derjo..
nuku ka fare rendesi cthua ti per mua o vampir..
rendesi ka te mos trimfoni ju kanibalet kte radhe si me 97 ten sepse mbushen varret me femije e rini krejt te pafajshem.. prej vrullit tuaj enverist kanibal.
asaj dua une ti shpetoje kte radhe shqiperia ime.
prandaj po leh..ham ham ham qe te degjojne sa nuku eshte vone.. sepse disa po ju harrojne se kush jini e kini qene..
ja psh njeri.. megjithse pende shum e mprehte.. qe un e respektoj.. ala eshte ke ura.. pra akoma kan iluzione tek edvin ruci..
ala nuk po e ndjejne se po vlon e qe pun ditesh do behet kasaphanė.. prej derjansave te stervitur mire te ed rucit..
--
ja cthot njeri..tipik i llojit.. bane zot anderr..ose ala ke ura..
panorama
--
Revoltė nga hiēi
» Vendosur: 20/04/2010 - 08:05
Edmond Arizaj
Thirrja pėr revoltė popullore ėshtė shprehur qartė. Madje edhe dėshirimi pėr ti dhėnė jetė revoltės popullore nuk po mbahet i fshehtė. Para shqiptarėve po shfaqen me njėfarė prekjeje nė sedėr ngjarjet e njė farė shteti, Kirgistan, i dalė nga kllapa e Bashkimit Sovjetik nė 1991, atje, nė kufi me Kinėn. Edhe vetė Spartak Ngjelėn po tė pyesėsh nuk e di ngjyrėn e lėkurės sė kirgistanezėve, por nuk pėrpiqet ta fshehė ekzaltimin pėr ndėrrimin e Qeverisė me anė tė revoltave nė atė shtet. E natyrisht duke aluduar se edhe shqiptarėt duhet tė marrin pak shembull nga populli liridashės i Kirgistanit, qė nėn drejtimin e opozitės, rrėzoi Qeverinė. Por aludimin mė tė hapur pėr pėrmbysjen me anė tė revoltės sė Qeverisė, duke mos shkuar deri nė Kirgistan, por vetėm duke iu rikthyer historisė sė Shqipėrisė, e bėri vetė lideri i opozitės. Ripėrsėritja e njė fjalimi tė Fan Nolit, vetėm njė vit para shpėrthimit tė revoltės sė 1924, duket se fsheh etjen tantaleske pėr tė ndryshuar kahjen e pushtetit nė Shqipėri, qoftė edhe duke pėrsėritur historinė. Nė kėtė rilėēitje tė historisė nga lideri opozitar ka vetėm njė ngjashmėri, ajo e tij me Fan Nolin si dy oratorė magjepsės, por qeverisės dėshtakė (nė fakt Noli, pėr shkak tė rrethanave tė brendshme e tė jashtme). Askund tjetėr, nuk ka njė ngjashmėri mes tyre, as nė atdhedashuri, e as deri nė letėrsi. Ne sot nuk kemi njė Shqipėri feudale, pėr tė pasur njė revolucion borgjez. Nuk kemi njė fshatarėsi tė shtypur, pėr tė rrėzuar bejlerė. Nuk kemi njė punėtor tė vuajtur, pėr tė rrėzuar shfrytėzues makutė. Nuk kemi ideale komuniste, pėr tė shembur njė botė tė vjetėr e pėr tė ngritur njė tė re. Madje, nuk kemi as njė Avni Rustem. Pėrkundrazi. Kemi njė lider opozitar qė prej njė viti ėshtė nė armiqėsi me gjithė botėn, pėr njė palė zgjedhje qė i humbi pėr faj tė tij. E, pėr tė mos marrė asnjė pėrgjegjėsi mbi vete, kėrkon qė gjithė pėrgjegjėsitė ti shkarkojė mbi kundėrshtarėt e tij, disa tė pozicionuar, e disa dikur tė pėrqeshur. Madje pėr tė dalė fare i larė nga humbja, dėshiron qė gjithė opozitėn dhe ata qė votuan pėr tė, ti bėjė bashkėpunėtorė nė rrugėtimin e tij drejt sė panjohurės. Kemi sot njė Shqipėri qė pėr herė tė parė Evropa nuk e sheh si lypės tė pandreqshėm, apo si krater nga ku shpėrthejnė herė pas here revolta, turma refugjatėsh e grupe prostitutash dhe kriminelėsh. Kemi sot shqiptarė tė vuajtur e shumė tė vuajtur, njė ekonomi diku tė hallakatur e diku shumė tė hallakatur, financa diku tė shtrėnguara e diku shumė tė shtrėnguara, papunėsi diku tė lartė e diku shumė tė lartė. Por kėto nuk balancohen duke vėnė nė rresht njė ushtri deputetėsh, pėr tu mallėngjyer ēdo ditė pėr rritjen e ēmimit tė qepės, apo tė gjizės. Sepse kjo nuk duhet tė jetė opozita e gjizės (a ka ndonjė revoltė qė ka nisur pėr ēmimin e ngritur tė gjizės?!). Duhet tė jetė opozita e alternativės. Dikur Fan Noli, aq i dashur kohėt e fundit pėr liderin e sotėm tė opozitės, kishte gati njė nga programet qeverisėse mė tė mirė pėr kohėn. Kishte gati njė Qeveri demokratike mė tė mirėn nė rajon. Kryeopozitari ynė, kur ishte koha, pėrgatiti asgjėnė pėr tė qeverisur. Si do ta bėjė mė mirė jetesėn e shqiptarėve? Kjo ėshtė pyetja qė kėrkon pėrgjigje dhe kjo pėrgjigje nuk ndodhet brenda kutive. Ne nuk kemi njė qeverisje ideale. Ėshtė e kotė madje ta ėndėrrojmė, sepse nuk e kanė as vende qė vendosin pėr tė ardhmen tonė. Por kemi njė Qeveri, e cila thotė qė nuk jam ideale, por kėshtu di tė qeveris. Kemi dhe njė kryeopozitar qė thotė, ti nuk di tė qeverisėsh, unė jam ideal pėr kėtė punė. Zgjedhjet ligjėrisht i fitove, po votuesit ja kanė fut kot, prandaj ik ti, tė vij unė. Mes dhjetėra debatesh tė vėrtetash e tė gėnjeshtrash qė nxit kjo logjikė, sot mbetet ende e paqartė dhe e pasqaruar diēka shumė e rėndėsishme; njė lider qė kėrkon tė qeverisė idealisht, minimumi dhe primare ka lirinė vetjake pėr tė zgjedhur. Pak ditė mė parė, nė njė emision televiziv, kryeopozitari deklaroi se atė askush nuk e komandon. Ndėrkohė qė pak muaj mė parė, kur flitej pėr dorėheqjen e tij pas humbjes sė zgjedhjeve, nė njė tjetėr emision televiziv, njė nga figurat kryesore tė Partisė Socialiste deklaroi se lideri donte tė largohej, por ne nuk e lamė Pyetja tjetėr, luftėn pėr rrėzimin e Qeverisė po e bėn lideri i opozitės, apo ne-tė e paemra? Qejflinjtė e krahasimeve mund tė peshojnė kush ėshtė mė e rrezikshme, njė qeverisje kukull, apo njė qeverisje me autoritarizėm ekstrem. Shqipėria sot nuk duket se ka ambient pėr revolta pėrmbysėse. Madje as frymė e as qėllim pėr to. As pėr dhunė tė parashikuar e improvizuar. Por, pėrpjekjet disa mujore, mediatizimi, mbushja emocionale e militantėve, thirrjet e pėrditshme pėr revolta, krahasimet e simbolikat, fryrja e pėrditshme se nė atė datė e kėtė datė do tė rrėzojmė Qeverinė, mund tė sjellin edhe dalje jashtė kontrollit. Do tė ishte mirė qė lideri opozitar tė bėnte thirrje pėr protestė, por pa mbjellė iluzionin e revoltės dhe pėrmbysjes. Nė asnjė rast ai nuk del i fituar. Bashkė me tė, e gjithė opozita. E bashkė me opozitėn, gjithė shqiptarėt. Ndėrsa fatura pėr revoltėn e ardhur nga hiēi, shkon nė adresė tė Shqipėrisė.
--
Krijoni Kontakt