Pėr herė tė parė "Gazeta Shqiptare" publikon dokumente sekrete tė vitit 1948 ku Sekretari i Shtetit, Xhorxh Marshall, akuzon Shqipėrinė pėr pėrzierje nė punėt e brendshme tė Greqisė

Dokumentet sekrete tė Departamentit tė Shtetit pėr Shqipėrinė dhe Greqinė


Dashnor Kaloēi

Dokumentetet qė botohen nė shkrimin e mėposhtėm, janė disa telegrame, radiograme dhe letra tepėr sekrete tė vitit 1948, tė cilat pėrbėjnė korespodencėn ndėrmjet Departamenti tė Shtetit tė SHBA-sė dhe Sekretari i Shtetit, Xhorxh Marshall, me pėrfaqėsuesit dhe diplomatėt e misioneve tė saj nė Europė. Kjo korespodencė e tyre lidhet me ngjarjet e luftės civile nė Greqi, ku forcat partizane komuniste tė gjeneralit Marko Vafjadhis, (EAM) luftonin pėr tė pėrmbysur qeverinė e Kryeminsitrit Konstandin Caldaris qė ishte asokohe nė fuqi. Gjatė asaj lufte civile qė zgjati qė nga viti 1946 e deri nė vitin 1949, qeveria shqiptare e Enver Hoxhės, mbajti anėn e forcave partizane komuniste tė gjeneralit Markos dhe u bė streha e baza kryesore e gueriljeve greke. Sipas porosisė sė Moskės dhe personalisht tė Stalinit, pothuaj tė gjitha shtetet komuniste tė Lindjes, pėr afro pesė vjet me rradhė financuan dhe dėrgonin ndihma nė vėshėmbathje e armatime pėr Ushtrinė e Markosit qė e kishte Shtabin e Pėrgjithshėm nė malin e Gramozit dhe tė gjitha ato ndihma pėr partizanėt grekė, vinin nė Portin e Durrėsit dhe nėpėrmjet rrugėve toksore e detrare, transportoheshin pėr komunistėt e EAM-it. Po kėshtu pėrveē asaj ndihme tė madhe ushtarake qė ishte e koduar me emėrin "Aksioni 10", Tirana zyrtare priti dhe pėrcolli tė gjitha krerėt e Partisė Komuniste greke tė udhėhequr nga Niko Zaharjadhis e ushtarakėt e gjeneralit Markos qė asokohe kontrollonin pothuaj njė tė tretėn e territorit grek. Ajo pėrzierje e Shqipėrisė nė punėt e brendshme tė Greqisė, tėrhoqi vėmėndjen e SHBA-sė, e cila e bėri atė problem deri nė OKB. Lidhur me kėtė, bėjnė fjalė dhe dokumentet qė botohen nė shkrimin e mėposhtėm.

Letra e parė e Departamentit tė Shtetit

Telegram. Zėvendės sekretari i shtetit drejtuar Pėrfaqėsuesit tė SHBA nė UNSCOB (Kirk) nė Selanik. Sekret Uashington 3 janar 1948 2. Balcam 63. "Departamenti e konsideron rezolutėn e UNSCOB-it tė dobishme si paralajmėrim dhe si bazėn e veprimeve tė mundshme nė tė ardhmen. Nė pritje tė zhvillimeve tė mėdha tė mėtejshme roli mė i mirė qė mund tė luante UNSCOB do tė ishte mbledhja e tė dhėnave autentike lidhur me ndihmėn qė i jepet Markosit (Markos Vafiadhis - president dhe ministėr i luftės i "Qeverisė sė Parė Demokratike Provizore tė Greqisė sė Lirė") nga burime tė huaja.

Shpresojmė se lidhur me kėtė, komiteti do tė bėjė ēdo pėrpjekje dhe pėrpara se tė mbėrrijnė aty personeli i plotė dhe pajisjet. Sė shpejti do t'u jepen udhėzime se ē'vendim do tė merrni lidhur me pajisjet. Nė qoftė se Shqipėria, Bullgaria ose Jugosllavia do ta njihnin juntėn e Markosit (Departamenti kėrkon tė evitohet pėrdorimi i fjalės qeveri) si kryengritėsa, palė luftuese ose si qeveri, ju duhet tė propozoni ose tė mbėshtesni njė rezolutė nė tė cilėn tė thuhet se ky veprim ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me rezolutėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė 21 tetorit 1947. Nė rast se pėrveē njohjes ka tė dhėna qė flasin pėr vazhdimin ose shtimin e ndihmave pėr Juntėn, ēdo raport i UNSCOB-it qė tė theksojė se njė ndihmė e tillė pėrbėn njė agresion ose njė shkelje tjetėr tė Kartės, duhet tė pėrfshijė jo vetėm ēėshtjen mbi faktet mbi bazėn e tė dhėnave tė mbledhura, por edhe njė vlerėsim tė kujdesshėm tė pasojave qė rrjedhin sipas Kartės. Pėr kėtė arsye, nė mėnyrė qė tė sigurojmė liri tė veprimeve taktike nė OKB dhe qė tė koordinojmė sa mė mirė pozitėn e SHBA nė UNSCOB me politikė e SHBA. Departamenti do tė dėshironte t'i lihej mundėsia pėr tė studiuar tekstin e ēdo lloj rezolute lidhur me njohjen e juntės apo tė ndihmave pė tė parė se rezolutat tė adoptohen pėrfundimisht nga UNSCOB-i. Nė qoftė se UNSCOB siguron tė dhėna tė qarta se Shqipėria, Bullgaria ose Jugosllavia po i shtojnė ndihmat, por nuk po i shoqėrojnė ato me njohjen e juntės atėhere ju duhet tė propozoni qė tė gjitha faktet t'i dėrgohen menjėherė nė njė raport Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė me kėrkesėn qė t'ua shpėrndajė atė shteteve anėtare. Nė kėtė rast Departamenti do tė preferonte qė Komiteti t'i shmangej dhunės sė rekomandimeve tė veēanta, pėr tė lejuar kėshtu qė tė ndiqet njė elasticitet veprimi". Dėrguar Selanikut, pėrsėritur Athinės, Londrės, Beogradit, Sofies. Marshall "

Letra e dytė e SHBA-sė

Telegram i Zėvendės sekretarit tė Shtetit drejtuar Zotit Gerard A. Dreė nė Selanik I kufizuar. Uashington 2 prill 1948. "Departamenti ėshtė plotėsisht dakord me pėrpjekjet pėr tė siguruar veprime tė vazhdueshme tė UNSCOB-it lidhur me protestat shqiptare drejtuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. 1) Me ambasadėn greke kemi biseduar sipas pikave qė u kėrkuan. Ne mendojmė qė komunikimi qė i bėri pala shqiptare Sekretarit tė Pėrgjithshėm mė 17 mars na jep rastin qė UNSCOB-i t'i kundėrpėrgjigjet drejtpėrsėdrejti qeverisė shqiptare duke vėnė nė dukje se ai komunikim pasqyron mungesėn e sinqeritetit nga ana e qeverisė shqiptare si dhe duke nxjerė nė pah tė gjitha pėrpjekjet paqtuese tė UNSCOB-it dhe intrasigjencėn shqiptare. Deklarata qė do tė bėjė UNSCOB-i mund tė pėrfshijė edhe njė aluzion ndaj kandidaturės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsi nė OKB si dhe tė pasqyrojė mospėrputhjen midis qėndrimit shqiptar ndaj UNSCOB-it dhe qėndrimit kooperues e bashkėpunues qė kėrkon Karta. Departamenti ėshtė tepėr i intresuar pėr tė dhėnat mbi veprimtarinė ushtarake nė Shqipėri dhe rekomandon qė deklarata e UNSCOB-it tė pėrfshijė tė dhėnat e mėsipėrme pėr tė bėrė ēfarėdo efekti. Ky problem tė shtrohet nė vija tė pėrgjithshme si vijon: UNSCOB- i ėshtė tepėr i shqetėsuar pėr tė dhėnat qė flasin pėr veprimtarinė ushtarake qė zhvillohet nė Shqipėri nė pėrgatitje pėr mbėshtetjen nė shkallė tė gjerė tė gueriljeve greke. UNSCOB-i shpreson me sinqeritet se kėto tė dhėna nuk qėndrojnė sepse po tė ishin tė vėrteta UNSCOB-i do tė jetė i detyruar tė drejtojė urgjentisht vėmendjen e OKB-sė pėr pasojat serioze qė mund tė sjellin veprime tė tilla. Ne sugjerojmė qė ky komunikim tė transmetohet si drejtpėrsėrdrejti ashtu edhe nėpėrmjet Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe t'i jepet publicitet i gjerė. U sugjerojmė qė t'i rekomandoni UNSCOB-it t'i drejtojė menjėherė njė notė tė drejtpėrdrejtė Shqipėrisė nė pėrputhje me orientimet e mėposhtme: "UNSCOB-i ka mbajtur shėnim pėr faktin se Ushtria Greke ėshtė angazhuar nė operacione ofensive kundėr forcave guerile tė vendosura shumė afėr kufirit shqiptar. Nė rast tė arritjes sė suksesit nga Ushtria Greke ka tė ngjarė qė disa ose tė gjitha kėto forca mund tė pėrpiqen tė shpėtojnė duke kaluar kufirin pėr nė Shqipėri. Nė ushtrinė e funksioneve tė tij nė pėrpjekje pėr tė zhvilluar marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė midis Greqisė dhe Shqipėrisė si dhe nė frymėn e rezolutės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė datės 21 tetor 1947, e cila i bėri thirrje Shqipėrisė qė tė mos ndėrmarrė as njė veprim pėr t'u shkuar nė ndihmė gueriljeve. UNSCOB-i pret qė Shqipėria ose tė mos u lejojė kalimin guerileve qė kėrkojnė tė hyjnė nė Shqipėri ose t'i ēarmatosė apo t'i internojė kėta guerilje nė pėrputhje me parimet e njohura tė sė drejtės ndėrkombėtare". Nė qoftė se skuadrat e vėzhguesve tė UNSCOB-it kanė raportuar ndėrkohė pėr raste tė kalimit nė Shqipėri tė gueriljeve qė marrin arratinė, atėhere nė atė notė tė bėhet aluzion edhe pėr kėtė fakt. Njė notė e tillė do tė bėnte qė ta vinte para pėrgjegjėsisė Shqipėrinė nė rast se forcat e arratisura tė ktheheshin pėrsėri nė Greqi. Njė notė e kėsaj natyre mund t'i transmetohet direkt qeverisė shqiptare dhe njė kopje t'i dėrgohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr informim". Marshall.

Letra e tretė e Xhorxh Marshall

Telegram. Sekretari i Shtetit drejtuar ambasadės nė Francė Sekret. Uashington, 2 gusht 1948. Urgjente 3425. "Ndonėse Departamenti ėshtė dakord qė tė bėhet pranė Tiranės demarshi tripalėsh i propozuar, ai duhet tė tregohet i rezervuar pėrsa i takon njė demarshi tė mėtejshėm tė mundshėm ndaj Moskės. 2) Megjithėse, me sa duket, nė Athinė tashmė ka dalė nė shesh ēėshtja, Departamenti sugjeron qė ēėshtja e demarshit nė fjalė tė mos publikohet deri sa tė merret pėrgjigja shqiptare ose tė kalojė njė kohė e nevojshme pėr pėrgjigjen me qėllim qė tė rritet sadopak mundėsia pėr njė pėrgjigje tė favorshme nga Shqipėria. Departamenti ėshtė i mendimit qė ky demarsh nuk duhet tė drejtohet nė mėnyrė tė ngusht ėe specifike nė ēarmatosjen dhe internimin e gueriljeve greke nga Shqipėria, sepse njė anim i tillė mund tė presupozonte njė njohje tė gueriljeve, si palė ndėrluftuese, nga e cila do tė lindte nevoja e gjetjes sė detyrimeve specifik sipas tė drejtės ndėrkombėtare pėr ēarmatosjen dhe internimin e tyre. Pėrkundrazi, ai demarsh duhet tė jetė i pėrgjithshėm dhe me synimin qė tė arrijmė nė atė qė Shqipėria tė ndėrmarrė hapat e duhura nė pėrputhje me detyrimet qė rrjedhin nga e drejta ndėrkombėtare, pėr tė penguar shpėrthimin e ekspeditave tė armatosura nga territori i Shqipėrisė kundėr qeverisė greke. Kemi frikė se demarshi, siē ėshtė formuluar nė projekt-udhėzimet franceze, (telegrami i ambasadės Nr.4424, datė 26 gusht), do tė sillte si rezultat thjesht njė pėrgjigje ekuivoke tė Shqipėrisė sikur ajo tashmė ėshtė duke i ēarmatosur dhe internuar gueriljet greke. Pėr tė parandaluar njė pėrgjigje tė tillė, ministri frances mund t'u referohet pretendimeve shqiptare tė bėra lidhur me kėtė ēėshtje nė notėn e Shqipėisė tė datės 24 gusht drejtuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė si dhe emisionit tė po asaj dite tė Radio-Tiranės qė pėrmendte ēarmatosjen dhe internimin e 1322 gueriljeve qė kishin kaluar kufirin kohėt e fundit. Ndėrsa tė pranoje mundėsinė qė disa guerilje nė fakt janė ēarmatosur e internuar, ai mund tė theksojė se ka tė dhėna qė flasin pėr lėvizje tė gueriljeve kohėt e fundit nga Gramozi pėr nė Shqipėri, numri i tė cilėve i takon nė mėnyrė tė ndjeshme shifrat e pėrmendura nė notėn shqiptare dhe nė emisionin e Radio Tiranės, numėr ky qė ndoshta i arrin 5.000 vetė, dhe se ka tė dhėna tė sigurta se njė numėr i madh prej tyre janė futur pėrsri nė Greqi nė pika tė tjera kufitare. Pėr shembull rreth 1200 vetė llogariten tė kenė arritur nė rajonin e Vicit nėpėrmjet Shqipėrisė. Vėzhguesit e UNSCOB-it kanė vėnė re personalisht se nė rrugėn Bozhigrad-Bilisht, paralel me kufirin nė Shqipėri ka patur njė trafik tė madh e jo normal gjatė natės dhe mė 21 gusht ata kanė qenė vetė dėshmitarė tė njė sulmi tė fuqishėm tė shpėrthyer nga gueriljet nga territori shqiptar kundėr forcave tė Ushtrisė Kombėtare Greke nė territorin e Greqisė, megjithėse posta kufitare shqiptare ndodhej afėr vendit tė ngjarjes. Ministri francez mund tė pėrfundonte duke thėnė se nė dritėn e fakteve tė tilla Shqipėria do tė bindte opinionin botėror se, siē pretendon, ajo nuk ndėrhyn nė punėt e brendshme tė Greqisė, duke lejuar, siē ka bėrė vazhdimisht Greqia, UNSCOB-in tė bėnte inspektimin e rajonit, nė pėrputhje me kėrkesėn e veēantė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme nė trajtimin e ēėshtjes sė kufijve tė Greqisė. Departamenti ėshtė i mendimit se Ministri francez duhet ti vėrė nė dukje qeverisė shqiptare se demarshi i tij nė emėr tė SHBA, Anglisė dhe Francės bėhet pėr t'u dhėnė mbėshtetjen e plotė diplomatik tre qeverive nė punėn e organeve tė OKB-sė qė merren me rastin e Greqisė dhe se ai pasqyron pozitėn e fortė qė do tė mbajnė tė tre qeveritė nė sesionin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė tė vitit 1948 pėr tė pėrkrahur UNSCOB-in. Departamenti e kupton se ky propozim ndryshon disi nga pozita angleze (Tel i ambasadės Nr.4423, datė 26 gusht) dhe e vlerėson objektivin taktik tė Anglisė pėr tė sugjeruar qė tė hiqet referenca pėr UNSCOB-in. Megjithatė Departamenti beson se do tė ishte njė gabim i madh, nga pikėpamja e strategjisė diplomatike tė tregosh se tė quajturit "vende satelite" ka bėrė qė Fuqitė Perėndimore tė lėkunden nė mbėshtetjen pėr OKB-nė si instrument i paqes. Nė rast se shqiptarėt e hedhin poshtė propozimin pėr njė inspektim nga ana e UNSCOB-it, gjė qė pritet, ministri francez nė Tiranė ėshtė e nevojshme t'i pyesė ata nė se kanė ndonjė propozim tjetėr konstruktiv pėr tė bėrė, pėr tė arritur verifikimin objektiv tė veprimeve shqiptare. Kuptohet qė ky propozim tė bėhet nė pėrputhje me detyrėn e OKB-sė pėr ruajtjen e paqes. Eshtė e kuptueshme qė ministrit francez duhet t'i lihet dorė e lirė nė formulimin e demarshit dhe sugjerimet e mėsipėrme nuk synojnė ta detyrojnė Ministrinė e Jashtme tė Francės t'i pėrmbahet njė formulimi tė caktuar tė udhėzimeve. Pėrkundrazi kėto sugjerime janė mė tepėr me qėllim qė tė theksohet mėnyra e paraqitjes sė ēėshtjes nėpėrmjet kėtij demarshi, i cili, sipas mendimit tė Departamentit, ose do tė sjellė si rezultat njė veprim tė favorshėm nga ana e Shqipėrisė ose, ēka ėshtė mė e mundshme, tė na sigurojė njė demostrim tė qartė para opinionit publik tė refuzimit shqiptar pėr tė lejuar njė hetim tė plotė tė sjelljeve dhe veprimeve tė Shqipėrisė. Lutemi diskutimi mbi sa sipėr urgjentisht me Ministrinė e Jashtme tė Francės dhe Foren Ofisin e Anglisė dhe na njoftoni pėr veprimet e ndėrmarra. Nė qoftė se e konsideroni tė nevojshme pėr tė rregulluar hollėsirat, sugjerojmė qė tė caktoni me ta rrugėt e komunikimit me Departamentin pėr ēėshtjet e lartpėrmendura". Marshall.