Close
Faqja 102 prej 102 FillimFillim ... 25292100101102
Duke shfaqur rezultatin 1,011 deri 1,019 prej 1019
  1. #1011
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Ditari i Dëshmitarit X është shkruar nga katër persona


    Nga Express 06 Shkurt 2012 18:13


    Ka nisur shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka” për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Në këtë seancë është trajtuar besueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit “X” si dhe thirrja e prokurorit të rastit, Maorizio Salustro në cilësinë e dëshmitarit. Mbrojtja e ka dorëzuar sot një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”. Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka” është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet.

    Ndonëse në seancën e sotme si prioritet ishte përcaktuar të trajtohet besueshmëria ose jo e provave të shënuara në ditarin e dëshmitarit “X”, kjo çështje u prek vetëm pak në fillim të saj, ndërsa e tërë kjo seancë u fokusua në rëndësinë që prokurori Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit në këtë rast. Mbrojtja kërkesën e saj që prokurorin ta ftojnë në cilësinë e dëshmitarit e mbështet në akuzat që Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” ka bërë ndaj tij në ditarin e vet.

    Meqë prokuroria nuk bëri deri tani një analizë të grafologjisë për ditarin e dëshmitarit Agim Zogaj, një veprim të tillë e ka bërë mbrojtja, e cila ka angazhuar ekspertin e grafologjisë në Shqipëri, Hysni Kotri.

    Sipas Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt dhe bashkë iniciues i analizës së grafologjisë, tregon se ekspertiza e nxjerrë nga eksperti i kësaj çështjeje pasqyron se ditari i dëshmitarit “X” është shkruar nga katër autorë të ndryshëm.

    “Prova më e rëndësishme të cilën ne e kemi deponuar sot është një ekspertizë e bërë nga një ekspert i autorizuar i grafologjisë është nga Tirana dhe unë me kolegun Kahn kemi bërë një kërkesë për ekspertizën e ditarit të dëshmitarit “X” Agim Zogaj, dhe nga rezultatet dhe ekspertizat që i ka dhanë eksperti del se të paktën nga katër duar është shkruar ditari. Do të thotë, sipas ekspertit nuk është ajo që ditarin e ka shkruar vetëm Agim Zogaj, por aty janë katër persona të ndryshëm, sepse dallimet në shkrime janë në katër pika të cilat i ka marrë si model për ekspertizë dhe kjo tregon se besueshmëria e ditarit të dëshmitarit “X”, Agim Zogaj, po ashtu edhe deklaratat e tij është në nivelin zero”, ka thënë ai.

    Rrecaj ka shtuar se dëshmia e analizës së grafologjisë së ditarit është edhe një mbështetje shtesë e cila e arsyeton kërkesën e mbrojtjes që kaherë e ka bërë për një analizë të tillë, por që është neglizhuar. Ai shfaq shpresën se trupi gjykues do të marrë vendim që analiza grafologjike e ditarit të dëshmitarit “X” të bëhet sa më parë.

    Më tej, mbrojtja ka insistuar që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Pala mbrojtëse mendon se dëshmia e prokurorit do ta ndihmonte procesin në zgjidhjen e shumë pikëpyetjeve që po e shoqërojnë këtë proces.

    Kjo kërkesë e mbrojtjes që sa kohë është duke u bazuar në akuzat që Agim Zogaj i ka bërë në ditarin e tij ndaj prokurorit Salustro.

    Në mbështetje të kësaj kërkese doli edhe Ramiz Krasniqi, avokat mbrojtës i Belul Limajt, i cili citoi pjesë nga ditari i Agim Zogajt, e që kanë të bëjnë me akuzat e tij ndaj prokurorit Salustro, duke thënë se “prokurori po më shkatërron, Salustro po më bënë presion, Salustro po më çon në vdekje”.

    Mendim mbështetës lidhur me ftesën e prokurorit Salustro në cilësinë e dëshmitarit e dha pas seancës edhe Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Nasen Krasniqit, i cili tha se në ditar janë disa gjëra që vetëm prokurori Salustro mund t’i sqarojë.

    “Kemi apeluar, kemi propozuar te trupi gjykues që zotëri prokurori të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit për t’i verifikuar disa rrethana të cilat kanë të bëjnë me deponimin e ditarit nga ana e vëllait të dëshmitarit “X”, Afrim Zogaj, i cili është publikuar edhe në mjetet e informimit. Sipas atij ditari ekzistojnë disa çështje të cilat patjetër duhet të sqarohet”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, avokati Tahir Rrecaj jep edhe arsyet tjera pse prokurori Salustro duhet të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se janë një sërë akuzash të rënda që janë ngritur ndaj tij nga Zogaj për përdorimin e metodave të ndaluara në raport me dëshmitarin, dhe nëse këto akuza vërtetohen, atëherë denueshmëria është deri në dhjetë vjet burg.

    “Ato janë akuza të rënda të cilat ngrisin çështjen e përdorimit të metodave të ndaluara me ligj në raport me dëshmitarët dhe në qoftë se vërtetohen akuza të tilla, prokurori ka shkel ligjin në mënyrë më flagrante jo vetëm procedural, por veprime të tilla nëse vërtetohen, ato paraqesin elemente të veprës penale marrja e dëshmive me dhunë neni 163 i Kodit Penal që në rastet më të rënda siç është ky denueshmëria mund të shkojë edhe deri në dhjetë burg nën kushtin që do t’i hiqet imuniteti dhe do t’i nënshtrohet një përgjegjësie penale”, ka thënë ai.

    Avokati Rrecaj shton se nëse deklaratat e “X” karshi prokurorit dalin të rreme, atëherë duhet që edhe deklaratat e po të njëjtit dëshmitar me të cilat akuzohet Fatmir Limajn të dalin si të pavërteta.

    Seanca e sotme përfundoi pak para kohe, pasi që në të njëjtën sallë pritej të mbahej seanca e radhës në rastin “Medicus”. Seanca e radhës në rastin “Kleçka” mbahet nesër prej orës 10.00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. /kosovapress/

  2. #1012
    Gjdo gje Euleksi me disa shqipe folsa ne bashkpunim me serbin jane duke ber nje lufte kunder gjdo pjestari te UÇK-se ,edhe ne kete raste kunder limajt dhe te tjerev..vertet ketu ka shume euleks dhe krysishet jane personel i cili ishin edhe sot jane kunder kosoves dhe pavarsis se kosoves eshte mekat,tuli pisi kishe po bej hetim .........

  3. #1013
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vazhdon procesi gjyqësor për rastin ”Kleçka”

    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot vazhdon shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor kundër deputetit Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij.

    Në këtë seancë do të trajtohet besueshmëria e provave të dëshmitarit “X”.

    Sipas avokatit mbrojtës, Tahir Rrecaj, pas një ekpertize grafologjike rezulton se ditari i dëshmitarit kryesor është shkruar nga të paktën katër persona.
    Bota sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #1014
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Une jam kunder ketyre gjykimeve ,eshte e vertet se shumica e ushtarve te UÇK u tradhtun dhe u vran nga shqiptaret ,ran ne prita u vran pas shpine e disa u detyruan edhe te bejn vetvrasje,shum komandant luftuan ndermjet vete per pozita ,Mirpo me keto gjykime qe po na ben evropa dhe amerika po del se shqiptaret paskan qen ata qe kan ber gjenocid ne kosov pasi me shum jan duke u denu shqiptar se sa serb dhe per kete gje une jam kunder ketyre gjykimeve
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #1015
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Une jam kunder ketyre gjykimeve ,eshte e vertet se shumica e ushtarve te UÇK u tradhtun dhe u vran nga shqiptaret ,ran ne prita u vran pas shpine e disa u detyruan edhe te bejn vetvrasje,shum komandant luftuan ndermjet vete per pozita ,Mirpo me keto gjykime qe po na ben evropa dhe amerika po del se shqiptaret paskan qen ata qe kan ber gjenocid ne kosov pasi me shum jan duke u denu shqiptar se sa serb dhe per kete gje une jam kunder ketyre gjykimeve
    Valla bre Abedin per ne sasi jo, se nuk kan pas kaqik, veq per cilsi nuk jau kan lshue rrugen hiq. disa krime qi kta i kan ba as shkjet nuk kan bo si kta. po t njajtit jan kan dora e zgjatun e shkijeve.

  6. #1016
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    mos po vjerret si X ky mafiozi salustro?

  7. #1017
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Salustro e pranon se “X”-i nuk ka nënshkruar deklarata në shqipe

    Prishtinë, 29 shkurt - Avokati mbrojtës i Naser Krasniqit, Florin Vertopi, edhe sot ka vazhduar argumentimet e tij kundër dëshmive të dëshmitarit “X”. Sipas tij, janë shkelur një mori nenesh të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kur gjyqtari i procedurës paraprake Agim Zogajn e ka shpallur dëshmitar bashkëpunues.

    Vertopi ka thënë se dëshmitarit nuk i ishte ofruar procesverbali në gjuhën shqipe, kështu që Zogaj as që ka ditur se çfarë po nënshkruante.

    ...

    Ai ka ngritur edhe një çështje tjetër, atë të nënshkrimit të deklaratave në gjuhën angleze, e për të cilat, dëshmitari “X” nuk dinte fare se çfarë po nënshkruante, pasi që, paraprakisht, nuk i ishte siguruar një kopje e procesverbalit në gjuhën shqipe.

    Sipas tij, kjo me siguri se çon peshë për mbrojtjen, për arsye se nëse Agim Zogaj ka nënshkruar deklarata dhe nuk ka qenë në dijeni se çka po nënshkruan, atëherë kjo përbën një bazë të fortë që ato deklarata të shpallen si të papranueshme.

    Një gjë të tillë të ngritur nga avokati Vertopi, siç raporton rtk-ja, e ka pranuar edhe prokurori Salustro, duke thënë se Agim Zogaj kurrë nuk ka nënshkruar deklarata në gjuhën shqipe.

    Por, sipas prokurorit, kjo është kompensuar nga përkthyesi duke ia përkthyer atij deklaratën në gjuhën shqipe derisa ai është pajtuar me të.

    ...

    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,89807

  8. #1018
    Keshtu jane shpiunat shqiptare as qe din se qka shkruajn dhe qka thon ,per vetemin qellim perfitimet e veta personal,,sikures naim miftari kur me dt.24.02.2012 i kerkojk 100 euro e sa tjera ju kish borqe as vete se dike,,pse duke i ndrruar gart tu shku me prostitutka,,gruan me femit nga 20 vite e ka leshu per nje prostitute..

    Fatmire limaj dhe grupi kleqka jane te pa fajeshem ,ketu nuk ka te bej as kushe ne kete raste thjesht as thaqi as kerkushe kete e ka deklaruar edhe thaqi ni jave me heret..po ketu jane thjesh pisat dhe tradhtaret e keti kombi,,dhe ket vetem e vetem perfitime personal...

    Sipas informacioneve brenda gjykates se gjykimi i grupit kleqka do te dal i pa fajeshem dhe at shume shpejte....

    Nje ashtu edhe ramushi shume shpejte pritet qe edhe ky te lirohet,po e marrin ne qafe edhe at shpiunat shqipe foles,,dhe vetem per fitime personale.

  9. #1019
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2012
    Postime
    5

    Të gjithë me Fatmirin!

    Të gjithë me Fatmirin!

    Faik Krasniqi

    Ata që më njohin personalisht, e dinë fare mirë që nuk është në natyrën time t’i dalë në mbrojtje fajtorit, dhe e dinë fare mirë që e çmoj të vërtetën dhe të drejtën, por nuk u durova të rrijë i heshtur dhe duarkryq e të mos reagoj kundër një padrejtësie që po bëhet këto muajt e fundit, me një akuzë të pacipë dhe të padrejtë që po i bëhet luftëtarit të lirisë dhe deputetit të PDK-së, Fatmir Limajt, akuzë që padyshim ka skenarin dhe regjinë në Beograd dhe në mënyrë të pamëshirshme këtë akuzë po e zbaton një mision që ka ardhur tek ne gjoja për të vënë rend dhe ligj në Kosovë, që është vënë kryekëput në shërbim të regjimit vrastar serb, misioni më i dështuar që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë shtet me emrin EULEX.
    E çuditshme! Heronjtë të cilët mbrojtën atdheun dhe popullin trajtohen si kriminelë , dhe kriminelët të cilët masakruan një popull të tërë, konsiderohen viktima të luftës. Kësaj i thonë politikë antishqiptare!
    Pse krim quhet të mbrosh vendin tënd nga një pushtues kriminel që vrau, masakroi dhe zhduki rreth 20000 shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë?!

    Mesa duket dalë ngadalë po mundohen të delegjitimojnë luftën çlirimtare të UÇK-së. Pas nxjerrjes jashtë institucioneve ushtarake dhe policore të Kosovës ish ushtarët e thjeshtë të UÇK-së, EULEX-i po mundohet t’i inkriminojë komandantët e UÇK-së deri sa mos mbetet asnjë ish luftëtar i çlirimit në funksione shtetërore. Sigurisht për këtë që po ndodh është e interesuar veç Serbia. Dhe asaj po i shërbehet.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Thaçi nënshkroi kapitulimin e UÇK-së, dhe prej atij momenti filluan ndjekjet dhe përndjekjet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, edhe atë ndër më eminentët, si psh Limaj dhe Haradinaj, por kur të kihet parasysh pozita e Thaçit në UÇK, nëse ka pasur vend për lëshime dhe shkelje të ligjit luftarak, është dashur që Thaçi i pari të përgjigjet, por ai përkundrazi dita-ditës po bëhet më i dëshirueshmi i Evropës shtrigë.Kjo më shtynë të mendoj se për gjitha këto ka gisht Hashim Thaçi, dhe nuk mundet askush që të më bindë ndryshe, sepse thuhet se dëshmitari X paska qenë pjesëmarrës i përhershëm në momentet e shkeljeve sipas prokurorit, e aty nuk ka mundur të jem as unë e askush tjetër përveç ndonjë pjesëtar i UDB-së i infiltruar në mesin e UÇK-së. Thaçi është fajtori kryesor për gjtha veprimet e tija që nga hyrja e NATO-së në Kosovë, prej takimit të kobshëm me serbët me ndërmjetësimin e Nato-së, dhe kjo është zanafillja e të gjitha të këqijave që po vazhdojnë gjer më sot, dhe e fundit fillimi i bisedimeve me Serbinë.EULEX-it njëherë e mirë i duhet thënë STOP.

    Fatmir Limaj duhet nderuar gjithë jetën, megjithatë na takon neve të ngrejmë zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet Limajt dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

    (Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

    MARRË NGA GAZETA''INFOPRESS'' DHE ''TRIBUNA SHQIPTARE''

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •