Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Studim: Varėsia nga celulari

    Hyrje



    Si te gjitha te ashtuquajturat “varesi te reja”, edhe “celularomania” tenton te shfaqet mbi te gjitha ne lidhje me aspektet me te brishta te individit. Psh, nqs personi ka probleme te vetvleresimit celulari, duke iu pergjigjur nevojes per te kompensuar kete problem, tenton te perdoret si instrument per ta perballur ate. Ne njejten menyre kjo ndodh per individet me predispozicion per varesi kundrejt personave te tjere. Ky shfaqet si nevoje per te menaxhuar nevoja emocionale. Celularomania shpesh shoqerohet edhe me mani te tjera tradicionale apo moderne, si psh, videomania ose varesia ndaj lojrave elektronike.
    Varesi afektive shfaqen edhe kundrejt lojrave te ndryshme qe ndodhen ne celulare.
    Nje shtrirje te kesaj varesie e shohim edhe ne perdorimin e gjere te “sms-ve”. Perpara, kush nuk arrinte te shprehej verbalisht, mund ta bente nepermjet nje kartoline apo nje letre. Sot kjo mundesohet nepermjet nje email ose me shpejt akoma dhe me thjesht nepermjet nje sms-je. Shume shpejt, nevoja per te shprehur shume nepermjet nje mesazhi te shkurter ka ēuar njerezimin ne perdorimin e nje gjuhe te sintetike, te perbere nga shkurtime dhe kode qe eshte pa dyshim me e perhapur tek te rinjte, gje e cila paraqet rrezikun e vertete te varesise nga sms, mbi te gjitha ne nje moshe ne zhvillim. Kjo gjuhe sintetike rrezikon ti marre vendin funksioneve kognitive dhe emocionale ne rrugen e zhvillimit, duke i dhene akses nje forme te strukturuar mendimi ekstremisht sintetik.
    Raporti me celularin eshte potencialisht i rrezikshem per te gjithe, sepse shpesh eshte vetem pjeserisht i kontrollueshem. ( J@mes - E. S. )
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Te dhena statistikore mbi efektet e celularit



    Ne baze te statistikave te publikuara nga “Economist” dhe te konfirmuara edhe nga burime te tjera, italia ndodhet ne vendin e 33° ne bote dhe ne te ( 18° ne Europe ) per telefonine fikse ne raport me popullsine perkundrejt vendit te 5° ne bote dhe te 1° ne Europe per celularin.
    Natyrisht, ky eshte nje nga ndryshimet me te medha ne sistemin e komunikimit ne 10 vitet e fundit ( per rendesine dhe permbajtjen eshte me paresore interneti, por ne terma sasiore perparesi ka telefonia e levizshme ). Edhe pse perhapja e celulareve perfshin pothuajse te gjtiha shtresat e popullsise ekzistojne diferencime ne baze te moshes. Ne baze te nje mesatareje kundrejt te gjithe popullsise, nga 80%, ka nje nivel maksimal tek adoleshentet ( 98% ), vjen duke zbritur paksa ne moshat 18-29 vjeē ( 97% ), tek moshat 30-44 behet 94% dhe ka nje zbritje me domethenese ne moshat me te rritura : 80% per moshat 45-64 dhe 45% per moshat mbi 65 vjeē.
    Perqindja e individeve qe nuk kane me nje linje fikse ne shtepi e qe perdorin vetem celularin (krahasuar me totalin e atyre qe e perdorin) ne pergjithesi eshte e larte (18%) dhe arrin nivelin maksimal (22%) per moshat mbi 65 vjeē. Por, ne te kundert, numri i individeve qe ka nje celular dhe qe vazhdon te perdori edhe telefonine fikse, eshte me i larte per moshat mbi 65 vjeē (62%) krahasuar me te gjithe grupmoshat e tjera (mesatarja per gjithe popullaten eshte 46%.
    Perdorimi i sms-ve (nder individet qe perdorin celularin) eshte natyrisht i larte tek te rinjte (86% per adoleshentet, 90% per moshat 18-29 vjeē), me nje renie tek moshat e tjera me te rritura (75% per moshat 30-44vjeē dhe 54% per moshat 45-64vjeē) dhe i ulet per moshat mbi 65 vjeē (18%).
    Ka diferencime edhe ne menyren e perdorimit te celulareve dhe ne motivet per ta patur ate. Persa i perket perdorimit te mms-ve eshte me pak i perhapur.
    Pak me teper se 1% e moshave 14-44vjeē ( pa diference te madhe midis te rinjve dhe 40 vjeēareve ) bie ne 0.5% per moshat 45-64 dhe ne 0% per moshat mbi 65vjeē.
    I ulet eshte edhe perdorimi i celularet per te degjuar muzike, qe nga 6% per adoleshentet zbret ne 5% per moshat 18-29vjeē, 2% per moshat 30-44vjeē dhe 0% per moshat me te rritura.
    Perdorimi per lojra ( videogame ) ka nje perhapje te konsiderueshme tek adoleshentet ( 27% ) dhe vazhdon pak drejt moshave 18-29vjeē ( 11% ) nderkohe qe shkon drejt zeros per moshat mbi 30vjeē. I ulet eshte edhe perdorimi i celularit per te kaluar kohen gje e cila nuk ka nje perhapje edhe tek moshat 14-17vjeē ( 11% ) dhe ka nje perqindje akoma me te ulet per moshat mbi 18vjeē.
    Ekzisotjne diferencime te konsiderueshme dhe domethenese edhe persa i perket motiveve te perdorimit te celularit. Sigurisht “te formosh grupe shoqerore” eshte e rendesishme per adoleshentet ( 33% ), me pak per 18-29vjeē ( 13% ) dhe ne nivele shume te ulta per moshat me te rritura.
    Dobishmeria dhe nevoja per te “organizuar diten” eshte e qendrushme ndermjet 18-20% per moshat nga 14-64vjeē, ndersa zbret ne 6% per moshat mbi 65vjeē.
    Shprehja “celulari me jep mundesine te kontaktoj me ke te dua dhe kur te dua” ka nje perhapje te gjere ( 83% ) dhe eshte e njejte per te gjithe grupmoshat.
    Ndersa, shprehja “nuk mund te bej dot pa te” eshte me pak e shpeshte seē mund te mendohet ( me nje mesatare prej 10% ).
    Ky perceptim “i varesise” eshte deklaruar 12% nga adoleshentet dhe prej individeve nga 30-44vjeē. Perqindja eshte pak me e larte ( 15% ) per moshat 18-29vjeē, paksa me e ulet per moshat 45-64 ( 6% ) dhe per moshat mbi 65vjeē ( 4% ).
    Siē mund te imagjinohet, nocione si kujdesi apo qetesia jane me te perhapura ne moshat me pak te reja.
    “te jem i lajmeruar ne kohen e duhur per gjerat per te cilat kam nevoje” ka nje rendesi te ulet (16% ) per adoleshentet dhe vjen ne rritje progresive nga 21% per moshat 18-29vjeē ne 30% per moshat mbi 65vjeē.
    “me mundeson nje jete me te qete” eshte ne nje nivel te ulet ( 6-7% ) per moshat 14-29vjeē, pak me i larte ( 14-15% ) per moshat 30-64vjeē, konsiderueshem me i larte ( 25% ) per moshat mbi 65vjeē.
    Mirepo preokupimet per sigurine dhe per marrjen e informacionit ne kohen e duhur, nuk duket se jane dominuese as per moshen e rritur te vone si motiv te perdorimit te celularit.
    Gjithsesi eshte e qarte se megjithe shumellojshmerine e funksioneve te celulareve te rinj, telefonia e levizshme perdoret mbi te gjitha per funksionin e tyre thelbesore – pra si telefon. Ne te gjitha grupmoshat, veēanerisht tek me pak te rinjte.
    Disa analiza dalin nga shpeshtesia e perdorimit te celularit. Perdorimi i shpeshte eshte shume i larte per moshat 14-44vjeē – me pak ne moshat qe vijojne.


    J@mes - E. S.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Telefoni celular dhe fiks ne 22 vende
    Per 100 banore






    Shpeshtesia e perdorimit te celulareve
    per grupmoshat
    Perqindje mbi totalin per secilen kategori





    Grafiku prezanton te dhena te krahasuara me totalin e popullsise, por edhe perqindja e personave qe disponon nje celular eshte e ndryshme. “Pothuajse ēdo dite” per 80% te adoleshenteve, per 82% per moshat 30-44vjeē dhe 94% per moshat 18-29vjeē – ndersa 65% per moshat 45-64vjeē dhe 38% per moshen mbi 65vjeē.
    Ne keto te dhena konfirmohet fakti se te vjetrit nuk jane te gjtihe njesoj dhe qe ekzistojne diferencime te forta ne ēdo moshe ne perdorimin e burimeve te ndryshme te informacionit dhe te komunikimit.
    Si televizioni dhe kompiuteri, edhe celulari perfaqeson nje instrument teknologjik te nje perdorimi ne rritje qe siē deshmojne studimet e fundit eshte edhe nje objekt drejt se cilit mund te zhvillohet nje forme e vertet varesie.


    P. S. Duhet te theksoj se studimi eshte realizuar kohe me pare dhe statistikat e nxjerra ne kete studim, sot, mund te kene pesuar ndryshime. Gjithsesi, qellimi i kesaj teme/studimi eshte me i gjere se sa thjesht statistikor.

    J@mes - E. S.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Nga telefoni tek celulari: ndryshime social-psikologjike te komunikimit telefonik



    Lindja dhe zhvillimi i telefonise se levizshme ka sjell transformime thelbesore sociale, duke i atribuar funksione te reja psikologjike celularit krahasuar me telefonin tradicional. Tendenca e ketij objekti modern dhe te transportueshem te komunikimit per tu bere ne nje kohe te shkurter pjese e te gjitheve, panvaresisht nga mosha apo statusi social-ekonomik, sebashku me zhvillimin ne rritje dhe karakteristikave te shumta teknike, na implikojne ne reflektime relative persa i perket principeve fillestare te funksioneve sociale dhe psikologjike qe celulari zgjidh aktualisht.
    Fillimisht celulari ishte nje instrument i rendesishem, i perdorur nga nje numer i kufizuar individesh, posedimi i te cilit bente te mundur komunikimin ndermjet nje numuri te privilegjuar anetaresh “te perfshire ne aktivitete te rendesishme sociale dhe publike”.
    Shume shpejt celulari filloi te behej pjese e te gjitheve dhe te bente te mundur plotesimin e nevojes se perbashket per tu ndiere prane, duke kaluar keshtu kufirin e kohes dhe ate te hapesires, duke transformuar keshtu mundesine e marredhenieve te perditshme, duke favorizuar mundesine e shtimit te okazione intime dhe nganjehere edhe duke dhunuar lirine dhe hapesiren personale te tjetrit.

    Rrjedhimisht botes se evuluar te telefonise se levizsshme sot, perveē funksionit tradicianl te komunikimit, celulari perfaqeson nje instrument qe permban te pakten tre funksione te rendesishme psikologjike, relative si ne sferen individuale ashtu dhe ne ate relacionale.

    1. Per te rregulluar distancen ne komunikim dhe ne marredhenie me tjetrin. ( Nepermjet celularit mund te afrohesh apo largohesh nga te tjeret: mund te mbrohesh nga rreziqet e impaktit direkt, duke gjetur nje pergjigje per pasigurite ne marredhenie, nga frika e refuzimit dhe nga ndjenjave te pasigurise; nga ana tjeter mund te mbash prane dhe prezent personat me te cilet je emocionalisht i lidhur, duke menaxhuar ankthin e ndarjes dhe distances, duke ndertuar keshtu nje “ure lidhese” qe pershkon hapesira te pafundme ne pak kohe ).

    2. Nje mjet per te menaxhuar vetmine dhe izolimin. ( celulari ne kete kuptim behet simbol i “prezences se tjetrit qe eshte nje entitet gjithmone i mbajtur me vete. Nga kjo lind rrjedhimisht nje investim ekstrem afektiv i celularit qe mund ta shnderroje ate ne nje objekt-fetish dhe posedimi i tij mund te kundervihet drejt dimensionit te “te qenit i poseduar”, pra mbyllja e celularit kthehet ne ndjesine e te berit transparent dhe te paafte per te hyre ne menyre tjeter ne marredhenie.

    3. Nje mjet per te jetuar dhe per te dominuar realitetin. ( Me mundesite e tija te panumerta teknike ne gjendje te te dhuroje idene se mund te jesh prezent dhe i afte per te “ndalur kohen”, me nje apo me shume imazhe, nje iluzion te fuqise qe mund te shnderrohet ne ndjesi ekstreme te te qenit i plotfuqishem.

    J@mes - E. S.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Varesia nga celulari eshte nje fenomen kompleks



    Fenomi social i varesise nga celulari eshte nje problem qe prek mbi te gjitha te rinjte.
    Perdorimi i perditshem dhe i gjere i celularit e ben te veshtire percaktimin e kufijve te sakte diagnostik midis “sjelljes normale” dhe “sjelljes anormale”. Per kete arsye per individualizimin e ketij problemi eshte e rendesishem observimi me teper i aspekteve sasiore sesa i aspekteve cilesore te raportit me celularin.
    Nga pikpamja sasiore, pergjithsisht flitet per “celularo-manine” kur trafiku i telefonatave te perditshme te nje individi, i perbere nga telefonata dhe sms si te marra ashtu dhe te derguara, shkon perafersisht ne 300 kontakte.
    Gjithsesi problemi sasiore mund edhe te manifestohet ne terma telefonatash te gjata me pak persona ose perdorimi ekstrem mund te jete i lidhur me abuzimin e funksioneve te tjera te celularit. Gjithashtu, pertej sasise se komunikimit apo kohes qe kalohet me celulalin, mund te hudhet hipoteza e nje “varesi e celularit” kur nje person shfaq disa nga qendrimet e meposhtme:

    • I kushton pjesen me te madhe te kohes aktiviteteve te lidhura me perdorimin e celularit ( telefonata, sms, lojra, konsultime, mms, etj ), te zhvilluara ne menyre ekskluzive apo sebashku me aktivitete te tjera.

    • Manifeston ndjesi shperqendrimi, dhimbje koke, marrje mendsh, kontraktime te muskujve te fytyres, dhimbje veshesh dhe simptoma te tjera fizike qe mund te jene te lidhura me abuzimin me celularin.

    • Shfaq nje qendrim ekstrem afektiv drejt objektit te celularit qe behet e dukshme kryesisht nga rezistenca per tu larguar nga ai qofte edhe per pak kohe.

    • Demostron nje perdorim te celularit te pajustifikueshem nga nevojat, por si instrument per te kenaqur nevoja te tipit afektiv-relacional dhe si mjet paresore per te komunikuar me te tjeret ne krahasim me mjete te tjera te komunikimit.

    • Tenton drejt ankthit ose akoma me keq drejt panikut, ose gjithashtu provon gjendje emotive te papelqyeshme, ne rast se celulari eshte shkarikuar apo nuk funksionon.

    • Perdor celularin si mjet mbrojtjeje dhe ndemjetes per te hyre ne marredhenie me te tjeret, me te cilet ne rast te kundert nuk do arrinte te komunikonte ne menyre direkte.

    • Priret te perdor celularin si mjet kontrolli ne relatat sentimentale dhe afektive.

    • Eshte i paafte te perballoj momentet e mungeses se kontaktit dhe te komunikimit me dike.

    • Tenton te justifikoj paaftesine per tu shkeputur nga celulari me ane te alibive te ndryshme ( shembull; per arsye sigurie ).

    • Tenton te perdor celualrin per te mbajtur nen kontroll disa frikera ose pasiguri ( frike nga vetmia, fobi specifike, kriza te ankthit, etj ).

    • Tenton te perdor me shume se nje celular, shpesh ne linja te ndara ne baze te marrdhenieve; ( marredhenie pune, miqesi ).

    • Ka zakon te mbaj celularin ndezur edhe gjate nates dhe te zgjohet disa here per te kontrolluar se mos ka ndonje mesazh apo thirrje te humbur.

    J@mes - E. S.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Konkluzione



    Celularo-mania apo sms-mania, po behet nje forme e re varesie qe ben pjese ne te ashtuquajturat “mani e teknologjise se avancuar” – si ajo e internetit, videogame apo chat.
    Konsiston pikerisht ne deshiren e pashmangshme te shtypjes se butonave per t’i thene diēka kujtdo, eshte nje impuls i pafrenueshem per te perdorur celularin, qe nga nje mjet komunikimi shnderrohet ne nje burim valvule shfryrese me boten e jashtme.
    Qindra mesazhe te derguara ne dite dhe ore e ore te tera te kaluara me celularin mund te shkaktojne:

    - Nje ērregullim te sjelljes te tipit kompulsiv ( te ngjashme me shoping pa kufi apo bixhozit patologjik ), qe konsiston ne nje veprim te detyruar, qe personi e ben ne menyre mekanike. Behet fjale per sjellje rituale qe personi arrin nje pike ku nuk mund ta evitoj dhe duke vazhduar keshtu mund te kompromentojne jeten sociale te tij.

    - Zakoni, qe sjell nevojen e pashmangshme te perseritjes, ne kohe zgjatje gjithnje e me te madhe dhe te vazhdueshme, veprime te tilla.

    Si per duhanin apo alkoolin, edhe per kete forme te varesise, kush provon te zvogeloje ne menyre drastike ( te menjehershme ) numrin e thirrjeve dhe te sms-ve behet shume shpejt ankthioz, i irrituar dhe agresiv.

    Punuar nga J@mes - E. S.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar mė parė nga J@mes Lexo Postimin
    ...mund te shkaktojne:

    - Nje ērregullim te sjelljes te tipit kompulsiv ( te ngjashme me shoping pa kufi apo bixhozit patologjik ), qe konsiston ne nje veprim te detyruar, qe personi e ben ne menyre mekanike. Behet fjale per sjellje rituale qe personi arrin nje pike ku nuk mund ta evitoj dhe duke vazhduar keshtu mund te kompromentojne jeten sociale te tij.

    ....

    Shkelqyeshem... po prisja qe aty nga mesi i shkrimit ne fakt te prekej kjo pjese.
    Kjo qe ke shkruar eshte mese e vertete.

    Ne fakt po mendoja qe do te ishte interesante te shikohej perdorimi i ketij mjeti, pikerisht nga persona qe vuajne nga psikoza e crregullime te ndryshme; obsesive kompulsive, paranojake, sociopate etj. Njerez te cilet e perdorin per te kontrolluar disa here te njejten gje, per te qetesuar pyetjet obsesive te vazhdueshme, apo persona qe e perdorin per te ndervepruar me persona te tjere, pa qene nevoja te angazhohen ne marrdhenie direkte sociale.

    Nuk eshte e rralle pershembull, qe persona te cilet vuajne nga OCD (Obsessive-Compulsive Disorder) te vuajne edhe nga SAD (Social Anxiety Disorder), nje lloj fobie nga nderveprimi social. Ne kete rast celulari eshte nje mjet per te qendruar larg kontakteve sociale te ndryshme.

    Do te ishte interesant edhe nje interpretim i kesaj sindrome (me fal nese ekzagjeroj kur e quaj sindrome) te vartesise nga celulari, te pare edhe nga ky kendveshtrim.

    Pune e bukur J@mes. E ke botuar shpresoj...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Po per ne qe nuk i durojme dot celularet,
    jam celularofob.
    po me duket se kam edhe Social Anxiety Disorder
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kinney : 28-04-2010 mė 10:25
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E perdor celularin vetem ne rast nevoje kur jam jashte. E le ne cante dhe vetem kur dua ta karikoj e nxjerr. Sms Asnjehere. S'kam as internet ne cel. Pertoj te shkruaj, aq me shume qe i kam me leke sms . E folura me kushton me lire.

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin

    Nuk eshte e rralle pershembull, qe persona te cilet vuajne nga OCD (Obsessive-Compulsive Disorder) te vuajne edhe nga SAD (Social Anxiety Disorder), nje lloj fobie nga nderveprimi social. Ne kete rast celulari eshte nje mjet per te qendruar larg kontakteve sociale te ndryshme.
    Eshte shume e mundshme qe nje individ me ĒOK te vuaj njekohesisht edhe nga ērregullime te ankthit.



    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Pune e bukur J@mes. E ke botuar shpresoj...
    Flm FI. Ne fakt, nuk eshte botuar asgjekundi, perveē faqes time personale dhe tashme edhe ketu.
    Ky punim eshte prezantuar vite me pare ne lenden "Vleresim Psikologjik" dhe eshte vleresuar me nje ēertifikate arritjeje nga komisioni vleresues.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Celularin e pėrdor vetėm kur kam ndonjė punė me tė afėrm a miq. Ndonjė porosi me rėndėsi.
    Njoh njerėz qė celularin e mbajnė pranė veshit edhe kur nuk kanė askė nė linjė.

  12. #12
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Teme interesante dhe e "frikshme".
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #13
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Pune te bukur ke bere James... Bravo!

  14. #14
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    • Ka zakon te mbaj celularin ndezur edhe gjate nates
    dhe te zgjohet disa here per te kontrolluar se mos ka ndonje mesazh apo thirrje te humbur.
    Si pike e pare, i ndalni celularet natėn? Unė edhe nė pushime kur jam mbaj telefonin hapur... jo pėr gjė po se e kam inati kur unė e thėrras dike dhe nuk ka qasje nė rrjet apo nuk ka rryme apo diēka tjetėr prandaj...

    Sa i pėrket pjesės tjetėr kėtė kisha me herėt dhe nuk e dija se mund tė jetė "simptome". Isha i ri nė dashuri...

    Pėr momentin e pėrdore telefonin kam internet nė tė, futem nė forum nė messenger apo lexoj edhe ndonjė lajm si nga sporti ashtu edhe nga politika, teknologjia po i varur nuk jam... para pak kohe kisha njė defekt nė telefon mu desh tė prisja 4 jave pėr riparim dhe nuk vėrejta asgjė tek vetja ndonjė veti qė tė me bėnte tė mendoj se nuk mundi pa celular...
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  15. #15
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    as nuk kam varesi hic fare nga celli. Ka raste qe i shoh missed calls 2 dite mbrapa qe jane bere. Kjo epidemi tip varjeje sme ka kap akoma. So proud of myself. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Handy kam,por rrall e perdor,ē'far perdor me teper esht telefoni i shpis,ka raste qe me marin ne handy ose ēojn sms,por i shikoj mbas disa oresh,se e mbaj me ze te ulet
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Nuk jetoj dot pa telefon,si celular si ate te shpis ,leket qe harxhoj me shume jane ato per te folur ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •