Ne lidhje me Sportet Luftarake desha te hapi nje teme edhe te shikoj mendimin e antarve se si i shofin keto disciplina, do te ishte mire qe ne kete teme te jepnin mendimin e vet antar qe regullisht i ndjekin keto sporte edhe deri dikund marin vesh se ku qendron teknika/taktika e ketyre sporteve.
Pyetja do ishte se:
Cili nga keto sporte luftarake tradicionale ( STAND - UP ) eshte superior edhe me efikas ndaj sporteve te tjera luftarake???
Boxing
Kickboxing
Muay Thai
Karate
Nga kendveshtrimi im une do kisha thene se Kick-Boxing eshte sporti superior ku ne luft marin pjes edhe duar edhe kembet qe do te thote eshte sport hibrid i perzier me komponentat e Boxit dhe ka mare komponenta te shumta te goditjeve me Kemb nga Muay Thai.
Pse e them kete??? Kete e them nga vet shkaku se Box-i eshte sporti superior i goditjeve me duar/grushta ose Shkenca/Arti i goditjeve me duar/grushta, bokserat e kan perfeksionuar kete art/shkence, Box-i eshte poashtu shum me rendesi ne mbrojtjen e kokes dhe nofulles ku normalisht eshte pika e qellimit te kundershtarit tend, ne suazat e boksit mesohet/studiohet arti i mbrojtjes se kokes edhe pjeses se trupit mbi kerthizen, Box-i ka evouluar deri ne ate shkalle ku boxerat e sotem kan levizje te perfeksionuar te kokes edhe qafes ( HEAD MOVEMENT ) per ti ikur goditjeve te kundershtareve, kane te zhvilluar sensin edhe refleksat per mbrojtjen e kokes ne maksimum, poashtu boksi meret me pozicionimin e kembeve gjate ndeshjes ( FOOTWORK ) dhe kjo eshte shume me rendesi gjate hedhjes se goditjeve dhe mbrojtjes.
Nga ana tjeter Kick-Box-i pervechse qe permban komponentat e Boksit si sporti superior i goditjeve me dore/grushta ky sport poashtu permban edhe pjeset ku luftetaret goditen me kembet, keto teknika jan mare nga Muay-Thai, e dime ne shum mire se Muay - Thai eshte sporti superior kur vjen pyetja te goditjet me kembe, pa mare parasysh vall keto goditje jane te Ulta ( LOW-KICK ), Goditje te Mesme ( Middle-Kick or BODY - SHOTS ) dhe Giditje te Lara ( HIGH-KICK ), ne Muay Thai jane perfeksionuar te gjithe goditjet me kembe dhe goditjet me kembe jan pjesa pothuajse me e rendesishme e keti sporti, shpetsija e luftetarve te Muay Thait eshte mahnitse kur vjen puna te goditjet me kebme. Perdorimi i gjymtyrave te kembeve nuk eshte vetem per qellim te sulmit poashtu ka qellimin e mbrojtjes, goditjet me kembe poashtu shfrytezohen si hikje ose shmangje e sulmit te kundershtarit vechanrisht me goditjen e perparme ( FRONT _ KICK ).
Pra Kickbox-i simbas meje eshte shporti superior ku ne kete sport behen kombinimet me te mira te 2 sporteve me superiore Box-it edhe Muay-Thait.
nese do kishit pyetur pse Boxi nuk eshte superior, une do kisha thene Boxi eshte sporti superior i goditjeve me grushta por boksit i mungojn goditjet me kembe qe me te vertet jan shume efikase ne sulm edhe ne mbrojtje, e njejta vjen edhe per Muay Thai ku ne Muay Thai goditjet me kembe jan shume te theksuara dhe i kushtojne shume pak rendesi goditjeve me grushta ( box-it ) ne Muay Thai luftetaret shume ralle e perdorin goditjen direkte ( JAB ) kurse ne bosk kjo eshte shum e theksuar ne Muay Thai Gardi per mbrojtjen e kokes edhe pjeses mbi kerthize eshte shum i hapur kurse ne bokst eshte mjaft i ngusht edhe shum me i sigurt.
Pra nga kjo rjedh se Kickbox-i eshte kombinimi me i mire edhe me efikas ku behet perzjera efikase e teknikave me temira te Box-it edhe Muay Thai-it.
Krijoni Kontakt