kjo ėshtė njė taksė me vlerė tė konsiderueshme, e cila paguhet e gjitha nė cash menjėherė. "Kjo ka ndikim tek secila prej firmave tė ndėrtimit. Sigurisht qė ka beneficet e veta Bashkia nga vjelja e kėsaj takse dhe kjo ėshtė normale, por ajo nuk humbet gjė nėse kjo taksė paguhet me kėste, pasi do tė pėrbėnte njė lehtėsim pėr biznesin, i cili paguan cash pėr ēdo leje", tha Olldashi dhe shprehu opinionin e tij lidhur me biznesin e ndėrtimit. Sipas Olldashit, ekzistojnė ndėrtuesit e vėrtetė dhe banditėt qė pastrojnė paratė nėpėrmjet biznesit tė ndėrtimit. "Bazuar nė informacionet qė kam mundur tė kem si ministėr i Brendshėm, ju them se shumica e banditėve tė vendit janė veshur vitet e fundit si ndėrtues. Kjo ėshtė situatė qė, mė sė shumti, ju dėmton ju dhe pa diskutim gjithė shoqėrinė tonė. E vetmja gjė qė do tė kem parasysh si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, do tė jetė kjo: do tė seleksionoj ndėrtuesit e vėrtetė nga banditėt dhe trafikantėt qė pastrojnė para nėpėrmjet ndėrtimit", deklaroi Olldashi. Ai, mė pas, i njohu ndėrtuesit me punėn qė ka bėrė qeveria pėr sektorin e ndėrtimit. Olldashi u shpreh se konkretisht, pėr infrastrukturėn, qeveria ka investuar 15 miliard nė 2005, ndėrsa nė 2006 u janė shtuar kėtyre edhe 22 milion Euro, investime nė infrastrukturė rurale, tė cilat shkojnė pėr ndėrtime.
Krijoni Kontakt