Libri per Shkarkim ne PDF


Keshf esh-shubuhat

(Asgjėsimi i dyshimeve dhe pretendimeve qė mushrikėt ngrenė nė ēėshtjet e Teuhidit)

Nga Sheikh ul-islam Muhammed Ibn Abdul-Vahhab




Me Emrin e Allahut, I Gjithėmėshirėshmi, Mėshirėdhuruesi.

Dije, Allahu tė mėshiroftė, se Teuhidi ėshtė tė njėsosh Allahun e Lartėsuar nė adhurim. Kjo ėshtė feja e tė tėrė tė Dėrgurve tė Allahut me tė cilėn Ai i dėrgoi ata tek robėt e Tij. I dėrguari i parė prej tyre ishte Nuhu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), tė cilin Allahu i Lartėsuar e dėrgoi tek njerėzit e tij (Nuhut) pasi ata egzagjeruan statusin e njerėzve tė drejtė e tė devotėshėm sikurse Wad, Suwa, Jaghuth, Ja'uk dhe Nasr. Dhe i fundit i kėtyre tė dėrguarve ishte Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) qė ishte ai qė i theu imazhet e kėtyre njerėzve tė cilėt idhujtarėt i kishin marrė si zota veē Allahut tė Lartėsuar duke i adhuruar ata.

Allahu dėrgoi Profetin (Paqja dhe bekimi iAllahut qofshin mbi tė) tek njė grup njerėzish qė e adhuronin Allahun e Lartėsuar dhe kryenin Haxh, jepnin Sadakah dhe e pėrmendnin Allahun e Lartėsuar.

Megjithatė ata merrnin disa objekte tė krijuara si ndėrmjetėsa mes tyre dhe Allahut tė Lartėsuar. Ata nxirrnin si justifikim pėr veprimin e tyre: "Ne vetėm duam me anė tė kėtyre objekteve ti afrohemi Allahut dhe duam qė kėto objekte (idhuj) tė ndėrmjetėsojnė pėr ne tek Allahu".

Kėshtu ata u drejtoheshin (imazheve), engjėjve, Isas (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), Merjemes dhe njerėzve tė tjerė tė drejtė e tė devotėshėm, veē tyre (duke iu drejtuar atyre me pėrkushtim). Kėshtu Allahu i Lartėsuar dėrgoi tek ata profetin Muhammed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) pėr tė ringjallur fenė e tyre tė vėrtetė dhe tė pastėr, fenė e Ibrahimit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe ti informonte ata se kjo praktikė e tyre e kėrkimit afrim tek Allahu i Lartėsuar dhe ky besim i tyre (tė marrurit e ndėrmjetėsave pėr t'iu afruar Allahut tė Lartėsuar), ėshtė njė e drejtė qė i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar.

Nuk ėshtė e drejtė dhe e pranueshme qė kėto akte adhurimi ti drejtohen tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar pa marrė parasysh nėse kėto objekte konsistojnė nė engjuj fisnikė apo tė dėrguar tė Allahut tė Lartėsuar e aq mė pak nėse janė tė njė statusi mė tė ulėt se ata.

Kėta mushrik tek tė cilėt Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u dėrgua, dėshmonin se Allahu i Lartėsuar ishte Krijuesi i vetėm dhe se Ai ishte Unik dhe pa partnerė si Ai.

Ata dėshmonin gjithashtu se askush e asgjė nuk jepte furnizim veē Tij, dhe askush e asgjė nuk jepte jetė dhe vdekje pos Tij, dhe askush e asgjė nuk mund t'i kontrollonte dhe t'i mirėmbante ēėshtjet e krijimit veē Tij. Gjithashtu ata besonin se tė shtatė qiejt dhe gjithēka qė ata pėrmbajnė, tė shtatė tokat dhe gjithēka ato pėrmbajnė, tė tėrė pa pėrjashtim janė robėr tė Allahut dhe nėn Kontrollin dhe Fuqinė e Allahut tė Lartėsuar.

Nėse dėshiron tė dish argumentin se vėrtetė kėta mushrik1 tė cilėt profeti i luftoi, dėshmonin pėr tė gjitha kėto, atėherė recitoi kėto ajete atij qė kėrkon argument:

Thuaju (O Muhammed): “Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush ėshtė Zotėruesi i tė dėgjuarit dhe tė shikuarit? Dhe kush e nxjerr tė gjallėn nga e vdekura dhe tė vdekurėn nga e gjalla? Dhe kush ėshtė rregulluesi dhe sunduesi i tė gjitha ēėshtjeve?” Do tė thonė tė gjithė: “Allahu.” Thuaju: “A nuk do tė keni atėherė frikė nga Ndėshkimi i Allahut?” (Junus, 10:31)

Dhe ajetet:

“Thuaju: “E kujt ėshtė toka dhe gjithė ē’ėshtė nė tė, (flisni) nėse e dini?!”
Do tė thonė: “E Allahut!” Thuaju: “A nuk do tė pėrkujtoni atėherė?” Thuaju: “Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zoti i Arshit Madhėshtor?” Do tė thonė: “Allahu.” Thuaju: “A nuk do t’i frikėsoheni Allahut (t’i besoni, t’i nėnshtroheni)?” Thuaju: “Nė Dorė tė Kujt ėshtė mbisundimi i gjithēkaje? Dhe Ai mbron gjithēka, ndėrsa kundėr tė Cilit nuk ka asnjė mbrojtės, veē sikur ta dinit?” (Nėse Allahu shpėton dikė, askush nuk mund ta ndėshkojė atė dhe nėse Allahu ndėshkon dikė, askush nuk mund ta shpėtojė atė). (Tefsir El-Kurtubi). Do tė thonė: “(Gjithė kjo ėshtė) e Allahut.” Thuaju: “Si jeni mashtruar atėherė dhe jeni larguar nga e vėrteta?”
(El Mu'minun, 23:84-89)
Ka dhe ajete tė tjera pėrveē kėtyre pėr tė faktuar kėtė ēėshtje.

Nėse e ke stabilizuar faktin qė kėta mushrik (ata qė nuk e adhurojnė vetėm Allahun e Madhėruar) afirmonin tėrė kėtė (aspektet kryesore tė Rubbubijes) e megjthatė ky besim i tyre nuk mjaftoi qė ata tė pėrfshiheshin nė njerėzit e Teuhidit, tek i cili ftuan tė dėrguarit e tyre dhe sidomos, tek i cili i ftoi Resuli (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) atėherė do tė kuptosh qė Teuhidi tė cilin ata mohuan, ishte Teuhidi i adhurimit (Teuhid el-uluhijeh) qė quhet nga mushrikėt e kohės tonė: besime apo besim.

Kėshtu, kėta mushrik tė herėshėm arabė, e lutnin Allahun e Lartėsuar ditėn dhe natėn, por disa prej tyre u lutnin edhe engjėjve sė bashku me Allahun e Lartėsuar, duke menduar se engjėjt janė tė devotshėm dhe janė tė afruar tek Allahu dhe se ata mund tė ndėrhynė pėr ta tek Allahu i Lartėsuar qė Ai t'u pranonte lutjet. Po ashtu, ata lutnin sė bashku me Allahun e Lartėsuar, ndonjė njeri tė drejtė e tė devotėshėm sikurse Lat-in, apo ndonjė profet sikurse Isan (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Duhet tė kuptosh, se profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i luftoi ata pėr kėtė Shirk tė tyre dhe i thirri ata qė ta bėnin adhurimin e tyre tė sinqertė dhe vetėm pėr Allahun, ngase Allahu i Lartėsuar tha:

"Kėshtu qė mos lutni asnjė tjetėr bashkė me Allahun." (El Xhin, 72:18)

Poashtu Allahu i Lartėsuar thotė:

"Vetėm pėr Tė ėshtė Fjala e Vėrtetė, Adhurimi i Vėrtetė. Dhe ata tė adhuruar tė tjerė nga ata (politeistėt dhe besimet tjera jashtė Islamit) u kthejnė pėrgjigje aq sa do tė vinin ujė nė gojė (prej pusit tė thellė) duke shtrirė duart nė grykėn e tij, por ai (uji) nuk arrin kurrė tek ata. Dhe thirrja (adhurimi e lutja) e Kafirėve (mohuesve e mosbesimtarėve qė i vėnė shokė Allahut) s’ėshtė tjetėr, veēse gabim (trashanik e lajthitje pa asnjė vlerė)." (Er Rad, 13:14)

Ėshtė tepėr e rėndėsishme tė arrish tė kuptosh, se Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i luftoi ata, qė duaja tė bėhej vetėm ndaj Allahut tė Larėsuar, kurbani tė therej vetėm nė emrin e Tij, betimet tė bėheshin vetėm nė emrin e Tij, dhe ndihma e mbinatyrshme tė kėrkohej vetėm prej Tij. Nė fakt, tė tėra llojet e adhurimit tė kryheshin vetėm ndaj Tij dhe pėr Tė.

Nėse arrin tė kuptosh se besimi i tyre nė Teuhid Er-rububijeh nuk bėri qė ata tė hyjnė nė Islam. Nė fakt, kthimi i tyre ndaj engjėjve, profetėve, njerėzve tė devotėshėm, (besimi) qė me ata tė afroheshin tek Allahu i Larėsuar apo qė ata tė ndėrmjetėsonin pėr ta tek Allahu i Lartėsuar, bėri qė jetėt dhe pasuritė e tyre tė ishin hallall pėr Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). (Nėse kupton kėtė) Atėherė dhe vetėm atėherė, ke pėr tė kuptuar kuptimin e vėrtetė tė Teuhidit tek i cili profetėt i thirrėn ata dhe qė ata mohuan me arrogancė tė ashpėr. Ėshtė ky Teuhid qė ėshtė kuptimi i dėshmisė "La ilahe il-la Allah ", ngase kuptimi i fjalės "ilah" tek Arabėt ėshtė:
"Ai tė cilit i kthehesh pėr ndihmė nė ēėshtjet e mbinatyrshme qoftė objekti i lutjes njė engjėll, profet, njeri i mirė, pemė, varr ose xhin".

Arabėt e herėshėm nuk kuptonin me fjalėn ilah, qė ky ėshtė Krijuesi, Mirėmbajtėsi, Rregulluesi i ēėshtjeve. Kjo ngase ata e kishin kuptuar plotėsisht dhe e dinin me siguri se kėto ēėshtje i takonin vetėm Allahut tė Lartėsuar dhe provat dhe faktet pėr kėtė tashmė i kemi pėrmendur.

Pėrkundrazi, arabėt kuptonin me fjalėn ilah, atė qė mushrikėt e kohės sonė kuptojnė me fjalėn Sejjid. Meqė ata e refuzuan konceptin e saktė tė fjalės ilah, Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u dėrgua tek ata qė ti thėrriste tek realiteti i dėshmisė sė Teuhidit qė ėshtė:

"S'ka tė drejtė tė adhurohet askush e asgjė veē Allahut".

Ajo ē'ka kėrkohet prej kėsaj dėshmie, ėshtė kuptimi i vėrtetė i saj dhe aplikimi i tėrė implikimeve tė saj dhe jo thjeshtė shqiptimi i saj. Kufarėt xhahilė, e dinin mirė se me kėtė fjalė Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kishte si synim qė tė njėsohej Allahu i Lartėsuar nė gjithēka me tė cilėn preokupohet zemra, duke bėrė kėshtu qė tė tėra llojet e adhurimit tė kryheshin vetėm ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe pėr Allahun e Lartėsuar; dhe njėkohėsisht, tė braktisej dhe mohohej gjithkush e gjithēka qė adhurohej nga ata veē Tij.

Njėkohėsisht kjo bėnte tė domosdoshme shkėputjen dhe armiqėsimin ndaj kėtyre idhujve. Kjo ishte arsyeja qė kur Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u tha atyre:

"Thuaj! La ilahe il-la Allah ”, ata u pėrgjigjėn:

"A i ka bėrė ai (tė gjitha) zotat nė Njė Zot?! Vėrtet qė kjo ėshtė njė gjė e ēuditshme!” (Sad, 38:5)

Kur tė bėhet e qartė se kėta kafira xhahilė e kishin tė qartė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj dėshmie, vėrtetė tė befason fakti se ka nga ata qė pėrkufizojnė vehtet e tyre me ndjekėsit e Islamit nė kohėn tonė, e prapė nuk arrijnė tė kuptojnė atė qė kėta kufarė xhahilė arritėn tė kuptonin saktėsisht. Pėrkundrazi, kujtojnė se atyre u kėrkohet vetėm tė shqiptojnė kėtė dėshmi ndėrkohė qė nuk ėshtė e domosdoshme tė besojnė me zemrat e tyre asnjė lloj tė pėrcaktuar kuptimi pėr tė.

Mė tė zgjuarit e tyre kujtojnė se ajo qė implikon kjo dėshmi ėshtė se nuk ka Krijues, Furnizues, Mbikqyrės veē Allahut tė Lartėsuar, qė nė fakt ėshtė pikėrisht ajo qė mushrikėt arabė besonin. Vėrtetė nuk ka mirėsi tek dikush nėse mushrikėt arabė janė mė tė ditur se ai rreth kuptimit tė fjalės "La ilahe il-la Allah ".

Kėshtu, kur tė arrish tė dijsh me dije tė saktė dhe tė sigurtė tre ēėshtjet e mėposhtėme:


Sė pari:
Kuptimin preēiz tė Shirkut pėr tė cilin Allahu i Larėsuar thotė:

"Padyshim qė Allahu nuk falė t’i vėhen Atij shokė nė adhurim (Shirku), por Ai falė pėrveē kėsaj."
(An Nisa', 4:48)
Sė dyti:
Feja e tėrė tė dėrguarve tė Allahut tė Lartėsuar, nga i pari i tyre tek i fundit prej tyre, ėshtė e njėjtė dhe Allahu i Lartėsuar nuk pranon tjetėr veē saj pėr krijimin e Tij.


Sė treti:
Faktin se shumica e njerėzve janė bėrė injorantė ndaj kėtyre fakteve, do tė pėrfitosh nė dy ēėshtje:

Sė pari: Gėzohu me mėshirėn e Allahut tė Lartėsuar dhe bekimet e Tij ngase Ai thotė:

"Thuaj: “Nė Begatinė e Allahut dhe nė Mėshirėn e Tij (nė Islam dhe nė Kur’an) - nė tė le tė gėzohen.” Kjo ėshtė mė e mirė se ajo (pasuri) qė ata grumbullojnė." (Junus, 10:58)

Sė dyti: Stabilizimi i njė frike tė madhe. Kjo ngase ti e di se nėse dikush mund tė bėnė Kufėr si rezultat i njė thėnie, dhe ai mund ta thotė kėtė edhe ndėrkohė qė ėshtė injorant dhe injoranca e tij nuk e shfajėson atė.

Ose mund ta thotė ndėrkohė qė beson se kjo thėnie e afron atė tek Allahu i Lartėsuar, sikurse kafirat besonin, atėherė frika se mos edhe ti bie nė kėtė Kufėr do tė jetė e madhe dhe pėrpjekjet dhe vendosmėria pėr tė mos rėnė nė kėtė gjendje do tė jetė mė e madhe. Nxirr mėsim nga historia e njerėzve tė Musas (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) (po qe se Allahu i Lartėsuar tė frymėzon tė pėrfitosh nga ajo), kur ata edhe pse tė devotshėm dhe tė ditur i kėrkuan atij:


"Na bėj edhe ne njė zot siē kanė edhe kėta zotat e tyre.” (Al A'raf, 7:138)

Duke e kuptuar kėtė, frika e individit nga Shirku dhe vendosmėria pėr tė ditur se si ta shmangė atė, rritet. Kupto gjithashtu se Allahu i Lartėsuar me Urtėsinė e Tij tė pafund, nuk dėrgoi ndonjė tė dėrguar me kėtė mesazh tė Teuhidit veēse bėri disa individ nga ata tek tė cilėt u dėrgua ky i dėrguar, armiq ndaj tij. Sikurse Ai thotė:

"Dhe kėsisoj Ne kemi caktuar pėr ēdo Pejgamber armiq - shejtanėt nga njerėzit dhe xhindėt duke frymėzuar njėri-tjetrin me fjalė tė stolisura pėr mashtrim.” (En Aam, 6:112)

E ka mundėsi qė kėta armiq tė Teuhidit tė jenė dinakė dhe tė mundohen tė sjellin argumente dhe fakte pėr tė justifikuar veprimet e tyre sikurse Allahu i Lartėsuar na ka paralajmėruar:

"Ndėrsa kur tė Dėrguarit e tyre erdhėn tek ata me dėshmi tė qarta, ata ishin tė gėzuar (e krenarė nė vetvete) nga ajo qė ata njihnin nga dija (e gjėrave tė dynjasė) dhe ai (ndėshkimi) me tė cilin ata u tallėn, i rrethoi ata." (Gafir ose El Mu'min, 40:83)

Nėse arrin tė kuptosh kėtė, dhe se rruga e adhurimit tė Allahut tė Lartėsuar gjithnjė do tė ketė armiqė qė do tė zėnė pritė nė tė, qė mund tė jenė njerėz elokuentė, me dije pėr tė ngritur dyshime dhe justifikime, atėherė stabilizohet mbi ty detyrshmėria pėr tė mėsuar aq sa ėshtė e mjaftueshme nga feja e Allahut tė Lartėsuar, nė mėnyrė qė kjo dije tė bėhet njė armė me tė cilėn ti mund tė luftosh kėta shejtanė, lideri i tė cilėve (Iblisi i mallkuar) i tha Allahut tė Lartėsuar:

"(Iblisi) tha: “Pėr shkak se mė flake mua, vėrtet qė unė do tė jem nė pritė kundėr tyre (njerėzve) nė Rrugėn Tėnde tė Drejtė. Pastaj do t’u afrohem atyre pėrballė dhe pas shpine, nga e djathta dhe nga e majta dhe Ti do tė shohėsh shumicėn e tyre tė mos jenė falėnderuesit e Tu (nuk do tė jenė tė bindur ndaj Teje).” (Al A'raf, 7:16-17)

Por nėse kthehesh me sinqeritet tek Allahu i Lartėsuar dhe i pėrkushtohesh mėsimit tė argumentit tė Allahut tė Lartėsuar dhe shpjegimeve tė Tij, as mos ki frikė e as mos u dėshpėro.

"Vėrtet qė komploti i shejtanit ėshtė gjithnjė shumė i dobėt." (An Nisa', 4:76)

Dhe me tė vėrtetė njeriu i thjeshtė e i pa ditur nga njerėzit e Teuhidit (muvehidi) mund tė mposhtė 1000 nga dijetarėt e kėtyre mushrikėve sikurse thotė Allahu i Lartėsuar:

"Dhe se ushtritė Tona, ato do tė jenė fitimtare." (Es Saffat, 37:173)

Kėshtu, ushtritė e Allahut do tė jenė ngadhėnjimtare mbi armiqtė e Tij, me evidenca dhe agumente tė qarta tė gjuhės ashtu sikurse do tė jenė ngadhėnjimtare mbi ta me fuqi. Frika egziston, vetėm kur personi i Teuhidit ecėn nė shtegun e adhurimit tė Allahut tė Lartėsuar i pa armatosur me dije.


Dhe vėrtetė Allahu i Lartėsuar na ka bekuar ne, me librin e Tij, Kur'anin, tė cilin e ka bėrė:

"...Dhe Ne ta kemi zbritur ty Librin (Kur’anin) si pasqyrim tė ēdo gjėje, shpjegues tė gjithēkaje si dhe udhėheqės, pėrkujtim mėshire dhe pėrgėzues pėr Muslimanėt (tė nėnshtruarit ndaj Vullnetit tė Allahut)." (En Nahl, 16:89)

Nuk ka tė humbur qė tė vijė me argumente boshe, por se Kur'ani pėrmban atė qė e refuzon atė dhe i ējerr maskėn. Allahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe asnjė shembull pėrngjasues nuk sjellin dot ata (pėr ta kundėrshtuar ose pėr tė gjetur ndonjė gabim tek ti ose te ky Kur’an), vetėm se Ne tė shpallim ty tė Vėrtetėn dhe prej kėndej shpjegimin mė tė mirė.” (El Furkan, 25:33)

Disa nga dijetarėt e tefsirit thanė se ky ajet pėrfshin tė gjitha argumentet fallco qė njerėzit e humbur do tė sjellin deri nė ditėn e gjykimit. Do tė tė pėrmend ēėshtje tė cilat Allahu i Lartėsuar i ka pėrmendur nė librin e Tij, si kundėrpėrgjigje ndaj pretendimeve tė mushrikėve nė kohėn tonė, mundohen tė pėrdorin kundėr nesh. Kėshtu themi se pėrgjigja ndaj njerėzve tė humbjes ėshtė nė dy mėnyra:


Pėrgjigje e pėrgjithshme dhe pėrgjigje e detajuar.

Pėrsa i pėrket pėrgjigjes sė pėrgjigjshme ajo ėshtė e thjeshtė, ēėshtje e madhe dhe pėrfitim i shkėlqyer pėr atė qė e kupton atė. Ajo konsiston nė tė kuptuarit e ajetit:

"Ėshtė Ai i Cili tė ka zbritur ty (O Muhammed) Librin (Kur’anin). Nė tė ka Vargje plotėsisht tė qarta tė cilat janė themelet e Librit (kėto janė Vargjet e Ahkamit – urdhėrat etj; tė Faraidit - detyrat e detyrimet: Hududet - ligjet pėr ndėshkimet e vjedhėsve, imoralėve etj); dhe tė tjera jo krejt tė qarta (pėr t’u kuptuar nga njerėzit). Kėshtu, sa pėr ata, nė zemrat e tė cilėve ka largim nga e vėrteta, ata ndjekin atė qė nuk ėshtė plotėsisht e qartė, nė kėtė mėnyrė duke kėrkuar Fitneh (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqėsi etj) dhe duke kėrkuar pėr kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta pėrveē Allahut. Dhe ata qė janė plotėsisht tė vendosur nė dije, thonė: “Ne besojmė nė tė, i tėri (Ajete tė qarta e tė paqarta) ėshtė nga Zoti ynė.” Dhe nuk marrin mėsim, veēse ata qė janė tė brumosur me mendje tė shėndoshė. (Tefsir At-Tabari)."
(Al Imran, 3:7)

Ėshtė transmetuar saktėsisht se Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: "Kur i sheh njerėzit qė ndjekin ajetet e pa qarta, ata janė njerėzit qė Allahu i ka pėrmendur nė librin e Tij. Kij kujdes prej tyre".


Njė shembull i pėrgjigjes sė pėrgjithėshme:

Kur dikush qė bėn Shirk vjen tek ti dhe justifikohet duke tė recituar ajetin:

"Nuk ka fare dyshim! Me tė vėrtetė pėr Eulijatė e Allahut (tė pėrkushtuarit, besimtarėt e vėrtetė qė i dorėzohen plotėsisht Allahut) as frikė nuk do tė ketė mbi ta, as nuk do tė pikėllohen." ( Junus, 10:62)
Ose pretendon se ndėrmjetėsimi ėshtė e vėrtetė e faktuar, apo se profetėt kanė njė status tė lartė tek Allahu i Lartėsuar, apo mundohet tė justifikohet me ndonjė thėnie tė profetit dhe ti nuk e kupton qėllimin dhe kuptimin e sė folurės sė tij, atėherė pėrgjigja e tė gjithė dyshimeve qė ai ngre ėshtė tė thuash:

"Allahu i Lartėsuar thotė nė librin e Tij qė ata nė zemrat e tė cilėve ka sėmundje, i lėnė ajetet e qarta dhe ndjekin ato qė nuk janė tė qarta. Ē'farė unė tė kam cituar ty si provė qė mushrikėt e hershėm besonin nė rububijeh-n e Allahut tė Lartėsuar, por kufri i tyre ndodhi si rezultat i faktit se ata u kthyen nga engjujt, profetėt ose njerėzit e mirė duke u justifikuar:

“Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek Allahu.” (Junus, 10:18)

E tėra kjo, ėshtė ēėshtje e qartė dhe askush nuk e ndryshon kuptimin e kėtyre ajeteve.

Pėrsa i pėrket asaj qė ti mė pėrmende mua o mushrik, nga Kur'ani dhe nga thėnjet e Resulit, unė nuk e kuptoj qėllimin dhe kuptimin egzakt tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, unė besoj me vendosmėri se fjala e Allahut tė Lartėsuar nuk ka kontradita dhe fjala e Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nuk e kontradikton fjalėn e Allahut tė Lartėsuar".

Dhe vėrtetė kjo ėshtė njė pėrgjigje e mirė, por askush pėrveē atyre qė Allahu i Lartėsuar i ka udhėzuar, nuk arrin ta kuptojė atė. Prandaj mos e nėnvlerėso kėtė pėrgjigje. Allahu i Lartėsuar thotė:

"Por askujt nuk i dhurohet kjo, pėrveē atyre qė janė tė duruar dhe askujt nuk i dhurohet kjo pėrveē atij qė do tė gėzojė pjesė tė madhe (nė gazmendin e Jetės sė Pastajme nė Kopshtet e Begatė tė Xhennetit, ndėrsa nė kėtė jetė do tė cilėsohet me sjellje tė lartė).” (Fusilet, 41:35)

Pėrsa i pėrket pėrgjigjes sė detajuar:

Dije, se armiqtė e Allahut tė Lartėsuar mund tė ngrejnė shumė kritika dhe dyshime nė drejtim tė fesė sė gjithė profetėve. I pėrdorin kėto kritika dhe dyshime pėr tė penguar dhe ndaluar njerėzit nga ndjekja e rrugės sė Allahut tė Lartėsuar. Nga kėto:




















Pretendimi i parė

"Ne nuk bėjmė Shirk me Allahun e Lartėsuar. Pėrkundrazi, ne dėshmojmė qė nuk ka Zot ose fuqi qė tė krijojė, tė furnizojė tė sjellė mirėsi ose dėme pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Ai ėshtė i vetėm dhe pa partner apo tė barabartė me Tė. Po ashtu ne dėshmojmė se vetė Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nuk ka mundėsi tė tė sjellė mirėsi, apo tė tė shkaktojė dėm. Aq mė pak Abdul Kadri e tė tjerė veē tij. Megjithatė, edhe pse e dėshmoj gjithė kėtė, e kam tė qartė se unė jam mėkatar, dhe kėta njerėz tė mėdhenj kanė status tė lartė tek Allahu i Lartėsuar, kėshtu qė unė i lutem Atij nėpėrmjet tyre".

Kur ai tė paraqesė kėtė, pėrgjigju me ēfarė kemi pėrmendur mė parė, qė ėshtė se vėrtetė njerėzit qė Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) luftoi, pranonin gjithēka qė ti afirmon. Ata haptas e pranonin se idhujt e tyre nuk mund tė kontrollonin asgjė. Pėrkundrazi, ajo qė ata donin nga kėta idhuj, ishte tė pėrfitonin nga statusi i tyre tek Allahu i Lartėsuar dhe ndėrhyrjen e tyre pėr tė. Recitoi atė qė Allahu i Lartėsuar ka pėrmendur nė librin e Tij dhe shpjegoja atė.











Pretendimi i dytė

Nėse pėrgjigjet: "Kėto ajete janė shpallur pė njerėz qė adhuronin idhuj. Si mund ti krahasosh ti njerėzit e mirė me idhujt? Si mund ti bėsh ti profetėt, idhuj?"

Pėrsėri pėgjigju me dijen qė kemi prezentuar mė parė. Kjo ngase nėse ai pranon, se mushrikėt e hershėm besonin nė rububijeh-n e Allahut tė Lartėsuar dhe ata u ktheheshin idhujve, vetėm pėr tė fituar ndėrhyrjen e tyre pėr ta, dhe ai mundohet tė bėjė dallime mes asaj qė ata bėnin dhe asaj qė ai bėn, atėherė tregoi atij se ndėr ata mushrikė, kishte nga ata qė adhuronin idhuj dhe gurė, kishte dhe nga ata qė adhuronin njerėz tė mirė. Ėshtė pikėrisht pėr kėta njerėz qė merreshin si idhuj veē Allahut pėr tė cilėt Allahu i Lartėsuar thotė:

"Ata tė cilėve u thėrrasin (si Isai - biri i Merjemes, Uzeiri ose ndonjė tjetėr) vetė kėrkojnė mėnyrė e rrugė pėr tė drejtė hyrje e afrimi tek Zoti i tyre (Allahu), secili prej tyre do tė dėshironte tė jetė mė i afėrti dhe ata vetė shpresojnė pėr Mėshirėn e Tij dhe kanė frikė Ndėshkimin e Tij. Vėrtet qė Ndėshkimit tė Zotit tėnd ėshtė pėr t’ju frikėsuar!" (El Isra, 17:57)

Disa nga kėta mushrikė adhuronin Isan tė birin e Mejremes dhe nėnėn e tij edhe pse Allahu i Lartėsuar thotė:

“Dhe Mesihu, biri i Merjemes, nuk ishte veēse i Dėrguar si shumė tė Dėrguar tė tjerė qė patėn kaluar para tij. Nėna e tij (Merjemja) ishte e drejtė, e besueshme dhe qė tė dy ushqeheshin (si ēdo njeri tjetėr, ndėrsa Allahu as ha dhe as pi dhe nuk ka nevojė pėr asgjė). Shiko se si ua bėjmė tė qarta Ajetet Tona atyre, megjithatė shikoji se si gėnjehen (dhe largohen nga e vėrteta).” (El Maideh, 5:75)

Kujtoji kėtij personi thėnien e Allahut tė Lartėsuar:

"Dhe (kujto) Ditėn kur Ai do t’i mbledhė ata tė gjithė sė bashku dhe pastaj do t’u thotė melekėve: “A ju ishit ata qė u adhuruat prej kėtyre njerėzve?” Ata (melekėt) do tė thonė: “I Lartėsuar je Ti! Ti je Vali (Zoti) ynė nė vend tė atyre. Pėrkundrazi, ata adhuronin xhindėt; shumica e tyre besonin nė ta.” (Seb'ė, 34:40-41)

Po ashtu kujtoji thėnien e Allahut tė Lartėsuar:

" Kujto edhe kur Allahu do tė thotė (nė Ditėn e Ringjalljes): “O Isa, biri i Merjemes! A mos u the ti njerėzve, ‘Mė adhuroni mua dhe nėnėn time si dy zota pėrkrah Allahut’?” Ai (Isai) do tė thotė: “Lavdi tė qoftė Ty! Kurrė nuk mė shkonte mua tė thosha njė gjė tė tillė, ēfarė unė nuk kisha aspak tė drejtė ta zija me gojė. Sikur ta kisha thėnė njė gjė tė tillė, Ti padyshim qė do ta dije atė. Ti e di se ē’ka thellė nė brendėsinė time edhe pse unė nuk di asgjė se ē’ke Ti nė Veten Tėnde. Padyshim qė Ti dhe vetėm Ti je i Gjithėdituri pėr Gajbin (pėr gjithēka tė panjohur, pėr tė gjitha tė fshehtat).” (El Maideh, 5:116)

Pasi ti kesh prezentuar kėto argumente, thuaji: "Tani e ke tė qartė se Allahu i Lartėsuar gjykoi si kufar ata qė iu kthyen idhujve. Po ashtu gjykoi si kufar ata qė iu kthyen njerėzve tė mirė. Gjithashtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i luftoi tėrė kėta njerėz pa bėrė dallim mes tyre".
Pretendimi i tretė

Ka mundėsi qė ai tė tė pėrgjigjet: "Kėta kufar, nė fakt synonin nga kėto objekte tė cilave u drejtoheshin, pėrfitim dhe mirėsi. Nga ana tjetėr, unė dėshmoj se vetėm Allahu i Lartėsuar ėshtė Ai qė sjell mirėsi dhe mund tė tė dėmtojė. Ai ėshtė i Vetmi qė Kontrollon ēėshtjet. Unė vetėm dua ndihmėn e Tij (Allahut tė Lartėsuar), dhe e kam tė qartė se kėta njerėz tė mirė, nuk kontrollojnė asgjė. Unė u drejtohem atyre duke shpresuar se ndėrhyrja e tyre do tė pranohet nga Allahu i Lartėsuar".

Pėrgjigja ndaj kėsaj ėshtė tė thuash: "Ky ėshtė egzaktėsisht justifikimi i mushrikėve arabė tė herėshėm, fjalė pėr fjalė. Dhe provė pėr kėtė ėshtė kur ti ti recitosh atij ajetin:

"Dhe ata qė zgjedhin pėr mbrojtės e ndihmues tė tjerė nė vend tė Tij (thonė): “Ne i adhurojmė ata vetėm qė ata tė mund tė na afrojnė tek Allahu.”
(Ez Zumer, 39:3)

Po ashtu recito ajetin:
"Dhe adhurojnė nė vend tė Allahut gjėra qė as i dėmtojnė dhe as nuk u sjellin dobi, dhe thonė: “Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek Allahu". (Junus, 10:18)

Dhe dije se kėto tre dyshime, janė justifikimet dhe pretendimet mė tė mėdha qė ata kanė. Kėshtu, nėse arrin tė kuptosh se Allahu i Lartėsuar e ka demaskuar falsitetin e kėtyre pretendimeve nė librin e Tij, dhe ti ke arritur ta kuptosh kėtė mirė, atėherė ēfarė vjen mė pas ėshtė mė e lehtė pėr tu kuptuar dhe refuzuar se ē'kemi pėrmendur tashmė.
Pretendimi i katėrt

Nėse tė thotė: "Unė adhuroj vetėm Allahun e Lartėsuar. Por drejtimi im ndaj kėtyre njerėzve tė drejtė dhe kėrkimi prej tyre pėr plotėsimin e nevojave tė mia nuk konsiderohet adhurim".

Pėrgjigju si mė poshtė: A je dakort se Allahu i Lartėsuar e ka bėrė tė obligueshme pėr ty Teuhidin e Tij nė adhurim tė sinqertė dhe se adhurimi ėshtė vetėm e drejta e Tij dhe nuk mund ti drejtohet tjetėr veē Tij? Kur tė tė pėrgjigjet: "Po", pyete: "Ma shpjego kėtė koncept tė cilin Allahu i Lartėsuar e ka bėrė obligim pėr ty, qė ėshtė sinqeriteti qė duhet tė kesh ndaj Tij nė adhurim dhe qė ėshtė vetėm e drejta e Tij?"

Ke pėr tė parė qė ai nuk e di kuptimin e adhurimit dhe as qė i njeh kategoritė e tij. Tani qė ai ka nxjerrė nė pah injorancėn e tij, qartėsoja ēėshtjen atij duke i cituar thėnien e Allahut i Lartėsuar:

"Lutjuni Zotit tuaj me pėrulje dhe nė vetėveten tuaj..." (Al A'raf, 7:55)

Pasi t'ja kesh shpjeguar kėtė ajet atij, pyete: "A ėshtė duaja njė lloj adhurimi ndaj Allahut tė Lartėsuar? (Po qe se ja ke shpjeguar mirė ajetin) patjetėr do tė pėrgjigjet: "Po! Duaja ėshtė njė lloj adhurimi". Pyete: "Nėse e pranon se duaja ėshtė njė lloj adhurimi dhe ti iu lute Allahut tė Lartėsuar ditė dhe natė me frikė se mos duaja jote nuk pranohet dhe duke shpresuar se Allahu i Lartėsuar do ti pėrgjigjet duasė tėnde, por nė tė njėjtėn kohė, ju lute njė profeti apo tjetėr veē tij qė ai ti pėrgjigjet duasė qė i bėre Allahut tė Lartėsuar, a ke bėrė Shirk ndaj Allahut tė Lartėsuar me kėtė veprim tėndin?" Ai duhet tė tė pėrgjigjet: "Po". (Po qe se ėshtė i sinqertė). Kalo nė njė ajet tjetėr:

"Kėshtu pra, falu pėr Zotin tėnd dhe bėj kurban (vetėm pėr Tė)." (El Keuther, 108:2)

Tani pyete: "Nėse i bindesh Allahut tė Lartėsuar dhe therr kurban nė emėr tė Tij, a ėshtė ky adhurim?" Patjetėr qė do tė pėrgjigjet: "Po".

Pyete: "Atėherė, nėse bėn kurban ndaj njė krijese, qoftė kjo profet, xhin apo ēfarėdo tjetėr, a nuk do tė kishe bėrė Shirk duke drejtuar kėtė akt adhurimi ndaj tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar?" Patjetėr qė do tė pėrgjigjet: "Po", (po qe se ėshtė i sinqertė).

Tani pyete: "Mushrikėt arabė tė cilėve Kur'ani u referohet dhe tek tė cilėt u dėrgua profeti, a nuk adhuronin engjuj, njerėz tė mirė si Lat-in dhe objekte tė tjera?" Patjetėr do tė pėrgjigjet: "Po", (po qe se ėshtė i sinqertė).

Pyete: "E ē'ishte adhurimi i tyre veēse nė dua dhe kurban dhe duke iu drejtuar atyre pėr ndihmė dhe tė tjera si kėto? Vėrtetė ata e pranonin se kėto objekte adhurimi ishin robėr tė Allahut tė Lartėsuar dhe nėn mbikqyrjen e Tij, dhe se vetėm Allahu i Lartėsuar i kontrollon tė gjitha ēėshtjet.
Kėshtu ata iu drejtonin idhujve me duatė e tyre vetėm pėr tė arritur ndėrhyrjen e tyre tek Allahu i Lartėsuar si pasojė e statusit tė tyre tek Allahu i Lartėsuar, e tėrė kjo ėshtė e lehtė pėr t'u kuptuar".




Pretendimi i pestė

Nėse fillon tė debatojė duke thėnė: "A e mohon ti ndėrhyrjen e profetit dhe i lan duart nga kjo ndėrhyrje?" Pėrgjigju: "As nuk e mohoj, dhe as nuk i laj duart nga ai. Pėrkundrazi, ai ėshtė ndėrmjetėsi (nė ditėn e gjykimit) dhe ai ėshtė tė cilit duaja do t'i pranohet pa pikė dyshimi. Po ashtu lutem qė Allahu i Lartėsuar tė mė bėjė nga ata tė cilėt do tė pėrfitojnė prej ndėrhyrjes sė tij (Muhammedit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Por e drejta e ndėrmjetėsimit i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar sikurse Ai thotė:

"Thuaju: “Allahut i takon gjithė ndėrmjetėsimi." (Ez Zumer, 39:44)

Kėshtu, ndėrmjetėsimi nuk ka pėr tė ndodhur pėrveē pasi Allahu i Lartėsuar ta lejojė tė ndodhė sikurse Ai thotė:

"E kush ėshtė ai qė mund tė ndėrhyjė (ndėrmjetėsojė) tek Ai pėrveē se me Lejen e Tij?” (El Bekare, 2:255)

Dhe profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nuk do tė ndėrhyjė pėr askėnd, derisa Allahu i Lartėsuar ta lejojė atė tė ndėrhyjė sikurse Ai thotė:

"Dhe ata nuk mund tė ndėrhyjnė pėrveē pėr ata me tė cilėt Ai ėshtė i kėnaqur, duke qėndruar me nderim nga frika e Tij.” (El Enbija', 21: 28)

Dhe Allahu i Lartėsuar kurrė nuk do tė jetė i kėnaqur, pėrveē se me njerėzit e Teuhidit sikurse Ai thotė:

"Dhe kushdo qė kėrkon ndonjė fe tjetėr pėrveē Islamit (Teuhidit), ajo kurrė nuk do t’i pranohet atij." (Al Imran, 3:85)

Kėshtu, nėse e drejta e ndėrmjetėsimit i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar dhe do tė ndodhė vetėm nėse Ai do ta lejojė dhe as profeti as tjetėr pėrveē tij nuk do tė ndėrhyjnė po qe se Allahu i Lartėsuar nuk i lejon tė ndėrhyjnė pėr dikė. Dhe Allahu i Lartėsuar nuk do tė lejojė tė ndėrhyjė pėr dikė pėrveēse pėr njerėzit e Teuhidit.

Kėshtu, qartėsohet qė tėrė ndėrmjetėsimi i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar. E unė do ti lutem vetėm Atij duke thėnė:

"O Allah! Mos e ndalo ndėrmjetėsimin e Resulit pėr mua. O Allah! Bėje atė tė ndėrmjetėsojė pėr mua". Dhe dua tė tjera tė ngjashme me kėto".
















Pretendimi i gjashtė

Nėse ai fillon tė ndjekė rrugė tjetėr dhe mundohet tė justifikohet duke thėnė: "Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i ėshtė dhėnė e drejta e ndėrmjetėsimit nė ditėn e gjykimit. Unė po i lutem atj vetėm pėr atė tė cilėn Allahu i Lartėsuar ia ka dhėnė atij". Pėr kėtė pėrgjigju: "Vėrtetė profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i ėshtė dhėnė e drejta e ndėrmjetėsimit nga Allahu i Lartėsuar, por nė tė njėjtėn kohė, Allahu i Lartėsuar tė ka ndaluar qė ta kėrkosh atė prej Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Allahu i Lartėsuar thotė:

"Kėshtu qė mos lutni asnjė tjetėr bashkė me Allahun.” (El Xhin, 72:18)

Kėshtu lutja ndaj Allahut tė Lartėsuar qė tė bekojė ty me ndėrmjetėsimin e profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), ėshtė nė vetėvete njė akt adhurimi. E ty Allahu i Lartėsuar tė ka ndaluar qė ti bėsh Shirk Atij duke e drejtuar kėtė akt adhurimi ndaj tjetėr veē Tij. E nėse do ti lutesh Allahut tė Lartėsuar tė mundėsojė ndėrmjetėsimin e Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) pėr ty atėherė bindju Allahut tė Lartėsuar nė atė qė Ai thotė:

"Kėshtu qė mos lutni asnjė tjetėr bashkė me Allahun.” (El Xhin, 72:18)

Pėr mė tepėr, njė mėnyrė tjetėr pėr tė hedhur poshtė kėtė pretendim ėshtė fakti se Allahu i Lartėsuar i ka dhėnė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit edhe tė tjerėve pėrveē Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Ėshtė transmetuar autentikisht se engjujt ndėrmjetėsojnė, dhe fėmijėt qė kanė vdekur pėrpara moshės sė pjekurisė ndėrmjetėsojnė pėr prindėrit e tyre po ashtu ewlijatė ndėrmjetėsojnė. Mos do tė thuash qė pėrderisa Allahu i Lartėsuar u ka dhėnė tėrė kėtyre tė drejtėn pėr tė ndėrmjetėsuar unė do ti marr kėta tė gjithė si ndėrmjetėsa tek Allahu i Lartėsuar?

Po qe se thua kėtė, atėherė ti qartėsisht dhe plotėsisht ke pėrqafuar adhurimin e njerėzve tė mirė qė mushrikėt arabė bėnin dhe qė Allahu i lartėsuar ka pėrmendur nė librin e Tij.

Nėse thua: "Jo! Nuk do tė kėrkoj ndėrmjetėsimin e tė gjithė atyre", atėherė vetė thėnia jote:
"Allahu i Lartėsuar i ka dhėnė Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tė drejtėn e ndėrmjetėsimit, kėshtu qė unė do ti lutem Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) pėr tė,” refuzohet".

















Pretendimi i shtatė

Nėse tė nxjerr njė pretendim tjetėr: "Unė nuk i bėj Shirk Allahut tė Lartėsuar, nuk do ta bėja kurrė njė gjė tė tillė por drejtimi ndaj kėtyre njerėzve tė mirė nuk ėshtė Shirk".
Atėherė pyete: "Nėse vėrtetė beson se Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar Shirkun nė mėnyrė mė tė rreptė se sa ka ndaluar zinanė dhe ti e pranon qė Allahu i Lartėsuar nuk e falė atė (Shirkun) atėherė cili ėshtė kuptimi i kėsaj ēėshtje kaq tė madhe tė cilėn Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar dhe nuk e falė?"

Ke pėr ta parė se ai nė tė vėrtetė nuk ka dijeni se ēfarė ėshtė Shirku. Pyete atė: "Si mund ti qėndrosh larg Shirkut ndėrkohė qė nuk ia ke dijeni se ēfarė ėshtė ai (Shirku) apo si ėshtė e mundur qė njė gjė tė cilėn Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar pėr ty dhe ka thėnė se nuk do ta falė atė, dhe ti as nuk pyet pėr tė e as nuk e njeh atė mos vallė mendon se Allahu i Lartėsuar e ka ndaluar Shirkun dhe nuk na ka qartėsuar pėr tė?"

Nėse tė thotė: "Shirku ėshtė tė adhurosh idhuj dhe ne nuk adhurojmė idhuj." Pėrgjigju: "Cili ėshtė kuptimi i adhurimit tė idhujve? Mos vallė ti mendon se mushrikėt arabė besonin se kėta shkėmbinj dhe gurė krijonin dhe rregullonin ēėshtjet e lutėsve qė u luteshin idhujve? Po qe se ky ėshtė pretendimi yt atėherė vetė Kur'ani e hedh poshtė kėtė".

Nėse tė pėrgjigjet: "Ata u drejtoheshin kėtyre pemėve dhe gurėve, mauzoleumeve mbi varre dhe ikonave tė tjera dhe u bėnin dua atyre pėr tė plotėsuar nevojat e tyre, thernin kurban pėr ta pėr tu afruar tek Allahu i Lartėsuar dhe qė Allahu i Lartėsuar tė shmangte tė keqen nga ata, ose pėr tė plotėsuar dėshirat atyre si rrjedhim i statusit tė lartė qė ata (idhujt) kishin tek Allahu i Lartėsuar".

Pėrgjigju: "Ke folur tė vėrtetėn. Kjo ėshtė egzaktėsisht ajo qė ju bėni pėrpara mauzoleumeve dhe varreve tė ngritura".

Ky person mė nė fund e pranoi edhe vetė se ajo qė kėta bėjnė ėshtė Shirk nė adhurim dhe kjo ėshtė pika qė duhet kuptuar.

Po ashtu (thuaji) pėr tė qartėsuar thėnien tėnde: "Shirku ėshtė adhurim i idhujve", mos vallė me kėtė do tė thuash se Shirku ndodh vetėm kėshtu? Mos vallė mendon se tė mbėshtetesh tek ewlijatė pėr tė plotėsuar nevojat e tua dhe tu lutesh atyre nuk hyn nė
Shirk? Nėse e beson kėtė, atėherė dije se Kur'ani ka hedhur poshtė qartėsisht kėtė pretendim, ngase Allahu i Lartėsuar e ka pėrmendur kufrin e atyre qė u drejtohen engjėjve me akte adhurimi dhe atyre qė u drejtohen Isas (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe njerėzve tė tjerė tė mirė".

Si pėrfundim, ai qė ėshtė i ndershėm duhet ta pranojė se ai qė i bėnė Shirk Allahut tė Lartėsuar duke drejtuar njė akt adhurimi ndaj njerėzve tė mirė ka rėnė nė tė njėjtin lloj Shirku qė Kur'ani pėrmend. Dhe kjo ėshtė ēėshtja qė ne duam qė ata tė arrijnė tė kuptojnė.

Thelbi i ēėshtjes ėshtė se nėse ai tė thotė: "Unė nuk i bėj Shirk Allahut tė Lartėsuar" Pyete:

"Cili ėshtė kuptimi i tė bėrit Shirk Allahut tė Lartėsuar? Ma shpjego atė!"

Nėse ai tė pėrgjigjet: "Ėshtė adhurimi i idhujve!"

Pyete: "Ēdo tė thotė tė adhurosh idhuj? Ma shpjego kėtė".

Nėse tė pėrgjigjet: "Po unė adhuroj vetėm Allahun e Lartėsuar"

Pyete: "Ēdo tė thotė tė adhurosh vetėm Allahun e Lartėsuar? Ma shpjego kėtė".

Nėse ai i shpjegon tė tėra kėto sipas asaj qė Allahu i Lartėsuar ka pėrcaktuar nė Kur'an, kjo ėshtė ajo qė ne dėshirojmė. Nėse nuk i di kuptimet e vėrteta tė tyre, si mund tė pretendojė se ėshtė i pasėr nga diēka kuptimin e sė cilės ai nuk e di? Nėse ai i shpjegon kėto ēėshtje gabimisht duke kundėrshtuar realitetin e pėrcaktuar nė Kur'an, atėherė kėrkohet nga ty qė me argumente tė qarta Kur'anorė ti qartėsosh atij kuptimin e Shirkut. Ti duhet t'ia faktosh atij, se adhurimi i idhujve ėshtė egzaktėsisht ajo qė ata bėjnė nė kohėn tonė duke adhuruar kėto varre ndėrkohė qė na kritikojnė ne kur adhurojmė vetėm Allahun e Lartėsuar. Kėshtu thirrja e tyre ėshtė pikėrisht thirrja e
paganėve tė hershėm:

"A i ka bėrė ai (tė gjithė) zotat nė Njė Zot?! Vėrtet qė kjo ėshtė njė gjė e ēuditshme!" (Sad, 38:5)








Pretendimi i tetė

Ka mundėsi qė ai tė pėrdorė krejtėsisht njė taktikė tjetėr duke thėnė: "Ata (mushrikėt) nuk bėnė kufėr si rrjedhim i duasė sė tyre ndaj engjujve, profetėve apo ngase ata drejtuan aktet e tyre tė adhurimit ndaj tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar. Pėrkundrazi ata bėnė kufėr kur pretenduan se engjėjt ishin vajzat e Allahut tė Lartėsuar. Ne, ndėrkohė nuk pretendojmė se Abdul Kadri apo ewlijatė e tjerė janė djemtė e Allahut tė Lartėsuar".


Pėrgjigja e parė:

Pėrgjigja ndaj kėtij pretendimi ėshtė tė thuash: "Pretendimi se Allahu i Lartėsuar ka fėmijė ėshtė tėrėsisht njė lloj tjetėr kufri, ngase Allahu i Lartėsuar thotė:

"Thuaj: “Ai ėshtė Allahu, Njė dhe i Vetėm."
(El Ikhlas – Et Teuhid, 112:1-2)

Dhe kuptimi i Ahad ėshtė se askush e asgjė nuk ėshtė i ngjajshėm apo i krahasueshėm me Tė. Dhe kuptimi i Samed ėshtė se tėrė krijesat i kthehen Atij pėr ndihmė dhe ia kanė nevojėn. Kėshtu kush mohon kėtė ka bėrė kufėr edhe nėse nuk mohon ajetin e fundit nė kėtė sure. Allahu i Lartėsuar thotė:

" Ai as nuk lind, as nuk ėshtė i lindur."
(El Ikhlas – Et Teuhid, 112:3)

Kushdo qė mohon kėtė ka bėrė kufėr edhe nėse nuk mohon pjesėn pėrpara saj nė kėtė sure".

Pėrgjigja e dytė:

Allahu po ashtu ka thėnė:

"Asnjė fėmijė (pasardhės) nuk lindi Allahu dhe nuk gjindet asnjė ilah (zot) tjetėr pėrkrah me Tė; (po tė kishin qenė shumė zota) atėherė ē’tė shihje! Secili zot do tė kishte hequr mėnjanė ēfarė do tė kishte krijuar vetė dhe disa do tė pėrpiqeshin tė mposhtnin tė tjerėt! I Lartėsuar ėshtė Allahu mbi ēdo gjė qė ata i mveshin e ia pėrshkruajnė Atij!" (El Mu'minun, 23:91)

Kėshtu, Allahu i Lartėsuar bėri dallim mes dy llojeve tė kufrit dhe secilin prej tyre e bėri njė kategori tė veēantė kufri. Po ashtu Allahu i Lartėsuar tha:

"Megjithatė ata bashkojnė nė adhurim xhindėt si shokė me Allahun, megjithėse Ai i ka krijuar ata (xhindėt); po kėshtu ata i mveshin nė mėnyrė tė paqenė dhe pa asnjė dije bij dhe bija Atij. I Madhėruar qoftė Ai! Dhe i Lartėsuar mbi tė gjithė ē’i mveshin Atij qoftė Ai!" (En Aam, 6:100)

Duke diferencuar kėshtu mes dy llojeve tė kufrit.


Pėrgjigja e tretė:

E njė provė tjetėr e mėtejėshme pėr kėtė ėshtė fakti se kufarėt qė i luteshin Lat-it, nuk e konsideronin atė si birin e Allahut tė Lartėsuar edhe pse ai ishte njeri i drejtė e i devotshėm. Po ashtu kufarėt qė adhuronin xhinėt nuk i konsideronin ato si fėmijtė e Allahut tė Lartėsuar.
Pėrgjigja e katėrt:

E pėr mė tepėr, fakti se tė tėrė dijetarėt e tė katėr medhhebeve, pėrmendin nė rregullat nė ”kapitullin e murtedinėve” se nėse muslimani pretendon se Allahu i Lartėsuar ka djalė, ai ėshtė murted. Nėse muslimani bėn Shirk, po ashtu ėshtė murted. Kėshtu ata
diferencojnė mes dy rasteve. Kjo ēėshtje ėshtė mė se e qartė dhe nuk ka nevojė pėr shqyrtim tė mėtejshėm.

























Pretendimi i nėntė

Nėse ai provon taktikė tjetėr pėr tė justifikuar Shirkun e tij dhe thotė:

"Nuk ka fare dyshim! Me tė vėrtetė pėr Eulijatė e Allahut (tė pėrkushtuarit, besimtarėt e vėrtetė qė i dorėzohen plotėsisht Allahut) as frikė nuk do tė ketė mbi ta, as nuk do tė pikėllohen." (Junus, 10:62)

Dhe mundohet tė provojė se njerėz tė tillė meritojnė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit".
Pėrgjigju: "Ėshtė mė se e vėrtetė se ata kanė njė pozitė tė lartė tek Allahu i Lartėsuar. Por ata nuk duhen adhuruar. Dhe ne mohojmė vetėm faktin se ata duhen adhuruar bashkė me Allahun e Lartėsuar dhe se ata duhet tė merren si partnerė me Tė. Pėrndryshe, si ne edhe ju, jemi dakort qė ėshtė e detyrueshme qė ti duam ata, dhe tė ndjekim shembullin e tyre, dhe tė besojmė nė ēfardo nga mbrekullitė qė u kishin ndodhur atyre me lejen dhe bekimin e Allahut tė Lartėsuar. E askush veē njė tė devijuari nuk e mohon egzistencėn e mbrekullive tė tilla. Por feja e Allahut tė Lartėsuar ėshtė tė qėndrosh nė mes dy ekstremeve. Ėshtė udhėzim mes dy ekstremeve tė humbjes dhe e vėrteta mes dy ekstremeve tė sė keqes".

Kur tė arrish tė kuptosh se koncepti i atyre qė bėjnė Shirk nė kohėn tonė tė cilin e quajnė ”besim”, ėshtė nė fakt po ai Shirk pėr demaskimin dhe braktisjen e tė cilit u shpall Kur'ani dhe ėshtė po ai Shirk qė luftoi Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), atėherė dije se Shirku i mushrikėve tė herėshėm ėshtė mė pak mizor se Shirku i mushrikėve tė kohės sonė. Kjo pėr dy arsye:

Sė pari: Mushrikėt e herėshėm arabė nuk bėnin Shirk dhe nuk i drejtonin duatė e tyre ndaj engjujve, ewlijave dhe idhujve pėrveē nė kohė qetėsie. Megjithatė nė momente tė vėshtira dhe nė situata kur kishin nevojė tė dėshpėruar pėr tė marrė pėrgjigje pėr lutjet e tyre, ata e bėnin fenė dhe lutjet e tyre tė sinqerta dhe vetėm pėr Allahun e Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe kur hipin nė anije, ata lusin Allahun duke e bėrė besimin e tyre tė pastėr vetėm pėr tė, por kur Ai i sjell ata shėndoshė e mirė nė tokė, kur ē’tė shohėsh! Ata japin njė pjesė tė adhurimit tė tyre tė tjerėve nė vend tė Allahut (bėnin Shirk).” (El Ankebut, 29:65)

Ai thotė po ashtu:

"Ndėrsa kur ju kap e keqja nė det, ata tė cilėt ju i thėrrisni pėrveē Atij, shuhen e zhduken prej jush pėrveē Atij, por kur Ai ju sjell ju shėndoshė e mirė nė tokė, ju i ktheni shpinėn (Atij) dhe njeriu gjithnjė ėshtė tepėr mosmirėnjohės." (El Isra, 17:67)

Poashtu Ai thotė:

"Thuaju (O Muhammed): “Mė thoni, sikur tė binte mbi ju Dėnimi i Allahut apo t’ju vijė Ora (sė cilės i trembeni), a do t’i thėrrisnit tjetėrkujt pėrveē Allahut? (Pėrgjigjuni) nėse jeni tė drejtė!” Patjetėr, ju vetėm Atij do t’i thėrrisnit dhe nė qoftė se Ai do, Ai mund t’jua largojė atė fatkeqėsi pėr tė cilėn ju i thėrrisni Atij dhe atė kohė ju harroni ēfarėdo shoku qė i keni bashkuar Atij nė adhurim.”
(En Aam, 6:40-41)
E Allahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe kur njeriun e godet ndonjė e keqe, ai i lutet fort Zotit tė tij duke iu kthyer Atij me pendim, por kur Ai i dhuron ndonjė mirėsi atij nga Vetja e Tij, ai harron atė pėr tė cilėn ai thirri mė parė dhe i vė shokė Allahut, me qėllim qė tė humbė tė tjerė nga Udha e Tij. Thuaj: “Kėnaquni e shijoni nė qejfin tuaj pėr pak kohė; padyshim qė ju jeni nga banorėt e Zjarrit!" (Ez Zumer, 39:8)

E Allahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe kur ata i mbulon vala si hije (si re ose malet e ujit qė ngrihen mbi ta), ata lusin Allahun, duke iu lutur tėrėsisht me gjithė pėrkushtimin vetėm Atij, por kur Ai i nxjerr ata shėndoshė e mirė nė tokė, ka disa prej tyre tė cilėt ndalen nė mes, ndėrmjet (Besimit dhe mosbesimit). Por askush nuk i mohon Ajetet Tona (provat, shenjat, treguesit), pėrveē ēdo tė pabesi mosmirėnjohės." (Lukman, 31:32)

Kush arrin tė kuptojė kėtė pikė, qė ata tė cilėt Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) luftoi, i luteshin Allahut tė Lartėsuar dhe i luteshin tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar vetėm nė kohė rehatie, ndėrsa pėrsa i pėrket situatave tė vėshtira i luteshin vetėm Allahut tė Lartėsuar dhe braktisnin lutjen e tyre ndaj ewlijave, ke pėr tė parė qartė dallimin mes dy llojeve tė Shirkut. Po ku janė ata qė do ta kuptojnė kėtė ēėshtje sikurse duhet? Allahut tė Lartėsuar i lutemi tė na forcojė!"



Sė dyti:

Mushrikėt e herėshėm u luteshin duke bėrė Shirk, robėve me status tė lartė tek Allahu i Lartėsuar, qofshin kėta profetė, ewlijah, apo engjėj. Ose u luteshin shkėmbinjve dhe pemėve qė janė tė bindur ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe qė nuk mund tė bėjnė mėkate. Ndėrkohė, njerėzit e kohės sonė, u luten njerėzve duke i marrė ata si partnerė me Allahun e Lartėsuar, ndėrkohė qė kėta janė nga njerėzit mė tė ulėt e tė kėqinj nga njerėzit. Kėta individė tek tė cilėt ata i drejtojnė duatė e tyre, dihet mirė se ata janė nga ata qė kryejnė mėkate sikurse zinaja, vjedhin, braktisin namazin e tė tjera veē kėtyre. Dhe ai qė beson tek njė njeri i mirė, apo tek njė objekt qė nuk mėkaton dot sikurse shkėmbinjtė, apo gurėt, se mund tė ndėrmjetėsojnė pėr tė tek Allahu i Lartėsuar ėshtė shumė mė i mirė se ai qė beson se njė person, mėkatet e tė cilit janė evidente dhe reputacioni i keq i tė cilėve ėshtė me famė.
















Pretendimi i dhjetė

Tani qė e ke kuptur se ata njerėz tė cilėt Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i luftoi ishin mė tė zgjuar dhe bėnin njė Shirk mė pak mizor se njerėzit e kohės sonė, di se kėta njerėz kanė akoma njė pretendim tė tyre qė e paraqesin pėrveē pretendimeve qė kemi pėrmendur mė parė. Nė fakt ky ėshtė nga argumentet mė tė mėdha tė tyre prandaj kushtoji kujdes kėtij pretendimi dhe pėrgjigjes ndaj tij.
Ata pretendojnė: "Mushrikėt tė cilėt Kur'ani i pėrmend nuk dėshmonin La ilahe il-la Allah . Ata e mohonin Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe mendonin se ai ishte gėnjeshtar. Ata po ashtu mohonin ringjalljen dhe Kur'anin dhe thonin se ishte magji. Ndėrsa ne dėshmojmė: "La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulu Allah". Ne besojmė nė Kur'an dhe tek ringjallja. Ne falemi dhe agjerojmė. Si mund tė na krahasosh ne me ata?"



Pėrgjigja e parė:

Pėrgjigja pėr kėtė: "Nuk ka mosmarrėveshje mes dijetarėve qė nėse dikush beson Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė njė ēėshtje dhe mohon njė ēėshtje tjetėr nga ai, ky individ ėshtė kafir dhe nuk ka hyrė nė Islam. Po ashtu nėse beson tek njė pjesė e Kur'anit dhe mohon njė pjesė tjetėr tė tij, edhe ky nuk ėshtė musliman.

Pėr shembull: Nėse dikush beson nė Teuhid, por pretendon se nuk duhet tė falet, ose nėse beson nė Teuhid dhe namaz por pretendon se ai nuk e ka pėr detyrė tė japė zekatėn ose edhe nėse beson nė tėrė kėto por pretendon se nuk ka pėr detyrė tė agjerojė ramazanin ose edhe nėse beson tek tėrė kėto por mohon obligueshmėrinė e haxhit, ky individ nuk ėshtė musliman. Prova pėr kėtė ėshtė se nė kohėn e Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) disa njerėz nuk donin tė kryenin haxhin dhe Allahu i Lartėsuar shpalli nė lidhje me ta:

"Dhe Haxhi (Udhėtimi pėr tė vizituar Ka’abėn) ėshtė njė detyrė qė njerėzit i detyrohen Allahut pėr ta kryer, ata tė cilėt munden tė pėrballojnė shpenzimet. Dhe kushdo qė nuk beson (mohon Haxhin si shtyllė tė Islamit), atėherė Allahu ėshtė mė i Pasuri, nuk ka nevojė pėr askėnd nė Alemin (ndėr njerėz, ndėr xhinde, ose nė mbarė gjithėsinė. Ai ėshtė Krijuesi i saj)." (Al Imran, 3:97)

E kushdo qė afirmon tėrė kėto shtylla tė Islamit, por mohon ringjalljen nė ditėn e gjykimit, ai ėshtė kafir sipas koncensusit tė dijetarėve dhe jeta dhe pasuria e tij janė hallall pėr tu marrė sikurse Allahu i Lartėsuar thotė:

"Sigurisht, ata tė cilėt nuk besojnė Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij dhe qė duan tė bėjnė dallime mes besimit nė Allahun dhe nė tė Dėrguarit e Tij (duke e besuar Allahun dhe duke mos i besuar tė Dėrguarit) duke thėnė: “Ne besojmė disa prej tyre, por i mohojmė tė tjerėt” dhe qė duan tė bėjnė pėr vete njė rrugė tė ndėrmjetme, Kėta nė tė vėrtetė janė mosbesimtarė dhe pėr mohuesit Ne kemi pėrgatitur ndėshkim poshtėrues."
(An Nisa', 4:150-151)

Pra, nėse Allahu i Lartėsuar ka pėrmendur qartėsisht nė librin e Tij, se dikush qė beson nė njė pjesė tė tij dhe mohon njė pjesė tjetėr tė tij ėshtė kafir, atėherė ky pretendim ėshtė i refuzuar dhe i asgjėsuar. Dhe ky pretendim mu dėrgua mua nga njerėzit e Ahsah-s".

Pėrgjigja e dytė:

Po ashtu mund tė thuash nė pėrgjigje tė kėtij pretendimi: "Ti e pranon se dikush mund tė besojė tek Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė njė ēėshtje ndėrkohė qė mohon namazin, ai ėshtė kafir dhe jeta dhe pasuria e tij janė hallall sipas koncenzusit tė dijetarėve. Po ashtu ti afirmon se kushdo qė beson nė gjithēka me tė cilėn Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u dėrgua pėrveē ringjalljes, edhe ky ėshtė kafir.

I njėjti gjykim ėshtė i aplikueshėm edhe pėr agjėrimin e muajit tė ramazanit edhe nėse beson nė ringjallje. Pėr kėtė nuk ka mosmarrėveshje mes muslimanėve dhe Kur'ani ėshtė i qartė nė kėtė pikė sikurse kemi pėrmendur mė parė.

Dihet se Teuhidi ėshtė ēėshtja mė e madhe me tė cilėn erdhi Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ngase Teuhidi ėshtė mė i rėndėsishėm se namazi, zekata, agjerimi dhe haxhi. Si mund tė jetė e mundur qė dikush qė mohon kėto shtylla tė Islamit, konsiderohet kafir nga ty edhe nėse vepron sipas gjithėēkaje tjetėr me tė cilėn erdhi Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ndėrkohė qė kur mohon realitetin e Teuhidit me tė cilin erdhėn tė tėrė tė Dėrguarit, ky individ nuk ėshtė kafir sipas teje?!

SubhanAllah! Sa injorancė e thellė dhe e ēuditėshme!"

Pėrgjigja e tretė:

Po ashtu mund tė thuhet: "Sahabėt e Resulit luftuan fisin Beni-Hanifah edhe pse ata pranuan Islamin me Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe dėshmuan La ilahe il-la Allah dhe se Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ėshtė i dėrguari dhe robi i Allahut tė Lartėsuar. Po ashtu ata faleshin dhe thėrrisnin ezanin".

Kur tė tė pėrgjigjet: "Por sė bashku me dėshminė e tyre ata dėshmuan se Musejlima, profeti i rremė ishte nė realitet profet!"

Pėrgjigju: "Kjo ėshtė saktėsisht ajo qė dua tė them. Nėse tė ngresh dikė nė nivelin e tė qėnit profet bėn jetėn dhe pasurinė tėnde hallall dhe dėshmia dhe namazi i atij qė bėn kėtė ėshtė pa vlerė, po ai qė ngre ”Shemsan” apo ”Jusufin” apo cilindo sahab ose profet nė nivelin e Allahut tė Lartmadhėrishėm, Zotit tė qiejve dhe tė tokės?! I Lartmadhėruar pa kufi ėshtė Ai (Allahu i Lartėsuar) dhe i pastėr nga shpifjet e shpifėsve! Por pak e kuptojnė kėtė ngase:

"Kėsisoj Allahu i vulos zemrat e atyre qė nuk dinė (injorantėve)" (Er Rum, 30:59)


Pėrgjigja e katėrt:

Po ashtu mund ti thuash: "Ali ibn Ebi Talib dogji tė gjallė njerėz qė dėshmuan se ishin muslimanė. Ata ishin nga ndjekėsit e tij dhe e mėsuan fenė nga sahabėt e Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Megjithatė ata besonin se Aliu posedonte njė status tė lartė sikurse ju besoni se Jusufi, Shemsan dhe tė tjerė veē tyre posedojnė. Si ka mundėsi qė sahabėt ranė dakort ti vrisnin ata dhe i konsideruan ata kufarė edhe pse ata afirmonin dhe pretendonin se ishin Muslimanė?

Mos vallė do ti akuzosh sahabėt se i quajtėn kufarė ata qė ishin muslimanė? Apo vallė ju dalloni mes besimit nė Taxh dhe tė tjerė veē tij duke pretenduar se njė besim i tillė nuk tė sjell humbje ndėrkohė qė besimi se Aliu kishte disa cilėsi supernatyrore e bėn dikė kafir?"



Pėrgjigja e pestė:

Po ashtu mund tė pėrmendet gjithashtu si pėrgjigje tjetėr: "Beni Ubejd el- Kaddah (Fatimid-ėt), familja qė kontrollonte teritorin nga Maroku deri nė Egjypt nė kohėn e Abasidėve, dėshmonin La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulu Allah, falnin namazin e xhumasė dhe namazet e tjera me xhemat.

Megjithatė kur ata kundėrshtuan ligjin Islam nė disa aspekte qė janė mė tė vogla se kėto qė ne po diskutojmė, dijetarėt ranė dakort se ata ishin kufarė qė duheshin luftuar. E konsideruan teritorin e tyre si teritor armik (Darul-harb) dhe kėshtu muslimanėt i luftuan ata derisa i ēliruan tokat nė posedimin e tyre dhe i rikthyen ato nė duart e muslimanėve".





Pėrgjigja e gjashtė:

Po ashtu mund tė pėrgjigjesh me njė pėrgjigje tjetėr: "Nėse pretendon se arabėt nė kohėn e xhahiljetit u bėnė kufarė vetėm nga fakti se bashkuan tek ata shumė faktorė sikurse Shirk, mohuan profetėt dhe Kur'anin, mohuan ditėn e gjykimit dhe ēėshtje tė tjera veē tyre, si e shpjegon kapitullin qė tė gjithė dijetarėt pėrmendėn nė librat e fikhut tė titulluar: "Kapitulli rreth gjykimit tė murtedit"?

Ngase murtedi ėshtė muslimani qė bėhet kafir pasi qė ka qenė musliman. Kėta dijetarė kanė pėrmendur shumė ēėshtje qė e bėjnė muslimanin, kafir! Secila nga kėto ēėshtje e bėn muslimanin tė bėhet kafir dhe e kthejnė jetėn dhe pasurinė e tij hallall. Nė fakt dijetarėt pėrmendin edhe disa ēėshtje qė mund ti duken tė vogla e tė parėndėsishme atij qė i kryen ato sikurse tė thuash diēka pa qėllim apo duke luajtur dhe bėrė shaka".



Pėrgjigja e shtatė:

Njė tjetėr pėrgjigje do tė ishte: "A nuk e shikon se Allahu i Lartėsuar tha rreth njė grupi qė kishte marrė pjesė nė xhihad me Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), ishin falur me tė, kishin dhėnė zekatė, kishin kryer haxh dhe kishin besuar Teuhidin se:

"Ata betohen nė Allahun se nuk kanė thėnė gjė (tė keqe), por nė tė vėrtetė ata thanė fjalėn e mosbesimit, ata mohuan pasi pranuan Islamin" (Teube, 9:74)
A nuk e shikon se Allahu i Lartėsuar i deklaroi ata kufarė pas njė thėnie tė tyre edhe pse ata kishin kryer tėrė ato vepra tė mira para thėnies sė tyre?! Po ashtu Allahu i Lartėsuar tha rreth disa njerėzve:

"Nė qoftė se i pyet ata (pėrse tallen), atėherė shprehen hapur: “Ne vetėm po flasim kot dhe pėr shaka.” Thuaju: “A me Allahun (a.v.xh), me Ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe me tė Dėrguarin e Tij po talleni?” Mos kėrkoni fare ndjesė; ju (hipokritė) keni mohuar pasi patėt besuar” (Teube, 9:65-66)

Kėta persona tė cilėve Allahu i Lartėsuar u referohet, bėnė kufėr pas Imanit. Ata kishin luftuar krah pėr krah Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) gjatė betejės sė Tebukut, dhe ata thanė njė thėnie kufri rreth sė cilės mė pas thanė se ishte vetėm lojė dhe shaka.
Megjithatė ky justifikim nuk u pranua pėr ta".

Ndalu dhe mendo rreth thėnies sė tyre: "Ti konsideron muslimanėt qė thonė La ilahe il-la Allah , falen dhe agjerojnė, (ti i konsideron) kufarė?"

Po ashtu ndalu dhe mendo rreth pėrgjigjes sė kėtij justifikimi ngase mbase ėshtė pika mė e rėndėsishme nė kėtė shkrim.







Pėrgjigja e tetė:

Dhe argumenti qė ne kemi pėrmendur gjendet nė pėrshkrimin qė Allahu i Lartėsuar u bėn beni-Israilėve edhe pse ata ishin muslimanė, kishin dije dhe devotshmėri. Ata i thanė Musas (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė):

"Na bėj dhe ne njė zot"(Al A'raf, 7:138)

Po ashtu disa nga sahabėt thanė: "O Resulullah (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)! Bėj pėr ne njė dhat anwat!" Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) u betua se thėnia e tyre ishte sikurse thėnia e beni-Israilėve: "Bėj pėr ne njė Zot". Por Mushrikėt nxjerrin njė justifikim qė e pėrdorin pėr tė refuzuar tė kuptuarit e drejtė tė kėsaj historie.

Ata thonė: "Beni-Israilėt nuk u bėnė kufarė me kėtė veprim tė tyre dhe as sahabėt nuk u bėnė kufarė kur kėrkuan njė Dhatu Anwat!"


Ne pėrgjigjemi:

"Benu Israilėt nuk e kryen aktin dhe po ashtu edhe sahabėt nuk e kryen kėtė akt. Dhe nuk ka mosmarrėveshje se nėse beni-Israilėt do tė vepronin atė qė thanė, ata do tė ishin bėrė kufarė. Po ashtu nuk ka mosmarrėveshje se nėse sahabėt nuk do ti ishin bindur Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kur ai i ndaloi ata dhe nė vend tė bindjes do tė kishin marrė njė dhat anwat pasi Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ua kishte ndaluar atyre kėtė, edhe ata do tė ishin bėrė kufarė. Dhe tėrė thelbi i ēėshtjes kėtu qėndron".
Pėrfitimet nga kjo histori:

Kjo histori ka njė numėr pėrfitimesh qė ne derivojmė nga ajo:

E para ėshtė se muslimani madje edhe dijetari mund tė bie nė disa lloje Shirku ndėrkohė qė nuk e vė re kėtė.

E dyta ėshtė nxjerrja mėsim dhe tėrheqja e vėrejtjes pėr ne se thėnia e njė xhahili: "Ne e kuptojmė Teuhidin", ėshtė nga llojet mė tė thella tė injorancės. Madje ėshtė njė kurth nga shejtani.

E treta ėshtė se nėse njė musliman mundohet tė gjejė tė vėrtetėn dhe thotė njė thėnie kufri pa e kuptuar se ėshtė kufėr atij i tėrhiqet vėrejtja pėr kėtė dhe nėse ai pendohet pėrnjėherė, ai nuk ka bėrė kufėr.

Dhe kjo ėshtė ajo qė ndodhi me beni-Israilėt dhe sahabėt e Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kur ata pyetėn Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).

E katra ėshtė se edhe nėse ky individ nuk hyn nė kufėr ai duhet qortuar rėndė sikurse Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i qortoi rėndė ata.









Pretendimi i njėmbėdhjetė

Njerėzit e Shirkut tė kohės sonė mundohen tė nxjerrin edhe njė pretendim tjetėr tė ngjashėm me atė qė sqaruam mė parė me tė cilin mundohen tė kundėrshtojnė kundėrshtarėt e tyre. Ata thonė: "Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e qortoi Usamah ibn Zejdin (Allahu qoftė i kėnaqur mė tė) kur Usamah vrau dikė qė dėshmoi La ilahe il-la Allah dhe i tha atij: "Guxove dhe e vrave atė pasi ai tha La ilahe il-la Allah ?"

Dhe ata po ashtu pėrdorin hadithin: "Unė jam urdhėruar ti luftoj njerėzit derisa tė dėshmojnė La ilahe il-la Allah ..." dhe hadithe tė ngjashme qė dėshmojnė pėr ndalesėn e luftimit tė atij qė dėshmon La ilahe il-la Allah .

Pika qė kėta tė shkretė mundohen tė faktojnė me kėto justifikime tė tyre ėshtė se kushdo qė thotė shehadetin, nuk duhet luftuar dhe nuk bėhet kafir, ēfarėdo qė tė bėjė ai.
U duhet thėnė kėtyre injorantėve qė kryejnė Shirk:

"Dihet mirė se Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) i luftoi Jehuditė dhe i mori ata si robėr lufte edhe pse ata dėshmonin La ilahe il-la Allah .
Po ashtu sahabėt luftuan fisin beni-Hanifah edhe pse ata dėshmonin La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulu Allah dhe ata faleshin dhe pretendonin se ishin muslimanė.

Po ashtu edhe njerėzit qė Ali ibn Abu Talib (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) dogji, dėshmonin tėrė kėto. Kėta injorantė janė dakort se dikush qė mohon ditėn e gjykimit, bėhet kafir dhe duhet vrarė edhe pse dėshmon La ilahe il-la Allah sikurse edhe ai qė mohon shtyllat e Islamit edhe ai bėhet kafir dhe duhet vrarė edhe nėse thotė shehadetin. E pra si ka mundėsi qė shehadeti i tij nuk i hynė nė punė atij nėse ai mohon diēka nga gjėrat vijuese por i hynė nė punė nėse mohon vetė Teuhidin qė ėshtė themeli dhe esenca e fesė tė tėrė profetėve tė Allahut tė Lartėsuar pa pėrjashtim?!

Armiku i Allahut tė Lartėsuar nuk i ka kuptuar tamam kuptimet e kėtyre haditheve. Sa pėr hadithin e Usamah-s, bėn fjalė pėr individin qė ai vrau pasi dėshmoi shehadetin duke menduar se e bėri kėtė sa pėr sy e faqe pėr tė mbrojtur jetėn dhe pasurinė e tij.

Megjithatė kur dikush pranon Islamin dukėshėm, ėshtė obligim ndalimi nga tė luftuarit e tij pėrderisa tė mos ketė diēka tė dukėshme qė e kontradikton dėshminė e tij.
Allahu i Lartėsuar shpalli pėr kėtė:

"O ju qė keni besuar! Kur tė shkoni nė luftė pėr Ēėshtjen e Allahut, pohoni (verifikoni)"
(An Nisa', 4:94)

Qė e ka kuptimin: "Verifikoni dhe sigurohuni se personi tė cilin po luftoni nuk ėshtė musliman...". Ky ajet tregon se ėshtė e obligueshme tė mos luftosh dikė qė deklaron veten si musliman ndėrkohė qė ka nevojė pėr verifikim. Kėshtu nėse pas deklaratės sė tij del nė pah diēka qė kontradikton Islamin, ai vritet. Provė pėr kėtė ėshtė kushti qė ajeti vė:
"...Verifikoni..." ngase nėse pas dėshmisė sė tij ai nuk vritet pa marrė parasysh se ēfarė ai bėn, nuk do tė kishte kuptim tė verifikohej deklarata e tij e Islamit.

Po ashtu tė tėra hadithet e tjera tė pėrmendura, duhen kuptuar nėn tė njėjtin kėndvėshtrim. Kushdo qė deklaron Islamin dhe pretendon se ndjek Teuhidin, bėhet e ndaluar ta luftosh atė pėrveē nėse diēka del nė pah qė e kontradikton deklaratėn e tij. Dhe fakt pėr kėtė ėshtė se Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), i njėjti person qė tha: "A e vrave atė pasi tha La ilahe il-la Allah ", dhe tha: "Unė jam urdhėruar ti luftoj njerėzit derisa tė thonė La ilahe il-la Allah ", po ashtu tha pėr khawarixh-ėt: "Kudo qė ti gjeni ata vritini ata" dhe tha: "Nėse do tė arrija tė jetoja kohėn kur ata tė shfaqen, do ti vrisja ata me vrasjen e popullit Add". Ky verdikt u dha edhe pse khawarixh-ėt ishin nga ata qė adhuronin Allahun e Lartėsuar shumė, dhe e lartėmadhėronin Allahun e Lartėsuar vazhdimisht. Nė fakt sahabėt ndiheshin inferiorė ndaj adhurimit tė theksuar tė khawarixhėve edhe pse khawarixhėt kishin mėsuar prej sahabėve.

Dėshmia e tyre La ilahe il-la Allah nuk u hyri atyre nė punė e as adhurimi i tyre apo pretendimi i tyre se ata ishin muslimanė ngase ata haptazi treguan me ēėshtje tė tjera, kundėrshtimin e ligjit Islam. Po ashtu njė fakt tjetėr ėshtė edhe ajo qė pėrmendėm mė parė rreth tė luftuarit tė Jehudive dhe luftimit qė sahabėt i bėnė fisit beni-Hanifah. Pėr mė tepėr Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) donte tė sulmonte benu-Mustalik ngase dikush e informoi atė se ata refuzuan tė paguanin zekatėn, derisa Allahu i Lartėsuar shpalli:

"O ju qė keni besuar! Nė qoftė se njė njeri i lig e i poshtėr u vjen juve me ndonjė lajm, sqarojeni e bėjeni tė qartė (verifikoni)" (El Huxhurat, 49:6)

Kėshtu pas verifikimit, u zbulua se individi qė informoi Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), nė fakt kishte gėnjyer pėr ta. Tė tėra argumentet tregojnė atė qė Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kishte qėllim me hadithet e sipėrpėrmendura sipas shpjegimit tė qartė qė ėshtė dhėnė.






























Pretendimi i dymbėdhjetė

Justifikuesit e Shirkut, kanė edhe njė pretendim tjetėr: "Faktin se Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) pėrmendi se nė ditėn e gjykimit njerėzit do tė kėrkojnė ndihmė nga Ademi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), pastaj nga Nuhu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), pastaj nga Ibrahimi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), pastaj nga Musa (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e pastaj nga Isa (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe tė tėrė ata do tė justifikohen derisa njerėzit tė arrijnė tek Resuli (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė).Ata pretendojnė me kėtė se tė kėrkosh ndihmė prej tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar nuk ėshtė Shirk".

Pėrgjigja pėr kėtė ėshtė tė thuash: "Sa i Lartė e i Pastėr ėshtė Ai qė i ka vulosur zemrat e armiqėve tė Tij! Ne nuk mohojmė vlefshmėrinė e tė kėrkuarit ndihmė nga krijesat nė ēėshtje pėr tė cilat kanė mundėsi tė tė ndihmojnė. Allahu i Lartėsuar thotė:

“Njeriu (i palės sė tij) i kėrkoi atij (Musas) ndihmė kundėr armikut tė tij” (El Kasas, 28:15)

Dhe individi gjatė betejės apo nė situata tė ndryshme kėrkon ndihmė nga tė tjerėt pėr gjėra qė ata kanė mundėsi ta ndihmojnė dhe nuk janė gjėra mbinatyrore apo pėrmbi mundėsitė e njeriut.

Ne kundėrshtojmė ndihmėn mbinatyrore qė kėrkohet, ndihmėn fetare qė kėrkohet pranė varreve tė njerėzve tė drejtė e tė devotshėm, apo nė mungesė tė tyre, pėr
ēėshtje qė vetėm Allahu i Lartėsuar ka mundėsi tė bėjė".
Pasi tė ėshtė bėrė e qartė kjo, atėherė kupto se ndihma qė u kėrkohet profetėve ditėn e gjykimit ėshtė se ata duan nga profetėt qė ti luten Allahut tė Lartėsuar tė pėrshpejtojė gjykimin nė mėnyrė qė njerėzit e xhenetit tė ēlirohen nga agonitė e asaj dite. Kjo lloj kėrkese lejohet nė kėtė botė dhe nė ahiret. Ti mund tė shkosh tek njė njeri i devotshėm qė ėshtė para teje dhe qė ka mundėsi tė tė dėgjojė, dhe i lutesh atij tė bėjė dua pėr ty. Kjo ėshtė ajo qė sahabėt bėnin me Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kur ai ishte gjallė dhe mes tyre.

Megjithatė pas vdekjes sė tij ata nuk kėrkuan asgjė prej tij, as edhe nuk kėrkuan asgjė pranė varrit tė tij. Pėrkundrazi, dijetarėt e brezave tė parė qortonin atė qė i lutej Allahut tė Lartėsuar tek varri i Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). E ēfarė do tė ishte gjykimi i tyre ndaj atij qė i lutet Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė)?!"
















Pretendimi i trembėdhjetė

Ata qė justifikojnė Shirkun pėrdorin edhe njė pretendim tjetėr: Historinė e Ibrahimit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Kur atė e hodhėn nė zjarrin qė Nemrudi kishte ngritur pėr ta djegur atė, Xhibriili (a.s.) erdhi tek Ibrahimi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe e pyeti: "A ke nevojė pėr gjė?" Ibrahimi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) iu pėrgjigj: "Jo nga ty". Ata pretendojnė se nėse kėrkimi i ndihmės prej Xhibriilit (a.s.) do tė ishte Shirk, vetė Xhibriili (a.s) nuk kishte pėr ti ofruar Ibrahimit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ndihmė.

Pėrgjigja pėr kėtė ėshtė tamam sikurse pėrgjigja e sipėrpėrmendur. Kjo ngase Xhibriili (a.s.) i ofroi atij ndihmė pėr tė cilėn ai kishte mundėsi t'ia ofronte ngase Allahu i Lartėsuar e pėrshkruan atė:

"...i fuqishėm" (En Nexhm, 53:5)

Sikur Allahu i Lartėsuar ti kishte dhėnė leje atij tė merrte zjarrin ku ishte Ibrahimi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe gjithēka qė ishte rrotull tij sikurse toka dhe malet, dhe ti flakte nė skajet e lindjes apo tė perėndimit ai do ta bėnte kėtė. E nėse Allahu i Lartėsuar do ta urdhėronte atė ta merrte dhe ta transportonte Ibrahimin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) nė ndonjė vend tė largėt, ai do ta bėnte kėtė. E nėse Allahu i Lartėsuar do ta kishte komanduar atė ta ngrite Ibrahimin (Paqja dhe bekimi
i Allahut qofshin mbi tė) nė qiej, ai do ta bėnte kėtė.

Ky shembull ėshtė sikurse shembulli i njė pasaniku, qė shikon njė varfanjak dhe e ndihmon atė qoftė duke i dhėnė borxh atij apo duke i dhuruar atė qė i nevojitet pėr tė plotėsuar nevojat e tij. Nė vend qė tė pranojė ndihmėn e pasanikut, varfanjaku e refuzon atė duke pritur dhe duruar derisa Allahu i Lartėsuar ti japė mundėsi qė tė plotėsojė nevojat e tij pa kėrkuar ndihmėn e tė tjerėve.

I tillė ishte edhe shembulli i Ibrahimit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kur u mbėshtet tek Zoti i tij dhe jo tek ndonjė krijesė tjetėr. E ēfarė justifikon ky shembull pėr tė kėrkuar ndihmė fetare apo pėr tė kryer Shirk?! Ah sikur ata tė kuptonin".


Konkluzion:

Le ta mbyllim kėtė libėr duke pėrmendur njė ēėshtje tė rėndėsishme qė do tė qartėsojė tėrė ē'thamė mė parė. Duke pasur parasysh rėndėsinė e saj do ta diskutojmė veē si edhe pėr shkakun se shumė njerėz dėshtojnė ta kuptojnė atė siē duhet. Kėshtu themi:

"Nuk ka mosmarrėveshje se Teuhidi duhet tė jetė i pranishėm dhe duhet deklaruar me anė tė zemrės, gjuhės dhe veprave tė gjymtyrėve. Nėse njė nga kėto ēėshtje mungon, individi nuk ėshtė musliman. Kėshtu nėse dikush e njeh Teuhidin por nuk vepron nė konformitet me tė, ai ėshtė njė kafir arrogant sikurse ėshtė rasti i Faraonit, Iblisit dhe tė tjerėve si ata.

Kjo ėshtė njė ēėshtje qė shumė njerėz nuk arrijnė tė kuptojnė. Ata thonė: "Kjo ēėshtje qė sapo spjegove ėshtė e vėrtetė dhe ne e kemi tė qartė kėtė dhe e kuptojmė dhe dėshmojmė pėr vėrtetėsinė e saj. Megjithatė, ne nuk jemi tė aftė ta bėjmė kėtė e ta vėmė nė praktikė atė dhe nuk lejohet pėr shtetasit tanė tė veprojnė mbi diēka pėrderisa tė mos jetė sipas
besimeve dhe traditave tė tyre". E ata nxjerrin justifikime tė tjera pėr tė mos ndjekur dhe vepruar sipas besimit korrekt.

Njė njeri i mjerė si ky nuk e kupton se shumica e liderėve tė kotės e njohin tė vėrtetėn dhe ata vetėm e braktisin ndjekjen e sė vėrtetės duke u bazuar nė disa justifikime sikurse Allahu i Lartėsuar thotė:

"Ata i shkėmbyen Ajetet e Allahut pėr njė vlerė fare tė vogėl” (Teube, 9:9)

Ajete tė tjera po ashtu e shpjegojnė kėtė pikė sikurse:

"E njohin mjaft mirė atė (Muhammedin a.s.), ashtu siē i njohin bijtė e tyre" (El Bekare, 2:146)

Nėse vepron sipas Teuhidit me veprat e tija ndėrkohė qė nuk kupton dhe zemra e tij nuk beson, atėherė ai ėshtė njė hipokrit qė ėshtė mė i keq se njė kafir origjinal. Allahu i Lartėsuar thotė:

" Patjetėr qė hipokritėt do tė jenė nė vendet mė tė thella tė Zjarrit" (An Nisa', 4:145)

E kjo ėshtė njė ēėshtje e gjatė pėr tu diskutuar. Megjithatė nėse mendon rreth saj, dy kategori njerėzish do tė qartėsohen ty nė diskutimet e tua me ta. Do tė shohėsh se njėri e di tė vėrtetėn por nuk vepron sipas saj nga frika e humbjes sė njė pėrfitimi nė dunja sikurse prestigji apo pasuria qė gėzon.
Po ashtu ke pėr tė parė atė qė vepron nga ana e jashtme sipas sė vėrtetės por jo nga ana e brendėshme e tij. Sikur ta pyesėsh atė se ēfarė beson me tė vėrtetė nė zemrėn e tij, ai nuk e di. Por kėrkohet nga ti, qė tė kuptosh dy ajete nga Libri i Allahut i Lartėsuar. Ajeti i parė tashmė tė ėshtė pėrmendur dhe ėshtė ajeti:

"Mos kėrkoni fare ndjesė (arsytim); ju (hipokritė) keni mohuar pasi patėt besuar" (Teube, 9:66)

Kėshtu nėse ėshtė konfirmuar se disa na bashkėkohėsit e Resulit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) qė luftuan me Resulin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kundėr Romakėve u bėnė kufar si pasojė e njė thėnie qė e thanė me shaka, do tė tė qartėsohet fakti se ai qė thotė njė thėnie kufri, apo vepron sipas tij, nga frika e humbjes sė pasurisė, prestigjit apo qė tu bėjė qefin atyre qė janė mė lart se ai nė pozitė, ėshtė nė njė mėkat mė tė madh se ai qė e tha kufrin si shaka. Ajeti i dytė ėshtė:

"Kushdo qė mohon besimin nė Allahun pasiqė ka besuar, pėrveē atij i cili detyrohet nė tė (pėr tė mohuar), kurse zemra e tij ėshtė e qetė me Besim, - por fjala ėshtė pėr tė atillėt tė cilėt ia hapin gjoksin mohimit, - mu mbi kėta ėshtė Zemėrimi i Allahut dhe pėr ta do tė ketė ndėshkim tė madh." (En Nahl, 16:106)

Kėshtu, Allahu i Lartėsuar nuk i justifikon njerėz qė bėjnė kufėr pėrveē nėse ata janė tė detyruar ndėrkohė qė zemrat e tyre janė tė kėnaqura dhe tė vendosura nė besim. Pra, pėrveē kėtyre individėve, cilido tjetėr ėshtė bėrė kafir pas imanit, pa marrė parasysh nėse e bėn kėtė nga frika apo nga zilia apo nga dėshira pėr ti bėrė qefin dikujt, apo nga dashuria pėr vendin e tij, familjen apo farefisin dhe paratė e tij, apo edhe nėse e bėn kėtė duke u tallur apo pėr ēfarėdo lloj arsye tjetėr. I vetmi justifikim i pranuar ėshtė detyrimi me forcė. Kėshtu ajeti e fakton kėtė nė dy mėnyra:

Sė pari pjesa: "pėrveē atij i cili detyrohet nė tė (pėr tė mohuar),", justifikon vetėm personin qė e detyrojnė. Dhe dihet mirė se dikush mund tė detyrohet vetėm tė bėjė diēka me gjymtyrė ose tė thotė diēka. Ai nuk mund tė detyrohet tė besojė me zemėr ngase askush nuk mund tė detyrojė zemrėn e dikujt tjetėr.

Sė dyti, pjesa: "Kjo pėrshkak se ata deshėn e parapėlqyen jetėn e kėsaj bote pėrmbi atė tė Botės Tjetėr" (En Nahl, 16:107)

Pra ėshtė pėrmendur qartė se arsyeja pėr tė cilėn ata bėnė kufėr dhe pėr ndėshkimin e tyre nuk ishte ngase ata ndien diēka nė zemėr. Pėrkundrazi arsyeja pėr ndėshkimin e tyre nė ahiret ishte pėr faktin se ata pėrfituan diēka nė kėtė botė duke preferuar kėtė pėrfitim mbi fenė e tyre.

E Allahu i Lartėsuar e di mė sė miri.