Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Skema piramidale, u merren me anë të mashtrimit 400 qytetarëve 1 milion euro

    Të arrestuarit e operacionit “Rruga pa sukses” kishin 400 anëtarë në Shqipëri. Mblodhën 1 milion euro

    Një skemë e mirëfilltë piramidale është zbuluar nga agjentët e policisë dhe prokurorisë, duke vënë në pranga dy shtetas kosovarë, ndërsa pritet të ndalohet një i tretë. Valon Kyçyku, 35 vjeç nga Prizreni dhe Burim Haxhiolli, 31 vjeç nga Suhareka, kishin ngritur një strukturë piramidale, duke u vjelë anëtarëve shqiptarë rreth një milion euro. Organizatorët e këtij grupi kanë mashtruar 400 qytetarë shqiptarë, duke i rekrutuar sipas një skeme mashtruese me pretekstin e trajnimeve në fushën e biznesit. Policia e Tiranës tha se Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli u kërkonin viktimave të mashtrimit të tyre të paguanin nga 2.290 euro për t’u anëtarësuar në këtë shoqëri, me premtimin se do të pasuroheshin vetëm nëpërmjet rekrutimit të tre qytetarëve të tjerë nga secili prej tyre. Këtë aktivitet të paligjshëm këta shtetas e kanë kryer në Shqipëri si përfaqësues të shoqërive “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection” me Seli në Shkup, Maqedoni. Policia thotë se Kyçyku dhe Haxhiolli janë arrestuar para fillimit të një seminari të radhës në një nga lokalet e Tiranës. Agjentë të policisë i vëzhgonin prej disa muajsh të dyshuarit me të gjitha metodat speciale të hetimit.

    Firmat në Qipro

    Dy firmat fantazmë “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection”, të cilat kishin seli në Shkup, Maqedoni, ishin krijuar në shtetin e Qipros, i cili njihet si “parajsa fiskale”. Duke pasur një licencë ndërkombëtare, firmat kishin si qëllim tregtimin e produkteve të ndryshme, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë. Pas krijimit në Qipro, aktiviteti ka vazhduar në Maqedoni, Kosovë dhe së fundi në Shqipëri. Hetuesit e çështjes deklarojnë se dy shtetasit kosovarë kryenin vizita të shpeshta në Tiranë, duke organizuar edhe seminare të ndryshme. Të arrestuarit kishin përfunduar studimet në fushën e ekonomisë dhe kishin njohur mjaft të mira në menaxhimin e të hollave. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, të arrestuarit kryenin pagesat në kohë dhe kishin krijuar një besueshmëri të madhe te “klientët”. Madje, në kontratat që ishin fiktive shënohej edhe pjesëmarrja e “klientëve” në seminare të ndryshme, por të veshur “shik”. Gjithçka realizohej për t’u dukur mirë në sytë e mashtruesve, të cilët shpërndaheshin me shpejtësi. Motoja, sipas burimeve nga akuza, ishte shumë e thjeshtë: “Me ne të gjithë pasurohen”. Në orët e vona të së mërkurës, ditën që u realizua operacioni i policisë, në lokalin ku po zhvillohej seminari, ishin mbledhur qindra veta. Krerët e këtij grupi e kishin organizuar takimin me të gjitha detajet e mundshme. Madje janë paguar edhe disa persona për të krijuar një ambient elektrizues, ku të gjithë të besonin se kjo mënyrë mund t’i pasuronte shtetasit shqiptarë shumë lehtë. Agjentët e policisë, që kanë vëzhguar këtë grup, kanë mbetur të shtangur nga mënyra e organizimit, pasi edhe personat që duartrokisnin paguheshin me honorarë. Sipas grupit hetimor, ditën që është zhvilluar operacioni, 50 shtetas shqiptarë kanë paguar 2.290 euro për t’u bërë “aksionerë” në kompanitë fantazmë.

    Sekuestrimi

    Sipas Policisë së Shtetit, në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale dokumentet që i implikojnë në këtë veprimtari mashtruese, 3 automjete që kishin blerë me këto para, si dhe 10 aparate celularë. “Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe me autoritetet policore rajonale ndaj një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë dhe të vendeve fqinj, të përfshirë në këtë skemë mashtruese”, tha Policia e Tiranës, duke shtuar se në sajë të këtij operacioni u bë i mundur parandalimi i mashtrimeve të tjera në dëm të qytetarëve shqiptarë. Policia e Shtetit fton dhe njëherë të gjithë qytetarët shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien viktimë e mashtrimeve të këtij lloji dhe për çdo rast të kontaktojnë me strukturat e policisë.

    /Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-05-2010 më 07:05
    Life's too short to remove USB safely.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •