S H Q I P, 13/05/2010
Njė shėnim pėr grevėn dhe lirinė
Mimoza Dervishi
Tė martėn, me disa kolegė gazetarė iu bashkuam njė grupi tė madh intelektualėsh dhe aty rreth mesditės hymė nė ēadrėn e bulevardit "Dėshmorėt e Kombit". Kisha hyrė dhe njė javė mė parė dhe krah profesionit qė mė detyron tė shkoj atje dhe shoh e prek se ēfarė bėhet, nuk mund tė shmang shqetėsimin njerėzor pėr 200 qytetarė qė po rrojnė prej ditėsh vetėm me ujė.
Nuk ėshtė greva e parė qė me bie radha tė hyj. Dikur nė shkurt tė 1997-s, kam kapėrcyer pragun e Universitetit tė Vlorės, ku disa studentė, nė moshėn time atė kohė, protestonin kundėr regjimit piramidal tė Berishės. Kur hyra, njė student, nė kėmbim tė lules qė i dhashė, mė dhuroi njė faqe tė gazetės "Koha Jonė", qė e mbante si hajmali nė xhepin e brendshėm.
Mė pas, fill pas zgjedhjeve tė atij viti tė vėshtirė, nė selinė e Kuvendit tė Shqipėrisė, njė plak i urtė i sė djathtės, Pjetėr Arbnori, protestonte nė mėnyrėn e tij. Arrita tė hyj nė atė kthinė tė vogėl ku ishte shtrirė, pėr ta intervistuar, dhe e mbaj mend dhe tani trupin e tij tė drobitur mbėshtjellė me pizhame ngjyre bojėqielli. Mė duket se mė vinte ende era hi nga ai i gazetės sė djegur "Koha Jonė". Arbnori protestonte pėr lirinė e medias.
Nė tė dyja kėto raste tė ndodhura nė njė vit tė zymtė shqiptar, me protagoniste nė kahe tė kundėrta, kam ndier veē respekt dhe shqetėsimin njerėzor se mos pėsojnė gjė. Profesionalisht vetėm mė kanė shėrbyer kėto eksperienca. Pas 13 vjetėsh, as qė e kisha menduar se do kapėrceja pragun e njė tjetėr greve urie, ku janė jo pak, por 200 njerėz tė mbėshtjellė me ngjyrat e flamurit kombėtar. Unė kam respekt pėr grevistėt e bulevardit, dhe nuk mendoj ēfarė luksesh po mė mungojnė, pse ata pengojnė trafikun, por mė zihet buka nė fyt, sepse atyre u mungon buka. Unė e kuptoj shqetėsimin e atyre qė nuk pėrdorin dot makinėn lirshėm kur bulevardi ėshtė i zėnė, por nuk mendoj qė pse makina ime ecėn mė ngadalė, demokracia nuk funksionon. Me apo pa trafik, demokracia kėtu as nuk ecėn, as nuk shtyhet, sepse zgjedhjet vidhen dhe s'ka mė keq se tė vjedhėsh zgjedhjen e tjetrit. E di qė ajo ēadėr po ngadalėson trafikun, por shpresoj se do shtyjė pėrpara demokracinė.
As mė bėn pėrshtypje fare qė nė televizionin "Klan", emri im dhe i disa kolegėve tė mi u pėrmendėn njė pėr njė, si nė ato fletėrrufetė komuniste, pse kishim guxuar tė ēonim njė tufė lule te grevistėt. Dhe madje dua t’u tregoj fletėrrėfyesve se unė kaloj pėrditė nga ēadra, pa pyetur kėnd, pa i dhėne llogari kujt. Ashtu si kur shkruaj, vė emrin tim dhe pėrdor gjithė lirinė time. Tė cilėn nuk e negocioj, aq mė pak e shkėmbej.
Jetojmė nė kohėra tė ēuditshme, ku media nė pėrgjithėsi ėshtė antiopozitare, dhe ku media qeveritare bėn tė persekutuarėn, ku gazeta qė i japin njė nam tė keq shtypit shqiptar, merren me dramat personale tė grevistėve, ku nxėnėsit nxirren me dhunė tė protestojnė kundėr protestės dhe ku njė grup artistėsh, vėnė firmat kundra grevės. M’u desh shumė ta gėlltisja kėtė lajmin me intelektualė dhe artistė. Kujtoj qė nė njė botė tė emancipuar, artistėt e lirė, rebelė nga natyra, zot dhe zotėrues vetėm tė talentit tė tyre, janė tė parėt qė rreshtohen kundra ēdo mėkati qeveritar, janė nismėtarė tė rrymave, i japin zė asaj qė tė tjerėt edhe kanė vėshtirėsi ta shprehin, kryesisht lirisė.
Kundra-mitingasit dhe kundra -grevistėt mė janė dhimbsur dhe mė janė dukur tė pashkėputur nga mentaliteti komunist dhe rroga e shtetit, sot mė duken dhe tė paaftė. Sepse kur e quan veten artist, vetėm mediokriteti tė detyron tė vihesh nė listat e pushtetit. Sepse artistėt nuk janė njerėz dokudo, nuk janė si ai punonjėsi i thjeshtė i administratės, qė nė kėtė Shqipėri tė varfėr e tė papunė, s'ka ku mbytet po humbi punėn pse nuk del nė miting. Jetojmė nė botėn e antivlerave, ku njė televizion qė mė shumė mbahet, pse gazetarėt e tij tė famshėm janė pjesė e pandarė e delegacioneve qeveritare, guxon tė na tregojė me gisht pse bėjmė njė gjest human. Po si mund tė kompleksohesh kur nė dorė ke vetėm atė gjėnė e vogėl qė sa vjen e zvogėlohet e qė quhet liri e shprehjes dhe kur nė anėn tjetėr ke gazetare - seksere tė njė Shqipėrie mesjetare ku nuk funksionojnė institucionet, po lajmėsit, edhe pėr hir tė tyre.
Lista e "Klanit" m’u duk si ish-listat e SHIK-ut, ose atij SHISH-it qė Berisha me ligj nuk e futi dot nė dorė. Pavarėsisht etiketimeve nga njerėz pa asnjė etiketė, personalisht e vė kokėn e qetė nė jastėk...
Kur na duhej tė linim njė shėnim nė librin e pėrshtypjeve tė grevės, njė grevist po dilte me rrėmbim pėr nė spital. Na u desh ta duartrokisnim te dera, sipas ritualit tė ēadrės, kėtij "qyteti" tė vogėl magjik, rrethuar me lule dhe ujė. Nė pamundėsi pėr tė lėnė njė shėnim aty, po e lė kėtu, qė ta lexojnė mė shumė se 200 zemra:
Ju i dhatė njė kuptim tė ri fjalės RESPEKT, saqė mė duhet tė gjej njė fjalė tjetėr. Mos u trishtoni kur dėgjoni qė "elitarė", madje ish tė burgosur pėr lirinė ju baltosin, dhe kanė akoma faqe tė flasin pėr liri dhe rregulla, as nga gazetarė frikamanė qė fshihen pas paanshmėrisė, aq mė pak nga ata tė racės sė fundme qė s'kanė lidhje as me humanizmin, as nga artistė qė marrin ende rrogėn nė shtet, e aq mė pak nga intelektualė qė nė ditė tė tilla, futen poshtė divaneve.
Unė ju kam borxh orė dhe ditė tė jetės suaj, ju kam borxh shėtitjet me fėmijėt, bėrjen e detyrave nė darkė me to, puthjet e tyre tė ėmbla nė mėngjes, ju kam borxh pėrditshmėrinė qė e latė peng nė themel tė bulevardit qendror, ju kam borxh forcėn qė marr kur vij aty dhe qė nuk di kur do t’ua kthej, e a do jem ndonjėherė nė gjendje t’ua kthej. E kam pėr borxh ta pėrdor gjithė forcėn e lirisė time, tashmė nė kufijtė e mbijetesės, me shpresėn se shton qoftė dhe njė pikė tė vetme nė oqeanin e madh tė lirisė suaj, tė asaj lirie qė po ju tret nė sublimim, pėr hir tė lirisė sė tė gjithėve.
Krijoni Kontakt