-
Hilmi Seiti
EMRI I PAHARRUAR I GJENERALIT NGA ĒAMĖRIA...
Enver Kushi
(Nė pėrkujtim tė 50- vjetorit tė vdekjes sė Hilmi Seitit)
Pjesa 1
Mė 26 prill 1960, nė moshėn 38 vjeēare, vdiq papritur nė Shkodėr, gjeneral major Hilmi Seiti. E mbaj mend mirė atė ditė, ndonėse isha nė moshėn 10-vjeēare dhe i brishtė. Njoftimi zyrtar, i botuar nė shtypin e kohės mė 27 prill 1960, me njė ftohtėsi kronike, nėnvizonte mes tė tjerave vdekjen e papritur nga njė hemorragji cerebrale, nė punė e sipėr, tė Hilmi Seitit. Tani pas 50 viteve, teksa lexoj nė nekrologjinė dhe kronikėn pėr ceremoninė e varrimit tė Hilmi Seitit, pėrpiqem tė zbuloj pas rreshtave tė zeza enigmat e vdekjes sė papritur tė tij. Ėshtė e pamundur. Regjimi diktatorial ēdo gjė e kishte pėrgatitur mjeshtėrisht:Opinioni nuk duhet tė mėsonte asgjė nga fundi tragjik i gjeneralit nga Ēamėria.
Ceremonia e varrimit tė tij ėshtė njė nga mė madhėshtorėt e organizuar nė qytetin e Shkodrės, sepse ky qytet e nderoi deri nė fund atė. Shkodra u bė pjesė e jetės sė Hilmi Seitit, por edhe varri i tij. Ai i dha shumė Shkodrės dhe banorėve tė tij fisnikė.
Pėr brezin tim si dhe mijėra ēamėr tė vdekur e tė gjallė, gjeneral Hilmi Seiti ishte dhe ėshtė pikė referimi i burrėrisė, krenarisė, dinjitetit, besės dhe fisnikėrisė came.
Kush ėshtė Hilmi Seiti? A ka dokumenta pėr jetėn dhe veprėn e tij? Cilat janė gjurmėt e veprimtarisė sė gjeneral Hilmi Seitit nė qytetin e Shkodrės, por edhe nė Malėsinė dhe zonėn e Nėn-Shkodrės? Pėrse ai u bė shumė shpejt pjesė jo vetėm e vetėdijes ēame, por edhe asaj shkodrane? Ndonėse kanė kaluar 50 vjet nga fundi i papritur dhe tragjik i tij, pėrse vazhdon tė ruhet ende nė kujtesėn e brezave emri i Hilmi Seitit? Tek e fundit, pėrse emri i tij edhe kur ishte gjallė, u kthye nė mit? Kėto pyetje mė kanė shoqėruar vazhdimisht, por veēanėrisht kohėt e fundit, teksa u mora seriozisht me jetėn dhe veprimtarinė e general-major Hilmi Seitit.
Nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, ndodhet vetėm njė dosje me 17 faqe, nga tė cilat kartela personale e oficerit me 7 faqe, 1 faqe Lavdėrime- Shpėrblime, dhe 2 faqe Autobiografi, n/kolonel Hilmi Seiti qė mban datėn: Shkodėr, mė 12.8.1953 dhe firmėn e deklaruesit. Materialet e tjera janė: karakteristikė pėr periudhėn janar 1954 janar 1955, kolonel Hilmi Hasan Seiti, drejtor i Punėve tė Brendshme Qarku Shkodėr, nėnshkruar nga Ministri i Punėve tė Brendshėm, Kadri Hazbiu, njė qarkore me firmėn e Mehmet Shehut, qė mban nė datėn 30.6.1952, si dhe fotokopje e nekrologjisė sė general-major Hilmi Seiti, botuar nė gazetėn Zėri i Popullit, mė datė 27 prill 1960 dhe ceremonia e varrimit e general-major Hilmi Seitit, e botuar nė tė njėjtėn gazetė, njė ditė mė pas. Nuk kam tė dhėna nėse ka dokumenta nė Arkivin Qendror tė Shtetit, arkivin e degės sė Ministrisė sė Brendshme tė Shkodrės apo foto nė arkivin e ATSH. Jam i bindur se nė Arkivin Qendror tė Filmit, duhet tė jetė e filmuar ceremonia e homazheve dhe e varrimit tė general-major Hilmi Seitit.
Le tė rikthehemi tek dosja nė fjalė, qė unė e kam lexuar dhe rilexuar shumė herė dhe mė besoni, pas shkrimit tė bukur e tė kujdesshėm prej dorės sė tij, kam ndjerė edhe zėrin e general-major Hilmiut. Atje koha ėshtė e ngurtėsuar. Tė ngurtėsuara janė ditėt, muajt, vitet e jetės sė njeriut qė ka bėrė histori. Dhe pėrtej kėtij ngurtėsimi, saktėsisė nė formė kronike, pėrmes rreshtave tė shkruara me dorėn e Hilmisė, siē e kanė quajtur dhe e quajnė gjeneralin shkodranėt, shpalosen 38 vitet e njė jete dhe njeriu jo tė zakonshėm.
Data dhe viti i lindjes: 15 nėntor 1922. Emri i babait Hasan, dhe vdekja e tij mė 1927. Vdekja e nėnės mė 1926. Kam lind nė katundin Spatar, n/prefektura Filat, gjuhėt e huaja qė flet dhe shkruan: rusisht, frėngjisht, italisht, greqisht; shkolla fillore nė vitet 1930-1933 nė Sarandė, tė mesmen 1933-1939 nė Gjirokastėr, 1939-1940 nė Shkodėr dhe 1940-1941 nė Tiranė; lufta italo- greke, arrestimi dhe burgosja nga fashistėt italianė nė Bari; nė radhėt e Luftės Antifashiste, kariera, dekorimet, gradat. Familja: Bashkėshortja Bukurie Myftiu; Vajzat Vera dhe Vjollca; Djali, Agimi
Dhe nė fund shkrimi nuk ėshtė i tij. Njė dorė tjetėr mbyll kartelėn personale tė gjeneralit. Vdiq nė krye tė detyrės mė 25.4.1960 (data e pasaktė), nga hemorragji cerebrale nė spitalin civil Shkodėr. Kėtu mbyllet sipari i jetės sė tij, njė fund tragjik, i parakohshėm, nė kulmin e moshės dhe tė karrierės, me shumė enigma, pikėpyetje, hamendje
Vetėm me njė fakt tė qartė: si nė tragjeditė e lashtėsisė greke, koha shumė shpejt i ka thėnė disa tė vėrteta ose mė saktė mekanizmin e tmerrshėm tė atyre qė projektuan dhe realizuan krimin. Vetėm pjesėrisht, do tė shtoja. Vdekja e gjeneral Hilmi Seitit me befasinė dhe tė papriturėn e saj si dhe ankthet, pagjumėsinė e disa netėve pasi ai kishte takuar zyrtarėt mė tė lartė tė Partisė shtet, pėrfshi edhe Enver Hoxhėn, janė tė denja pėr njė tragjedi me disa akte
http://www.gazetavogel.al/read.php?id=53238
-
-
sipas ca zerave gjeneral seitin e helmuan me urdher nga lart.. e pikerisht brenda komitetit te partise ne shkoder ku ishte thirrur gjoja per nje pun partie..
ne nji filxhan kafe ka qen helmi..
-
-
replike artikullit te enver kushit nga fritz radovani
NĖ SHKODER: 10 VJET NGA TERRORI KOMUNIST, JANĖ VEPĖR E KRIMINELIT GJENERAL HILMI SEITI..!
Nga Fritz RADOVANI
Me daten 10 Maji 1950, rreth orės 22 tė darkės njė krizem jo e zakonshme e derės sė shtėpisė, mė zgjoi nga gjumi
Nana doli nė korridor dhe pyeti se, kush asht..? U ndigjue njė za i panjohtun burri qė, tha: Hape porten, jemi sigurimi i shtetit..!. Nana hapi deren dhe, unė ashtu si ishe i ēveshun nga shtrati dola pranė Nanės tek dera, tue u dridhė prej frikės kur hyne tre vetė civila. Pyeten Nanėn se ku asht Alfonsi, i cili, atė kohė mėrrijti nga kuzhina. Ai u pėrgjigj, qe ku jam
Ma zeshkani dhe trupmadhi prej tyne, i tha: Jeni i arrestuar si armik i popullit, ndėrsa, dy tė tjerėt blokuen dyert pėr me fillue kontrollin e shtėpisė
Ai qė njoftoi arrestimin e vėllaut, ma vonė mėsueme se ishte shoferi i njohtun pėr vepra tė tilla Ahmet Suji, njė torturues i pashpirtė. I vuni prangat vėllaut dhe dolėn pėrdere
Vaji i Nanės na topiti aq shumė, sa harrueme fare se nė duert e kujt pėrfundoi vėllau maturant 18 vjeēar, qė aso kohe po prėgatitej pėr provimet e shtetit. Edhe pse ishe 10 vjeē, arrestimet e dajave dhe tė afermėve na kishin burrnue parakohe, tue na formue nė shpirtė njė urrejtje tė pashoqe pėr sistemin diktatorial komunist, qė, nė Shkoder, asht kenė ma i pamėshirshmi po, edhe ma i mnershmi qė ka njohtė historia nė krejt Lindjen komuniste Evropjane. Tė nesėrmen edhe vėllau tjetėr Tonini, u pėrjashtue nga gjimnazi, si njė nga elementėt e papajtueshėm me frymen e shkollės sė re revolucionare, shėnon nė amzėn e gjimnazit drejtori hetues Skender Villa. Unė shkojshe nė klasė tė V- tė, po, tė nesėrmen, filluen edhe sofratasat qė nuk na u ndanė asnjėherė pėr ma shumė se 40 vjet nga dera e shtėpisė
Po, mese do tė mbusheshin 26 burgjet e birucat e sigurimit tė Shkodres qė nga 1946..?
Rrobaqepsi Filip Daia, tha: Toskėnia paska kenė ma e madhe se Italia..!, mbasi nė tė gjitha shtėpijat e Shkodres, nuk kishte njė dhomė bosh
tė gjitha ishin tė mbushuna me oficera e halabakė tė mberthyem nė armė e spaleta qė kishin ardhė me ndertue socializmin
Mbas largimit tė terroristit Zoji Thėmeli, si kryetar i degės sė mbrendshme tė Shkodres, nė vendin e tij erdhi major Hilmi Seiti. Njihej nga mjaft pėrsona shkodranė, mbasi nė vitėt e rinisė sė tij, aty nga 1939 40 kishte ardhė si student nė Shkoder, dhe kishte kenė nė konviktin Malet tona. Nuk dihej se nga erdhi as nga shkoi por, njihej i ardhun nga Ēamėria
Dihej se, qė nė vitėt e para mbas 1944 ishte angazhue me forcat e ndjekjes, qė ma vonė u quejt Sigurimi i shtetit, njė nga organet e njohtuna terroriste tė sistemit komunist shqiptar qė nė thėmelimin e tij, ku, aso kohe (1950) punuen me zellė shumė nga emnat e njohtun dhe tė paharrueshem pėr krime si: Ali Xhunga, Herakli Kocani, Qamil Gavoēi, Qazim Kapisyzi, Fahri Kraja, Rasim Mushani, Rasim Dedja, Shyqyri Ēoku, Dul Rrjolli, Xheudet Miloti, Isa Miloti, Ēesk Shoshi, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Hamdi Ulqinaku, Fadil Paērami, Xhemal Selimi, Asllan Lici, Elez Mesi, Dulaē Lekiqi e Aranit Ēelat me shokė
qė, nuk lane gja pa ba mbi rininė e pleqninė shkodrane vetėm, pėr me zhdukė thėmelet e traditave Atdhetare tė vendosuna nė shekuj nga kjo qytetari.
Pikėrisht, asht ajo kohė kur major Hilmi Seiti, i drejtohet ministrisė sė mbrendshme me kėte kėrkesė nga ana e tij: Nė Gjimnazin e Shkodrės vlon propaganda antikomuniste, na dėrgoni sa mė parė 100 (njėqint) konviktorė nga Jugu... (Dosja H.Seiti, Arkivi i M.M.Tiranė, 1998).
Asht viti 1949, kur kryetari i degės sė mbrendshme tė Shkodrės i posa ardhun pėr me zbatue politiken kriminale komuniste ndien nevojėn se i duheshin edhe 100 konviktorė, 100 spijunė, 100 agjentė, 100 kriminelė, 100 komunistė, 100 kuadro tė ardhėshme tė sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katilė tė tjerė, pėrveē atyne qindrave qė ishin nė ēdo skutė e kand tė qytetit.
Nuk i mjaftonin tė Veriut, po i donte nga Jugu.. pėr me realizue vepren e fillueme nga komunistėt jugosllav, qė nė themelimin e partisė komuniste nė vitin 1941 prej tyne, vepėr e cila do tė lante me gjak tė gjitha Trojet tona, por nė mėnyrė tė veēantė Veriun e posaēerisht ata Troje qė nder shekuj i kishin ba ballė rrebeshit shovenist sllav e, qė nuk u thyen kurr: Malet e Veriut!
Partia kje e gatėshme me ia plotsue dėshiren, kėshtu, u kompletue grupi i spijunve nė qytetin e Shkodres dhe, rinia shkodrane do tė survejohej e spijunohej nga: Ferit Mandia, Vehbi Ēanga, Bardhyl Dushi, Feēo Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Ēeliku, Ēiril Pistoli, Iljaz Fishta, Agim Bejleri, Jonuz Dini, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Xhemal Dini, Sadush Kumbaro, Emil Mborja, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Jani Ēomo, Angjelin Kumrija e deri tek Bep Jubani me shokė nė vitin 1956, tė gjithė ishin nė shėrbim tė diktaturės dhe organit tė saj terrorist sigurimit tė shtetit. Si tė tillė, sigurimi i dergoi me krye edhe studime jashta shtetit, prej nga kėta erdhėn tė formuem si spijun dhe agjent, tue i sherbye partisė ata vetė bashkė me gra e trashigimtarėt e tyne edhe sot nė gjiun e partisė socialiste nėn masken e demokracisė...
Nė vitin 1950, prova e parė e besueshmėnisė sė Hilmisė ndaj sigurimit mbas daljes nga burgu tė vetė atij, asht kenė arrestimi dhe torturat qė ai i ka ba me duertė e veta studentave tė Shkodres, qė u arrestuen njėherėsh me 10 maji: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruēi, Mėrgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi e, mbas pak ditėsh tė Ismail e Olimpi Barutit...e, kur, Alfonsi u lirue tregoi se bash ai Hilmi, ishte qė i ka zhgulė nga goja dhėmballėt me pinca tė elektiēistit qė komandonte elektroshokun...
Hilmi Seiti asht ndėr kryetarėt e degės sė Shkodres, qė ka dhunue ma shumė se tė gjithė tė tjerėt Rininė Shqiptare, tue i detyrue me dajak e tortura me nėnshkrue deklarata bashpunimi me sigurimin komunist, tue i premtue vende pune apo falje gabimesh nė tentativa arratisje dhe, asht ndėr ma tė shquemit qė ka shburrnue Popullsinė shqiptare nė brezin kufitar, tue i detyrue me spijunue jo vetėm njenitjetrin por, edhe tue i ba vegla tė sigurimit pėr sherbime edhe nė shumė shtete tė hueja, tue fillue nga ShBA e deri tek UDB jugosllave, me tė cilėn bashpunoi deri atė ditė qė i hangri kokėn... E, pėr kėte fakt le tė flasin mbarė diaspora qė ka braktisė Atdheun e Trojet Shqiptare, e detyrueme me ikė nga votrat e veta shekullore pėr me ia lėshue shovenizmit e dreqit mallkuem veē, pėr me shpėtue nga arrestimi i sigurt dhe interrnimet e familjeve tė tyne. Implikimi i shumė tė rinjve me organet e sigurimit kur ishin nė sherbim ushtarak apo kur rrėmbeheshin nga dėshira e pasioni pėr sport, rrekrutimi i tyne nga ana e Hilmi Seitit asht kenė dhe mbetėt ende sot jo, vetėm pėr Shkodren, por pėr gjithė Shqipninė baza amorale e shkatrrimit tė shumė familjeve tė nderueme dhe, qė, ka ndikue dhe vazhdon me kenė prap njė dam i madh pėr ēeshtjen tonė kombėtare, mbasi me djallėzi dhe inteligjencė Hilmia, ka ditė ku me prekė dhe ku me shpartallue nė mėnyrė tė pandreqėshme edukatėn e shkollave fetare tė Shkodres, tė cilat janė kenė vatrat kryesore tė edukimit moral, kulturor, politik, ekonomik dhe Atdhetar pėr gjithė Popullin Shqiptar pa dallim feje dhe krahine, qė nė hapjen e dyerve tė tyne para vitit 1900.
Nėse ka njeri qė ka shkatrrue qindra familje tue i interrnue dhe tue nxi biografitė e tyne, me aq shumė pasoja pėr vite tė tana asht Hilmi Seiti, i cili, nė 1954 interrnoi dhetra familje shkodrane nė Kuē tė Vlonės, shumica e tė cilve edhe u burgosėn, vetėm, se ishin intelektual. Asht pikėrisht ai grup ku pėrfshihej edhe daja i em Paulin Pjetėr Prennushi, i cili, vuejti 4 vjet atje pa asnjė ndihmė nga familja, mbasi sė shoqes nuk i epte punė askush dhe, ka jetue vetėm me ndihmėn e vėllazenve tė saj. Ndėrsa, daja tjetėr Mikel Pjetėr Prennushi u arrestue nga Hilmia, nė vitin 1952 dhe u torturue nga ai dhe Xheudet Miloti, nė mėnyren ma shtazore se ishte krejtė i pafajshėm dhe, kėrkohej prej sigurimit me pranue se ka lidhje me Muharrem Bajraktarin, qė aso kohe qarkullonte nė zonat e Vaut tė Dejės, ku, Mikeli punonte puntorė krahu nė rruga ura. Kjo ngjau prej tij vetėm se Mikeli kishte krye akademinė ushtarake nė Itali...dhe, pėr kėte tė dy katilėt e dėnuen 10 vjet heqje lirije, tė cilat, i kreu nė kampet e shfarosjes...
Po cili, ishte fati qė i priste kėta viktima tė sigurimit pėrbindsh mbas lirimit nga burgu..?
Kazma, lopata, fermat, rrugat, pėrndjekja, vuejtja, fukaralleku, frika dhe etiketa e varun nė derėn e shtėpisė: Ky ėshtė armik i deklaruar nga lufta e kllasave firma, Hilmi Seiti. Dhe, kjo etiketė pasohej nga trashigimtarėt e tyne deri nė zhdukjen e brezit tė vet...
Hapni dosjen e atij katili dhe shihni se pse u gradue gjeneral major ai qen e bir qeni, kur, Enver Hoxha, po i prėgatiste qefinin...? Pikėrisht, sėpse, aktiviteti i tij plotėsoi tė gjitha deshirat dhe trillet e udhėheqėsit tė partisė, i cili, mbasi kėnaqej mė kėta bisha nė haremin e tij, kishte edhe dėshiren me u knaqė ashtu si shpjegon nė librin e Tij, i ndjeri At Konrrad Gjolaj: Atje Ai (Don Dedė Malaj, shenimi em) kishte pasė rrezik e kishte ra ndėr duert e njė hamsi njerzish, njėfarė Nevzat Haznedari, i cili njihej se para se me i pushkatue njerzit, kishte ajamė (qejfė, dėshirė) me i ra me levė kokės dhe, me i pa tue u hedhė si pula kur i pret kokėn... (tek libri Ēinarėt, faqe 160, viti 1996. Shkoder). Plumbi qė Enver Hoxha u jepte miqve tė vet ishte shpėrblim i partisė pėr mirėnjohjen qė ai kishte pėr veprat kriminale tė tyne..!
Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e sa katilė tjerė, nuk e kishin sjellė pa u mendue mirė se kush i duhej atyne nė Shkoder, i duhej Hilmi terroristi, qė kishte dhanė prova besnikrije ndaj partisė me kohė nė labirintet e ministrisė sė mbrendshme, qė atėherė, kur, Koēi Xoxe me shokė, e dėrgonin tek burgu i femnave pėr me zgjedhė ato rrezikzeza me tė cilat, kėta amoral do tė kalonin natėn nė pallatet e tyne luksoze...dhe, kur morėn si shpėrblim nga partia plumbin kokės, thonte, pikėrisht, Ajo, ... Nėna Kate, qė kishte mbajtė ēelsat e atij burgu: Morėn atė qė kanė lipur me kohė ata maskarenjė..! Dhe, nuk duhet harrue kurr se, i tillė ishte mendimi i shumė e shumė familjeve tė ndershme shkodrane qė, e njohtėn dhe e pėsuen ndėr votrat e tyne imoralitetin dhe pafėtyrsinė e Hilmi Seitit me shokė...gja, tė cilėn, besoj e kujtojnė mirė tė gjithė ata qė njohtėn spijunin kodosh Palush Koliqi, apo aktoret e teatrit Migjeni atė ditė... tė veshuna me vela tė zezė, me lot pėrfaqe, tue shkue mbas arkivolit tė Hilmisė... Ate qė para tij kerkoi toger Baba, ate i dha partia edhe Hilmi Seitit e mbas tij edhe Mehmetit, Kadriut, Feqorrit e me rradhė...ashtu, si i bane hysmetin i ndiene lezetin, tha Shkodra, atėherė...
Mos ndoshta, ju Enver Kushi, bashgjakės i Hilmi Seitit, kur flisni pėr burrėrinė e tij me ato bushtrat e theatrit ju keni dashtė me pėrfshi edhe Gratė e Vajzat e nderueme tė Shkodres, qė u masakruen dhe u pėrdhunuen tė lidhuna me vargoj anijesh ndėr tavolinat e hetuesisė sė atyne kriminelave tė pamoral e Atdhe, si, Hilmi Seiti, Ahmet Suji, Ferit Mandija, Iljaz Fishta, Nevzat Haznedari, Dhimiter Shkodrani, Xheudet Miloti, kolonel Mehdi Bylbyli, Feqorr Shehu...etj..?
Ju, Enver Kushi, shkrueni: Gjithashtu do tė gabonim akoma mė shumė nėse figurės sė tij do ti vishnin mėkatet e diktaturės komuniste. Gjeneral-major Hilmi Seiti nuk u bė pjesė asnjėherė i atyre njerėzve qė me veprimet dhe instiktet e tyre shtazarake, lyen duart me gjak.
Unė nuk do tė rreshtoj tė pushkatuemit apo tė torturuemit nga duert e Hilmi Seitit, por do tė shkruej dy fakte qė i kam jetue nė vitėt 1958 dhe 1959, jashtė tek kinema Republika
Ndaj tre klerikve katolik shqiptar, tė cilėt nuk pranuen me firmue Statutin e Kishės, qė pat pėrpilue shteti komunist nė vitin 1950 51, sigurimi i shtetit pat sajue skenarėt e zhdukjes sė tyne, tue montue ngjarje tė cilat Don Ejėll Kovaēin dhe Don Dedė Malaj i ēuen nė pushkatim, ndėrsa, At Konrrad Gjolaj, vuejti burg tė randė. Sajimi, organizimi, shpifjet, arrestimi, torturat, hetimet, dhunimet, gjyqet e deri tek ekzekutimet e tyne, janė vepra kriminale tė Hilmi Seitit. Nė vitin 1958, asht ky Hilmi, qė bashkė me kolonel Mehdi Bylbylin, arrinė me detyrue me pranue Don Ejllin akuza tė pandigjueme ndonjėherė nė traditat shqiptare, ose ndryshej, do tė vras kėtu, nė sytė e motres sate
dhe, asht pikėrisht, e motra, ajo qė kėte e denoncon nė gjyq, tue i thanė tė vėllait: Trego o Don Ejėll, sėsi e ke pranue akuzen
kur Hilmia tė kishte futė revolen nė gojė dhe tė thonte se, po nuk e pranove do ti derdh trutė kėtu ndėr sytė e motres sate e, ti, firmove...
Ndolli ajo qė nuk pritej
e, mbarė Shkodra, e ndigjoi nė altoparlanta tė rrugve
Pa kalue njė vit, njė Hero tjetėr ngrihet nga rradhėt e Klerit Katolik Shqiptar, e Ky ishte djali trim i Selcės, ishte i pathyeshmi nga torturat e masakrat qė kishin ba mbi trupin e Tij bash tre katilėt e sigurimit, Hilmi Seiti, Nevzat Haznedari dhe Xheudet Miloti, ishte Trimi Don Dedė Malaj
bashkė me shokun e vet tė tė gjithė jetės At Konrrad Gjolaj, qė ishin rritė bashkė nė bankat e shkollės sė Don Alfons Trackit, nė Velipojė, ishte Ai At Konrrad, tė cilin pata fatin me e njohtė afėr nė vitin 1995 pikėrisht, ajo kohė kur Ky At Konrrad, po pėrfundonte sė shkruemi librin e Tij historik Ēinarėt, kushtue dy figurave tė Mėdha, Mėsuesit dhe Shokut tė vet.
Po ato ditė kur Hilmi Seiti, pushkatoi Don Ejllin organizon dhe zhdukjen misterioze tė Meshtarit tė rinj Don Matish Lisna, i cili vdes nga helmatisja, vetėm se, fjala e Tij kishte arritė me elektrizue shpirtin e masakruem nga ideologjia marksiste tė Rinisė Heroike Shkodrane!
Asnjėherė Shkodra nuk harron qendrimin Burrnor tė At Florian Berishės SJ., At Leonard Shajakut dhe At Marjan Prelės, tė cilėt, vetėm, pse nuk pranojnė me kallxue Rrėfimin vuejtėn sa vite interrnimi e burgje nga dėshira pėr zhdukjen e Tyne nga krimineli Hilmi Seiti, i cili me ato krime kėrkonte me u veshė nė spaleta gjeneralėsh tue krijue simpatinė tek anadollaku mason i francezve Enver Hoxha, sherbėtor i shovenistve sllav e oriental deri ditėn e ngordhjes sė tij qė, pa kursim pėr hirė tė kolltukut ndihmohej nga Ramiz Alia dhe grupi servil i byrosė politike.
Lexoni vetėm atė liber dhe, shihni kush asht kenė krimineli katil Hilmi Seiti, kujt i ka shėrbye, pse erdhi nė Shkoder dhe, cili asht kenė qendrimi i tij gjakatarė ndaj popullsisė katolike!
Po, cilės diktaturė i pėrkasin kėta shtazė pėr tė cilėt shkrueni ju, Enver Kushi, kur dihet botnisht se sigurimi i shtetit asht kenė vegla ma terroriste, e besueshme dhe e pashpirtė qė, i ka shėrbye me gjithė vullnetin e vet partisė komuniste dhe udhėheqėsit diktator tė saj e, kur, pa kėte sigurim vetė komunizmi asht i detyruem me falimentue, mbasi pa terror e gjak ai vdes?
Pse, ju, kėrkoni me ēveshė pikėrisht, ideatorėt, autorėt dhe faktet e atyne krimeve ma tė shėmtueme qė njeh historia njerzore e shekullit XX, tė kryeme nė Shkoder, nga fanatizmi anadollak komunist kundėr inteligjencės, njerzve tė ndershėm e Atdhetarė Shkodranė. .? Cili asht misioni i shkrimit tuej, kur, me paturpėsi flisni nė emnin e njė brezi dhe mijra ēamėve, tue deklarue: Pėr brezin tim si dhe mijėra ēamėr tė vdekur e tė gjallė, gjeneral Hilmi Seiti ishte dhe ėshtė pikė referimi i burrėrisė, krenarisė, dinjitetit, besės dhe fisnikėrisė ēame.
.
Kush jeni ju, qė njollosni gjakun e Atdhetarve Ēam dhe dhunoni vorrezat e Tyne..?
Kjo shprehje e jueja mė ban me mendue shumė
e, sidomos, pėr Ata Shqiptarė, qė nė vitin 1923 24 ngritėn zanin e Tyne kundėr masakrave tė grekve qė banin mbi Popullin Ēam, dokumenta, tė cilat, Katolikėt e Shkodres e Kleri i Tij i ka pasqyrue nė gazetėn Ora e Maleve e, sot, pėr hirė tė njė trathtari komunist e katil si Hilmi Seiti, shkojnė huptas tė gjitha! Turp!
Mos ndoshta, edhe ju, mendoni me e rreshtue katilin Hilmi Seiti, me kriminelat tjerė qė Presidenti po na i quen edhe nderi i kombit, edhe pse janė vrasės e spijunė t Ardhetarve?
Nėse, me mendimin tuej sot, pajtohet brezi i rinj dhe mijra ēamėr, unė, do ta quejshe me tė vėrtetė njė tragjedi kombėtare pėr fatin e Popullit Shqiptar e, kryesisht pėr Ēamėrinė e masakrueme! Nėse Rinia Shqiptare ka pikė referimi katilėt, kasapėt, terroristėt, torturuesit, vrasėsit, mashtruesit, dhunuesit, pėrbuzėsit, hetusit, gjykatėsit, hajdutėt, falsifikatorėt, amoralėt, trafikantėt dhe trathtarėt e Atdheut, qė kanė luftue dhe punue gjithė jetėn e tyne tash 65 vjet, si vegla tė shituna pėr kolltukėt e tyne, pėr tė gjithė armiqtė shekullor tė Popullit Shqiptar dhe Atdheut Shqipni, tue fillue qė nga gjyshat e tyne nė sherbim tė Turqisė dhe, tue pėrfundue nė pinjollėt bastardh e tė paskrupull si Hilmi Seiti me shokė, e edhe ata, pasues qė, sot, pajtohen me mendimin tuej, atėherė, nuk asht e largėt dita qė edhe ju, do tė merrni mallkimin e Asaj Plakės Shkodrane qė me shkarpa nė dorė, ecte e zdathun tek fabrika e makaronave drejt Pazarit vjetėr dhe, nėsa, po ruhej nga njė makinė gas qė, po fluturonte nga shpejtėsia, u hap dera dhe u ndigjue njė za i panjohtun: Vishi nėne, vishi pantoflet, se do ftohėsh e nuk do tė sherojė Zoja e Shkodres! dhe, Plaka, qė po shkonte nė Kishėn e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, brinjė Kalasė Rozafat, me 25 Prill 1960, rreth orės 10.00 paradreke pėr Meshėn e orės 11.00, iu pėrgjigjė atij zani bastardh pa pritė e pa e mendue fare: Zoja e Shkodres jarebi deri nesėr, tė theftė qafen..!
Njė rasė e rrallė dhe i veēantė po, me tė vėrtetė, ndolli:
Me datėn 26 Prill 1960, papritmas u hap lajmi nė Shkoder
Ka vdekė Hilmi Seiti..!
Flitej, se, sigurimi kishte kėrkue me gjetė cila kje Ajo Plakė gojėmjaltė, siē, e quejti gjithė Populli i Shkodres, por nuk mujti me i ra nė te
Fjala e Saj nė vesh tė Pėrendisė..!.
Me datėn 27 Prill, mbas homazheve nė komitetin ekzekutiv tė Shkodres, tė gjithė nė rresht e pa ba za as majtas as djathtas, u drejtueme kah vorrezat e dėshmorve tek spitali civil
Do ta mbylli shkrimin me njė ngjarje tė vėrtetė, qė ka ngja pak vite ma parė nė Shkoder...
Kishte vdekė shefi i arėsimit i qytetit tė Shkodres, Gani Dizdari
i cili, kishte ba disa transferime nė Gjinokastėr dhe Berat aty nga viti 1946. Ndėr mėsuesit e transferuem ishte edhe zotni Paulin Ēapaliku, njė Burrė i urtė dhe i nderuem nė qytetin e Shkodres.
Kur, funerali i Ganiut u nisė kah vorrezat e Kamanės, mbas njerzve tė familjes dhe fisit ishte tue ecė me krye ultė edhe Paulini
Ata qė njihnin Paulinin, filluen me dyshue se, asht apo nuk asht Paulini, ai qė po printe nė funeral
? Mėrritėn ndėr vorre. Prap, pranė gropės, nė rresht me familjarėt edhe Paulini
Kufoma zbritėt nė gropė
vėndosen drrasat tėrthuer dhe, puntorėt e vorrimit fillojnė me lopata me hjedhė dheun
Shumė nga tė pranishmit mbushin nga njė grusht me dhe, e si mbas zakonit e hjedhin nė gropė. Ashtu fillojnė edhe familjarėt
Paulini nuk ngutėt me hjedhė dheun, pret sa vjen gati fundi e, aty me dy tre pjesmarrsit qė nuk kishte ma mbas tij, edhe ky hjedhė grushtin e tij me dhe
Shikon pėrreth dhe, sheh se disa shokė tė tij po e pritshin me u kėthye sė bashku ndėr shtėpija. Paulini, me ecjen e Tij tė ngadalshme iu afrohet shokve
Njeni prej tyne qė e njihte mirė Paulinin
dhe dinte edhe telashet e jetės sė Paulinit, kur ishte trasferue nga Ganiu nė Gjinokaster, sillet pak me buzqeshje dhe e pyet: Paulin, pashė Zotin, a ma thue njė tė vėrtetė
tana po i quej rasėsi, ecjen me familjarė, qendrimin tand me krye tė ulun
po, njė ketė qendrimin tand edhe mbas familjarve tek vorri i Ganiut, pėr me hjedhė njė grusht dhe, gati i fundit, ndėr tė gjithė kėta njerzė, unė, nuk e kuptoj..!
Ndigjo, z. G
, mora vesht se ka vdekė Ganiu, po nuk mu besonte
shkova tue ecė mbas familjarve, se dojshe me i ndigjue me veshtė e mijė tue kja, ashtu si ka kja Nana eme njė vjetė kur mė ka trasferue ky mue nė Gjinokaster
por, prap nuk i besova as veshve
kur, arritėm ndėr vorre, dojshe me e pa tue e futė nė gropė
dhe, e futne
por, nuk mepej me e besue se asht aty nė qefin i mbėshtjellun Ganiu
kur, i vune drrasat sipėr fillova me e besue
se, edhe njė burrė mė tha, si, nė vesh
E mbylli kėte jetė edhe Ganiu..!, po, prap thashė, a thue me tė vėrtetė jemi tue futė nė dhe Ganiun..? Atėherė, kur filluen me e mbulue me dhe mu mbushė mendja se asht Ganiu
se, po e shihshe edhe me sy
Kam ndejė gati i fundit, deri sa e mbuluen me dhe se, kishe frikė se, po ēohet
!
Tashti, e kam zemren rahat
!
Kėshtu, si Paulini
mos harroni, se shumė e shumė Shkodranė, kanė shkue edhe tek vorri i Hilmisė
e, prap ma vonė, tek vorri i Enver Hoxhės
e, kėshtu, Shkodranėt do tė shkojnė edhe tek vorret e mbasardhėsve tė tyne
Asaj rrugė nuk keni se ku ti dredhoni!...
Mjerė vrasėsit dhe trathtarėt e vėllaut tė vet !
Melbourne, Qershor 2010
zemra shqiptare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt