Close
Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 1066
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Kaligula
    Anëtarësuar
    30-09-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    266
    Sinqerisht qe s'resht habia e ketij populli as ketu ne forum dhe provohet kjo dhe me iniciatat e ketyre temave !

    Ndërsa "barinjtë" bëjnë dolli mes tyre, jane delet ato qe perfundojne ne pjatance gjithmone !

    Akoma su lodhem nga thirrjet per mitingje dhe me vrap turmat e deshperuara turren drejt shesheve sikur do ta gjejne aty zgjidhjen.

    O dele, shiko ndonje kullote ku te gjesh bar te njome dhe mos shko pas barinjve, se tek e fundit ne momentin e pare kushdo qofte do te te beje kurban per bajram ........

    Militante te cdo krahu "fuc... of" se na jeni shpifur ngado qe hedh syte .....

  2. #42
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Kaligula Lexo Postimin
    Sinqerisht qe s'resht habia e ketij populli as ketu ne forum dhe provohet kjo dhe me iniciatat e ketyre temave !

    Ndërsa "barinjtë" bëjnë dolli mes tyre, jane delet ato qe perfundojne ne pjatance gjithmone !

    Akoma su lodhem nga thirrjet per mitingje dhe me vrap turmat e deshperuara turren drejt shesheve sikur do ta gjejne aty zgjidhjen.

    O dele, shiko ndonje kullote ku te gjesh bar te njome dhe mos shko pas barinjve, se tek e fundit ne momentin e pare kushdo qofte do te te beje kurban per bajram ........

    Militante te cdo krahu "fuc... of" se na jeni shpifur ngado qe hedh syte .....
    Ashtu eshte, te mbeshtes per kete, dhe meqe jemi ne nje forum shqiptare po ua them ne shqip atyre trulesheve militante:

    Miliatante te cdo lloj partie ne Shqiperi, ikni q*ihuni se nuk ju durojme me! Felliqesira te ndyra!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Miliatante te cdo lloj partie ne Shqiperi, ikni q*ihuni se nuk ju durojme me! Felliqesira te ndyra!

    ktu do ta fusja i baaan per qejfi lol



    -------


    une ju bej thirrje qe nje dite para 30es te bleni ca maska dhe me 30 ti futeni shtepive te vetmuara !

  4. #44
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    ktu do ta fusja i baaan per qejfi lol



    -------


    une ju bej thirrje qe nje dite para 30es te bleni ca maska dhe me 30 ti futeni shtepive te vetmuara !
    Nuk durohen me! 20 vjet vetem fytyrat e tyre te ndyra i shohim! DIkur durimi mbaron!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk durohen me! 20 vjet vetem fytyrat e tyre te ndyra i shohim! DIkur durimi mbaron!
    tashi koheve te fundit te shof ....... aktiv ne cdo teme ke "problematika shqiptare" dhe kshu temash ku permenden emra politikanesh. Po ho re, i fut i gallate, dil bej qejf me shoqeri, i fut i tpime, bohu tap dhe ta haj kush ta haj, ajo qe quhet viktime.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Mirë kur fillon dhe bëhesh "Shqiptarë që jeton në Shqipëri", 6-10vite në Shqipëri, atëherë eja dhe posto përgjigje të tilla si ajo e para!
    Me fal po ti çfare kuptove nga shkrimi im,se ndoshta e ke kuptu gabim.
    Une po theksoja faktin e varferise ekstreme dhe ironine per durimin.
    E kuptove apo duhet me u shpjegu me vizatime?

    Edhe nje gje tjeter.
    Meso menyren e komunikimit me njerez qe nuk njeh,sepse nuk e din se me ke flet e çfare mund te kete bere nje person per vendin e tij.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Kaligula
    Anëtarësuar
    30-09-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    266
    Kush tha qe ka krize ?!!!!

    Parate s'dalin deri ne fund te muajit, fatura e energjise ju vjen sa qimet e kokes, uji vjen orar pa orar, cmimet jane rritur sa dhe preshi eshte bërë lluks ......???

    Amon si boni edhe ju, sikur keni ngrene "kaviar" 3 vakte gjithe jetes

    Me duket se problemi i shume njerezve qe ndoshta akoma se kane kuptuar eshte zgjedhja mes:

    Jonxhes se Edit, apo Kashtes se Saliut ? > se grurin e mbajne per vete.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    nuk e kuptoj pse e la doktori mitingun ne 1 maj
    ne 1 maj protestojn puntoret dhe feston vetem kina dhe korea
    se kuptoij pse se la ne 30 xhanem
    hajde duroji keta komunistat te na e shajne doktorin komunist

  9. #49
    Politika e "re" dhe politikanet e "rinj":






  10. #50
    “Kundër ngushtimit të nocionit opozitë“


    Nga Edi Rama, Ardian Klosi

    Disa herë kemi shprehur mendimet tona politike në publik, qoftë në takimet me studentë, me intelektualë ose në biseda apo shkrime për shtypin e huaj. Megjithatë këta 9 muaj, qyshkurse në Shqipëri u përvijua një lëvizje masive antikomuniste, shumë gjëra u kthjelluan më tej dhe këtu na jepet rasti të shprehim thjesht dhe drejtpërdrejt mendimet tona për opozitën shqiptare.
    Jemi lidhur natyrshëm me lëvizjen e studentëve, demonstratat, refleksionet, më vonë me kërkesat e sindikatave të pavarura. Gjatë këtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjë nga partitë e reja politike, për arsyen e thjeshtë që nuk arritëm të identifikoheshim me to. Nuk e gjetëm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmë se deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, meqë diçka e ngjashme u ka ndodhur edhe të tjerëve, shumë njerëzve me mentalitet antikomunist, që nuk janë pajtuar me pika të ndryshme të veprimtarive ose programeve të partive që përmendëm apo të ndonjë partie tjetër kësodore. Nga ana tjetër është ndoshta edhe natyra e krijuesit që e bën të vështirë disiplinimin në një parti të caktuar.
    Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, në publik, kur kemi mundur, në kushtet e një censure të pashpallur që ekziston- në forma të reja- sot e gjithë ditën. Kemi menduar se kështu pasurohet dhe jo dëmtohet një lëvizje e gjerë opozite kundërkomuniste, ashtu si çdo lidhje demokratike ka kudo në botën e zhvilluar edhe fraksionet e saj.
    Ka vlerë pra të theksohet sot, në muajin gusht, ajo që duhej thënë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Skuadra e opozitës zyrtare (në të vërtetë është e çuditshme që një forcë e cila merr pjesë në koalicionin qeveritar dhe në pushtet lokale të vazhdojë të quhet gjithë ditën opozitë) dhe trajnerët e saj e ndërlikojnë shumë në rrjetën e paragjykimeve komuniste atë që ishte e thjeshtë që në fillim:
    -Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës , ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist.
    Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’ u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhnjimtari ose të munduri. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë socialiste ose Ekologjike, por në rradhë të parë pajtimi midis ish-palëve në Luftën Civile (dhe trashëgimia e tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.
    Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhëtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonëshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci.
    Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.
    Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik. Mendojmë se shkak për këtë ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist që i drejtohej vizionit të ngushtë për demokracinë të intelektualëve të establishmentit, shumica disidentë të dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtë për partinë e drejtuar nga ish-komunistët është me sa duket i pashmangshëm, sepse është fryma kolektiviste ajo që ka infiltruar tashmë dhe ka zënë vend në inkoshientin e gjithë komunistëve. (Do të mjaftonte si provë e vetme për këtë sektarizëm jo-demokratik, edhe vetëm fakti që organet opozitare të shtypit deri më tani kanë botuar deri në lodhje dhe kskluzivisht kujtimet e figurave të njohura komuniste. Vetëm komunistë ka pasur Shqipëria? Humanizmi ndaj bashkëpunëtorëve të pafat të Enver Hoxhës e nderon demokracinë shqiptare, por kurrsesi nuk mund ta përfaqësojë atë.)
    Gjithë ata që diktatura komuniste i detyroi të braktisnin atdheun që në orët e para të vendosjes së saj, ata që i detyroi të kapnin pushkën e të rezistonin nëpër male, aty që i ndryu në burgje e internime- që nga figurat e ndritura të kombit e deri te anonimët- si dhe më të rinjtë që shpresonin një kthesë rrënjësore, prisnin një akt të madh patriotik nga liderët e rinj: hapjen e dyerve të partisë së tyre për të gjithë opozitarët brenda dhe jashtë vendit dhe jo ngutjen për të dalë në krye e për të kultivuar unitetin partiak- këtë çelës të ndryshkur fitorjesh.
    Pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, jodemokratike, shuarja e lëvizjes punëtore në shkurt, braktisja që shqiptarët i bënë në masë atdheut, premtimet për fitore në zgjedhje dhe zhgënjimi që shkaktoi humbja, e mbi të gjitha ndalimi i krijimit të partive të reja (PD në bashkëpunim me PPSh) në maj janë rrjedhimet logjike të dobësive të opozitës zyrtare.
    Le të ndalemi pak te pranimi i zgjedhjeve të pabarabarta, pa dashur të luajmë pjesën e atij që jep gjykimin pasi njihet rezultati, por për hir të një analize që mund të na ndihmojë në vlerësimin e së ardhmes:
    Ç’ përfaqësonin Partia e Punës, presidenti i saj Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit përpara zgjedhjeve? Nga ato që njiheshin pak a shumë prej të gjithëve, dilte se kishim të bënim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- në kohën kur lëvizja komuniste nga poshtë kërkonte shtetin ligjor- duhej të luftohej me të gjitha mjetet demokratike për nxjerrjen e dy të parëve jashtë ligjit dhe për pezullimin e menjëhershëm të Sigurimit të Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi më 21 shkurt një grusht shteti që i dha fund shpërthimit demokratik të një dite më parë dhe vendosi në fuqi Këshillin Presidencial, ose më saktë Këshillin e Regjencës. Megjithëse regjentët nxorrën tanket në rrugët e Tiranës (u dhanë ndoshta frymëzimin edhe puçistëve mediokër të Kremlinit), ata përsëri morën miratimin e opozitës zyrtare që vetiu e njohu “ligjshmërinë“ e tyre. Tani që pamë se ç’ ndodhi në rrugët e Moskës pyesim: A nuk do të kishte qenë burrëria e vërtetë e liderëve të opozitës që të hipnin në tanke ashtu siç kërkonte populli dhe jo t’ i dërgonin njerëzit e zhgënjyer nëpër shtëpi? Në tribunat që u takonin qytetarëve hipën, hipën për pasojë vullnetarët e Milloshit. Edhe një herë fitoi psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile, psikozë që e ushqeu muaj me rradhë Partia e Punës me papagallin e vet “Zërin e Popullit“.
    Demokracia nuk lufton komunistët, por komunizmin; duke hyrë në zgjedhje (pavarësisht nga fitorja apo jo në to), opozita demokratike zyrtare i dha legalitet komunizmit në Shqipëri, legalizoi një president, prania e të cilit është nënqeshja cinike e Enver Hoxhës mbi demokracinë, dhe njohu organizatën ilegale të Sigurimit të Shtetit- Çetën Plakë të Koçi Xoxes.
    Ngjarjet e shkurt-marsit duhet të na japin shumë mësime për gjendjen aktuale, sepse përsëri “opozita“ gjendet përpara disa udhëkryqeve parimore. Përsëri në Shqipëri drejton një forcë antidemokratike që nuk lejon të hyjë ligjshmëria në jetën tonë të përditshme.
    Ngjarjet e Shkodrës nuk kanë gjetur asnjë lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanë për të gjetur në klimën e procedurave antidemokratike që po ndiqen. Farsa juridike hyri në të gjitha ekranet tona për t’ u këmbyer me rubrikën “Sot në Kuvendin Popullor“.
    Amnisti apo pafajësi? (është fjala për debatin parlamentar i vitit 1991 për amnistinë apo pafajsinë e ish-të persekutuarëve politikë- K. M.)- Parlamenti mbeti i mbërthyer në këtë gozhdë që e ngul gjithmonë ajo forcë që kërkon t’ i japë ligjshmëri një të kaluare anti-ligjore. Duhet të pranosh që ka pasur procese juridike për të kërkuar amnisti ose pafajësi- kur dihet se ka pasur vetëm despotizëm dhe mafia shtetërore.
    Eksodi- provoi edhe një herë që qeveria e koalicionit nuk e ka gjendjen në dorë dhe se turbullirat në Shqipëri i krijojnë forca jashtëligjore. Partia Demokratike, Republikane etj., edhe njëherë bënë zhurmën e rastit dhe gjithçka u kthye atje ku ishte, gati për shpërthimin tjetër.
    Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.
    Edhe fakti që Socialistë dhe Demokratë bashkarisht po i kthehen me një rreptësi të paparë kujtimit të monarkisë dhe disa zgjatimeve të saj sot, po e shtrijnë periudhën e diktaturës në Shqipëri nga 47 në 65 vjet, tregon se mungon dëshira për të folur hapur mbi të gjitha çështjet e historisë dhe të sotshmes sonë. Tregon njëkohësisht njohje të përciptë të historisë dhe inkoshientin e birërisë komuniste. Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji.
    Në qoftë se deklarohemi për demokracinë pa kufij, atëherë sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishëm të së drejtës. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.
    Në regjimin despotik të Enver Hoxhës nuk njohëm se ç’ ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo çështje na lë të ftohtë. Por për arsyet që përmendëm, nuk lejohet t’ i heqësh askujt të drejtën, që pas një regjimi të dhunshëm të vendosë në mënyrë demokratike për formën e shtetit të tij. Një referendum i tillë është mbajtur edhe në shtetet fqinje më të vjetra në demokraci sesa ne, si në Itali e në Greqi. Mendojmë se referendumi nuk e kërcënon spektrin e demokracisë, por përkundrazi prezumon në vetvete rritjen e spektrit të demokracisë; sepse demokraci do të thotë që secila shtresë sociale, çdo grup individësh, bile edhe çdo individ i veçantë duhet të ketë të drejtë për të gjetur te fryma demokratike mendësinë e tij.
    Si intelektualë të pavarur, të prirur vetvetiu të përkrahim forcat më përparimtare, këmbëngulim në idenë e debatit të hapur demokratik dhe e përsërisim me keqardhje që në Shqipëri ende nuk është krijuar mundësia për një debat të tillë.
    Për këtë qëllim mendojmë të hedhim në këtë artikull idenë e krijimit të një Forumi të gjerë demokratik në të cilin duhet të marrin pjesë të gjitha forcat antikomuniste, përkatësisht antikolektiviste, duke përfshirë këtu partitë ekzistuese politike dhe ato që do të krijohen, shoqata, grupe dhe individë të veçantë që kanë këtë tendencë; sepse vetëm kështu bëhet e mundur që lufta kundër komunizmit, e cila s’ është e thjeshtë, të organizahot në mënyrë radikale. Asnjeri s’ duhet të harrojë se ende janë të gjitha mundësitë që PSSh të marrë sërish pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Ose edhe më keq, që Çeta Plakë të provojë një grusht tjetër shteti. Prandaj kjo e bën detyrë imperative krijimin e Forumit të gjerë antikomunist, i cili do të zgjeronte kufijtë gjithnjë e më të ngushtë të opozitës zyrtare.
    (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 179-185)

  11. #51
    Erion Veliaj - ne Shqiperine komuniste ishim te varfer dinjitoze!

    ...
    Erjon, si e kujton fëmijërinë tënde?

    Mbaj mend grimca gri nga ato kohë, mesi i viteve ‘80. Më kujtohen bisedat e trishta për radhët e qumështit e vezëve, konservat me qepujka, tollonat, shërbimet e stërzgjatura të punës së prindërve, grupin-antenë të pare të televizorit, mezipritjen e latës së druve, pullat e rralla, çelësin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojërat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrë, herë për farë kosi, herë për pak gjalpë apo niseshte. Ishim të varfër atëherë, por ajo ishte një varfëri dinjitoze. Rrinim në lagje të pastra, bënim shumë për fqinjët, gëzonim e hidhëronim bashkë. Më kujtohet se si prindërit kishin shkruar inicialet e tyre poshtë karrigeve, sa herë kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante në të gjithë lagjen. S’di sa e kemi ruajtur sot këtë ndjenjë komuniteti, druaj që stofi që na mbante bashkë në ato kohë të vështirë sot është shpërbërë, por jam optimist se herët a vonë do ta rigjejmë këtë solidaritetin e humbur.

    ...

    Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008

  12. #52
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Walk..

    Meqense nje dizaj ketu the se je Shkese e Blendos se Kloseve.. pra i ke sugjeruar nje miken tende si nuse dhe se kjo mbleseri ka pasur sukses dhe se prej kesaj shkesie ke marre dhurate nje pale kepuce me taka sic eshte zakoni (megjithse ty Takat ste duhen se je marshalla e gjate..lol) athere i bie qe ti e dashur Walke te jesh ne dijeni te halleve te Ciftit Blend Klos..
    Cthone ata te dy a i kane problem drit uj e qera?
    A u del fund pesmedici?
    E di ti se kujt i thon fundpesmedic?
    (Kush e di te na thote qe e di se un e di po dhe mami walkut e di.)
    A u del paraja Kloseve te han pine e te pijne ndonje kafe ne Taivani apo ndonje akullore ne bllok?
    Pyeti ne se ke mundesi meqense Blendi po cfaqet kudo si halle-qaresi me i madh i te varferve te Shqiperise.

    Hahahahahahhhhhahahaaahahahhahhahahahha
    Eh mo Brari kto jan bere cte qaj me pare andej lum ketej perrua .
    Por nga ckam pare kur isha andej , uj e drita kane ....lol
    Shtepin ma kan tek ambasada amerikane fush futbolli , dhe me pastruse
    Dreka e darka ku e han tani se han pastaj , udhtimet jo 2 her ne vit po mundesisht cdo 2 muaj , e marr me mend si ja qan hallet popullit ky ...eh medet per ne thuaj ose me mir vaj medet per ata qe jetojne andej hahaahhaa
    Me ke kenaq me keto qe ke shkrujt Brari je i papare si gjithmone , e realist ...

  13. #53
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Sepse qytetaret po bejne jete pashallaresh, pune sa te duash, leke pa mbarim, qefi qef, nuk u mungon asnjegje, keshtuqe menduan te organizojne nje manifestim per te treguar mirenjohjen e tyre ndaj qeverise, qe ua ka bere te mundur kete nivel jetese, prrallor!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  14. #54
    Ekonomia eshte shkence dhe jo fjale pazari. Kur flitet per ngritje apo renie/krize ekonomike shikohen numrat dhe jo fjalime entuziaste deshirore. Mireqenia dhe standarti i jeteses nuk eshte e njejta gje me rritjen ekonomike. Shqiperia nuk ka nje standart te larte jetese dhe shkaqet dihen. Amerika, Brazili, Spanja, Italia etj vende me ekonomi te forta ne bote, nuk renditen nga te parat per stadartin e jeteses.
    Ekonomia shqiptare ka patur rritje gjate 2009, ky eshte fakt. Keto numra nuk jane vetem te dhena te shtetit shqiptar, por jane te dhena te mbeshtetura edhe nga FMN, Banka Boterore e organizata te tjera qe merren me studimet e ekonomive dhe qe konfirmojne rritjen ekonomike te Shqiperise per 2009. Prandaj kur flasim per krize ekonomike, me e pakta eshte te kuptohet kur percaktohet nje ekonomi ne krize. Thirrjet per "krize ekonomike" nuk jane gje tjeter vetem deklarata per te marr pushtetin e humbur nga zgjedhjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-04-2010 më 02:20
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #55
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po te jetoja ne Tirane ,do te doja te isha polic sot.

    t'ja çaja kafken nai1 erjoni te vogel.

    vdekje komunizmi liri popullit.

  16. #56
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    nje manifestim per te treguar mirenjohjen e tyre ndaj qeverise, qe ua ka bere te mundur kete nivel jetese, prrallor!
    Me duket se ky manifestim behet per kutite Boy per interesat e Rames&co e thene me troc
    Po te ish per hallet e popullit me siguri qe edhe shumica jone do ish ne shesh sot.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Pse nuk dal në protestë »


    Vendosur: 29/04/2010 - 08:04



    • Ilva Tare

    Të premten do të jetë një ditë e koklavitur, për sa i takon trafikut. Të paktën kështu më paralajmëron një nga taksistët pa taksimetër të Tiranës, sipas të cilit Ed Rama po kërkon të bëhet Kryeministër me revolucion e jo me paqe, duke harruar se ka ikur koha e pushtetit me dhunë. Tani jemi vend anëtar i Nato-s, shton qetësisht ai. Në të njëjtën ditë, gjashtë gra me karrierë partiake dy dekadëshe në Partinë Socialistë, me të cilat rastisa të drekoja në të njëjtin restorant, po argumentonin përse një pjesë e tyre nuk do shkonte në protestë. S’do mend të kuptohet që mes tyre nuk ishte asnjë nga vajzat e Mjaft-99-tës dhe që ishin të pakënaqura me PS-në e Ramës. Njëra prej tyre nuk e ndjente të protestonte për rrëzimin e Berishës, përbri Nard Ndokës apo Spartak Ngjelës. Ato flisnin me ton të ndezur, për pamundësinë që mendimet e tyre të hynin në paradhomën e Ramës, të kontrolluar nga ata pak të besuar që edhe pas këtij shkrimi do fugojnë t’i thonë se bëhet nga duar berishiane.
    Në fakt, unë e ndoshta shumë nga ata që nuk do të dalin për të protestuar, apo vallëzuar siç ironizoi një tjetër deputet i PS, kanë shumë probleme me qeverisjen e Berishës. Do doja që Qeveria ime të ishte më pak e korruptuar, më shumë transparente, më e përkushtuar ndaj interesave të shqiptarëve. Do të doja që tenderët të fitoheshin nga ofertuesit më të mirë dhe jo nga miqtë e rrethit të familjes së Kryeministrit, që rritja ekonomike të ishte më e madhe, që borxhi i shtetit të ishte më i ulët, që investitorët të mos gjobohen, që integrimi evropian të kuptohej si detyrim dhe jo shpërblim…
    Dua që Shqipëria të mos prodhonte Gërdecë në pritje për të shpërthyer dhe që interesat të mos trafikoheshin sipas oreksit të biznesmenëve që pasurohen prej koncensioneve të politikës. Do doja që të mos kishim mbetur të fundit pas Bosnjes në listën e vendeve që meritojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.
    Është një listë e gjatë mospëlqimi të veprimeve e vendimeve të Qeverisë Berisha dhe zgjatimit të majtë Meta, që nis me procesin e numërimit të votave dhe vazhdon me mungesën e seriozitetit për parlamentarizmin në këtë vend.
    Megjithatë, të premten nuk protestoj me turmën Rama, pasi ftesa e tij është e pasinqertë dhe mbi të gjitha e paqartë. Më saktë, akoma nuk ekziston një plan Rama. Ka vetëm ambicie të Ramës, për të marrë pushtetin, me çdo kusht, me çdo mjet. I gjetur në krye të një partie që nuk e kontrollon dot dhe në fund të një dekade të qenurit Kryebashkiak, Rama po rend të sigurojë pushtetin e tij dhe të miqve të tij personal, tanimë të kthyer dhe në aleatë politikë. I keqardhur që nuk frymëzoi si Obama i Amerikës, por as si Nick Cleggu i Anglisë, Rama e vuan të kthyerit nga hero në zero..
    Ajo çfarë artikulon Ed Rama në takimet e stisura me qytetarët për kamerat televizive nuk bën sens. Ai kërkon të hapen kutitë, por jo të rrezojë konfigurimin e Parlamentit aktual. Ai kërkon të ndalë rrënimin ekonomik me protesta. Çfarë plani ka Rama për të ardhur në pushtet dhe për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria? Dhe nëse vërtet ka një plan, gjë që duket e pamundur kur nuk që i aftë të kishte një platforme për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve parlamentare, cili është ai?
    Miqtë e Ramës po shpërndajnë me kënaqësi besimin se mënyra për ta bërë këtë është mosbërja e zgjedhjeve lokale, por shkuarja drejt votimeve të përgjithshme. Bllokimi i demokracisë së vendit dhe kësisoj qëndrimi i Ramës ca më gjatë në të vetmin pushtet real që i ka mbetur, atë të Kryetarit të Bashkisë. As votimet me 99% brenda PS-së nuk e bëjnë Ramën të mos ndjehet si mish i huaj në selinë rozë. Ai e di shumë mirë, po të njëjtët njerëz kanë votuar me të njëjtat për qindje për Majkon, Metën, Nanon, Ramën e ndoshta votojnë nesër për Blushin, nëse ai do bëhet ndonjëherë kryetar.
    Sigurisht që nuk mjafton të mos mbështesësh një njeri me argumentin se është njësoj si dikush tjetër, pasi pushteti është mirë të ndërrohet. Porse Rama është më keq se edhe Berisha, dhe jo vetëm për korrupsionin, por sepse predikon politikën e re dhe përdor frymën e prodhon politikën e viteve ‘96-’98. I gjithë ky radikalizim i politikës ka për qëllim forcimin e pozitës së Ramës në Partinë Socialiste. Ed Rama është duke vrapuar pas imunitetit politik. Nëse dikush do t’i garantonte përjetësinë në PS apo Bashki, ai nuk do garonte kurrë për Kryeministër. Është frika e humbjes së pushtetit partiak, që e ka kthyer në gjenerues të konfliktit.
    Kush thotë që Rama ka marrë peng grupin parlamentar të PS-së, gabon. E kundërta është e vërtetë. Grupi i deputetëve, që iu bashkuan listës Rama, kanë marrë peng njeriun që iu premtoi pushtetin. Edi Rama iu kërkon shqiptarëve të protestojnë për shansin e tij të humbur, për t’u bërë Kryeministër. Ai është i sinqertë kur kërkon të burgosë komisionerët socialiste për shitjen e votave, pasi nuk mund t’ua falë kurrë që e ndalën në turravrapin e tij për të veshur kostumin e Kryeministrit.
    Nuk kam asnjë problem me ambicien e Ramës për karrigen e Berishës. Dhe as nuk do kisha, në rast se ai do ishte i aftë t’u tregonte shqiptarëve se ka një ekip më të përgatitur dhe më pak të korruptueshëm se ky aktuali. Porse e kam shumë problem të votoj për Ramën për të kartërtën herë në krye të Bashkisë së Tiranës sime, të lyer me ereksione artistike të dala boje. Do protestoja dhe do dilja përditënatë në protestë, nëse do kisha më të voglën shpresë se Rama është ndryshe nga Berisha dhe nga skema e interes-trafikut me pushtetit. Por, Ed Rama ka dëshmuar që nuk është…

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Socialistet, proteste ne 30 prill ne Tiranë

    Po e hap kte teme per te postuar ketu ngjarjet e ditve qe vijne me rastin e kryengritjes qe ka filluar ne tirane. Kush ka lajme te reja nga mejdani i kryengritjes le ti sjelle ketu e te jemi ne korent te ngjarjeve e zhvillimeve qe pritet te jen sa historike aq dhe tragjike.

    Ju qe jeni ne tirane ose qe kini njerez ne tirane mundesisht njoftoni ketu per cdo lajm e muhabet qe degjoni e shikoni qe te jete kjo teme si nje kronike plot vertetsi e ketij evenimenti te rralle.
    Mos e injoroni kte teme e as ju moderatoret mos e hidhni ne kosh sic beni shpesh.

    Nje vrejtje:

    Nuk eshte Brari qe u ve emer ketyre gjerave por jan vete shtabet e selise roze qe qarte e kan pranuar se ..po.. po bejne revolucion per te permbysur shtetin..

    ..

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-06-2009
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po bejne revolucion per te permbysur shtetin..

    ..
    Cilin shtet...? Ne kemi 20 vjet pa shtet.

  20. #60
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ka shtet por nuk funksjonon sepse ka tipa si ti qe me parullen "nuk ka shtet" nuk respektojne azgje. Jam i bindur qe kur ecen me makine nuk sinjalizon fare sepse je i forte.
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •