Close
Faqja 51 prej 51 FillimFillim ... 41495051
Duke shfaqur rezultatin 1,001 deri 1,019 prej 1019
  1. #1001
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    fatmir limaj tha se hashimi do me eliminoi!
    nders une them se kjo eshte lufta brenda lloit!
    po kush tha bre qe Hashimi po pse po rren
    po ai shqip tregoi qe keta te huajt njiher unmiku tani euleshi po qfar Hashimi a qfar hamami po thua ti qe veq ti e ke ndegjue tuj fol Fatmirin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #1002
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    fatmir limaj dhe hashim thaqi te ndar politikisht shum shpeit dote behet publike fatmir limaj esht viktim e hashimit

  3. #1003
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!


    Mendoj se kjo punë nuk do shumë komente, pasi që dihen këto du gjëra:
    Limaj: Po përpiqen të më eliminojn politikisht!
    Tadiq : Thaqi legjitim per Beogradin!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #1004
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!


    Mendoj se kjo punë nuk do shumë komente, pasi që dihen këto du gjëra:
    Limaj: Po përpiqen të më eliminojn politikisht!
    Tadiq : Thaqi legjitim per Beogradin!
    KILI, a forcohet Thaci&PDK nese arrestohet Limaj?

  5. #1005
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Drenica 97,
    Ti e din ma mirë se une ket punë.
    Hashimi forcohet për momentin , po kur rrëzohet , ka mu rrëzu shumë ma shpejt.
    E keqja ështe se hashimi po mendon se nuk ka mu rrëzu kurrë!

    Koha do te tregoi.
    Unë besoj se nuk e ka gjat!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #1006
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Zvicra ekstradoi Arben Krasniqin e “Rastit Kleçka”

    Publikuar: Sot, më 14 prill 2011
    Zvicra ekstradoi Arben Krasniqin e “Rastit Kleçka”




    Prishtinë, 14 prill - I akuzuari i nëntë, që është përfshirë për akuzën për krime lufte për rastin “Kleçka”, sot është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, njofton InfoGlobi.

    Arben Krasniqi është pjesë e grupit që ditë më parë është arrestuar nga EULEX për gjoja dyshime për krime lufte, ku bën pjesë edhe drejtori i Policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ndërkohë që një për të njëjtin rast EULEX ka ngrit padi ndaj deputetit Fatmir Limaj, por për shkak të imuntetit Limaj nuk është arrestuar.

    Më 16 mars EULEX-i arrestoi 9 ish-lufëtarë të UÇK, si pjesë e hetimeve të bëra për krime të luftës. Urdhër arresti u lëshua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ndërkohë që sipas gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë 5 të pandehurit po mbahen në paraburgim për 30 ditë, 2 të pandehur në arrest shtëpiak, dhe 1 i pandehur është urdhëruar të lajmërohet në polici tri herë në javë, kurse i arrestuari i nëntë është mbajtur në paraburgim në Zvicër.

    “Akuzat ndaj këtyre personave kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe shkelje të integritetit fizik e shëndetësor të civilëve shqiptarë e serbë dhe të robërve të luftës në Kleçkë gjatë 1999. Hetimet bëhen nën mbikëqyrjen e Prokurorit të EULEX -it pranë zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës”, është thënë në një komunikatë të EULEX.

  7. #1007
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Limaj vazhdon betejën me dëshmitë e X-it

    http://www.botasot.info/img/limaj_bs.jpg




    Limaj vazhdon betejën me dëshmitë e X-it

    Mbrojtësi i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka paralajmëruar për gazetën “Epoka e re” se gjatë seancës së sotme të Rastit “Kleçka” që pritet të fillojë rreth orës dhjetë, çështja kryesore do të jetë pranueshmëria si prova ose jo e dëshmive të “Dëshmitarit X”.
    Rrecaj ka thënë se mbrojtja e Limajt është e përgatitur për t’i hedhur poshtë këto dëshmi, në mënyrë që ato të mos njihen si prova që do të përdoren në gjyq.
    Sipas Rrecajt, mbrojtja papranueshmërinë e këtyre dëshmive e ka argumentuar për gjykatën me shkrim, ndërsa sot të shkruarat e saj do t’i mbrojë me gojë.
    Në seancat e mëparshme, mbrojtja ka kërkuar edhe zhvleftësimin e 47 dëshmive që prokurori Salustro i ka marrë pas nisjes së procesit gjyqësor, pasi kjo me ligjet e aplikueshme të vendit tonë, nuk lejohet.
    Fatmir Limaj me nëntë bashkëluftëtarët e tij, kështu do ta vazhdojë luftën e tij për liri.
    Për lirimin e këtyre njerëzve, do marshojnë sot në mesditë nga kompleksi universitar e deri te teatri, studentët e Universitetit të Prishtinës.










    http://www.botasot.info/img/rasti-klecka.jpg




    Gjykimi në "rastin Kleçka"

    GProcedura e gjykimit të deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka", ka vazhduar të hënën.
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, për vepra të cilat supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999, kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja.
    Seanca e së hënës, në pjesën e parë të ditës ka vazhduar me shqyrtimin e dokumenteve dhe fakteve për procesin.
    Pala mbrojtëse e Fatmir Limajt, që u përfaqësua nga një avokat ndërkombëtar, ka kërkuar që ky proces të shtyhet, pasi sipas avokatit Karim Kan, përmbajtja e dokumenteve kërkon përgatitje.
    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati tjetër i zotit Limaj, Tahir Rrecaj.
    “Kemi kërkuar që ky proces të shtyhet për shkak se duhet ekspertiza e detajet e dëshmitarit X. Mbrojtja qysh në korrik të vitit të kaluar ka paraqitur një kërkesë për ekspertim, nuk është kryer ekspertiza. Ne dyshojmë në të dhënat dhe përmbajtjen e atij ditari dhe në kohën kur është shkruar ai”, tha Rrecaj.
    Ai ka bërë të ditur se gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën dhe se më vonë mund të pritet përgjigjja.
    Dëshmitari kryesor, Agim Zogaj, i cili deri në vdekjen e tij është njohur si dëshmitari X, në këtë proces është gjetur i vdekur në Gjermani, më 28 shtator të vitit 2011.
    Në shenjë kundërshtimi të akuzave të ngritura për krime kundër popullatës civile për nëntë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa studentë të Universitetit të Prishtinës, deri sa po vazhdonin proceduar gjyqësore në Gjykatën e Qarkut, kanë mbajtur një protestë në Prishtinë.
    Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga paraburgimi.
    Nehat Gashi, njeri nga anëtarët e këshillit organizativ të protestës, tha se procesi gjyqësor i “rastit Kleçka", është i motivuar politikisht.
    “Ne mendojmë dhe jemi të sigurt se lufta jonë e shtrenjtë dhe e shenjtë ka qenë e pastër si loti. Andaj jemi këtu që të shprehim përkrahjen tonë maksimale për luftëtarët e lirisë dhe për t’i thënë EULEX-it se ka gabuar shumë rëndë. Mendojmë po ashtu se akuzat e tyre janë më motive politike, dhe për ta njollosur dhe barazuar luftën tonë çlirimtare me gjenocidin serbo-sllav të shkaktuar në Kosovë”, tha Gashi.
    Në ketë protestë foli edhe ish- shefi i brigadës 121, Skënder Hoti.
    Ai i tha se është e padrejtë që ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ndiqen politikisht.
    “Kjo akuzë është e orkestruar nga EULEX-i dhe e dirigjuar nga Beogradi dhe nga njerëz të ulët dhe të paguar, të trajnuar për të shpifur, që po tentojnë t’i njollosin me sublime më të vlefshme të këtij populli vlerat e UÇK-së”, tha Hoti para protestuesve.
    Hoti u bëri thirrje edhe drejtuesve të institucioneve të Kosovës që të mos heshtin për ketë proces gjyqësor ndaj çlirimtareve.
    “I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, Parlamentit, Presidencës, të gjitha forcave politike, që të mos heshtin ndaj këtij gjykimi politik. Ne ju themi kujdes se nesër për këtë heshtje do t’iu gjykojë populli dhe do t’iu mallkojë historia”, tha ai.
    Ndryshe, zoti Limaj nuk e gëzon më imunitetin e deputetit, pas një interpretimi të Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese i bëri më 20 shtator të 2011-ës, nëpërmjet të cilit të gjithë ligjvënësit u zhveshën nga imuniteti që gëzonin deri atëherë. (rel)



    Komente (18) Kthehu | 30.01.2012

    O njerz shkruni qka te doni e si te doni por nje gje esht e vertet se keta as nje shka se kan vra por shqiptar kan vra sa kan mujt. shkijet andej ibrit bejn si te dojn se keta vet jau kan leju se skan pas koh me u marr me ta por jan marr me shqiptar per ti eleminu kundershtart politik se ju ka interesu pushteti.
    dreni 30.01

    me intereson nje gje kah vlla keto pare per keta advokat te huaj po nese nuk keni ba gje pse ju duhet gjith ky advokat na spo kemi pare me pagujte nje mjeshter per lavatriqe e ky edhe advokat nderkombetar halla ju koft more patriotat e popullit
    muja e halili 30.01

    Mu QUDIT ME DO SHQIPTAR ketu me komentet e tyre !! Pse folni kur nuk dim ne gjanat mire si kan ndodh !! Njani kish than mire "PA HANGER HUDER NUK TE VJEN ERA " . Une krenohem me UCK , por do gjana duhet te zbardhen se kush i bani ?? Se perndryshe dote mbet "faqe e zez e historis Shqiptare/Kosovare . Une kam nje shok ketu nga Malisheva : nuk me ka than ai fjal te mira per njeriun ne fjal??
    I Drejti 30.01

    Ju te nderuar komentues thuajni e shkruajni q'te doni.Eshte e drejte e juaja ta shprehni mendimin tuaj.Vetem mos mendoni se EULEX-I ESHTE ORGAN NEUTRAL DHE I PAANSHEM.Vetem tri dite ma pare u lirua nga paraburgimi vrasesi i Enver Zymberit,kinse gabimisht i arrestuar,edhe pse te gjithe policet qe kane qene pran Enver Zymberit e kane identifikuar si njerin nga shtisit me arme zjarri kunder njesise speciale te policie se Kosoves.Euleksi eshte nenshkrues i protokolit me policine e Serbise,dhe i heton te gjitha rastet kunder shqiptareve qe kane te bejne me luften e UQK-se.Mjerim eshte te mendohet se 10 te akuzuarit per rastin KLEQKA, gjykohen per krime kunder popullates civile shqiptare.Veriu i Kosoves eshte perplot me kriminel te luftes e pasluftes ne Kosove,dhe akoma nuk ka asnje te dyshuar,te arrestuar apo te burgosur.Deri sa shqiptaret te kuptojne se mekanizmat nderkombetare jane ketu per ta mbrojtur pakicen serbe dhe joshqiptaret, ne per qdo dite do te fundosemi thell e ma thelle.
    Destan Begu 30.01

    @ Uka L. Përshendetje,komenti yt është shumë i drejt konkret dhe i pa anshëm.Kushdo që ka bërë krime apo diçka të keqe ,duhet të dënohet pa marr parasysh kush është dhe çfarë pozite gjindet.Drejtësija mbi të gjitha..!
    IKRASNIQI 30.01

    Te lumte ...Uka .L....te lumte se e ke qellu..shume komente me vende...edhe ti po i njihe keta pisa ...te ..LPk.se...aragtet ma te mire te shkinise ishin dhe sot jane ..xhavit haliti I kelmendi a.syla ..dhe disa Regrute te tyne qe duhet sa ma shpejte mi bo sugjuke se per ndryshe na shkoj Dardania ne shkini...
    kom....zmija 30.01

    Populli ska nevojë të protestoj për gjykimin e F.Limajt me shokët e tij.F.Limaj nëse është i pastër,ska çka merzitët,bile duhet të ndihet krenar nëse edhe kësaj radhe gjyqi nuk gjen fakte për ta dënuar.Askush nuk ka të drejtë të përzihet në gjyqësi,bile protestat nuk ndihmojnë asgje ,veç sa e komprimitojnë gjykimin. Shumë të zeza kanë ndodhur në Kosovë gjatë dhe pas luftës,dikush është fajtor,por si duket ata të vertetit nuk janë duke u gjykuar..! Limaj akuzohet ,por kjo nuk do të thot se është fajtor ! Gjyqi duhet të marr vendim të drejtë.
    IKRASNIQI 30.01

    Duke i lexuarë kto komente gjithmonë e më shumë po kuptojë se Shqipfolsitë qëndrojnë pasë Akuzave të DICK MARTYT, ta quashë kriminel dike qe vretë oficerë Serbë që kanë ardhë në Kosovë per ta shfarosurë një Popullë të tërë ashtë kulmi i poshtersisë turp turp turp të keni si spo skuqeni para thmive tjuvë oooooooooo njerzë po i thuhet Ramushit Fatmirit Hashimit vrases por ju qe shkruni keshtu keni probleme mendore shkoni vizitohuni te psikiatri oooooo te mjerë.
    B.Jashari-Austri 30.01

    Fatmiri duhet ta di se ku ishte rreshtu ne kohe te luftes, ne cilen grup politike dhe cfare strategjie perdoren shoket e ti per te arrite deri te pushteti.Enveristat kan pergjegjesi per krimet ne Kosove.A ishte Fatmiri pjese e tyne apo ishte vetem nje ushtar i thjeshte dhe kryente detyrat qe iu kishen uredhenu!? Okupatori, shpiuni, krimineli jan te njete. Nese Fatmiri nuk i perket asnje nga keta grupe nuk ka pse merzitet. Nese Fatmiri nuk ka lidheje me shikun enverist te I.kelmendit e Xh. Halitit, nuk duhet ta ben te amdhe kete pune. Deshemon vetem per veten e ti dhe komandanetat mbi ta qe i kan uredhenua te kryen detyren si ushtar i Populli e Atedheut.Ashte luajt djallezi ne kurriz te shqypetareve, Fatmiri nese nuk ashte pjese e djalleziz, ashte i mbrojutun vetevetiu. Une Uka nuk mund te akuzoj Fatmirin s ei kam me te ndegjueme,por mund te deshmoj per krye banditet e djallezive, Xh. Halitin, I.Kelmendin, A.Sylen dhe krejte ishe kreun e LPK-es enveriste nene e te gjitha krimeve.
    Uka L. 30.01

    tradhtar edhe shpijunat i vrajn edhe sot amerikant rust gjermant e te gjith, e neve ne kosov na denoj te hujt deri kur keshu i kue ne udheheqje te hujt.
    arsimi_peja 30.01

    Nese dikush ka veperu njete si shiket, ka vra shqyptar, duhet te krahasohet jo si shkiet por me teper se shkau. Nuk vritet kundershtari yt shqypetar, nuk vritet e vidhet populli e pastaj te shpifesh mbase shpine me lloj lloj metodash e marrezish, vetem per te krijua huti ne popull. A nuk vepruan njete shkiet, shpifen,vran tinezishet, njete vepruan komunistat partizan ne krye me enverin e fadilin. Po idhetaret e tyne envero-stalinistat te ashtu quajtun LPK cfare bene, si aredhen ne pushtet? e mban mend kete periudhe lufte populli shqypetar? E kam fjalen per luften e funedit ne kosove. Nuk di a ashte Limaj fajetor per akuzat qe i ngarekohen. Ai nese e ndien vetin te paster, nuk duhet te shfrytezon rinin,studentat e manipulu nga propogandat falco patriotike. Ai duhet te bazohet ne veteveten.
    Uka L. 30.01

    nuk krahasohen okupatoret dhe spiunat me atdhetaret clirimtaret nuk e di qysh nuk ju vjen turp prokuris edhe ajo shqiptare e kosoves nese esht per tu gjykuar duhet shkiet te cilet krejt e kan duart e perrlyera me gjak shqiptari clirumtaret mjaft kan vuajt prej okuparit gjenocid e tash te njejtat gjygje mi pas prej shqiptareve ai deshmitar edhe me kan gjall ai fort ish kan i pshtjellt nuk i kish pas shenjat aq te pastra kur deshmon kunder njerzve ma patriota te kombit shqiptar ne vend si ti jepni lavdata mundohen mi gjyku
    vesel ahmetaj 30.01

    duhet krejt poplli me pretestua kunra gjykimit te Herojt te Kosoves Fatmir Limajt edhe ushtarve te ti te gjith ne kam per herojt ekosoves heroj e gjall e jo protesta vv Rrugaqav si eperqajn popllin
    Emri 30.01

    duhet krejt poplli me pretestua kunra gjykimit te Herojt te Kosoves Fatmir Limajt edhe ushtarve te ti te gjith ne kam per herojt ekosoves heroj e gjall e jo protesta vv Rrugaqav si eperqajn popllin
    Emri 30.01

    Pa hanegr Hudra ,Ase era nuk te vendn , edhe fatmir Lima nuk eshte ipastur ! Ka edhe tjer si Fatmir Lima Perron so Macao ner sofer!!!
    Qobani vrellla e Gadimes 30.01

    Prej ni shpati ti lshova syt, a pe din kush të ka qit në pritë?Apo e din gjatë lufte çka bat e per çka luftuet, e mas lufte si punuat? S`keni pas as buk me u ngi, desh e dath në borë e në shi.Po mas lufte u priu e "mbara" Prej Hashimi e deri te Kamishat, s`po ja dini skajn pasunisë, hiq pa djers e pa u mundue, veq me forcë e tue kërcnue. Sami Lushtaku në Skenderaj, Vushtri e Mitrovicëme Hashimin luajn cic mic, Rremi në Prishtinë në Llap natan, haraq qet e ban Qka të don,E ti Fatmirë në Suharekë me rrethinë s`ke lanë arë e fush pa e ba tanen edhe djerrinen, Ramushi Dukagjinin, Xhavit Zeka me shoqni na u kanë ba milionera të ri, tanë me rrena e poshtersi, po qysh s`ditet me ngi.A spo eshifni çka i bat Kosovës edhe t`huajt janë tue u qudit, qysh mundeen kështu vendin me e mbyt.Po çka asht ma zi se i vrat njerzit me tradhti, bile pas vrasjeve u shkoni në shpi e mandej per t`i mbuluar vrasjet e bame ata i shpallni edhe dëshmor,sepse familja e tyre ka qenë bashkë me te horrë, evërteta del
    Gjarpri 30.01
    Me mire do ishte te presim rrjedhat e gjyqit dhe mos te bejme paragjykime, nuk besoj qe ka prova qe mund te rendojne zot. Limaj,ky proces gjyqesore me duket me shume eshte montuar per te degraduar luften e drejte te UCK.
    Prroka 30.01
    Aman Limë pash jeten tane, a ma vshtir n`luftë a me dëshmitarët X që po të dalin, e sa y e z-ti është ku me dijtë, disa s`don me dal, disa s`guxojnë. Po s!eshtë me rëndësi a dalin a s`dalin atë që e ke ba u denove a su denove ajo është ba, e ka me i kushtue ndergjegjes s`ate po edhe Kosovës i ka kushtuar e po i kushton, po nëse s`i ke bë , poashtu u denove a s`u denove, ndergjegjen e ke të paster, por pasojat e denimit apo te shpifjeve e kanë të veten.Po mileti thot ku ka zë s`është pa gjë.
    Bacaloku 30.01
    Po del populli (disa studenta) nëpër rrugë për ti dal në mbështetje Fatmir Limës e po dalin nëpër rrugë për gjëra tjera e askujt nuk po i bie ndërmend me dal me protestu për gjendjen e vështire ekonomike që po përballohet Kosova. po qëta njerëz sikur Fatmir Limaj dhe bashkë (luftëtarët)punëtorët e tij e kan pru Kosovën në këtë gjendje duke e vjedhur pa menduar se janë duke e vjedhë popullin. Në qdo shtetë demokratik (megjithëse falë "trimave" të PDK-ës Kosova nuk mund të bëhet kur demokratike) pa marrë parasysh se për kend bëhet fjalë, po qe se e ka keqpërdorë detyrën ai dënohet. Kuptohet që si Fatmiri edhe shumë Fatnira tjerë e kan vjedhur shtetin dhe mjerisht deri sa janë në pushtet do ta shterin edhe më shumë. Mirëpo muj me paramendu që këta studenta që kan dal në përkrahje të Fatmirit nuk janë tjetër veq kësi kusherinjë të tij që e kan tërhequr edhe ndonjë student duke i ofruar shërbime tjera apo edhe para. Mendoni studenta të dashur se kend po e përkrahni. Thjesht një KRIMINEL
    Arsimi nga Peja 30.01
    Per trimni nuk e di a per hajni duhet mu denu dhe ter pasurin duhet me ja konfisku jo vetem Limes po te gjithe hajnav.
    Londonasi 30.01
    binak zeza qaush bllaca ditet i keni te numruara ju far e keqe pjell e rankoviqit mos i quaj Çlirimtaret kriminel se nuk do ta kesh te larget diten kur do ta psosh lkura per se gjalli ka me tu rrjep ty dhe gjith kopilave te rankoviqit ska as nje shtet ne bot qe do tju shpetoj ka meju ndjek vdekja ku do qe do te shkoni
    kushtrimi 30.01
    RROFT LIMAJ SKA BER KRIM KA QEN LUFT MBROJTESE QA PO MENOJN ATA BUDALL ME JU NEJT GADITU E ATA MET RJEP A SKA SOSHT LIMAJ DELME SI SHUM SHQIPTAR QE JAN DELME E FLASIN NE DEM TE SHQIPONJAVE
    muhamet 30.01
    lima burr shteti kosovar trim imadh luftetar qlirimtar ne fund ne shtet kryeminiser i kosoves dot jet vagjdo lima
    oooo kosovaaaaaaaaa 30.01
    per komenin e gjakovarit edhe komenti imi dhe komenti gjilanasit kan qen mendime tona se lima se miriton mu denu per krime se nuk asht kriminel po qlirimtar ikosoves kshtu jam ibindur une si qyteta
    ferizajlija 30.01

    perty ferizajli mesmendo se lima asht njeri imir siq pothuet ne kto komente se pash ne komente nga nje ferizajli dhe gjilansi se lima qsht njeri imir po gabim ekeni sasht bash qashtuse pa hger huder era nuk tevjen
    GJAKOVA 30.01





    PA HANGER HUDER STE VJEN ERA.GJITH ATO PARA QE I PAGOVE AVOKATET,PSE NESE JE I DREJT ,E I PA FAJ PSE PAGUAN,MA MERR MENDJA DUHESH EDHE NJI HERE ME SHKUE TE RAMUSHI,SE ESHT MERZITE PA TY,AVOKATET PO I NDERRONE PERDITE KUSH MUNDET ME I THANE NGJYRES SE ZEZE, E BARDHE,VEQ PARLL...I KOSOVES MUNDET,ASHTU I KEMI PUNET...POSHT HAJNAT,KRIMINELET,...
    DOLLAPI-CH 30.01

    Fatmir Limaj vet-veti ja ka bërë kulaçin,dhe nëse e ka mizën mbas veshi,ja paftë hajrin..! Më shumë se njeriu që ja bën veti,nuk mundet kush tia bëj..Limaj ka probleme të mëdha.
    IKRASNIQI 30.01

    Majgona nuk asht e vertet qe Thaqi jaka punuar .Ti lami kritikat ne mes veti ta mrojminjeri tjerin kur e shohin qe jemi te lidhur ngusht me njeritjerin nuk mundet askush me na denue Ter populli duhet te qohet ne kemb me brojt Fatmir Limen dhe te tjeret sepse keta na kan pruar lirin
    naski 30.01

    Shaban Arusha esht i bindur se zoti Limaj do ta fitoje dhe betejen e tret..Beteja e par ka kjen kunder shkjaut e dyta ne Hag e treta kjo ne Prishtin kunder Eulexit dhe klyshve te tij te cilet mundohen me ja humb karieren politike zotit Limaj dhe bashk luftarve te tij.Liri sa me par se pari per shokt qe gjenden ne Hag ne krye me te madhit Ramush Haradinaj dhe liri per te tjeret qe po mbahen pa drejtsisht.
    SHABAN ARUSHA 30.01

    Kush jane keta pisa qe dalin ne rruge mi mbrojte kriminelet...keta jane studenta te paguar nga kjo qeveri e shkive...Edhe hashimi me shoke duhet sa ma shpejte te burgodet...ose shkoj Kosova ne srbi,ose rusi....
    binak zeza 30.01

    O Fatmir Limaj, Hashim Thaçi ta ka bere kulaçin! Dije njehere e pergjithmone!
    Maigona 30.01
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #1008
    Fatmir Limaj dhe gjdo njeri i cili qofet edhe nese ka kapure armen edhe per tri dite per mua eshte i shenjet,,dhe gjdo njeri luftetare me dhimet qe sot predhin neperburgjet e kosoves dhe hages ..

    Ku te gjithe jane te pafajeshem po qka ti bejessh si shqipatret ishin dhe do te mbeten shume te lige nga morali i te qenurit shtet...

    Edhe gjermani,Amerikani,francezi,Anglezi dhe gjdo shtet ka then se ne gjithe boten shpijunat i paguajn me lek,kures tek shqiptaret i ke pa lek ne gjdo kohe dhe kur do.
    dhe keta sot qe gjykohen jane te pa fajeshem plotesishte ..

    Po qka me i ba kur edhe ne kete forum si gjithe here ka shume shpiuna dhe njerz te cilet kurr nuk ja kane deshure te miren vendite e le ma Qlirimtareve...

    Po keta Qlirimtare jane ata te cliet e sollen lirin qe ne po e gezojmi sot,,po fatkeqsishet sot ka edhe shpiuna shume ketu ne kosove qe nuk ja duan te miren ksoves as sot,,,ku te gjithe sot i pa aktivistet e VV te cilet kerkojen republik ku kjo eshte kerkuar ne vitet e 78/83 e sot keta kerkojen prap..ku ende nuk jane tu e diture qe Kosova qe kater vite jemi Shetet dhe i njohur nderkomtarishte nga 86 shtetet me te fuqishme te botes.

    E keta jane ende ne gjume fatkeqsishet dhe mjerishte per ta.........

    Une ju uroj dhe jam i bindure 100 per qinde se edhe lima edhe ramushi dhe te tjeret do te dalin te pa fajeshem nga keta shpiuna dhe shqipe folsa ...

  9. #1009
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Ndërpritet seanca ndaj Limajt

    http://www.botasot.info/img/610x-27.jpeg




    Ndërpritet seanca ndaj Limajt

    (I Plotësuar) - Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është ndërprerë sot seanca gjyqësore në procesin ndaj deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish ushtarëve tjerë të UCK-së.
    Pala mbrojtëse ka kërkuar përjashtimin e prokurorit, Maurisio Salustro nga çështja, pasi sipas dorëshkrimeve të dëshmitarit X dhe deklaratave të familjarëve të tij , ai i ka marrë dëshmitë e X-it me presion psikologjik. Trupi gjykues është tërhequr në pritje të një vendimi i cili do të merret deri të enjten nga kryeprokurori i EULEX-it, ndërsa seanca e radhës do të mbahet të hënën.
    * * * * *
    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot vazhdon procesi gjyqësor kundër deputetit, Fatmir Limaj dhe nëntë pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte.
    Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për shtyrjen e procesit deri në vërtetimin e të dhënave dhe përmbajtjen e ditarit të dëshmitarit X.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #1010
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    PDK: SALUSTRO, DORËZOJE IMUNITETIN

    Nga Express 01 Shkurt 2012 11:46


    Partia Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka thënë se me vëmendje po e përcjell procesin gjyqësor, Rastin Kleçka.

    Kjo parti është ndërlidhur me faktin se, përkundër kërkesës së Mbrojtjes së Fatmir Limajt, Prokurori i çështjes, Marucio Salustro, nuk ka pranuar të vihet në shërbim të drejtësisë duke u thirrur në imunitetin e tij.

    “Partia Demokratik e Kosovës konsideron se në vendet demokratike, ku sundimi i së drejtës është parim themelor, askush nuk mund të fshihet pas imunitetit”, thuhet në komunikatën e PDK’së, të lëshuar sot në mëngjes.

    “Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje EULEX’it që të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në funksion të këtij qëllimi, për trajtim të barabartë të të gjithëve para ligjit. Partia Demokratike e Kosovës i përmbahet fuqishëm motos askush mbi ligjin, të gjithë të barabartë para ligjit”, përfundon komunikata.

    Mbrojtja e Fatmir Limajt ka paraqitur, të martën, para kryeprokurorit të EULEX’it dhe para gjykatës kërkesën për shkarkimin nga detyra të prokurorit special, Maurizio Salustro.

    Mbrojtja, në kërkesën e saj, ka listuar një sërë arsyesh që ajo konsideron se prokurori duhet të largohet nga çështja. E kërkesa e tillë erdhi pasi që në ditarin e dëshmitarit X është akuzuar edhe prokurori, se në seanca të marrjes në pyetje, e ka shtyrë që të nënshkruajë procesverbalin pa iu përkthyer.

  11. #1011
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Ditari i Dëshmitarit X është shkruar nga katër persona


    Nga Express 06 Shkurt 2012 18:13


    Ka nisur shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka” për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Në këtë seancë është trajtuar besueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit “X” si dhe thirrja e prokurorit të rastit, Maorizio Salustro në cilësinë e dëshmitarit. Mbrojtja e ka dorëzuar sot një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”. Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka” është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet.

    Ndonëse në seancën e sotme si prioritet ishte përcaktuar të trajtohet besueshmëria ose jo e provave të shënuara në ditarin e dëshmitarit “X”, kjo çështje u prek vetëm pak në fillim të saj, ndërsa e tërë kjo seancë u fokusua në rëndësinë që prokurori Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit në këtë rast. Mbrojtja kërkesën e saj që prokurorin ta ftojnë në cilësinë e dëshmitarit e mbështet në akuzat që Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” ka bërë ndaj tij në ditarin e vet.

    Meqë prokuroria nuk bëri deri tani një analizë të grafologjisë për ditarin e dëshmitarit Agim Zogaj, një veprim të tillë e ka bërë mbrojtja, e cila ka angazhuar ekspertin e grafologjisë në Shqipëri, Hysni Kotri.

    Sipas Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt dhe bashkë iniciues i analizës së grafologjisë, tregon se ekspertiza e nxjerrë nga eksperti i kësaj çështjeje pasqyron se ditari i dëshmitarit “X” është shkruar nga katër autorë të ndryshëm.

    “Prova më e rëndësishme të cilën ne e kemi deponuar sot është një ekspertizë e bërë nga një ekspert i autorizuar i grafologjisë është nga Tirana dhe unë me kolegun Kahn kemi bërë një kërkesë për ekspertizën e ditarit të dëshmitarit “X” Agim Zogaj, dhe nga rezultatet dhe ekspertizat që i ka dhanë eksperti del se të paktën nga katër duar është shkruar ditari. Do të thotë, sipas ekspertit nuk është ajo që ditarin e ka shkruar vetëm Agim Zogaj, por aty janë katër persona të ndryshëm, sepse dallimet në shkrime janë në katër pika të cilat i ka marrë si model për ekspertizë dhe kjo tregon se besueshmëria e ditarit të dëshmitarit “X”, Agim Zogaj, po ashtu edhe deklaratat e tij është në nivelin zero”, ka thënë ai.

    Rrecaj ka shtuar se dëshmia e analizës së grafologjisë së ditarit është edhe një mbështetje shtesë e cila e arsyeton kërkesën e mbrojtjes që kaherë e ka bërë për një analizë të tillë, por që është neglizhuar. Ai shfaq shpresën se trupi gjykues do të marrë vendim që analiza grafologjike e ditarit të dëshmitarit “X” të bëhet sa më parë.

    Më tej, mbrojtja ka insistuar që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Pala mbrojtëse mendon se dëshmia e prokurorit do ta ndihmonte procesin në zgjidhjen e shumë pikëpyetjeve që po e shoqërojnë këtë proces.

    Kjo kërkesë e mbrojtjes që sa kohë është duke u bazuar në akuzat që Agim Zogaj i ka bërë në ditarin e tij ndaj prokurorit Salustro.

    Në mbështetje të kësaj kërkese doli edhe Ramiz Krasniqi, avokat mbrojtës i Belul Limajt, i cili citoi pjesë nga ditari i Agim Zogajt, e që kanë të bëjnë me akuzat e tij ndaj prokurorit Salustro, duke thënë se “prokurori po më shkatërron, Salustro po më bënë presion, Salustro po më çon në vdekje”.

    Mendim mbështetës lidhur me ftesën e prokurorit Salustro në cilësinë e dëshmitarit e dha pas seancës edhe Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Nasen Krasniqit, i cili tha se në ditar janë disa gjëra që vetëm prokurori Salustro mund t’i sqarojë.

    “Kemi apeluar, kemi propozuar te trupi gjykues që zotëri prokurori të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit për t’i verifikuar disa rrethana të cilat kanë të bëjnë me deponimin e ditarit nga ana e vëllait të dëshmitarit “X”, Afrim Zogaj, i cili është publikuar edhe në mjetet e informimit. Sipas atij ditari ekzistojnë disa çështje të cilat patjetër duhet të sqarohet”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, avokati Tahir Rrecaj jep edhe arsyet tjera pse prokurori Salustro duhet të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se janë një sërë akuzash të rënda që janë ngritur ndaj tij nga Zogaj për përdorimin e metodave të ndaluara në raport me dëshmitarin, dhe nëse këto akuza vërtetohen, atëherë denueshmëria është deri në dhjetë vjet burg.

    “Ato janë akuza të rënda të cilat ngrisin çështjen e përdorimit të metodave të ndaluara me ligj në raport me dëshmitarët dhe në qoftë se vërtetohen akuza të tilla, prokurori ka shkel ligjin në mënyrë më flagrante jo vetëm procedural, por veprime të tilla nëse vërtetohen, ato paraqesin elemente të veprës penale marrja e dëshmive me dhunë neni 163 i Kodit Penal që në rastet më të rënda siç është ky denueshmëria mund të shkojë edhe deri në dhjetë burg nën kushtin që do t’i hiqet imuniteti dhe do t’i nënshtrohet një përgjegjësie penale”, ka thënë ai.

    Avokati Rrecaj shton se nëse deklaratat e “X” karshi prokurorit dalin të rreme, atëherë duhet që edhe deklaratat e po të njëjtit dëshmitar me të cilat akuzohet Fatmir Limajn të dalin si të pavërteta.

    Seanca e sotme përfundoi pak para kohe, pasi që në të njëjtën sallë pritej të mbahej seanca e radhës në rastin “Medicus”. Seanca e radhës në rastin “Kleçka” mbahet nesër prej orës 10.00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. /kosovapress/

  12. #1012
    Gjdo gje Euleksi me disa shqipe folsa ne bashkpunim me serbin jane duke ber nje lufte kunder gjdo pjestari te UÇK-se ,edhe ne kete raste kunder limajt dhe te tjerev..vertet ketu ka shume euleks dhe krysishet jane personel i cili ishin edhe sot jane kunder kosoves dhe pavarsis se kosoves eshte mekat,tuli pisi kishe po bej hetim .........

  13. #1013
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vazhdon procesi gjyqësor për rastin ”Kleçka”

    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot vazhdon shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor kundër deputetit Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij.

    Në këtë seancë do të trajtohet besueshmëria e provave të dëshmitarit “X”.

    Sipas avokatit mbrojtës, Tahir Rrecaj, pas një ekpertize grafologjike rezulton se ditari i dëshmitarit kryesor është shkruar nga të paktën katër persona.
    Bota sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  14. #1014
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Une jam kunder ketyre gjykimeve ,eshte e vertet se shumica e ushtarve te UÇK u tradhtun dhe u vran nga shqiptaret ,ran ne prita u vran pas shpine e disa u detyruan edhe te bejn vetvrasje,shum komandant luftuan ndermjet vete per pozita ,Mirpo me keto gjykime qe po na ben evropa dhe amerika po del se shqiptaret paskan qen ata qe kan ber gjenocid ne kosov pasi me shum jan duke u denu shqiptar se sa serb dhe per kete gje une jam kunder ketyre gjykimeve
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  15. #1015
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Une jam kunder ketyre gjykimeve ,eshte e vertet se shumica e ushtarve te UÇK u tradhtun dhe u vran nga shqiptaret ,ran ne prita u vran pas shpine e disa u detyruan edhe te bejn vetvrasje,shum komandant luftuan ndermjet vete per pozita ,Mirpo me keto gjykime qe po na ben evropa dhe amerika po del se shqiptaret paskan qen ata qe kan ber gjenocid ne kosov pasi me shum jan duke u denu shqiptar se sa serb dhe per kete gje une jam kunder ketyre gjykimeve
    Valla bre Abedin per ne sasi jo, se nuk kan pas kaqik, veq per cilsi nuk jau kan lshue rrugen hiq. disa krime qi kta i kan ba as shkjet nuk kan bo si kta. po t njajtit jan kan dora e zgjatun e shkijeve.

  16. #1016
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    mos po vjerret si X ky mafiozi salustro?

  17. #1017
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Salustro e pranon se “X”-i nuk ka nënshkruar deklarata në shqipe

    Prishtinë, 29 shkurt - Avokati mbrojtës i Naser Krasniqit, Florin Vertopi, edhe sot ka vazhduar argumentimet e tij kundër dëshmive të dëshmitarit “X”. Sipas tij, janë shkelur një mori nenesh të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kur gjyqtari i procedurës paraprake Agim Zogajn e ka shpallur dëshmitar bashkëpunues.

    Vertopi ka thënë se dëshmitarit nuk i ishte ofruar procesverbali në gjuhën shqipe, kështu që Zogaj as që ka ditur se çfarë po nënshkruante.

    ...

    Ai ka ngritur edhe një çështje tjetër, atë të nënshkrimit të deklaratave në gjuhën angleze, e për të cilat, dëshmitari “X” nuk dinte fare se çfarë po nënshkruante, pasi që, paraprakisht, nuk i ishte siguruar një kopje e procesverbalit në gjuhën shqipe.

    Sipas tij, kjo me siguri se çon peshë për mbrojtjen, për arsye se nëse Agim Zogaj ka nënshkruar deklarata dhe nuk ka qenë në dijeni se çka po nënshkruan, atëherë kjo përbën një bazë të fortë që ato deklarata të shpallen si të papranueshme.

    Një gjë të tillë të ngritur nga avokati Vertopi, siç raporton rtk-ja, e ka pranuar edhe prokurori Salustro, duke thënë se Agim Zogaj kurrë nuk ka nënshkruar deklarata në gjuhën shqipe.

    Por, sipas prokurorit, kjo është kompensuar nga përkthyesi duke ia përkthyer atij deklaratën në gjuhën shqipe derisa ai është pajtuar me të.

    ...

    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,89807

  18. #1018
    Keshtu jane shpiunat shqiptare as qe din se qka shkruajn dhe qka thon ,per vetemin qellim perfitimet e veta personal,,sikures naim miftari kur me dt.24.02.2012 i kerkojk 100 euro e sa tjera ju kish borqe as vete se dike,,pse duke i ndrruar gart tu shku me prostitutka,,gruan me femit nga 20 vite e ka leshu per nje prostitute..

    Fatmire limaj dhe grupi kleqka jane te pa fajeshem ,ketu nuk ka te bej as kushe ne kete raste thjesht as thaqi as kerkushe kete e ka deklaruar edhe thaqi ni jave me heret..po ketu jane thjesh pisat dhe tradhtaret e keti kombi,,dhe ket vetem e vetem perfitime personal...

    Sipas informacioneve brenda gjykates se gjykimi i grupit kleqka do te dal i pa fajeshem dhe at shume shpejte....

    Nje ashtu edhe ramushi shume shpejte pritet qe edhe ky te lirohet,po e marrin ne qafe edhe at shpiunat shqipe foles,,dhe vetem per fitime personale.

  19. #1019
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2012
    Postime
    5

    Të gjithë me Fatmirin!

    Të gjithë me Fatmirin!

    Faik Krasniqi

    Ata që më njohin personalisht, e dinë fare mirë që nuk është në natyrën time t’i dalë në mbrojtje fajtorit, dhe e dinë fare mirë që e çmoj të vërtetën dhe të drejtën, por nuk u durova të rrijë i heshtur dhe duarkryq e të mos reagoj kundër një padrejtësie që po bëhet këto muajt e fundit, me një akuzë të pacipë dhe të padrejtë që po i bëhet luftëtarit të lirisë dhe deputetit të PDK-së, Fatmir Limajt, akuzë që padyshim ka skenarin dhe regjinë në Beograd dhe në mënyrë të pamëshirshme këtë akuzë po e zbaton një mision që ka ardhur tek ne gjoja për të vënë rend dhe ligj në Kosovë, që është vënë kryekëput në shërbim të regjimit vrastar serb, misioni më i dështuar që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë shtet me emrin EULEX.
    E çuditshme! Heronjtë të cilët mbrojtën atdheun dhe popullin trajtohen si kriminelë , dhe kriminelët të cilët masakruan një popull të tërë, konsiderohen viktima të luftës. Kësaj i thonë politikë antishqiptare!
    Pse krim quhet të mbrosh vendin tënd nga një pushtues kriminel që vrau, masakroi dhe zhduki rreth 20000 shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë?!

    Mesa duket dalë ngadalë po mundohen të delegjitimojnë luftën çlirimtare të UÇK-së. Pas nxjerrjes jashtë institucioneve ushtarake dhe policore të Kosovës ish ushtarët e thjeshtë të UÇK-së, EULEX-i po mundohet t’i inkriminojë komandantët e UÇK-së deri sa mos mbetet asnjë ish luftëtar i çlirimit në funksione shtetërore. Sigurisht për këtë që po ndodh është e interesuar veç Serbia. Dhe asaj po i shërbehet.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Thaçi nënshkroi kapitulimin e UÇK-së, dhe prej atij momenti filluan ndjekjet dhe përndjekjet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, edhe atë ndër më eminentët, si psh Limaj dhe Haradinaj, por kur të kihet parasysh pozita e Thaçit në UÇK, nëse ka pasur vend për lëshime dhe shkelje të ligjit luftarak, është dashur që Thaçi i pari të përgjigjet, por ai përkundrazi dita-ditës po bëhet më i dëshirueshmi i Evropës shtrigë.Kjo më shtynë të mendoj se për gjitha këto ka gisht Hashim Thaçi, dhe nuk mundet askush që të më bindë ndryshe, sepse thuhet se dëshmitari X paska qenë pjesëmarrës i përhershëm në momentet e shkeljeve sipas prokurorit, e aty nuk ka mundur të jem as unë e askush tjetër përveç ndonjë pjesëtar i UDB-së i infiltruar në mesin e UÇK-së. Thaçi është fajtori kryesor për gjtha veprimet e tija që nga hyrja e NATO-së në Kosovë, prej takimit të kobshëm me serbët me ndërmjetësimin e Nato-së, dhe kjo është zanafillja e të gjitha të këqijave që po vazhdojnë gjer më sot, dhe e fundit fillimi i bisedimeve me Serbinë.EULEX-it njëherë e mirë i duhet thënë STOP.

    Fatmir Limaj duhet nderuar gjithë jetën, megjithatë na takon neve të ngrejmë zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet Limajt dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

    (Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

    MARRË NGA GAZETA''INFOPRESS'' DHE ''TRIBUNA SHQIPTARE''

Faqja 51 prej 51 FillimFillim ... 41495051

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •