Vesat Haradinaj.


Një ndër tiparet më të dukshme të botës bashkëkohore është grindja që ndan Lindjen dhe Perëndimin; ndonëse tashmë i kemi kushtuar vëmendje të posaçme kësaj çështjeje gjetiu, duhet t’i kthehemi për të sqaruar disa çështje dhe për të mënjanuar një numër keqkuptimesh. E vërteta e kësaj çështjeje është se gjithmonë kanë ekzistuar shumë qytetërime të ndryshme, secili nga ta është zhvilluar në mënyrën e vet të veçantë, dhe në përputhje me prirjet e një populli apo të një tjetri. Por dallimi nuk nënkupton doemos kundërshtimin, kurse mund të ekzistojë fare mirë një lloj ekuivalence midis qytetërimeve që dallojnë bukur shumë sa u përket formave të tyre, nëse mbështeten në parime të njëjta themelore, nga të cilat ato qytetërime thjeshtë paraqesin aq shumë zbatime që ndryshojnë sipas rrethanave. I tillë është rasti me të gjitha ato qytetërime që mund të përshkruhen si normale, ose me fjalë të tjera tradicionale; dhe çdo dallim i tillë që mund të ekzistojë do të jetë vetëm i jashtëm dhe sipërfaqësor.

Në gjendjen e sotme të botës, pra, nga një anë, kemi të gjitha ato qytetërime që u kanë mbetur besnike pikëpamjeve tradicionale, gjegjësisht ato të Lindjes, kurse nga ana tjetër atë të botës bashkëkohore, gjegjësisht ato të Perëndimit.

Disa njerëz, megjithatë shkojnë aq larg sa të dyshojnë nëse ndarja e njerëzimit në Lindje dhe në Perëndim përkon fare me ndonjë realitet; por së paku sa i përket kohës së sotme, duket se kjo çështje as që është hapur për bisedë. Në radhë të parë, ekzistimi i qytetërimit të Perëndimit, i përbashkët për Evropën dhe Amerikën, është e dhënë që çdokund duhet të jetë e gatshme të pranojë, pa marrë parasysh çfarë mendimesh mund të ketë për vlerën e tij.

Në rastin e Lindjes, çështja është shumë më e thjeshtë sepse ekzistojnë disa qytetërime lindore e jo vetëm një, por mjafton që ato të kenë disa tipare të përbashkëta; gjegjësisht ato që janë karakteristike për atë që e kemi quajtur qytetërim tradicional dhe se po këto tipare të njëjta duhet të mungojnë në qytetërimin perëndimor në mënyrë që të arsyetohet plotësisht dallimi madje edhe kundërshtimi midis Lindjes dhe Perëndimit.

Rene Guenoni i klasifikon ose me mirë thënë i dallon tri qytetërime:

Lindja e Largët, e përfaqësuar qenësisht nga qytetërimi kinez,
Linjda e Mesme, e përfaqësuar qenësisht nga hinduzimi, dhe
Lindja e Afërt, e përfaqësuar nga qytetërimi islam.
Duhet të shtohet se në shumë aspekte ky qytetërimi i fundit(islam), duhet më shumë të konsiderohet se zë një pozitë ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe kjo në shumë karakteristika të përkujton sidomos qytetërimin perëndimor ashtu siç ishte në Mesjetë. Nëse shikohet Islami në raport me Perëndimin bashkëkohor pra, duhet të pranohet se ai e kundërshton atë në po ato baza si edhe qytetërimet e pastra orientale, me të cilat, pra, nga ai pikë vështrim duhet të lidhet.

Kjo është çështje e rëndësishme: kurrfarë baze për kundërshtim rrënjësor midis Lindjes dhe Perëndimit nuk ka ekzistuar deri tani, sepse edhe në Perëndim kishte qytetërime tradicionale ashtu si edhe në Lindje; kundërshtimi mund të vihet në dukje vetëm me paraqitjen e Perëndimit posaçërisht atij modern, sepse ai është shumë më tepër kundërshtimi i dy mentaliteteve se sa i dy njësive gjeografike të përcaktuara në mënyrë pak a shumë të qartë.

Nga kjo mund të themi se kundërshtimi tjetër në mes të Lindjes dhe Perëndimit qëndron te mentaliteti.

Mentaliteti Perëndimor, kishte arrit në shkallën deri te individualizmi ku e kishte shuajt atë të traditës në atë që mendohet të jetë modernizëm. Ndërsa mentaliteti i Lindjes, është ruajtur, ku lindorët mundohen që ta ruajnë traditën dhe të mos e shuajnë.

Guenoni thotë se mentaliteti i Perëndimit është ngjarja e fundit e kohës së sotme.

Nëse kryejmë ose arrijnë një mirëkuptim të dy palët duhet që Perëndimi ta kthej traditën e vet, të mëparshme, dhe të krijoj konsensus me Lindjen, ku tradita e mëhershme e perëndimorëve ishte si edhe e lindorëve.

Por Perëndimi e ndryshoi këtë duke e zëvendësuar me gjëra më moderne që po mbisundojnë në kohën e sotme, në fushën e ekonomisë, shkencës, artit, tregtisë, zejtarisë, dhe në kohët e fundit mbisunduan edhe me teknologji të reja postmoderne.

Perëndimi e zbuloi elitën intelektuale, në krijimin e specializimeve të ndryshme moderne në makina transporti etj. Lindjes i shkelet e drejta thotë Guenoni, sepse sipas tij, Lindja i ruan traditat(fetë)dhe duhet të krijohet edhe këtu një elitë intelektuale, që të zhdukë këto fenomene që janë në kundërshtim me Perëndimin. Nga kjo mund të themi se një ndër aspektet e kundërshtimit midis Lindjes dhe Perëndimit është zhvillimi i madh, teknologjik në Perëndim, qe mund të themi se shkaktar i këtij përparimi të madh të perëndimorëve është pikërisht kjo “elitë intelektuale”, që e sjelli procesin e specializimeve të shumta.

Guanon e quan këtë periudhë kundërmodernde, kundërperëndimore. Lindja i qëndron besnike traditës vetanake, kërkon të mbrohet nga Perëndimi, të jetë e patrazuar. Po ashtu Guenon mendon se Perëndimi duhet të mbrohet nga tendencat brenda vetës.